Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 94
  1. #61

    Arrow Kenge popullore me motive te dashurise!

    Kenga eshte popullore por qe koheve te fundit eshte perpunuar dhe shnderuar ne kenge zbavitese nga grupi i mirenjohur tetovar ELITA 5, gje qe edhe eshte perfshire ne albumin e fundit te ketij grupi te titulluar "Bardh e Zi" !


    Ani moj e mejra

    Ani moj e mejra per s'teper o
    Ani moj e mejra per s'teper o
    Falma njanin saj me gjithe vetull o
    Falma njanin saj me gjithe vetull o


    Sejnin sun ta fali se qorohem o,
    sejnin sun ta fali se qorohem o
    vetllen sun ta fali se shemtohem o
    vetllen sun ta fali se shemtohem o

    Ani moj e mejra per s'teper o,
    Ani moj e mejra per s'teper o
    falmi buz't e tua se po vuj per to
    falmi buz't e tua se po vuj per to

    Buzet sun ti fali jam e vogel o
    Buzet sun ti fali jam e vogel o
    I frejgem shoum nanes se m'qorton e o
    I frejgem shoum nanes se m'qorton e o

    Ani moj e mejra per s'teper o
    Ani moj e mejra per s'teper o,
    falma belin tand se boll te prejta o
    falma belin tand se boll te prejta o

    S'ki me m'prejt o djal dhe shume gjate o
    S'ki me m'prejt o djal dhe shume gjate o
    sa te dal Pranvera bojna darsem o
    sa te dal Pranvera bojna darsem o

    - Tetovë

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #62

    Smile Roka mandolinen!

    Roka mandolinen
    dola ne çardak,
    O moj cucë e vogel,
    c'mu ke be marak

    Vaj, vaj, vaj,
    gishtat me kajmak,
    o moj cucë e vogel,
    c'mu ke be marak!

    Roka mandolinen
    dola ne carshi,
    o moj cucë e vogel,
    pse ma ben me sy

    Vaj, vaj, vaj,
    gishtat me kajmak,
    o moj cucë e vogel,
    c'mu ke be marak!

    Roka mandolinen
    e dola ne obor
    o moj cucë e vogel,
    pse ma ben me dore

    Vaj, vaj, vaj,
    gishtat me kajmak,
    o moj cucë e vogel,
    c'mu ke be marak!


    Kosovë- Kenduar nga Luan Hajra



    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #63
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    une e di qe ti mu me do
    une e di qe ti mu me do
    ma thote zemra moj sorkadhe
    ma thote zemra moj sorkadhe

    kurse ti me thua, aman jo
    o te qafsha moj nazemadhe
    kurse ti me thua, aman jo
    o te qafsha moj nazemadhe

    leni nazet, ma jep gushen
    leni nazet, ma jep gushen
    hajde dalim dore per dore
    hajde dalim dore per dore

    te dy bashke marrim fushen
    dhe te rrime o ne nje bregore
    oh, te dy bashke marrim fushen
    dhe te rrime o ne nje bregore

    hajde shpirt, hajde moj flutur
    hajde shpirt, hajde moj flutur
    zemra jote po te therret
    zemra jote po therret-e

    une nuk jam dhe aq e bukur
    por se kam nje cike lezet
    as une nuk jam dhe aq i bukur
    por se kam nje cike lezet

    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #64

    Smile Kenge dashurie!

    MOJ E MIRA NE AT' SHPAT

    Kenduar nga dueti: Shyhrete Behluli dhe Mahmut Ferati


    Moj e mira o ne at' shpate,
    te shoh ander o nat' per nate

    Ne m'paç ander o nate per nate,
    hajde djale afrohu ma ngate.

    Une afrohem o te oborri,
    por po tutna mos m'ha sharrovi*

    Prej sharrovit o mos u tute,
    i çet dada o nje cope buke.

    Du me ardh o me t'nejt karshi e
    me ti pa ata syte e zi e

    Me m'i pa o ti syte e zi e,
    tutna djale ma nuk kthehesh n'shpi e

    A po don o ty me t'lype,
    apo don o me te grabit e

    Me me grabit o eshte ma kollaj e,
    vet vjen baba ma ban per hajr e.


    *sharrovi- eshte lloj qeni


    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #65
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Prej Kercove n'Gostivar
    ka ardh lala per me t'marr
    o lala sa te du
    moj syshkrume hec me mu...

    Happiness is: ME & YOU ;)


  6. #66

    Smile Kenge dashnie..

    Del syzeza

    Del syzeza,
    n'maje te malit, ooo
    vjen ngadal, ngadal,
    o si zana e malit,
    vjen ngadal,ngadal,
    o si zana e malit

    Ti m'kerkon,
    une t'kerkoj,
    tufa sec po ndahet,
    zanin tand o kur ndegjoj,
    bora shkrin nga malet

    Del syzeza,
    n'maje t'bjeshkes, ooo
    vjen ngadal, ngadal,
    o si lule e pjeshkes,
    vjen ngadal, ngadal,
    o si lule e pjeshkes

    Ti m'kerkon,
    une t'kerkoj,
    tufa sec po ndahet,
    zanin tand o kur ndegjoj,
    bora shkrin nga malet


    - Kenge popullore nga Kosova

    Interpretimi im i lire,
    Zana e malit
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #67
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    DHE NE VDEKCA S'KAM TE TRETE
    Himare, Vlore 1953

    Aj, medet, dynjaj' e shkrete,
    c'me farmakose, te zine!
    Posi uje shkojne vjete,
    me ah e me psheretime!
    M'u pren', o shoke, m'u prene,(*)
    u bera per ne heqime;
    u bera zaif per jete,
    me hilace s'benem mire.
    Dhe ne vdekca, s'kam te trete,
    per tij, o lulejeshile!
    Ne vdekca me te vertete,
    do te te le porosine
    te logac si ke adene,
    te tunc mal edhe verrine,
    te vic ne varr nganjehere,
    ti me rretheroc me drize.

    (*) M'u prene fuqite, m'u shkurtuan vitet.

    Kengen e nxori Mit Petrua nga Vunoi i Bregdetit kur ishte i semure rende.



    MIKE MOJ NE TE KAM MIKE
    Stegopull, Gjirokaster 1959

    Mike, moj, ne te kam mike,
    kur te vdes, te benesh qiqe,
    te me qash brigje me brigje.
    Te me qash mua te zine,
    se per ty prisha shtepine,
    humba jeten e zoine,
    humba gjithe djalerine.
    Lija bagetin' ne brinje,
    nisesh e vija tek tine,
    plot ta bija jemenine,
    me shpatulla dhe me brinje.

    Nje menyre se si kendohet kenga eshte se cdo varg perseritet 2 here, pastaj kendohet "mike, moj, ne te kam mike," dhe vazhdon vargu tjeter 2 here me te njejtin refren pas saj.



    O FILXHANI VERGJE-VERGJE
    Shen Vasil, Sarande 1961

    - O filxhani vergje-vergje,(*)
    un' te flas, ti s'me pergjegje:
    mos je e semur' a dergje?
    s'kam koh' te pergjegjemo,
    se jam me femije shume,
    posi shtjerrate ne shtrunge,
    posi peshqite ne lume.

    (*) Vargje-vargje.
    Recitoi Eftihia Plaka.



    C'E SHTROVA SHARKUNE MB'UDHE
    Varibop, Fier 1956

    C'e shtrova sharkune mb'udhe,
    u bera si i semure.
    Shkon mikja me gjym me uje:
    - C'ke aty, or i semure?
    - Jam semur', kam thyer gjune.
    - Korba, qe te vrava une!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #68

    Arrow Kange dashnie....

    Udha marë zogu i sokolit!


    - Mori e mira? - O hoja.

    - A t'vi sonte? - N'daç valla.

    - N'njefshin burrat? - Ani shka!

    - Po na vrasin? - Ngat s'e ka!

    Allagranga n'tetë sahati,

    Të pret dada te prallati;

    Te prallati dada të pret,

    Po ta la derën e çeltë,

    Po ta la derën pa dry;

    Përpjet' shkallve dada t'pri.

    Fluturim n'çiler po hijmë.

    Mirë p'e mshelim derën me dry;

    M'puth n'faqe, t'puthi n'sy.

    - N'bafshin burrat me na ni!

    - Djali i dadës dert mos ki,

    Për penxhere t'qes n'kojshi;

    Për penxhere n'der' t'aborrit.

    Udha mbarë zogu i sakolit!

    Ishe kanë o rrem drangonit,

    M'hine mrena me çykë t'zorit.


    Molliç- Kosovë 1972

    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    BOJMU, BOJMU MOJ ZEMBER
    (me duket se tetovare...)

    Bojmu, bojmu moj zember-o,
    Paskemi nusen e mojr.
    Paska shtatin-o si selvoj,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska gojen-o si kutoj,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska dhombet-o si inxhoj,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska kroet-o si limon,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska sojnin-o si finxhon,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska vetllen si gajton,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska façen-o per allton,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 12-01-2006 më 04:36

  10. #70
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kenga e Qamiles

    aman une e mjera me siklet
    se c'po vuj e se c'po hje-i-qek (heq, hjek)
    oh une e mjera me siklet
    se c'po vuj e se c'po hje-i-qek

    e ku t'ka lala oh mi Qamile
    te kam dasht e prap te du
    e ku t'ka lala oh mi Qamile
    te kam dasht e prap te du

    oh neper bahce kur kalon
    dashunine e moj e sec ma shto-hi-jone (shton)
    e ku t'ka lala oh mi Qamile
    te kam dasht e prap te du
    e ku t'ka lala oh mi Qamile
    te kam dasht e prap te du


    Kendo Moj Qyqe

    keno mi qyqe se po vje-en beha-a-hiare (behari)
    dhe vjen goca tuj u rri-ite
    une po qaj syzezen-o qe m'ka la-ajone (lane)
    po qaj nate e po qaj di-ite
    oh kenon kumria mi lal ka dal ka dal
    oh kenon kumria mi lal ka dal ka dal
    oh ka ardh vakti shpirt-o per me u nda
    oh ka ardh vakti shpirt-o per me u nda
    jarananane e duje lalen-e
    jarananane e duje lalen-e

    c'i ra zjarri, c'ju dogj ze-mra-a
    po qaj nat-e lala-a
    qa-aj di-te-e
    qaj syzezen lala moj qe m'ka i-ike
    qaj syzezen lala moj qe m'ka i-ike
    oh kenon kumria mi lal ka dal ka dal
    oh kenon kumria mi lal ka dal ka dal
    oh ka ardh vakti shpirt-o per me u nda
    oh ka ardh vakti shpirt-o per me u nda
    jarananane e duje lalen-e
    jarananane e duje lalen-e

    (ka dhe 2 vargje te fundit qe perseriten 2 here, por s'i di)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 03-02-2006 më 16:04
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •