Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Mjeshtri Hetem Qerimaj

    Nje makine e vetme, nuk do mundej t'i mblidhte tok Qerimajt dhe veglat muzikore, rruges se kthimit nga Saranda. "Karvani" i tyre shkaktoi serish zhurmen e zakonshme ne oborrin e pallatit, ndersa zbarkonin, mbremjen e se enjtes. Ndjeheshin te rraskapitur, si cdo here pas kthimit nga ndonje koncert ku Qerimajt shkojne si te ftuarit e nderit. E megjithate diskutonin entuziaste per koncertin e hapjes se Festivalit te Butrintit, ku vec Qerimajve te rinj (te ftuarit e pervitshem) ishte dhe ai i vjetri, i madhi Et'hem Qerimaj. Edhe pse eshte ne prag te te 70-ave, mjeshtri i violines, vazhdon te ndjeke bijte e tij per te mos e prishur kaq shpejt betimin qe bene vite me pare (qe nga 1990), per te qene kudo tok. Ashtu sic u pagezuan tek restorant "Piazza", si trioja Qerimaj...Et'hemi ne violine, Fatosi ne klarinete dhe Bruno Qerimaj ne organo. Per gjashte vjet me rradhe, plaku i urte do te mahniste me tingujt e tij te magjishem gjithe njerezine qe hynte e dilte nga ai restorant. Nuk lodhej e punonte njesoj si djemte, deri ne oret e para te mengjesit, edhe pse atehere sapo kishte dale ne pension. Djemte, ne cdo sekonde mundoheshin "t'i vidhnin" te atit emocionin, vullnetin, ritmin...gjithe sekretet e punes. Vetem keshtu do arrinin te mos e turperonin mjeshterin shqiptar te violines por te merrnin stafeten, per te tjera suksese. Ne Shqiperi kjo nuk ishte shume e veshtire. Ishin padiskutim me te miret, te paret qe krijuan dicka te re. Shume shpejt do te ftoheshin dhe ne vende te ndryshme te botes. Franca do ishte e para qe ata do shkelnin te tre se bashku, pas nje ftese qe moren ne nje ore te vone, te nje prej neteve te shumta, qe ata gdhinin tek "Piazza". Pastaj ftesat e te huajve nuk kishin te sosur. Dhe djemte nuk ndjenin te ngopur me te atin e tyre, ndersa ai ngrinte ne kembe salla te tera, ndersa i mbusheshin syte me lot e ndersa mundohej t'u tregonte ndonje kujtim te mbetur ne ato skena (ku e kishin qaujtur dhe Paganini shqiptar), shume prej te cilave i kishte shkelur edhe ne rinine e tij, ne turnete e Ansamblit te Shtetit. Kane kaluar vite, dhe djemte vazhdojne te jene te etur per rrefimet e babit te tyre. Jane kaq shume saqe ai kurre nuk ka pasur kohe t'ua tregoje te tera. Rastis qe te nxjerre dicka nga harresa, nese shkel aty ku dikur ka ndodhur ajo dicka. Keshtu i ndodhi rruges se kthimit nga Saranda. Ndersa "karvani" po kalonte prane nje fshati ne Gjirokaster, Et'hemi nisi te tregoje nje histori te femijerise se tij, te kohes kur ai bashke me babin shkonte neper dasmat e fshatrave te Permetit, Fierit, Gjirokastres per t'i rene mandolines.

    E gdhinte gjithe naten ne ato dasma duke shoqeruar te atin qe i binte violines dhe nje kusheriti qe i binte defit. Atehere nuk ishte me shume se 7 vjec. Sot cuditet se si babai e merrte me vete aq te vogel, se si ka mundur t'i bjere mandolines, ashtu duke dremitur, ndonjehere. Ndoshta pse mandolina ishte bere si nje loder ne duart e tij. E kishte mesuar qe kur ishte 5 vjec, pasi mandolina italiane qe varej ne murin e shtepise e kishte joshur qe heret. Pak e nga pak mesoi t'i bjere dhe violines. Per Et'hemin nuk kishte te tjera lodra vec veglave muzikore, ndersa babai bente vetem violina e kitara me drurin qe gjendej lehte ne Kelcyren e Permetit dhe me telat qe i blinte andej nga Gjirokastra. "Ai dhe i binte shume mire violines, te cilen e kishte mesuar nga i ati, pra nga gjyshi im. Une e degjoja me endje dhe ngulisja ne vesh cdo tingull qe ai leshonte. Kur ai e leshonte violinen une e merrja dhe riluaja muziken qe sapo kisha degjuar."-Por ne syte e te tjereve ai do i binte vetem mandolines dhe kitares me pas. U mor me kete te fundit sepse ne dasmat qe shkonin, kjo vegel po behej me e domosdoshme se mandolina. Nderkohe filloi te mesoje seriozisht edhe violinen. "Isha ne shkollen 7-vjecare kur na erdhi ne fshat nje mesues nga Fieri qe i binte shume mire violines-kujton Et'hemi-Kur ai me degjoi u mahnit dhe me pyeti nese une i njihja notat. Une nuk dija c'ti thoja. Nuk po e kuptoja se per cfare po me fliste. Ndaj me mori nje dite ne nje klase te shkolles dhe hapi partiturat e tij e duke pare mbi to nisi t'i binte violines. Une mbeta i shashtisur. Thoja me vete c'eshte kjo mrekulli. Ashtu i entuziazmuar e pyesja se cfare ishin ato pikat e shkruara mbi viza. Ai qeshte, ndersa une u skuqa nga turpi"-Et'hemi, atehere nuk arrinte ta kuptonte se cfare po bente ai mesues muzike me ato shenja te cuditshme mbi leter. Ishte mesuar t'i binte per mrekulli kitares, qofte edhe violines, ashtu sic e kishte mesuar i ati. I mjaftonte qe te degjonte nje muzike e pastaj ta riprodhonte me gishtat e tij. Me shume se kaq nuk dinte. E as qe i interesonte deri ne diten kur do te paraqitej ne Tirane per nje konkurs ne filarmonine e shtetit. Ende i pa mesuar me notat e muzikes. "Perpara komisioinit u ndjeva ngushte per here te dyte, ashtu si dhe me mesuesin e muzikes se fshat. Ata e pelqyen shume violinen time por kur e kuptuan se une nuk i njihja notat, u coroditen. Pastaj u vendos qe te me mbanin gjithsesi. Por nje vit para se te pranohesha ne filarmoni do me duhej te studioja per te mesuar notat."-Et'hemi tregon se e futen ne Lice dhe pervec oreve te mesimit kishte dhe plot 12 ore te tjera studim me mesuesit Petrela dhe Paparisto, qe e kishin marre ne duar kete gjeni "injorant". Ne fundin e atij viti, Et'hemi iu nenshtrua nje tjeter provimi, nese do te hynte apo jo ne filarmonine e shtetit. Dhe fitoi duke i lene me goje hapur ata qe nuk e kishin besuar se ai djalosh i paditur prej fshati, do te mesonte per nje vit, aq shume gjera. "E bukura ishte kur u ktheva ne fshat, per pushimet verore. Im ate dhe te tjeret nuk arrinin ta njihnin me muziken qe une luaja, i ulur ne shkallet e shtepise". Ishte tjeter njeri perpara tyre, jo me ai djaloshi i dasmave te fshatit.

    Ne Tirane do te niste nje jete te re. Studionte ne Lice, punonte nderkohe ne filarmonine shqiptare, ndersa e angazhonin dhe ne Ansamblin e shtetit. Te gjithe donin te vilnin talentin e sapozbuluar ndaj djaloshi ishte aq i ngarkuar me pune sa nuk arriti te mbaroje vitin e fundit te Liceut. Shkollimi i tij mbeti me aq, ndersa talenti nuk do ndrydhej brenda mureve te asaj shkolle. "Kur me doli emri per ushtar me terhoqi Ansambli i Ushtrise. Ne kete kohe zhvilluam tuneun e pare me Ansamblin e Shtetit ne Vjetnam, Kine, Kore, Bashkim Sovjetik. Atehere me dukej se isha ne enderr ndersa shikoja dynjane me sy." Pastaj te tilla udhetime u bene shume te zakonshme per te. Ne ato kohe me shume se asgje tjeter shpirtin e tij artistik do ia mbushte vetem Teatri i Opers dhe i Baletit, ne te cilin nisi te punoje si violine e pare, pasi mbaroi ushtrine-"Ne 18 vitet qe punova aty kam ndjere levizjet me te medha ne zhvillimin e kultures sime muzikore sepse TOB-i te jep mundesine te luash kryeveprat muzikore"-Pas atyre 18 viteve do i duhej te shkeputej nga TOB-i per te nisur serish pune ne Ansamblin e Ushtrise ku u krijua orkestra simfonike dhe Et'hem Qerimin e zgjodhen si spala i orkestres. Deri sa doli ne pension gjithe harqet e asaj orkestre ishin nen kontrollin e tij. Pas 32 vjetesh, duhej t'i linte te gjitha, te ikte duke marre me vete dekoraten "Naim Frasheri" dhe titullin "Artist i merituar".

    Kur iku, shumekush mund te mendonte se ai do te shijonte pensionin, qetesine e papunesise. Vetem te bijte e dinin se Et'hemi kishte te tjera plane per pleqerine e tij. "Qe kur lindi djali im i pare une mendova qe femijet t'i beja artiste dhe kur te rriteshin te luanin bashke me mua. Dhe sic e shihni dhe ju, keshtu ndodhi. Tashme ata jane gjithkund me mua, ndersa kane krijuar dhe figuren e tyre artistike. Une kam bere gjithcka per shkollimin e tyre duke e ditur se c'kisha hequr vete. Gruaja ime ka bere edhe me shume se une, pasi une ne me te shumten e kohes isha ne turnera"-I pari do te ishte Fatos Qerimi qe iu "nenshtrua" deshires se te atit. Vete do te donte te mesonte violinen. Dhe babai ia plotesoi kerkesen derisa e nuhati se i biri nuk do mundej kurre te behej nje violinist i shkelqyer. Do te mbetej ne nje orkester pa u bere dot kurre solist. "Nuk doja ta lija te mbytej ne ate grope ndaj e binda se duhej te pervetesonte klarineten sepse aty mund te ndriste. Dhe ashtu ndodhi." Femija i dyte qe do linte pas tij, Adriani, i rreshkiti paksa nga duart. Nuk e futi dot ne Lice. "Por kitaren ia mesova vete. Tani edhe ai kompozon muzike. Pra nuk eshte shume larg nesh"-pohon duke qeshur Et'hemi ndersa shton se Bruno do te ishte i fundit qe do te merrte "te njejten valle". Babai i diktoi organon. Dhe jo pa qellim. Po planifikonte me kujdes grupin muzikor brenda familjes, te cilin do e krijonte pak vite me pas, kur hyne kohet e reja ne Shqiperi. Do e pagezonte ne nje restorant te Tiranes, nga ku do te ngriheshin urat me boten, drejt te ciles edhe sot e kesaj dite nisen me "karvanin" e tyre. E kur kthehen, zbarkojne para pallatit duke shkaktuar zhurmen e tyre te zakonshme. Pas se ciles fqinjet e kuptojne se Qerimajt mberriten serish ne folene ku krijohet muzika e tyre.

    Dhe tradita vazhdon

    Niperit dhe mbesat e Et'hemit, do te perserisnin historine e me te rriturve. Si lodra se pari do te njihnin violinen e gjyshit, organon e babit, klarineten e xhaxhait...te cilat shume shpejt do i mesonin, edhe pse nuk e kishin nisur ende Liceun e te pareve. Me e vogla e te gjitheve, Klodi, ka vetem tre vjet qe eshte ulur ne bangat e asaj shkolle. Po studion violine. Gjyshi i kishte rekomanduar pianon, por ajo nuk kishte pranuar sepse-"Me tingellon me mire ne vesh violina. Ndjehem me mire me te"-Keshtu i kishte thene ajo prinderve dhe gjyshit, e mesuar me gjuhen e muzikes. E vogla e Qerimajve, ka dhe nje tjeter talent, me shume se te tjeret. Te kenduarit bukur. Ia zbuluan kur ajo ishte fare e vogel ndersa shoqeronte gjyshin e saj ne kenget permetare. Zeri i embel ne interpretimin e "Poshte nga cairet", e beri te njohur artistet e vogel, qe ne daljen e saj te pare ne skene. Ishte nje festival femijesh e me pas te tjera koncerte ku Klodiana Qerimaj ftohej here vetem e here me artistet e tjere te familjes se saj. "Gjyshi me ka mesuar"-do te sqaronte ajo qe ne intervistat e saj te para, pa iu trembur syri nga sallat dhe skenat e medha. Dhe gjyshit i ndrisin syte sa here e sheh vajzen e vogel ne ekran. Kenaqet dhe qetesohet pse ka arritur te planifikoje edhe ca vite me shume per suksesin e Qerimajve. Atehere kur ai nuk do te jete me ne gjendje te shkoje ne koncertet dhe spektaklet televizive, do te jene bijte e tij e kohe me pas edhe niperit dhe mbesat e tij.
    Zefina Hasani - Klan

  2. #2
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450

    I madhi Ethem Qerimi

    Ktu postoni gjithcka rreth familjes se famshme muzike-dashese Qerimi. Plaku Ethem Qerimi dhe djali i tij Fatos qerimi kan shkruar padyshim emrin ne historine e muzikes shqiptare, dhe me gjere pse jo ...
    Nese keni video apo info rreth kesaj familje ju lutem na dergoni ...
    Den_BOSSI

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2009
    Postime
    4

    Post me duket

    shiko kete vit une e kam pasur klodin ne plazh dhe ma ka thene me duket emrin klodesina.
    Klodi eshte nje vajze e mire dhe eshte e vertete qe ka shume talent si per violin dhe per te kenduarit

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Saga e Qerimajve

    Hetem Qerimaj, njė ditėlindje nė skenė dhe dy tė ftuar “Oskar”

    Maj 2019

    Jeta e ka mėsuar qė tė jetė njė gladiator dhe tė luftojė pėr tė fituar zemrat e publikut. Asgjė s’ka qenė e lehtė, megjithatė ai mundi tė ngrejė njė dinasti artistėsh, tė trashėgojė artin e tij brez pas brezi.

    Hetem Qerimaj ėshtė 85 vjeē dhe sot feston ditėn e lindjes me njė koncert festiv nė Amfiteatrin e Kodrave tė Liqenit. Pėr tė ėshtė njė ditė e veēantė dhe ta festojė kėshtu, ėshtė “vetė jeta”, siē shprehet ai.

    Janė 9 artistė nga tre breza, qė do tė ngjiten nė skenė dhe do tė interpretojnė njė program tė pasur muzikor me pjesė shqiptare, por edhe nga fqinjėt tanė ballkanikė, por edhe europiane, nga Franca deri nė Irlandė.

    Koncerti titullohet “Harku i Triumfit tė Qerimajve” dhe do tė sjellė pėrvojėn e gjatė tė patriarkut tė familjes, pasuar deri te muzikanti mė i ri i saj.

    Tė ftuar tė veēantė nė kėtė mbrėmje do tė jenė edhe dy instrumentistė, tė cilėt kanė marrė pjesė nė interpretimin dhe realizimin e kolonės zanore tė filmit fitues tė ēmimit “Oskar”, “Gladiator”. Koncerti, i cili do tė nisė nė orėn 20:00, ėshtė menduar tė zgjasė rreth 1 orė e 30 minuta dhe do tė sjellė pėr publikun njė repertor tė pasur.

    Tė ftuarit e veēantė

    Filmi “Gladiator”, fitues i pesė trofeve “Oskar” nė edicionin e 73-tė tė Academy Aѱards, me regji tė Ridley Scott dhe interpretimin e shkėlqyer tė Russell Croѱe, do tė mbetet nė historinė e kinematografisė botėrore edhe pėr kolonėn zanore, kompozuar nga Hans Zimmer dhe Lisa Gerrard.

    Dy prej instrumentistėve qė kanė interpretuar nė realizimin e muzikės sė filmit janė tė ftuar nė koncertin e 85- vjetorit tė Qerimajt. Njėri prej tyre ėshtė Sarge Arribas, ndėrsa tjetri, instrumentisti franko-armen, Lévon Minassian, i cili ka bashkėpunuar me emra tė mėdhenj tė muzikės botėrore si Charles Aznavour, Helene Segara, Peter Gabriel, Tony Levin, Armand Amar apo Sting.

    “Jam shumė i kėnaqur qė do tė jem nė kėtė koncert nė Tiranė. Do tė luaj me duduk, njė instrument 3-mijėvjeēar, qė ka qenė pjesė e shumė kolonave zanore. Ka qenė shumė e rėndėsishme qė edhe nė filmin ‘Gladiator’ ėshtė evidentuar mė shumė ky instrument nga origjina ime armene. Jam i lumtur qė kam qenė pjesė e kėtij udhėtimi”- shprehet instrumentisti francez Levon Minassian.


    http://www.gazetadita.al/hetem-qerim...-ftuar-osakar/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Saga e Qerimajve

    https://www.youtube.com/watch?v=uIHHoRhXeF4

    Harku i triumfit tė Qerimajve - Ora e Tiranės, Top Channel.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Mjeshtri Hetem Qerimaj

    Babai i dinastisė sė muzikės/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i madh” i violinės Hetem Qerimaj

    Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinės Hetem Qerimaj.

    Qerimaj, i konsideruar si babai i dinastisė sė muzikė, ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 88-vjeēare. Lajmin e ka bėrė tė ditur djali i tij, muzikanti i njohur Fatos Qerimaj.

    “Tė nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetė tė babit tim tė dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftė nė parajsė”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

    foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext

    Emri:  qerimaj2.jpg

Shikime: 51

Madhėsia:  45.9 KB

    Emri:  qerimaj1.jpg

Shikime: 45

Madhėsia:  34.2 KB

    Emri:  306902224_10223909742674934_5009645658001670161_n-1.jpg

Shikime: 49

Madhėsia:  21.3 KB

    Hetem Qerimaj, shumė i dashur pėr publikun shqiptar mundi tė ngrejė njė dinasti artistėsh, tė trashėgojė artin e tij brez pas brezi. Janė 9 artistė nga tre breza tė kėsaj familjeje.

    Balkanweb
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-07-2018, 17:19
  2. Godelli dhe Qerimaj fitojnė ar dhe argjend
    Nga Neteorm nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2017, 11:16
  3. Shehidi Hetem Dema-Siri.
    Nga Gogi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 13-01-2014, 06:24
  4. Peshėngritje: Erkand Qerimaj, kampioni shqiptar i botės
    Nga zeus nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-07-2012, 07:44
  5. Miliarderi kosovar Hetem Ramadani
    Nga Prishtina.C nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 16:57

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •