Deputeti socialist Dritan Prifti vė alarmin pėr manipulimin e zgjedhjeve

Deputeti socialist i ka dėrguar njė letėr Presidentit Moisiu, ku i dėshmon pėr disa pėrpjekje tė drejtuesve tė PS-sė nė Fier pėr manipulimin e zgjedhjeve pėrmes blerjes sė komisionerėve dhe pėrdorimit tė policisė

Deputeti i Partisė Socialiste, Dritan Prifti, i ka dėrguar disa ditė mė parė Presidentit tė Republikės z.Alfred Moisiu, njė letėr ku i shpreh mbėshtetje pėr veprimet e tij nė funksion tė njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm. Z.Prifti i ka kėrkuar gjithashtu Presidentit Moisiu qė tė pėrdorė gjithė organet kushtetuese nė varėsi tė tij pėr tė garantuar qė "fati i votimit tė mos vendoset dhe as tė mos pėrdhoset jashtė kutisė sė votimit". Presidenti i Republikės pas marjes sė letrės i ka telefonuar dje deputetit socialist Prifti, pėr tė diskutuar mė hollėsisht rreth procesit zgjedhor, rolit tė Presidentit nė ketė proces dhe shqetėsimeve konkrete tė deputetit Prifti. Deputeti Dritan Prifti informoi Presidentin pėr disa informacione qė kanė ardhur nga zona e tij elektorale si dhe nga Partia Socialiste e Fierit, pėr pėrpjekje tė disa personave me uniformė policie pėr tė ndėrhyrė nė procesin zgjedhor nė favor tė familjarėve tė tyre dhe pėr disa tentativa pėr manipulim ose blerje tė komisionerėve. Presidenti i Republikės gjatė bisedės telefonike garantoi deputetin Prifti se tė gjitha institucionet e shtetit, pėrshirė Policinė e Shtetit, Prokurorinė dhe Shėrbimin Informativ Shtetėror, janė porositur prej tij dhe do tė kryejnė detyrėn, jo vetėm nė Fier, por nė gjithė Shqipėrinė. Presidenti gjithashtu i kėrkoi deputetit Prifti qė tė gjitha provat pėr komprometimin e procesit zgjedhor tė mblidhen dhe denoncohen nė organin e akuzės pa hezitim.


--------------------------------------------------------------------------------

Republika e Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Zyra e Deputetit Dritan Prifti

Sh.T. z.Alfred Moisiu

President i Republikės

Kopje: z.Ilirjan Celibashi

Kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Tiranė

Shkėlqesia Juaj, z.Moisiu,

Si deputet i Parlamentit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe si qytetar i thjeshtė i kėtij vendi, dėshiroj t'ju shpreh mirėnjohje dhe falenderime tė sinqerta pėr pėrpjekjet tuaja tė vėrteta pėr realizimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme nė 12 Tetor. Unė kam vlerėsuar shqetėsimin tuaj si kryetar shteti, por dhe si qytetar i Shqipėrisė, se zgjedhjet e 12 Tetorit duhet jenė model i qartė i demokracisė nė vend dhe shembull i pjekurisė sė klasės sonė politike. Kėto zgjedhje janė njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt integrimit europian, por dhe njė hap i rėndėsishėm nė emancipimin e shoqėrisė shqiptare. Janė tė paktė ata qė dėshirojnė qė zgjedhjet e 12 Tetorit tė ngjajnė me masakrat e referendumeve tė shkuara, me vjedhjet masive tė votave, apo me marifetet jo etike tė shumicave parlamentare. Ne dėshirojmė zgjedhje tė lira, tė ndershme, tė pakontestueshme dhe tė pranuara nga tė gjitha palėt si tė tilla. Unė vlerėsoj porositė qė institucioni juaj, nė zbatim tė dispozitave Kushtetuese, ka pėrcjellė pėr institucionet e Policisė sė Shtetit, Prokurorisė dhe Shėrbimit Informativ, pėr tė ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.

Nė zonėn time elektorale nė Komunat Qendėr, Topojė, Mbrostar dhe Libofshė ėshtė zhvilluar njė fushatė elektorale pėrgjithėsisht civile. Ditėt e fundit jam informuar pėr pėrpjekje tė ndonjė kandidati pėr kryetar komune nė Libofshė pėr blerje votash, pėr oferta joshėse qė u bėhen anėtarėve tė komisioneve tė votimit pėr shitje votash e rezultatesh. Unė do tė pėrpiqem tė mbledh faktet dhe tė denoncoj ata qė bėjnė pazare nė kurriz tė vullnetit tė popullit. Me kėtė rast, dėshiroj tė kėrkoj dhe njėherė angazhimin tuaj dhe tė tė gjitha strukturave kushtetuese nė mbrojtje tė votės, qė tė mos lejojnė qė fati i zgjedhjeve tė vendoset ose pėrdhoset jashtė kutive tė votimit. Ata qė pėr interesa tė ngushta meskine pėrpiqen tė cėnojnė vullnetin e popullit dhe tė frenojnė rrugėn tonė drejt Europės, duhet tė identifikohen dhe izolohen. Duke ju shprehur respektin tim pėr personin dhe institucionin tuaj

Sinqerisht,

Dritan Prifti, MBA, MPA