C'mendim keni per Nacionalizmin Shqiptar?
--------------------------------------------------------------------------------
A na duhet nacionalizmi me shume se kurre sot?
C'e keqe na ka ardhur neve nga nacionalizmi shqiptar?
Kush eshte diferenca mes nacionalizmit shqiptar, shovinizmit grek apo atij serb?
A kane te drejte te huajt kur na akuzojne neve shqiptareve per nacionaliste?
Dhe a jemi nacionaliste ne te vertete apo jo?..dhe nese po, sa?
A eshte abuzuar me termin ne kohen e Komunizmit?
Cfare mund ta shpetoje Shqiperine vec Nacionalizmit?
Shpresoj qe keto pyetje te marrin pergjigje nga diskutimet tuaja te frytshme. Faleminderit.
vlora67
Anetar i ri
Posts: 28
(1/28/02 8:21:40 pm)
Reply | Edit | Del Re: C'mendim keni per Nacionalizmin Shqiptar?
--------------------------------------------------------------------------------
Ipari bere mire qe e hape kete teme.
Fatkeqesisht termin "nacionalizem" ka marre nje kuptim negativ jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote. Megjithate ka pak rendesi se cfare emri i veme.
Synimi strategjik i shiptareve duhet te mbetet ai i rilindasve: "Bashkimi i te gjithe shqipetareve ne nje shtet te vetem".
Per kete duhet punuar nga te gjithe. Se pari, duhet pasur nje strategji e perbashket mbareshqiptare. Se dyti, duhet punuar per unifikimin kulturor te trevave shqiptare. Jane te gjithat mundesite sot qe te shtohen aktivitetet kulturore te perbashketa midis Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise. Fatkeqesisht dicka e tille nuk po ndodh. Politikanet tane jate te zene duke i nxjerre syte njeri tjetrit (ne te dy anet e kufirit).
Me respekt,
Vlora67
armando2001
Anetar i ri
Posts: 19
(1/28/02 10:56:51 pm)
Reply | Edit | Del Re: C'mendim keni per Nacionalizmin Shqiptar?
--------------------------------------------------------------------------------
Nacionalizem per mua si shqipetar do te thote te jem krenar per atdheun tim, te mos le te hidhet balte mbi emrin e tij apo ate te bashkeatdhetareve te mi. Kjo duhet te jete e natyrshme per cdo njeri e disa here me teper tek ne shqipetaret qe na kercenohet c'do dite. E pra ne nje sondazh te bere kohet e fundit vetem 75% e shqipetareve ishin krenare per emrin qe kishin. Megjithese ia kalonim shumices se fqinjeve tane, me hidheron fakti qe greket ishin me nacinaliste se ne, pamvaresisht se vetem me 1%. Per ne shqipetaret me vuajtjet e shumta qe kemi pesuar gjate gjithe historise sone nacionalizmi = patriotizem = detyre. Kush mendon ndryshe mos ta quaje veten shqipetare se nuk e meriton dhe del tradhetar.
kosovar3003
Moderator
Posts: 185
(1/28/02 11:32:47 pm)
Reply | Edit | Del re
--------------------------------------------------------------------------------
Nacionalizmi shqiptar legalizon bashkimin kombëtar
--------------------------------------------------------------------------------
Shkruan: Besim KRASNIQI, publicist
Nacionalizmi shqiptar, si kategori kombëtare gjeti shprehje në periudhat më të ndritshme historike të popullit shqiptar, ndër të cilat mund të veçojmë periudhën e Arbërisë që simbolizohet me kthimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në atdheun e të parëve dhe me Kuvendin Historik të Lezhës (1444), për t'u kurorëzuar fuqishëm në periudhën e Lidhjes së Prizrenit, në Komitetin Kombëtar të Ali Pashë Vrionit, pa harruar në asnjë moment emrin e nacionalistit të madh Sami Frashëri, më pastaj në periudhën e lavdishme të monarkisë shqiptare, nën udhëheqjen e Mbretit Shqiptar Ahmet Zogu. Gjatë LDB, nacionalizmin shqiptar denjësisht e përfaqsuan organizatat nacionaliste "Lëvizja e Legalitetit" dhe "Balli Kombëtar".
Me implementimin e politikës sllavo-komuniste, çështja nacionale dhe nacionalizmi pësuan një rënie të jashtëzakonshme. Gjatë sundimit dyzetvjeçar të diktaturës sadiste staliniste-enveriste-titiste nacionalizmi shqiptar përjetoi humbje të mëdha në rradhët e fytyrave më eminente të nacionalizmit shqiptar, siç ishin Gjergj Fishta, Arshi Pipa, Mid'hat Frashëri, prof.Selman Riza, Halim Spahiu, Eqrem Çabej, Lasgush Poradeci, Ymer Berisha, Gjon Serreçi e shumë fytyra tjera të tjera nacionaliste që me penë e pushkë e luftuan "kancerin" e popullit shqiptar-komunizmin. Kolosi ynë i veprave shqipe Gjergj Fishta, në vargjet e veprës titanike "Lahuta e Malcisë", të cilën vepër serbo-rusofili Enver Hoxha e cilësoi si "apologji e shovinizmit më të tërbuar shqiptar", kujton dëshmorët e kombit si vijon: "O ata t'lumët që dhanë jetën, / o ata t'lumët që dhanë jetën/, o ata t'lumët që shkrinë veten/ për Atdhe e gjuhë të t'Parëvet,/ për Shqipninë e shqiptarëvet".
Përpjekjet e historiografisë së falsifikuar shqiptare për të shtrembëruar idenë e nacionalizmit në kohën e diktaturës pansllavo-komuniste ishin të pandalshme e që mund të lexohet edhe në përcaktimin negativ që i bëhet nacionalizmit në fjalorin e gjuhës shqipe ku shkruan: "Nacionalizëm/-mi: ideologji dhe politikë reaksionare e borgjezisë së një vendi, e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur si interesa të të gjithë kombit, e quan këtë më epror ndaj kombeve të tjera dhe ndez përçmimin e armiqësinë ndaj tyre" -Arkivi Shtetëror të RSH - Instituti i Gjuhësisë, Tiranë 1984).
Përkundër goditjeve të njëpasnjëshme nga komunizmi pansllavist, nacionalizmi shqiptar arriti t'i bëjë ballë kësaj doktrine antishqiptare e antihumane, arriti të mbijetojë tek shqiptarët si ndjenjë më e pastër kombëtare. I ruajtur me fanatizëm nga lëvizjet atdhetare e patriotë të shquar të këtyre lëvizjeve në periudha të lavdishme historike, e sidomos gjatë LDB-së dhe pas saj, nacionalizmi shqiptar (për fat të kombit shqiptar) ka filluar sot të gjejë shprehje edhe në Lëvizjen tonë më të re Kombëtare, që për platformë të saj politike ka bashkimin kombëtar. Krijimi i partive nacionaliste sot si Partia Lëvizja e Legalitetit (trashëguese e „Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitet“ - O.K.L.L.), Balli Kombëtar në Shqipëri, si dhe Partia Nacional - Demokratike Shqiptare), Partia Republikane etj., tregon faktin se është në rritje vetëdija për liri e bashkim kombëtar, se shqiptarët ngadalë por sigurtë kanë filluar ta ringjallin rrugën e nacionalizmit që do të na siguronte bashkimin kombëtar.
Disa rryma politike antinacionaliste shqiptare nacionalizmin tentojnë ta paraqesin si të tejkaluar (të vjetruar) sepse këto rryma vetë janë të brumosura me ideologji marksiste-leniniste e staliniste-enveriste, si dhe janë në shërbim të doktrinave e ideologjive të stërvjetruara sllave, prej të cilave shumë kombe e ndër to edhe kombi shqiptar pati dëme, pasojat e të cilave po i ndien edhe sot e kësaj dite. Përkundrazi, nacionalizmin duhet marrë si një die e pastër që përpara çdo interesi personal, partiak apo krahinor e ka të vendosur çështjen e shenjtë kombëtare. Nacionalizmin shqiptar duhet kuptuar si mjet afrimi, frymëzimi kundër përçarjeve ndërshqiptare, të cilat na duhen sot më së paku, dhe mjet kundër perandorisë së fundit komuniste në Ballkan, shkatërimi i së cilës do t’i sillte popullit shqiptar Lirinë e merituar. Shteti i cunguar shqiptar nuk mund të zhvillohet ekonomikisht dhe forcohet politikisht e ushtarakisht pa u bashkuar me pjesët e tjera që iu shkëputën dhunshëm nga fqinjët e tij me apetite të mëdha gllabëruese.
Në këtë kontekst, nacionalizmin duhet parë si koncept kombëtar, qëllimi politik i të cilit ishte dhe është moslejimi i coptimit të kombit dhe të territoreve shqiptare nga sllavët dhe grekët dhe bashkimi i territoreve të coptuara - territoreve etnike shqiptare. Nacionalizmi shqiptar përkufizohet si PARIM POLITIK që kërkon bashkimin e të gjitha territoreve dhe etnitetit shqiptar në një shtet të përbashkët shqiptar
i thjeshti
Deputet
Posts: 113
(1/29/02 3:54:21 pm)
Reply | Edit | Del Nacionalizmi shqiptar
--------------------------------------------------------------------------------
Me lejoni te bej nje krahasim te nationalizmit shqiptar me skulpturat e kater presidenteve te Usa ne malin shkembor.
Duket me pare qe t'a skulpturojme terrenin material e intelektiv te shqipnise qe pastaj te kemi ç'te mbrojme me zjarr.
Te jesh nationalist do te thote te mbrosh e te perhapesh vlerat materiale e mendore te Nacionit tend.Me pare duhet t'i krijojme e percaktojme mire ato vlera qe pasandej t'a kemi thesin plot.
Ipari
Anetar i ri
Posts: 14
(1/29/02 5:31:28 pm)
Reply | Edit | Del Re: Nacionalizmi shqiptar
--------------------------------------------------------------------------------
I thjeshti..do me falesh po nese pergjigjia juaj nuk eshte dashakeqe dua te them qe ja ke keputur kot!!
Kombi apo sic e quani ju "Nacioni" nuk ka te beje me ato bashkesi vlerash sic i quani ju. Kombi eshte dicka e lindur dicka qe ta ka dhene Zoti, apo Natyra sic ju pelqen ta quajne ateistet. Kombi eshte gjenetika e nje populli, eshte ajo cka kane te perbashket nje popull, raca e para, gjuha, traditat, zakonet, arkitektura, veshja etj. Dhe ne shqiptaret jemi populli , kombi (nacioni) mi i vjeter ne ballkan dhe nje nga me te vjetrit ne Evrope. Sipas historianit francez Edvin Jacques Greket apo Helenet jane dyndur ne Ballkan te pakten 800 vjet pas shqiptareve pa permendur sllavet qe erdhen ketu ne shekullin e 7te A.D.
GJuha.
I madhi Faik Konica e ka quajtur gjuhen shqipe nje nga 10 gjuhet kryesore te botes. Ata qe marrin vesht nga gjuhet e huaja e dine fare mire qe me shqipen shprehen te gjithe tingujt zanore gje qe nuk mund te behet bile as me gjuhen angleze apo spanjolle.
Veshja, fustanella shqiptare e jugut eshte nje veshje qe ka habitur kulturen boterore me origjinalitetin dhe bukurine e saj.
Greket e kane kopjuar por kane bere kopje te keqe.
Te jesh nacionalist i dashur I thjeshti "deputet" i vetshpallur do te thote te duash vendin tend, token tende, origjinen tende vlerat qe mbart populli yt, kombi yt.
Sepse do thosha une shkaterrues te vlerave shqiptare sot dhe mbartes te antivlerave jane pikerisht ata qe kane origjine dhe identitet te dyshimte.(..per me teper informacion per kete pike lexo: Hysamedin Feraj Skice e Mendimit Politik Shqiptar 1998)
Nese deshiron perkufizim me te sakte dhe te pavarur te fjales nacionalizem shiko perkufizimin e fjales ne Fjalorin e Oxfordit 2000.
Me shume nuk po zgjatem sepse dua qe te tjeret te flasin dhe jo une qe e iniciova kete teme kjo edhe per faktin qe pergjigjia juaj nuk meriton replike me te gjate.
Me respekt..Ipari
Edited by: Ipari at: 1/30/02 4:47:14 pm
i thjeshti
Deputet
Posts: 114
(1/30/02 9:29:05 am)
Reply | Edit | Del first
--------------------------------------------------------------------------------
Duhet t'e notohet ne ujera me te thelle per te zbuluar se ç'eshte Nacionalizmi dhe ai shqiptar ne veçanti.
Dikush pasi ka lexuar perkufizimin tek enciklopedia pandehu se e njohu me rrenje kuptimin apo ate qe permbledh nationalizmi.
Ai perkufizim eshte nje presìm i fuqishem i gjithesise se elementeve qe perbejne nationalizmin.
Nje llafollog nacionalist shqiptar po te flase me nje nacionalist italian,francez etj pas 2-3 fjalive fshihet me bisht nder shale.
Nacionalizmi ka nevoje te pandalshme te ushqehet me Vepra nga pjestaret e tij dhe jo me fjale.
Krijoni Kontakt