Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 46
  1. #21
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Genti267
    Eshte mese e vertete ajo analiza qe i ben Vlora67 shoqerise sone dhe Individualizmit te saj, .
    Shoqeria shqiptare nuk eshte 'individualiste' por krahinoriste, parrochialiste. Nuk ka individ brenda familjes, fisit, krahines, dialektit etj etj. Prioritet i jepet atij qe ka mbiemrin tend, duket si ty ne paraqitjen e jashtme, flet me akcentin tend etj etj....
    ky s'eshte individualizm...eshte tribalizem i mirefillte.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Lumjan|Kukësian
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Dike ne shtetet Nordike.
    Postime
    25
    Kryeplaku:
    Nacionalizmi,

    eshte preteksti i te varferit, i te shemtuarit, i te cmendurit, i,i,i, kur do ti thote botes se ndryshon nga te tjeret ose se nuk eshte nje hic.

    eshte arma e pasanikut, e udheheqesit, e shfrytezuesit qe te bej shumicen te bej ate qe do ai (pakica).

    eshte prapambetja e Shqiptarit

    Liri Kosoves, liri Palestines, Irakut, Afganistanit, Cecenise, liri Kurdeve e cdo populli te roberuar ne cdo ane te botes!
    Jo Imperialismit, Po te drejtes se popujve per vetqeverisje!!!


    Pa pak nacionalizem, as Kosova nuk Çlirohet, as Palestina, Iraku, ÇeÇenia..as kerkush.

    Jeta nuk eshte aq e lete, liria nuk vjen nga qielli.

  3. #23
    :( Vdekje Ringjallje :) Maska e Petro_Nini_Luar
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Vendndodhja
    Mes ferrit dhe Parajses
    Postime
    161
    Kjo teme eshte nje teme e thelle o nismetar/e. Ti shkruajte e shkruajte por me kot sepse ke shkruajtur vetem budalliqe. Ti qe ke hapur temen e NACIONALIZMIT ke mundesi te ma shpjegosh pak kuptimin e kesaj fjale se me sa po shof nga cfare ke shkruajtur nuk e ke idene. Cdo njeri eshte ne raste te vecanta nacionalist dhe ne raste te tjera nuk eshte nacionalist d.m.th. si ti doje suma. Sepse ka raste qe te jesh nacionalist te demton por ka dhe raste qe te mos jesh nacionalist te demton d.m.th. shkurt me dy llafe qe njeriu i pershtatet gjithmone kohes ambientit dhe situates.
    Ky koni ko o kon e ko si ky koni ko!


    Shnet e jete se te tjerat vijne vete!

  4. #24
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga PETRO NINI LUAR
    . Ti qe ke hapur temen e NACIONALIZMIT ke mundesi te ma shpjegosh pak kuptimin e kesaj fjale . .
    Ai qe e don veten e vet eshte nacionalist....ai qe s'e don nuk eshte.

    Te jap nje keshille: jane shkruar miliona faqe mbi temen e nacionalizmit. Te keshilloj ti lexosh e ti hedhesh ne plehra pasi jane shkruar nga europiano-perendimore qe 'simply dont get it'. Rasti yne eshte unikal per ta pasi nuk kane 'frame of reference'. Ne s'pershkruhemi dot ne terma fetare, apo ne baze te nje tradite europiane (dmth bazament klasik (helen/romak), llac kristian, tulla gjermanike-latine-kelte.)

  5. #25
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Asgje sikur Dielli nje replike te vockel.

    Nacionalizmi ka nje botekuptim tjeter nga Irredentizmi.
    Me irredentizem kuptojme deshiren per te rrimarre ate qe kemi humbur.
    Shqiperia dikur ka qene 120 000 km katrore dhe shqipetaret po kerkojne ate qe kane humbur pra afersisht 90 000 km katrore ose e thene ne perqindje, aty afer 75%-shit.
    Pra le te mos ngaterrohemi dhe le te mos na ngaterrojne te tjeret.

    Nacionalizmi nuk lind tek njerezit e thjeshte, tek ata qe e kane mendjen tek punimet bujqesore apo tek paraja.
    Nacionalizmi si nocion lind tek ata njerez qe per shume breza me rradhe jane edukuar me dashurine per vendlindjen.
    Nacionalizmi lind dhe trashegohet tek ata njerez qe kane karakter dhe jane te brumosur me parimet me te shenjta te jetes.
    Nacionalizmi si nocion eshte shume i gjere dhe nuk zberthehet shume lehte por pa nacionalizem asnje komb nuk ka patur dhe nuk ka te ardhme.

    Para disa kohesh, kanali top channel shfaqi nje debat per ceshtje te ndryshme qe shqetesojne Shqiperine, shqipetaret, camet etj, dhe nje historian shqipetar ardhurues i historise dhe mitologjise greke, nacionalizmin shqipetar e shikonte si te demshem.
    Gjithashtu edhe drejtuesi kryesor dhe financuesi kryesor i gazetes "Ballkan" bente thirrje qe shqipetaret te heqin njehere e mire nga mendjet e tyre termin "nacionalizem" sepse sipas ketyre zoterinjve patriotizmi eshte ai qe zevendeson nacionalizmin ne keto kohe qe jetojme.

    Vini re se cfare propagandojne personalitete te ndryshme si dhe aktore te ndryshem ne jeten shqipetare.
    Neqoftese te huajt pa kahje si ata evropiane dhe ata orientale shfaqin jo rralle here shenja nacionalizmi ne lidhje me shume probleme qe ngacmojne kulturen, gjuhen, ekonomine, politiken e tyre, shqipetareve u mohohet e drejta ose shqipetaret nuk kane te drejte te tregohen te hidhur kur ketyre te fundit u preket interesi.

    Sa me shume te shkolloheni, aq me shume te ditur beheni dhe do te shfaqni shenja nacionalismi, por neqoftese diturine do ta perdorni per bisnese, per egoizma dhe per ceshtje te kesaj natyre, kanalizmi i problemeve mbarekombetare behet shume shqetesues dhe arrin deri aty sa shqipetaret te veteflijohen per eksistencen e tyre.
    Qe shqipetaret kane dhene prova te dobesise se tyre ne lidhje me kombin, kjo dihet dhe gjithashtu eshte vene re mania ne drejtim te materializmit pa limit, kjo eshte e vertetuar ne menyre te dokumentuar ne historine shqipetare.

    Edhe njehere do te deshiroja te beja te ditur se nacionalist nuk mund te behet ai qe nuk e ka te trasheguar ne gen nga gjeneratat e meparshme.
    Perpjekjet e cdonjerit per te qene dikushi, perpjekjet e cdonjerit per tu treguar sadopak nacionalist jane te dobishme dhe tregojne ambiciozisem.
    Nuk eshte kurre vone per te stimuluar se pari ndenjen e nacionalizmit tek vetja dhe nuk eshte kurre vone per ta trasheguar ate tek gjeneratat qe do te pasojne.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Shoqeria shqiptare nuk eshte 'individualiste' por krahinoriste, parrochialiste. Nuk ka individ brenda familjes, fisit, krahines, dialektit etj etj. Prioritet i jepet atij qe ka mbiemrin tend, duket si ty ne paraqitjen e jashtme, flet me akcentin tend etj etj....
    ky s'eshte individualizm...eshte tribalizem i mirefillte.
    Kjo quhet eficence. Ne nje paragraf prej 45 fjalesh shoqerise shqiptare i propozohen 10 epitete:
    Jo individualiste
    Krahinore,
    Parrociale
    Familiare
    Fisnore
    Dialektore
    E bazuar ne nepotizen (bazuar ne mbiemrin tend)
    Raciste(? duket si ty ne paraqitjen e jashtme..)
    Variant i Dialektores (..flet me akcentin tend)
    Tribale

    18 fjale jane lidhese, ndajfolje, etc.., gje qe na redukton nje nje minimum prej 17 fjalesh (te tilla si.. eshte, jotja, jona, tende) per te kuptuar se si dilni ne kete konluzion, ne cilat vezhgime mbeshteteni, dhe se cila nga shoqerite me demokratike qe njohim ne kohen tone (perfshi Kanadane ku keni thene banoni) nuk i ka te gershetuar te gjithe elementet e mesiperm.

    Perjashtim ben elementi i fundit "Tribale". Ketu padashur i atribuoni shoqerise shqiptare cfare i keni mohuar ne menyre konstante ne te gjithe postet tuaja, origjinen e lashte barbare, qe me sa duket ruhet per t'u perballur me asimilimin, e racizmin me ekstrem te "internacionalisteve".

    Ezopi ka nje fabul per dhelpren dhe iriqin? Thone gjithashtu qe Ezopi nuk qe nga Bizanti...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tiras : 21-05-2004 më 11:23

  7. #27
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Ka disa studiues Shqiptare qe kane sulmuar seriozisht themelin e nacionalizmit Shqiptar. Kete e bejne thjesht per arsye se ata vertet besojne qe nacionalizmi shqiptar eshte i demshem.
    Nacionalizmi shqiptar nuk eshte i demshem.

    Nacionalizmi shqiptar eshte krijuar pershkak te rrezikut te madh qe edhe sot eshte i pranishem nga fqinjet tane shovinist, te cilet gjate tere historise kane pasur vetem nje qellim: grabitjen e tokave shqiptare.
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Antikombtarizmi ka fillar te kamuflohet nen llogjiken pa baza te njerezve qe punojn per qarqe te caktuara shkatrrimtare. Keta nuk kane asnje diference nga Greku apo Serbi, madje jane me keq, pasi ndodhen mes nesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Enver Hoxha na beri 600.000 bunkere per tu mbrojtur nga bota.
    Mund te bente 600.000 shtepia te reja dhe do ti ishim mirenjohes (nje llafe goje).
    Nacionalizmi eshte koncept i kaluar,jeton ne mendjet e te dashuruarve mbas nje simboli dhe fanatizmit.
    Te duash vendin tend dhe te besh per te,maksimumi i nacionalizmit per personin tim.
    nacionalist, parrocial dhe irredentizem bekan ligj ketu.
    lol paska plasur me fjale te medhaja, eh Cyclo?
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53
    Pershendetje te gjith shqipetareve neper Bote-> , ne vecanti Lisin dhe Tahir_Veliun. Shqipetar te dashur shkurt e shqip" cesht Nacionalizmi? Nacionalizmi esht vyrtyti me i madh qe mund te ket nje njeri,esht apo quhet Atdhedashuri,esht besnikeri,trimeri,zgjuaresi,fuqi,esht moral i fort pra Nacionalista Shqipetar jan te gjith ata qe jan Den Baba Den shqipetar. Nacionalista apo Nacionaliste jan te gjith ata Burra apo Burreresha qe mbrojn me cdo kusht interesat KOMBETARE duke filluar nga forumi e duke dalur ne CAMERI ,PRESHEV <E NE MAL TE ZI. RROFT SHQIPERIA RROFT CAMERIA

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Nacionalizmi per deri sa nuk kalon ne ekstrem eshte i dobishem, madje dhe i nevojshem per qdo kend dhe qdo shtet.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anëtarësuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Shkurt do ta perkufizoja nacionalizmin er nje komb nacionalizmi eshte si shtylla kurrizore per njeriun.Pra nje komb ne rast se do qe te prosperoje duhet te largohet nga demagogjia e nje pjese politikanesh qe na predikojne hyrjen ne evrope me breke neper kembe.Ne evrope nuk te pranon pa pasur mireqenie ekonomike dhe pa identitet kombetar e keto dy gjera thelbesore nje kombi ja krijon vetem politika e njerezve qe e duan kete vend,pra politikanet me bindje te thella nacionaliste.
    Me shume dua shqiperine.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    nacionalizmi eshte "Grepi" te cilen duhet ta kafshoj peshku i rendomte i cili lufton per te mbijetuar, kurse patriotizmi eshte "Peshkatari" i cili e ka hudhe grepin ne uje.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Nacionalizmi shqiptar: a është rruga e vetme e realizimit të aspirataveE hënë, 08 Qershor 2009 13:42
    Nacionalizmi shqiptar: a është rruga e vetme e realizimit të aspiratave shqiptare?

    Sharl de Gol kishte thënë me një rast se "Nacionalizmi do të thotë luftë, ndërsa patriotizmi nder". Nëse nisemi nga ky gjykim do të shihet se ai bënte një ndarje mes këtyre dy koncepteve. Por De Gol kishte dëshmuar se ai ishte nacionalist i bazuar tek patriotizmi Risheljan dhe tek interesat kombëtare franceze.

    Shqiptarët nacionalizmin si doktrinë e kanë përjetuar shumë herët. Mirëpo nacionalizmi shqiptar në përgjithësi mund të thuhet se fillon me periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me Rilindjen Kombëtare. Ky nacionalizëm ndikoi në sensibilizim të çështjes kombëtare shqiptare të pazgjidhur. Ka autorë që deklarojnë se zgjimi i vonshëm i vetëdijes kombëtare dhe nacionaliste tek shqiptarët vonoi zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan. Ata shtojnë se shqiptarët në kërkim të identitetit të tyre të vonuar u vonuan në krahasim me kombet e tjera.[1] Poashtu ata mëtojnë të thuan se përçarja fetare vonoi krijimin e identitetit kombëtar shqiptar. Kësaj teorie shumë më vonë do t`i ndihmonin edhe Akademikët shqiptarë Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare, të cilët duke u nisur nga debati i tyre i panevojshëm mbi identitetin kombëtar të shqiptarëve filluan të hapnin dilema tek shqiptarët, duke nxitur një lloj ndarje me shqiptarëve në baza fetare. Ky lloj debati nuk kishte nevojë të hapej aspak, sepse identiteti kombëtar shqiptar ishte dhe mbeti edhe më tej i konsoliduar, ndërsa aspiratat shqiptare për integrim në familjet euro-atlantike është aspiratë e pazëvendësueshme. Debati Qosja-Kadare, me gjithë kredibilitetin e dyshes së famshme, ishte i dëmshëm dhe i panevojshëm. Nuk ishte koha për këtë hapje debati, sepse kjo dilemë është më se e qartë. Shqiptarët janë një komb të cilët nuk e përkufizojnë kombin mbi bazën e fesë por mbi bazën e gjuhës dhe ndjenjës së përkatësisë së njëjtë. Kësisoj këta shkrimtarë të mëdhenj shqiptarë i dhanë mundësi pseudoanalistëve të ndryshëm të nxisin gjuhë dhe identitete të fragmentarizuar ndër shqiptarët, të bazuara në provincializëm. Historikisht shqiptarët nuk kanë pasur kurrfarë divergjencash në lidhje me besimet e tyre fetare. Ata kanë krijuar ndjenjën e vëllazërisë duke u bazuar në gjuhë, flamur dhe atdhedashuri, e jo në besimet fetare. Andaj le të shpresojmë se ky lloj debati nuk do të shërbejë për thellimin e ndasive, por për një reflektim më të gjerë dhe thënien troç të gjërave të bazuara në argumentim shkencor, e jo në ëndrra miope. Akademikët duhet të shpalosin gjëra në favor të integrimit të ndërsjellë ndërshqiptarë, e mandej në favor të integrimit në familjen evropiane, e jo në debate mbi identitetin kombëtar të shqiptarëve të bazuar në provincializëm (tezë që shkon në favor të doktrinave sllave) ose të debateve mbi origjinën e figurave historike si Skënderbeu, Nënë Tereza etj. Dëshmitë janë të forta se këto figura nuk janë mite por realitete. Shqiptarët të gjetur përballë këtyre sprovave të panevojshme kanë nevojë për konsolidim kulturor, rishikim të pozitave gjeostrategjike, intensifikim të kontakteve permanente ndërshqiptare dhe ndërkombëtare, integrim kulturor mes veti, sepse duhet të kenë të qartë se ata kanë identitet dhe gjuhë të pastër, komb të pastër jo të bazuar në fe, në aspekt etnik e jo fetar, kanë identitet evropian të theksuar me vite, jo vetëm në bazën gjeografike, por edhe në atë historike, kulturore dhe gjuhësore, nuk duhet të krijojnë identitete të bazuar në fe, në pushtues, në rajone apo në diçka tjetër, por të shikojnë realizimin e aspiratave të tyre në drejtim të integrimit në Evropën e Bashkuar, pa përbuzur të tjerët, pa u mohuar përbërja dhe diversiteti fetar i shqiptarëve, që nuk ka qenë kurrë pengesë për shqiptarët në drejtim të përforcimit të kombit shqiptar dhe gjuhës shqipe, sepse për interesat kombëtare feja e shqiptarit ka qenë dhe mbetet shqiptaria, ndërsa nacionalizmi shqiptar nuk duhet të eksponohet në drejtim të bërjes një shtet i vetëm, sepse një shtet i vetëm jemi, por formalisht i kemi kufijtë, por ky nacionalizëm duhet të bazohet në intensifikim të kontakteve ndërshqiptare dhe ndërkombëtare, ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe, mos sajimi i identiteteve apo gjuhëve rajonale, unifikimi kulturor, gjuhësor dhe politik. Në Shqipëri shtetarët dhe akademikët duhet të jenë koshient se roli i shtetit shqiptar duhet të jetë i pashmangshëm në drejtim të përkrahjes pragmatike të shqiptarëve jashtë shtetit amë, Tirana-Prishtina-Shkupi-Tetova-Presheva-Ulqini të intensifikojnë këmbimet e ndryshme kulturore, kombëtare, ekonomike, gjuhësore, shkencore, politike. Shqipëria duhet të frenojë ambiciet e ndryshme për shikim të shqiptarëve në sensin pezhorativ, si dhe t`i mbarte gjeneratave dhe brezave se shqiptarët janë jo vetëm ata prej Shqipërie, por njësoj edhe ata prej Kosove, Maqedonie, Mali të Zi dhe Presheve.

    Kosova nuk duhet të shikojë shpikje të sajesave fiktive komb apo gjuhë kosovare, sepse kjo nuk përkon me realitetin historik apo edhe atë real aktual, sepse Kosova është shtet, qytetarët quhen kosovarë, por nuk duhet që termin e shqiptarëve etnik ta zëvendësojë me kosovarë, sepse kosovarë llogariten edhe serbët, edhe boshnjakët, edhe romët dhe pakicat tjera. Shteti Kosovë nuk duhet të shërbejë si model i krijimit të kombit kosovar, sepse ky komb është krijuar shumë më përpara shtetkrijimit, ai është pashmangshmërisht shqiptarë dhe i pandarë si i tillë. Edhe pse në serbo-kroatisht serbët e Kosovës quhen kosovci( njëjës kosovac),[2] ata identifikohen si serbë, ndërsa nuk ka nevojë të quhen shqiptarët e Kosovës, kosovarë, vetëm se për të mos u ngatërruar gjoja se me shqiptarët prej Shqipërie. Fundja le të ngatërrohet ky koncept, sepse flasim një gjuhë, i përkasim një historie dhe kemi qenë të pandashëm shpirtërisht edhe atëherë kur kemi qenë më së vështiri, e jo tani më kur proceset janë në favor të drejtësisë, pra në favor tonin.

    Shtetarët nga Maqedonia, politikbërsit shqiptarë, partitë politike shqiptare duhet të jenë më persistent dhe deciziv në drejtim të kërkesave për mosanashkalim të tyre, sepse Maqedonia si shtet nuk mund të mbijetojë pa shqiptarët. Është dëshmuar kjo. Politikanët shqiptarë duhet të mbajnë kontaktet me vëllezërit e tyre të një gjaku nga viset e tjera shqiptare, të dëshmojnë se janë pjesë e shtetit të Maqedonisë jo vetëm figurativisht por edhe realisht, përmes insistimit në negociata për çështjen e emrit të Maqedonisë, drejt realizimit të Marrëveshjes së "harruar" të Ohrit dhe implementimit praktik të saj, drejt përfshirjes së shqiptarëve në institucionet e shtetit dhe pjesëmarrjes më masive të tyre në sistem, duke e ruajtur kohezionin e tyre kombëtar dhe duke mos cenuar kohezionin e të tjerëve. Por, assesi nuk guxojnë të quhen "maqedoncat" apo ata të Maqedonisë. Sepse jemi dhe do të mbesim shqiptarë sepse flasim shqip, ndërsa flamuri kombëtar i yni është po ai i njëjti me gjithë shqiptarët e viseve të tjera. Thirrjet në librin e Koço Danaj, "Kryengritje e pambaruar" për "Kryengritje të pambaruar" nuk guxojnë të interpretohen si thirrje që flasin për një kryengritje të sërishme për ta mbaruar, por për rikujtimin e qeveritarëve shqiptarë se kanë për obligim kërkimin e asaj që i takon, pjesëmarrje të duhur në shtet, të mos anashkalohen nga etnocentrizmi maqedonas, si dhe të bëhen pjesë e debatit mbi emrin, sepse kjo situatë pengu, do të mbajë Maqedoninë larg familjes së NATO-s dhe UE-së. Kjo për shqiptarët do të thotë vonesë në realizim të çështjeve të tyre kombëtare, si dhe përpos që do të ishim të vonuar në krahasim me vëllezërit tanë nga viset tjera shqiptare do të jemi të prirë drejt margjinalizimit të skajshëm dhe në Rubikonin e etnocentrizmit maqedonas.

    Kontaktet ndërshqiptare duhet të intensifikohen përmes debateve akademike shkencore, profesorëve universitarë nga të gjitha viset, në drejtim të ngritjes së një kuadri të mirëformuar shkencorë që do të dinte ti bëjë ballë sfidave të kohës dhe problemeve aktuale, të dijë të mbajë raporte fqinjësore të mira, të dijë të mbajë kontakte me ndërkombëtarët, që edhe gjuha shqipe të futet në Ansamblin e Multilinguizmit evropian.

    ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Europës Juglindore dhe magjistrant i Studimeve të Diplomacisë

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    nacionalizmi e mbjell urejtjen ndaj te tjerve
    une jam kunder nacizmit , fashizmit , racizmit edhe cdo lloji tjeter i cilli
    e shton urrejtjen mbi njerezore
    vetemse per interesa te udhheqseve te partive te ketij lloji te cilet e kan qellimin e vet personal
    dhe ne kete menur duke perdor kete politik - nacionale - ia arin qe te pasurohen
    kurse idhtaret e tij vdesin ose mbesin ne fund ne varferi por te pasur me urrejtje te pa arsyshme

    Give Peace a Chance
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 16-06-2009 më 19:20

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga lis Lexo Postimin
    Asgje sikur Dielli nje replike te vockel.

    Nacionalizmi ka nje botekuptim tjeter nga Irredentizmi.
    Me irredentizem kuptojme deshiren per te rrimarre ate qe kemi humbur.
    Shqiperia dikur ka qene 120 000 km katrore dhe shqipetaret po kerkojne ate qe kane humbur pra afersisht 90 000 km katrore ose e thene ne perqindje, aty afer 75%-shit.
    Pra le te mos ngaterrohemi dhe le te mos na ngaterrojne te tjeret.

    Nacionalizmi nuk lind tek njerezit e thjeshte, tek ata qe e kane mendjen tek punimet bujqesore apo tek paraja.
    Nacionalizmi si nocion lind tek ata njerez qe per shume breza me rradhe jane edukuar me dashurine per vendlindjen.
    Nacionalizmi lind dhe trashegohet tek ata njerez qe kane karakter dhe jane te brumosur me parimet me te shenjta te jetes.
    Nacionalizmi si nocion eshte shume i gjere dhe nuk zberthehet shume lehte por pa nacionalizem asnje komb nuk ka patur dhe nuk ka te ardhme.

    Para disa kohesh, kanali top channel shfaqi nje debat per ceshtje te ndryshme qe shqetesojne Shqiperine, shqipetaret, camet etj, dhe nje historian shqipetar ardhurues i historise dhe mitologjise greke, nacionalizmin shqipetar e shikonte si te demshem.
    Gjithashtu edhe drejtuesi kryesor dhe financuesi kryesor i gazetes "Ballkan" bente thirrje qe shqipetaret te heqin njehere e mire nga mendjet e tyre termin "nacionalizem" sepse sipas ketyre zoterinjve patriotizmi eshte ai qe zevendeson nacionalizmin ne keto kohe qe jetojme.

    Vini re se cfare propagandojne personalitete te ndryshme si dhe aktore te ndryshem ne jeten shqipetare.
    Neqoftese te huajt pa kahje si ata evropiane dhe ata orientale shfaqin jo rralle here shenja nacionalizmi ne lidhje me shume probleme qe ngacmojne kulturen, gjuhen, ekonomine, politiken e tyre, shqipetareve u mohohet e drejta ose shqipetaret nuk kane te drejte te tregohen te hidhur kur ketyre te fundit u preket interesi.

    Sa me shume te shkolloheni, aq me shume te ditur beheni dhe do te shfaqni shenja nacionalismi, por neqoftese diturine do ta perdorni per bisnese, per egoizma dhe per ceshtje te kesaj natyre, kanalizmi i problemeve mbarekombetare behet shume shqetesues dhe arrin deri aty sa shqipetaret te veteflijohen per eksistencen e tyre.
    Qe shqipetaret kane dhene prova te dobesise se tyre ne lidhje me kombin, kjo dihet dhe gjithashtu eshte vene re mania ne drejtim te materializmit pa limit, kjo eshte e vertetuar ne menyre te dokumentuar ne historine shqipetare.

    Edhe njehere do te deshiroja te beja te ditur se nacionalist nuk mund te behet ai qe nuk e ka te trasheguar ne gen nga gjeneratat e meparshme.
    Perpjekjet e cdonjerit per te qene dikushi, perpjekjet e cdonjerit per tu treguar sadopak nacionalist jane te dobishme dhe tregojne ambiciozisem.
    Nuk eshte kurre vone per te stimuluar se pari ndenjen e nacionalizmit tek vetja dhe nuk eshte kurre vone per ta trasheguar ate tek gjeneratat qe do te pasojne.

    Kendveshtrim interesant dhe disi i veacant ne llojin e vet, se shumica e nacionalistave qe kam pare neper forume, marrin kot dhe nuk me kane bindur me argumentat e tyre rreth nacionalizmit.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-05-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1

    nacionalizmi shqiptar

    mendoj qe nacionalistet e vertete dergjen ne atdhe .
    Nuk jetohet ne Amerike dhe thuhet sa shume e duam Shqiperine.
    Veprat tregojne dhe jo llafet.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Vlerat intelektuale shqiptare

    vlerat intelektuale kombtare

    QEMAL VELIA


    Një aspekt mjaft i spikatshëm, dhe mjerisht pak i evidentuar në këto kohë, i krimit komunist është dhe goditja rrënimtare ndaj vlerave intelektuale të shoqërisë shqiptare mbas marrjes së pushtetit me dhunë në nëntorin e vitit 1944 nga ana e klikës komuniste. Gjyqet speciale, ekzekutimet, burgimet e internimet, përveçse eleminuan lirinë politike dhe njerëzore, kryen një masakër edhe ndaj piramidës intelektuale që kish arritur të krijonte një shtrat të qëndrueshëm trashëgimie kulturore kombëtare. Njerëzit që më së pari u vunë nën shënjestër të regjimit dhe ranë prè e ndëshkimeve çnjerëzore, më parë se kundërshtarë politikë, ishin mendimtarë, shkencëtarë, studiues të fushave të ndryshme, shkrimtarë e artistë, që me veprimtarinë e tyre intelektuale kishin krijuar atë që mund të quhet elitë kombëtare. Si vazhdues të Rilindjes Kombëtare ata vepronin e punonin për epokën e Rimëkëmbjes Kombëtare. Dhe pikërisht kjo epokë mbas vitit 1944 mori një goditje të pamëshirshme, duke iu ndërprerë udha për dekada me rradhë.

    Në këtë “Antologji të krimit komunist” pasqyrohet një pjesë e kalvarit të përndjekjes politike në Shqipëri. Dhe ndër emrat protagonistë të kësaj antologjie gjejmë në pjesën më të madhe juristë, inxhinierë, pedagogë, mjekë, ekonomistë, agronomë, shkrimtarë, gjuhëtarë, historianë, ushtarakë, etj. Një aradhë që padyshim, duke u eleminuar, dëmtoi rëndë zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare. E një veprim edhe më kriminal ishte se, përveç ndëshkimit fizik, atyre iu ndëshkua edhe vepra që kishin lënë ndër vite. Biblioteka të tëra u rrënuan apo u dogjën, mijëra dorëshkrime të vlershme u zhdukën, shumë veprimtari shkencore e krijuese u ndërprenë në mes brutalisht, dhe shoqëria shqiptare përjetoi me dhimbje plagën e madhe që i shkaktohej në trurin e saj. Për afro pesë dekada i gjithë korpusi i veprave të trashëguara prej kësaj elite intelektuale u ndalua të qarkullonte në duart e qytetarëve shqiptarë. Por edhe në këto kohë të sotme ky korpus veprash përjeton harresën dhe shpërfilljen, e ende gjendet nën pluhurin që u hodh për vite e vite me rradhë mbi autorët dhe mbi vetë këto vepra. Kështu që e ndjemë për detyrë që në faqet e kësaj Antologjie të sjellim sadopak një pjesë të këtyre veprave, të cilat kanë si autorë disa prej figurave të përndjekura që pasqyrohen në këtë libër. Kuptohet që një punë shterruese mbi veprimtarinë intelektuale të atyre viteve dhe të këtyre protagonistëve do të ishte një ndërmarrje e madhe që kalon përtej caqeve të këtij vëllimi, por edhe ato që paraqiten këtu tregojnë mjaft mirë se cilët ishin kundërshtarët politikë dhe armiqtë e regjimit komunist, se cila kategori shoqërore ishte pengesa reale për një regjim të tillë diabolik dhe për më tepër antikombëtar.

    Në të vërtetë para se të rendisim disa nga punimet e autorëve të sipërthënë duhet kujtuar se masakra mbi vlerat intelektuale është shumë më e gjerë dhe përfshin: - si autorët që u detyruan të mërgojnë dhe të japin kontributin e tyre intelektual në mërgim; - si autorët që u eleminuan pas vendosjes së regjimit komunist në nëntor 1944; - ashtu dhe ata që u detyruan të heshtin dhe të ndërpresin punën intelektuale për të mbijetuar me punë të detyruar fizike. Por duhet thënë se ndalimi i veprës ishte i përgjithshëm për të gjitha kategoritë. Vlerat intelektuale të deriatëhershme u mohuan, u anatemuan, u falsifikuan. Ky ishte dhe dënimi i dytë dhe më i rëndë për autorët, sesa ai fizik.

    Por nëse vuajtja dhe dhimbja njerëzore e të përndjekurve në këto pesë dekada është për t’u kujtuar dhe shënuar në memorjen historike shqiptare si një epokë e hidhur që s'duhet përsëritur më, vlerat dhe veprat që u goditën e u masakruan duhet të jenë pjesë e gjallë e jetës intelektuale edhe në ditët e sotme, si një pjesë integrale e kulturës kombëtare shqiptare e cila vërtet përfaqëson siç thamë epokën e Rimëkëmbjes Kombëtare, por njëkohësisht është lëndë koherente dhe jo muzeale e vlerave shqiptare. Studimet historike, juridike, gjuhësore, ekonomike, etnografike, folklorike, pedagogjike; letërsia me dramat, romanet, tregimet, rrëfenjat, poezitë; muzika me pjesët lirike, qytetare, me koret dhe solistët e spikatur, orkestrinat dhe grupet muzikore; - janë puna dhe veprimtaria e mjaft prej autorëve të përmendur në këtë “Antologji të krimit komunist”. Dhe prej këtyre autorëve, të botuar më vehte apo si pjesë e shtypit të pasur të asaj kohës, po sjellim vetëm një pjesë të veprimtarisë së gjerë studimore e krijuese të disa prej tyre, pa pretenduar të shterojmë argumentin dhe të japim një pasqyrë të plotë të saj.

    Së pari do të theksonim se organet e shtypit, revista, gazeta, almanakë, etj., ishin një nga instrumentët ku pasqyrohej veprimtaria intelektuale e kohës dhe botimi i tyre ishte mjaft intensiv që në fillim të shekullit e në vijim.

    Organet e shtypit që e pësuan nga hakmarrja komuniste

    Kështu, protagonizmi si botues apo bashkëpunëtorë në këto organe shtypi, i atyre që pas vitit 1944 do të pësonin hakmarrjen komuniste, mund të ilustrohet si më poshtë:

    Në vitin 1904, Terenc Toçi është kryeredaktor i gazetës që botohet për një kohë të shkurtër LA GAZZETTA ALBANESE (Gazeta shqiptare), e cila kishte si drejtor Manlio Beniçin, siçiliano-shqiptar nga Piana dei Greci, birin e patriotit prof. Xhuzepe, mik i ngushtë i Garibaldit dhe Krispit.

    Në janar 1910, Dom Ndoc Nikaj themelon në Shkodër gazetën e përjavshme “Koha”, e cila vazhon me këtë emër deri në fund të vitit 1911. Ndërkohë Nikaj e vazhdon gazetën e tij për më shumë se dhjetë vjet nën emra të ndryshëm: “Koha”, “Bashkimi”, “Besa shqiptare”, “Zani i Shkodrës”.

    Po më 1910, del në Elbasan “Tomorri”. E përkohshme politike e letrare, tre herë në muaj. Botues dhe drejtor Lef Nosi.

    Në dhjetor 1925, del në Berat “Idea kombëtare”, gazetë politike-letrare-ekonomike, me drejtor Islam Vrionin.

    Në shtator 1925, në Tiranë nën drejtimin e Namik Selim Delvinës del “Rilindja shqiptare”, e përjavshme politike.

    Në janar 1928, fillon të botohet revista juridike e përpesëmbëdhjetëditshme “Drejtësia”, nën drejtimin e avokatit Perikli Goga.

    Më 1928, botohet në Tiranë “Gazeta e rę”, e përditshme. Përveç kronikës dhe artikujve politikë, shpesh botonte shkrime letrare e gjuhësore. Drejtor politik ishte Dr. Zoi Xoxa, kurse drejtor përgjegjës Said Toptani. Zoi Xoxa ishte, gjithashtu, drejtor politik i Shqipëria e rę të Kostancës, si dhe autor i dramës Kapedan Leonidha.

    Në tetor 1929, fillon në Tiranë botimi i “Shqipëtarja”, revistë e përmuajshme, organ i Shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, nën drejtimin e Emine Toptanit. Synonte emancipimin e gruas shqiptare dhe përgatitjen e saj për misionin e edukimit të breznive. Bashkëpunuan edhe Mehdi Frashëri, Milo Shini, Nebil Çika, D. Xhulio Bonati, L. Naçi.

    Më 28 nëntor 1929, filloi të botohet në Tiranë “Vullneti” nën drejtimin e Harilla Bakallit. Më 16 shkurt 1930 u pezullua nga qeveria, po mundi të dalë sërish më 7 mars me titullin “Vullneti i Popullit”, gazetë e përditshme, me një denduri të kënaqshme informacionesh dhe me një shtojcë letrare, ku nisi të botohet vepra e V. Hygosë “Ditët e fundit të një të dënuari me vdekje”, përkthyer në shqip nga Hysejn Çele. Më 28 nëntor 1930 Vullneti boton një numër të veçantë me artikuj historikë dhe letrarë të Ernest Koliqit, Leo A. Frojndlih, G. Fishta, G. Meksi, Milo Shini (T. Toçi), Lumo Skëndo, M. Logoreci, Seid Kemal, F. Kordinjano, Kristo Floqi, N. Helenau, Van Krishna, K. Gurakuqi, M. Sherko, Zoi Xoxa, Teki Selenica.

    Më 1929, del në Tiranë “Arbënia”, gazetë e drejtuar nga Ferid Vokopoja.

    Më 1930, nis të dalë në Tiranë katër herë në javë “Rilindja e Arbënis”, organ nacionalist neoshqiptar, drejtuar nga Namik Delvina, nën kujdesin e shoqërisë botuese Arbënia, që botonte gazetën me të njëjtin emër.

    Në shtator 1932, del numri i parë i “Minerva”, shkencore e letrare, revistë e madhe letrare e jetës moderne, nën drejtimin e publicistit Nebil Çika.

    Në mars 1933, grupi redaksional i përbërë nga Asim Gjakova (drejtor), Branko Merxhani, Ernest Koliqi, Vangjel Koça, Karl Gurakuqi, Anton Logoreci, Odise Paskali etj., nis botimin e revistës së përjavshme letrare “Illyria”, një prej organeve më gjurmëlënës të krijimit e mendimit letrar e kritik shqiptar (u botua në 52 numra).

    Më 28 nëntor 1935, del në Tiranë gazeta “Drita”, fletore e përditshme parimesh nacionaliste, me drejtor Mati Logorecin. U mbyll me pushtimin e Shqipërisë.

    Në vitin 1938, Dom Mikel Koliqi themelon revistën “Kumbona e së djelës”, e cila vazhdoi deri në vitin 1945.

    Në shkurt 1944, Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) bashkë me Vedat Kokonën, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, themelojnë të përmuajshmen “Revista letrare”.

    Hakmarrje mbi artin dhe kulturën

    Këto ishin vetëm disa nga organet e shumtë të shtypit që qarkulluan në atë kohë të ndritur të rimëkëmbjes së shoqërisë shqiptare deri në nëntorin e vitit 1944, dhe në të cilët gjenden më së shumti ata emra që pësuan kalvarin e dhimbshëm të eleminimit e të përndjekjes së parreshtur përgjatë regjimit komunist. Krahas tyre veprimtaria intelektuale dhe artistike zhvillohej me të njëjtin ritëm duke hedhur themele të qenësishëm dhe duke pasuruar jetën shqiptare. Në këtë hulli, sa për ilustrim, do të përmendim pak ngjarje artistike që gjithsesi lënë të kuptohet se veprimtaria e atyre kohëve ishte në lulëzim të plotë. Kështu, një nga personalitetet e njohur të kohës që dënohet me burgim të përjetshëm nga gjyqi i parë politik i regjimit, Xhevat Korçën, e gjejmë Drejtor të Gjimnazit të Shtetit që hapet në Shkodër në vitin 1922. Muziktarin dhe kompozitorin Mikel Koliqi (kardinalin shqiptar) e shohim në vitin 1932 të organizojë korin e Katedrales së Shkodrës me emrin Scola Cantorum, ndërsa Dom Kakarriqin në vitin 1933 të formojë korin e parë për fëmijë (djem e vajza) në Katedralen e Shkodrës. Kurse në prillin e vitit 1935, shfaqet në Shkodër melodrama “Rozafa” me muzikë të Dom Mikel Koliqit, themeluesit të melodramës shqipe, dhe me libret të Dom Ndre Zadesë (po të Dom Ndre Zadesë janë edhe libretet e melodramave Rrethimi i Shkodrës dhe Ruba e kuqe). Në qershor 1938, në sallën e kinemasë “Gloria” në kryeqytet, jepet koncerti i përbashkët i baritonit Kristaq Koço dhe sopranos Maria Paluca, shoqëruar në piano nga Lola Aleksi, me një sukses të vërtetë. Në repertor arie nga operat Fidelio e Bethovenit (M. Paluca), Don Zhuani dhe Flauti magjik i Moxartit (Marie Paluca dhe Kristaq Koço), Vŕlzeri i Shtrausit (M. Paluca), Vizione Veneziana (K. Koço), “Malli i vjershëtorit”, me tekst të Lasgush Poradecit dhe muzikë të Lola Aleksit (K. Koço), etj. Më tej, në prill 1937 shfaqet në Shkodër melodrama e Koliqit “Rrethimi i Shkodrës”, kurse në dhjetor 1937 shfaqet në Shkodër melodrama e tretë e Dom Mikel Koliqit “Ruba e kuqe”, kurse më 28 nëntor 1938, piktorja korçare Androniqi Zengo hap ekspozitën e parë (e para e një piktoreje shqiptare) në një sallon të vogël në Bulevardin Zogu I. Dhe padyshim, këto momente të pakta veçse japin shenjën e një game të gjerë veprimtarie kulturore e artistike, që gjithsesi nuk përbën objektin e trajtimit të këtij libri, por veçse shënojnë piketat se mbi cilët elementë të shoqërisë shqiptare ra e pamëshirshme shpata masakruese e krimit komunist.

    Ndërkohë veprimtaria botuese vijonte në të gjitha fushat: filozofi, politologji, histori, letërsi, jurisprudencë, ekonomi, folklor, gjuhësi, antropologji, teologji, etj. Një fushë tjetër e lëvruar me sukses dhe seriozitet ishte ajo e përkthimeve të veprave më të zgjedhura botërore nga pena të shquara dhe me prestigj në fushën e letrave. Do të ishte një punë e lavdërueshme të bëhej një paraqitje e plotë e veprimtarisë botuese të atyre viteve, por në rastin tonë jemi ndalur vetëm në disa prej penave të kohës që përgjatë Antologjisë së krimit komunist i ndeshim në bankën e të akuzuarve të gjyqeve speciale, përpara togës së pushkatimit, në burgjet infernale të regjimit, nëpër kampet dhe rrethimet e internimeve.

    Vepra dhe studiues të diskriminuar

    Edhe për ata emra që pasqyrohen në këtë Antologji, lista e punimeve të tyre intelektuale do të ishte tepër e gjatë, por jemi kufizuar vetëm në disa prej tyre, që gjithsesi japin një kuadër kuptimplotë të vlerave intelektuale të shkelura dhe të masakruara nga klika e Tiranës, e ndër ta janë shtetarë, juristë, klerikë të të gjithë besimeve, pedagogë, gjuhëtarë, shkrimtarë, etj. Vështro:



    Jakov Milaj

    - Raca shqiptare - Studim antropologjik e historik - 1944.



    Baltazar Benussi

    - Sendet, zotënimet dhe modifikimet e tija - 1931.



    Xhevat Korça

    - Tri pyetje nga jeta e Skënder Beut - "Nikaj" 1923.



    Vinçenc Prenushi

    Vepra: - “Rrënimet e Jeruzalemit” - 1904, (dorëshkrim i humbur nën rrënojat e tërmetit të vitit 1905).

    - “Kângë popullore gegnishte” (botuar nga arkeologu dhe historiani austriak Karl Paç, Sarajevë, 1911).

    - “Prej robnije në liri” - dramë - Shkodër 1914, 1931.

    - “E Trathtuemja” - dramë - Shkodër 1919, 1931.

    - “Gjeth e lule” - poezi - Shkodër 1924, 1931.

    - “Sh’ Françesku i Asizit” - hagjiografi - Shkodër 1927.

    - “Fjala e Zotit” - 1928.

    - “Foglie e fiori” - Bari 1993.

    - “Visari Kombëtar”.

    - “Ndër lamije të demokracisë së vërtetë”.

    Përkthime: - Sinkievicz - Quo vadis - roman - Shkodër 1933.

    - Vizeman – “Fabiola” - roman - 1924/1925.

    - Veber – “13 blirët” (Dreizehnlinden) - poemë epike.

    - “Le mie prigioni” (Burgjet e mija)- kujtime të poetit dhe dramaturgut italian Silvio Peliko, me parathënie dhe shënime prej B. Demës - Shkodër 1939

    - Dante - kënga XI e Parajsës.

    - Fenelon – “Telemaku n’udhtim” (fragmente).

    - Shatobrian –“Prologu i Atala”.



    Lazër Shantoja

    Vepra: - Për natë kazanesh - përmbledhje humoristike anekdotash dhe proverbash - Shkodër 1919.

    - Vepra (botuar në Shkodër 2005).

    Përkthime: - Shiler - Vilhelm Teli.

    - Shiler - Kënga e kumborës.

    - Gëte - Hermandi dhe Dorotheja.

    - Gëte - Fausti (pjesë të zgjedhura).



    Bernardin Palaj

    - “Kângë kreshnikësh e legjenda” (bashkë me Donat Kurtin) - Tiranë 1937.

    - “Varrëve të Flamurit” - Përmbledhje me poezi - 1937.

    - Opere (Vepra) - vëllim shqip-italisht, redaktuar nga Anxhela Çirinçone - Romë 1969.

    - “Ndërmjet Shëngjergjave” - përmbledhje poetike - 1938.



    Donat Kurti

    - “Kangë kreshnikësh dhe legjenda” (Përfshirë në Visaret e Kombit, vëll.II) - Tiranë 1937.

    - “Prralla kombëtare”.

    - Artikuj studimorë në “Hylli i Dritës”.



    Et'hem Haxhiademi

    Vepra: - “Ulisi” - tragjedi - Tiranë 1931.

    - “Akili” - tragjedi - Tiranë 1931.

    - “Aleksandri” - tragjedi - Tiranë 1931.

    - “Pirrua” - tragjedi - shkruar më 1934.

    - “Skënderbeu” - tragjedi - Tiranë 1935.

    - “Diomedi” - tragjedi - Tiranë 1936.

    - “Abeli” - tragjedi - Tiranë 1939.

    - “Lyra” - poezi - Tiranë 1939.

    Përkthime: - Virgjili – “Bukoliket” (përkthyer në hekzametër) - 1932.



    Mark Ndoja

    Vepra: - “Kritika klasike dhe leksione greko romake” - Tiranë 2003.

    Përkthime: - Dante Aligieri – “Ferri” - Tiranë 1997.

    - Horaci – “Satira dhe Epistula” - Tiranë 2004.



    Petro Marko

    - “Hasta la vista” - roman - Tiranë 1958.

    - “Qyteti i fundit” - roman - Tiranë 1960).

    - “Rrugë pa rrugë” - rrëfenja e skica - Tiranë 1964 (të shkruara mes viteve 1933-‘37).

    - “Një emër në katër rrugë” - roman - Tiranë 1973.

    - “Nata e Ustikës” - roman - Tiranë 1989, etj.



    Pashko Gjeçi

    Përkthime: - Dante Aligieri – “Ferri” - Tiranë 1960.

    - Dante Aligieri – “Purgatori” - Tiranë 1962.

    - Dante Aligieri – “Parajsa” - Tiranë 1966.

    - Homeri – “Odiseja” - Tiranë 1976.

    - Poezi nga Leopardi, Karduçi, etj.

    Të pabotuara: - Uiliam Shekspir – “Hamleti”.

    - Gëte – “Fausti” (pjesa e parë).

    - Rasini – “Andromaka”.

    - Rasin – “Atalia”.

    Autor i shkrimeve kritike: - Vërejtje mbi poezít popullore shqyptare – “Hylli i dritës”, Viti XV, nr. 3-7, mars-korrik 1939.

    - At Gjergj Fishta, poet satirik.

    - Poradeci i Lasgushit.



    Vexhi Buharaja

    Përkthime: - Saadiu – “Gjylistani dhe Bostani” - Tiranë 1960 (ribotuar më 1988).

    - Firdesiu – “Shahnameja” - Tiranë 2004.



    Qemal Draçini

    - Era - vepra e tij (Muzeu Historik i Shkodrës 1995.



    Selman Riza

    - Emnat në shqipe: Sistemi i rasave dhe tipet e lakimit - 1965.

    - Pesë autorët më të vjetër të gjuhës shqipe - 1966.

    - Studime albanistike - Prishtinë 1979.

    - Tre monografina albanologjike - "Nikaj" 1944.



    Arshi Pipa

    - “Lundërtarë” - përmbledhje poetike - Tiranë 1944.

    Botuar jashtë shtetit:

    - “Libri i burgut” - Romë 1959.

    - “Montale dhe Dante” - Mineapolis 1968.

    - “Vargu popullor shqiptar: struktura dhe vargu” - Mynih 1978.

    - “Hieronym de Rada” - Mynih 1978.

    - “Letërsia shqiptare: perspektivat shoqërore” - Mynih 1978.



    Hafiz Ali Korça

    - Abetare - Korçë 1910.

    - “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit” - 1925.

    - “Historia e shenjtë” - 1931.

    - “Kurani i madhnueshëm” - 1936.

    - “Muslimanësia” - 1919.

    - “Rubajjati” - Omar Khajam - 1942.

    - “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë” - 1944.

    - Alfabeti arabisht - 1945.

    dhe shumë vepra me karakter teologjik që nga viti 1909 e në vazhdim.



    Terenc Toçi

    - “La questione Albanese” - Kozencë 1901.

    - “Shqiponja arbnore” (Raca, besimet, atdheu. Familja, besa e burrënia) - 1943.

    - “Pazotnimi shqiptar” (Anarkia shqiptare) - 1914.

    - “Krimet e politikës” - 1922.

    - “Gjindarmërija pas së drejtës ndërkombëtare” - 1936.

    - Gramatika e italishtes - 1928.

    - E drejta ndëshkimore. Parimet e përgjithshme - 1926.

    - E drejta botore - 1923.

    - Tri mprojtje ndëshkimore. Për lirinë e shtypit... - 1940.



    Visarion Xhuvani

    - Çështje politike religjioze - 1926.

    - Fjalë në parlament -1920.



    Nebil Çika

    - Metodikë pedagogjike (Punët e dorës, mënyra e mësimit) - 1923.

    - “Njimendësia shqiptare” - Studim politik e psikologjik - 1943.

    -Drejtues i revistës “Minerva” - 1932.



    Ndoc Nikaj

    - “Shkodra e rrethueme” - roman - 1892.

    - “Historia e Shqypnisë” - Bruksel 1902.

    - “Lulet në thes” - Shkodër 1913.

    - “Fejesa n’djep a se Ulqini i mârrun” - prozë - Shkodër 1913.

    - “Shkodra e rrethueme” - roman - Shkodër 1913.

    - “Bukurusha” - Shkodër 1918.

    - “Bërbuqja” - Shkodër 1920.

    - “Motra për vllŕn” - dramë - Shkodër 1921.



    Ndre Zadeja

    Pjesë historike: - “Ora e Shqipnisë”

    - “Hijet e zeza”

    - “Rrethimii Shkodrës”

    - “Ruba e kuqe”

    - “Rozafa”



    Zef Harapi

    - “Pushka e tradhëtarit” - roman

    - “Mustafa Pasha i Shkodrës” - dramë



    Koço Tasi

    - Fjalor greqisht-shqip - 1928



    Pashk Bardhi

    - “Gjurmime”

    - “Gramatikë e gjuhës shqipe”

    - Plotësime të fjalorit të Bashkimit.



    Pal Dodaj

    - Ditari i fshehtë.

    - Letërkëmbim me at Gjergj Fishtën.



    Anton Harapi - shkrimtar, filozof dhe gojëtar

    - Urti e burrni ndër banorë të Cemit

    - Valë mbi valë

    - Vlerë shpirtërore. Kontribut për trajtimin mendor të shqiptarit - 1936.



    Marin Sirdani

    - “Skanderbegu mbas gojdhanash”

    - “Shqiptarët e Arbënt”

    - “Shqypnia e shqyptarët”



    Justin Rrota

    - Rreth gramatologjisë shqipe

    - Letratyra shqipe - 1925 dhe ribotuar në 1934.

    - Sjell të fotokopjuar nga Biblioteka e Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut në vitin 1929 dhe një vit më pas, në vitin 1930, boton Monumenti ma i vjetri i gjuhës shqipe - Gjon Buzuku.

    - Shkrimtari ma i vjetër i italo-shqiptarëvet - Lukë Matrënga - 1931 dhe 1939.

    - Për historinë e alfabetit shqip - monografi - 1936.



    Nikollë Gazulli

    - Fjalori toponomastik

    - Fjalor i fjalëve të rralla

    - Studime të ndryshme



    At Gjon Shllaku - doktor në filozofi

    - Kritikë e filozofisë së Xhovani Xhentiles

    - Artikuj socialë e filozofikë

    - Drejtor i fundit i Hylli i Dritës



    Kostandin Kote

    - Shpërblimi i gjaksis - Dramë - Zadar 1929.



    Vangjel Koça

    - Përkthen dhe boton në vitin 1937 Fjalimi i Metodës - Rene Dekart.



    Mustafa Gërblleshi

    - Gremina e dashunis - roman - Tiranë 1944.



    Hamit Kokalari

    - Kosova djep i shqiptarizmës - 1943.



    Lazër Radi

    - Fashizmi dhe fryma shqiptare - 1940.



    Musine Kokalari

    - “Siç më thotë nënua plakë” - vëllim sipas traditës popullore - 1939, 1944.



    Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)

    - “Netë shqiptare” - përmbledhje me novela - Kostancë Rumani 1938.

    - “Ago Jakupi e të tjera rrëfime” - përmbledhje rrëfimesh - Tiranë 1943.

    - “Mall e brengë” - Tiranë 1943.

    - “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”. Rrëfime-rrëfenja - përmbledhje me pesë tregime - Tiranë 1944.

    - “Këngë e brithma nga qyteti i djegur” - përmbledhje me këngë popullore - Tiranë 1944.

    - “Shënime letrare” - Tiranë 1944.

    - “Sulm e lotë” - përmbledhje në vargje atdhetare (me pseudonimin Izedin Jashar Kutrulija) - Tiranë 1944.



    Autorë dhe vepra të tjera:



    - Gjergj Bubani - përkthyes, poet dhe publicist - nxjerr “Shqipëria e Re” në Bukuresht.

    - Hafiz Ibrahim Dalliu - klerik dhe botues i “Dajti” - politike-ekonomike-letrare 1924, mbledhës dokesh e zakonesh e besimesh të popullit të Tiranës në “Diturija” - 1928-29.

    - Kudret Kokoshi - poet në traditën e Ali Asllanit.

    - Namik S. Delvina – “Dashurija e Memedheut” – “Tjatro me tetë pamje” - Selanik 1909.

    - Sheh Ahmed Shkodra. Kryetar’ i federatësë Rufai të Shqipërisë, Vlorë - Ilahi - vjersha fetare - 1927.

    - “Libër’ i trashigimit”, Feraiz - përkthyer nga arabishtja prej Shyqri Myftiut - Peqin 1927.

    - “Shqipëria më 1927” - autor T. Selenica - Tiranë 1928.

    - Botohet “Zana popullore” (Kangë popullore) Vëll. I, mbledhur nga Kasem R. Taipi, me një parathënie nga Ernest Koliqi - Shkodër 1933

    - 28 nëntor 1937 - Lef Nosi publikon në Tiranë Dokumenti i shpalljes s’indipendencës kombëtare në Vlonë më 28 Nanduer 1912 dhe fytyrat e përfaqësuesvet të popullit shqipëtar që patën fatin e lumtur me e shpallë.

    - Viti 1937 - Botohet në Paris, në Libraire orientaliste Paul Geuthner, disertacioni i Athanas Gegajt, doktor në Shkencat Historike, L’Albanie e l’Invansion turque au XV-e sičcle.

    - Viti 1937 - Botohet në Tiranë “Visaret e kombit”, Vëllimi I, “Kangë trimnije dhe kreshnikësh” (Pjesë të folklorës së botueme). Zgjedhë e komentue nga Prof. Karl Gurakuqi e Prof. Filip Fishta. (“Visaret e kombit”, një seri që filloi të botohet më 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, e që vazhdoi deri më 1944. Ato janë 15 vëllime, që, me ndonjë përjashtim të rrallë si Fjalori i Nikollë Gazullit, vëllimi i 12-të, 15-të e ndonjë tjetër, të gjithë të tjerët përmbajnë lëndë folklorike, kryesisht nga Veriu).

    - Viti 1938 - del “Iliada” libri XXII (Vrasja e Hektorit) e Homerit, përkthyer nga Prof. Frano Alkaj. Shtypshkronja Françeskane, Shkodër 1938.

    - Viti 1938 - Gani Daiu përkthen dhe boton librin “Emili” ose “Mbi edukatën” të Rusoit, me një parathënie nga Sotir Papakristos. “Luarasi”, Tiranë.

    - Viti 1941 - Botohet në Tiranë Antologjia e Letërsisë Shqiptare, shkrimtarët shqiptarë, redaktuar nga Namik Resuli dhe Karl Gurakuqi.

    - Viti 1943 - Botohet në Firence libri “Valle kombëtare” e Gjon Kujxhisë.

  19. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Shume te thueme e asgje te punueme!

  20. #40

    pa koment!

    s'ekziston ne treg!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •