Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Post Historia Moderne- Ngjarjet e shek. 20'

    perSHENDETje
    Historia eshte shkenca qe meret me studimin dhe shqyrtimin e veprimtarise se njeriut, qe nga momenti qe u shfaq shkrimi i cili eshte baza e historise. Tre jane periudhat kryesore te historise, ajo e Lashte (afersisht 3200 p.e.s.-400 e.s.), Historia e Mesjetes (400-1492) dhe Historia Moderne, qe vashdon deri ne ditet e sotme.
    Ne kete teme do mundohem, me ndihmen tuaj, te pershkruaje sa me pjeserisht shekullin qe ndryshoje me shume rjedhojen e planetit Toke se kushdo shekull tjeter, behet fjale per shekullin e 20.
    Do mundohem te pershkruaje ngjarjet kryesore qe "tronditen planetin" dhe qe ndryshuan krejtesisht harten e botes qe njifnim me perpara, dhe qe sigurisht nuk do linin pa prekur edhe atdheun tone. Qender e ketyre ngjarjeve pergjithesisht do jet kontinenti Europian- i cili gjendet ne qendervemendien e studiuesve te Historise qe nga epoka klasike- por nuk do lihen pa prekur dhe ngjarje qe preken pjesen tjeter te botes.
    falemiNDERit

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kryeplaku pėr postimin:

    endrit2013 (11-09-2013)

  3. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Lufta e Pare Ballkanike (Tetor1912-Maj 1913)

    perSHENDETje
    SHKAQET E LUFTES
    Angazhimi i Sulltanit ne fund te shekullit te 19' per permiresim te gjendjes te popujve jo-Turk te Perandorise Osmane midis projektligjit "Tanzimat" nuk solli dobite qe prisnin popujt e pjeses europiane te perandorise, dmth. popujt ballkanik. Ne vitin 1908 revolucioni i "Xhonturqve" ("Turqit e Rinje") nuk beri gje tjeter vetem se ta keqesoje gjendjen. Disa vite me pare popuj si Greket, Bullgaret dhe Serbet kishin aritur te krijojne shtete me siperfaqe shume here me te vogel se ajo e sotmja. Por pjesa me e madhe e Ballkanit ndodhej ne duart e Osmaneve. Keto zona nuk perbeheshin nga nje komb i vetem por nga shume kombesi te cilat ishin te ndara ne menyre jo te barabarte. Zona si Maqedonia (ku shtrihej Maqedonia e lashte), Thraka, Epiri i Jugut etj. kishin fituar neper librat e te huajve tituj si "sallata", "fuci baruti" etj, per kete shkak. Keto zona u banonin nga Sllave, Shqiptare, Greke, Turq, Rumune, Vlleh, Hebrej, Cigane etj. Me "plakjen" qe kishte pesuar perandoria keto kombesi u gjenden perballe endres per pavaresi ose per bashkim me shtetin perkates. Keshtu keto kohe fillojne te shumohen konfliktet midis ketyre kombesive me qeverine osmane por dhe me njera tjetren. Organizohen grupe patriotesh Shqiptare, Grek, Bullgare, Serbe dhe Rumun (ne Maqedoni) te cilat shkaktojne deme te Turqit por shume here luftojne dhe me njera tjetren. Gjithashtu keto ngjarje erdhen ne nje kohe ku ne keto vende ishte perhapur e quajtura "Ideja e Madhe".
    "Ideja e Madhe" ishte endra qe kishin shtetet si Greqia, Serbia dhe Bullgaria per smadhimin e siperfaqes tokesore. Kjo ide ishte e lidhur me deshiren e ketyre vendeve te clirojne bashkombesit e tyre por dhe me deshiren per pushtimin e qyteteve dhe zonave me pozite strategjike dhe ekonomike sic ishin Manastiri, Shkodra, Selaniku, Durresi, Janina, Kavala, Adrianopoja, Korca etj. Greket dhe Bullgaret synonin akoma te pushtojne edhe Stambollin (zemren e perandorise).
    NGJARJET...
    Mbas ketyre synimeve,qe pershkruajta me siper, shtetet e vogela te Ballkanit kuptuan se ishte koha qe te benin veper endrat e tyre, por per t'i'a aritur kesaj gjeje ato nuk do mundeshin vetem perpara "gjigandit osman". Keshtu vendosen te bejne aleance. Ne kete aleance, moren pjese Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi- megjithese Shqiptaret kishin deshire te luftonin dhe ata per pavaresine e tyre nuk u pranuan ne kete aleance per shkakun se aleatet kishin synime ne dem te interesave tona. Mareveshja midis aleateve ishte se kush shtet do clironte nje toke osmane
    (pavaresisht nga cili komb banohej) e bente pjese te tij- kjo tregon qe qellimi i tyre nuk ishte vetem te clironin bashkekombasit.
    Fillimisht aleatet u muduan te bejne mareveshje ma Stambollin per zgjidhjen paqesore te problemeve por Sulltani ishte negativ. Keshtu me date 3 Tetor 1912 aleatet i dergojne ultimatum Sulltanit qe ushtria turke te largohet brenda tre ditesh nga Maqedonia, Shqiperia (per ta mare per vete) dhe nga tokat Serbe. Osmanet nuk rane ndakort dhe keshtu me date 4 Tetor, Serbia e para i shpall lufte Perandorise Osmane, te njejten do bejne dhe Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi.
    Ne kete lufte aleatet kishin ne dispozicion gati 600 000 ushtare kurse Perandoria vetem 300 000, per shkak se ne te njejten kohe luftonte edhe me Italine per Libine. Greket u ndan ne dy ushtri tokesore dhe nje detare. Njera ushtri u nis drejt Epirit dhe Shqiperise kurse tjetra drejt Maqedonise, ndersa flota kishte per detyre clirimin e ishujve te Egjeut. Serbet i'u drejtuan Kosoves dhe Dibres me Manastirin. Mali i Zi hyri ne Shqiperi kurse Bullgaria i'u drejtua Maqedonise, Thrakes dhe Stambollit. Ne te njejten kohe Shqiptaret shpallen revolucion per pavaresi, por shume shpejt ata do shofin shtetin e tyre te ri te ndare ne copa nga aleatet, vetem mbas nderhyrjes se Italise (qe nuk donte Greqi ne Adriatik) te Austroungarise (qe nuk donte Serbi te Madhe) dhe te Frances do shmanget ndarja e Shqiperise(qe njohim sot).
    Me 28 Tetor 1912 Greket clirojne Selanikun, nderkohe qe Selanikut donin ta mernin edhe Bullgaret. Ne te njejten kohe Bullgaret moren Thraken (lindore-perendimore), Maqedonine Lindore dhe ariten afer Stambollit duke mare dhe Adrianopojen. Me 30 Nentor, Serbet hyne ne Diber te Madhe dhe ne Manastir ku do vrasin gati 2000 ushtare osmane. Njezet dite me pare (10 Nentor) Greket kishin mare Himaren.
    Me date 3 Dhejtor 1912 Osmanet kerkojne armepushim, por mareveshja deshtoi. Me 10 Dhjetor Greket hyne ne Korce dhe i drejtohen Vlores. Ne te njejten kohe Italjanet qe kishin interesa ne Shqiperi pushtojne Vloren duke ndaluar keshtu pushtimin grek. Ne Janine Greket u munduan me shume dhe u deshen dy qytetrethime dhe dy beteja te pergjakshme qe te marin qytetin nga Osmanet, kjo ndodhi me date 21 Shkurt 1913 kurse me 8 Mars, Greket hyne ne Gjirokaster. Malazezet nga ana tjeter hyne ne Shkoder me 36000 ne 10 Prill 1913.
    Lufta do mbaroje me date 30 Maj 1913 kur do nenshkruhet Protokolli i Pare i Londres (midis PO-Greqi,PO-Serbi,PO-Bullgari, PO-Mali i Zi). Me kete protokoll aleatet do detyrohen te njofin edhe shtetin e ri te Shqiperise (me kufijte qe dime sot), dmth. do terheqin ushtrite e tyre nga Shqiperia dhe do ndajne kufite e tyre me Perandorine Osmane. Ne kete marveshje nuk do dallohen qarte kufijte e ketyre shteteve ne zonen e Maqedonise, gje qe duhet ta zgjidhin me njera tjetren, duke lene keshtu boshlliqe qe do cojne ne konflikte te reja.
    falemiNDERit

  4. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Lufta e Dyte Ballkanike (Qershor-Shtator 1913)

    perSHENDETje
    Shkaqet per nje konflikt te ri brenda ne Ballkan i permenda pak a shume me siper.
    Protokolli i Paqes i Londres nuk i zgjidhi te gjitha problemet kombetare ne Ballkan. Aleatet ne fillim kishin vendosur qe cdo shteti do i takonte toka qe do merte, sepse nuk kishin llogaritur pasojat e luftes. Bullgaria dhe Serbia kujtonin se Greqia nuk do arinte te pushtonte shume toka, por kryeministri grek El. Veinzelos kishte ndryshuar krejt fuqine ushtarake te vendit ne ate kohe. Ne perfundim te luftes, Greqia kishte fituar tokat e Maqedonise perendimore, me gjithe Selanikun, perfundoi pushtimin e Thesalise, te Epirit Jugor dhe te ishujve te Egjeut pervec Kretes dhe Dodekaneses (Dymbedhjet Ishujt e Egjeut Lindor qe i mori Italia). Bullgaria kishte pushtuar te gjithe Thraken dhe Maqedonine Perendimore (zona midis Selanikut dhe Stambollit). Serbia kishte pushtuar Kosoven, Dibren e Madhe dhe Manastirin.
    Me keto pushtime teritoriale nuk u plotesuan deshirat e aleateve, per shkak se shume bashkeatdhetar te njejtit shtet kishin ngelur ne kufinjte e shtetit fqinje. Bullgaria kishte mare toka me banues Greke, Greqia kishte mare toka me banues Bullgare, Serb (pa llogaritur Shqiptaret e kombesite e tjera)etj. Vec kesaj mania e mbretit bullgar Ferdinand qe te beje Bullgarine shtet te madh e keqesoi gjendjen.
    Nderkohe qe ne lidhjet midis Bullgarise dhe tre aleateve te tjere kishte mosmareveshje nuk dnodhi e njejta gje midis Greqise, Serbise dhe Malit te Zi. Serbia dhe Greqia kishin bere mareveshje per ndarjen e tokave qe kishin pushtuar bashke qe me 20 Maj 1913, nderkohe qe nuk kishte mbaruar akoma Lufta e Pare Ballkanike.
    Nga pushtimet me e pakenaqura ngeli Bullgaria, e cila nuk ariti te pushtoje as Selanikun as Manastirin (qe ishin qendra ekonomike per Ballkanin). Shume shpejt Bullgaret u pergatiten per pushtime te reja dhe fillimisht vune synim pushtimin e Selanikut. Kercenimet e ushtareve bullgare te mbetur ne zonen afer Selanikut kundra qytetit, sollen dy vendet (Greqi-Bullgari) ne krize dipllomatike. Bullgaret do fillojne te debojne nga tokat e tyre minoritaret greke, te njejten gje do bejne edhe Greket me minoritaret bullgare. Trazira gjithashu do ndodhin midis Bullgarise dhe Serbise, e cila ishte e gatshme te bashkpunonte me Athinen kundra Sofies.
    Me date 21 Qershor, Bullgaret hyne ne toke greke dhe dy shtetet i shpallin lufte njera tjetres. Ne te njejten kohe ushtria bullgare hyri- dhe ne tokat e Serbise. Lufta e Dyte Ballkanike eshte fakt.
    Ne kete lufte Bullgaret shfaqen "fytyren me te keqe" perpara popullsise qe jetonte ne zonat kufitare psh. ne qytetin Doksato, Bullgaret lane te gjalle vetem 150 banore nga 3500 banore grek qe kishte qyteti. Por shume shpejt lufta do jet jo ne favor te Bullgarise. Ne Korrik ne lufte do marin pjese Rumania - e cila e kishte paralajmeruar Ferdinandin te mos beje lufte pushtuese per zmadhimin e Bullgarise- me Malin e Zi kundra Bullgarise. Ushtria rumune do arije per pak kohe jasht Sofies. Me 21 Korrik gjene rastin te hyje ne lufte, e plagosura nga Lufta e Pare Ballkanike, Turqia, e cila do pushtoje Adrianopojen. Me pese kundershtare Bullgaria do detyrohet te nenshkruaje paqe me 21 Shtator 1913.
    E humbura e Luftes Dyte Ballkanike sigurisht qe do ishte Bullgaria, e cila humbi qytetet Kavale, Drame etj. nga Greket, Adrianopojen nga Turqit dhe pjesen qe i mbetej ne Maqedoni nga Serbet.
    Megjithese keto shtete ballkanike nenshkruajten perseri Mareveshje per Paqe, do gjenden prape ne "sheshin e luftes", te pakenaqura, pak kohe me mbas, me fillimin e Luftes te Pare Boterore.
    falemiNDERit

  5. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Lufta e Pare Boterore

    perSHENDETje

    RETHANAT E LUFTES...
    Ne fund te shekullit te 19 pjesa me e madhe e planetit ishte e ndare midis shteteve te industrializuara te Europes, sic ishin Britania, Franca, Spanja, Portogalia, Hollanda, Danimarka, Rusia, Gjermania, Austrohungaria, Italia etj. Nevoja e ketyre shteteve per gjetjen e lendes se pare per industrite e tyre i solli perballe nje konkurenceje te cmendur per hapjen e perandorive te tyre ne dem te botes se trete dhe te njera tjetres. Shume nga keto shtete kishin gjetur zgjidhjen e problemit te tyre duke ngritur koloni ne Afrike, Azi, Amerike etj.
    Ne te njejten kohe behet i njohur dhe perdorimi i naftes si fuqi energjike per makinerite e Europianeve. Keshtu vemendja e Europianve kthehet dhe drejt vendeve si Lindja e Mesme, Afrika e Veriut etj., vende te cilat ndodheshin nen mbikeqyrjen e Perandorise Osmane. Britania dhe Franca, fuqi detare qe te dyja, ariten shpejt te dominojne ne keto zona duke ngjallur ziline te partneret e tyre Rusi, Gjermani dhe Itali. E llogjikshme ishte qe me ndryshimin e interesave te ndryshonin dhe politikat e ketyre vendeve. Keshtu ne qender te vemendjes ne kete kohe u gjende Perandoria Osmane, me Bretanine dhe Francen te mundohen te ruajne shperberjen e saj, Gjermanine dhe Austrohungarine te mundohen te vijne ne ujdi me Sulltanin dhe Rusine te ndihmoje revolucionet qe kishin qellim shperberjen e Perandorise.
    Keto politika te mosperputhura kishin si pasoje te sjellin Fuqite e Medha ne nje gjendje krize qe pershkruhet nga mania per ritjen e teknologjise dhe fuqise ushtarake. Ne fillim te shekullit te 20 shtete si Gjermania, Anglia, Franca dhe Rusia harxhonin miliarda dollare per ritjen e fuqise ushtarake. Gjermania po mundohej me cdo kusht qe te krijoje nje flote konkurente me ato te Frances dhe Britanise kurse Britania me Francen donin te arinin fuqine tokesore te Gjermanise. Gjithashtu shpenzime te medha u benin nga keto shtete per shpikjen e armeve masive- lende kimike, bomba etj.- si dhe per shpikjen e avionave. Cdo gje tregonte se shtetet e Europes Perendimore ishin pergatitur t'i largoheshin konkureces te fshehur dhe t'i zgjidhnin problemet e tyre me arme.
    Dy polet e konkurences ishin "Antanti" (Britani, France dhe Rusi bashke)dhe "Aleatet e Europes Qendrore" (Gjermani, Austrohungari, Itali) nga ana tjeter. Kriza midis ketyre vendeve u shtonte nga dita ne dite, e vetmja gje qe mungonte ishte preteksti per shpalljen e luftes.
    Nderkohe qe ne Europen, qendrore dhe perendimore, ndodhnin te gjitha keto, Ballkani jetonte nje realitet tjeter. Gadishulli sapo kishte dale nga lufterat e pergjakshme ballkanike. Ne Ballkan ishin ndertuar shtete te reja, shtete te cilat shume shpejt do behen preh e shteteve te medha te Europes. Ballkani do jet vendi ku Europianet do gjejne "pretekstin" per te filluar lufte "larje hesapesh" midis tyre. Kjo do te ndodhi me 28 Qershor 1914, kur nacionalisti serb Gabriel Princip do vrasi ne Sarajeve ciftin princor te Austrohungarise, Francesk Ferdinandin me gruane e tij, per shkak se ne kete kohe Serbet donin te mernin nga Austrohungaria tokat me popullsi sllave.



    shenim : Shtetet e medha ne kete kohe permbanin shume kombesi, te cilat shume here donin pavaresi ose bashkim me shtetin perkates.
    falemiNDERit

  6. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    perSHENDETje

    NDODHITE....
    viti 1914:

    Mbas zaptimit te tokave osmane nga Serbet, shteti serb piksynonte clirimin e tokave me popullsi sllave te Perandorise Austrohungareze. Ne keto zona perfshiheshin Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia etj., ku Serbet ushqenin banoret me propagande antiaustriake dhe me ndjenje nacionaliste per bashkim me Serbine. E llogjikshme ishte qe kjo politike te sjell krize ne maredhenjet midis dy shtetve, Austrohungari-Serbi. Me qellim per te ulur kete nacionalizem sllav ne zonat e Perandorise, pas'ardhesi i stemes te Ampsburgeve- dinastia qe mbreteronte Austrohungarine- Francesk Ferdinand vendosi te vizitoje Bosnjen megjithese i ishin bere kercenime nga serbofilet. Keto kercenime do beheshin realitet pas tentatives se pare per vrasjen e princit Ferdinand, ne mengjes te 28 Qershorit 1914, me nje granate dore te cilen princi e rembeu dhe e hodhi larg tij. Por Ferdinandi nuk e la pergjysem viziten e tij dhe ne te njejten dite ati do i behet atentat perseri nga i cili do ngelet i vrare ai vet dhe gruaja e tij. Lajmi i vrasjes se princit austriak do trondisi Europen dhe do beje te qarte se nje lufte e pergjithshme po afron.
    Ne fillim perandori Francesk Josif kerkonte vetem ndeshkimin e fajtoreve por miku i tij Guilem II (perandori i Gjermanise) e shtynte qe te mbante qendrim me te ashper dhe te hakmerej per vrasjen e birit te tij duke i shpallur lufte Serbise dhe Rusise- shteti qe perkrahte Sllavet e Ballkanit ne cdo aspekt.
    Me date 12 Korrik perandori austriak i dergon leter Serbise me te cilen kerkon qe Serbia te nderhyje per shuerjen e levizjes antiaustriake ne zone si dhe per ndeshkimin e atyre qe planifikuan atentatin. Mosmareveshja me Serbine kishte si pasoje qe Austrohungaria te bombardoje Beogradin mė 17 Korrik.
    Pas kemnguljeve te Guilemit II, F. Josifi i dergon ultimatum Serbise me 23 Shtator me te cilin kerkon demshperblim per vrasjen e princit austriak. Pergjigja e Serbise ishte negative keshtu me date 28 Korrik 1914 - nje muaj mbas vrasjes se djalit te tij- Perandori Austriak i shpall lufte Serbise.
    Gjermania, aleate e Austrohungarise, gjeti rastin t'i shpalle lufte me 1 Gusht kundershtarit te vjeter, Rusise, e cila ndodhej ne aleance me Serbine. Rusia gjithashtu lidhej me aleance me Angline dhe Francen, te ciles Guilemi II i shpall lufte me 3 Gusht. Me 4 Gusht, ushtria gjermane hyne ne tokat e Belgjikes duke menduar se aleati kryesor, Britania, nuk do hyje ne lufte. Ndodhi krejt e kunderta, Britania i'u frikesua kercenimit gjerman per Europen dhe vendosi te hyje ne lufte "para se te ishte vone". Keshtu po me date 4 Gusht, perandori i Britanise, Xhorxh I, i shpall lufte Gjermanise. Me 6 Gusht lufte Gjermanise i shpall dhe Serbia, Austrohungaria i shpall lufte Rusise kurse Austrohungarise i shpallin lufte Franca me Britanine e Madhe (me 12 Gusht). Tani mė lufta nuk behet midis dy ose tre shteteve por kemi te bejme me nje lufte te pergjithshme e cila ka sjellur perballe shumicen e kombeve europiane. Per kete lufte Gjermania pergatitej kohė mė parė. Strategu Alfred Fon Slifen bente plane per perballim te nje lufte dyfrontale te Gjermanise dy vjet para se te plasi lufta. Planet e Fon Slifen do i ndjeki hap mbas hapi Gjermania, pas shpalljes se luftes.
    Me 20 Gusht Gjermanet do hyne Bruksel, por kjo nuk do te thote se lufta me Belget ishte e lehte. Ushtaret belge, 30mije trupa, perballuan heroisht ushtaret gjermane, reth 100mije, duke vrare 25mije prej tyre.
    Me date 23 Gusht, perandori i Japonise i shpall luften Gjermanise. Tani lufta i kaloi kufinjte e Europes dhe i perket te gjithe botes, duke mare parasysh gjithashtu se ne lufte do marin pjese dhe ushtare nga Bota e Trete -Indiane, Afrikane, Aziate etj. ne favor te shtetit qe i kishte per koloni si dhe ushtare nga Australia dhe vende te tjera qe ndodheshin nen stemen e Britanise. Deri ne fund te Gushtit ne sheshin e luftes ishin hedhur gati 17 milion ushtare.
    Me 15 Shtator, strategu gjerman Pol Fon Hidenburg fitoi ushtrine ruse ne zonen e Mancurise- 125mije Ruse te vrare kurse Gjermane te vrare 40mije. Ne fund te Gushtit, Fon Hidenburgu kishte fituar perseri Ruset ne luften afer Balltikut. Humbja e Ruseve ishte aq e madhe- 100mije ushtare te vrare- sa qe strategu rus Samsonof vrau veten mbas betejes. Pergjithesisht Rusia ne kete lufte u tregua e dobet, sepse pervec mungesave ne teknologji ushtaraket ruse benin gabime fatale. Aleatet (Antanti) e llogarisnin si fuqi Rusine por Kajzeri qe ne fillim e dinte qe Ruset beheshin kercenues vetem kur kishin ushtri tre here me te madhe se ushtria gjermane.
    Me 19 Tetor ne lufte do hyje dhe Perandoria Osmane e cila do i shpalli lufte Polonise, e cila ishte ne aleance me Antantin. Me 29 Tetor, Sulltani do i shpalli lufte vet Antantit (Britani-France-Rusi). Hyrja e Turqise ne lufte perkrah "Aksit Qendror" (Gjermani-Austrohungari) keqesoi gjendjen e aleateve. Tani furnizimi i Rusise nga deti u be i pamundur per shkak se Osmanet i mbyllen Dardanelet- ku lidhet Mesdheu me Detin e Zi- per Francen dhe Britanine.Nga toka keto vende nuk lidheshin dot me Rusine se ne mes ndodheshin Gjermania me Austrohungarine. Corcilli, duke patur parasysh poziten strategjike te Turqise, urdheroi te meren masa menjehere kundra Perandorise Osmane.

    shenim: Dobesia ushtarake e Rusise shpjegohet dhe nga fakti se Rusia ne kete kohe kishte probleme te brendeshme politike. Ashpersia e Carit kishte shkaktuar kryengritje, (edhe brenda ne ushtri) vrasjen e kryeministrit rus etj.falemiNDERit

  7. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    viti 1915:

    Me 10 Shkurt, Gjermanet marin peng 100mije Ruse afer lumit Nieman. Me 14 Shkurt, forcat shqiptare, qe me sa duket ndodheshin ne aleance me Autrohungarine, hapin sulme te ashpera kundra ushtrise serbe qe ndodhej ne Shqiperi qe nga fillimi i luftes. Serbet u detyruan t'a lejne Shqiperine dhe atdheu yne nuk hyri ne lufte sepse nuk i shpalli lufte Serbise por thjesht largoi pushtuesin nga tokat e veta. Me 21 Shkurt mbaron lufta e dyte e Masurias ku do vriten 20mije Ruse dhe 90mije do ngelen pengje te Gjermaneve.
    Mars, minat turke do shperthejne gjasht anije luftarake britanike qe donin te mernin Dardanelet, humbja ishte e madhe. Ne te njejten kohe, Gjermanet do bombardojne Parisin me avionat Zepelin, ky ishte nje nga sukseset e para te Gjermaneve ne ajer.
    Me 3 Maj 1915, Italia do largohet nga "Aksi Qendror" per shkak se kishte tendenca teritoriale brenda ne Austrohungari. Italia donte te merte zonat me minoritet italian te perandorise sic ishin Tirolo, Tergjesti (Trieste) dhe Istria por Viena nuk donte te bente asnje leshim.
    Me 8 Maj, Gjermanet shperthejne ne ujrat britanike super-oqeanin "Luiziana" nga ku do ngelen 1000 te vdekur. Presidenti Uillson kerkon demshperblim nga Gjermanet per pasagjeret amerikane qe u vrane, sepse anija nuk ishte luftarake.
    Daten 1 Qershor, "Zeppelinėt" gjermanė bombardojne Londren, nuk kishte deme te medha.
    Me 12 Maj, Serbet hyne perseri ne Shqiperi, kesaj radhe do pushtojne edhe Tiranen. Me 26 Maj ne lufte do mari pjese edhe Italia, ne krahun e "Antantit", Italia kishte ushtri ne Egje dhe ne Azine e Vogel (Anatolia). Nderkohe te gjitha sulmet e "Antantit" per zoterimin e Dardaneleve - pika strategjike jashte Stambollit qe lidhte Mesdheun me Detin e Zi- deshtuan. Vec perballimit te sulmeve te Anglezeve dhe Francezeve, Osmanet ariten te korin edhe fitore kundra Ruseve ne afersi te Kaukazit (ne lumin Van).
    Nga ana tjeter luftrat e Italianeve me Austrohungarezet ishin bere teper te pergjakshme, ne luften e Isoncos, Italianet kishin 60mije te vrare ndersa Austrohungarezet 45mije.
    Me 9 Gusht, Kajzeri -duke pasur qellim te ndaloje luften dyfrontale qe veshtiresonte Gjermanine- kerkoi te beje paqe me Rusine e cila kishte ardhur ne pozite te veshtire. Por Cari i dha pergjigje negative. Me 31 Gusht, Gjermanet fitojne prape kundra Ruseve, kesaj radhe do shkepusin nga duart e tyre Varshaven. Polonia tashme eshte ndare midis Vienes dhe Berlinit.
    Tetor ne lufte hyne edhe Bullgaria, Ballkani perseri i percare. Me 9 Tetor, forcat gjermano-austrohungareze do pushtojne Beogradin. Me 16 Tetor, Britania i shpall lufte Bullgarise, qe ishte aleate e "Aksit".
    Viti 1915 ishte, pergjithesisht, vit favorizues per "Aksin Qendror". "Aksi" megjithese kishte me pak ushtri kori me shume fitore, keto fitore u shkaktuan me shume nga disiplina dhe nacionalizmi qe dallonte ushtaret gjermane dhe austrohungareze por nga ana tjeter nuk duhet haruar se Gjermania ishte shteti me i pergatitur teknologjikisht per lufte. Gjermanet ne kete kohe pervec mitralozeve dhe tanqeve, perdornin dhe avionet bombardues si dhe lende kimike. Por fuqia me e madhe e Gjermaneve ndodhej te nendecet te cilat tani sa ishin shpikur, nga shkencetare gjermane, dhe shkaktuan te Aletatet humbje te medha ne det. Nga ana tjeter Rusia vashdonte te kishte humbje, jo vetem nga Gjermania, por akoma dhe nga Austrohungaria dhe Perandoria Osmane ndersa Franca me Britanine ngadale-ngadale filluan te mbledhin fuqite e tyre per te perballuar "mostren gjermane".

  8. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    [QUOTE]Postuar mė parė nga Kryeplaku
    [B]. Gjermanet ne kete kohe pervec mitralozeve dhe tanqeve, perdornin dhe avionet bombardues si dhe lende kimike. [QUOTE] [B]

    shenim : me falni per gabimin e bere, se ne kete kohe tanqet nuk ishin shpikur akoma, ato do perdoren per here te pare nga Anglezet vitin 1916. Te fjalia e mesiperme ngatrova fjalen {top} me {tanks}.

  9. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    perSHENDETje
    viti 1916:

    Ne Shkurt Gjermanet do ndermarin nje sulm te madh me qellim hyrjen ne Paris. Reth 280mije ushtare gjerman do ndeshen me forcat mbrojtese franceze ne zonen e Verdenit, ku dhe do te krijohet nje kufi midis dy ushtrive. Ne kete sulm te pare Gjermanet do kene humbje te medha, reth 150mije te vdekur.
    Me 9 Mars ne lufte hyn dhe Portugalia, te ciles i shpall lufte Kajzeri, Portugalia kishte kolonira ne Afrike dhe Azi te cilat donte ti pushtonte Gjermania. Po me 9 Mars 1916, megjithese lufta vashdonte dhe nuk i dihej filli, Britania me Francen firmosin mareveshjen "Saiks-Piko" per ndarjen e Lindjes se Mesme. Lindja e Mesme ne kete kohe i perkiste Perandorise Osmane qe po shkonte drejt renimit, Londra me Parisin i premtuan Rusise Dardanelet me Stambollin dhe per vete vendosen qe: Mesopotamia (Iraku i sotem) me Palestinen te vine nen kontrollin anglez ndersa Siria, Libani dhe Kurdistani (zona qe jetonin Kurdet) ti shkojne Frances. Ne te njejten kohe qe Londra me Parisin benin plane per ndarjen e Lindjes se Mesme nga ana tjeter i shtonin premtimet Arabeve per pavaresi dhe per krijimin e shtetit te tyre. Te shtyer nga Aleatet, Arabat shpallen revolucion kundra Sulltanit dhe me 10 Qershor Arabet e princit Husein clirojne Mekken. Clirimi i Mekkes ishte me shume ngritje psikologjike per Arabet, qe e kishin si vend te shenjte.
    Me 18 Mars, Ruset do ndermarin kundersulm ndaj Gjermaneve. Deshtim i Carit, reth 100mije ushtare ruse do vriten ne betejen afer liqenit Nars (20mije Gjermane). Por pak kohe me vone, ne muajin Prill, Ruset do korin fitore kundra Osmaneve duke mare Trapezunten. Ne te njejten kohe, nendecet gjermane do shfaqen edhe ne detin Egje, duke veshtiresuar me shume veprimtarine e Aleateve ne Mesdhe.
    Me 7 Qershor, Britania do tronditet nga lajmi i vrasjes se Ministrit te Luftes, Lordit Licener, i cili ndodhej ne nje anije qe u shperthye nga nendece gjermane. Sulmet e nendeceve gjermane kishin sjellur shume humbje te Aleatet por edhe te shtetet qe nuk kishin hyre akoma ne lufte, te vrare nga keto sulme kishin ngelur edhe shume Amerikane, kjo kishte si pasoje keqesimin e lidhjeve Gjermani-SHBA.
    Me 30 Qershor, Aleatet hapin sulm ne veri te lumit Som (midis Frances dhe Belgjikes). Ne kete lufte Gjermanet perdorin bomba kimike qe qerojne dhe paralizojne kundershtaret. Nga ana tjeter Ruset do korin nje nga fitoret e para te tyre me rendesi ne kete lufte. Strategu Brusilof do fitoje ushtrine gjermano-austriake ne Austri duke detyruar Gjermanet te lejne pas dore frontin e Somit ku aleatet ishin zene ngushte. Brusilofi zuri peng afro 200mije ushtare. Ne Korrik Brusilofi do kori fitore perseri, kesaj radhe do mari reth 271mije pengje. Humbja per Gjermanet ishte e madhe, Kajzeri u detyrua te dergoje perseri Hidenburgun ne frontin lindor. Nga ana tjeter Ruset do korin fitore edhe kundra Osmaneve ne Kaukaz, 34mije Osmane te vrare.
    Me 1 Korrik, brenda 24 oreve do vriten 60mije ushtare anglez te cilet u munduan te debojne Gjermanet nga vendet qe kishin zene krahe lumit Som.
    Me 15 Gusht Italianet zbarkohen ne Himare, brenda pak diteve do pushtojne Shqiperine Jugore. Dy dite me vone ne lufte do hy dhe Rumania e cila i shpall lufte Bullgarise dhe Gjermanise. Me 27 Gusht Italia i shpall lufte edhe Gjermanise. Me 1 Shtator Rumanise i shpall lufte Bullgaria,e cila kishte pushtuar zonat verilindore te Greqise, Ballkani perseri ne mes te gjakut.
    Shtator, Francezet i'a arijne te debojne Gjermanet nga Somi.
    Me 21 Tetor vritet, nga socialisti Frederik Adler, kryeministri i Austrohungarise. Ironia eshte se dhe vrasesi i princit Ferdinand dhe ai i kryeministrit i shpetuan pushkatimit.
    Me 5 Nentor shpallet pavaresia e Polonise, Gjermanet dhe Austrohungarezet e shkeputen Polonine nga Rusia dhe e shpallen shtet me qellim qe te hy dhe populli polonez ne lufte kundra Carit, ne favor te Aksit. Me 30 Nentor vdes perandori i Austrohungarise, Francesk Josif.
    Dhjetor, Gjermanet pushtojne Bukureshtin. Nga ana tjeter Francezet sulmojne pozicionet e Gjermaneve ne Verden dhe i zbrapsin, por per t'i'a aritur qellimit u deshen te vriten 700mije ushtare Francez dhe Gjermane.
    falemiNDERit

  10. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    perSHENDETje
    viti 1917:

    Ne Shkurt Gjermanet, mbas shume trazirave qe kishin shkaktuar ne detet e Europes Perendimore me nendecet e tyre, do shpallin luften detare- e cila ndalohej nga Drejtesia Ndorkembetare e asaj kohe- kundra te gjithave anijeve luftarake ose jo, te vendeve kundershtare dhe asnjanase, qe do shfaqeshin ne Detin Balltik, Atlantik edhe Mesdhe. Ky lajm beri buje ne SHBA, cdo gje tregonte se asnjanesia (utraliteti) e SHBAse nuk do sgjaste shume. Brenda tre javeve te para te Shkurtit Gjermanet do permbysin 134 anije joluftarake ne keto dete.
    Me 11 Mars, Anglezet do pushtojne Bagdatin qe deri atehere ndodhej nen fuqine e Sulltanit. Ne te njejten kohe Karoli I, perandori i Austrohungarise, i kerkon Frances mareveshje dypaleshe per paqe. Duken shenjat e para te pamundesise te Aksit Qendror te perballoje ne lufte nje grup te madh shtetesh, sic po ndodhte.
    Me 16 Mars, puc shteti qo detyroje Carin te japi doreheqje. Ne Rusi kishte kohe qe kishin filluar trazira te brendeshme. Lufta qe vashdonte kishte shumefishuar pakenaqesine e popullit rus, vetem ne vitin 1915 ishin vrare afersisht 2milione Ruse, shpenzimet e luftes kishin rafshuar ekonomine ruse, ushqimet ishin te paketa, populli vdiste per buke. Sindikatat ruse kishin shpallur tereheqje nga aktivizimi punesor, por Cari vashdonte kokefortesine, grevat e punetoreve ishin mbytur me gjak. Duma - parlamenti rus- doli ne krahe te punetoreve, kjo gje beri Nikolaun II te dergoje nje batalion ushtarak per shkatrimin e Dumes por batalioni si perfundim u kthye kundra vet Nikolaut, Carit, dhe e detyroi te jape doreheqje. Qeveria e re ruse ishte me pak e gateshme per vashdimin e luftes.
    Nderkohe qe Kajzeri po shpresonte te vashonte luften me nje armik me pak, Rusine, ne anen tjeter te Atlantikut po pergatiteshin per lufte. Me 6 Prill, presidenti amerikan Willson i shpall luften Gjermanise, te cilen e kishte paralajmeruar te mos ngacmonte anijet amerikane. Pergjigja amerikane per lufte ishte e plote, 90 vota pro ne Kongres (nga 96) 375 vota pro ne Parlament (nga 425). Hyrja e SHBAse ne lufte i dha kurajo Aleateve, kryeminsitri britanik Loud Xhorxh e pershendeti hyrjen e SHBAs duke thene se "SHBAja do behet superfuqi e botes ne ate shkalle qe nuk u be asnjetjeter me pare"- parashikim i guximshem ne nje kohe qe SHBAja ishte shume mbrapa Europes teknologjikisht dhe ushtarakisht. Vepra e pare luftarake nga Amerikanet ishte zenja e 91 anijeve tregtare gjermane, nga te cilat 27 ndodheshin vetem ne portin e Nju Jorkut. Ne Dhjetor SHBAja do i shpalli lufte dhe Austrohungarise.
    15 Prill, Anglezet me ndihmen e Kanadezeve do fitojne kundra Gjermaneve ne zonen Aras, kjo fitore teritoriale i kushtoi atyre 85mije ushtare kurse Gjermaneve 75mije.
    Ne Maj, Austriaket do shperthejne 14 anije italiane ne brigjet e Shqiperise.
    Me 8 Qershor, mbaroi lufta e dhjete e Isoncos, Italianet kishin 157mije te vrare kurse Austrohungarezet vetem 75mije.
    Korrik, Finlanda, me renjen e dinastise "Romanof" gjeti rastin te shpalli pavaresine e saj nga Rusia.
    Ne Tetor, Britania i ve embargo Norvegjise, Suedise, Danimarkes dhe Hollandes per shkak se ato furnizonin me lende te pare Kajzerin. Por kjo gje nuk duket te mposhte tendencen e Guilemit, te vashdoje pushtimet, ne te njejtin muaj ai do pushtoje ishujt ruse Oesel dhe Dangko ne Detin Balltik.
    Humbja me poshteruese, qe uli prezencen, e Aleateve ndodhi me 24 Tetor kur trupat gjermanoaustriake befasuan Italianet duke organizuar kundrasulm ne kohen qe binte shi ne zonen Kaporetto. Humbja e Italianeve ishte e madhe, 10mije te vrare, 300mije te kapur peng dhe 400mije Italiane te tjere dezertuan nga frika. Pergjithesisht figura e Italianeve ne Luften e Pare Boterore si dhe ne te Dyten ishte shgenjyese, gje qe tregon mospergatitjen e Italise per lufte si dhe mungesen e disiplines ne temperamentin italian.
    7 Nentor, do shkruhet nje nga ngjarjet me te medha te shekullit 20, behet fjale per "Revolucionin e Kuq" ose "Revolucioni Bolshevik i Tetorit" -sipas kalendarit julian qe perdornin Ruset data ishte 25 Tetor. Revolucioni i Kuq ishte nje nga revolucionet qe do ndronte historine e njerezimit si asnjehere tjeter, nje dogem e re do mbizoteroje politiken e shume shteteve dhe do ndaje boten ne dy pjese, ne boten komuniste dhe boten kapitaliste. Bolsheviket gjeten rastin per te mare me revolucion nga poshte dhe puc shteti nga siper,qeverisjen ne Rusi. Nje nga qellimet e para te Bolshevikeve eshte te largohet Rusia nga lufta e pergjakshme e cila, sipas Leninit, behej nga kapitalistat per interesat e tyre dhe jo ne interes te popujve. Gjithashtu Bolsheviket nuk e donin ushtrine ne front por perkrahe tyre per te mbeshtetur qeverisjen dhe per krijimin e nje shteti te ri, te shtetit Sovjetik. Me 16 Dhjetor do shpallet armepushim midis Bashkimit Sovjetik dhe Aksit Qendror- Gjermani, Austrohungari, Bullgari, Turqi- per aritjen e ketij armepushimi Bolsheviket duhet te benin shume leshime kundrejte tokave si psh. Polonise, Ukraines, shteteve balltike, por kjo nuk do te thoshte se keto shtete nuk do te luftojne perseri midis tyre.
    falemiNDERit

  11. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    viti1918...

    Ne muajin Shkurt, Lenini me Trockin do krijojne Ushtrine e Kuqe. Vepra e pare e kesaj ushtrie ishte pushtimi i Kievit, kryeqytet i Ukraines e cila sapo ishte shpallur e pavarur.
    Nga ana tjeter, Gjermania po i kerkonte paqe Uashingtonit edhe Londres, por pergjigja ishte negative. Me 20 Shkurt Gjermanet shkelin armepushimin qe kishin shpallur me Rusine duke organizuar sulm ne frontin lindor. Gjermanet do marin pa veshtiresi, biles dhe me mbeshtetjen e antibolshevikeve, vendet e Gjirit Balltik, do marin Rigen dhe do i drejtohen Petritgradit, kryeqytetit rus, me qellim qe te detyrojne Ruset te mbyllin protokoll ne interes te Gjermanise.
    Me 5 Mars, Bolsheviket do e levizin kryeqytetin e Rusise ne brendesi te vendit, ne Moske, e cila kishte pozite me te mire. Me 14 Mars, Ruset detyrohen te nenshkruajne Protokollin Brest-Litofsk, me te cilin njihnin pavaresine e Finlandes, e Polonise dhe te Ukraines. Me 20 Mars, Bolsheviket i kerkojne SHBAs ndihme per organizimin e Ushtrise se Kuqe (cfare ironie!).
    31 Mars, tre milione Gjermane do luftojne ne frontin perendimor. Forcat e tyre do arine ne afersi te Parisit. Me 6 Maj, brenda nje dite Gjermanet do hedhin mbi 15mije bomba kimike ne pozicionet qe kishin Amerikanet, shume te plagosur (te qoruar, pqaralizuar etj.). Megjithate ne Gjermani ka shqetesim te madh sepse ushtrise po i mbaroheshin municionet.
    Ne te njejten kohe Rusia "po shuhej" nga lufta civile, midis Ushtrise se Kuqe, Ushtrise se Bardhe dhe mbretedashesve. Gjendja ne te cilen ndodhet Rusia lejon te fuqite e huaja te zbarkohen ne token e saj.
    Me 30 Qershor, kryeministrat Loud Xhorxh, Klemanso dhe kryeministri i Italise Vittorio Orlando i dergojne nje leter Uillsonit me te cilen i kerkojne qe SHBAja te ndihmoje aleatet me 4milion trupa. Aleatet ne kete kohe kishin 1,45milion kembesore kurse Gjermanet 1,65 kembesore, ata kishin nevoje per trupa dhe jo per keshilla. Nderkohe Gjermanet do shpikin nje lloj te ri topi me te cilin do bombardojne Parisin nga 65 milje largesi.
    Me 16 Korrik, oficeret ruse qe mbanin peng Carin ne Siberi qe nga dita qe dha doreheqje do e pushkatojne ate dhe familjen e tij, per shkak se ne ate zone po afroheshin Ushtria e Bardhe dhe carofilet, me kete menyre ata i dhane fund mundesise te vij perseri ne fuqi Cari. Kjo ishte menyra me poshteruese me te cilen ju dha fund qeverisjes se Romanofeve mbas tre shekujsh mbreterie.
    Ne fund te Korrikut, Francezet me ndihmen e Amerikaneve do marin shume pozicione te Gjermaneve ne frontin perendimor. Gazetat franceze parashikojne se meqenese fitore kundra Aksit po kryen qe tani, deri ne fund te Tetorit, Gjermania do dorezohet sepse atehere Aleatet do ken perkrahe tyre dhe 4milion Amerikane. Nga ana tjeter vashdojne sukseset e Aksit, kesaj radhe Turqit do pushtojne Armenine.
    Me 8 Gusht, Aleatet rethuan Gjermanet dhe moren gjithe pozicionet e tyre ne lumin Som. Dhjete dite me vone Aleatet i shpallin lufte edhe Bolshevikeve, sepse ndjenin rrezikun komunist per Rusine dhe per gjithe Europen. Ne Ballkan do filloje kundrasulmi grek ndaj Bullgareve.
    Me 25 Gusht, Brazili do i shpalli lufte Austrohungarise.
    Shtator, fitoret e Francezeve dhe Amerikaneve do detyrojne Gjermanet te terhiqen nga fronti perendiomor. Gjithashtu Guilemi me Karlin e Austrise do fillojne te kerkojne paqe me Aleatet. Ne fund te Shtatorit, kundrasulmet e aleateve do pakesojne forcat gjermane. Gabimi i Gjermanise ishte se nuk i vuri rendesi kercenimeve te Uillsonit. Tani qe Aleatet jane fuqizuar me 4milion Amerikane duket qarte se po vjen fundi per Kajzerin.
    Austria do kerkoje fillimin e bisedimeve per mbylljen e luftes, pergjigja qe ju dha nga Uillsoni ishte "nuk bejme bisedime me diktatore por vetem me qeveri qe shprehin deshiren e popullit". Paqe kerkon edhe Bullgaria.
    Me 1 Tetor, Anglezet do marin Damaskun. Me 17 Tetor Hungaria do ndahet nga Austria dhe do shpalli pavaresine. Me 31 Tetor, me revolucion do bjere dinastia e Ampsburgeve ne Austri, vendi do qeveriset me sistem parlamentar. Ne te njejten kohe Hidenburgu paralajmeron Kajzerin se ushtria po shkonte drejt shkaterimit. Me 30 Nentor, Sulltani do nenshkruaje paqe me Aleatet. Italianet do smbrapsin Austriaket. Me 9 Nentor Kajzeri detyrohet te japi doreheqje, ne fuqi do vine socialistet. Lufta po mbaron.

    Me 11 Nentor 1918 ne nje vagon treni ne pyellin Kambien, Gjermania do nenshkruaje paqe. Disa nga kushtet e paqes ishin:

    1) Brenda 14 diteve duhej qe forcat gjermane te braktisnin tokat e pushtuara si dhe Alsatine me Lorenin (zona me minoritet francez qe i kishte Gjermania)
    2)Demshperblim nga Gjermania, me pajisje teknologjike.
    3)Gjermanet duhet te clironin pengjet e Aleateve, reth dy milion ushtare.
    4) Rikthim i Gjermanise te kufinjte e vitit 1914 (para se te filloje lufta)
    5)Flota gjermane duhej te c'armatosej me nje here, dhe ne portet (si dhe ne pika te tjera strategjike) e Gjermanise duhet te vendoseshin forcat e Aleateve.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •