perSHENDETje
Per t'i'a aritur nje shpjegim sa me te mire te kesaj teme, sigurisht qe menyra anlizuese duhet te shkeputet disi nga kufinjte e Historise dhe t'i afrohet me teper shkencave politike. Gjeja e pare qe na shkon ne mend kur degjojme "Lufta e Ftohte", eshte pyetja: pse quhet e ftohte? Mbiemri "e ftohte" eshte sepse kjo dukuri ka karakteristikat e nje lufte -ku ekzistojne dy pale kundershtare, dhe gjithmone njera pale mundohet te perfitoje ne dem te pales tjeter- e cila nuk ariti ne shkallen e perleshjes ushtarake. Per anlizuesit Realist, Lufta e Ftohte perbente realizimin fantastik te teorise se tyre, e cila thote qe barazimi i fuqive te dy poleve sjell nje sistem nderkombetar te paluhatur ku mbizoteron paqa (nuk kemi perleshje). Psikologjia e Luftes se Ftohte u bazua te e ashtuquajtura teori "fusha e shumes xero". Sipas kesaj teorie perfitimi i njerit pol fuqije do te thot humbje per polin tjeter. Keshtu te dy polet (BS-SHBA) hyne ne nje konkurence me njeri tjetrin kush te mundet te dali me i fituar.
Nga Lufta e Dyte Boterore, fuqite klasike te botes dolen te pergjunjezuara dhe ekonomite e tyre nuk i jepnin shume mundesi per veprim. Perkundrazi te perfituara nga kjo lufte dolen dy fuqi te reja, SHBA dhe BS. SHBA dhe BS ishin simbolet "e verteta" te botes se lire, ne kundershtim me Britanine e Madhe dhe Francen te cilat megjithese e quanin veten perfaqesues te botes se lire dhe dhane kontribut te madh kundra nazismit-fashismit vashdonin ende te ishin fuqi shtypese koloniale. Perkundrazi SHBA dhe BS shfaqeshin kundershtare te politikes se kolonive. SHBA ishte perkrahese e lirise ku perparesi ka liria e personit per veprim kurse BS deshironte lirine ku perparesi ka interesi i komunes (bashkesise). Keshtu qe ne fillim te kesaj konkurence shfaqet i theksuar kundershtimi ideologjik.
Mbas vdekjes se Leninit, BS vashdonte te ishte ende i pa bashkuar, dhe ne vend kishte shume trazira midis Nacionalisteve dhe Komunisteve dhe shume zona te Federates nuk qeveriseshin nga Moska por nga qeverite lokale. Me ardhjen e Stalinit gjerat do ndryshojne. Brenda pak viteve Stalini, here me dipllomaci here me dhune te eger, do arije t'a mbledhi udheheqjen e shtetit te madh Sovjetik ne duart e Moskes. Gjithashtu ai do i'a arije te fiki kundershtimet qe ekzistonin brenda Partise duke shdukur pothuajse te gjithe anetaret e vjeter te vendosur ne poste nga Lenini dhe duke i zevendesuar ata me njerez te besueshem te ai. Pavaresisht se brenda shtetit Stalini ishte nje diktator i vertet, por kishte fituar dhe mbeshtetjen e popullit, ai ishte ndertuesi i vertete i Supefuqise Sovjetike (Rreziku Sovjetik). Stalini ariti qe me fuqine e tij t'i japi nje goditje te rende edhe Nazismit.
Me mereveshjen e Jaltes dy superfuqite ndane zonat e mbikeqyrjes dhe qe kendej e tutje njera pale duhet te respektonte zonen e pales tjeter. Keshtu dy superfuqite benin shpesh luftra ne zonen ku kishin prioritet per te ruajtur poziten e tyre por nuk u perzinin ne zonen ku kishte prioritet kundershtari. Keshtu shpjegohen edhe ngjarjet e Vietnamit ose te Avganistanit etj. Per shembull ne Vietnam Amerikanet luftonin kundra komunisteve por Sovjetiket megjithese ishin komuniste nuk nderhynin (pavaresisht nga prapaskenat).
Pas Luftes se Dyte Boterore, presidenti Truman i trembur nga gjendja ekonomike e veshtire te Europes vendosi qe shteti i tij te ndihmoje Europen te rimekembet, sepse ne te kundert kishte rrezik qe Europa ti nenshtrohej BS (Dogma Truman). Keshtu ne Qershor te 1947es, midis ministrit te jashtem amerikan G. Marshall
SHBA fillon bisedimet me Europianet per menyren e ndarjes se kesaj ndihme ekonomike, te cilen SHBA e drejtonte per te gjithe Europen. Kjo ndihme ngeli e njohur si "Plani Marshall". Si perfundim kete ndihme nuk e pranuan BS dhe vendet e tjera komuniste (Europa Lindore). Keshtu kemi ndertimin e nje blloku lindor kundra nderhyrjes se SHBA. Pas ketyre ngjarjve u duk qarte se dy superfuqite kishin hyre ne konkurence me njera tjetren dhe secila u mundonte qe te krijonte ne zonen e saj te prioritetit nje stabilitet. Keshtu vendet kapitaliste me ne krye SHBA do krijojne aleancen e NATOs me qellim qe t'i bejne prite nje sulmi te mundshem sovjetik kurse Komunistet do pergjigjen me Mareveshjen e Varshaves. Kjo mereveshje u nenshkrua ne Maj te 1955 midis Shqiperise, Bullgarise, Ungarise, Gjermanise Lindore, Polonise, Rumanise, Cekosllovakise dhe Bashkimit Sovjetik, me qellim beshkpunimin ushtarak dhe ekonomik te ketyre vendeve nen veshtrimin e BS, u krijua dhe nje organizate ushtarake ne te cilen nuk merte pjese Gjermania Lindore. Tito nuk mori pjese ne kete mareveshje, zgjodhi nje politike te pavarur. Keshtu pesha ne Mesdhe i ra Shqiperise.
Por Lufta e Ftohte nuk u perkufizua vetem te celja e aleancave ajo u hap edhe ne fushen e teknologjise ushtarake. Vetem dy vjet pas bombes se Hiroshimes, edhe BS pranoi se kishte ne duart e veta bombe berthamore. Ne vitin 1952 BS do shpiki edhe nendetese me fuqi berthamore.
Ne vitin 1953 Stalini do vdes. Vetem disa muaj pas vdekjes se tij trashgimetari i tij ne udheheqje, Nikita Krucshovi, do e shpalli Stalinin si njeri qe i beri dem popullit dhe partise. Sipas Krucshovit, Stalini kishte shdukur 98 nga 135 te cilet ishin anetaret kryesore te partise ne vitin 1935. Gjithashtu akuzoi ne Kuvendin e Partise se Stalini kishte vrare 1110 nga 1966 perfqesuesit komuniste te keshillit te 17te te partise dhe se kishte vrare edhe 5000 oficere. Sidoqofte vet Krucshovi nuk e ndryshoi politiken e tij te jashtme, perkundrazi ai i vashdoi edhe me teper armatimin e Ushtrise se Kuqe. Ne Nentorin e 1956 ai do dergoi trupat ruse ne Budapest, sepse qeveria hungareze donte ti largohej aleances se Varshaves (ne vitin 1967 u largua edhe Shqiperia nga aleanca e Varshaves, por nuk patem fatin e keq te Hungarise ose te Cekosllovakise ne vitin 1968) dhe vendosi nje qeveri filosovjetike. Ne 1961 Komunistet ndertojne murin e Berlinit duke shkeputur cdo lidhje midis Gjermanise Perendimore dhe asaj Lindore, krize ne fushen dipllomatike. Me 17 Prill 1961 Amerikanet ishin munduar te organizonin puc shteti ne Kube, duke armatosur Kubaneze kundershtare te Fidel Kastros dhe duke i zbarkuar ata ne Kube. Por Kastro gezonte perkrahjen e popullit kubanez dhe keshtu brenda 4 diteve u shtyp cdo lloj rebelizmi nga Kastro. Problemi kubanez kishte frikesuar shume Amerikanet te cilet shihnin rrezikun prane vetes. Ne Tetor 1962, bota perpak i shpetoi luftes perfundimtare. Jashte bregdetit kubanez u gjenden ball per ball anijet luftarake amerikane me anijet sovjetike qe po conin arme berthamore ne Kube, anijet amerikane kishin rethuar Kuben ne menyre qe ajo te mos merte armatimin sovjetik. Vendimi Krucshovit ne momentin e fundit qe anijet sovjetike te ktheheshin mbarpsht e shpetoi boten nga shkatrimi.
Tani konkurenca e superfuqive mori dhe nje fytyre tjeter, ajo qe me vone do quhet "lufta e yjeve". Ne vitin 1957 Sovjetiket do dergojne anijen e pare kosmike (Sputnik) ne hapesire. Ne 12 Prill 1961 Sovjetiket do dergojne njeriun e pare ne hapesire, oficerin Juri Gagarin. Me 25 Maj do dergojne edhe Amerikanet njeriun e tyre ne hapesire, Alan Separdin. Me 22 Nentor 1963 vritet Kenedi, e zevendeson L. Xhonson. Me 1964 pa mend ngelen Amerikanet kur Krucshovi i thote se "po deshet te shihni si duken zonat ushtarake amerikane nga hapesira mund t'ju japim disa foto qe kane nxjerre astronautet tane, po patet dhe ju tonat na i jepni". Kjo tregon se "pushtimi i hapesires" tani me perben perfitim strategjik. Me 20 Korrik 1969 Amerikanet do kene perparesi ndaj Sovjetikeve, kjo eshte dita kur dy njerezit e pare (Amerikane) do shkelin ne Hene, keta ishin Nil Amstrong dhe Eduin Oldrin (me Apollon).
Sidoqofte deri ne fund te viteve 70 armatimi sovjetik ishte shume me i rende se sa ai i botes kapitaliste. Ky ishte shkaku qe me 12 Dhjetor 1979, shtetet e NATOs do takohen ne Bruksel per te biseduar shtimin e armatimit te tyre. Ne Nentor te vitit 1980 president i SHBAs do behet republikani Ronald Regan. Regan ne kundershtim me presidentet e kaluar zgjodhi nje politike te re ne perballimin e problemit. Ai kishte vene re se SHBA gjithmone kishte armatim me te lehte se BS dhe se aleatet e SHBAs nuk ndjeheshin me te sigurte. Keshtu ai vendosi qe te harxhoi reth 40% te ekonomise shtetrore te SHBAs per cdo vit vetem per ushtrine (reth 500 miliard dollare ne vit, nese nuk e kam gabim). Por ekonomia e SHBAs ishte ekonomi e hapur ne kundershtim me ekonomine e mbyllur sovjetike, dhe kjo e bente SHBAn te gjente buxhete per ushtrine ne kundershtim me BS. Keshtu nga nje moment e tutje BS ishte ajo qe nuk arinte dot SHBAn, megjithese dhe BS harxhonte me shume se c'duhej per ushtrine e saj.
Ne vitin 1985 president i BS behet Mihail Gorbacovi. Gorbacovi do sjelli nje fryme te re ne politiken sovjetike, ai do e bej sistemin me demokratik dhe ekonomine me te hapur. Gjithashtu Gorbacovi do jet me i bute ne lidhjet me Perendimin ne kundershtim me presidentet para tij. Gorbacovi erdhi ne fuqi ne nje moment qe BS kishte probleme te medha ekonomike, dhe nje superfuqi me probleme ekonomike ishte gjeja me rrezikshme per boten. Ne vitin 1987 do nenshkruhet marevshje per uljen ne numer te armeve berthamore midis Reganit dhe Gorbacovit. Kurse ne vitin 1989 pas nje takimi midis Bushit dhe Gorbacovit do mari fund Lufta e Ftohte.
Mendimi im eshte se bota i ka borxh Gorbacovit (edhe Bushit)nje "faleminderit" per shkakun qe Lufta e Ftohte mbaroi ne menyre paqesore. Ne vitet 80 mendohet qe fuqija ushtarake e dy superfuqive ishte sa per t'a shkateruar te gjithe boten te pakten 5 here. Shume vende kur kane probleme te brendshme shkojne drejt luftes. Ne saj te Gorbacovit BS i'u drejtua rruges per zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe politike midis ndryshimeve ne sistemin politik te saj dhe jo midis te ndonje menyre tjeter qe mund te vinte boten ne rrezik. Ndonjeri mund te thote qe ajo qe beri Gorbacovi ishte dicka llogjike, por e verteta eshte se ne politike nuk dominon gjithmone llogjika!
falemiNDERit
Krijoni Kontakt