Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 60
  1. #21
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Nje veshtrim i shkurter mbi Luften e Ftohte(1945-1989)

    perSHENDETje
    Per t'i'a aritur nje shpjegim sa me te mire te kesaj teme, sigurisht qe menyra anlizuese duhet te shkeputet disi nga kufinjte e Historise dhe t'i afrohet me teper shkencave politike. Gjeja e pare qe na shkon ne mend kur degjojme "Lufta e Ftohte", eshte pyetja: pse quhet e ftohte? Mbiemri "e ftohte" eshte sepse kjo dukuri ka karakteristikat e nje lufte -ku ekzistojne dy pale kundershtare, dhe gjithmone njera pale mundohet te perfitoje ne dem te pales tjeter- e cila nuk ariti ne shkallen e perleshjes ushtarake. Per anlizuesit Realist, Lufta e Ftohte perbente realizimin fantastik te teorise se tyre, e cila thote qe barazimi i fuqive te dy poleve sjell nje sistem nderkombetar te paluhatur ku mbizoteron paqa (nuk kemi perleshje). Psikologjia e Luftes se Ftohte u bazua te e ashtuquajtura teori "fusha e shumes xero". Sipas kesaj teorie perfitimi i njerit pol fuqije do te thot humbje per polin tjeter. Keshtu te dy polet (BS-SHBA) hyne ne nje konkurence me njeri tjetrin kush te mundet te dali me i fituar.
    Nga Lufta e Dyte Boterore, fuqite klasike te botes dolen te pergjunjezuara dhe ekonomite e tyre nuk i jepnin shume mundesi per veprim. Perkundrazi te perfituara nga kjo lufte dolen dy fuqi te reja, SHBA dhe BS. SHBA dhe BS ishin simbolet "e verteta" te botes se lire, ne kundershtim me Britanine e Madhe dhe Francen te cilat megjithese e quanin veten perfaqesues te botes se lire dhe dhane kontribut te madh kundra nazismit-fashismit vashdonin ende te ishin fuqi shtypese koloniale. Perkundrazi SHBA dhe BS shfaqeshin kundershtare te politikes se kolonive. SHBA ishte perkrahese e lirise ku perparesi ka liria e personit per veprim kurse BS deshironte lirine ku perparesi ka interesi i komunes (bashkesise). Keshtu qe ne fillim te kesaj konkurence shfaqet i theksuar kundershtimi ideologjik.
    Mbas vdekjes se Leninit, BS vashdonte te ishte ende i pa bashkuar, dhe ne vend kishte shume trazira midis Nacionalisteve dhe Komunisteve dhe shume zona te Federates nuk qeveriseshin nga Moska por nga qeverite lokale. Me ardhjen e Stalinit gjerat do ndryshojne. Brenda pak viteve Stalini, here me dipllomaci here me dhune te eger, do arije t'a mbledhi udheheqjen e shtetit te madh Sovjetik ne duart e Moskes. Gjithashtu ai do i'a arije te fiki kundershtimet qe ekzistonin brenda Partise duke shdukur pothuajse te gjithe anetaret e vjeter te vendosur ne poste nga Lenini dhe duke i zevendesuar ata me njerez te besueshem te ai. Pavaresisht se brenda shtetit Stalini ishte nje diktator i vertet, por kishte fituar dhe mbeshtetjen e popullit, ai ishte ndertuesi i vertete i Supefuqise Sovjetike (Rreziku Sovjetik). Stalini ariti qe me fuqine e tij t'i japi nje goditje te rende edhe Nazismit.
    Me mereveshjen e Jaltes dy superfuqite ndane zonat e mbikeqyrjes dhe qe kendej e tutje njera pale duhet te respektonte zonen e pales tjeter. Keshtu dy superfuqite benin shpesh luftra ne zonen ku kishin prioritet per te ruajtur poziten e tyre por nuk u perzinin ne zonen ku kishte prioritet kundershtari. Keshtu shpjegohen edhe ngjarjet e Vietnamit ose te Avganistanit etj. Per shembull ne Vietnam Amerikanet luftonin kundra komunisteve por Sovjetiket megjithese ishin komuniste nuk nderhynin (pavaresisht nga prapaskenat).
    Pas Luftes se Dyte Boterore, presidenti Truman i trembur nga gjendja ekonomike e veshtire te Europes vendosi qe shteti i tij te ndihmoje Europen te rimekembet, sepse ne te kundert kishte rrezik qe Europa ti nenshtrohej BS (Dogma Truman). Keshtu ne Qershor te 1947es, midis ministrit te jashtem amerikan G. Marshall
    SHBA fillon bisedimet me Europianet per menyren e ndarjes se kesaj ndihme ekonomike, te cilen SHBA e drejtonte per te gjithe Europen. Kjo ndihme ngeli e njohur si "Plani Marshall". Si perfundim kete ndihme nuk e pranuan BS dhe vendet e tjera komuniste (Europa Lindore). Keshtu kemi ndertimin e nje blloku lindor kundra nderhyrjes se SHBA. Pas ketyre ngjarjve u duk qarte se dy superfuqite kishin hyre ne konkurence me njera tjetren dhe secila u mundonte qe te krijonte ne zonen e saj te prioritetit nje stabilitet. Keshtu vendet kapitaliste me ne krye SHBA do krijojne aleancen e NATOs me qellim qe t'i bejne prite nje sulmi te mundshem sovjetik kurse Komunistet do pergjigjen me Mareveshjen e Varshaves. Kjo mereveshje u nenshkrua ne Maj te 1955 midis Shqiperise, Bullgarise, Ungarise, Gjermanise Lindore, Polonise, Rumanise, Cekosllovakise dhe Bashkimit Sovjetik, me qellim beshkpunimin ushtarak dhe ekonomik te ketyre vendeve nen veshtrimin e BS, u krijua dhe nje organizate ushtarake ne te cilen nuk merte pjese Gjermania Lindore. Tito nuk mori pjese ne kete mareveshje, zgjodhi nje politike te pavarur. Keshtu pesha ne Mesdhe i ra Shqiperise.
    Por Lufta e Ftohte nuk u perkufizua vetem te celja e aleancave ajo u hap edhe ne fushen e teknologjise ushtarake. Vetem dy vjet pas bombes se Hiroshimes, edhe BS pranoi se kishte ne duart e veta bombe berthamore. Ne vitin 1952 BS do shpiki edhe nendetese me fuqi berthamore.
    Ne vitin 1953 Stalini do vdes. Vetem disa muaj pas vdekjes se tij trashgimetari i tij ne udheheqje, Nikita Krucshovi, do e shpalli Stalinin si njeri qe i beri dem popullit dhe partise. Sipas Krucshovit, Stalini kishte shdukur 98 nga 135 te cilet ishin anetaret kryesore te partise ne vitin 1935. Gjithashtu akuzoi ne Kuvendin e Partise se Stalini kishte vrare 1110 nga 1966 perfqesuesit komuniste te keshillit te 17te te partise dhe se kishte vrare edhe 5000 oficere. Sidoqofte vet Krucshovi nuk e ndryshoi politiken e tij te jashtme, perkundrazi ai i vashdoi edhe me teper armatimin e Ushtrise se Kuqe. Ne Nentorin e 1956 ai do dergoi trupat ruse ne Budapest, sepse qeveria hungareze donte ti largohej aleances se Varshaves (ne vitin 1967 u largua edhe Shqiperia nga aleanca e Varshaves, por nuk patem fatin e keq te Hungarise ose te Cekosllovakise ne vitin 1968) dhe vendosi nje qeveri filosovjetike. Ne 1961 Komunistet ndertojne murin e Berlinit duke shkeputur cdo lidhje midis Gjermanise Perendimore dhe asaj Lindore, krize ne fushen dipllomatike. Me 17 Prill 1961 Amerikanet ishin munduar te organizonin puc shteti ne Kube, duke armatosur Kubaneze kundershtare te Fidel Kastros dhe duke i zbarkuar ata ne Kube. Por Kastro gezonte perkrahjen e popullit kubanez dhe keshtu brenda 4 diteve u shtyp cdo lloj rebelizmi nga Kastro. Problemi kubanez kishte frikesuar shume Amerikanet te cilet shihnin rrezikun prane vetes. Ne Tetor 1962, bota perpak i shpetoi luftes perfundimtare. Jashte bregdetit kubanez u gjenden ball per ball anijet luftarake amerikane me anijet sovjetike qe po conin arme berthamore ne Kube, anijet amerikane kishin rethuar Kuben ne menyre qe ajo te mos merte armatimin sovjetik. Vendimi Krucshovit ne momentin e fundit qe anijet sovjetike te ktheheshin mbarpsht e shpetoi boten nga shkatrimi.
    Tani konkurenca e superfuqive mori dhe nje fytyre tjeter, ajo qe me vone do quhet "lufta e yjeve". Ne vitin 1957 Sovjetiket do dergojne anijen e pare kosmike (Sputnik) ne hapesire. Ne 12 Prill 1961 Sovjetiket do dergojne njeriun e pare ne hapesire, oficerin Juri Gagarin. Me 25 Maj do dergojne edhe Amerikanet njeriun e tyre ne hapesire, Alan Separdin. Me 22 Nentor 1963 vritet Kenedi, e zevendeson L. Xhonson. Me 1964 pa mend ngelen Amerikanet kur Krucshovi i thote se "po deshet te shihni si duken zonat ushtarake amerikane nga hapesira mund t'ju japim disa foto qe kane nxjerre astronautet tane, po patet dhe ju tonat na i jepni". Kjo tregon se "pushtimi i hapesires" tani me perben perfitim strategjik. Me 20 Korrik 1969 Amerikanet do kene perparesi ndaj Sovjetikeve, kjo eshte dita kur dy njerezit e pare (Amerikane) do shkelin ne Hene, keta ishin Nil Amstrong dhe Eduin Oldrin (me Apollon).
    Sidoqofte deri ne fund te viteve 70 armatimi sovjetik ishte shume me i rende se sa ai i botes kapitaliste. Ky ishte shkaku qe me 12 Dhjetor 1979, shtetet e NATOs do takohen ne Bruksel per te biseduar shtimin e armatimit te tyre. Ne Nentor te vitit 1980 president i SHBAs do behet republikani Ronald Regan. Regan ne kundershtim me presidentet e kaluar zgjodhi nje politike te re ne perballimin e problemit. Ai kishte vene re se SHBA gjithmone kishte armatim me te lehte se BS dhe se aleatet e SHBAs nuk ndjeheshin me te sigurte. Keshtu ai vendosi qe te harxhoi reth 40% te ekonomise shtetrore te SHBAs per cdo vit vetem per ushtrine (reth 500 miliard dollare ne vit, nese nuk e kam gabim). Por ekonomia e SHBAs ishte ekonomi e hapur ne kundershtim me ekonomine e mbyllur sovjetike, dhe kjo e bente SHBAn te gjente buxhete per ushtrine ne kundershtim me BS. Keshtu nga nje moment e tutje BS ishte ajo qe nuk arinte dot SHBAn, megjithese dhe BS harxhonte me shume se c'duhej per ushtrine e saj.
    Ne vitin 1985 president i BS behet Mihail Gorbacovi. Gorbacovi do sjelli nje fryme te re ne politiken sovjetike, ai do e bej sistemin me demokratik dhe ekonomine me te hapur. Gjithashtu Gorbacovi do jet me i bute ne lidhjet me Perendimin ne kundershtim me presidentet para tij. Gorbacovi erdhi ne fuqi ne nje moment qe BS kishte probleme te medha ekonomike, dhe nje superfuqi me probleme ekonomike ishte gjeja me rrezikshme per boten. Ne vitin 1987 do nenshkruhet marevshje per uljen ne numer te armeve berthamore midis Reganit dhe Gorbacovit. Kurse ne vitin 1989 pas nje takimi midis Bushit dhe Gorbacovit do mari fund Lufta e Ftohte.
    Mendimi im eshte se bota i ka borxh Gorbacovit (edhe Bushit)nje "faleminderit" per shkakun qe Lufta e Ftohte mbaroi ne menyre paqesore. Ne vitet 80 mendohet qe fuqija ushtarake e dy superfuqive ishte sa per t'a shkateruar te gjithe boten te pakten 5 here. Shume vende kur kane probleme te brendshme shkojne drejt luftes. Ne saj te Gorbacovit BS i'u drejtua rruges per zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe politike midis ndryshimeve ne sistemin politik te saj dhe jo midis te ndonje menyre tjeter qe mund te vinte boten ne rrezik. Ndonjeri mund te thote qe ajo qe beri Gorbacovi ishte dicka llogjike, por e verteta eshte se ne politike nuk dominon gjithmone llogjika!
    falemiNDERit

  2. #22
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Mesdheu ne qender te vemendejs boterore...

    perSHENDETje
    Mbas pershkrimit te Luftes se Ftohte vendosa te mos shkruaj per pasojat e kasaj ngjarjeje, sic ishte renja e Kampit Lindor, sepse keto jane ngjarje shume te aferta dhe qe kane lidhje te drejt per drejte me ngjarjet e dhjetevjecarit te fundit ne Shqiperi. Pra mendova se do ishte e kote t'i hyja nje bisede te cilen ende nuk e kemi pastruar ne tru dhe qe nuk do i gjenim fundin. Perndryshe gjeta si ide me te mire te analizoje nje dukuri e cila shvillohet ne nje kohe te gjate dhe vashdon ne kohen e Luftes se Ftohte dhe pasojat e saj i jetojme dhe ne ditet e sotme. Kjo dukuri ka te beje me procesin e c'kolonizimit te vendeve te Mesdheut te poshtem dhe se si keto ngjarje nxoren ne pah problemin e armiqesise arabo-israelite. Me kete teme do mbyll edhe kete cikel artikujsh qe lidhen me Shekullin e 20'. Mbas ketij artikulli do mundohem t'a pasuroje kete teme me fotografi te personaliteteve te shekullit te kaluar, pastaj kush te doje mund te hapi bisede reth ngjarjeve te parashtruara.

    Me termin Mesdhe nenkuptojme pjesen e tokave ose shteteve te cilat lagen nga deti i Mesdheut, keto toka jane Europa Jugore, Turqia, Lindja e Mesme, Afrika Veriore. Ky det ka tre dalje, ate te Vosporit ne Turqi me te cilen lidhet me Detin e Zi, ate te Suezit (artificiale) ne Egjypt nga ku del ne Oqeanin Indian dhe ate te Gjiblartarit ne Spanje nga ku del ne Atlantik. Mesdheu eshte pa dyshim pjesa e planetit Toke e cila qe ne lashtesi ka shfaqur interesin me te madh kulturor, eshte zona ku takohen tre fete e vetme monoteiste (Islami, Krishterimi, Judaismi). Vetem nje here gjate periudhes historike qe njohim, kjo pjese e planetit ka qene e bashkuar politikisht, ne kohen e perandorise romake (pacta romana).
    Pas dobesimit te Perandorise Osmane (shek 18) dhe fuqizimit te fuqive te reja si Franca dhe Britania e Madhe, dale nga dale zonate e Mesdheut te poshtem (Lindja e Mesme, Afrika Veriore) filluan te kalojne nga duart e Osmaneve ne ato te fuqive perendimore. Me hollesisht: Franca do mari ne vitin 1830 Algjerine dhe ne 1881 Tunizine, Britania e Madhe do mari Egjyptin ne 1882, Italia do mari Libine ne 1912 kurse Spanja do mari nje pjese te Marokut po ne 1912 (pjesen tjeter e kishte Franca). Ndersa Lindja e Mesme do ndahet midis Frances dhe Britanise se Madhe me mareveshjen e Saiks-Piko gjate Luftes se Pare Boterore.
    Pas Luftes se Dyte Boterore Franca dhe Anglia i kishin humbur fuqite e tyre dhe keto vende (te cilat sapo kishin njohur nacionalizmin) filluan te kerkojne pavaresine tyre nga fuqite shtypese koloniale. Nderkohe qe me Protokoll te OKBse ne vitin 1948 u ndertua shteti i Izraelit ne lindjen e Mesme (ne nje kohe kur Hebrejte perbenin vetem 1/3 e popullsise se Palestines) per vendet arabe (qe bejne pjese ne Mesdhe) nuk u parashikua asgje. Ne rastin e Izraelit, OKB po perballonte problemin e strehimit te Hebrejve te cilet mbas ndjekjeve te Hitlerit kishin ngelur pa atdhe, por sidoqofte nuk ishte llogjike qe OKB mos merte parsysh kerkesat e popullsise me te madhe te Mesdheut per pavaresi, sic ishin Arabet (sot ekzistojne reth 250 milione arabefoles). Keshtu popujt Arabe mbasi kerkesat e tyre per krijimin e shteteve qe donin nuk u plotesuan atehere u hodhen ne nje revolucion, here ne formen kulturore here ne formen politike-luftarake, per te krijuar shtetet e tyre ose per t'u shkeputur nga sistemi protektorial ne te cilin i kishin vene Anglia me Francen. Ne te njejten kohe ne Lindjen e Mesme, krahas kryengritjes kundra fuqive koloniale do shfaqen edhe sulmet e Arabeve kundra shtetit te sapokrijuar izraelit, pershkak se e quanin krijimin e ketij shteti si te paligjshem. Sot ne "Perendim" mbizoteron ideja se Anglezet dhe Francezet i lane kolonite e tyre pa lufte. E verteta eshte se Europianet bene c'eshte e mundur per te shtypur keto revolucione por mundesite e tyre u ngushtuan per shkak te Luftes se Ftohte, ku dy fuqite e medha (SHBA-BS) u mundonin te vinin "ligjet e tyre" mbi Toke. Keshtu Anglia me Francen nuk mundeshin te shtonin probleme mbi krizen qe ekzistonte midis Botes Kapitaliste dhe asaj Komuniste, keto dy shtete do terhiqen nga kolonite e tyre ne Mesdhe (se ne vende si Afrika Qendrore kolinite vashduan deri ne vitet 70) gjate viteve 50 (nga Algjeria ne vtin 1962) duke lene pas qeveri te cilat do i ishin besnike.
    Llogjike ishte qe pas largimit te Europianeve ne keto vende te dali problemi i qeverisjes, kush do qeverisi dhe me cfare sistemi. Dy ishin deget kryesore mbi te cilat u ndane Arabet, ne Islamiket dhe Nacionalistet. Ne shumicen e vendeve arabe, pervec A.Saudite, qeverisja ra ne duart e nacionalisteve. Shume here keto grupe u perplasen me njera tjetren, pa munguar edhe kontributi perendimor. Ketyre problemeve te brendeshme do i shtohet edhe nje problem i jashtem, qe ishte deshira e fuqive te huaja te shfrytezojne pasurite natryore te Lindjes se Mesme, ku ndodhet reth 68% e sasise nentokesore te naftes per te gjithe boten.
    Gjate gjysmes se dyte te shekullit 20' tre do jene ceshtjet kryesore qe do perballoje bota arabe:1) krijimi i nje identiteti, 2) mosvaresia nga Perendimi dhe 3) problemi i Izraelit. Keto tre pika do jene edhe shtyllat mbi te cilat do vashdoje kjo teme.

    1) IDENTITETI ARAB
    Sic permenda edhe me siper pas c'kolonizmit te vendeve arabe, u shfaq problemi i te ardhmes se ketyre zonave. Keshtu kemi shfaqen e disa rymave qe kishin qellimin e kesaj ceshtjeje. Midis ketyre rymave ishin panislamizimi, panarabizimi, nacionalismi dhe socialismi arab.
    Sipas panislamizimit, feja ishte ajo qe duhet te kishte perparesi, te gjithe Muslimanet e botes duhet te bashkoheshin ne nje shtet ku do qeveriste ligji fetar.
    Panarabizimi ushqente idene se te gjithe Arabet (folesit e gjuhes Arabe) kishin nje histori dhe kulture te perbashket dhe pavaresisht nga feja te cilen kishin duhet t'u bashkonin ne nje shtet te madh, shtetas te cilit jene te gjithe arabet. Kjo rryme do kete prekrahje te madhe gjate viteve 50 dhe 60 ku ne shtetin me te madh arab, Egjyptin, do vije ne fuqi nje nga personalitetet me te medha Arabe, Xhamal Abdel Nasser. Ne moshen 27 vjecare oficeri G. Nasser udhehoqi nje kryengritje nga e cila mori fund mbreteria e Farukut ne Egjypt, me 1952, dhe e ktheu Egjyptin ne Republike Demokratike duke u bere vet president. Me dipllomacine qe kishte mundi te behej njeriu me i rendesishem ne boten arabe. Ne vitin 1956 nuk nguroi te shtetesoje Ngushticen e Suezit qe zyrtarisht i takonte Anglise. Kjo gje u be shkak i luftes qe mbeti e njohur si Kriza e Suezit, ku aleatet Angleze, Franceze e Izraelite hyne ne Egjypt por mbas nderhyrjes se SHBAs dhe BS u detyruan te terhiqen keshtu Suezi i ngeli Egjyptit. Me Nasserin, Egjypti do ndjeki nje politike te pavarur nga fuqite e medha dhe vet Nasseri do jet frymezuesi i dy rymave ose levizjeje njera nderkombetare "Levizja e te Pakufizuareve" (ku benin pjese shtetet qe ndiqnin politike te pavarur nga SHBA dhe BS sic ishin, Egjypti ne ate kohe, Kina dhe Jugosllavia) dhe frymezues i Levizjes "Nasserizem", qe lidhte panarabizimin me socializmin. Ne vitin 1958 idaeja e panarabizimit dukej se po behej realitet kur Nasseri do krijoje Shtetin e Bashkuar Arab ku merte pjese Siria me Egjyptin, por ne vitin 1961 Siria vendos prishjen e Federates sepse nuk duronte shtypjen e Nasserit. Po ne vitin 1961 do krijohet perseri Shteti i Bashkuar Arab midis Egjyptit dhe Libise por dhe kjo federate do deshtoje. Ne 1967 do behet Lufta e Aqabas ku forcat siriane dhe egjyptiane do humbin nga sulmi i papritshem izraelit. Kjo ishte nje nga deshtimet kryesore te Nasserit dhe te panarabizimit. Ne 1970 Nasseri vdiq dhe bashke me te vdiq edhe "endra e panarabizimit". Presidenti i ri i Egjyptit, Sadati do e ktheje vendin drejt Kapitalizmit dhe SHBAs Ne vitin 1978 do nenshkruaj paqe me Izraelin, kjo e dyta i kushtoi dhe jeten (me 1981 vritet nga organizata ekstremiste Xhihad).
    Nacionalistet arabe perkrahnin idene se cdo shtet arab, nga ato qe njohim sot, ka vecantite e veta dhe duhet te jete i pavarur nga shtetet e tjera. Kjo eshte dhe fryma qe mbizoteron sot ne vendet arabe.
    Socializmi arab perben nje nderthurje te nacionalizmit, dmth. cdo shtet arab duhet te jete me vete, dhe nje perputhje te ideollogjise marksiste ne realitetin arab. Kjo ryme ka perkrahje ne Siri (Asadi) ne Irak (S. Huseini) dhe ne Libi ku presidenti M. Kadafi ka bere nje nderthurje midis Socialismit dhe Islamit. Kjo ryme perafqesohet nga partite (me te njejtin emer ne te gjithe Arabet) B.A.A.TH. Qe te tre keta udheheqes megjithese perkarhin te njejten ideollogji kane lidhje armiqesore me njeri tjetrin. Sadam Huseini erdhi ne fuqi ne vitin 1979 ne te njejten kohe kur ne Iran erdhen ne fuqi eskstremistet Shiite me ne krye Homeinin (me parkrahjen e popullit iranian), qe ndiqnin politike antiamerikane. Kjo gje beri Amarikanet qe te forcojne Sadamin me arme, duke i dhene atij aviona luftarake kurse aleatet e SHBAs atehere, Gjermanet dhe Francezet, e furnizuan Sadamin me arme kimike dhe biologjike. Me keto arme Sadami vrau gjate viteve 80 reth 1 milion iraniane dhe reth 200 mije Kurt, por deri ne ate kohe nuk u more asnje mase kundra tij. Perkundrazi kur vendosi te pushtoje Kuvajtin qe kishte nafte, atehere hyri ne lufte me SHBAn dhe OKBja i vuri embargo e cila sipas statistikave shkaktoi vdekjen e 500 mije femijeve irakien. Ne luften e pare SHBA-Irak ishte hera e pare qe u perdoren "bombat e zgjuara" (te cilat permbajne uranium dhe cajne hekurin, sipas shkencetareve uraniumi ka radioenergji qe shkakton Kancerin).
    2) MOSVARESIA NGA PERENDIMI
    Kete teme Arabet e kane njesuar me problemin e Izraelit (3). Per Arabet, Izraeli eshte "sateliti i SHBAs" ne Lindjen e Mesme. Keshtu ne ditet e sotme fryma antiperendimore me frymen anti'israelite jane bere nje. Arabet ndjehen te kercenuar nga Perendimi dhe SHBA dhe ndjehen se te drejtat e tyre shtypen per interesin e Israelit dhe per shkak te deshires se SHBAs te kontrolloje pasurite e tyre tokesore (nafte, gaz natyror). Pothuajse ne te gjitha shtetet e arabe te Lindjes se Mesme, zgjidhja e ceshtjes se Palestines perben qellim kryesor te politikes se tyre te jashtme. Por kjo nuk do te thote se lidhjet e tyre ishin me te mirat me popullin palestinez. Qe muajin e pare qe u krijua shteti izraelit Arabet i shpallen lufte Izraelit, i cili sot e kesaj dite vashdon te shkeli vendimin e OKBs per krijimin e tij (OKB i njojti Izraelit gati 1/2 e tokes ishpalestineze por Izraeli ka gati 2/3 nen zoterimin e tij).
    Kater jane luftrat kryesore arabo-izraelite:
    1) 1948-9 Arabet e LM, qe nuk kishin akoma shtete, sulmojne
    Izraelin dhe deshtojne. Izraeli kishte armatim me te specifikuar se Arabet, qe vitin e pare qe u ndertua.
    2) Kriza e Suezit, ngadhenjim i Nasserit.
    3) Lufta e Gjashte Diteve (1967), Izraeli ne nje sulm te papritshem paralizon Sirine me Egjyptin dhe shkeput zonen e Golanit nga Egjypti. Kjo lufte kishte si pasoje krizen ekonomike e 1972shit per Europen, pasi Arabet disa muaj mbas luftes vendosen embargo ne eksportin e naftes per shkak se akuzonin Perendimin se nuk mer masa kundra Izraelit.
    4) Ne 1973 Egjypti me Sirine i ben sulm Izraelit, si hakmarje per humbjen e 1967. Shume viktima nga te dy palet. Presidenti i Egjyptit, Sadati e kuptoi se nga luftrat me Izraelin Egjypti nuk kishte asnje perfitim dhe qe atehere vendosi te ndjeki politike bashkepunimi (mirekuptimi).
    Kjo armiqesi me Perendimin dhe Izraelin, por dhe fenomene te tjera shoqerore e historike, kishin si pasoje zhvillimin e fanatizimit antiperendimor dhe anti'izraelit ne boten arabe, pasojat e te cilit po i jetojme dhe ne ditet e sotme.
    falemiNDERit

  3. #23
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Kur e hapa kete teme nuk ma pristje mendja se do i'a nxjerre fundin, por me ca shkurtime kendej dhe ca andej sot i'a arita t'a mbaroje kete teme (falenderoje Zotin per kete!).
    Per shkrimin e ketyre ngjarjeve historike kam perdorur enciklopedine greke "Kronikografia e Shekullit 20", e cila eshte shkruar nga me shume se 50 historiane. Per shume shpjegime kam perdorur libra ose shenime te mija universitare, qe kane lidhje me temen. Gjithashtu ne disa ceshtje kam dhene mendimin tim duke u munduar te jem objektivist.

    Ftoje te gjithe lexuesit e kesaj teme te shkruajne reth shqetesimeve te tyre mbi ngjerjet!
    falemiNDERit

  4. #24
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Elefterios Venizelos (1864-1936)
    Njeriu qe e nxorri Greqine nga Luftrat Ballkanike fitimtare...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Francesk Ferdinandi,
    princi austriak, vrasja e te cilit u be shkak per fillimin e Luftes Pare Boterore
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #26
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Perandori Jozef, qe coi Austrohungarine drejt LPB...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #27

  8. #28
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    von Hidenburg, ushtaraku legjendar i Gjermanise
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #29
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Ja dhe perandori gjerman Guilem (ose Vilhelm...)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #30
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    forcat ruse po pergatiten per lufte...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #31

  12. #32

  13. #33
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Ushtare, viktima te armeve kimike gjermane (LPB)...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #34
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    piktura e nje avioni gjerman te LPB...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #35

  16. #36
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    tank anglez i asaj kohe (LPB)..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #37
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Presidenti i SHBAs, Uillson...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #38
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Pas Mbledhjes se Parisit 1919, 4 fitimtaret e luftes: Uillson, Lud Xhorxh, Klemnaso, Orlando...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #39
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Benito Musolini, fotografia flet vet se "sa i mencur" ishte...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #40

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •