Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    perSHENDETje
    PASOJAT E LUFTES...

    Kur filloje Lufta e Pare Boterore te gjithe pjesemeresit hyne ne lufte me optimizem, te gjithe palet mendonin se do dilnin nga lufta me fitime te medha ekonomike. Por ndodhi krejt e kunderta, ekonomia e Europes ra "perdhe" dhe do e mari veten vetem mbas viteve 60. Kjo lufte i kushtoi te gjitha paleve sebashku, me shume se 232 trilion dollare (164 miliard ne dite). Mbi 15 milione veta humben jeten dhe mbi 21 milione dolen nga lufta te plagosur- kur them te plagosur e kam fjalen per njerez pa kembe, pa duare, njerez te paralizuar, te qoruar, te shurdhuar etj. Vetkuptohet cfare goditje e madhe ishte per ekonomine te humbi reth 40 milione veta, force punetore, sepse shumica e te vrareve dhe te plagosurve ishin bura ne moshe te re.
    Me shume njerez ne kete kohe nuk i vrau lufta por virusi i Gripit, qe u shfaq fillimisht ne Spanje. Lufta lejoi hapjen me te shpejte te virusit. Reth 20 milione njerez vdiqen nga Gripi - vec atyre qe u vrane ne lufte.
    Vec te tjerash kjo lufte la shenja te medha ne politiken dhe harten e Europes. Europa "i la mbrapa monarkite", shume shtete europiane do ndalojne se qenuri mbreteri. Fillimisht kishim renjen e Dinastise se Romanofeve ne Rusi, pastaj renjen e Ampsburgeve ne Austri dhe renjen e mbreterise ne Gjermani. Do vashojne renja e mbreterise ne Bullgari, renja e Sulltanit ne vitin 1920, renja e mbreterise ne Itali. Do krijohen shtete te reja si shkak i shperberjes se perandorive te Europes, midis ketyre shteteve ishin Hungaria, Cekosllovakia, Polonia, Ukraina, Finlanda etj. Serbia do behet shtet i madh dhe do quhet "Mbreteria e Serbeve, e Kroateve dhe e Slloveneve". Europa do dali perball nje "rreziku" te ri, te atij Bolshevik. Megjithate gjerat do jene relative, brenda nje dekade do shofim fenomene te tjera ne Europe.
    Mareveshja e Kambierit, nuk i zgjidhi te gjitha problemet. Ajo ishte me shume nje mareveshje per mbylljen e luftes sesa nje mareveshje paqeje. Protokolli i vertet i Paqes do jet ai qe do nenshkruhet ne Versali, dhe do jete shume poshterues per Gjermanine, duke lene te kuptohet cfare do te thote kjo per te aardhmen e Europes. Nga ana tjeter ne Ballkan, gjakederdhja duket te mos ket fund, Greqija me Turqine vashdojne akoma luften e cila do mbyllet ne vitin 1922 me Katastrofen e Azise se Vogel- ku Greket do kene humbje te madhe nga Qemal Ataturku. Gjithashtu problemet midis minoriteteve te Ballkanit nuk do ken te sosur.


    (Per nje muaj nuk do shkruaje te kjo teme, se do beje nje udhetim ne memedhe. Kur te kthehem do ju shkruaje per diktatoret qe kercenojne Europen dhe per luften civile ne Spanje. Megjithate kushdo eshte i lire te mari pjese ne kete teme, por vetem duke parashtruar ngjarje historike me radhen e duhur.)
    falemiNDERit

  2. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Europa nen rrezikun e nje lufte tjeter

    perSHENDETje
    Megjithese u deshen gati 20 milion te vrare qe te mbaroje Lufta e Pare Boterore, ajo la shume probleme te pazgjidhura mbrapa saj, ose me mire duhet te themi se i zmadhoi problemet. Fituesit e LPB u nxituan per te perfituar nga perfundimi, dhe detyruan Gjermanine te nenshkruaj nje protokoll qe vetem i derjt nuk mund te quhej, behet fjale per protokollin e Versalise. Nga ana tjeter Britania e Madhe dhe Franca filluan te bejne ndarjet e perandorive te tjera, Perandorine Osmane dhe Austrohungarine, ne menyre qe vetem ata te dilnin te perfituar dhe pa mare parasysh kombet te cilat i perbenin ato si dhe interesat e fuqive te tjera ne zone. Ne kete kohe gjithashtu vende si Gjermania, Italia dhe Rusia vuanin per gjetjen e ushqimeve dhe ekonomia e tyre keqesohej nga dita ne dite gje qe lejonte shfaqjen e disa personave demagog te cilet i premtonin popullit- i cili ndjehej i lene pas dore- nje te ardhme me te mire. Keshtu, vetem pak vite pas luftes shofim se ne shumicen e shteteve europiane por dhe joeuropiane do vine ne fuqi diktatore- njerez qe moren udheheqjen me dhune, ose nga ata te cilet u zgjodhen me voten e popullit por me pas e kthyen sistemin qeverites ne diktatorial.
    Gjithashtu kjo kohe, dhjetevjecari 1920 dhe 1930, do mbetet si epoke perplasjes ideologjishe. Nga njera ane kemi te majten, Komunistet, Socialistet dhe Anarkistet, e cila ka fituar perparasi gati ne te gjithe Europen dhe duket se po e pushton ate kurse nga ana tjeter kemi te djathten, Liberalet dhe ekstremistet Fashiste. Keto pole ideologjike nuk do vonojne shume qe te perplasen midis tyre me menyren me te eger, luften.

    Ne kete teme, nuk kam mundesine te analizoje historine e te gjithe diktatoreve qe u shfaqen ne Europe, por do flas vetem per dy prej tyre, te cilet kane ngelur me te njohur ne Histori, behet fjale per Benito Musolinin dhe Adolf Hitlerin.

    B. Musolini
    Musolini kishte lindur vitin 1882 nga nje familje e varfer ne veri te Italise, babai vet ishte anarkist, por Musolini zgjodhi te behej komunist dhe me vone socialist. Ne moshe te re ai u be redaktor i revistet socialiste "Avanti". Para se te filloje Lufta e Pare Boterore, Italianet ishin ndare pergjysem, midis atyre qe donin pjesemarjen e Italise dhe atyre qe nuk e donin (te majtet). Musolini megjithese atehere ishte socialist, mer pjes ne lufte dhe plagoset.
    Italia kishte shume humbje ushtaresh ne kete lufte, dhe Musolini largohet nga Socialistet, te cilet e kritikonin luften e bere, dhe krijon "shoqaten e veteraneve". Ne vitin 1920 ai do behet kryetar i partise fashiste. Ne kete kohe beheshin shume trazira midis socialisteve dhe fashisteve, per te mare qeverisjen dhe fashistet do dominojne. Mbas disa vitesh, terrorizimi te popullit dhe atentatesh ndaj socialisteve fashistet do organizojne nje parakalim drejt Romes me 31 Tetor 1922. Qeveria e cila kishte frike nga bemat e fashisteve vendosi qe mos ta ndaloje dhe keshtu fashistet (gati 400mije) do hyne pa lufte ne Rome dhe Musolini do i kerkoje Viktor Emanuelit, mbretit, t'i japi atij kryeministrine. Musolini ishte orator i madh edhe kishte gjetur mbeshtetje te nacionalistet, studentet, fermeret, klasa qytetare, te pasaniket si dhe te Kisha Katolike.
    Ne vitin 1925 ai do e ktheje Italine ne diktatori, shteti nga kendej e tutje do nderhy ne jeten e perditshme te Italianeve, do shkrihen sindikatat (arma e socialisteve ne te gjithe boten) dhe do perparoje poltiken imperialiste. Ne vitin 1935 Ducja do pushtoje Etiopine dhe nje vit me vone do e nxjerri Italine nga "Bashkesia e Kombeve" (sot. OKB). Ne fillim ai nuk e simpatizonte Hitlerin por me vone ata do bejne alenace dhe ne vitin 1936 do ndihmojne Frankon gjate luftes civile ne Spanje. Ne 10 Prill 1939, Ducja do pushtoje Shqiperine.
    (vashdon...)falemiNDERit

  3. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    perSHENDETje


    Adolf Hitler
    Gjermania pas LPB, do dali shume e humbur. Vec tokave dhe jeteve qe i kushtoi lufta, Gjermania do kete humbje te madhe edhe ne ekonomine e saj. Ne kete kohe marka gjermane do ket vleren me te vogel ne historine e saj, dhe shuarje e urise ishte nje problem qe shqetesonte shumicen e shtetasve gjermane. Politikanet Gjermane deri tani nuk kishin bere ndonje permiresim ne jeten e Gjermaneve dhe korrupsioni ishte nje nga problemet me shqetesuese ne jeten politike te vendit. Keto probleme shqetesuese per vendin shfrytezoi ne menyre te shkelqyer propagandistike i riu i lindur ne Austri, Adolf Hitler. Vec te tjerash ai u mundua te ngri dhe ndergjegjen e rene per shkak te humbjes te Gjermaneve. Hitleri do mbledhi pas vetes se tij nje grup njerezish te cilet do e mbeshtesin ate, shume here me menyra antidemokratike dhe do krijoje Partine e Punes Nacionalsocialiste. Me 8 Nentor 1923 ai me ndihmen e disa ushtarakeve do organizoje nje puc shteti i cili do deshtoje. Vitin qe pason ai do denohet me 5 vjet burgim me akuzen e tradhtise, por do beje vetem 6 muaj burgim. Ne burg ai do shkruaj edhe librin e tij te famshem "Main Kamf" (Perpjekja Ime). Ne votimet e 31 Korrikut 1932 Nazistet do fitojne me 37,4% dhe me 30 Janar 1933 Hitleri do behet Kncelar i Gjermanise.
    Vetem nje muaj pas marjes se kancelarise Hitleri nuk do vonohet te shfaqi fytyren e tij duke nenvlesuar nenin 7 te Kushtetutes
    gjermane (qe flet per lirine private) dhe duke shpallur gjendje te jashtzakonshme per shkak te zjarrit te rene ne Reishtag- parlamentin gjerman- qe kishte si pasoje vdekjen e mbi 200 deputeteve. Ai shpalli ne kerkim edhe Komunistet e vendit te cilet akuzonte per venjen e zjarrit por me vone u vertetua se zjarrin e kishin vene vet Nazistet. Brenda 5 muajve qe pasojne,ne Gjermani do ekzistoje vec nje parti, ajo naziste.
    Ne Tetor te vitit 1933 Gjermania do dali nga Bashkesia e Kombeve dhe nga viti 1935 Nazistet do vejne ne fuqi ligje kundra Hebrejve te Gjermanise. Ne Nentor te 1935 do krijohet nje aleance e re fuqish ne bote do jete ajo midis Gjermanise, Italise dhe Japonise te cilat do firmosin nje mareveshje per "luften e perbashket ndaj rrezikut komunist kudo qe ndodh ai", ne prapaskene kjo mareveshje kishte si qellim ritjen e fuqise se ketyre vendeve ne Mesdhe, Azine Lindore dhe Paqesorin. Me 25 1937 Hitleri do i beje nje pritje madheshtore Musolinit ne Berlin, ku me sa duket dy burrat kishin shtruar plane per luften e ardhshme.
    Ne fundin e dhjetevjecarit 1930 Hitleri eshte sigurisht njeriu me i rrezikshem per te gjithe boten. Ai do mosperfilli vendimet e Versalise dhe te B.K. duke e shtyre Gjermanine ne nje gare per ritjen e armatimit tokesor dhe detar, brenda pak viteve Gjermania duke u nisur nga 0 do kete barazuar ne fuqi ushtarake te gjithe kundershtaret te bashkuar. Ai do shkeli Protokollin e Versalise duke ngjitur ne siperfaqen e Gjermanise, Alsatine dhe Lorenin, duke mare Austrine dhe Cekine. Gjithashtu te rrezikshem e ben ate dhe ideologjia te cilen ai perkrahe, behet fjale per Neodarvinizmin sipas te cilit "Arianet e forte do sundojne dhe do skllaverojne njerezit e tjere". Gjate luftes civile ne Spanje ai nuk do nguroje te dergoje atje trupa per perkrahjen e diktatorit Franko.
    Me 22 Maj 1939 do nenshkruhet "Mareveshja Celike" midis Musolinit dhe Hitlerit. Kjo mareveshje kishte si synim beshkepunimin ekonomik, politik dhe ushtarak. Vet diktatoret u shprehen se kishin "deshire te organizojne Europen dhe te sjellin 'paqen e drejte' per boten". Me sa duket ata ishin pergatitur per nje gjakederdhje te re ne Europe por dhe ne te gjithe boten. Ne Shtator do plasi Lufta e Dyte Boterore.

    shenim: Musolini dhe Hitleri nuk ishin diktatoret e vetem ne kete kohe ne Europe. Ne kete periudhe ne Europe ekzistonin shume diktatura si psh. ne Greqi, Poloni, Rumani, Bullgari, Spanje, Portogali etj. Ne Bashkimin Sovetik ne kete kohe kishim Stalinin i cili shduku te gjithe kundershtaret e tij politik.
    Nje nga shkaqet e politikes se tyre imperiale ishte dhe nevoja e Gjermanise dhe Italise per gjetjen e lendes se pare per industrite e tyre qe zhvilloheshin nga dita ne dite.falemiNDERit

  4. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Lufta Civile e Spanjes

    perSHENDETje
    Vitet e para te dhjetevjecarit 1930 ne Spanje karakterizohen nga mungesa e stabilitetit ne qeveri. Ne kete kohe populli spanjoll ishte ndare ne dy pjese, ne mbeshtetesit e Komunsiteve, dhe Socialisteve dhe ne ata qe mbeshtesnin Nacionalistet. Me 18 Korrik 1936 vrasja e kryetarit te partise mbrete-dashese, Karlo Sotelo, shkaktoi kryengritjen e oficereve nacionaliste te ushtrise ndaj qeverise te majte qe udhehiqte dy vitet e fundit Spanjen. Vatrat e kryengritjes ishin Barcelona dhe Maroku Verior, i cili ne ate kohe ishte spanjoll, ku ndodhej dhe ushtaraku Franko. Kjo kryengritje pati si pasoje shperthimin e luftes civile.
    Lufta u krye midis mbeshtetesve te "ushtrise demokrate", e cila ishte ne qeveri, dhe te "ushtrise nacionaliste" qe perbehej nga nacionaliste, besimtare te Kishes, tifozet e mbreterise, fermer te cilet i frikesoheshin Komunismit etj. Mijera Socialiste dhe Komuniste nga e gjithe bota do shkojne ne Spanje per te luftuar ne krah te "ushtrise demokratike" sepse i frikesoheshin ardhjes se nje tjeter sistemi fashist ne Europe, midis tyre kishte dhe shume intelektuale sic ishte edhe Ernest Heminguej (i cili do pershkruaj ngjarjet e luftes ne librin e tij " Per ke bien kembanat"). Shtetet europiane zyrtarisht vendosen qe mos te ngatrohen ne luften e Spanjes, por nga mbrapa skenave Gjermania dhe Italia do dergojne batalione ne Spanje per te ndihmuar Frankon, B.S. do dergoje lende ushtarake kurse Franca do armatosi batalionet e huaja qe vajten me deshire. Sidoqofte ndihma e Gjermanise (dhe e Italise) e cila organizoi misionin "Kondor" ku mernin pjese 20000 ushtare naziste midis tyre dhe forca ajrore ishte shume me e madhe se sa ndihma e shteteve te tjera te cilat brenda pak kohe do e nderpresin ndihmen e tyre dhe nuk do kritikojne nderhyrjen gjermane.
    Me 16 Gusht 1936, rebelet nacionaliste do vrasin 1200 ushtare ne Bandahoz. Ne Shkurt te 1917es ata do marin Malagen, me ndihmen e 15000 fashisteve Italiane, ne kete beteje do zejne 5000 rober nga "ushtria demokratike". Ne te njejtin muaj beteja te ashperta do behen gjate qytetrethimit te Madritit. Me 28 Prill 1937 paturpesia naziste nuk ka fund, Gjermanet do bombardojne nje qytet asnjanes ne shtetin e Baskeve ku do mbeten te vrare 1500 njerez te pafajshem. Me 19 Qershor nacionaliset do marin Bilbaon. Tetorin e 1937es ne lufte do mari pjese vet i biri i Musolinit, si pilot i derguar nga Italia per ndihme ndaj Frankos. Ne fund te vitit 1937, Nacionalistet e Frankos kontrollojne te gjithe Spanjen Veriore.
    PARADOKSA E LUFTES...
    Batalioni "Ernest Telma" qe perbehej nga Gjermane komuniste qe kishin vajtur per te mbeshtetur "ushtrine demokrate" do perleshen me bashke'atdhetaret e tyre naziste qe ishin derguar nga Hitleri ne ndihme te "ushtrise kombetare". E njejta gje do ndodhi edhe midis Italianeve komunist dhe fashist qe luftonin ne Spanje.
    Maj 1938, 6000 ushtare demokrat (te cilet ishin perfqesues te qeverise) do kerkojne strehim politik nga Franca.
    Qershor 1938, batalionet e huaja qe kishin vajtur me deshire ne Spanje vendosin te largohen nga lufta, pas vendimit te shteteve te medha per lehtesimin e ikjes se tyre, sepse tani te majtet Spanjolle nuk luftonin vetem me Fashistet e Frankos por luftonin edhe me njeri tjetrin. Gjithashtu lufta e "ushtrise demokratike" tani udhezohej nga partite e percara e se Majtes dhe nga Stalini.
    Me 26 Janar 1939, Franko do pushtoje Barcelonen. Lufta tani kishte mbaruar me fitoren e Frankos. Shtetet e medha te Europes do njohin zyrtarisht qeverine nacionaliste ne Spanje.
    Bemat e para te Frankos ne qeveri ishin, 688 pushkatime gjate Shkurtit edhe Majit dhe dalja e Spanjes nga B.K. (sot OKB). Pushkatimet e kundershtareve vashduan edhe muajt e ardhshem por bota atehere gjendej ne lufte.

    RENDESIA E LUFTES CIVILE SPANJOLLE PER STABILITETIN NDERKOMBETAR
    Lufta civile la reth 500mije te vrare dhe detyroi mijera Spanjolle te largohen nga atdheu. U deshen shume vite qe te ndreqet demi ekonomik dhe psikologjik (per Spanjollet e ndare pergjysem) qe shkaktoi lufta. Bota e Lire beri gabimin e madh te mos i japi rendesine e duhur kesaj lufte duke i'u frikesuar rrezikut te majte, por duke lene te fuqizohet rreziku fashist. Fitorja e Frankos, u pasua nga festat e fitores te organizuara ne Berlin dhe Rome, pra tregonte qarte se fashizmi kishte perparesi. Spanja nuk do mari pjese, zyrtarisht, ne luften boterore qe do vijoje por ajo do behet "ura e Gjermanise" per ne Afriken e Veriut. Pas shperthimit te LDB, ushtria naziste nuk do kete mungese nafte per artiljerine e saj pikerisht se do perdori Spanjen si ure per ne Afrike, sepse nga Mesdheu dalja ne Afrike ishte e pamundeshme per shkak te mbikeqyrjes se Bretanise se Madhe. Nese nuk do ekzistonte Spanja fashiste, mbase lufta e dyte boterore nuk do zgjaste pes vjet. Nuk eshte cudi qe Hitleri, filloje luften direkt mbas fitores se Frankos ne Spanje. Gjithashtu Franca kur i'u dorezua Hitlerit kishte frike se ne te kundert Gjermanet do hynin ne France nga Veriu por edhe nga Jugu, ku ndodhej Spanja.
    falemiNDERit

  5. #15
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    Ne vashdim te kesaj teme vendosa qe te mos shkruaje per Luften e Dyte Boterore, per shkak se nje teme e tille do donte shume perpjekje dhe sepse ju mund te keni me shume dije se une per nje kete teme. Gjithashtu ne Forumin Historia e Shqiperise ka shume tema qe flasin per luften e dyte boterore.

    falemiNDERit

  6. #16
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Kreyplako te lumshin duart dhe jete gjate qofsh per keto postime interesante.
    Mbreme kam ndenjur rreth 6 ore vetem per ti nxjerre fundin ketyre postimeve tuaja.
    Eshte e mrekullueshme dora jote qe i koncentron, perkthen ne shqip dhe i hedh ne forum.

    Tani mbas urimit te mesiperm qe e meriton, une kisha edhe nje pyetje.
    Shkruajte pershembull per historine e epokes moderne duke filluar qe nga 1912.
    A keni mundesi te shkruani ne kete teme apo ne nje teme tjeter te re per ngjarje te tilla te ngjashme por me ndryshimin se keto ngjarje qe ju mund te hidhni ketu ti perkasin epokes se Mesjetes.
    Shkurtimisht po qe se merr iniciativen.
    Pershendetje Lis
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 26-11-2003 mė 12:44
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    perSHENDETje
    Lis, faleminderit shume per fjalet e tua te ciat me japin kurajo te shkruaj akoma me teper.
    Une kete kohe jam shum i zene, se po bej dy detyra shkencore, njera prej tyre ka lidhje me historine e Shqiperise gjate kohes ottomane. Vec kesaj beje dhe shume ore mesim. Ky eshte edhe shkaku qe kam lene edhe kete teme pergjysem, por do e vashdoje me vone me "Mareveshjen e Jaltes".

    Une gjithmone kam qene adhurues i "historise mesjetare", dhe ne universitet beje mesime per Mesjeten. Te ky forum kam shkruajtur, per "Halifatin Arab" dhe per "Vandalet", qe bejne pjese ne historine mesjetare dhe mesdhetare.
    Ideja jote eshte e bukur, dhe besoje se dhe persona te tjere ne Forum kane mundesine t'a bejne, po do mundim. Megjithate te premtoje, se do gjeje kohen qe te permbledh ne nje teme "Historine e Bizantit", histori qe fillon bashke me fillimin e Mesjetes dhe mbaron bashke me mbarimin e Mesjetes.falemiNDERit

  8. #18
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Mareveshja e Jaltes

    perSHENDETje
    Ne kete teme do mundohem te pershkruaje, me mundesine e paket qe kam, nje nga temat me te rendesishme te shekullit te 20'. Kjo ngjarje do ndikoje aq shume mbi fatin e botes, sa as vet Lufta e Pare dhe e Dyte Boterore. Behet fjale gjithmone, per "Mareveshjen e Jaltes".
    Me 14 Shkurt 1945, megjithese nuk kishte mbaruar akoma LDB, ne Jalte te Krimese (sot Ukraine) do takohen udheheqesit e tre superfuqive te botes per te biseduar te ardhmen e saj. Keta ishin, Iosif Stalin, Franklin Rusvelt dhe Uinston Corcill. Teorikisht ky takim kishte per qellim bisedimin reth rikthimit te botes ne mareveshjet qe ishin nenshkruar para luftes, ose rikthimi ne stabilitetin e para luftes, dhe reth ndertimit politik te botes se re.
    Ky takim u be ne nje periudhe kur superfuqite e vjetra koloniale, Anglia dhe Franca, kishin humbur prestigjin e tyre per shkak te luftes dhe ne skenen nderkombetare kryesonin dy figura te reja, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, i cili me Ushtrine e Kuqe i kishte treguar boten se ishte i zoti per qellime me te medha. Bisedimet u bene kryesisht midis Stalinit dhe Rusveltit, kurse Corcilli kishte me shume rolin e veshguesit. Pergjithesisht (nga ato qe na jane bere te njohura) bisedimet u perqendruan reth te ardhmes te Gjermanise dhe Japonise mbas lufte, reth rolit te ri (me te bute) qe duhej te kishte Franca ne skenen nderkombetare dhe reth leshimeve qe Perendimi do bente kundrejt BS ne lidhje me ritjen e rolit te saj ne luften qe vashdonte ne Azi.

    VENDIMET, te cilat na jane bere te njohura ishin keto (afersisht):

    1)Bashkimi Sovjetik pranon te mari pjese ne protokollin i cili do nenshkruhet me 25 Prill 1945 ne S.Francisko per krijimin e OKBes, organizate qe kishte per qellim ruajtjen e paqes ne bote duke pranuar si pjesetare te gjitha shtetet qe interesoheshin. Ky vendim i BS ishte i rendesishem po te kemi parasysh se BSja ishte perjashtuar nga Bashkimi i Kombeve-organizata para'ardhese e OKB- per shkak te luftes me Finlanden.
    2)Bashkimi Sovjetik mer persiper te hy ne lufte kundra Japonise, nje muaj mbasi te jete dorezuar Gjermania. Si shperblim BS do mari ishujt Kurile, Sahalinen Jugore (ne Paqesor) dhe kontrollin e kalimive hekurudhore dhe detare te Mancurise, e cila u njohe si province kineze.
    3)U vendosen kufijte e Polonise. Nje pjese e rendesishme tokesore ishpoloneze do i kaloje B.S.
    4)Tre superfuqite njohin zyrtarisht qeverine e Josip Broz Titos ne Jugosllavi (qeveria u krijua me 1 Nentor 1944).
    5)Tre fuqite e medha marin persiper detyrimin per te ndihmuar, pas luftes, shtetet e pushtuara nga Hitleri dhe Musolini ne fushen ekonomike dhe politike. Gjithashtu do ndihmojne keto shtete ne ndertimin e qeverive te cilat do perfaqesojne shumicen e popullit (dmth. qeveri jodiktatoriale).
    6)Ndahen zonat e mbikeqyrjes se Gjermanise pas lufte, nga aleatet. Stalini eshte kundra krijimit te nje zone franceze mikeqyrjeje ne Gjermani. Megjithate kjo zone, qe do kontrollohet nga trupat franceze, do krijohet ne saj te kembenguljes se SHBAs. Aleatet betohen te shdukin shenjat e Nazismit ne Gjermani (dhe gjetke). Saper demshperblimet te cilat duhet te paguante Gjermania per shkaterimet qe shkaktoi rane ndakort qe te vendosnin ne nje takim tjeter, mbas luftes. Megjithate Stalini shprehu pretendimin se Gjermania duhej te paguante 20 miliard dollare, 10 nga te cilet do i merte BS. Si perfundim per kete ceshtje u vendos ne Takimin e Pocdamit (15 Korrik 1945), po nuk mbaroi aty se Gjermania do detyrohet te paguaj dhe demshperblime te tjera nga shtetet qe do hidhet ne gjyq.
    Per kete mareveshje Rusvelti dhe Corcilli do kritikohen rende ne shtetet e tyre, me akuzen se bene shume leshime kundrejt BS, por ata do shprehen se mbeshteten te aleanca me BS.
    Sigurisht qe nuk jane vendimet e mesiperme ato qe i japin rendesi te madhe kesaj mareveshjeje. Se cfare u bisedua ne takimin e Jaltes ende nuk dihet mire. Por pothuajse te gjithe analizuesit bihen ndakort se ne Jalte (edhe ne Pocdam) u ndane zonat e mbikeqyrjes te botes midis BS dhe SHBA. Keto zona u ndane me nje hollesi te mprehte, po te marim parasysh ngjarjet qe do vijojne. Keshtu shpjegohet edhe fakti i ndarjes pergjysem te shteteve si Gjermania (ne Perendimore dhe Lindore) dhe Koreja (ne Veri e Jug). Ne saj te kesaj mareveshje shpjegohen fenomene si ai i Greqise, ku nderkohe qe shumica e popullit ishte me Partine Komuniste BS nuk nderhyri fare per ndihme perkundrazi Anglo-Amerikanet ndihmuan forcat e djathta dhe si perfundim gati 100mije Komuniste do braktisin atdheun (mbas luftes civile) duke kaluar ne Shqiperi dhe nga Shqiperia do streohen ne BS si dhe shume raste te tjera. Nga kjo del qe pavaresisht nga deshira e kombit sistemi i qeverisjes ne shume shtete ishte vendosur me perpara, ne sistem kapitalist ose komunist. Pak a shume zonat ishin ndare ne kete menyre, Europa Lindore, Ballkani, pjese e Europes Qendrore, Kina, nje pjese e Azise qendrore dhe e Azise se Poshtme do i kalonte Bllokut Komunist(me ne krye BS). Pjesa me e madhe e Mesheut, Europa Perendimore dhe Amerika Latine do i kalonte Bllokut Kapitalist (me ne krye SHBAne). Ne kete ndarje me sa duket nuk u moren parasysh zona si Afrika qendrore (Bota e Trete, ngaqe ishte akoma koloni), Australia, Kandaja etj. ne te cilat nuk behej fjale per ekzistence komunizmi. Keshtu kemi krijimin e tre boterava, Bota e Pare (bota kapitaliste), Bota e Dyte (bota komuniste) dhe Bota e Trete (bota e varfer). Jashte ketyre "boterave" do ngelen, me kalimin e kohes, Jugosllavia, Egjypti dhe pak a shume Kina, te cilat do ndjekin nje politike te pavarur nga superfuqite.

    shenim: Nga "ngjarjet e shek.20" lashe jashte ngjarjet e Luftes se Dyte Boterore, si psh. pushtimet e Hitlerit, bomben atomike ne Hiroshime etj. te cilat jane nga ngjarjet me te rendesishme te shekullit qe kaloi, por analizimi i LDB nuk ka fund. Gjithashtu besoje se per nje teme te atille duhet te hapet nje faqe e vacante dhe, pak a shume, shume gjera dihen. Saper paqartesite qe mund te jene krijuar nga kjo teme, besoje se do zgjidhen me hapjen e temes qe vijon ("Lufta e Ftohte")
    perSHENDETje

  9. #19
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Kryeplak,

    shkruaj e dicka te lutem, mbi pararendesen e Jaltes, Konferencen e Teheranit, pervjetori i se ciles ishte ne keto dite (28 nentor-1 dhjetor 1943).

    Pikerisht ne kete konference u duk budallalleku dhe verberia amerikane para Stalin-it, duke i kthyer kurrizin Churchill-it mbi nje bote qe po vlonte e qe shpejt do ndahej ne dysh.

  10. #20
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,216
    perSHENDETje
    Eni,
    Ke te drejte, duhet te isha referuar edhe te Mareveshja e Teheranit e cila vuri bazat per dy Takimet e ardheshme, te Jaltes dhe te Pocdamit. Qe te ekzistojne aleanca midis shteteve duhet te ket leshime nga njera ane te tjetra. SHBAja sigurisht qe duhet te merte mė me seriozitet kerkesat e BS se sa ato te Anglise e cila ishte renuar nga lufta. Saper Stalinin nuk ka dyshim qe ishte dhe kriminel, duke shdukur dhe shoket e tij (dha shembull ne shume diktatore te tjere) por nuk duhet te harojme se ishte udheheqesi me i madh i BS dhe nga dipllomatet me te afte te shekullit. Ishte njeri qe "te vriste naten dhe te qante diten", dmth. nga ai njeri i prisje te gjitha. Keshtu me fuqine e madhe qe kishte mare BS, Rusvelti nuk mund te menjanonte kerkesat e Stalinit, ne nje kohe qe rreziku gjerman nuk kishte mare fund ende. Dhe ne fund aleanca e Rusvelt-Stalin solli fitoren kundra fashizmit, se humbja e pare e madhe e Gjermaneve ishte ne Betejen e Stalingradit (ku forcat e Stalinit, ne nder te te cilit u emerua edhe qyteti thyen rende Gjermanet) dhe pastaj ajo e Normandise ku roli amerikan ishte kryesor. Kurse ne fund te luftes, forcat e para qe hyne ne Berlin ishin trupat sovjetike, kjo tregon fuqine e BS.
    Ne Takimin e Teheranit (22/28 Nentor 1943) u bisedua me shume reth kufijve te ardheshme te BS, reth kufijve te Polonise, pergjithesisht per te ardhmen e Europes Lindore (duke perfshire dhe Ballkanin) dhe per ceshtjen e Gjermanise (pas lufte). Ajo qe kaloi, dhe u miratua dhe me Jalten, ishte ideja e Rusveltit i cili donte qe ne Gjermani te vendoseshin pas lufte trupa nga fuqite e medha (SHBA, BS, Angli, France). Kurse Corcilli donte qe shume toka t'i shkeputeshin Gjermanise dhe t'i bashkoheshin shteteve te tjera, dhe kishte idene e krijimit te "Federates se Danubit" ne te cilen do ngjitej edhe Bavaria. Mendimi im eshte se duke e ndare nje komb copa-copa nuk e zgjidh problemin por e smadhon (mer shembull Ballkanin, ku paqa eshte dicka e pa'aritshme). Megjithate ne takimet e Teheranit (qe ishin me shume se nje), shume here Rusvelti me Stalinin bisedonin pa pranine e Corcillit (fshehurazi), kjo tregon se Anglia ngeli jashte bisedimeve.

    Pasi te kem mbaruar me shkrimin e kesaj teme do kemi mundesine te bejme dialog reth te gjitha ceshtjeve te parashtruara.falemiNDERit

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •