Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Leter e hapur Robert Papes

    Zotit Robert Papa, kandidat per Kryetar Bashkie ne Tirane.


    Z Robert, jeni kandidat i partise se Legalitetit per kryetar Bashkie ne Tirane.
    Eshte fakt i njohur se populli ruan ne kujtesen e tije mirenjohje per epoken Zogiste.
    Ishte nje epoke ku u konsolidua shteti Shqiptar e morren drejtim per mire Arsimi, Kultura, Transporti, Bujqesia, Urbanistika, Shendetsia e Diplomacia etj etj.
    Nisur nga kjo nuk ishte cudi qe ne referendumin per "Republike ose Monarki" fitoi nje sasi te jashtzakonshme Monarkia.
    Nisur nga kjo, edhe ne Votimet e sivjetme per Bashkite, per merite te emrit te mire te Ahmet Zogut dhe te Leka Zogut si dhe te Princeshes Geraldine, nje pjese e qytetareve te Tiranes do te votojne per juve.
    Natyrisht juve jeni aq modest qe te pranoni se ato vota qe parashikoni ti merrni JU nuk jane per juve si person e as per zotni Ekrem Spahine, por si reminishence per konsideraten mbi kohen e ish Mbretit Zog dhe vepres se tije.
    Me kete nuk dua te ule vlerat tuaja si person e as te PLL-es por dua te potencoj se ne votat per ju eshte percaktues respekti per Ahmet Zogun.

    Mister Bob !

    Sigurisht ne Tirane ka nje mase te madhe njerzish qe nuk do te votojne per ju dhe kjo, qofte se nuk kane besim tek Ju ( sepse te urrejne qe kur juve ja nxorret ne Tv ato brrylet e Komandantit dhe tynelet e Bllokut) , qofte edhe sepse ata vete kane bindjen se Zogu ishte nje "Satrap".
    Kjo mase njerzish eshte natyrisht "Populli Socialist" i Tiranes, pra anetaresia e PS-se dhe te perpunuarit nga PS-ja.
    Ky Popull "socialist", ose sahanlepires, ose Nanoist e Ed Ramist, i cili eshte ushqyer 50 vjet me Anti Zogizem te sofistikuar, do te votoje per Edi Ramen.
    Pra sot ai Anti-zogizmi i kultivuar i PPSH-se jep frytet ne "thesin" e Fatos Ruc Nano-Monikes e Edi Ramo Metes me Cac Malo Angjel e compani.

    Robert !

    Nje pjese e madhe gjithashtu e Tiranes vazhdon te adhuroje Doktor Berishen dhe do te votoje per Berishen sikur qeni qepen ta haje.
    Kete radhe ka dhe nji "gje te re" ne kampin e PD-se.
    Kandidati eshte nje intelektual i mirenjohur ne te cilen "rendon" si merite jo vetem oratoria e kultura por dhe ajo qe nuk e kane te tjeret dhe per te cilen ne duhet te kemi respekt, pra vitet qe Taku i kaloi ne burgjet e tmerrshme te diktatures staliniste.

    Robert !

    Votimet jane Matematike.
    Ne se jeni menduar mire dhe sinqerisht e doni vendin dhe ne se mire e njihni situaten duhet te reflektoni mbi ate se "ku po e coni ujin" me Fushaten tuaj..

    Pra i nderuar Robert je para dy alternativash:

    Te vazhdosh te besh fushate per Ekrem Spahine te cilin e ka blere Fatosi ( sic ka blere Tritan Pollon me shoke) ose.. ti japesh hapsire Spartak Ngjeles e te terhiqesh burrerisht...
    Pra, ose .. Te lehtesosh shancet qe te fitoje Spartaku, i burgosuri politik, ose te ndihmosh indirekt ata qe e futen Spartakun ne Burg... pra dinastine e Hajduteve.

    Zoti Robert ... cdo vote per ju do jete Vote plus per Edi Ramen e vote minus per Spartakun.

    Kuptojeni kete !

    Pra, ne perfundim, ne date 13 tetor, Ju do kurorezoni Edi Ramen ne se vazhdoni te beni fushate.
    Pra ju beni ne pamje fushate "Pro Zog" e ne realitet pro Enver e pro Aranit Cel e pro Bulqiz e Spac e pro Klos e Jaho Sali.. e pro Miliardereve te Tiranes re e kunder vehtes e kunder atyre grave myzeqare qe pijne fotoksine per ti shpetuar mjerimit.

    Miqesisht do ju keshilloja qe te nderprisni fushaten e te deklaroni ciltersisht e burrerisht e sa me shpejte te jete e mundur duke bere kete thirrje pjeses tuaj te popullit :

    .Ju simpatizante te Ahmet e Lek Zogut...votoni Spartak Ngjelen..!

    Ky do ishte sherbimi me i madh qe do i benit ketij Populli te vuajtur e te neperkembur Shqiptar.

    Cdo vazhdim i kesaj loje qe po beni, me ose pa dashje, do tju mbuloje me disfate politike por dhe morale sepse mbi ju do bjere pergjegjsia se ndihmuat direkt dhe indirekt qendrimin ne Pushtet te Dinastise se Mega hadutve te sotem PS -iste.

    Robert...ditet ikin shpejt..
    Lexoje kete leter miqesore dhe reflekto...


    Brari

    Anetar i Forumit Albasoul

    25 Shtator 2003






    --------------

    Ne se dikush ka kontakt me Robert Papen mundesisht tja dergoje kte Leter.

  2. #2
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    shtesë*

    ...Veç padija edhe krenija,
    Qi shkojn njitë si trupi e hija.



    *[size=0,6]dhe dy fjale me shume nga i madhi Gjergj Fishta do i shkonin per shtat Robert Papes e te tjereve kandidate te te djathtes qe s'po dine te bashkohen kundra komunistave.[/size]

  3. #3
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ke te drejte Brari, por nuk ma ha mendja qe R. Papa te jete nga ata burra qe te terhiqet. Eshte nga ata tipa qe do te duket dhe sikur çfare eshte. Kur qe ne SHBA, kishte nje faqe ne internet dhe mburrej me "miku im Sali Berisha". Tani e hedh vallen ndryshe.
    Kur vijne momente te rendesishme, dalin ne siperfaqe tipa te tille, si ferra neper kembe.
    Meqe nuk beri prokopi si cars salesman, ndoshta mendon se do beje si kryetar bashkie. Nuk ka ndonje diference te madhe, apo jo?
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Mbaj mend nje batute te Osman Mules kur R. Papa bente ato emisionet e famshme, ngaqe vinte kudo emrin e vet ideoi perpunoi nen kujdesin e etj. ndonje dite tha kur te iki une ne banjo do them po iki nen kujdesin e Robert Papes.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari,

    Nuk besoj te kete arritur puna deri aty sa te kete venodsur R.Papa kontakt direkt me publikun shqiptar.
    Kontaktin me te mire me publikun qe ndoshta do ta degjonte mund ta gjesh duke e botuar kete leter te hapur tek gazeta TemA. Adrese emaili te tyre gjen ne faqen e gazetes

    http://www.gazetatema.net


    Eshte turp i madh t'i haje njeriu fjalet qe i ka thene pak vite me pare e krenimin qe bente deri pak kohe me pare. Vertetohet edhe njehere me shume se pushteti t'i ben trute te marrin ere. E per cudi kjo me R. Papa ndodhi qe para se te hipe ne pushtetin qe ne fakt nuk do te kete shprese ta siguroje ndonjehere per aq kohe qe del si dele e zeze ne krahun e djathte shqiptar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dita ..mire e ke por sdi si cohet..


    Njiher cova te Shekulli dicka dhe ai i hengri fjalet dhe nga kafe 900 qe i cova un nxorri nji kafe elbi...lol.

    PS ka pare te modhe dhe blen kedo..
    Keta legalistat i ka ble me kohe dhe kam bindje se keta i ka perdor ne ate "Revolucionin" e Varrimit te Azemit..
    PS e dinte se mbi te rendon Revolucioni i Vlores dhe i duhej qe dhe PD te kete ne Shpin nje Revolucion dhe ja rrasi ate te Varrimit te Azemit me te cilin e ngaterroi shum bukur PD-ne kte gomaric qe ne prap e dum..


    Feminime me ke ba me qesh me lot me ate te Osman Mules...lol.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari,

    nga faqja e gazetes TemA ne internet shkepus sa me poshte

    (nga opsioni Kontakt ne faqen http://www.gazetatema.net)


    KONTAKT

    Gazeta TemA mund te kontaktohet ne kete adrese:

    "Zayed Bussiness Center"
    Rruga Sulejman Delvina
    Tirane, Albania

    Tel / Fax : + 3554251073
    E-mail: kontakt@gazetatema.net
    gazetatema@hotmail.com



    Pra me dy adresat e emailit te sipershenuara mundesh t'i kontaktosh e t'u dergosh letren tende te hapur per R.Papen.
    Sa per gazeten "Shekulli"....e c'kishe pritur ti te benin tjeter?

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fushata elektorale ne forumin tone.
    Sa besepak qe jeni,te gjithe pa perjashtim jane gladiatore,ne arenen e politikes shqiptare.
    Mos harroni se kur populli yne hodhi hapat e para drejt demokracise drejt se ardhmes,i ngjante atij zogut qe sapo kishde dale nga veza ,pa ditur i shkreti se jashte levozhges se vezes po e prisnin politikanet e majte dhe te djathte me fishkellima gjarprinjsh ,zvarranikesh.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    Po cfare ti besh qe "populli socialist " i Tiranes eshte shumica se.
    Kur u be politikan dhe Robert Papa mos ngelte me 5-anjos tjeter i ILB-se Kamez as ne kembe e as ne b....

  10. #10
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    kolombo!
    Kesaj shprehjes me poshte "fishkellima gjarprinjsh ,zvarranikesh" ma sh zh xh -ove fare mendjen lol edhe pse eshte shume e gjetur.

    brari eshte me shume kunderRam-as sesa proNgjel-as. Brari, cdo parti ka qellimet e saja. PLL nuk mund ta shikonte dot veten nen vorbullen e PD-se e cila nga 94 ja ndoqi mbretin kur se nuk i duhej ndersa ne 97 e futi ate ne lojen e luftes civile .

    Nuk eshte aq "gomaric" PD-ja(me PD nenkuptoj Berishen) sac e shpreh ti brari jo!!!!! Ajo eshte me shume se aq. Per mua Berisha eshte si ai inspektor Kolombo.
    PAUCA SED MATURA

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Robert Papa?!

    Ne kuandrin e EUNUKEVE, u shtua edhe nje EUNUK tjeter andej nga opozita shqiptare. Komentator sportiv i bere gazetar anti-komunist qe kerkon te behet Kryebashkiak dhe qe akoma i mbush mendjen vetes se pa te ne nuk do ta kishim marre vesh se cfare ishte komunizmi.

    Me kujtohet gjithashtu edhe kur para disa vitesh beri nje leter publike qe e shkruante nga vendi ku ishte fshehur ketu ne amerike, ku pretendonte se Nano i kishte derguar vrases te paguar per ta hequr qafe Don Kishotin e demorkacise bajraktaro-mesjetare shqiptare. Robi eshte kaq i deshperuar per tu njohur pak sepse askush me nuk po ia hidhte qurret, saqe eshte gati edhe ta viktimizoje veteveten vetem e vetem qe ti degjohet zeri. Kerkon me kaq deshire qe ta lartesoje veten ne nje "kundershtar te denje" por nuk arriti te jete as bubuzhel i denje. Robi ishte pra individi kaq i rrezikshem per Nanon saqe Nano deshte ta hiqte qafe. Pdhrrrr.

    Hmm se mos harroj, kaq truthare e qesharak ishte Robi yne saqe pohonte se atentatin qe kerkonte ti bente Nano e kishte marre vesh pasi atentatori kisht e bredhur lart e poshte neper lagjen e tij duke pyetur njerezit se ku e ka shtepine Papa se ai deshte ta vriste. E keshtu Robi i beri leter proteste edhe OKB, edhe Departamentit te Shtetit me kete hsitori.

    Ja me spurdhiake si Papa IQ e te cileve nuk i kalon 12 perfaqesohet "mreti" yne ne shqiperi. Po ndoshta me mire keshtu se sa me kobure ne brez, e me anti-tank ne qafe ne mes te Tiranes. Cti besh, kjo eshte pamja e opozites shqiptare sot. Ca te kalbur burgjeve e te tredhur si menderisht ashtu edhe fizikisht, kurse te tjeret e kane IQ me te vogel se bufi.

    Me sa shof une 92-97 do vije perseri, dhe me te edhe vdekja e shqiperise si degjenerimi i shqiptareve ne njerez te hicit e te kotit.
    Kur mendon se ce pret shqiperine me keta e kupton mjaft mire pse Hoxha erdhi ne pushtet dhe se sa organik ishte pushteti i tij.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    somewhereinEngland
    Postime
    18
    pse ziheni kot me 12 eshte sheshi dhe mejdani.

    Thjesht i uroj fitore Z.Ngjela.

    Pastaj pse te mos dale edhe Roberti kandidat me vete, PLL eshte parti me vete dhe e gezon kete te drejte.
    Edhe partia komuniste do kete ndonje kandidat te saj pervec Edi Rames.
    Po e le fare se s'dua te lodhem me keto gjera....

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Postime
    6
    Pergezime Brari!Letra juaj drejtuar Z. Robert Papa eshte nje thirrje teper kuptimplote jo vetem per Zotin Papa,por per te gjithe ata pseudointelektuale te Shqiperise te cilet duke hyre dhe dale ne arenen e politikes shqiptare ne cdo rast ku mendojne se interesat vetiake jane me te larta se ato te deklaruara prej tyre,pretendojne te kthejne fokusin e njerezve ne nje drejtim te paformuar dhe papercaktuar.Shqiperise nuk i nevojiten intelektuale te tille dhe nese Zoti Papa kerkon qe me aftesite e tij gazetareske te ngjalle admirimin e pjesshem te dikurshem , atehere do i keshilloja qe para se te perballej me kandidaturen per Kryetar Bashkie ne Tirane, te arrije dhe fitoje simpatine e duhur nder miq e bashkeatdhetare jashte vendlindjes ku ka qendruar per kaq kohe. Gare te mbare!
    Secili prej nesh ka nje mision per te permbushur,nje mision dashurie.Ne castin e vdekjes,kur te ndodhemi perballe Zotit, ne do te gjykohemi per dashurine, jo per sa dashuri kemi bere, por per sa shume dashuri kemi futur ne veprimet tona.
    NENE TEREZA

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Artikulli i sotshem ne gazeten TemA (qe ti Brari e ke sjelle tek Temat e shtypit) ben me dije terheqjen e Robert Papes nga gara mes PD dhe PS-se.
    Per te arritur deri ketu atij do t'i jene bere thirrje nga shume njerez ne drejtim privat dhe jo-privat, por per publikun e Albasoul-it nje gje te tille e bere ti Brari. E duke qene se vendimi i marre nga zoti Papa pak para zhvillimit te zgjedhjeve eshte i tille, qe ndikon ne rezultatin e pergjithshem te se djathtes shqiptare, meriton vleresim nga te gjithe ata qe te kane lexuar ketu dhe perkrahin mendimin tend.

    Respekt dhe gjithe te mirat!
    Dita
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 11-10-2003 më 06:23

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dita...kthesa e Bob Papes..lol... eshte e vonuar dhe ai deri diku e beri demin por megjithate pendesa eshte shenj njerzilleku dhe ne e falim si popull.

    Me vjen keq qe Fred Xhaferi i cili nuk eshte rrufjan i llojit te Tritan Pollos por eshte nje LAB me nji fare karakteri akoma nuk reflektoi.

    Fenomeni "Xhaferi" eshte nje preteks i bukur qe do e perdori POOLLO per te justifikuar Vasalitetin ndaj Nanos dhe sabotazhin qe i solli Demokracise.

    Edhe ne se nuk fiton PD e rendesishme eshte se u cfaqen veglat anti-PD qe marrin rroge tek Gramoz Ruci.

    Neser jane Votimet.

    Me preteksin se do kete sabotazhe Nano ka nxjerre ne rruge Ushtrine,Policine dhe Shikun dhe ka krijuar ambjent Militarist te frikshem te llojit PINOCHET ose PRAGE 68..

    PD nuk besoj te kete kompletuar qendrat e votimit ne cdo zone me komisionere te ndershem.

    Nano me sondazhet e tije eshte i sigurte ne Fitore.

    Si ben Nano sondazhet dhe si i ben Berisha.??

    Berisha ben miting dhe me sy te lire mendon..pak a shume keshtu..
    Sheshi qenka plot...Ky X qytet i ka nja 50 mij banore..e me sy duket sikur ktu ne Shesh jan nja 30 vete..Keta 30 mij ne Votime marrin dhe Gjyshet e Tezet e votojne per mua.. Pra e kemi te fituar..dhe me kte mesazh qe u a jep te vetve ai ve ne gjume PD-ne e cila eshte e prirur te fleje ne prag fushate e te vetkenaqet me sondazhet Pamore bumbullore..lol.

    Nano vepron ndryshe..

    Ai eshte aparatcik e bir aparatciku Bolshevik dhe punet i mat ndryshe..

    Ndersa Berisha gjykon me iluzionet optike mbi nje qytet Nano perkundrazi..
    Per Nanon nuk ka rendesi numri mitingasheve..

    Ai punon me SHKALLEN...me shkallen ose Hyrjen e Pallatit.
    Shkalla eshte njesia baze..
    Njerzit e Nanos kane listat e simpatizanteve per cdo Pallat dhe shkalle pallati.
    Qe me perpara ata bejne Shoshitjen kok per kok te votuesve..
    Aty ku Votuesit ne Shumice jane Demokrate PS punon me kshillin e lagjes ose qytetit dhe me Gjendjen civile ku dihet se gjate 50 viteve nenpunesit e Gjendjes civile ishin agjente te Sigurimit..

    Ata bejne spastrimin e sa me shume votuesve demokrate nga listat e Votuesve..dhe fusin me kuc e mac tere sorrollopin socialist.

    Pastaj ata fillojne sondazhin..
    Cdo kok kontrolllohet ne se eshte i sigurte se voton per PS apo jo..
    Ne kte fushate mobilizohen tere socialistet nga prefektet e deri te drejtorat e Shkollave qe jane te gjithe socialiste te Thekur..zakonisht drejtoreshat e cerdheve..kopshteve e shkollave jane ruspia me eksperience ne vjedhje votash e bija kapterash e nga kurveleshi ose Bilishti qe jane instaluar ne Tiran e Durres qe 40 vjet para..

    Kjo mizeri ujkonjash qe punojne nen rrogoz e demoralizojne masen demokrate e cila psiqikisht eshte e lodhur dhe i paralizon.

    Ne se nuk pi uje kjo kercasin Paret ne familjet Fshataro-Ceceno-Maxhupe te periferive e te qendres dhe blihen..

    Le te votojne po themi..Nje Intelektual i Ndershem per PD..sa pare ben..voten e tije e neutralizon cufi..ai jevgu qelbur tek klubi ..vot per vote..+1 - 1= 0.

    Le te votoje po themi.. Teodor Laco per Takun..voten e tije e neutralizon Zef Lleshi nje bathoras qe eshte kap duke vjedh e i cili lirohet me kusht qe krejt lagja e tije te votoje per PS-ne..

    Kur teshkoje nje Tiranas i ndershem ne Kuti te Votimit kte radhe..cdo i shikojne syte..

    Para se te hyje ne oborr te Shkolles ku eshte qendra votimit ai do shikoje Micon, Kocon, Selfon e Lazen ..ish operativa te rajonit qe jane veshur me kostume te shtrenjta e me kapel republike nga te cilet ai eshte trembur qe me 1950-ten..qe ja shtrengojne nofullat katrore plakut te urte Tiranas..
    Kur hyne tek Zyra Votimit shikon Natasha Pacon e Makbule Cecon qe kan vene suze e lujne fletete listave e atij i fillojne te dridhurat..
    Shkon ne Shpi dhe i thot Plakes...hic mos shko se si shof dot me sy ata atje..

    Pra Nano ka krijuar ambjentin "festiv" ose b-rek-dh-jeres te votimeve Puniste..ku njerzit dridheshin nga "fryka".
    Pse..Se PS ka psikologe e mjeshtra..

    Keshtu..

    Veshguesit nderkombetare jane kot.

    Nuk besoj se PD ka krijuar ndoj moral optimist tek njerzit qe kur te shkojne ne KUTI te VOTIMIT te shohin krahas Selfo Stalinistit..babait te atij bosit ..edhe ca demokrat te mire e trima qe deri diku tja heqin friken votuesit te thjeshte.



    qashtu..


    te Qytetit

Tema të Ngjashme

  1. ENIGMA - Robert d'Angély
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 14:35
  2. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarët
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  3. Kënga e Gjergj Elez Alisë
    Nga Ullmar Qvick në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  4. Robert D'Angely
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •