Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 90
  1. #41
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    pershendetje te gjitheve Shqiptarve ne Malesi

    ...............per mua tersisht Mali i zi me duket i Shqiptareve, sepse ne çdo vend gjen Shqiptar, por siq po shifet me se shumti ku gjinden jan ne ULQIN dhe ne TUZ...

    Me pelqem shum malesia, bukurit natyrore, deti...por sidomos si flasin malesoret ghuhen shqipe...me nderime nga malesorja e juaj...Kudo qe eshte shqiptari aty eshte Shqiperia, Kosova dhe Mali i zi...Ju qe ne ket moment gjindeni ne ULQININ E BUKUR kalofeshi mir...
    "Dashuria e vertetë dhe e sinqertë nuk shuhët kurrë"

  2. #42
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    Wink .............pershendetje ...........

    ...si jeni ju Malsoret e mi, si po kaloni ne Ulqinin e bukur me diell, ju u knaqet duke u rrezitur ne plazh e une e shkreta me trolloi dielli i Madridit me tesha veshur, se ketu plazh e kam vetem banjon ....met vertet po jav kam lakmi, por kur te vi ne pushime per Zoj te Grudes, sado pak do te kem koh per plazhen se jam e bardh si djathi e me kishte ardhur shum mir te me kapin rrezet e Ulqinit...
    ...kalofeshi mir bukurosha dhe bukuroshe dhe mos u rrezitni shum, se te beheni si nji çokollad nuk eshte aq mir...ha hahahaaaa....Hasta Pronto...
    "Dashuria e vertetë dhe e sinqertë nuk shuhët kurrë"

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Tre veta mbyten në Ulqin, përkundër ndalimit të shpallur të notimit Aktuale

    Nga dallgët e mëdha të detit në Ulqin tre persona kanë humbur jetën, me gjithë paralajmërimin e zyrtarëve në plazhet e Ulqinit se notimi ishte i ndaluar.


    Arbnor Sadiku, 27 vjeç dhe dy persona të tjerë nga Kraleva dhe Shkupi kanë humbur jetën. Edhe një kosovar tjetër është në spital.
    Nga trazimi i valëve të detit dhe pakujdesia, në Ulqin janë mbytur në det tre turistë, njëri prej të cilëve është Avnor Sadiku nga Rahoveci, tha drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Ulqin, Gani Karamanaga. Ai tha se dje, për rreth 3 orë është trazuar deti nga valët e mëdha dhe si pasojë e pakujdesisë, përveç të riut nga Rahoveci, kanë humbur jetën edhe një i ri nga Shkupi dhe një tjetër nga Kraleva. Të rrezikuar ishin edhe gjashtë të rinj të tjerë nga Kosova, të cilët janë dërguar urgjentisht në Spitalin e Tivarit, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Që nga fillimi i sezonit turistik në Ulqin kanë humbur jetën 7 turistë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    “Kalimerja poetike – 2006”, në kalanë e Ulqinit

    Në skenën “Servantes” në kalanë e Ulqinit po mbahet manifestimi tradicional letrar “Kalimerja poetike 2006”. Manifestimi mbahet në organizim të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve "Art Club nga data 2 deri më 5 gusht. Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i shoqatës Qazim Muja dhe duke përshëndetur të pranishmit tha: “duke u ballafaquar me të gjitha të vërtetat e botës, lumturitë, dashuritë, lindjet, liritë, por edhe tmerret ku deri në klithmë të rezignuar, të vetmuar dhe të frikësuar humbim kohën tonë të predestinuar për ta jetuar në formën e një ballafaqimi mistik, do të kuptojmë se nuk ka shpëtim askund tjetër, madje as në aktin e lindjes së përsëritur, përveç se në mësheftësitë e letësisë dhe të artit në përgjithësi. Ky, njëherit është edhe roli i letërsisë dhe i artit. Për këtë edhe përpjekjet tona për të sjellë në këtë skenë të hapur, emrat më të shquar të letrave dhe të artit shqiptar bëhen edhe më kuptimplote.”

    Mysafir i mbrëmjes së parë ishte shkrimtari Hajro Ulqinaku, laureat i çmimit vjetor të Art Club-it, ndërsa për krijimtarinë e tij folën shkrimtari, akademiku Mehmet Kraja dhe shkrimtari Pandeli Koçi.

    Mbrëmja e dytë ishte mbrëmje autoriale e poetit Din Mehmeti për krijimtarinë e të cilit folën poeti dhe kritiku dr. Basri Çapriqi. Mbrëmja e tretë është konceptuar si mbrëmje e PEN-qendrës së Kosovës, ku do të marrin pjesë shkrimtarët Ali Podrimja, Din Mehmeti, Mehmet Kraja, Agim Gjakova, Basri Çapriqi e të tjerë dhe njëherit do të bëhet dhe prezantimi i punës së PEN-qendrës kosovare. Duke u paraqitur si botuesi më serioz tek shqiptarët në Mal të Zi, Art Club-i këtë mbrëmje do të bëjë përurimin e monografisë së parë për shqiptarët në Mal të Zi me titullin “Në një cep të Ilirisë”. Monografia ka rëndësi të madhe për afirmimin e kulturës, traditës, shkencës, artit, letërsisë si botim multidisiplinar. Mbrëmja e katërt e quajtur “Muzgu poetik në bregun e liqenit” do të përfundojë me një orë të madhe letrar në liqenin e Shasit, me një simbolikë të veçantë në ringjalljen e qytetit të famshëm mesjetar Shasit.

    Vlen të përmendet se mysafirë të “Kalimerës poetike” kanë qenë emra të shquar të letrave shqipe si Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Vath Koreshi, Visar Zhiti, Enver Gjerqeku etj.

    Manifestimi u mbështet financiarisht nga Ministria e Popujve Pakicë të Malit të Zi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Popullsia e Ulqinit

    Popullsia e Ulqinit me rrëth 22.000 banorë, për nga prejardhja e vet, tradita, vetitë kulturore dhe shoqërore, përbën një bashkësi komplekse që i jep një sharm unik dhe piktoresk këtij qyteti. Në Ulqin jetojnë shqiptarët, malazeztë dhe pjesëtarët e kombeve dhe të kombësive të tjera të Jugosllavisë, kurse shumicën e populisisë e përbëjnë shqiptarët. Në Ulqin jetojnë dhe janë të asimiluar pasardhësit e maorëve berberë të Algjerisë, që kanë qenë vendosur nga pushtuesit turq për mbrojtjen e qytetit, pastaj zezakët, pasardhësit e skllevërve që kanë qenë sjellë dikur në një numër bukur të madh nga Afrika.
    Ditëve të pazarit, të marten dhe të premten, qendra e qytetit, me pjacën e vet të pemëve e të perimeve dhe me tregun e vet të suvenireve shndërrohet në atraksion të vërtetë. Koloriti i kostumeve kombëtare të grupeve të ndryshme etnike nga fshatrat e afërta bëhet motiv i jashtëzakonshëm për fotoaparatet dhe kamerat e turistëve që vijnë edhe nga Dubrovniku, Boka e Kotorrit, Budva dhe vendet e tjera. Për turistët që e kalojnë pushimin në Ulqin, kjo është një përparësi e cila duhet të shfrytëzohet, edhe sikur të humbet një larje e paraditës në plazh.

    Pjaca e gjelbër është shumë e pasur me pemë, perime, produkte qumështore, peshk e shpeshherë aty ofrohen edhe egërsira sapo të zëna. Ajo është pamje, shprehje e tokës pjellore, e detit të pasur dhe e popullsisë së zellshme të kësaj krahine. Në një ambient të posaçëm është interesant pazarllëku në tregun e suvenireve me asortiment të posaçëm të punëdorës: produkteve të gdhendura, të endura e të thurura, pastaj të zbukurimeve dhe të stolive të ndryshme nga guaskat e të tjera. Në qoftë se ju pëlqer shopping-u, atëherë aty e gjeni menjëherë. Afër tregut të suvenireve është shtëpia moderne e mallrave, e "tregtarit" më të madh të qytetit, "Otrantkomercit". Dyqanet e tij do ti gjeni nëpër qytetin. Ato ofrojnë mallra të ndryshëm; rroba, galanteri lëkure, qeramikë, produkte të qelqit, të kristalit, të porcelanit, të kozmetikës, të ushqimit etj. Në rrugën kryosore që arrin deri në Pristan, mund të gjeni edhe shumë gjëra të tjera.

    Detal nga pazari i suvinirave në Ulqin

    Për shkak të numrit të madh të dyqaneve zejtare dhe ëmbëltoreve, për shkak të sharmit dhe nga dashuria që ushqejnë për të e kanë shpallur "rrugë më të pasur dhe më të ëmbël të qytetit". Aty gjenden edhe dyqane zejtare metraditë të gjatë. Kur ta gjeni ndonjë dhuratë të vlefshme per atë që ju pret në shtëpi ose kur lodheni nga shëtia, mund të pushoni e të freskoheni në ndonjë tarracë, ose nën flladin e dendur të shumë restoranteve, të buffeteve, caffebareve e të tjera objekteve të ngjashme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KU GJENDET ULQINI


    Zogu shtegtar, qä e ka zgjedhur rrugën e vet të fluturimit drejt jugut të ngrohë buzë bregdetit të mrekullueshëm adriatik, kësaj pyetjeje do t'i përgjigjej: Atje ku bregdeti i humb shoqëruesit e vet, ujëdhesat e mëdha e të gjata, ku malet e larta, shpeshherë të egra e të zhveshura, lëshohen dhe shndërrohen në bjeshkë të ulëta e të buta, kurse këto në rrafshe të gjera, të rrethuara e të ndara me lumenj e liqene, kur mbulesa bimore bëhet gjithnjë më e dendur dhe shtrihet deri buzë detit, nga i cili e ndajnë plazhet e gjata të pashoqe të rërës - atje shtrihet Ulqini (Ulcinj).

    Në hapësirën e rruzullit tokësor ky qytet do të zinte një vend të vogël ku brezi midis 19°8' (fshati Fraskanjel) e 19°23' (Ulqini i Vjetër - ujdhesa Kruçit) të gjatësisë gjeografike lindore kryqëzohet me atë midis 41°50' (Ada e Vogël) dhe 42°5' (Kozjaku i vogël) të gjerësisë gjeografike veriore, që do të thotë se rruzulli i kuqërremë i madh ia lëshon rrezet e veta të ngrohta këtij qyteti nën të njëjtin kënd sikurse Barcelonës ose edhe Romës.

    Ulqini i takon zonës së skajshme subtropike të Mesdheut evropian me variantin adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacion subtropik. Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me 2700 orë me diell në vit, me dimër të butë ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë - në shkurt, është 7,1°C, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje të vërtët për vendasit; me pranverë të hershme, të ngrohtë dhe të bujshme, me vjeshtë të gjatë, të ngrohtë e të pasur dhe me verë të zjarrtë e të thatë kur zhiva në termometër ngritet edhe deri në 38°C në muajin më të nxehtë - në korrik (me temperaturë mesatare 25,2°C), ndërsa dielli nxeh pa pushim edhe deri 11,5 h në ditë. Nën ndikimin e tipit të këtillë të klimës janë krijuar tri breze të vegjetacionit: gjithmonë i blertë (deri në 300 m lartësi), i përzier (deri në 500 m lartësi) dhe'ndërmalor (mbi 500 m lartësi). Në brezin e parë mbizotërojnë ullinjtë, fiqtë, portokajtë, limonët, bajamet, kivët dhe mollët japoneze (kakët); në brezin o dytë - gështenjat, shegat, manat, hardhia dhe drithërat, kurse në brezin e tretë -drithërat, duhani, dardhët, mollët dhe kumbullat. Kultura më tipike e kësaj treve është ulliri. Bregdetin e zbukurojnë edhe llojet jugore të bungut, lorët mesdhetarë me kurora të gjera, pisha e bardhë dhe e zezë, makjet (dafina, gjineshtra, mërsina, ahu, sherbela, rozmarina, beronja), si dhe bimët stolisëse (palmat, agavati, selvitë dhe mimozat). Ulqini është qyteti më jugor në bregdetin adriatik jugoslav. Në drejtimin veri - jug shtrihet në 20 km gjatësi, kurse në drejtimin perëndim - lindje 25 km. Ka një sipërfaqe prej 255 km2.Në veri shtrihet mali bregdetar Mozhura (622), më kurse prapa saj një pjesë e masivit të maleve të Rumisë. Në lindje është lumi Buna (Bojana) dhe RPS e Shqipërisë ndërsa në perëndim, qyteti dhe limani më i afërt është Tivari (Bar).Bregdeti shoqërohet me detin 32,7 km, duke filluar nga gjiri i Kruçës deri në grykën e Bunës. Deti është i hapët, kurse vija ku ai takohet më qiellin - më e largët është nga Kozjaku, maja më e lartë malore (1427 m lartësi mbidetare). Treva në të cilën është krijuar dhe është zhvilluar qyteti është pak më kodrinore. Këto janë rrëzat e Pinjeshit (108 m), të Mendrës (164 m) dhe të Malit të Bardhë (289 m), e sa më shumë që shkohet në lindje, bjeshkët i zëvendësojnë fushat me liqene moçale e lumenj të vegjëI, dhe plazhet e gjata ranore.Pamje e bedeneve të Qytetit të Vjetër nga deti: Harmonia e natyrës dhe e mjeshtërisë së ndërtuesve të vjetër

    Në Ulqin arrihet nëpër tokë dhe nëpër det, por edhe me aeroplan nga aeroportet më të afërme. Aeroportet gravituese jenë: Në Tivat (85 km), Podgorice (95 km) dhe Dubrovnik (152 km). Me fqinjin e parë, qytetin dhe limanin e Tivarit e lidh rruga magjistrale (25 km). Është lëshuar në qarkullim në vitin 1973 dhe sot është pjesa më e bukur e tërë magjistralës së Adriatikut. Deri në ndërtimin e saj në Ulqin arrihej nëpër rrugën e vjetër austrohungareze (36 km). Rruga e re kalon nëpër trevën piktoreske buzë detit, kështu që udhëtarët - turistët që në rruge i përgatit për pushim të bukur.
    Me anë të stacionit të hekurudhës në Tivar, Ulqini lidhet me rrjetin e hekurudhave të vendit dhe të botës me vijën hekurudhore Beograd - Tivar.
    Me anë të portit të Ulqinit kjo trevë, me rrugë detare, lidhet me limanet - qytetet e Adriatikut dhe më gjerë. Nga Tivari, që është limani i dytë për nga madhësia në pjesën tonë të Adriatikut, kalohet rregullisht Adriatiku me trajekt në vijën Tivar - Bari (Itali), e nepër grykën e Otrantos kalohet në ujërat e Mesdheut.

    Hyrja në qytet është pak e jashtëzakonshme, sikur i zoti i shtëpisë, atij që e don shumë, detit, ia ka kthyer shpinën që juve të ju presë me padurim dhe përzemërsisht. Riviera, deti, Qyteti i Vjetër dhe plazhet jenë ruajtur për befasi të re, të këndshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    E KALUARA E STUHISHME E QYTETIT

    Ulqini është njëri nga qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Që në kohën parahistorisë e deri në fund të shelkullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm. Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të.

    Është i madh numri i ngjarjeve, që kanë kaluar si stuhia nëpër të kaluarën e tij.

    Në breg të liqenit të Zogajve, në lokalitetin Qerret, jenë zbuluar gjurmët e jetës me të vjetër te Ulqinit. Me rastin e sanimit të truallit per ndërtimin e Kripores, u gjetën dysheme dheu të vendbanimeve ilire që nga koha e bronzit. Nga kjo periudhë janë edhe dy tumulla të dheut (varre) - mënyra e varrimit të ilirëve derisa jetonin në rrafshe, u zbuluan në fshatin Zogaj, në lokalitetin Kodra e Kuqe. Nga koha kur, për shkak të rrezikut nga armiku, ilirët u larguan nga rrafshi dhe kaluan Në bjeshkë, jenë zbuluar dy grumbuj gurësh (gjithashtu objekte për varrim) mbi grykën e Megjureçit dhe në lokalitetin Gjat në shpatin verilindor të Malit të Brisë. Nga epoka e bronzit në fshatin Katerkol (Vlladimir) dhe në Uqin jenë gjetur sëpata të të ashtuquajturit tipit shkodrano-dalmatin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    UIqini antik

    Besohet se Ulqinin e lashtë, Qytetin e Vjetër të sotëm, e kanë themeluar në shekullin V para erës sonë grekët e Kolhidës në kohën e formimit të kolonivë greke në këtë rajon. Për ardhjen e kolhidasve flitet në poemën e Aplonit të Rodosit nga shekulli III para erës së re. Në këtë rajon, në atë kohë, jetonin ilirët të cilët, nën ndikimin e kulturës greke, kanë lënë gjurmët e vendosjes më të hershme në këtë qytet në formë të mbeturinave të mureve shumë të mëdha të ashtuquajtura >>qiklopike<<.

    Bedeni prej kuaderëve qiklopikë është bedeni me i vjetër i këtij Iloji në bregdetin lindor të Adriatikut. Në kalanë e Qytetit të Vjetër gjendet edhe njëri nga mbishkrimet me të vjetra që i kushtohet perëndeshës Artimidë Elafavolës. Mbishkrimi është i skalitur në postamentin e altarit të sacrificës, dhuratë e bashkësisë së gurgdhendësve perëndeshës Artemidë. Në të shkruan TO KOINON TON LATOMON APTEI (D) I TI ELAFAVOLOI (Bashkësia e Gurgdhendësve ia ngrit Artemidë Elafavolës). Përpos këtij altari (are), me kërkimet në Qytetin e Vjetër, që kanë filluar në vitin 1953 dhe po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, janë gjetur edhe shumë objekte të kulturës materiale që tregojnë se qyteti është themeluar në shekullin V para erës së re. Këtu janë gjetur shumë fragmente të qeramikës së kuqe figurale, lekitash të bardha, si dhe gurë me figurën e perëndeshës Athina me helmetë.
    Ky Colchinium i lashtë në shekullin e dytë para erës sonë bëhet Olcinium kur romakët e marrin nga fisi ilir Olciniatas (më 163 para erës sonë). Me këtë emër e gjejmë për herë të parë në burime të shkruara te Plini Plaku, në veprën >>Naturalis historiae<<, por e përmend edhe Tit Livi. Në kohën e romakëve Ulqini bëhet vendbanim i fortifikuar i qytetarëve romakë dhe e fiton statusin oppida - oppida civium Romanorum, ndërsa më vonë edhe statusin e municipiumit - qytetit që ka fituar statusin e pavarur. Nga kjo është ruajtur gjithashtu një pjesë e bedenit, i cili, për shkak të fakturës së vet më të vrazhdë të ndërtimit, ndry* shon nga bedeni iliro-grek.

    Mesjeta

    Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Ulqini u gjend në provincën Prevalis të Perandorisë Lindore, kurse popullsia e përqafoi krishterimin. Në periudhën e Dioklesë (Duklja) dhe të shtetit të Nemanjiqëve merr karakterin mesjetar.
    Bëhet qendër e rëndësishme tregtare dhe detare me autonominë e qytetit mbrenda shtetit të Rashës (Rashka). I rrethuar me bedene të forta, Ulqini u bëri ballë sulmeve të fuqishme të luftëtareve të perandorit maqedon Samuilit në mbarim të shekullit IX, e më vonë (1242) edhe sulmeve të hordhive mongole. Në kohën e shtetit të Rashës janë ndërtuar shumë kisha në Qytetin e Vjetër, prej të cilave sot kanë mbetur vetëm themelet (Zonja e Bekuar, 1250; Shën Jovani i Ulqinit, 1290; Shën Dominiku dhe Sigurati, 1394; Shën Mihaili nën qytet,

    Muri i Qiklopit<<: pjesa e bedenit më të vjetër të Qytetit të Vjetër, Kapitell romanik me palmetë (shekulli XII - XIII)
    e ndërtuar prej blloqeve shumë të mëdha të gurit në një mënyrë unike

    1406). Aty ka jetuar si vejushë Helena e Anzhuinëve (1282‑1309), e shoqja e mbretit serb Uroshit, pastaj Jelena (1357), e shoqja e perandorit serb Dushanit, në kohën e të cilit në këtë qytet ekzistonte edhe shkritorja e monedhave.

    Rëndësia politike e qytetit u rrit në kohën e Balshajve (Balsici), dinastisë së princave, e cila u forcua sidomos pas shpartallimit të shtetit të Rashës. Nga koha e pushtetit të tyre është ruajtur kulla markante e Balshajve në pjesën e epërme të Qytetit të Vjetër. në Ulqin ka vdekur dhe është varrosur Gjergj Stras Balsha (Durad Stratimirovic Balsic) ~zot i tërë Zetës dhe i Bregdetit<< (1385-1403)

    Pas shpartallimit të shtetit të Zetës, Ulqinin e pushtojnë venedikasit dhe e mbajnë 150 vjet. Sundimi i ri futi elemente të reja në strukturën arkitektonike dhe urbane të qytetit. U ndërtuan dhe u rindërtuan bedenet, portat e qytetit dhe kullat. Qyteti mbante vulën e urbanizmit venedikas të tipit të Adriatikut lindor me pallate të bukura, kisha e sheshe. Nga kjo periudhë është ruajtur edhe një kishë e Renesancës nga viti 1510, kurse në murin e lartë në sheshin e mbyllur të hyrjes veriore në Qytetin e Vjetër, me tulla të kuqe është shkruar emri i princit të Venedikut dhe kapitenit të qytetit >>Johani Bolani<<.
    Më 1571 qytetin e pushtojnë turqit. Në krahasim me lokalitetet fqinje dhe rajonet më të largëta, Ulqini shumë më vonë ra nën pushtetin otoman, Kishin kaluar plot 200 vjet prej se turqit e kishin kaluar lumin Marica (1371) kur kishte filluar pushtimi i shpejtë i territoreve në Ballkan, ose rreth 90 vjet pas pushtimit të Herceg-Novit (1482/1483). Kjo tregon se venedikasit i jepnin rëndësi të madhe fortifikimit të Ulqinit në aspektin strategjik, detar dhe ekonomiko-politik. Kur e pushtuan turqit, pasoi transformimi i ri. Qyteti mori pamje plotësisht orientale, Aty u ndërtuan xhami, hamame, kroje, sahat-kulla, hane dhe tyrbe. Shtë pitë iu përshtatën jetës së zotërinjve të rinj. Platonë e poshtme të qytetit e mbushën me ndërtesa banimi, kurse kishën në pjesën e epërme e shndërruan në xhami (1693). Në nënkala u krijua qyteti, në të cilin u ndërtuan disa xhami: Xhamia e Pashës (1719) Xhamia e Mezgjahut (1728), Xhamia Bregut (1783), Xhamia e Lamit (1789), Xhamia e Majë-Pazarit (1749), Xhamia Meraja (1779). Objekt veçanërisht i bukur në cytet është sahat-kulla e ndërtuar në vitin 1754. Feja islame e orientonte tërë rrjedhën e jetës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Pas sundimit të gjatë të turqve (më se 300 vjet) me vendimin e Kongresit të Berlinit, Ulqini i takoi Malit të Zi.

    Kongresi i Berlinit dhe >>çështja e Ulqinit<<

    Në luftë me Turqinë Mali i Zi e pushtoi Ulqinin më 20.01.1878. Me paqen e Shën‑Stefanit Ulqini mbeti në Turqi, kurse Malit të Zi i takuan Plava, Gucia, fshatrat shqiptare: Gruda, Hoti dhe Kastrati, pjesa me e madhe e liqenit të Shkodrës dhe territori në perëndim të Mërkojeviqit deri në det. Fuqitë e mëdha të Evropës (Britania e Madhe, Gjermania, Austro‑Hungaria, Franca dhe Italia), duke i kontestuar dispozitat e Paqes së Shën‑Stefanit, në verë të vitit 1878, e organizuan Kongresin e Berlinit, në të cilin morën pjesë edhe nërshkruesit e Paqes së Shën‑Stefanit (Rusia, Turqia, Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi). Në këtë Kongres u vendos që lokalitetet e përmendura t'i takojnë Malit të Zi. Porta otomane nuk e respektoi këtb, prandaj filloi një aktivitet i madh diplomatik në Stamboll, Cetinë, Peterburg, Vjenë, Londër dhe në kryeqytetet e tjera të fuqive të mëdha.

    Në Londër, në parlament, kryeministri Gledston u ngrit energjikisht duke kërkuar që, si pjesë e politikës britanike, të respektoheshin dispozitat e Kongresit të Berlinit. U ndërruan gati të gjithë ambasadorët e fuqive të mëdha të akredituar në Stamboll dhe u dërguan atje personalitete me influencë. Britanikët ambasador special e emëruan zotëri Goçanit, i cili ishte emëruar më parë mëkëmbës i mbretit në Indi. Lordi Granvil, duke i dhënë Goçanit autorizime që ti koordinonte detyrat me të gjithë ambasadorët e fuqive të mëdha, i shkruante: >>madhëria e saj Mbretëresha ka pasur mirësinë të ju embrojë ambasador special të saj pranë Portës Otomane që të shihet se sa të rëndësishme M, e S. Mbretëresha e konsideron situatën në Lindje dhe që Sulltani, nga marrëdhëniet personale me një burrë shteti të atillë që zë pozitë aq të lartë në Parlament dhe në politikën e Anglisë, ta kuptojë seriozitetin e qëllimit të fuqive të mëdha për kryerjen e obligimeve të tij ndaj Malit të Zi dhe Greqisë ... <<, e pak më vonë i dërgoi vërejtjen në Stamboll:>>… duhet të kërkohet energjikisht nga Porta e lartë që të tregojë në mënyrë kategorike cilat masa do ti ndërmarrë që ti jepen Malit të Zi vendet e caktuara.<<
    Në vend të kërkesës së fuqive të mëdha që ushtria otomane ti riokuponte pozitat që u ishin dhënë shqiptarëve dhe tia dorëzonte Malit të Zi, në Stamboll ra


    Ulqinin me tërë distriktin deri në Bunë në rregull, në qetësi, pa rezistencë, më 15 nëntor sipas kalendarit të vjetër. Në qoftë se nuk e bën këtë, flota e kombinuar, e cila atë ditë do të jetë në gjirin Burnaba, afër Izmirit, do të futet në portin e Izmirit dhe do ta pushtojë qytetin. Do ti nënshtrojë të gjitha organet e pushtetit, do ti marrë të gjitha të ardhurat e vilajetit dhe do ti disponojë këto, kurse Mali i Zi do ta marrë prej tyre pjesën që i takon me të drejtë. Në qoftë se edhe kjo nuk do të mjaftojë që ta detyrojë Portën e lartë, fuqitë do ta pushtojnë me forcë, në fund të fundit, Selanikun.<< Ultimatumi për Portën ishte shumë i rëndë, aq më parë që ky veprim i fuqive të mëdha, si fillim, do të mund të aplikohej edhe për çështjet deri atëherë të pazgjighura në Jermeni, Greqi e të tjera.

    Sulltan Hamidi, kur u gjend në situatë të vështirë dhe të paevitueshme, e pushoi Veli Riza‑pashën e Shkodrës si më ortodoks në kundërshtimin për dorëzimin e Ulqinit, e dërgoi atje mushirin e urtë dhe me influencë Dervish‑pashën me katër mijë nizamë, i cili erdh prej Shkodrës në Ulqin me ushtri pak më të vogël që ta bënte dorëzimin e fortifikatave në rrethinën e Ulqinit në Bunë, në Mozhur dhe në Meteriz) si dhe vetë qytetin e Ulqinit.
    Ushtria malazeze, nën komandën e vojvodë Bozha Petroviqit (dy batalione) erdhi në Mërkojeviq, kurse pas përgatitjeve të bëra, në Ulqin u dërgua vojvoda Simo Popoviq, tashmë i emëruar gubernator i bregdetit malazias me seli në Ulqin. Popoviqi, me 600 ushtarë nën komandën e Petar Stankoviqit, i mori në dorëzim të gjitha fortifikatat, qytetin e Ulqinit dhe >>distriktin deri në Bunë<<. Kështu Ulqini, pas pazarllëqeve të gjata diplomatike midis fuqive të mëdha, e Malit të Zi me Turqinë dhe demonstrimit të armatës detare deri atëherë të paparë, më 30 nëntor të vitit 1880 iu bashkua Principatës së Malit të Zi.
    I etshëm deri atëherë për dalje në det, për zhvillimin e detarisë vetjake dhe për zhvillimin e bujqësisë mesdhetare, i entuziazmuar me sukseset e veta ushtarake dhe diplomatike princ Nikolla I, duke kremtuar, e këndoi këngën »Kurorëzimi i Malit të Zi me detin<<, në një strofë të të cilës thotë:
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Legjenda e kusarëve

    Ulqini është vend me një traditë të gjatë dhe të pasur detare dhe tregtare. Detaria e këtij gyteti ngritjen e vet më të madhe e arriti në shekullin XVII, XVIII dhe gjatë shekullit XIX. Tregtia detare e ulqinakëve me anije të tyre zhvillohej me limanet më të mëdha dhe qendrat tregtare të Adriatikut, të Levantit dhe të Mesdheut. Ulqinakët transportonin drithë në Venedik, në Istrie, Trieste, pastaj lesh në Gjenovë, duhan në disa limane të Adriatikut, e të tjera. Në kohën e sundimit turk (1571-1880) Ulqini, me flotën e vet tregtare, ishte shtylla kryesore e Perandorisë Otomane në Adriatik. Anijet e Ulqinit, sipas nevojës, i shërbenin Portës edhe për qëllime lufte, sidomos kundër rivalit të madh, Venedikut. Detarët e guximshëm dhe të shkathët të Ulqinit e njihnin pak pushtetin shtetëror të turqive. Deri në shpalljen e Mehmet Bushatliut vezir i Shkodrës, Ulqini ishte një Iloj republike e vogël. Veziri i Shkodrës, për ta frenuar kusarinë, që atëherë kishte marrë hov, me mashtrim i fundosi anijet e ulqinakëve në limanin e Valdanosit dhe vetëm atëherë ulqinakët e njohën pushtetin e tij. Në shekullin XVII flota e Ulqinit, si shkruante Baldacci, kishte 500 anije me vela, që lundronin nëpër detin Mesdhe. Shumë luftëra e rrezikonin shpeshherë zhvillimin e flottës së Ulqinit, Zhvillimi i lundrimit të anijeve me vela e arriti kulmin para luftës ruso‑turke (1876-1878), kur flota e Ulqinit kishte rreth 400 anije me vela. Në kohën e sundimit të Malit të Zi (1880-1918), në Ulqin kanë qenë të regjistruara 107 anije me vela. Ulqinakët ishin marinarë të shkathët dhe ndërtues të mirë të anijeve. Kantieri i vjetër i anijeve gjendej nën Qytetin e Vjetër, afër tyrbes së Fanit. Konsulli i Francës Hecquard, në Shkodër, shkruante se në Uqin gjendet kantieri në të cilin ndërtohen anije prej 100 deri 200 tonë. Më vonë aty janë ndërtuar anije edhe më të mëdha, anije shumë të shpejta (galeota), por Porta, më 1737, e ndaloi ndërtimin e tyre dhe i sekuestroi që ta pengonte kusarinë. Përpos vendësve, nga të cilët më të njohur ishin Husë Ymeri, usta Osman Beqiri, Sali Maloja dhe Adem Tivari, anije ndërtonin në këtë kantier edhe mjeshtër nga Dubrovniku dhe Korçula. Nga ky kantier u lëshua në det në vitin 1878 edhe anija e fundit me vela, e cila, pas bashkimit të Ulcinit me Malin e Zi, në vitin 1880, mori emrin >>Nadezhda<<.

    Legjenda e kusarëve

    Kusaria e Ulqinit përmendet që në shekullin XIV, por pas vendosjes së 400 piratëve arabë nga Malta, Tunizia dhe Algjeria në Ulqin, pas luftës kandike (1669), Ulqini, në shekullin XVII e XVIII, u shndërrua në çerdhe të rrezikshme të kusarëve. Në fillim me fusta e tartana (anije të vogla sulmuese), e më vonë edhe me anije më të mëdha të shpejta (galeota), që i ndërtonin në kantierin e anijeve nën Qytetin e Vjetër, i sulmonin anijet tregtare nën flamuj të ndryshëm, i plaçkitin dhe ktheheshin shpejt në strehimore. Nga sulmet e rrezikshme të prijësve të kusarëve, vëllezërve Karaminxho, Likë Cenit, Ali Hoxhës, Uluç Aliut e të tjerëve, dëme më të mëdha pësoi flota e Venedikut. Për t'i ruajtur marrëdhëniet e mira me rivalët e vet, Austrinë dhe Venedikun, Porta vendosi që pas luftës së Moresë (1714-1718), ta zhdukte piratërinë. Në kohën e kusarisë, piratët e Ulqi*nit merreshin edhe me tregti me sklIevër të zez. Tripolisi (Tarabulusi) ishte liman kryesor eksportues, në të cilin bliheshin skllevërit nga viset e ndryshme të Afrikës Veriore, ndër të cilët kishte edhe mjaft fëmijë të moshës 2‑3 vjeçare. Kusarët dhe tregtarët i shitnin skllevërit ose i linin që të punonin në pasuritë ose në anijet e tyre. Deri në vitin 1878 në Ulqin jetonin 100 familje zezake, kurse sheshi i Qytetit të Vjetër, ku, sipas legjendës, ishte i zënë rob edhe shkrimtari i njohur, Servantesi, u bë Sheshi i sklIevërve. Por kishte edhe zezakë që vinin si të lirë në Ulqin. Zezakja Zahra, me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun Haxhi Halil Ficin, major i ushtrisë turke. Më vonë zezakët gëzonin më shumë liri në Ulqin, dy prej tyre, Për shembull, ishin edhe kapitenë të anijeve. Në bjeshkën e Pinjeshit është edhe fusha që e mban emrin Fusha e Arapëve. Aty tuboheshin zezakët dhe luanin lojëra të tyre rituale. Lidhur me këto lojëra është krijuar edhe loja temperamente »Sharaveli«, si kombinim i melosit dhe ritmit vendës të Ulqi*nit dhe melosit e ritmit afrikan, që luhet edhe sot në një formë të modifikuar. Në atë kohë ekzistonte edhe kafeneja »Trumo<< që quhej edhe kafene e Arapëve (e zezakëve), sepse pronarë dhe sherbyes ishin vetëm zezakët. çdo sulm të kryer me sukses në ndonjë anije, kusarët e kremtonin pas kthimit me festë të bujshme në gjirin e Plazhit të Vogël. Në kazanë të mëdhenj zihej hallva, që përzihej

    Ulqini është sot i vetmi qytet në Adriatik në të cilin tash disa gjenerata jetojnë edhe banorë zezakë.

    Legjenda e Likë Cenit - Prijësi i njohur i kusarëve të Ulqinit, Likë Ceni, në një e rast fundosi anijen në të cilën gjendeshin haxhinjtë në udhëtim për në Meqe. Sulltani, për këtë akt, e ndiqte dhe ia premtoi një shumë të madhe të hollash atij që do ta zinte ose do ta vriste, në atë kohë u paraqit në det kusari tjetër i quajtur Lambro (Aralampia) i lindur në Greqi, Lambro u bë i tmerrshëm per shumë detarë e tregtarë, kështu që Sulltani i premtoi një shpërblim edhe më të mach atij që do ta vriste. Meqenëse nuk u gjet askush që do ta bënte këtë, Sulltani i çoi fjalë Likë Cenit se do Via falte të gjitha në qoftë se do ta vriste ose do ta zinte Lambron. Likë Ceni e priti me kënaqësi ofertën dhe u obligua se ose do ta »vriste Lambron ose do të vritej vetë«. Pas një kohe u bë dyluftimi në të cilin Lambroja u vra. Për këtë shërbim që i bëri, Sulltani ia dha Likë Cenit titullin e kapitenit dhe pastaj edhe familja e Likës e mori këtë mbiemër
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ulqini i Vjetër

    Në ishuilin e vogël, në të vërtetën në gumën në veriperëndim të Ulqinit, në gjirin e Kruçit, gjenden gërmadha për të cilat është menduar se janë mbeturina të Ulqinit të Vjetër >>Dolcigno Vecchio«.

    Sipas dokumenteve historike venedikase, supozohej se Olciniumi antik ishte i dislokuar ndërmjet kësaj gume e tokës dhe se ishte fundosur, Mirëpo, më kërkimet e mëvonshme arkelogjike është konstatuar se në këtë shkëmb, përkatësisht në këtë ishulth, në kohën antike gjendej një stacion i vogël sinjalizues (specula), kurse në mesjetë një kështjellë që shëbente si vrojtore. Në gjirin e Kurçës, me rastin e hapjes së themeleve për një shtëpi, para pak kohe është zbuluar villa rustica e antikes së vonë, do të thotë shtëpia e madhe e pronarit të një latifondi, që sipas të gjitha gjasëve, shtrihej në tërë hapësirën e Kruçit. Sipas mozaikut, qeramikës dhe monedhave të perandorëve Anastasit I, Justinit I dhe Justinianit I), që janë zbuluar në këtë lokalitet, vila rrjedh nga shekulli VI i erës sonë dhe njëkohësisht, pas bedenit ilir në Qytetin e Vjetër, tash për tash është kompleski më i vlefshëm i gërmuar në rajonin e Ulqinit.

    Nëpër Qytetin e Vjetër

    Qyteti i Vjetër është bërthama e trashëgimisë kulturore‑historike të Ulqinit. Në platonë e epërme të kalasë, menjëherë mbi portën veriore, gjendet kompleksi muzeal i qytetit. Në këtë hapësirë janë edhe monumentet më interesante të historisë së Ulqinit. Aty është kisha-xhamia e shndërruar në muze, ku janë ekspozuar të gjitha gjetjet nga Qyteti i Vjetër. Vlerë të posaçme kanë posta*menti antik me mbishkrimin grek kushutar perëndeshës Artemidë, një kame antike që paraqet perëndeshën Athinë me helmetë, dy sëpata të tipit shkodrano‑dalmatin të epokës së bronzit. Në lapidarium janë të ekspozuara kapitele jonike, pjesë të ciboriumit të Kishës së vogël të shekullit IX dhe objekte nga periudha turke. Menjëherë prapa muzeut gjendet kulla e Balshajve, hapësira e te cilës përdoret sot për galeri. Përpara është një shesh i vogël që dikur ishte Sheshi i skllevërve i rrethuar ma kazamatet (burgjet) e revelinit. Në hyrje është luara e revelinit kurse përballë saj muri i lartë Bolani nga koha e Venedikut.
    Para hyrjes në muze është nje krua turk nga viti 1749. Afër gjendet edhe Muzeu Etnologjik me një koleksion shumë të pasur eksponatesh.
    Nëpër shumë rrugica arrihet deri te platoja e kështjellës. Aty, para hyrjes jugore të qytetit, gjenden themelet e Kishës ortodokse të Zonjës së Bekuar nga shekulli XII që më vonë është shndërruar në kishë katolike të shen Markut. Afër kësaj kishë është cisterna e madhe e qytetit e ndërtuar në kohën e sundimit të Venedikut. Supozohet se mbështetet në themelet e katedrales se Kishës së Shën Marisë nga shëkulli XIII. Pak më larg është barutana turke nga shekulli XVIII e mbulluar me kalotë. Në vendin ku gjendet sot pallati >>Venecia«,ekzistonin mbeturinat e ndërtesës, per të cilën supozohet se ishte selia e kryetarit të qytetit në kohën e sundimit të Venedikut. Për shkak të bukurisë dhe funksionalitetit të saj edhe sundimtarët më të vjetër e shfrytëzonin këtë pallat si oborr të tyre. Afër >>Venecies<< gjenden pallatet e Balashajve të cilat i përbën në të vërtetë ndërtesa e Venedikut. Kjo ndërtesë atraktive ështe ndërtuar në mënyrë suksesive e pjesa më e vjetër e saj është pjesa qendrore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #52
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Qyteti jashtë bedeneve

    Nën pushtetin turk qyteti pësoi një transformim si në periferi ashtu edhe në qytet, ku janë ndërtuar xhamitë:
    >>Xhamia e pashës<< me hamam është ndërtuar në vitin 1719 me meritën e Kliç ALIUT nga Stambolli. Hamami është i vetmi objekt i këtij Iloji në territorin e Malit të Zi. Hamami është fjalë turke me prejardhje arabe dhe do të thotë banjë. Sipas doktrinës se fesë islame, me rastin e ndërtimit të xhamisë si ndërtesë e shenjtë më parë duhej të ndërtohej hamami, në mënyre që punëtorët, para se fillonin punën, aty të mund të laheshin dhe të merrnin »abdes<<. Për të marrë >>abdes<< duhet larë pjesët e trupit (duart, këmbët, fytyrën, qafën e të tjera, para se të hyhet në xhami dhe të fillojë falja). Më vonë hamami është shndërruar ne banjë publike. Ai gjendet nën Qytetin e Vjetër afër Plazhit të Vogël.



    Xamia kryesore (Xhamia e Mezgjahut) është ndërtuar në vitin 1828. E ka ndërtuar Sulejman Mujaliu në qendër të qytetit. Afër kësaj xhamie dikur ekzistonte medreseja (shkolla e mesme fetare). Xhaminë e Bregut e ka ndërtuar kapiteni i detarisë Ahmet Gjyli në vitin 1783. Ajo gjendet para tregut të ri në qendër të qytetit.

    Në Ranë gjendet një monument mbi varrin e dy vëllezërve ose të babait dhe të djalit - Ludit dhe Jahjait nga familja Fani. Sipas një legjende, Ludi e Jahjai, me rastin e mbrojtjes së qytetit, qenkan vrarë duke luftuar kundër venedikasve. Mirëpo, për këtë tyrbe nuk është gjetur ndonjë dokument arkivor. Në qendër të qytetit janë edhe tri tyrbe: tyrbja e Murat Dedit, tyrbja dhe tyrbja e Resulbegoviqëve nga shekulli XVIII.


    Kisha e shën Nikollës nën Malin e Bardhë (Bijela Gora) është ndërtuar në vitin 1869 në gërmadhat e kishës së vjetër, mbase nga koha e Balshajve. Kisha është njeanijat është me absidë gjysmërrethore. Është ndërtuar në kohën e sundimit turk. Pushteti i atëhershëm nuk lejonte që të ndërtohej asnjë objekt, sidomos jo ndonjë objekt sakral i religjionit tjetër, me lartësi më të madhe ose me lartësi të njëjtë si lartësia e minareve të xhamive. Për këtë arsye edhe dy*shemeja e kishës është futur në tokë.

    Kisha e kuvendit, katedralja e shën Nikollës nën Meteriz, është ndërtuar në vitin 1890 për nder të malazezve të rënë në luftërat e vitit 1878. Poashtu është njëanijatëshe me absidë gjysmërrethore në lindje, kurse, në vitin 1933 është shtuar edhe kambanarja. Në Vendin e kësaj kishe, në shekullin XV, ekzistonte manastiri i shën Arkangjelit. Pas ardhjes së turqve është shndërruar në xhami, kurse me 1890 mbi themelet e saj është ndërtuar kisha e sotme. Lkonostasi i kësaj kishe ortodokse është thesar i vlefshëm kulturo-historik, të cilin e kanë pajisur ikonografët e njohur nga Rusia.

    Afër kishës ortodokse të shën Nikollës, nën Malin e Bardhë, gjendet kisha katolike e shën Zefit (sv. Josip). Pushteti turk ia dha lejen për ndërtimin e saj argjipeshkvit të atëhershëm të Tivarit, Karl Pootenit, vetëm pas intervenimit të mbretit të Meksikës Maksimilianit. Ndërtimi i kishës zgjati shumë vjet dhe u lëshua në përdorim në vitin 1875, Kjo kishë është objekti i fundit sakral katolik i ndërtuar në kohën e sundimit otoman në këtë hapësirë. Kisha është njëpje*sëshe me kambanare prej gurit të gdhendur me tri kambana.


    Në breg të Bunës gjendej kuvendi (manastiri) i benediktinëve. Manastiri, supozohet, është ndërtuar në shekullin XIII, por është braktisur pas ardhjes së turqve në këtë territor (në vitin 1517). Në kuadrin e manastirit gjendej kisha e shën Nikollës, të cilën në vitin 1814 e vërshoi Buna e rritur e pastaj ajo u bart në kodrën o afërme, ku gjendet edhe sot. Në këtë kishë, për çdo vit, më 9 maj, mbahet procesioni. Sipas traditës, në këtë kremte marrin pjesë bashkërisht katolikët, myslimanët dhe ortodoksët, si dhe shumë turistë që në atë kohë e vizitojnë Ulqinin. Në shenjë nderimi, disa prej tyre vijnë këmbëzbathur deri në kishë duke ecur edhe nga disa kilometra. Objektet sakrale të të tri religjioneve njësoj si edhe objektet profane janë të mbrojtura me ligj
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #53
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Plazhi më i madh, si mund të vërehet edhe nga vetë emri, është Plazhi i Madh.


    Eshtë i gjatë 12,5 km, kurse gjerësia mesatare është 50 m. E quajnë Bostani, sipas bostanit që kultivohet me sukses në afërsi të tij, në fushën e Shtojit, kurse, për shkak të hapësisë tij, adhuruesit e tij e kanë quajtur »Kopakabana jugosllave<<. Shtrihet në drejtimin veriperëndim‑juglindje në një hark të butë prej gjirit të Porto Milenës deri në grykën e Bunës. Nga qendra e qytetit është larg 4 km. Tërë plazhi është i mbuluar me rërë të mrekullueshme ngjyre të zbardhëllemë në të murrmë, me kokrra të mëdha prej 0,1 deri 0,5 mm. Po këtë përbërje e ka edhe fundi i cekëtinave dhe i hapësirës për larje, kështu që larja është kënaqësi e jashtëzakonshme sidomos për personat më të vjetër, kurse për fëjmijët është gëzim i madh.

    Nja 4 km larg gjirit - kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore.



    Nja 4 km larg gjirit - kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore. Prapavija e plazhit të Madh është e mbuluar me pisha, makie, drurë gjithmonë të gjelbër dhe gietherëns. Mu në fillim të këtij plazhi, në sipërfaqen e parkut shumë të bukur, 150 m larg detit, është vendosur kompleksi i hoteleve: "Olimpic<<, "Grand Lido<< dhe "Otrant<<, të gjithë të Kategorisë )A" dhe >>Belvi<<, >>Lido bungalovi" të Kategorisë "B<<. Përpos vendosjes dhe ushqimit, kompleksi i hoteleve ofron edhe një varg të tërë përmbajtjesh të tjera të argëtimit dhe të rekreacionit. Pak më larg, nën flladin e pyllit të dendur, është autokampi >>Neptun<< dhe vendbanimi >Safari. Afër kampit është pushimorja e të rinjve të Lidhjes së Ferialistëve. në prapavijën e Plazhit, buzë rrugës moderne, e cila e lidh Plazhin e Madh, Shtojin e Epërm dhe të Poshtëm, është ndërtuar një numër i madh shtëpish private për pushim, që u ofrojnë konak turistëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Plazhi i Vogel

    Plazhi i Vogël (Rana) me gjirin -është vendosur ndërmjet kepit të Puntës së Nuradinit dhe kepit të Ratislavës ose Sukës. Emri Ratislava është krijuar nga fjalët >>Rat i Slava<<(Lufta dhe Lavdia) me këto fjale princ Nikolla,duke qëndruar në Ulqin, në vilën e tij të vogël në kepin e Sukës, e pat përfunduar telegramin, me të cilin po e Iajmëronte mbretin e Serbisë Petrin për vendimin me të cilin po i shpallte luftë Turqisë (luftërat ballkanike). Ky gji njëkohësisht është edhe liman, në të vërtetë, port Ulqinit për anije, jahte, barka të peshkatarëve dhe objekte të tjera lundruese.

    Me një pjesë të vet shërben si marinë natyrore (Mandraq ose Mendreq dhe Kaceme), por është e pambrojtur nga erërat jugore që e dalldisin ujin dhe e sjellin shiun, kryesisht gjatë vjeshtës dhe në dimër. Gjiri është i mbrojtur nga stuhia e ftohtë. Në ditët e verës prej orës 11 fryn era e ngrohtë e detit maestrali, e cila, në Plazhin e Madh, për shkak të hapësisë është pak më e fortë. Peshkatarët, >>Kapitenet e barkave<<, velorët dhe të tjerët gëzohen më shumë kur fryn maestrali sepse ai premton kohë të bukur. Kur nuk fryn, atëherë përgatitet ndonjë ndryshim.

    Rëra e Plazhit të vogël është e gjatë 600 m, kurse e gjerë mesatarisht 25 m. Plazhi ka formën gjysmërrethore. Rëra ka të njëjtat cilësi sikurse Rëra e Plazhit të Madh. Në këtë plazh, që nga fundi i shekullit XIX laheshin turistët e parë të këtij qyteti të veshur në brekë të gjata. Verës hapësira buzë plazhit shndërrohet në qendër të jetës së qytetit, shëtitore dhe vend takimi për turistët dhe nikoqirët. Është e rrethuar me restorante, taverna, kopshte të verës dhe park. Më e bukur është kur të shikohet nga kështjella e Qytetit të Vjetër dhe nga kepi i Ratislavës ku dikur ishte hoteli impozant >>Jadran<< ish-hoteli i banovinës, që u rrëzua me rastin e tërmetit që e goditi Ulqinin në vitin 1979. Afër Plazhit të vogël në vendin e hotelit të dikurshëm "Koop" nga viti 1939, është ndërtuar hoteli modern "Galeb", kurse pranë tij hoteli "Mediteran". Nga hoteli >>Galeb<<, nëpër shëtitore nëpër pyllin e dendur të pishave, duke e dëgjuar shushurimën e detit dhe cërcërimin e shpendëve e duke thithur ajër të përzier me erën e burimeve sulfurike dhe të bimëve aromatike, arrihet deri te hoteli i bukur >>Albatros<<. Në drejtim të këtij plazhi shtrihet shikimi nga ballkonet dhe tarracat e shumta të apartamenteve komfore moderne dhe dhomave të familjeve që i presin turistët. Në Qytetin e Vjetër gjithashtu Afër këtij Plazhi, janë ndërtuar apartamentet "Dvori Balshiqa" dhe,>>Venecijanska pallata<< në stilin oriental dhe venedikas.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #55
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ada

    Ka dashur rasti që në grykën e lumit kufitar të Bunës jo fort moti të krijohet ishulii Ada. Në vitin 1858 anija >>Merito<<, pronë e Antun Allegrettit nga Trogiri, nën komandën e kapiten Naporelit, u fundos në lumë. Në këtë vend ekzistonin edhe dy ishuj të vegjël. Supozohet se me kohë, rreth trupit të anijes së fundosur dhe këtyre dy ishujve është mbledhur lymi i lumit prej të cilit më parë është formuar duna e pastaj ishulli i sotëm.

    Duke dalë mbi sipërfaqen e ujit, ishulli e ka ndarë lumin në dy degë, kurse vetë e ka marrë formën e trakëndëshit. Në drejtim nga rrjedh lumi, ishulli është i gjatë 2,8 km, i gjerë 1,8 km, kurse i lartë 3,4 m. Dy anë të tij rrah uji i ëmbël i lumit, kurse anën e tretë ‑ plazhin ranor, e lajnë valët e detit. Ada është e lidhur me urë mbi degën e djathë të Bunës, e cila e ndan ishullin nga Plazhi i Madh. Në brigjet e kësaj pjese të Bunës janë ndërtuar shtëpiza të drurit me vegla të mrekullueshme për peshkim ‑ kalimera, të cilat, me dukjen e vet të jashtëzakonshme, më tepër na kujtojnë ndonjë peizazh ekzotik të Lindjes së Largme.

    Ada, »larg botës«, është oazë e vërtetë e qetësisë dhe e relaksimit.
    Qetësinë absolute të saj e then vetëm cërcërima e zogjve të një Iloji të rrallë dhe shushurima e valëve. Bota e saj e dendur dhe e pasur bimore e bën të veçantë dhe e shndërron në një hapësirë të posaçme mikroekologjike, në të cilën rriten Iloje të rralla bimësh dhe jetojnë disa përfaqësues të rraIë të botës shtazore. Në këtë ishull është ndërtuar vendbanimi modern natyrist >>Ada‑Bojana<<, i gatshëm që ti gëzoje adhuruesit e trupit lakuriq dhe të kontaktit të plotë me natyrën. Shumë prej tyre këthehen përsëri në Adë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #56
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kanali Milena


    Kanali Milena (Porto Milena) është hapur në vitin 1885 sipas projektit të inxhinierit të oborrit të Malit të Zi, rus Vladimir Ivanoviq - Varmanit për derdhjen e ujit të liqenit të Zogajve në det. Urdhrin për këtë ndërmarrje e dha princi i Malit të Zi, Nikolla, pas vizitës së parë në Ulqinin e çliruar, kur nga paria e Ulqinit dëgjoi se fëmijët po u vdisnin nga malaria. Kanali u hap në sistetim zigzag në një gjatësi prej 4,5 km. Mirëpo, pas hapjes, uji, në vend që të shkonte nga liqeni në det, në të depërtoi uji i detit, për shkak të kriptodepresionit në relacion me nivelin o detit. Në këtë mënyrë u arrit efekti edhe më i madh se sa ai që ishte planifikuar, sepse uji i liqenit në këtë mënyrë u kripos dhe e bëri të parnundshëm shumëzimin e mushkajeve. Fëmijët vdisnin më pak nga malaria, kurse në shenjë falënderimi vendësit e quajtën kanalin me emrin e princeshës Milena, Më tij u derdh në Bunë, nën Shkodër, uji i rritur iBunës doli nga shtrati, e vërshoi fushën e Ulqinit dhe e zgjeroi Kanalin gati në dimensionet e sotme dhe me një degë dirdhej në det, te kepi i Gjeranës. Kanali i zgjeruar u bë edhe liman natyror per anije më të vogla e barka. Pas tërheqjes së ujit të Bunës e të Drinit, kanali mbeti si degë lumi e gji deti në baltën e Zogajve - varësisht nga sasia e ujit që vjen ose shkon ose nga lartësia e baticës dhe e zbaticës. Kur uji në liqenin e Zogajve ftohet nën ndikimin e erërave të dimrit, atëherë prej tij nisen në drejtim të detit qefujt, levrekët, njalat dhe peshqit e tjerë që zihen në kanal me vegla të mbushura peshkimi - kalimera. Emri i këtyre veglave në greqishte do të thotë »mirë dita, me fat«, kurse në gjuhën shqipe do të thotë »në kalim merre«, (mendohet per peshkun). Kjo mënyrë e peshkimit përdoret edhe në lumin Buna.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Valdanosi

    Në largësi prej 4 miljesh nautike në veri-perëndim të Ulqinit, midis Mavrianit dhe Mendrës, në forme patkoi të ngushtë, shtrihet gjiri i Valdanosit, Kepat e tij që e mbrojnë lëshohen pingul dhe fundosen thellë në det, kurse plazhi është zallishtë, e përbërë nga gurët ne diametër 1-20 cm. Është i gjatë 600 m, kurse i gjerë mesatarisht 20 m. Për ndryshim nga gjiret e tjerë, ky është i mbrojtur nga erërat e jugut e të veriut dhe shpeshherë, në kohë shtrëngate ka shërbyer për strehimin e anijeve. Në fund të gjirit, e në mes të bregut, gjendej karantina. Për shkak te sëmundjeve nga të cillat mund të infektoheshin ekuipazhet e anijeve gjatë lundrimit, o që të mbrohej popullsia e qytetit, kur vinin anijet, më parë duhej të ndaleshin një kohë të caktuar në karantinë. Në vitin 1833 është shënuar se një anije e Ulqinit, e tipit brigantin, paska ardhur e infektuar nga Aleksandria në Valdanos dhe, me urdhrin e kapitenisë së limanit të Ulqinit, paska ndenjur 40 ditë në karantinë.


    Në Valdanos arrihet nëpër det dhe nëpër tokë. Të dy rrugët janë interesante dhe të bukura dhe, pa marrë parasysh se cilën e zgjedhim, bukuria e gjirit përjetohet ndryshe. Që përjetimi të jetë i plotë rekomandojmë ardhjen nëper tokë kurse kthimin nëpër det. Në Valdanos është ndërtuar pushimorja ushtarake e tipit të hapur. Pamja më e bukur shtrihet nga zgjërimi në rrugën ndërmjet Mavrianit dhe Malit të Bardhë (Bijela Gora). Lugina e Valdanosit është e mbuluar me drurë më të vjetër të mbëltuar - me trupa ulliri me të Ulqinit.

    Ullishta e Ulqinit, me 74.000 trupa, pas ullishtës së Tivarit, është e dyta në bregdetin e Adriatikut. Në një pikëpamje është unike sepse pjesa më e madhe e saj, rreth 75%, gjendet në një kompleks. Vjetërsia mesatare e ullinjve është më se 300 Vjet, por disa trupa janë që nga koha e Greqisë antike (shekulli V para erës së re). Ullishta e vjetër përbëhet nga ullinjtë e vajit. Vaji i njohur i Ulqinit, në amfora e qypa të dheut, ishte mall tregtar barazi me arin, dhe arrinte deri në Trieste, në Venedik, në Romë e në Kairo, si dhe në brendinë e vendit (në Shkodër, Shkup, Diokle, Ras, Prizren etj.). Në kohën kur bëhej vjelja - mbledhja e ullinjve, nga ullishta jehonte kënga e mbledhësve.

    Aty lidheshin miqësi e të rinjtë bënin dashuri se ky ishte rast edhe që të shihej nusja e ardhshme. Sipas legjendës, djaloshi nuk mund të martëhej para se ta mbëltonte së paku një ulli. Për shumë artistë ulliri ishte frymëzim për veprat e tyre. Poeti i Ulqinit, Jovica Nikolaidis, duke shkruar per bukuritë e vendlindjes se vet, kështu e përshkruante ullirin: "Nuk rritet askund ku nuk ka det ose ku nuk ndihet aroma e detit që e sjell era. Ulliri është peme, por fruti nuk i hahet, së paku jo ashtu i freskët, sikurse hahet dhe është i shishëm fruti i freskët i pemëve të tjera. Fruti i ullirit konservohet dhe atëherë është më i vlefshëm dhe shumë i shishëm për ngrënie. Nuk e di se çka nuk është mjekuese dhe e dobishme nga gjithë ajo që ofron ulliri. Asnjë pemë (e rrallë edhe ndonjë bimë tjetër) nuk mund të jetojë aq sa jeton ulliri. Ulliri është më i fortë dhe më i frytshëm kur i mbush njëqind vjet, por nuk është shterp as kur i mbush një mijë vjet. Trupin e ka me rrudha, të vrazhdë e aq të deformuar, sa, po tia shikonte edhe i sëmuri më i rëndë nga rahitisi, reuma ose ishiatiku, duke e parë ashtu të shtrembëruar, do ta ankonte duke menduar edhe për sëmundjen e vet. Por, edhe ata, të cilëve mund t'u duket i shëmtuar, e admirojë shumë më tepër sesa plepat ose palmat<<. Ullishtat dhe pyjet e pishave janë >>mushkëritë<< e qytetit. Ulqini e ka klimën e ullirit. Përpos Poreçit të Istrisë, në Jugosllavi, vetëm edhe Ulqini ka plantacione të ullinjve të tryezës, të ngritura krahas plantacioneve të mandarinave të Ilojit japonez >>unshio<<. Në afërsi të drejtpërdrejtë të këtyre plantacioneve, me ndihmën e FAO-s nga Roma, është ndërtuar gjithashtu e vetmja fabrikë për konservimin e ullinjve në Jugosliavi.

    Midis Valdanosit dhe gjirit të Plazhit të Vogël fshihet një varg gjiresh të vogla me plazhe ranore e lugje shkëmbore. Këto janë: plazhi i Uliqinit të Vjetër (Ada e Kruçes), Plazhi (Lugu) i Xhemiles, Lëmi malazias, plazhi Bashbylyk, Plazhi i Madh (Reimet) etj., kurse midis hoteleve "Galeb" dhe >>Albatros" është Plazhi (shërues) i femrave. Lundrimi buzë këtyre plazheve dhe larja në to janë përjetime që nuk duhet lënë pa i shijuar, Kjo është mënyra që të njihet edhe një anë e bregdetit - Ulqini i shikuar nga deti. Menjëhërë prapa Qytetit të Vjetër gjendet gjiri i Limanit para të cilit është Guri i Madh dhe Guri i Vogël. Gjiri është i banuar, kurse nga ballkonet dhe tarracat e shtëpive nën ullinji shtrihet pamja impresive e Qytetit të Vjetër dhe e hapësirës së kaltër të detit.

    Në veriperëndim të Valdanosit, në drejtim të Tivarit, shtrihen gjiret e Krythes, Ulqinit të Vjetër dhe Kruçes. Me ndërtimin e rrugës magjistrale Ulqin ‑ Tivar, buzë bregut të gjireve jane ndërtuar vendbanime me shtëpi e shtëpiza. Plazhet në këto gjire janë të ngushta, ranore dhe shkëmbore. Gjelbërimin në këto gjire e përbëjnë ullishtat, pyjet me ilqe e bung dhe drure të tjerë gjithmonë të gjelbër halorë dhe gjetherënës.
    Në shpatin e kodrës së Mendrës gjendet shpëlla, gryka shkëmbore e gërryer nga deti, e ashtuquajtur Mjekra e Vezirit. Kjo është prova më e vjetër e shprehjes figurative; monument unik parahistorik i pikturës në bregdetin e Ulqinit.
    Para hyrjes në grykën e Valdanosti, rrëzë kodrës gëlqerore të Mavrianit (Radoçit) valët e detit e kanë hapur Shpellën e Ujkut, mbi të cilën ngritet shkëmbi i pingultë Shkërnbi i Zanës, kurse buzë majës së gjirit janë dy burime: kroi i pishave dhe kroi i zanave. Në afërsi të drejtpërdrejtë te shpellës Mjekra e Vezirit, afër fanarit të Mendrës, është edhe Shpella e Pëllumbave.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ULQINI PËR SHËNDETIN TUAJ

    Shkencëtari i madh francez Zhyl Mishel ka thënë: »Bota e njeriut ka nevojë për më shumë diell e ujë se asnjë botë tjetër. Duke u nisur nga këto njohje në shekullin XIX bëhen përpjekje për mjekimin e kancerit, tuberkulozir, rahitisit dhe sëmundjeve të tjera, kurse në fillim të këtij shekullit zhvillohet shkenca e veçantë e mjekësisë helioterapia e pastaj edhe valoterapia. Efekti i ujit të detit dhe i kripërave të tij në shëndetin e njerëzve ka qenë i'njohur edhe për popujt e vjetër të qlytetëruar, në radhë të parë të Athinës e të Romës; ata ushqenin një kult të tërë ndaj larjes në det. Në det laheshin, në det mjekoheshin, e gjithçka që është e bukur dhe e shëndoshë rridhte nga deti. Hyjitë e tyre, Afrodita dhe Venera rrjedhin nga deti dhe janë personifikim shëndetit dhe i bukurisë. Ulqini, me faktorët e vet të jashtëzakonshëm natyrorë, me detin e pastër e të kthjellët, me plazhet ranore mjekuese, me ujin mineral sulfurik, me baltën mje- kuese, me kripën e detit dhe me bazat themeltare të saj, me klimën e butë ngacmuese detare është banjë mjekuese natyrore me cilësi të jashtëzakonshme e njohur në botë. Profesor Not (Noht), drejtor i Institutit të Sëmundjeve Tropike në Hamburg, me rastin e qëndrimit të tij në Ulqin ne vitin 1925, pat thënë: »Në jetën time nuk kam parë një vend kaq të pasur me yje, si në Ulqin. Vlera e këtij ambienti për organizmin e njeriut është e madhe dhe shumëllojshme«, ndërsa prof. dr. Lenohu (Lenoch), kryetar i Ligës Evropiane për Reumatizëm, kur ishte në Ulqin në vitin 1964, pat thënë: »Ulqini, në pikëpamje terapeutike, kao ardhmëri të madhe<<. Shkencëtari me famë botërore Mihailo Pupin, në qershor të vitit 1910, me anë të të deleguarit të vet, kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Mbretërisë së Malit të Zi, leje për hapjen e sanatoriumit për qëndrim dhe mjekim të gjendjeve dhe të sëmundjeve të caktuara. Të gjittha këto ishin arsye që Ulqini, në vitin 1922, me Dekretin e Mbretërisë së Jugosllavisë, të shpallej banjë mjekuese dhe klimaterike.

    Karakteristkat themelore të klimës së Ulqinit
    Klima e përshtatshme e Ulqinit është faktor përcaktues per jetë dhe qëndrim në të. Këtë qytet më jugor të bregdetit të Malit të Zi, me klimën e tij specifike mesdhetare, e karakterizojnë: Temperaturat e përshtatshme mesatare të ajrit, që sillen mesatarisht prej 8,5° në janar, deri në maksimum rreth 30° në korrik. Oshilimet më të mëdha të mundshme të temperaturës herë-herë mund të sillen rreth 3-4°, gjë që është shumë me rëndësi në pikëpamje të përshtatjes se organizmit të njeriut, sidomos të të sëmurëve kronikë, të fëmijëve, por edhe të njerëzve të shëndoshë; - Temperaturat mesatare të detit sillen prej 11,6° në janar deri rreth 24° në gusht, yka do të thotë se mundësitë optimale për larje në ujë të detit janë rreth 6 muaj, do të thotë prej majit deri në tetor; - Njelmësia (saliniteti) e ujit është më e madhe më siperfaqen e delit, kurse më e vogël buzë bregdetit, sidomis në afërsi të grykës së Bunës dhe të gjirit të Porto-Milenës, varësisht nga stinga e vitit. Njelmësia më e madhe është në shkurt 38,5%, kurse më e vogël në prill 37,8%. Gjatë verës maksimumin e vet e arrin në shtator; - Uji ka ngjyrën e kalter të mbyllur, me tejdukshmëri më të madhe gjatë verës deri në 38 m e mesatare vjetore rreth 30 m. Në detin e hapur para Ulqinit është matur tejdukshmëria më e madhe e ujit të detit Adriatik - 56 m; Valët më të mëdha të detit në bregdetin e Ulqinit i shkakton stuhia, jugu, meastraii dhe garbini (era jugperëndimore). Valët më të shpeshta janë të larta 0,5 m, e më të mëdha deri në 5 m. Valët e larta mba 2 m janë shumë të rrallë; -Lartësia mesatare e baticës, përkatësisht e zbaticës, është 31 cm. Për shkak të rdryshimeve të shtypjes atmosferike shkaktohen edhe zbritje ose ngritje të sipërfaqes se ujit rreth një ose më shumë linja - nyje. Kështu krijohen të ashtuquajturat valë të palëvizshme, të cilat quhen >>sesh« ose »gojola«, Uji i detit para bregdetit të Ulqinit sillet edhe në formë të rrymave të ujit. Rryma e rregullt bregdetare, si degë e rrymës normale mesdhetare, vjen nga deti Jon dhe rrjedh në drejtimin verior buz bregdetit shqiptar, e pastaj e përciell konfiguracionin e bregdetit dhe vazhdon përgjatë bregdetit të Ulqinit 20-30 MN prej bregdetit; - Numri i ditëve me temperaturën e ajrit mbi 18° është 194 ose 54% në vit, e të gjitha këto janë karakteristikë e klimës së butë dhe shumë të këndshme mesdhetare; Koha me diell në nënqiellin e Ulqinit është ndër me të gjatat në Mesdhe, me afrosi 2700 orë në vit, ose mesatarisht më se 7 orë në ditë, çka do të thotë se insolimi me efektin e vet pozitiv mund të shfrytëzohet për qëllime shëndetësore e rekeative gjatë tërë vitit.

    Faktorët natyrorë miekues të Ulqinit
    Rëra e detit. - Ulqini ka rreth 17 km plazh me rërën më të mirë të detit me cilësi të jashtëzakonshme. Fundi i detit është gjithashtu i mbuluar me këtë rërë, e kjo është ajo që nuk gjendet në asnjë vend tjetër në tërë bregdetin e Adriatikut dhë të Mesdheut. Rëra ka një ngjyrë të murrme të bardhë dhe është jashtëzakonisht e imtë dhe shumë e pastër, kështu që në të nuk ka as thërrime më të vogla të dhuet, të lymit, të materialeve organike etj. Shpjegimet për këto cilësi të rërës mund të gjenden në faktin se Ulqini e ka ambientin e pandotur, pa kurrfarë stabilimentesh industriale, të cilat do ta ndotnin. Rëra gjendet në sasi sInumë të mëdha të cilat mbase në pjesën më të madhe i sjellin rrymat dhe valët e detit, më së tepërmi gjatë vjeshtës e dimrit. Kjo duhet të ketë lidhje edhe me sasitë shumë të mëdha të lymit që sjellin Buna e Drini, që rrjedhin nga Komi, Pushim e shëndet . turistët prej kohëve më të hershme që në mëngjes herët Përgatisin »(çerdhen« e vet në rërë epastaj futen në të dhe rreziten në diell Bjeshkët e Nemura dhe malet e tjera dirdhen në detin Adriatik krejt afër Ulqinit. Për nga përberja kimike rëra e Ulqinit ka rreth 30 minerale ose përbërje, nga te cilat disa janë shumë të rralla (si rubidiumi, censiumi, stronciumi, sfeni, etj.), e që në pikëpamje biologjike janë shumë aktive. Në pikëpamje të radioaktivitetit, është vërtetuar se rëra e Ulqinit përmbar radium, uran dhe torium në sasi të vogIa, prandaj mund të thuhet se është »butësisht<< radioaktive, e këto të gjitha bëjnë shumë të përshtatshëm për qëllime mjekësore, sidomos per sëmundjet organeve të lëvizjes dhe të kurrizit, pastaj per reumatizëm, diskopati e ishiatik dhe per gjendjet pas lëndimit të këtyre organeve. Në këtë rërë mjekuese prej kohëve me të lashta të sëmurët nga sëmundjet e ndryshme kane gjetur ilaç per vete. Është interesante të shikohet se si të së*** e mbështjellin vetveten dhe mbulohen me rëre të nxehtë, të thatë dhe rrinë shtrirë në të edhe nga disa orë. Ka shumë shembuj të pabesueshëm kur cilësia mjekuese e rërës se Ulqinit e ka treguar të tërë fuqinë e vet. Duhet thënë se këto procese shpeshherë bëhen në mënyrë të paorganizuar dhe pa kontrole e mbikëqyrjen mjekësore, gje që në disa raste mund të jetë edhe e dëmshme për organet e tjera, sepse temperatura e rërës ne korrik dhe në gusht mund të jetë më se 60°. Për këtë arsye këshilla e mjekut mund të jetë shumë e dobiheshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ujërat minerale sulfurike

    Natyra i ka dhuruar këtij qyteti edhe një vend të caktuar vetëm për pjesën më të bukur të njerëzimit dhe nuk është i vogël numri i femrave që janë bërë nëna pasi një pjesë të pushimit e kanë kaluar në këtë plazh
    Ujërat minerale sulfurike

    Per këtë ujë mjekues "magjik", që buron mu skaj detit, në pyllin shumë të bukur qindvjegar të pishave, afër hoteleve "Galeb" dhe >>Albatros" në plazhin ("sulfurik") të femrave, që prej kohëve të lashta tregohen legjenda të mrekullueshme. Thuhet se ky ujë u bën mirë sidomos grave që nuk lindin fëmijë (beronjave), prandaj edhe sot shkojnë atje gratë që nuk kanë fëmijë, rreziten në atë plazh dhe Iahen në atë uje, duke besuar se do t'u ndihmojë që të bëhen nëna. Për nga përbërja minerale ky ujë është shumë i pasur dhe i takon tipit kloridosulfurik të natriumit e të kalciumit me mineralizim gjithsej 4.495 mg/l.


    Balta minerale (peloidi) Pellgjet e baltës mjekuese gjenden rreth basenit të kripores se Ulqinit, rreth 1-2 km larg bregdetit. Studimet shkencore të kësaj balte vërtetojnë se ajo, për nga cilësitë e veta mjekuese, është një prej baltave deri tash më kualitivative të zbuluara dhe të hulumtuara deri tash në Adriatik, kurse për nga sasia e sulfideve ua kalon te gjithave. Ajo mund të përdoret për të njëjtat qëllime sikurse edhe rëra dhe uji mineral, vetëm ose në kombinim me këto, në ç'mënyrë fitohet një kuaëitet i ri. Duke marrë parasysh cilësitë e këtilla të peloidit dhe radioaktivitetin e butë të tij, mund te perdoret me shumë sukses edhe per qëllime kozmetike.

    Krypa e detit Në kripën e papastruar të detit, që fitohet nga baseni i kripores së detit në Ulqin, kemi >>detin e koncentruar", me të cilin, duke i shtuar ujë të rëndomtë, edhe në kushtet shtëpiake mund të titohen të gjitha mundësitë për mjekim që ofron edhe uji i detit. Kjo formë e mjekimit dhe e përdorimit është e përshtatshme sidomos për mjekimin e reumatizmit dhe të sëmundjeve të organeve të lëvizjes. Pas kripës se detit mbesin solucione të koncentruara të kripës së mineraleve të ndryshme dhe të enzimeve, të ngjashme me ujërat e Detit të Vdekur, që gjithashtu mund të përdoren me shumë efikasitet për mjekimin e shumë sëmundjeve, voçmas sëmundjeve të lëkurës (sidomos të psoriazës, si sëmundjes më të rëndë të lëkures). Marrë në përgjithësi, faktorët natyrorë të Ulqinit mund të përdorën në mënyrë shumë të dobishme për preventimin, mjekimin dhe rehabilimitin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve. Në disa raste ata mund t'i zëvendësojnë plotësisht barnat, kurse në disa raste të ti tjera, krahas atyre, mund të arrihen rezultate më të mira dhe më afatgjata. Këta faktorë natyrorë, që rrallëkund mund të gjenden kaq shumë në një vend, nuk janë të dobishëm vetëm për të sëmurët, por edhe për të shëndetësor, për ata që janë lodhur gjatë jetës e punës, me ç'rast, aplikimi i këtyre faktorëve, me pushim e rekreacion, si dhe shkalla e caktuar e tretmanit mjekësor, do t'ua kthente funksionet e dobësuara vitale.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    JETA DHE NGJARJET NË QYTET

    Ulqini dhe banorët e tij jetojnë pothuaj dy jetë - jetën e dimrit dhe atë të verës. Dimri është shumë i qetë dhe si në gjumë. Shiu i imtë dhe jugu ndërrohen me stuhinë e ftohtë, pastaj vjen një pushim me ditë të bukura, kur dimirin na kujtojnë vetëm plazhet e thata ose kalendari, dhe kështu, në një rreth, pritet vera. Kur vjen vera, zgjohet natyra dhe njeriu, të gjithë përgatiten për ti pritur sa më bukur mysafirët e parë. Hapen hotelet, restaurantet, agjencitë, kampet, njgjallen plazhet, rrugët dhe kopshtet e verës, dhe kështu për gdo vit qyteti përgatitet gjithnjë e më mirë, zhvillohet dhe modernizohet, por edhe e ruan me kujdes ate që është burimore dhe që e bën të posaçëm.

    Kontinuitetin e zhvillimit të qytetit e ndërpreu tërmeti, i cill ketë rajon e goditi në vitin 1979. Me atë rast u dëmtuan shumë shtëpi, ndërtesa, objekte turistike, institucione publike, rrugë e të tjera. Mirëpo, me ndihmë të madhe materiale dhe morale të kombeve e të kombësive të të gjitha viseve të vendit dhe të botës, pasojat u eliminuan shpejt. U ndërtuan dhe u meremetuan shumë objekte. Qyteti fitoi centralin e ri automatik telefonik, i cili mundëson zgjedhjen e drejtpërdrejtë të numrave edhe në distancat interkontinentale, kurse në formë të punkteve të vogla të PTT-së ky Iloj i shërbimeve afrohet edhe te plazhet. Për ndryshim nga shumë qytet në bregdetin adriatik, në Ulqin, me shfrytëzimin e burimeve të reja dhe me rikonstruktimi e rrjetit të ujësjellësit, është siguruar furnizimi i mjaftueshëm dhe shumë i mirë me ujë të pijshëm edhe në kohën e sezonit kryesor kur numri i shfrytëzuesve trefishohet. (Ulqini me rrethinë ka rreth 22 mijë banorë, kurse rë hov të sezorit aty qëndrojnë edhe më se 50 mijë turistë).

    Është ndërtuar edhe rrjeti bashkëkohor i kanalizimit, i cili, me dy dalje të thella në det, me filtrimin paraprak, e ruan të paprekur natyrën e bregdetit dhe të detit nga ndotja. Është asfaltuar një numër i madh i rrugëve, të cilat e lidhin qytetin me tërë rrethinën. Në bjeshkën e Mozhurit është vendosur releu modern i radios dhe i televizionit. Janë rivitalizuar të gjitha objektet me rëndësi ekonomike, kulturore dhe administrative.

    Ulqini është një udhëkryq i vërtetë i kulturave. Aty bashkohen lindja e perëndimi, kishat e xhamitë e të tri feve (islame, ortodolkse dhe katolike), dy gjuhë të popullsisë se përzier (serbokroatishtja dhe shqipja), zakonet e mentalitetet dhe shumë gjëra të tjera.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 00:09
  5. Del nga dheu qyteti 2000-vjeçar i Adrianopolit
    Nga shoku_sar në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-08-2003, 04:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •