Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 90
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Postime
    6
    mashallah ca me pa xheneti i shqipetare ne tok skush ta shofin te bejne njehere mashallah se e kap syri keq tropoja

  2. #22
    Ulqini eshte sot per sot jo vetem qytet muze i shqiptareve por dhe nje qytet perle i Adriatikut dhe per mua eshte dhe plazhi me i bukur i shqiptareve.
    Deri ne vitet '90 Ulqini ka qene nje qytet i preferuar i turisteve evropiane dhe deri ne ate kohe ka patur nje lulezim shume te madh.
    Fati i keq i ardhjes ne pushtet te Milloshevicit dhe i gjithe atyre tragjedive qe u zhvilluan ne Ballkan,ndikuan jo pak ne turizmin dhe ne mireqenien e ulqinakeve.
    Per here te pare kam qene atje ne vitin 1995 dhe di te them se Ulqini eshte shume mikprites dhe njerezit jane atje shume miqesor.

    Kjo me shtyu qe te shkoj serish atje ne vitin 1996 dhe ndoshta do te vazhdoja te isha nje plazhist i rregullt i Ulqinit sikur te mos ishte viti 1997 e me tej zhvillimet ne Kosove.

    Ne Ulqin ka infrastrukture te rregullt,ka qetesi dhe pasterti,ka sherbim te perkryer dhe ajo qe eshte me e rendesishmja-traditat ulqinake te mikpritjes.
    Sivjet nga pamundesia e dokumentacionit nuk mund te shkoj dot ne Ulqin por me siguri qe viteve te tjera nuk do t'a nderroj me asnje plazh tjeter ne Evrope.

    Nje pershendetje te gjithe ulqinakeve kudo qe jane dhe te gjithe atyre pushuesve qe kane zgjedhur Ulqinin per pushimet e tyre!
    Kur te ngjiteni te kalaja e Balshajve do te kuptoni se Ulqini eshte nje albatros!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Qazim,

    Perse qytet "muze"?

    Me qene qytet i mirembajtur apo i bukur (fale investimeve te ish-Jugosllavise se Titos), pse duhet te jete "muze'. Cfare historie do na shpaloste ky "muze"?

    Ne Mal te Zi kam qene shume here. Dhe mund te them se si plazh natyror nuk ehte aspak me i mire se Velipoja apo Shengjini.
    Si qytet ne bregdet ka pase investime nga koha e Titos por prape nuk krahasohet me Budven, Herceg-Novin, Kotorrin apo Tivarin.

    Populli i Ulqinit eshte ne shumice shqiptar gati 70% pjesa tjeter jane malazaze e serbe. Ulqinaket kane pase tradite lundrimin ndersa sot kane hotelerine shtepiake. Jane njerez te prirun per tregeti, fjalemire dhe te urte.
    Kurre nuk jane shquar per fare heroizmi apo te rrezikojne per kombin.

    Mos ta ngaterrojme me malesine e Hotit dhe Tuzit qe eshte e vendosur larg Ulqinit.

    Atehere perse "muze"? Ndoshta muzeu i "turizmit shtepiak"

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Qazim,

    Perse qytet "muze"?

    Me qene qytet i mirembajtur apo i bukur (fale investimeve te ish-Jugosllavise se Titos), pse duhet te jete "muze'. Cfare historie do na shpaloste ky "muze"?

    Ne Mal te Zi kam qene shume here. Dhe mund te them se si plazh natyror nuk ehte aspak me i mire se Velipoja apo Shengjini.
    Si qytet ne bregdet ka pase investime nga koha e Titos por prape nuk krahasohet me Budven, Herceg-Novin, Kotorrin apo Tivarin.

    Populli i Ulqinit eshte ne shumice shqiptar gati 70% pjesa tjeter jane malazaze e serbe. Ulqinaket kane pase tradite lundrimin ndersa sot kane hotelerine shtepiake. Jane njerez te prirun per tregeti, fjalemire dhe te urte.
    Kurre nuk jane shquar per fare heroizmi apo te rrezikojne per kombin.

    Mos ta ngaterrojme me malesine e Hotit dhe Tuzit qe eshte e vendosur larg Ulqinit.

    Atehere perse "muze"? Ndoshta muzeu i "turizmit shtepiak"
    Labeat,

    Si plazh natyror eshte e vertete se nuk ka asgje me teper se Velipoja dhe Shengjini mirepo kur vjen puna te menyra se si eshte shfrytezuar kjo pasuri atehere mund te themi se ne Ulqin eshte zhvilluar me kriter.
    Cdo gje i eshte nenshtruar planeve,projekteve,arkitektures etj.
    Pastaj kemi nje ndryshim "te vogel" me Ulqinin.Atje infrastruktura turistike eshte e pranishme ngado qe te shkosh (uji,ndricimi,rruget,hotelet,transporti urban etj).
    Plazhi ka rregull e rend e mbi te gjitha ka pasterti te pakrahasueshme me plazhet e anes tone te kufirit.
    E thashe se po te mos kishte qene lufta ne ish-Jugosllavi ndoshta Ulqini nuk do te kishte vend te lire per turistet.
    Shiko cdo guide turistike evropiane dhe aty do te gjesh Ulqinin sepse ne ish-Jugosllavi turizmi eshte tradite e vjeter.
    Nje dite rastesisht lexova se udhetimet turistike ne Mal te Zi kishin filluar nga viti 1928!
    Sa per krahasimet me qytetet malazeze ajo eshte e vertete por une nuk bera nje krahasim te tille,por krahasova Ulqinin me plazhet tona.
    Ulqini ka nje histori shume te pasur dhe eshte nje qytet i njohur e permendur qe ne kohen e Ilirise (per kete lexo vetem disa faqe interneti).
    Kur shikon kalane e Balshajve ke kenaqesi ndersa ne kemi shume objekte te tilla me te cilat do te duhej te mburreshim por per fat te keq atje ndoshta kullotin delet apo jo!
    Ndersa Malesia ka anen tjeter se aty ka ende gjurme te fresketa te qendreses dhe burrerise se vertete shqiptare.
    Ulqini ka njerez te bute e te kulturuar sic e the e ky eshte kushti numer 1 per te patur turizem apo jo Labeat?
    Pastaj cdo njeri ka shijet e veta per vendin se ku desheron te kaloje pushimet.
    Une per vete ende nuk e kam provuar Velipojen por shoh se ka ndryshuar shume ne keto vite (permes TV),ndersa Shengjinin e mbaj mend qe kur kam qene femije.
    Pervec reres e shegave asgje tjeter nuk me ka ngelur ne mendje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 29-06-2005 më 15:18

  5. #25
    ULCINJ
    General informations - www.firstnet.cz

    Ulcinj extends along the sea in the shape of a drawn bow. Ulcinj, ancient Olcinuim, medieval Dulcinium, a town with a tumultous past and a peaceful present, is ornamented by by a kaleidoscope of architectural influences - Romanesque, Gothic, Renaissance and Oriental. One can easily appreciate its long and dramatic three millennium history as it is one of the oldest towns along the Adriatic coast. On entering the Old Town, visitors are greeted by a wealth of culture wrapped in a defensive blanket of thick medieval walls. In the 17th and 18th centuries it was pirates' nest with a flourishing slave trade, awarded to the pirates as a token of gratitude from the Ottoman empire, so long as they refrained from attacking Turish vessels. In Mala Plaza bay, the pirates celebrated their victories, preparing halvah stirring it with oars, dividing their loot.Through either one of the town gates, from sea or land, in the stones of the ancient narrow streets one can read traces of the various dominating powers that have held sway here - Ancient Greeks, Romans, Illyrians, Byzantiums, Turks and Venetians. Ulcinj, is a town with a deep rich hinterland - a fertile plain on which wonderful fruit and vegatables thrive. The exotic Sasko Lake, rich with fish caught in the traditional way, the piled settlements of the Bojana estuary, and the village of Stoj - the only hunting area on the Adriatic - all combine to create a unique natural environment.

    The long sandy beaches attract the greatest number of Visitors to Ulcinj. At the very heart of the town is the so-called 'little beach' - a 650m long swathe of sand that is only deemed diminutive when held in comparison to its enormous 13 kilometer neighbour - called the 'long beach'. This natural wonder of sand as fine as flour, rich with salt and iodine, extends as far as the eye can easily see. It is a perfect location where with aid of scenery, sky, climate and waters one can escape from the contemporary demands of life and feel at ease with nature. So much so that,if one is inclined, you can enjoy undisturbed contact with "Mother nature" by visiting the settlement "Ada Bojana", one of the world largest nudest colony.

    Not very far from the river Bojana, the curious tourist will find Sasko. It teems with fish, and on its shores are the remains of the old town of Svac. Well-informed people claim that it is the most attractive and the largest "ghost town” in the Adriatic region. If it is too hot on Ulcinj’s sand, then you can find shelter in one of the wooden huts on the banks of the river Bojana. You can see the unusual Kalimera, one of the ancient ways of fishing and perhaps taste the fresh fish specialties of the area.

  6. #26
    Ulcinj
    Ulcinj ist der südlichste Ferienort Montenegros. Das Gebiet der Stadt erstreckt sich über einen fast 13 Kilometer langen Sandstrand und die Insel Ada bis an die albanische Grenze. Hier trifft der Orient den Okzident. Auf der Südseite der Stadt liegt die Halbinsel Ratislava mit den großen Urlauber-Hotels.

    Griechen, Römer, Byzantiner, Mongolen, Türken und Piraten - Ulcinj hatte viele Herrscher. Die Stadt gehört zu den ältesten in Montenegro, die Entstehung datieren Historiker mehr als 2500 Jahre zurück. Ausgrabungen förderten Funde zu Tage, die aus dem 5.Jh.v.Chr. stammen. Ursprünglich soll der illyrische Eroberer Kolhidijum der Siedlung den Namen Kolhidium gegeben haben, den die Römer in Olcinijum umänderten. Die Slawen führten den endgültigen Namen Ulcinj ein.

    Der Wochenmarkt, der freitags neben dem Rathaus stattfindet, ist auch für Touristen eine Attraktion. Hier sind noch die alten Trachten zu sehen.

  7. #27
    Geschichte von Ulcinj

    Gegründet wurde Ulcinj etwa 500 Jahre v. Chr. von illyrischen Stämmen. Zum ersten mal erwähnt wird die Stadt im Werk „naturalis historiae“ von Plinius dem Ältern, und auch bei Titus Livius, beides im 2. Jahrhundert vor unserer Zeitrechnung. Begründet wird die Einschätzung des Alters durch zahlreiche historische und architektonische Funde aus der damaligen Zeit im Hinterland des heutigen Ulcinj.

    Anfangs hieß Ulcinj Colchinium, im 2. Jh. V. Chr. Wurde es dann von den Römern in Olcinium umbenannt. Nach der Teilung des Römischen Reiches fiel Ulcinj an die Provinz Prevalis im Östlichen Reich, und die Bevölkerung nahm den christlichen Glauben an. Im Mittelalter genoss die Stadt eine autonome Verwaltung, an deren Spitze ein Fürst regiert. Auch zahlreiche Mitglieder einflussreicher Familien lebten zu dieser Zeit in Ulcinj.

    1421 wurde Ulcinj von den Venezianern erobert. Diese brachten in die architektonische Stadtstruktur neue Elemente ein. Festungen, Stadttore und Türme wurden gebaut. Als 1571 die Türken Ulcinj eroberten, kolonialisierten sie dort 400 algerische Piraten, welche fast im gesamten Mittelmeerraum Schiffe und Küstenstädte angriffen und plünderten. Lange war die Stadt als Piratenstadt verschrien. Auch ein Sklavenmarkt wurde in dieser Zeit gegründet. Aber Ulcinj war in dieser Zeit auch fast 100 Jahre lang (18./19. Jh.) der stärkste Umschlaghafen im Mittelmeer zwischen Albanien und Italien.

    Über 300 Jahre regierten die Türken Ulcinj. Dies bewirkte, dass sich die Stadt „verwandelte“ – sie wurde orientalisch. Es werden neue Moscheen und Hammams (Badeanstalten) gebaut, oder christliche Kirchen zu solchen umgestaltet.

    Im Freiheitskrieg 1876-78 versuchten die Montenegriner Ulcinj zu erobern, was ihnen auch gelang. Allerdings mussten sie die Stadt nach den Vereinbarungen des Berliner Kongresses wieder an die Türken zurückgeben. Erst 1880, nach einem Abkommen über den territorialen Austausch von Städten und Gebieten zwischen Montenegro und der Türkei, kam Ulcinj endgültig zu Montenegro. Die Türken zogen sich daraufhin aus der Stadt zurück, und in ihre Häuser sind Albaner und Montenegriner eingezogen. 1881 wird im Hafen von Ulcinj die erst montenegrinische Schiffsflagge gehisst.

    Im Laufe des Ersten Weltkrieges wird Ulcinj 1916 von Österreich-Ungarn und 1918 von Italien besetzt. Seit 1920 gehört es zu Montenegro/Jugoslawien.

  8. #28
    Ismet Karamanaga

    KALAJA E ULQINIT

    Kjo kala, ku secili gur mund të flasë për një të kaluarë të bujshme, është ndër më të vjetrat dhe më atraktivet në këtë pjesë të Mediteranit. Shkëmbinjt mbi të cilët ngriten lart muret dhe bedenet e saj, mijëra vjeç të shplarë nga valët e detit, dëshmojnë se këtu kanë jetuar paraardhësit tonë Ilirët, shumë më parë se kur është filluar të shkruhet historia.

    Sipas Plinit (të vjetër) në shekullin V p.e.r. themelohet Kalaja me emrin Olcinium. Muret e vjetër "qiklope" në hyrje dëshmojnë për vjetërsinë disa mijëravjeçare të sajë. Secila pëllëmbë e kësaj hapsire flet për një të kaluar të famshme, për një histori të bujshme të këtij vendbanimi. Shumë gërmadha arkeologjike flasin për këtë kështjellë si për një vendbanim me civilim të lartë, me një portë dhe me një flotë të famshme, e cila e ka lidhur Ulqinin me botën e njohur antike. Shumë të njohur e të panjohur që jetuan dhe vepruan këtu lanë gjurmët e një civilizimi me të cilin gjeneratat e sotme mund të krenohen.
    As pas luftrave romako-ilire ( 269-268 ) në Kala nuk u ndërrua substanca ilire. Romakët në Ulqin kanë sjellë veteranët të cilët gëzonin po ato të drejta civile dhe qytetare, si në qytetet tjera të Perandorisë Romake.
    Periudha më e errët e Kalasë është në shekullin VII-XI me ardhjen e sllavëve në Gadishullin Ballkanik. Mirëpo gjatë gjithë kësaj periudhë ajo ruajti identitetin e vet dhe gëzoi një autonomi edhe kur Zetën e pushton Stefan Nemanja me 1183. Mbishkrimet në monumentet kulturo - historike dëshmojnë për këtë. Deri me 1403 mbizotëruese ka qenë feja katolike, të cilën e kanë pranuar edhe pushtuesit sllavë. Ka të dhëna që flasin se Kalaja prosperitetin më të madh ekonomik në historinë e saj e arriti në kohën e Ballshajve (1363-1421). Gjergj Ballsha ndërton pallate të ndryshme dhe kisha. Në Kullën e Ballshajve ka jetuar dhe vepruar reformatori i Talmudit, i famshmi Sabatej Cevi, në kohën e sundimit Osman, i cili në vitin 1666 kalon në Islam dhe me emrin e tij Mehmet Efendija jeton deri në vdekje, me 1676.
    Në vitin 1421 Kalaja kalon nën Venedikun dhe pa dyshim e humb rolin dhe vlerën të cilën e ka patur më parë. Mbetet si një kështjellë e fortifikuar me bedena por pa rëndësi politike në këto vise.
    Me 1571 Ulqini bie nën Perandorin Osmane, nën sundimin e të cilës mbetet deri në Kongresin e Berlinit me 1878. Gjatë kësaj kohë feja e re- islami- e ndryshon mënyrën e jetesës në Ulqin, kurse qyteti përjeton një zhvillim të madh ekonomik. Vendoset një garnizon ushtarak në pjesën e Citadellës në Kala, i cili dirigjon me jetën e qytetit. Ndërtohen shumë objekte fetare dhe civile, rindërtohen muret dhe bedenet e Kalasë.
    Piratët ulqinak kanë pasur marrëdhënie të forta me Piratët Algjer dhe nga këto vende shpeshherë janë kthyer me robë lufte, zezakë, të cilët i kanë shitur në Sheshin e Skllavëve ose Pazarin e Qytetit, siç e kanë quajtur kalalitë. Sot në Ulqin ende ka familje zezake të cilët e kanë prejardhjen nga ajo periudhë.
    Me rëndësi është të përmendim se Piratët ulqinakë në Ulqin kanë sjellë edhe shkrimtarin e famshëm M. de Servantesin, i cili si rob lufte ka jetuar 5 vjet në Kala. Për kuriozitet po e krahasojmë emrin e Ulqinit të asj kohe Olcinium me atë të dashnores së Don Kishotit, Dolçinejën. Ndoshta një kalaleshë e bukur ka qenë inspirim për personazhin e romanit të Servantesit .
    Me ardhjen e turqve u përhap besimi i ri islam, por u ruajt identiteti shqiptar i ulqinakëve. Këtë e dëshmon edhe Arnold von Harfi, i cili me ardhjen e tij në Kala dëgjon dhe shënon fjalët e para shqipe.
    Dy vjet pas Kongresit të Berlinit, me 1880 Ulqini i dorëzohet Malit të Zi me presion të Fuqive të Mëdha.Kështu, Kalaja ka përjetuar pushtues të ndryshëm, të cilët i lanë gjurmët e veta. Po ashtu gjurmë lanë edhe tërmetat e shpeshtë, sidomos ai i fundit me 1979, i cili la pasoja të rënda.
    Kalaja e Ulqinit nuk është restauruar si ajo e Budvës apo e Kotorit, prandaj Shoqata "Miqtë e Kalasë" kërkon nga të gjitha instancat përgjegjëse shtetërore pëprkrahje dhe ndihmë financiare për restaurimin dhe revitalizimin e saj. Radhitja e Kalasë nën mbrojtjen e UNESKO-së është mënyra e vetme e ruajtjes së kësaj kështjelle të lashtë. Për këtë është e nevojshme të organizohen të gjitha subjektet politiko-shoqërore. Përndryshe ky është obligim i të gjithëve.

  9. #29
    E KALUAR . Kishat e Ulqinit nepër shekuj




    Sipas gjurmimeve arkeologjike të kryera në kohët e fundit në qytetin e vjetër
    të Ulqinit, ku ndër të tjera u gjetën fragmente kishtare të shkruara
    në gjuhën latine nga shekulli IX, në Kishën e të Shelbyemit (Shën
    Salvatorit), e cila njëherit konsiderohet si kisha më e vjetër në Mal
    të Zi, dëshmohet se në shekullin IV, pra, në kohën e Justinianit I
    (527-565), Ulqini si qytet iliro-romak i pushtuar tashmë nga bizantinët,
    ishte ipeshkvi (dioçezë) mjaft mirë e organizuar dhe se i takonte
    kryeipeshkvisë (kryedioçezës) metropolitane të Shkodrës, e cila,
    sipas dokumenteve historike, këtë këshill e mbante që në vitin 387,
    kur në krye të saj ishte kryeipeshkvi Bassus. Arsyet e mosekzistimit të
    dokumenteve më të hershme të shkruara mbi Ulqinin si ipeshkvi, janë
    luftërat e udhëhequra nga banorët sllavë e avarë të fesë pagane që
    në shekullin VII në trevat ilire. Këto dyndje shkëputën çdo Iloj
    komunikimi të Ilirisë kristiane me Selinë e Shenjtë, gjë që zgjati
    deri në kohën kur ardhacakët pranuan pagëzimin e tyre në shekullin
    IX. Për këtë arsye, burimet e para të shkruara për Ulqinin si
    ipeshkvi i gjejmë në ''IlIyrici Sacri'' voll.7, të Danielo Farlato-s
    dhe Jacobo Coleto-s në vitin 877. Kjo ipeshkvi merrte pjesë aktive në
    koncilin e Dilmitanus (Duvno) të Dalmacisë në vitin 882, kur u bë
    ndarja e ipeshkvive bregdetare nga ato të Dalmacisë së Sipërme dhe të
    Ulët. Ulqini së bashku me ipeshkvitë e tjera shqiptare: të Shasit, të
    Drishtit, të Pultit, të Shkodrës e të tjera i takuan provincës së
    Dalmcisë së Ulët, e cila shtrihej nga Delmitanum deri në Durres dhe si
    seli metropolitane kishin Dioklenë.

    Në vazhdim te ''lllyrici Sacri'', pos të tjerash, i gjejmë edhe emrat e
    saktësuar të shumë ipeshkvjive të Ulqinit, duke filluar që nga viti
    1141 deri në vitin 1571, kur Ulqini ra nën sundimin turk.






    Kisha katolike e Ulqinit nën sundimin turk



    Me rënien nën
    sundimin turk, më 1. VIII. 1571, Ulqini ndryshoi rrënjësisht në të
    gjitha poret e jetës. Qyteti i kohës antike tashmë mori një pamje të
    trishtuar. Ahmet Pasha ishte i pari që nga toka dhe nga deti bëri sulme
    të ashpra, të pamëshirshme mbi këtë qytet ku jeta ishte në kulmin e
    gjallërisë së vet. Komandanti Serra Martinengo, i cili kishte mbledhur
    ushtarët dhe trimat e Ulqinit për t'i bërë ballë turkut, pas një
    kohe të shkurtër qëndrese u detyrua të bëjë marrëveshje me
    pushtuesin dhe menjëherë ta lëshojë qytetin. Kështu vandalët turq
    hynë në qytet duke bërë plaçkitje dhe vrasje të mëdha. Pasi e
    pushtuan qytetin në tërësi, pos të tjerash, bënë ndërrimin e pamjes
    së tij: shtëpive, shesheve, ndërtesave, objekteve kulturore dhe fetare,
    duke filluar nga ndërtimet e objekteve të ndryshme publike (hanet,
    krojet dhe objektet fetare myslimane) dhe duke rrënuar kishat dhe duke i
    shndërruar ato në xhami. Kështu, nga pushtuesit u rrënua Kisha
    katedrale e Shën Marisë - Nënës së Kishës e stilit gotik e vitit
    1251 dhe të gjitha kishat e tjera. Ndërsa në vitin 1602 u shndërrua në
    gërmadhë edhe abacia e Shën Nikollës në fshatin Shënkoll, buzë
    Bregut të Bunës. Kisha e Qytetit e stilit të Rilindjes, e ndërtuar në
    vitin 1510 nga venedikasit, në vitin 1693 u shndërrua në xhami prej
    pushtuesve të udhëhequr kësaj radhe nga Haxhi Halil Skura.

    Në këtë pushtim nuk është kursyer as personeli fetar, i cili në këtë
    qytet, pos edukatës fetare, kishte sjellë edhe civilizimin. Kështu ata
    vranë 30 murgesha të rregullit Klarise (Shën Klarës) që kishin
    kuvendin e tyre në Kala. Kurse arqipeshkvin e Tivarit, Gjon Bruno Harapin
    (ulqinak që pas pushtimit tentoi organizimin e 70 katundeve në
    kryengritje për të çliruar Shkodrën), i cili ishte edhe administrator
    i Ulqinit, turqit e burgosën së bashku me nipin dhe shumë meshtarë e
    laikë dhe në vendin Lepanta i ekzekutuan. Ndërsa imzot Marin Bizzi,
    kryeipeshkëv i Tivarit, në relacionin e tij të vitit 1610, dërguar
    Selisë së Shenjtë (Vatikanit), ndër të tjera pohon se gjatë vizitës
    së tij baritore në famullinë e Shëngjergjit, shumë herë ishte plaçkitur
    nga turqit e Ulqinit, të cilët i ishin kërcënuar edhe me jetë. Rrëfime
    të ngjashme kemi edhe nga relatorët e tjerë.

    Në anën tjetër, popullsia civile e këtij qyteti, e cila kishte mbetur
    nën thundrën e pushtuesit gjakatar, e pambrojtur, e vetmuar dhe pa udhëheqës
    shpirtëror, pasi nuk mundi të përballojë kushtet e vështira të jetës,
    për t'iu shmangur ligjeve tatimore, dhunës, marrjes së fèmijëve dhe
    persekutimeve jashtë çdo dëshire, filloi ngadalë t'i përshtatej
    situatës dhe në shekullin XVII e pranoi islamizimin.

    Se çfarë pushteti të egër kishte vendosur në këtë qytet të okupuar
    pushtuesi turk së bashku me piratët nga Malta, Tunizi dhe Algjeria, më
    së miri na flet vetë fakti, se nga asnjë relator (misionar) i Selisë së
    Shenjtë nuk kemi informata të sakta për katolikët e Ulqinit gjatë kohës
    së pushtimit. Kështu, relatorët e ndryshëm të Selisë së Shenjtë në
    relacionet e veta na flasin vetëm për katolikët në rrethina. Ipeshkvi
    i Sapës, Pjetër Budi, në relacionin e vet drejtuar kardinalit Gocadino,
    në vitin 1621, ndër të tjera thekson se në rrethinë të Ulqinit ka
    rreth 3000 burra lufte dhe se katundet e tyre janë: Shënkolli, Pulaj (Velipoja),
    dy katundet e Reçit, Zogaj, Shëngjergji, Bripa, Kalance, Shasi, Braisa,
    Bardanji etj. Kurse misionari Françesko Leonardi, në relacionin e vitit
    1638, ndër të tjera thotë se në Ulqin nuk ka asnjë shtëpi të
    krishterë përpos atyre që shkojnë nga vende përreth për t'u shërbyer
    turqve dhe shton se në rrethina ka më shumë se 5000 besimtarë katolikë,
    të cilët nuk kanë prift dhe janë të detyruar të kërkojnë ndihmë
    fetare nga prifti i famullisë së Klleznës. Për gjëra të ngjajshme në
    relacionet e veta na flasin edhe misionarët, Jacit Suspolo dhe Benedikt
    Trevizanos dërguar Kongregatës për Ungjillzimin e Popujve (Propaganda
    Fide) në vitin 1650, si dhe në relacionin e vet, imzot Pjetër Bogdani,.
    ipeshkv i Shkodrës, në vitin 1676 dërguar Kongregatës për
    Ungjillzimin e Popujve.

    Për ekzistimin e një numri të vogël banorësh të krishterë si shërbëtorë
    në Ulqin, na flasin relatorët e Selisë së Shenjtë, Marin Bici, në
    vitin 1610 dhe Shtjefen Gaspri, në vitin 1671, kurse atë Marini thotë
    se këta shërbëtorë janë të ardhur nga rrethina e Ulqinit dhe e
    Shkodrës. Kështu që dëshmia e kartografit venedikas, atë Vinzenzo
    Coronelli, që ky qytet në vitin 1688 ka pasur 5000 banorë katolikë, me
    siguri ka të bëjë me katolikët në rrethinat e Ulqinit.




    Kisha katolike e Ulqinit pas Kongresit të Berlinit (1880)



    Se çfarë kishte
    ndodhur me atë popullsi të lashtë gjatë pushtimit turk, më në fund u
    pa kur Ulqini u lirua nga zgjedha turke më 1880, kur doli se e gjithë
    popullata e këtij qyteti ishte e islamizuar. Por kjo liri kahmot e pritur
    për shqiptarët e Ulqinit, të lodhur dhe të shkatërruar gjatë 307
    vjetëve okupimi, për shkak të rrethanave të reja të krijuara në
    Evropë, e në veçanti në Ballkan, mjerisht nuk solli një fatbardhësi.
    Fuqitë e Mëdha, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, duke i
    identifikuar shqiptarët në masën 70 përqind të islamizuar me turqit,
    pa ndonjë hezitim vendosën t'i copëtojnë trojet shqiptare. Kështu,
    Ulqinin e islamizuar ia dhanë pushtuesit të ri, Malit të Zi, duke
    menduar se ky shtet sllav i krishterimit ortodoks, në anën kombëtare
    dhe fetare do ta ''disiplinonte'' këtë popull.

    Me këtë vendim, Malit të Zi iu dha drita jeshile për të kolonizuar këtë
    qytet. Se kolonizimi në fakt kishte filluar në këtë qytet diç më herët,
    na flet në kronikën e vet konsulli rus në Shkodër, J. C. Jastrebov, i
    cili kur flet për kishën ortodokse serbe në Ulqin, në vendin Mali i
    Bardhë, thotë se kisha në këtë qytet u ndërtua me ndihmën e qeverisë
    ruse në vitin 1869, kushtuar shën Nikollës dhe se kësaj kishe i
    takonin, shton Jastrebov, ''10 shtëpi në qytet dhe dy në katundin
    Filipoj, gjithsej 12 shtëpi me 57 shpirtra''. Ndërsa kisha e dytë e
    besimit ortodoks në Meteriz, me angazhimin e
    vetë Krajl Nikollës u ndërtua në vitin 1890, kushtuar shën Nikollës.
    Për këtë kishë ortodokse ndoshta bën fjalë atë Marin Sirdani, françeskan,
    duke folur edhe për vizitën e bërë në Ulqin në vitin 1904. Ai
    shkruan se ''Ngjitas me kështjellë, maje njaj kodre pakes ma ulët ...Shifej
    nji kishë mjeft e madhe qi thojshin si lshte kënë e Shën Dedës, por e
    mirosun pak vjet perpara prej Krail Nikollës e lshue ortodoksve ''



    Don
    Nikë Ukgjin

  10. #30
    DULCIGNO (Servian, Ultsin, Turk. Olgun) , a seaport of Montenegro, on the Adriatic Sea, 8 m. W. of the Albanian frontier. Pop. (1900) about 5000. Shut in by hills and forests, and built partly on a promontory overlooking its bay, partly along the shore, Dulcigno is the .prettiest of Montenegrin towns. Its narrow crooked lanes, however, with its bazaars, mosques, minarets and veiled women, give to its picturesqueness a decidedly Turkish air. The old quarter, on the promontory, is walled, and has a medieval castle, once of great strength. Turks form the bulk of the inhabitants, although their numbers decreased steadily after 1880, when the population numbered about 8000. Albanians and Italians are fairly numerous. Dulcigno has a Roman Catholic cathedral and an ancient Latin church. The Austrian Lloyd steamers call at intervals, and some shipbuilding and fishing are carried on; but the harbour lacks shelter and is liable to deposits of silt.

    To the Romans, who captured it in 167 B.c., Dulcigno was known as Ulcinium or Olcinium; in the middle ages it was a noted haunt of pirates; in the 17th century it was the residence of Sabbatai Zebi (d. 1676), a Jew who declared himself to be the Messiah but afterwards embraced Islam. In 1718 Dulcigno was the scene of a great Venetian defeat. I~ belonged to the Turks until 1880, when its cession, according to the terms of the treaty of Berlin (1878), was enforced by the Dulcigno demonstration, in which the fleets of Great Britain, France, Germany, Austria and Russia took part.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e haxhi
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    20

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e haxhi
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    20

  13. #33
    Ulqini eshte qytet i kendshem. Kalaja eshte nje nga pjeset me te bukura te tij. Pamja qe te shfaqet kur hypen lart ne te eshte mjaft e bukur, sidomos te shikosh perendimin. Eshte bere pak per te mirembajtur kete qytet vitet e fundit e sidomos per mirembajtjen e kalase. Sic thonin edhe vete banoret e qytetit fondet qe jepeshin per te ishin te pakta dhe me se shumti ishin per dy ndertesat e kalase qe ishin me pronar malazes.
    Haxhi shume te bukura fotot qe ke sjelle ne kete teme.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Qytet i mrekullueshem

    ps pak me shume pasterti do e bente ideal
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  15. #35
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    “Republika” e pavarur e turizmit shqiptar

    Revista Klan
    Gusht 2005

    “Republika” e pavarur e turizmit shqiptar


    Keto dite te nxehta gushti, qyteti malazez me rreth 20 mije banore, eshte shumefishuar, duke numeruar rreth 150 mije vete. “Sekretet” e vogla te lulezimit te industrise se turizmit familjar, qe bejne diferencen dhe kontrastin me plazhet e Shqiperise

    nga Engjell Serjani

    Qyteti i Ulqinit, per vizitorin qe e shkel per here te pare, duket se eshte nje qytet jo si cdo qytet tjeter. Ai mund te quhet thjesht nje pejsazh. Ngjan dhe nuk ngjan me ndonje qytet tjeter shqiptar, ne te gjitha trojet shqiptare. Shtrihet bash buze Adriatikut, mbi nje nje mori kodrash me nje reliev te shumellojshem, me urbanizim qe zbret ngeshem drejt bregut te detit. Ngjyer krejt ne nje blu te thelle dhe te mblerte te ndritshme. Ca shtepi e vila te bardha shfaqen aty ketu midis nje larmie lulesh, bimesh dhe pemesh, ku mbreterojne ullinjte.

    Nuk gjen tek ky qytet ndonje model te arkitektures apo urbanistikes qe mund t’i referohesh. Ketu nuk gjen asgje shkeleshko, por gjithcka eshte orgjinale. Ndoshta modeli me i realizuar deri tani, i qyteteve turistike shqiptare. E te paret kete e kane kuptuar vete vendasit, te cileve i pelqen t’a quajne; “republika e pavarur e turizmit”. Nje mozaik, brenda te cilit, nga cdo kend i qytetit, mund te gjesh nga pak arkitekture shqiptare.

    Kur sodit Plazhin e Vogel ne mes te qytetit, Ulqini te ngjan si Saranda! Kur ndodhesh perballe Kalase se Bashes, qyteti ngjason pak me Krujen dhe pak me Durresin! Kur del tek Pazari, ai te ngjan me Carshine e Gjakoves dhe me Prizrenin! Kur shikon shtepite e ndertuara njera mbi tjetren, siper Pazarit, Ulqini ngjan pak me Beratin dhe pak me Gjirokastren! Tek Shella e Pllumave, gjen dicka nga Shpella e Pirateve ne Dhermi! Ne Plazhin e Madh, rreth 15 kilometra, ndihesh krejt si ne Golem te Durresit. Kur udheton drejt Hotel “Albatros”, te ngjan se je shkon drejt Kampit te Punetoreve ne Uje te Ftohte te Vlores!!!

    Nga piratet tek industria e turizmit

    Nje nga piket e referimit me te hershme ne historine e lashtesise shqiptare, Ulqini te ndihmon me teper se shume qendra te tjera brenda dhe jashte Shqiperise, per te kuptuar ato pjeset e padukshme, te zhytura ne “thellesi te frikshme” dhe te pandricuara asnjehere te historise kombetare. Sepse duket se aty historia ketu e ka “care” rrugen e vet, pa ngut dhe jo vetem me shpate ne dore.

    Vendi i kapidaneve te njohur ne gjithe Mesdheun, i peshkatareve qe edhe sot peshkojne me menyren pagane e antike te “kalimeres”, kantjeri i vjeter dhe me emer ne Adriatik per ndertimin e anijeve te shpejta, trualli i pirateve te deteve, vendi i Kalase me Pazar e brug bashke brenda bedenave, ku mendohet se ka qene i burgosur edhe Servantesi i famshem, keto dite gushti ngjan vertet me nje “republike” turistike. Sepse prej shume vitesh, ulqinaket merren me turizem, jo me llafe, projekte dhe masterplane pa fund e krye.

    Ministri “me pantallona te shkurtera”

    Keto dite gushti, Ulqini eshte i pushtuar nga turistet. Sipas z. Gezim Hajdinaga, minister per Mbrojtjen e te Drejtave te Grupeve Etnike e Nacionale te Malit te Zi, ne qytetin me 18 mije banore, (26 mije bashke me rrethinat), popullsia arrin ne 150 mije vete. Sipas tij, numri i turisteve qe frekuentojne bregdetin malazez, eshte 17,5 % me i larte se nje vit me pare.

    Nese nisesh me makine nga Gjirokastra rreth ores 03.00, pasi kalon piken doganore te Muriqanit, pas 5 oresh udhetimi, rreth ores 08. 00 e sheh veten ne destinacion, ne hollin e Hotel “Galeb”-it. “Vetem per 5 ore nga Gjirokastra ne Ulqin!?”,- shprehet i habitur pasi e meson kete fakt, organizatori i panaireve verore te librit shqip ne kete qytet, botuesi i njohur Fatmir Toci. Te njejten habi shprehu edhe ministri Gezim Hajdinaga. “Sa prane jemi, Gjinokastra dhe Ulqini. Por, me shkurt do t’a presim rrugen”,- siguron ai. Ai sapo ka perfunduar nje takim me nje grup muzikor austrikak qe vazhdon nje jave koncertesh ne Ulqin. Edhe vete ndodhet me pushime ne vendlindjen e tij. Ministri me “pantallona te shkurtra”, duket se reflekton njeheresh gjithe bujarine dhe modestine e nje ulqinaku te hershem.

    “Une punoj ne Podgorice, sepse ne kryeqytet eshte e vendosur qeveria, por banoj ne Ulqin”,- thote Hajdinaga, duke shtuar se “e kam nje shtepi ne Shkoder, sepse ne ulqinaket e duam Shkodren si Ulqinin. Nje tjeter e kam ne Prishtine ku kam nisur studimet dhe me thene te drejten, e dua edhe nje shtepi ne Tirane, ku u diplomova si Inxhinier Elektronik dhe nje tjeter, e dua ne Sarande”.

    Kosova zbarkon ne Ulqin

    Hajro Ulqinakun, nje shkrimtar vendas, ish- gazetar dhe redaktor ne Radio- Prishtina,- me te cilin ishim njohur ne Shqiperi, ne veprimtarine “Permeti Multikulturor”,- e takojme prane stendave te panairit te V-te te librit shqip, i hapur fillimisht brenda Kalase, e i zhvendosur me pas ne trotuarin qe qarkon Plazhin e Vogel, per te qene me prane pushuesve.

    “Ja ku u takuam edhe ne Ulqin. Te pata thene se ne shqiptaret e kemi nje “Meke” Turistike. Shihe, a nuk eshte sic te kisha folur?”,- pyet ai i emocionuar nga takimi i papritur. Ne fakt, nga libri i tij “Detare dhe peshkatare ulqinake”, mund te krijoje nje ide per qytetin. Megjithate, realiteti eshte vertete befasues. Mbremjeve ne rruget e qyteti levizin grupe- grupe, qindra pushues te cilet ngushtojne hapesirat ne rrugen e Pazarit.

    “Rreth 90 % e turisteve jane shqiptare nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia dhe Diaspora. Vetem 10% te tjere jane gjermane, austriake, hollandeze, ceke, polake, etj. Ne vitet ’90, para hapjes se kufijve raporti ishte ne te kundert; 90 % europerendimore dhe 10% qytetare te ish-Jugosllavise”, thote Ismet Kallaba, gazetari i “Koha Javore”, te vetmes gazete qe del ketu ne gjuhen shqipe.

    Ai ka mbaruar Fakultetin e Gazetarise ne Tirane dhe thote se gjate viteve te luftrave ne Bosnje e Kosove, qyteti u rrezikua seriozisht nga mungesa e turisteve europerendimore. Por, sipas tij, ishin kosovaret ata qe rikthyen turizmin ne plazhet e zbrazura te Ulqinit. “Boomi” i turisteve kosovare ne vitin 2001, i gjeti gati te pa pergatitur ulqinaket, qe i kane te lidhura te ardhurat e tyre me turizmin familjar. U krijuan veshtiresi ne strehim, furnizimin me energji elektrike e ne krejt atmosferen e sherbimit turistik. Por nje vit me vone situate ndryshoi”,- thote gazetari.

    Pertej turizmit “patriotik”

    Ne kete menyre, kishte rimare udhen turizmi fillimisht paksa “patriotik”, vecanerisht per pushuesit kosovare, por jo i tille per vendasit. Ne ndryshim nga nje pjese e mire e personelit te bareve, restoranteve dhe hotele te bregdetit ne Shqiperi, ata e vendosin veten ne rolin e “sherbetorit” te klienteve. Ne cdo mjedis, turistet priten me shprehjet: Mireserdhet! Urdheroni! C’deshironi! Faleminderit qe na bujtet! Mireardheshi tjeter here!.

    “Kete sezon kemi boll me punu dhe me fitu. Por, pas sezonit veror, kjo mer fund”,- thote shitesi i nje dyqani me mallra kinez te “shportes” se plazhit. Anes rrugeve dhe ne parkingje, mbizoterojne makinat me targat KS, por nuk mungojne edhe ato nga Shqiperia, TR, KO, EL, SH, .. e madje tek- tuk, nuk mungojne ato nga qytetet tona bregdetare si Lezha, Durresi e Vlora.

    Punetoret e vjeter te turizmit

    Ndoshta jo pa qellim, zoti Hajdinaga na njohu gjate nje veprimtarie qe u zhvillua ne hollin e Qendres se re Kulturore te qytetit, me stomatologun 65 vjecar Muhamet Myrtezai dhe pensionistin 63 vjecar Xhevdet Abazi, duke i prezantuar si “punetore te vjeter te turizmit”. “Ne vitin 1965 une kam qene i pari qe kam nenshkruar ne emer te ndermarrjes turistike shteterore te Republikes se Malit te Zi, nje kontrate me ALBTURIST, qe sapo ishte ngritur ne Shqiperi per te bashkepunuar dhe sjelle ne Shqiperi, turiste nga Europa Perendimore. Sot mund te mos e besoni, por ne kontraten e pare parashikoheshin edhe kufizime per te mos lejuar turistet femra qe te hynin me minifunde ne Shqiperi. Ndersa meshkujve, i’u ndalohej te qendronin me pantallona te shkurtra, floke dhe mjekra te gjata, pa llogaritur ketu, kufizimet per fotografime dhe komunikim me banoret vendas, etj”, tregon Xhevdeti.

    Gjermanet, austriaket, zvicerianet, suedezet dhe norvegjezet,- vazhdon ai,- ishin klientet e pare qe pranonin te kalonin kufirin dhe te hynin per turizem ne Shqiperine e mbyllur dhe te izoluar nga bota. Ndersa amerikanet dhe anglezet kishin frike dhe hezitonin te realizonin ato vizita 2 ditore ne Shqiperi. “Gjate ketyre 48 oreve, turistet europiane sipas kushteve te kontrates, vizitonin Fabriken e Telave te Bakrit dhe Kalane e Rozafes ne Shkoder, kalane dhe Krujes, Hotet “Dajti” ne Tirane, Muzeun Arkeologjik e Hotel “Adriatik” ne Durres. Kaq! Deri ketu, me tej guida mbyllej”, perfundon rrefimin e tij Xhevdeti.

    Kur eshte fjala per strategjine e zhvillimit turistik, nderhyn Muhamet Myrtezai: “Nuk kemi lakmuar qe te ndertojme te medha. Vetem 4- 5 hotele kemi shteteror, sepse ne duam qe te fitojne te gjithe. Ndaj, ne Ulqin, ne kemi ndertuar turizmin familjar, duke ofruar apartamente dhe dhoma per pushuesit”. Megjithese ne moshe te thyer, me syrin e nje specialist, ai te habit me dicka tjeter, qe jo vetem nuk ndeshet, por veshtire te konceptohet ende ne plazhet e bregdetit shqiptar. “Turizmi eshte biznes. Na kemi plazhin e nudisteve ne Ada. Atje ka patur nje rezervat me fazane, lepuj, zogj, peshk qe zihen me kalimere. Rreth 2 mije turiste vinin cdo vit nga Gjermania., Franca, Zvicra e nga e gjithe bota dhe paguanin dollare per te shijuar grykederdhjen e Bunes. C’fare e “shuajti” kete plazh te Ades? Lufta dhe nje ure qe e lidhte me token. Ja keto pra e prishen plazhin e nudisteve.

    Megjithate, ishulli i deltes se Bunes edhe sot eshte nje nga pikat me te frekuentura te turisteve qe qendrojne per te pushuar ne Ulqin. Ne nje gjatesi rreth 2- 3 km ne te dy anet e lumit qe ndan kufirin mes Malit te Zi dhe Shqiperise, ngrihen dhjetra shtepiza pushimi dhe lokale te ndertuara me dru, gjysen ne toke dhe gjysen ne uje. Dhe pak me tej, dallohet qarte plazhi i Velipojes. E prej aty, mund te besh fare lehte dallimin mes “nates dhe dites”…
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  16. #36
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Un kete veren qe shkoi pata kenaqesine ta vizitoj per disa ore. Do te kisha patur deshira te kisha me shume kohe po si dihet ndonje here tjeter. Me pelqeu shume dhe fakti qe pothuajse te gjithe flasnin Shqip me pelqeu jashte mase. Mu duk vetja ne Shqiperi, gje qe eshte e vertete edhe pse jo zyrtare!

  17. #37
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Nese kaloni

    ne ato ane rruges per ne Shqiperi mos kaloni pa be nje vizite plazhit te madh dhe Ades ne gjirin e Bunes.
    Eshte nje natyre e mrrekullushme e si te vizitonit edhe Shasin atehere do te shifni edhe histori.
    Ja se ku mund te shifni me shume fotografi ..
    http://images.google.se/images?sourc...LD:sv&q=Ulqini

    Nese doni te shifni pamje filmike shkoni ketu..
    http://www.ulqini.de/shqip.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 13-12-2005 më 04:01
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e haxhi
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    20

    Thumbs up Deshironi foto nga Ulqini dhe viset e saja ejani ne Faqen e Ulqinit

    Deshironi Foto nga Ulqini dhe viset e saja ejani ne Faqen e Ulqinit:

    http://ulqini.pandela.org/

  19. #39
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    sjam nga ulqini por kam shok qe jan qe andej edhe me thon qeo bukur edhe me foto qe pash ktu eshte vertetet nice
    Partizoni

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2006
    Postime
    3

    pershendetje nga ulqini

    ju pershendes te gjithve nga forumi,ulqini isht vend i vogel me shum vlera tmdhaja,ju deshiroj qe tju mushet mendja e me ardh per ata si nuk kan qen,dhe pastaj do te siguroheni ne mendimet e juaja a isht ulqini vend muze i shqiptarizmit...?lllui_1981@hotmail.com

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 00:09
  5. Del nga dheu qyteti 2000-vjeçar i Adrianopolit
    Nga shoku_sar në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-08-2003, 04:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •