Postuar nga Konservatore
Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
--------------------------------------------------------------------------------
Duke biseduar para disa diteve me nje te afermin tim mes te tjerash u ndalem ne nje teme qe sic u tregua me vone i mori shume kohe diskutimit tone prej disa oresh. Behej fjale per nacionalizmin si nocion dhe shnderrimin qe peson ai ne zbatimin e tij ne praktike.
Pyetja qe ne shtronim ishte nese sot ne bote ekzistojne njerez qe jane nacionaliste te mirefillte, madje pyesnim veten nese te tille kishte pasur ndonjehere.
Duke u nisur nga ai konceptim qe une kisha per nacionalizmin ne rrjedhen e logjikimit tim futesha ne nje rreth vicioz qe gjithmone me nxirrte ne te njejtin perfundim, qe forma ne te cilen e kishte shfaqur nacionalizmi veten ne histori kishte qene pasoje e procesit te shnderrimit dhe e shoqerizimit te tij me oportunizem. Fakti qe sot ajo qe cmohet me shume ne rendin e ri boteror eshte zgjidhja e konflikteve me diplomaci ishte nje arsye me shume qe ma perforconte mendimin tim.
Edukimi i cili kam marre ne familje me ka bere qe ne rrjedhen e viteve ta ndiej se qenia nacionaliste eshte nje pjese perberese e imja, madje ajo me gjithe qendrimin larg Shqiperise jo vetem qe nuk eshte dobesuar, por eshte perforcuar edhe me. Megjithate verej brenda kesaj nje lloj shnderrimi te cilin une e kam lidhur me faktin e jetes ne nje vend te huaj, me nje kulture tjeter nga ajo e jona dhe ne kontakt me njerez te nacionaliteteve te tjera. Kam vene re se nacionalizmi im ka marre nuanca te tolerances dhe kete ne disa momente e kam quajtur dobesim te vetes. Por kam patur disa pika referimi per te kuptuar nese ky largim nga pika fillestare nga ku nisa te mendoj me mendjen time ishte i rrezikshem dhe jam e lumtur kur kuptoj se ne keto drejtime bindja, deshira dhe vullneti per te punuar per nje ceshtje te drejte sic eshte ajo shqiptare vetem se me eshte perforcuar.
Ne kete llogjikim timin do te deshiroja nje mendim te te gjithe atyre qe shkruajne rregullisht ne faqet e ketij forumi.
Pyetjet qe une shtroj per diskutim jane:
Si e gjykoni te ardhmen e afert dhe ate te mesme te zbatimit ne praktike te nocionit te nacionalizmit? (per kete do te deshiroja nje diskutim per gjendjen brenda dhe jashte Shqiperise)
E shikoni nacionalizmin si te rrezikuar nga globalizimi, apo gjykoni se nacionalizmi eshte nje nga rreziqet e mundshme per deshtimin e ketij procesi?
Duke qene se sic shkruan me te drejte Enip ne kuadrin e temes vertet interesante New World Order te hapur nga ReEdD, se diskutimi ka perfunduar ne nje sermon fetar JU ftoj edhe njehere te diskutoni, por duke Ju lutur qe t'i permbaheni dhe pyetjeve qe une kam shtruar me lart.
Dhe nje lutje tjeter: Secili prej diskutanteve t'i pergjigjet me nje percaktim kardinal (pra me nje shifer) pyetjes se meposhtme:
Nese do te mund te rendisnit ne nje shkalle vlerash qe nis nga 1 (me e ulta) deri ne 10 (me e larta) ndjenjen tuaj nacionaliste cfare note do t'i vinit asaj?
Krijoni Kontakt