Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 193
  1. #41
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ok,

    une po mundohem te gjej informacione.

    Amanti

    per vepren e tij mund te gjej disa link tek faqja jone:

    Tek Pika Arvanitasit:

    http://www.geocities.com/sosalbania/


    Anton


    Ajo ideja e organizates vetem e lehte te mos ju duket.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Nuk mu gjend durimi i nevojshem per te lexuar gjithcka eshte postuar ketu pervec pyetjes se z. Anton.
    Sidoqofte, po bashkangjis dhe une 2 rradhe.

    Ndikimi Grek ne Shqiperi nuk diskutohet qe ka arritur pikun e tij me te larte te te gjitha koherave.
    Qe te ulet sadopak ky ndikim duhet te realizohen disa gjera me pare.

    1- Ulja e emigrimit ne mase ne shtetin fqinje (gati e paarritshme ne kushtet e tashme).
    2- Zevendesimi i kryepeshkopit te Kishes Ortodokse Shqiptare me nje kryepeshkop Shqiptar.
    3- Rritja e mardhenieve diplomatike me Italine fqinje (deri ne nje fare mase).
    4- Dobesimi i Lobit Grek ne USA.
    5- Fuqizimi i Diaspores Shqiptare, kryesisht ne USA.
    6- C'fuqizimi i shoqatave dhe grupimeve partiake grekofile me nga nje furgon elektorat te tipit : Omonia, PBD1, etj.
    7- Krehja me kreher te dendur i te gjitha OJQ-ve qe kryejne aktivitet sot per sot ne vend.
    8- Rishikimi i statistikave persa i perket numrit REAL te minoritetit Grek ne Shqiperi, SI DHE PUBLIKIMI I GJERE I TYRE (t'i plaset Botes para syve).
    9- Kontrollim i imet (si dhe menaxhim i sakte)i bursave shkollore te akorduara nga Shteti Grek si dhe Kisha Greke, per te rinjte shqiptare.
    10- Veshtirsimi i marrjes vize per nenshtetasit Greke qe duan te hyjne ne Shqiperi, ne te njejten shkalle me ate te bashkatdhetareve tane qe perpiqen te hyjne ligjshem ne territorin Grek.
    11- Rritja e tatimeve per cdo lloj malli te imortuar prej Greqise (kryesisht agrume, fruta, perime,mish dhe NAFTE).
    12- Ulja e tatimeve per mallrat e denja per eksport te prodhuara ne vend.
    13- Shtimi numerik i shkollave Shqipe ne rajonin e Dropullit.
    14- Zbardhja dhe publikimi i te vertetes mbi Lapidaret ngritur ushtareve Greke rene gjate luftes II Boterore ne token Shqiptare. Ata sa vijne e po shtohen...
    15- Zevendesim i menjehershem i konsullit dhe ambasadorit tone atje.
    16- Fuqizimi ne maksimum i flotes Detare Shqiptare (veshtire edhe kjo, si te tjerat...)

    a- Zhbllokimi i portit te Durresit dhe kthimi i tij ne gjendje normale pune. (nuk e di ne e kane zhvendosur akoma naften qe u ngul aty me firme te Angjelit a jo)
    b- Te rrindermeret nisma (e cuditshme) e Ilir Metes! Te krijohet autostrada Skrapar-Kakavije. Ne kete menyre, do te ulen teper ndjeshem marrdheniet e te gjitha llojeve te zones se Dropullit (perfshi ketu qytetet Gjirokaster, Sarande, Tepelene...) me shtetin fqinje, si dhe zona e Myzeqese do te kete me shume oksigjen (permend Beratin, komplet te izoluar).
    c- Propagande e te gjitha formave, ne menyre qe: fshatari shqiptar, ta mbjelle vete ne toke te tij frutin, zarzavatin e te mos leje tokat e veta djerre per te punuar ato te fqinjit. Me pas, e shoqja ble nektarinat dhe portokallet e eksportuara prej Greqise me dhrahmite qe i dergon i shoqi.

    E shume e shume te tjera...

    Por, mbi te gjitha, duhen c'rrenjosur barerat e kqia bashke me rudimentet qe ka lene pas politika lindore ne vendin tone, dhe do kultivuar FARA E SHQIPTARIT!!!



    P.S.
    Aristidh Kolja, avokati i shquar me origjine SHqiptare, intelektual i permasave te jashtezakonshme vdiq rreth 2 vjet me pare " i harruar" qellimisht nga mediat e propaganda greke qe ate dite me siguri do kene shtruar banket madheshtor.
    Ne varrimin e tij ndodhej nje numer i madh simpatizantesh shqiptare si dhe pjestare te familjes. Varrimi u krye ne varrezat e lagjes Zograofoy te qytetit te Athines.
    RTSH denjoi te beje vetem nje emision perkujtimor per figuren e tij. Emision jashtezakonisht te dobet, si nga ana materiale ashtu edhe nga ana e "te ftuarve dhe miqve te tij".
    Librat e tij jane jo pak te njohur ne opinionin Grek, por cilesiohen si gjysem te ndaluar. Mendoj se informacione te vyera permban edhe revista e permuajshme e botuar me shpenzimet e tija personale. Perkthimi i tyre profesional ne gjuhen Shqipe mund te jete nje hap i pare teper i vlefshem ne ndergjegjesimin e kombit tone persa i perket atij kapitulli historik.
    I qofte dheu i lehte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kalemi : 27-06-2002 më 00:29

  3. #43
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te falenderoj nga zemra per shkrimin e mesiperm.

    Keni shume te drejte.

    Kush i thote vetes shqiptar patriot duhet te punoje ne ate drejtim.

    Ne nje grup i vogel kemi vendosur te BEJME(aq sa mundemi)

    Si fillim kemi lene tek faqja jone nje pike permbi Arvanitasit ku po mundohemi te mbledhim te gjithe informacionet permbi ta.

    Tek pika e Diskutimeve tona kemi bere nje pike te vecante me Titull "Si mund te ulet ndikimi grek?"

    Dhe mbas Letres se hapur drejtuar parlamentit kemi vendosur te bejme c´mos qe te botojme ne shqip dhe anglisht vepren e Kolise te cilin se siguri e paten helmuar greket (metode e vjeter e tyre)

    Por nuk po gjejme akoma informacione permbi vepren e tij.

    Une jam ne kontakt me z.Kolec Trabioni qe ka botuar disa shkrime permbi te dhe e ka takuar, por akoma nuk kam marre pergjigje.

    Ju ftoj te gjitheve te na ndihmojne per kete projekt.

    Per me shume shikoni tek adresa:

    http://www.geocities.com/sosalbania/arvanitasit.html

    (Faqja jone se shpejti do te ndryshoje server)


    Ju falenderoj dhe nje here per shkrimin e sakte e te qarte.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #44
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Liber i ri me autor grek

    Kam degjuar mbi botimin e nje libri te ri me nje autor grek, i shkruar ne anglisht mbi nje marreveshje greko - serbe gjate kohes se Millosheviçit, ku nga pikat e marreveshjes cekej e Shqiperia.

    Nuk di nese ndonjeri ketu ka informacione mbi ate liber, pasi fatkeqesisht titullin e librit personi qe me foli e kishte harruar. Por do ishte me interes ta lexonim, pasi "Naçertanja" & "Megali Idea" po shoh se jane aktive dhe sot e kesaj dite.

    Ju lutem kush ka informacione mbi kete liber te ri te sapo dale ne qarkullim, te me informoje mundesisht ketu.

    Ju faleminderit!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    Mendimet e shprehura me lart me pak perjashtime me pelqyen.
    Por, pa dashur te bej si kopentent do te shtoja
    1. Duam apo sduam ne shume gjera Komuniteti Evropian i vendos vete ne shqiperi, nje nga keto eshte qe ndihma monetare qe prej 1990 ne shqiperi ka kaluar indirekt nepermjet italise dhe greqise.
    2. Situata boterore (USA ne terhejqe duke mbrojtur inetresat e veta) na godet me shume ne qe e kishim mbrojtesin te vetem, te mos presim nga anglia ose franca edhe pas 100 vjetesh aleancat ngelen po ata (ELEMENTI GJEOGRAFIK)
    3. Mendjengushtesia e klases politike
    4. Pozita gjeografike: KE KEMI ALEAT NE NGA KETA RRETH E RROTULL aleati me i mire eshte TURQIA qe na mbajti pushtuar per 500 vjet.

    Verjetje: Ndoshat e kam gabim por ne shqiperi ka depertuar vetem kapitali grek dhe italian dhe kjo ka bekimin e KE. Sa per politikanet ata duan apo sduan do te kercejne sipas avazit (Ai qe se ben e di ku perfundon: Shembulli eshte Sali Berisha viti 1997).

  6. #46
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Pergjigje pyetjes:

    Eshte shume e thjeshte pergjigjeja e zgjidhja e pyetjes tuaj, qe eshte:

    Levizja nga postet qe mbajne pushtetmbajtesit anti-komb.

    Gje qe behet kur studentet shqiptare ta kuptojne, qe duhet te rikthehen ne atdhe,dhe se bashku te ngrejme zerin per postet qe na takojne, dhe ne nje te ardhme te shpejte ato vende qe sot i kane pushtetmbajtesit anti-komb do i kene te rinjte qe kane studuar mire HISTORINE e Shqiperise, dhe pislleqet qe po behen hapturazi nga pushtetaret ndaj atdheut sot.

    Ky eshte mendimi im.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #47
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Monopolet e biznesit grek pengojnë investimet gjermane në Shqipëri

    *** 4 vjet që një investitor gjerman pengohet të investojë 140 milionë dollarë për ndërtimin e një fabrike çimentoje në Shkodër


    Nga Feti ZENELI

    Me rikthimin në pushtet të ish‑komunistëve shqiptarë, 5 vjet më parë, filloi një periudhë e zezë për investimet e huaja në Shqipëri. Të traumatizuar nga ngjarjet makabre të '97‑ës, u larguan afro 95% e investitorëve të huaj, të ardhur në Shqipëri gjatë viteve '92‑'96. Megjithatë arsyeja e largimit të investitorëve, më shumë se sa me ngjarjet tragjike të vitit '97 lidhet me vendosjen në pushtet të organizatorëve dhe frymëzuesve politikë të këtyre ngjarjeve. Konkretisht, kur të huajt panë që në pushtet u ngjitën një pjesë e atyre njerëve që në ngjarjet e '97‑ës u bënin thirrje banditëve të vidhnin, digjnin e plaçkisnin pronat dhe pasuritë e sipërmarrësve privatë, ikën duke mos pyetur për gjërat që linin pas. Efektet e një largimi të tillë të investitorëve të huaj nga Shqipëria ishin të tilla që ndikuan në frenimin e kolegëve të tyre për të investuar në ekonominë shqiptare edhe pas kalimit të stuhisë traumatizuese të '97‑ës.

    Megjithatë, pati edhe ndonjë prej këtyre investitorëve që nuk e mori shumë në konsideratë klimën jo të përshtatshme për investime të huaja në Shqipëri dhe guxoi më shumë se të tjerët për një sipërmarrje të tillë në drejtim të vendit tonë. Një prej këtyre investitorëve "kokëshkretë" është edhe firma gjermane "Spacelift Cement Groop", e cila ka 4 vjet që sillet lart e poshtë nëpër zyrat e qeveritarëve shqiptarë për të marrë lejen e kryerjes së një investimi të rëndësishëm lidhur me ndërtimin e një fabrike çimentoje në zonën e Shkodrës. Janë 140 milionë dollarë që pritet të investohen nga kjo firmë për ndërtimin e një fabrike të madhe çimetoje në Komunën e Postribës, Shkodër. Autoritetet lokale e kanë kryer prej kohësh detyrën e tyre në këtë drejtim, duke caktuar vendin e ndërtimit të objektit dhe duke dhënë lejen e KRT së Qarkut. Por puna ka ngecur tek KRT‑ja e Republikës, pasi në bazë të ligjit për investimet e kësaj natyre, është ky organizëm që duhet të japë lejen përfundimtare.

    Sipas kryetarit të Komunës Postribë, Fas Sahaba, është e pajustifikueshme një zvarritje e tillë e procedurave nga organet qëndrore të shtetit dhe qeverisë shqiptare për t'i dhënë lejen e ndërtimit investitorit gjerman, i cili sipas kontratës së hartuar me organet e pushteit lokal të kësaj komune, gjatë periudhës së ndërtimit të objektit, që do të zgjasë rreth 20 muaj, ka për të punësuar 1500 vetë, ndërsa gjatë periudhës së shfrytëzimit të fabrikës së çimentos në fjalë, do të punesohen afro 1000 punëtorë. Sipas projektit, kapaciteti prodhues i kësaj fabrike do të jetë rreth 1 milionë e 200 mijë ton çimento cilësore në vit. Firma gjermane ka parashikuar që një pjesë të këtij prodhimi ta eksportojë në vende të tjera.

    Në këto kushte, përveç burrokracisë dhe korrupsionit shtetëror nuk ka asnjë arsye tjetër për ta zvarritur një investim të tillë të rëndësiëhm për ekonominë dhe biznesin shqiptar. Bile për vetë kushtet mjerane që ofron Shqipëria për investimet e huaja, ky investitor gjerman që guxon të thyejë akullin e krijuar në këtë drejtim për 5 vite me radhë, duhej të ishte pritur me nderime të veçanta nga qeveritarët e majtë, jo më t'i krijohen probleme të paqëna. Por hapja rrugë e një investimi të tillë të rëndësishëm në fushëm e prodhimit të materialeve të ndërtimit, sigurisht që prek interesat private të qeveritarëve të caktuar të lidhur me monopolet e tregtimit të këtyre materialeve në vendin tonë, të ardhura kryesisht nga Greqia.

    Procedurat e kryerjes së këtij investimi gjerman kanë filluar paralelisht me procedurat për privatizimin e industrisë së çimentos në Shqipëri si dhe të importit të saj nga një firmë libaneze. Nuk ka diskutim që investitori gjerman është peng i një tregu të tillë çimentoje në Shqipëri, të krijuar me mungesë të plotë transparence dhe veprime të tjera abuzive të qeveritarëve socialistë në këtë drejtim. Korrupsioni dhe krijimi i monopoleve të çimentos u krijua qysh me fillimin e procedurave për privatizimin e industrisë së çimentos në Shqipëri, e cila në vitet e socializmit përfaqësohej me 3‑4 fabrika çimentoje në shkallë republike. Dy fabrikat më të rëndësishme të prodhimit të çimentos në vend, në atë periudhë, ishin Fabrika e Çimentos Elbasan dhe Fabrika e Çimentos Fushë‑Krujë, të cilat, tashmë pas një procesi privatizimi jotransparent dhe mafioz iu shiten për pesë lekë firmës libaneze të tregtimit të çimentos në Shqipëri.

    Korrupsioni dhe shpërfillja ligjore në kryerjen e një privatizimi të tillë arritën kulmin më privatizimin e Fabrikës së Çimentos Fushë‑Krujë, e cila u shit vetëm 7 milionë dollarë, pra 20 herë më pak se sa vlera e investimit që kërkon të realizojë investitori gjerman për ngritjen e një fabrike të re çimentoje në Shkodër, në një zonë të Shqipërisë së Veriut që është lënë jashtë vëmendjes qeveritare për vite me radhë. Fabrika e Çimentos Fushë‑Krujë ka qenë jo vetëm më pak e dëmtuar se sa simotrat e saj të socializmit, por edhe me një teknologji më të avancuar se sa ato, gjë e cila e rriste në mënyrë të natyrshme çmimin e privatizimit të saj. Por e keqja e një privatizimi të tillë nuk është vetëm shitja nën çmim, por mbi të gjitha, shitja tek një investitor që nuk premton rikonkstuktimin e teknologjisë së fabrikës në të ardhmen. Fakti që kjo firmë nuk i është përmbajtur kontratës së nënshkruar me palën shqiptare për investimin në tre vjet duke filluar nga vitit 2000, të një shume prej 60 milionë dollarë, tregon se sa keq është bërë një privatizim i tillë. Firma libaneze është një firmë që vetëm ambalazhon dhe tregton çimento kroate në vendin tonë, dhe nuk ka fabrika të sajat, ndërkohë që në në ofertën e hartuar për privatizimin e Fabrikës së Çimentos Fushë‑Krujë kërkohej një blerës prodhues me kapacitet me afro 10 milionë tonë në vit. Këtë kusht e plotësonte vetën një kompani angleze, e cila u shfrytëzua në mënyrë pirate nga firma libaneze për të falsifikuar dokumentet e pjesëmarrjes në tenderin e privatizimit të Fabrikës së Çimentos Fushë‑Krujë.

    Rasti i sorrollatjes për 4 vjet rresht të një investitori të rëndësishëm gjerman në fushën e prodhimit të çimentos, për hir të monopoleve dhe matrapazllëqeve të tjera qeveritare të krijuara në këtë sektor, është dëshmia më e qartë e klimës së papërshtatshme që ekziston në Shqipëri për tërheqjen e investitorëve të huaj. Vitin e kaluar si rezultat i një situate të tillë të rëndë për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri, larguan aktivitetin dhe kapitalet 4 firma gjermane dhe i vendosën ato në Serbi. Nga ana tjetër, pengesat burokratike që i janë krijuar kompanisë gjermane që do të investojë 140 milionë dollarë, vijnë edhe nga preferencat progreke të qeveritarëve të majtë, pasi lejimi i një investimi të tillë kishte për t'i kaluar në vend të tretë investimet greke në Shqipëri. Investimet gjermane në vendin tonë vijnë pas investimeve italiane, që janë në vend të parë dhe atyre greke që janë në vend të dytë. Por gjermanët duke u shtuar investimeve aktuale edhe 140 milionë dollarë atëherë automatikisht kalonin në vend të dytë, gjë e cila u hiqte statusin socialist të "investitorit strategjik" miqve të pushtetarëve të sotëm shqiptarë
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    Me pak demagog mor djale.
    Te siguroj une qe nuk ngeli investitor i huaj pa i rrimare ato lek, bile me shumice sepse bene letra fallco dhe shumica e investimeve ishin me kredi te KE, keshtu qe sigurimet u jane pergjigjur nje me nje.
    Boll me copy/paste nga gazetat, mos na sillni ketu frymen e politizuar te njerit apo te tjetrit. Po te duam ti lexojme per kete pune jane arshivat online te gazetave.

  9. #49
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te falenderoj, per veretjet dhe per diskutimin e vlevshem.

    Na ke ndritur dhe nderuar.

    Anton

    Si mendon per ndikimin grek?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    Po te lexoje mire ato qe shkruajne te tjeret do e kuptoje.
    Une te pakten flas me ato qe sho jo ato qe lexoj nga gazetat.

  11. #51
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    shume mire se une ka shume vite qe nuk kam qene ne jug dhe nuk e di se cfare behet.

    Nga gazatat kam marre vesh se eshte gritur flamuri grek ne himare, po ashtu nga gazetat e kam marre vesh se ne nje fshat peshkopi jane vrare nga greket disa oficere shqiptare.

    Ate nate nuk isha atje.

    Gjithashtu nga gazetat e kam marre vesh se bankat greke kane mbi 43% te depozitave shqiptare, une nuk kam sesi ti numeroj.

    Shpresoj qe ti te jesh shume me i informuar.

    A mund te me thuash se cfare besedoi Nano dhe Gaxhe?

    Se jam shume kurioz, ndoshta ke qene ne takim apo e ke pare vete?

    Faleminderit
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    Nuk e dija qe ti punon gazetashites.
    Shpresoj qe i lexon te gjitha gazetat.
    Nuk ke faj ka 12 vjet qe vete gazeta lexon.
    Gjerat nuk gjukohen nga gazeta e sotme, por nga kendveshtrimi i lajmit pas 1 muaji, 1 viti, 10 vitesh.
    Harrova te shikoj komentin nen emrin tend per te kuptuar cgazeta lexon.
    Je qe je na kometo po pati mundesi Kryepeshkopin e Shqiperise qe nuk di shqip, kush e solli dhe pse nuk e mori fare parasysh reagimin e komunitetit shqiptar ne Shetetet e Bashkuara.
    Do te te luetsha te na jepje mendimin tend pa paragrafe gazetash.

  13. #53
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mendimet e mija i kam dhene me kohe, por mendimet e tua nuk po i di.

    Kerko ne forum dhe do te gjesh me shumice mendimet e mija.

    Po aludon per Berishen, ne fakt ja ke fut kot sepse dhe dreqi e di se Berisha beri te pamunduren te ai greku te mos vihet ne krye te kishes, ai deshi dhe kushtetuten te ndryshoje per kete qellim.


    Ketu ke nje shkrim sqarues historik:

    http://www.edsh.org/kisha_o.html


    Puna eshte se nuk me tregove per ate takimin e Nanos?

    Dhe dicka a shkojme bashke tek varret e atyre ushtareve dhe oficereve shqiptare te vrare ne peshkepi se mos ndoshta atehere te mbushet mendja, apo do te shofish vete krimin?

    Cedo se nuk mund te kthehemi ne kohe e te jemi bashke ne vendngjarje e ti shofim gjerat me syte tane.

    Apo mos ndoshta ti...?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    Kush je ti mor djale qe mendon se ke monopolin e historise?
    Une ketu nuk po mbroj njeri dhe as po shes mend.
    Po as ti (aspirant letrar me tendenca politike) dhe as politikanet nuk do ta cojne Shqiperine atje ku po vete. Eshte ai njeriu i thjeshte me 15 milione leke (te vjetra) qe i ka bere me sa vjet pune (te ndershme) jashte atdheut qe i investon ketu qe do ta rrisi nivelin e jeteses ne Shqiperi dhe do ta coje shqiperine drejt pavaresise ekonomike (dhe politike duke e bere force ekonomike ne ballkan).

    Prap se prap me paragrafe gazetash mu pergjigje. Kot nuk vjen ne Shqiperi ke dhe nja 15 vjet akoma mundesi te ecesh para ne politike (ke plot njerez nga kush mund te marresh shembull ne te dy ka krahet majtas dhe djathtas) dhe te marresh ndonje koncesion me greket apo italianet, perndryshe mos na i trego ne ato qe shohim perdite.

  15. #55
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Me cilin paragraf gazete tu pergjigja?

    A nuk eshte e vertete se Berisha donte te ndryshonte kushtetuten per te larguar ate peshkopin?

    Une jam Anton Ashta dhe nuk jam politikan.

    As qe kam thene e do them se di shume por te pakten mundohem te mesoj nga te tjeret e nuk i jap urdhra kujt te beje kete apo ate.

    Nga e nxorre kete:
    "Me pak demagog mor djale."

    Po e quan nacionalizmin tim demagogji?

    Nuk mjafton me vesh etikete duhet dhe ta argumentosh meqe i hyre kesaj.

    "Te siguroj une qe nuk ngeli investitor i huaj pa i rrimare ato lek, bile me shumice sepse bene letra fallco dhe shumica e investimeve ishin me kredi te KE, keshtu qe sigurimet u jane pergjigjur nje me nje."

    Nga i di ti te gjitha fatet e investoreve shqiptare apo te huaj?

    Mesa di une investitoret shqiptare qe u hodhen ne demostrata dhe e prune Nanon ne pushtet sepse premtoi kthmin e parave qe i pati vjedhe Berisha nuk kane marre asnje lek!!!!


    A nuk te duket nje pohim apriori qe nuk mund te verifikohet?

    Pra i nderuar eshte me mire te kalojme tek tema sesa te vazhdojme diskutimet tona.

    Si mund te ulet ndikimi grek ne Shqiperi?

    Eshte e vertete se ka monopole greke te cimentos ne RSH?

    Meqe jeton atje dhe i shef gjerat me sy je i lutur te na tregosh.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    1. Do pyes por te siguroj qe ata qe shkruajne gazetat e dine me mire se une kete qe eshte PO; une po te pyes pse nuk e shkruajne, ti si njohes me i mire na jep nje pergjigje meqe ketu flitet per te dy krahet e politikes.

    2. Si specialist qe je na pershkruaj njecike priavatizimin e AMC, licensen e dyte te celularit (Vodafone), roline e qeverise, rolin e opozites (edhe nje here do te te lutesha pa paragrafe gazetash, po cfare beri realisht) dhe rolin e organizamve te huaja qe asistojne ne privatizim (per ndihme Banka Boterore).

    PO PATI MUNDESI NA TREGO NJE ZGJIDHJE JO DEMALLOGJI DHE POLITIKE OSE NDERROJA EMRIN TEMES NE NJE EMER ME TE PERSHATASHEM (ne lidhje edhe me url qe postove me siper)
    Zgjidhjen une ta kam shruar 2 here me lart mor djale.

  17. #57
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Interesant,

    mua me duket as demagogji nuk po bej as politike.

    Une jam munduar per ide konkrete ne keto kushtet e sotme.

    Psh Botimi i Kolise

    Une psh i bojkotoj prodhmet greke, mendoj se do te benin mire ti bojkotonin sa me shume shqiptare.

    Une jam shume dakort qe te ndihmojme e te mbrojme investitoret shqiptare.

    Une kete teme e kam hapur dhe po mundohem ta mbaj gjalle per te diskutuar mendime e propozime konkrete dhe kete e kam shkruar disa here.

    As qe kam asnje interes per diskutime teorike, por gazetat jemi te detyruar ti lexojme se perndryshe nuk kemi nga ti marrim informacionet.

    Ne rast se une sjell nje artikull gazeta kjo nuk te thote se jam nje me mendimet e autorit apo dicka tjeter.

    Une do te isha me i lumturi ne bote ne rast se do te kisha informacione ekskluzive nga njerez qe i shofim gjerat me syte e tyre.

    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  18. #58
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me duhet te nderhyj ketu te nderuar.

    Po e kaloni diskutimin ne fyerje personale. Verejtja lidhet me ty Ujku i Vjeter.

    Nese ti vertet mund ta ndihmosh temen me te dhena konkrete nga ato qe ndodhin ne Tirane do te te ishim fale te gjithe, por jo me fyerje, nese ne bazohemi tek gazetat ne ate qe themi, e bejme se ndodhemi jashte Shqiperise. Nese ti me fakte mund t'i hedhesh poshte ato qe shkruajne gazetat, je i lutur ta besh.

    Per Copy/Paste qe shume pjesmarres ne forum nuk e parapelqejne do te doja te shprehja mendimin tim.
    Shume gazeta nuk mbajne arkiv online, ose dhe po e mbajten nuk e kane te shtrire ne vite. Se dyti eshte me e lehte te lexosh menjehere artikullin ne forum se te kerkosh ne faqen perkatese. Megjithate mire eshte qe te vendoset dhe linku perkrah artikullit te futur ne forum.


    Per temen konkrete, do te thoja qe Antoni eshte personi qe po e mban gjalle ate qe ne forumin e vjeter dhe qe na nxit qe te mos e harrojme. Nuk eshte demagog ai, perkundrazi Ujk. Lexoje jo vetem ne kete teme, lexoje ne te gjitha, ai ka bere armiq se e thote gjithmone mendimin e vet pa pasur frike se behet i padeshirueshem ne bisede.


    Mbas ketyre fjaleve do te beja ftese per kthim ne teme.

    Pershendetje!
    Dita

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Mblesi

    Ti rritet lavdia e prestigji antishqiptar aleatit e partnerit strategjik, vepres e krijeses se mblesit!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    Me vjek keq ta them por ai qe po thote mendimin e vet (jo duke iu referuar mendimit perkates te liderit filan te patise filan) jam une.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •