Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 193
  1. #21
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I nderuar baobabi,

    a me lejohet t´ju kujtoj temen:

    Si mund te ulet ndikimi grek ne RSH?
    Kjo eshte nje teme qe ka kohe qe me rri ne mendje.
    Nuk eshte nevoja qe te zgjatem shume per te treguar se ka ndikim te madh te grekerve sepse besoj qe dihet nga te gjithe, por mendoj se ka ardhur koha qe te mendojme se cfare duhet bere per ta ulur kete ndikim.
    Qe kjo nuk eshte ne te miren tone besoj qe eshte jashte diskutimit.
    Sigurisht qe gjeja me e mire do te ishte te hiqeshin komunstat nga pushteti e keshtu hiqej dhe pjesa me e madhe e ndikimit, por duke pare zhvillimin e sotem kjo nuk eshte e mundur kaq shpejt.

    Pra ceshtja shtrohet cfare mund te behet ne keto kushte?

    Ju ftoj qe te diskutojme per kete problem madhor.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Koncepti im per zgjidhjen eshte qe qeveria shqiptare duhet te beje nje reforme ekonomike ku te perfitojne ne fillim shqiptaret

    Si mund te behet kjo

    Fare thjesht. Privatizimi i ndermarrjeve te medha te konsistoje ne shperndarjen pa shperblim te ketyre ndermarrjeve tek shtetas shqiptare dhe kjo e peshuar

    Psh konsiderojme ndermarrjen X

    Meqenese shteti nuk e percakton dot vleren reale te kesaj ndermarrjeje sepse kjo ndodh vetem ne nje ekonomi tregu (dhe jo tezge) mund te punohet me baze perqindjeje mbi pronen
    Dmth te themi 20 perqind i ngelet shtetit si pronesi
    pjesa e ngelur prej 80 perqind privatizohet ne kete menyre
    40 perqind u jepet administratoreve dhe personelit inxhiniero teknik dhe 40 perqind u jepet punonjesve
    Tregu ka rregullat e veta
    Ata qe drejtojne do kene ligjerisht fuqine e pronarit dhe e dine me mire se kushdo tjeter se si drejtohet si menexhohet dhe sa vlen ndermarrja

    Ata qe jane byk do e shesin pjesen e tyre. Edhe ketu nderhyn shteti ku me ligj te vecante detyron qe shitja te behet e peshuar

    Vendoset nje renditje dhe madje me perqindje

    Po te jete se pronaret e ndermarrjes nuk duan te blejne pjesen e atij qe do t'a shese atehere perfitojne punonjesit pastaj kushdo tjeter

    Keshtu qe greku apo italiani (se amerikani dhe gjermani as qe kane nge te merren me shqiperine, ata duan copa te medha)
    do kene te bejne jo me me partiake capacula per te blere copa shqiptare por me tregtare dhe private qe t'a masin koken me spango

    Ata greke qe do penetrojne hallal ua befte zoti se biznesi ka ligjet e veta dhe te aftit hapi rrugen

    Po ia le ne dore shtetit njelloj eshte si PS si PD e kushdo tjeter
    Ata kane me teper leverdi tua shesin te huajve se sa shqiptareve



    Keshtu mendoj une zgjidhet problemi


    PS: Ato perqindjet aty jane sa per shembull dhe mund te ndryshojne pak por kryesore eshte se po nuk i dhe pjesen e luanit personelit inxhiniero teknik ska garanci ne drejtimin e ndermarrjes dhe nuk do kete vendim marrje
    Po ia le klases puntore te drejtoje si deri me tani lesh arapi do veje puna

  3. #23
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    INSIG, politikanet shqiptare ne sherbim te Greqise


    Anila Basha/ INSIG thellon konfliktin mes qeverise shqiptare dhe institucioneve nderkombetare donatore. Lajmi eshte konfirmuar dje edhe nga nje leter drejtuar institucioneve financiare shqiptare nga drejtori rajonal i Bankes Boterore per Europen Juglindore dhe Azine Qendrore ne Banken Boterore. Akuzat i drejtohen nje lobi deputetesh te parlamentit shqiptar, brenda Partise Socialiste, te cilet vazhdojne te ndjekin poliiken lobiste ne favor te lobit grek. Kundershtimi i bere ne komisionin parlamentar te ligjeve per projekt-ligjin per privatizimin e INSIG eshte sipas specialisteve nje veprim i qellimshem, i cili i sherben vetem interesave greke. Debati eshte zgjeruar mjaft ne rradhet e politikes, duke e bere kete nje nga ceshtjet me te mprehta. Ne varesi te miratimit ose jo te ketij projekt-ligji do te varet edhe bashkepunimi i metejshem i shtetit dhe qeverise shqiptare me Banken Boterore.

    Nje formule e tille e privatizmit te INSIG-ut, ashtu sikurse u paraqit ne komisionet parlamentare, eshte diskutuar shume kohe me pare, qe gjate qeverise Meta. Nje nder kundershtaret me te forte te projektit, Mustafa Muci ka qene minister gjate kohes qe eshte diskutuar nje gje e tille, dhe nuk e ka kundershtuar asnjehere kete procedure. Lobet qe influencojne per marrjen e INSIG-ut nga kompania INTERAMERIKAN, nje kompani sigurimesh greke, kane ndikuar edhe ne parlament tek parlamentaret. Madje, sipas eksperteve, dihet se nese do te behet nje tender i hapur nderkombetar, kjo eshte kompania e vetme qe do te ofrohet per blerjen e INSIG-ut ne nje vlere qesharake, gati 2 milione dollare, nga rreth 35 milione dollare qe duhet te shitet ne te vertete INSIG.

    projekti do t'u kthehet edhe nje here per shqyrtim komisioneve parlamentare qe nuk e kaluan ate, sidomos ne ate te ligjeve. E ndersa komisioni parlamentar i ekonomi-finances e ka dhene OK per nje projekt-ligj te tille, komisioni i ligjeve tha jo, vetem nen ndikimin e nje vote. Tashme kjo procedure, do te kerkoje vetem vullnetin politik te klases politike shqiptare per ta kaluar, si nje obligim i institicioneve nderkombetare donatore. E nese nuk do te kete vullnet politik, atehere rrezikohet nje nga proceset me te rendesishme te privatizmit ne vend.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    Lobe mafioze sponsorizojne piramidat e sigurimeve
    - Zoti Ruli, disa dite me pare ne komisionin parlamentar te ligjeve u rrezua projekt-ligji i privatizimit te INSIG. Cili eshte komenti juaj per nje veprim te tille te parlamentareve shqiptare?

    - Une nuk mendoj qe ende parlamenti e ka rrezuar projekt-ligjin e aq me teper qe ka qene vetem komisioni parlamentar i ligjeve qe e ka bere nje gje te tille.

    Jemi ne nje periudhe indisiplinimi te theksuar ku anetare te nje partie jane gati te demtojne institucionet e politikes ne Shqiperi dhe jo thjesht politike, por edhe institucionet e tjera.

    Me sa ndoqa nga aryestimi qe u dha per hedhjen poshte te projektit, gjithcka eshte teresisht nje abuzim dhe eshte nje mendim joprofesional, ne rastin me te mire, ose eshte nje veprim i qellimshem dhe i sherben interesave te caktuara ne rastin me te keq.

    Kjo formule e privatizimit te INSIG-ut ka mese nje vit qe diskutohet mes qeverise shqiptare dhe Bankes Boterore dhe synon pikerisht rritjen e vleres se kompanise, dhe te rregulloje tregun e sigurimeve ne Shqiperi. Pasi aktualisht ne vendin tone vepron nje treg sigurimesh gati piramidal ku duhet te kete nje projekt-ligj te sigurimeve ne Shqiperi.

    E them kete sepse kjo varet nga menyra e operimit te kompanive private duke aplikuar cmime policash me te ulta, sesa eshte minimumi i caktuar nga Ministria e Financave, apo duke korruptuar punonjesit e policise dhe drejtorise se transporteve, e cila padyshim ne te nesermen do te plase, ne nje pamundesi paguese ndaj detyrimeve qe keto kompani private kane marre persiper.

    - Cili eshte komenti juaj per debatin e zhvilluar?

    Debati qe u be ne koimision juridik per mua kishte dy lloj shfaqjesh: njera pale qe e konceptonte thjesht per pretekst politik, nje pale e PS qe fliste me nje ton tjeter qe eshte ne qeveri, ndersa pala tjeter me e sofistikuar dhe kamufluar e qe njekohesisht ju sherben interesave konkrete te caktuara dhe antishteteore.

    Tendeca per ta kaluar INSIG-un ne nje shitje ne ankand, ne nje moment te pafavorshem sikunder eshte tani, favorizon vetem nje oferte e cila eshte bere konkrete gjate ketyre viteve nga nje kompani greke e sigurimeve, INTERAMERIKAN, te cilet padyshim kane perkrahesit e tyre ne parlamentin dhe politiken shqiptare. Ky interes kaq mirefillte dhe kaq antishqiptar fshihet nen formula dhe justifikime jutridike. Ne nje kohe qe forumla e propozuar ne parlament ka mese nje vit qe nepemjet procedurave transparente pergatitet nga qeveria shqiptare, nga INSIG-u dhe Banka Boterore. Sigurisht, nuk eshte e cuditshme ne ambjentin shqiptar qe thashethemnaja te mund te zoteroroje mbi te vertetten, por kostoja do te jete ajo qe, kompania me e shendetshmne financiarisht shteterore, do te behet pre e interesave mafioze te fqinjeve tane me perkrahjen e avokateve te tyre ne parlamentin shqiptar. Letra e zotit Portman eshte njedeshmi e faktit se sa transparent ka qene dhe do te vazhdoje te jete procesi i privatizimit te INSIG-ut.

    - Ky proces, ka nisur qe gjate qeverise Meta, pra ne kohen kur edhe Muci si nje nder kundershtaret ka qene anetar i qeverise?

    - Padyshim. Procesi i privatizimit te INSIG-ut ka nisur qe me qeverisjen "Meta". Madje, reformat e privatizimit jane marre me vendim te qeverise Meta dhe gjithe negociatat me Banken Boterore dhe IFC (dege e BB per financime ne sektorin privat), jane bere gjate qeverise "Meta". Procesi, ne asnje moment te tij nuk ka qene ilegal apo i fshehte. Gjithcka eshte e protokolluar ne dokuementat e INSIGut, ne vendimet e qeverise, ne protokolle, apo ne korrespondencen e INSIG-ut, Ministrise se Financave dhe qeverise. Madje edhe ne vete dokumentat qe kane lene ekspertet e Bankes Boterore.

    Per mendimin tim, mendimi personal i zotit Muci, eshte vetem nje sfide politike, sepse nga pikpamja profesianle, te gjitha sa tha nuk qendrojne. Ndersa tek disa aktore te tjere qe luajne prapa skenes, duke paguar edhe kronika mediash perkatese, luhen interesat e lobeve mafioze greko-shqiptare. Mendoj qe ky eshte nje moment kritik, qe politika shteterore dhe shoqeria shqiptare duhet te reagojne me shume shqetesim.

    - Cfare pasojash do te sjelle mosmiratimi i nje ligji te tille sipas jush?

    - Miratimi i privatizimit te formules se INSIG-ut, eshte nje nga kushtet per nenshkrimin e marreveshjes se qeverise shqiptare me Banken Boterore brenda dy javeve. Madje bordi i drejtoreve te IFC do te miratonte ne daten 6 qershor edhe financimin prej 20 % ne aksionet e INSIG-ut. Me c'duket per shkak te kapricove, apo te pazareve qe behen brenda politikes shqiptare, keto kushte objektiva ka shume mundesi te kompromentohen dhe per me teper pa u identifikuar kush eshte faktori pergjegjes per to.

    Intervistoi: A.B.



    Komenti i im:

    Kur vete koha jone shkruan keto gjera merreni me mend se ku ka shkruar puna.

    Duhen veprime konkrete,

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #24
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Anton, nga se mendon varet asimilimi ose asgjesimi i nje populli. Mos valle nje popull eshte pre e rrethanave historike, e sidomos atyre aktuale. Mos valle nje pushtim ushtarak ose ekonomik eshte i mjafte per te fshire nga faqja e dheut nje popull. Jep disa fakte te lutem. Po te qe keshtu pse nuk u zhduken basket, korset, kurdet, çeçenet, çifutet, e shume te tjetre qe kurre s’kane pasur shtete te tyre, pse nuk u zhduken vete shqiptaret, besoj e di qe greket kane pasur shtet ka mijera vjet, mos valle na priten ne qe te ngrinim ndergjegjen kombetare. Ta zeme se shqiptaret rrezikohen te zhduken, ti kujton se « inteligjenca e re » shqiptare mund ta ndaloje kete, diçka qe s’e arriten vet greket me nje armate filozofesh, nje kulture madheshtore e te rafinuar, kete gje s’e bene romaket, perset, inkasit, mayat, e shume te tjere si keta. E di ç’do te thote te posedosh forca te tilla, qe te mund te pengosh vdekjen e nje populli, qofte dhe te nje individi, do te thote te jesh ZOTI vete neqofte se ai egziston.
    Popujt Anton, varen nga forca mistike dhe te pashpjeguara, nga po ato forca nga te cilat varet jeta ne toke, deshirat e individeve te mira ose te keqija qofshin s’mund te bejne asgje mbi ta.
    Nga vezhgimet personale kam vene re : sa me shume popujt koncentrohen ne shtete kompakte, aq me drejt vdekjes ata shkojne, sa me shpejt e drejt te eci nje automobil aq me shpejt ai arrin ne destinacion. Dhe dihet destinacioni final, ai eshte vdekja.
    Ndersa ne shqiptaret s’e kemi thene akoma fjalen tone si te tille, ky shekull luan ne favorin tone. Ne kohen kur greqia fitoi pavaresine, vetem me pak vota u zgjodh si gjuhe nacionale gjuha greke e re ne vend te shqipes. Mos te jete feja greqija kthehet ne shqiperi per disa dekada. Dhe kjo do te ndodhe, diten kur feja ti lodhi greket. Per me teper kjo eshte nje nga profecite e Nastradamusit : i cili thote qe ne 96 shqiptaret me kuajt e tyre te vegjel e te shpejte do ta pushtojne athinen. He, he ! 96 ka kaluar por megjithate……..si dihet.

    Ps, Anton ji je rob energjik, i palodhur, kete do te ishte mire ta vije ne dispozicion personal, per tu bere kerkush, i ditur, i pasur ose i shquar, ky mendoj do te jete dhe sherbimi me i mire per atdheun. Si Nene Tereza po te kesh mundesi, do te kalojne vite dhe figura e saj, ke per ta pare, do ti erresoje rilindasit tane te medhenj. Dhe di pse, sepse çfare ajo beri spati asnje lidhje per popullin, per kombin, dmth per dobine e tij. Sidoqofte po e le me kaq se mos te hutoj dhe s’dua te me keqkuptosh.

  5. #25
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Interesant,

    shume interesant nga pikepamja psikologjike.

    Ju falenderoj per keshillat.

    Por me duket se nuk e keni kuptuar Nene Terezen dhe nuk e di se cfare dini per historine e Kombit.

    ( jo per gje , por mendoni per nje cast sikur Rilindasit te kishin menduar ashtu si ju)


    Ndersa per gjendjen sot, beni nje vizite ne jug te RSH.

    Nejse jemi jashte teme.

    Jeni i lutur te me shkruani:

    anton1as@yahoo.de
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #26
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sot duke lexuar ne kosova.com gjeta kete artikull mbi ekspansionin grek ne Shqiperi.


    Ekspansioni grek në Shqipëri

    Dr. Anthony Coughan (Dakota Sun)


    Nje nga paradokset me te dukshme te politikes se sotme shqiptare eshte se ndersa nga njera ane Shqiperia dhe shteti shqiptar vazhdojne te kene akoma probleme ende te pazgjidhura me fqinjet, kane si partnere me kryesore pikerisht vendet fqinje ose me sakte Greqine.
    Sot Greqia kontrollon pjesen me te madhe te ekonomise shqiptare duke kaluar ne kete drejtim edhe shtetet e fuqishme te Evropes si Italia e cila deri ne vitin 1997 ishte partneri kryesor i Shqiperise sidomos ne fushen e investimeve, Gjermanine, disa kompani te fuqishme te se ciles u penalizuan nga autoritetet shqiptare persa i perket projekteve te tyre ne Shqiperi sic ishte rasti i nje firme se ciles i u hoq e drejta per rikonstruktimin e aeroportit te Tiranes dhe deri diku Frances e cila ishte nje partner i privilegjuar perendimor i periudhes se Enver Hoxhes.
    Ekspansioni ekonomik grek ne Shqiperi u intensifikua me ritme te shpejte sidomos pas ngjarjeve te vitit 1997 gje qe perkoi dhe me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste te Fatos Nanos, i njohur per deklaraten e perbashket me Andreas Papandreun ne vitin 1993 per nje "Ballkan te ballkanasve" dhe kunder cdo pranie amerikane. Prania teper e rritur greke ne ekonomine shqiptare sot, duket se i ka rrenjet qe ne ditet e para te revoltave te vitit 1997, kur ne qytetet e jugut te Shqiperise, valet e shkaterrimeve perfshine kryesisht investimet italiane, gje qe beri te largoheshin rreth 60 per qind e kompanive dhe firmave te ketij vendi qe deri atehere dominonte persa i perket pranise ne Shqiperi. Ne menyre te çuditshme, asnje nga kompanite modeste greke ose dhe ato qe ishin "joint venture", te instaluara ne jug te vendit nuk u prek. Natyrisht, me fillimin e normalizimit te situates ne Shqiperi, vakumin italian filloi ta mbushte kapitali grek, i cili filloi te shtrihej ne te gjithe vendin duke u kujdesur me shume per jugun, te cilin, pavaresisht nga politikat zyrtare, lobe te fuqishme greke vazhdojne ta pretendojne si pjese te Greqise. Ne menyre konsistente, pak nga pak, kapitali grek, ndonese jo kompetitiv pushtoi gjithe sektoret jetike te ekonomise shqiptare. Duke mos i kushtuar kohe produkteve ushqimore dhe nje pjese te mire te mallrave te konsumit te gjere qe jane "Made in Greece", greket tashme zoterojne sektoret vitale te ekonomise shqiptare dhe kur te desherojne mund te krijojne nje kolaps te pergjithshem ne kete vend qe vazhdon te jete nje klient i bezdisshem per Evropen e te ardhmes. Deri tani, Greqia eshte furnizuesi kryesor i Shqiperise me energji ne periudhat e zgjatura te krizave energjitike te cilat jane kronike per vendin i cili dikur eksportonte energji. Ne kete aspekt nje kontribut jo te vogel kane dhene dhe politikat energjitike te drejtuesve shteterore te ketij sektori, te cilet ne vend qe te investonin per ndertimin e termocentraleve duke blere nafte bruto qe kushton shume me lire se nafta greke e transformuar ne energji elektrike. Gjithashtu, Shqiperia ndonese njihet si nje vend i cili tradicionalisht ka pasur marredhenie te shkelqyera me vendet arabe duke qene dhe nje partner i pelqyeshem per ta, 95 perqind te naftes per te plotesuar nevojat e saj e importon nga rafinerite greke. Edhe sot, te gjitha kompanite shqiptare qe tregtojne karburante ose jane thjesht filiale te kompanive greke te ketij sektori, ose jane kliente te rregullt te tyre. Duke filluar qe para disa vitesh, disa depozita greke u bene problem pasi kishin bllokuar portin me te madh te vendit i cili figuron dhe si nje nga pikat nevralgjike te "Korridorit Lindje-Perendim". Gjithashtu, nje nga sektoret e pakte fitimprures te ekonomise shqiptare, telefonia pa tela(celularet) keto dy vitet e fundit perfundoi ne duart e kompanive greke. Grekja "Panafon" dhe partnerja e saj "Cosmote", kane ne duart e tyre gjithe sistemin e telefonave te levizshem ne Shqiperi duke zhvilluar nje konkurence ndoshta dhe me te ashper se ne vete vendin e tyre. Keshtu, sot sipas shifrave zyrtare te tyre, "Panafon" ka shtuar ne vendin fqinj vetem gjate tete muajve te aktivitetit 50 915 kliente ne kohen qe rivalja e saj "Cosmote" ka shtuar vetem 33417. Nderkohe, ne vete Greqine "Panafon" ka arritur te shtoje jo me shume se 80 mije kliente te rinj. Tani te gjitha simptomat tregojne se edhe telefonia me tela e perfaqesuar nga koncerni shteteror "Albtelekom", do te perfundoje ne duart e grekeve. Gjate viteve te shkuara zyrtaret shqiptare kane refuzuar ofertat per shitjen e "Albtelekom" partnereve te tille "Telecom Italia", i cili arriti te fuse ne dore telekomin serb, apo "Dojce Telekom" i cili kishte zoteruar atehere pjesen kryesore te aksioneve te "Croatia Telekom" dhe kerkonin te plotesonin kornizen me sistemin telefonik shqiptar. Por, jo te gjitha perfundojne me kaq. Nje sektor tjeter ku greket kane dominim te padiskutueshem eshte dhe ai bankar. Qeveria shqiptare e vitit 1997 licensat e para per te zhvilluar aktivitet privat bankar ua akordoi bankave greke. Si rrjedhim, sot ne Shqiperi operojne kater banka private greke "Apha Credit Bank", "Tirana Banka", "National Bank of Greece" dhe "Intercommercbank". Sipas llogaritjeve keto kater banka kontrollojne rreth 57 perqind te parave shqiptare. Sot sipas shifrave zyrtare te institucioneve shqiptare, nje nga keto banka greke, "Tirana Bank" renditet e dyta fill pas "Bankes se Kursimeve" persa i perket sasise se depozitave te akumuluara. Pas alarmit qe coi ne terheqjen masive te depozitave te shqiptareve nga "Banka e Kursimeve" nje pjese e parave te terhequra do te ndryshonin destinacion duke kaluar ne banken greke "Tirana Bank", por edhe ne sportelet e partnereve te tjere helenike. Mbi te gjitha bankat greke plotesojne dhe pjesen e dyte te ciklit te qarkullimit te parave te emigranteve shqiptare duke i derdhur serish ne buxhetin grek dhe duke bere qe ne Shqiperi te mos mbetet asgje. Ne kete sens ishte me e logjikshme qe bankat shqiptare te hapnin filialet e tyre ne Greqi per te mbledhur parate e emigranteve ne menyre qe keto te investoheshin ne sipermarrje te sigurta ne Shqiperi e jo te sherbenin ekskluzivisht per zhvillimin e Greqise. Por ajo qe eshte me e rendesishmja lidhet me urine greke per te gelltitur sa me shume thela te sektorit bankar shqiptar . Bankat greke shfaqen si konkurent sa here tregu ofron aksione te bankave shqiptare sic eshte rasti i Bankes se Kursimeve. Nese greket arrijne te fusin ne dore dhe kete banke, atehere 90 perqind e parave te shqiptareve do te jene totalisht ne duart e operatoreve bankare greke. Dhe atehere do te krijohen kushte ideale qe shteti shqiptar te jete totalisht i varur nga Athina duke realizuar keshtu ne menyren me perfekte endrat e ithtareve te helenizmit qe kerkojne aneksimin e teritoreve shqiptare. Do te mjaftonte vetem nje mbyllje e sporteleve te bankave greke qe ne Shqiperi te kthehej kaosi i vitit 1997, madje me pasoja edhe me te renda. Lidhur me kete te duhet vene ne dukje se bankat greke jane teper aktive ne nje vend si Qipro i konsideruar si nje "parajse fiskale" kur eshte fjala per pastrimin e parave. Keshtu, "Alpha Credit Bank" e cila kontrollon 6,6% te tregut bankar ne Qipro ka 28 filiale ne kete vend si dhe 500 punonjes. Ka mundesi qe politikane mafioze shqiptare nepermjet transaksioneve me bankat greke ne Shqiperi, te depozitojne parate e tyre te grabitura ne Qipro, ku ndodhet dhe nje pjese e kapitaleve te Milloshevicit. Por, perballe kesaj tendence per ekspansion te grekeve, duket dhe me absurde qetesia me te cilen zyrtaret shqiptare percjellin kete proces te dorezimit te pavaresise ekonomike te vendit ne duart e nje vendi si Greqia, i njohur edhe per preferencat ndaj fqinjeve te tjere me te cilet Shqiperia vazhdon te kete probleme shekullore. Ne cdo vend tjeter, lideret politike do te alarmoheshin nese ndonje banke e huaj do te arrinte t’i afrohej cakut te 50 perqindeshit persa i perket depozitave te klienteve vendas. E njejta gje mund te thuhet dhe per opinionin publik shqiptar ne pergjithesi, i cili ndoshta i pamesuar me efeket e ligjeve te ekonomise se tregut dhe te politikave te hapjes, nuk reagon ndaj shperdorimit te pasurive kombetare. I revoltuar, nje intelektual shqiptar, antikomunist i njohur arriti deri aty sa te shprehte publikisht simpatine ndaj ish-diktatorit komunist ne kete drejtim. Megjithese "dashuria" per Greqine mund te kete filluar edhe qe nga koha kur botohej libri i tij "Dy popuj miq".


    (Botuar ne "Dakota Sun" ).

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ne theksimin tim kur kam pohuar se ulja e ndikimit grek ne shqiperi behet duke rritur ndikimin shqiptar ne shqiperi kam nenkuptuar se rritja e ndikimeve te tjera te huaja per te ulur ate grek nuk kane ndonje vlere te madhe ne parim

    Po te thuash se ndikimi Italian apo ai Gjerman apo Amerikan eshte me i mire se ndikimi grek kjo per mua eshte nje ceshtje preference dhe e lidhur me aleancat e atyre qe e kane kete preference
    Mendimi im eshte se me e mira per shqiptaret eshte qe ata te kene me shume ndikim ne jeten e tyre.
    Dhe ky ndikim fillon nga fuqia ekonomike ne rradhe te pare
    Po nuk pate buke te hash nuk hedh dot valle
    Prandaj une kam pare si shpetim per situaten privatizimin pa shperblim te pronave te shtetit i cili ka deshtuar ne mireqeverisjen e tyre dhe madje ka krijuar precedente te tilla si kolapsi i vitit 1991, Skemat piramidale 1997, degjenerimi i konceptit te te jetuarit nepermjet punes ne ditet tona
    Keto jane krimet e qeverive shqiptare per te cilat askush ska mbajtur pergjegjesi deri tani

    Megjithese qeveria shqiptare ne beshkepunim me firmat piramidale kryen krimin e mashtrimit ne permasa te medha me pasoje shkaterrimin e shtetit shqiptar ata edhe sot po e vazhdojne mashtrimin duke krijuar precedente te tjera dhe me te rrezikshme dhe me te veshtira per tu rregulluar

    Veproni sa nuk eshte vone dhe mos e lejoni veten te ktheheni ne nje komb vampir

  8. #28
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Konkretisht ju lutem sepse me analiza e kritika jemi ngopur.

    Psh

    Nje aksion Kombetar:

    Diaspora shqiptare kunder ndikimit grek

    Sesi e se qysh ta diskutojme se bashku.

    Shnet Anton!


    __________________
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?




    Raporto këtë mesazh tek moderatori | IP: Regjistruar

    -25-05-2002



    Iceberg
    Anetar i respektuar

    Regjistruar: - 24-04-2002
    Vendndodhja: Britani e Madhe
    Poste: 30

    Anton,
    Jam shume dakord me iniciativen tende.
    Une do te thoja ajo qe eshte me mundshme nga ne dhe eshte hapi i pare i domosdoshem pa te cilin nuk behet dot asgje tjeter ne menyre te suksesshme eshte INFORMIMI. Duhet te bejme dicka qe te informojme publikun ne Shqiperi se cpo ndodh realisht atje.
    Te mos harrojme se ne Shume zona ne Shqiperi akoma ekziston ideja e cmendur se Shqiperine e dogji Berisha. Ai popull eshte ne terr informativ. Aty jepen lajme qe mashtrojne shqiptaret i trullosin. Ne Shqiperi media kontrollohet nga Shteti dhe Frrok Cupi, njeriu i Beogradit. Ne Jug nuk shkojne valet e TVSH-se edhe sikur te jepte lajme te sakta. Jugu eshte nen influencen e plote informative greke.
    Cfare mund te bejme dicka qe te mund te ndergjejgjesojme opinionin ne Shqiperi?
    Kjo duhet te behet nga njerez patriote dhe ideal te vertete kombetar...se gjithmone ekziston rreziku qe te penetrojne "taulant"-e si ky ketu ne forum dhe na sabotojne?

    Jepni mendime ju lutem
    ATDHEU NE RREZIK....KOHA NUK PRET...nese nuk veprojme tani do ngelemi gjithmone rrugeve te botes


    __________________
    Juaji Arber...


    Ndryshuar së fundi nga Iceberg me -25-05-2002 në orën 08:46
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #29
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I nderuar ka aq shume per te diskutuar e per te bere sa.

    Ne jemi jashte , informimin atje duhet ta bejne te patriotet atje.

    Une kam nje pervoje tashme dhe me letren e hapur dhe e di sesi reaguan disa e cfare problemesh dolen.

    Por ketu nuk eshte tema keto dy diskutime tona po i coj tek "Si mund te ...."

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #30
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    GLI ARVANITES STANNO PERDENDO LA LORO IDENTITA'

    In Grecia gli “arvanites” sono tanti, però, purtroppo, stanno perdendo la loro identità e la loro lingua.

    I ragazzi che sono adesso nelle scuole medie e superiori non sanno parlare e capiscono pochissimo la lingua dei loro antenati.

    Gli ultimi che sanno parlare bene “arvanitika” sono le persone che hanno più di trenta anni. Da i venti fino ai trenta la capiscono bene ma non la possono parlare bene.

    Questo discorso vale per il mio paese e in generale per i piccoli paesi che sonno rimasti un pò isolati fino a 20-30 anni fa; il discorso cambia nelle grandi città.
    Le canzoni in lingua arvanitika non si sentono più e gli ultimi che in qualche festa cantano canzoni in arvanitika sonno i nostri nonni. Gli anzinni sono gli unici che parlano arvanitika anche nelle loro conversazioni di ogni giorno. I nostri genitori non parlano molto spesso arvanitika e cosi noi giovani non abbiamo potuto conoscere bene la nostra lingua.
    Un altro problema molto serio è che gli arvanites non conoscono la loro storia (ad eccezione di pochi), non sanno da dove vengono e non sanno l'importanza della loro presenza nella Grecia di oggi e nella storia della Grecia. Non sanno che i più grandi eroi della guerra per l'indipendenza dai Turchi erano “arvanites” e questo perchè nei libri della storia non l'hanno scritto.
    Noi arvanites non sappiamo quasi niente anche per quanto riguarda i nostri fratelli arbereshë d'Italia. Tutti però abbiamo sentito dire che nel sud Italia ci sono persone che parlano arvanitika ma niente di più.
    Con questo articolo vorrei lanciare un segnale d'allarme ai nostri fratelli arberesh. Dobbiamo salvare la nostra identità e dobbiamo conoscerci gli uni con gli altri.


    Giorgio Gonias


    Me vjen keq qe nuk kam kohe ta perkthej, por eshte per te vajtuar.

    200 000 shqiptare ne greqi dhe nuk jane e zot te ndihmojne arvanitasit.

    Anton

    Marre nga

    http://www.arbitalia.net/
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  11. #31
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Tani qe mos merremi me llafe kot.


    Kush eshte ne greqi dhe njef ndonje arvanitas le ti jape adresen time


    anton1as@yahoo.de

    Une nuk di greqisht por gjermanisht italisht e anglisht besoj do merrem vesh ne mos dhe greqisht le te shkruaje se ka perkthyes.

    Ideja ima eshte e thjeshte:

    Te bej cd ne gjuhen arvanitase

    te pakten ta kem nje cd te tille se po zhduket.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  12. #32
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ide tjeter:

    A ka shqiptar qe na ndihmon qe te publikojme vepren e ARISTIDH P.KOLIA ne shqip?

    Keto pune duhet te bejne patriotet!

    E per kete pune duhet nje njeri qe ta perktheje e duhen para per ta botuar.

    Ne mund te krijojme nje shoqeri me te vetmin qellim:

    Botimin e plote te vepres se tij ne shqip.

    Per ata qe nuk e njohin po ju sjelle nje shkrim ku flitet per te:


    ARISTIDH P.KOLIA -Arvanitasi i madh ne histori


    Shkruar nga Kolec TRABOINI, Boston


    11 Tetori Tetori solli nje lajm qe vuri ne mjerim jo vetem njerzit
    e familjes, miqt e dashamiresit e shkrimtarit, studiuesit dhe
    veprimtarit te madh arvanitas Aristidh P. Kolia, por solli hidherim
    edhe per qindra mijra arvanitas ne Greqi dhe neper bote, si dhe
    ne mbare boten shqiptare.
    Eshte nje lajm qe nuk mund ta besojme. Kur nepermjet internetit
    nga Brukseli u njoftova nga piktori dhe kengetari Robert Dragot Alia,
    njeri nga miqt e ngushte te shkrimtarit te madh arvanitas, menjehere
    i shkrova se nuk desheroj ta besoj se miku yne i mire Aristidh Kolia
    ka vdekur, se zemra e tij e madhe nuk rreh me, se kurre me nuk do
    ta shohim dhe kurr me nuk do ta degjojme zerin e tij.
    Me ankth mora tre numurat e telefonave qe ai vete mi kishte
    dhene, por nuk mu pergjigj kurrkush, vec nje zeri gruaje qe ne greqisht
    thoshte se Aristidh Kolia kishte vdekur dhe varrimi behej
    me13 tetor ne Athine. Ishte pikerisht dita qe une merrja ne telefon
    me dritherime ne zemer.
    Sepse kjo nuk eshte nje vdekje por nje hata e nje gjeme!
    E njejta gjeme si ajo e para nje shekulli me arvanitasin tjeter
    te madh Anastas Kullurioti.
    Robert Alia nga Brukseli me shkruante se ka qene i semure me leucemi,
    por mua me duket se nje dore e e padukshme na e
    rrembeu njeriun tone te dashur, shkrimtarin, historianin, studiuesin
    e palodhur, arvanitasin me te madh te shekullit qe kapercuem,
    qe pasoi denjesishte te madhin e te pavdekshim Anastas Kullurioti
    jeta e te cilit u shua nga nje kafe me helm te qarqeve te errta
    nacionaliste greke ne fundin e shekullit te 19.
    Editori i "Diellit" ne New York Anton Cefa me shkruante jo
    me shume se para nje jave se desheronte ti pergatisja nje artikull
    per veprat dhe veprimtarine e Aristidh Kolias per ta vene perkrah
    shkrimit mbi studiuesin e mirenjohur arberesh Antonio Bellusci.
    E meritonin qe te dy vleresimin dhe konsideratat qe donte te
    shprehte gazeta e "Vatres" per dy veprimtaret e medhej te diaspores
    shqiptare te cilet ishin dhe miq te ngushte me njeri-tjetrin.
    E kisha vene mendjen ne pune, dhe nisa ti rishikoj librat dhe
    revistat e botuara nga Qendra e Studimeve Arvanitase,intervisten
    qe i kisha marre dhe qe eshte botuar ne "Illyria" Nr.555 Gusht
    1996, mendova dhe fotografite qe do ta shoqeronin shkrimin e te
    cilat i kisha realizuar ne studion e punes se arvanitasit te madh ne
    rrugen Fidipidu Nr.6 ne Athine.
    Dhe ja ky lajm e ja kjo gjeme. E ndersa tani rri e shkruaj kete
    shkrim, pikerisht sot me 13 tetor, miku im i paharruar varroset
    ne Athine.
    Por Aristidh P.Kolia ishte miku i shume njerezeve jo vetem ne
    rradhet e arvanitasve por edhe ne ate te emigracionit shqiptar ne
    Greqi, ne Shqiperi, ne Itali dhe ne SHBA. Nderkohe qe ishte
    njeriu qe urrehej me shume nga qarqet ultranacionaliste greke
    te grumbulluara rreth gazetes "Stohos" te Kapsalit, e cila e nxinte
    ne cdo numur te saj, pa ngurruar ti vinte nga pas gjurmues dhe
    hafije sipas traditave te vjetra te megaloidhe-isteve.
    Por Aristidh P. Kolia ishte nga ata burra arvanitas qe nuk trembej.
    Ne faqet e revistes "Besa" e cila nga viti 1998 do te vazhdonte me
    revisten e re "Arvanon", ai shpalos me guxim pikpamjet e tij per te
    gjitha problemet qe kishin arvanitasit por edhe shoqeria greke ne
    teresi. Ne faqet e revistes se vet ai stigmatizonte edhe politiken e
    qarqeve greke ne mardheniet me Serbine e Milloshevicit, ne kohen
    kur krimineli Millosheviq shihej ne Greqi si nje hero i orthodoksizmes.
    Duke i shtjelluar akoma me tej idete e veta per rrugen e shtrember
    te diplomacise qeveritare greke, ai boton librin "Greqia ne kurthin e
    serbeve te Milloshevicit", e cila njohu vec botimit greqisht 1995 edhe
    botimin ne shqip qe pati nje jehone te madhe tek lexuesit shqiptar.
    Po cila eshte jeta e Aristidh P. Kolias,cila ka qene rruga qe ai ka
    ndjekur deri sa u formua si nje personalitet i madh dhe u be i njohur
    ne Greqi dhe jasht saj?
    Aristidh P.Kolia ka lindur me 8 Korrik 1944. Ne Intervisten qe kam
    marre prej tij ne korrik 1995 shprehet: "Prejardhja ime eshte nga nje
    fshat 20 km.ne perendim te Thivas, atje ku gjendeshin Thespies-et
    e lashte. Fshati quhej Kaskaveli, por tanime shumica e fshatrave
    kane ndrruar emra per shkak te ndonje nenpunesi burokrat injorant,
    keshtu qe fshati im quhet Leontari.Te gjithe fshatrat e krahines se
    Thivas dhe vete Thiva jane arvanitase...". Dhe me tej" Gjuha e pare
    me te cilen u shpreha ishte gjuha arvanitase".
    Ne kohen kur Aristidh P.Kolia bente gjimnazin ne Thiva, njohurite
    rreth temes "Arvanitet" dhe gjuha arvanitase nuk njihej.
    Mbizoteronte erresira. Ato pak vepra qe ishin shkruar per kete teme
    ishin pothuaj te panjohura.ne asnje prej librave te gjimnazeve apo te
    Universitetit nuk behej fjale per arvanitet dhe gjuhen arvanite.
    Pas mbarimit te studimeve universitare ne degen e legjislacionit ai nis
    kerkimin e literatures arvanite. Nxitjen perfundimtare qe e shtyti te
    merrej me studime per gjuhen, kulturen e traditat arvanite ishte njohja
    me librin e Kosta Rodit "Arvanitet zgjohen" 1978.
    Qe nga ky moment nis kerkimet bibliografike, nis studimet te
    thelluara historike dhe brenda pak vitesh te nje pune kembengulese
    boton librin voluminoz "Arvanitasit dhe origjina e grekeve" ne vitin
    1983. Ky liber qe do ti jepte emer brenda e jashte Greqise njohu tete
    ribotime deri ne vitet 90.
    Nderkohe ne vitin 1981 ishte krijuar Shoqata e Arvanitasve, qellimi
    i te ciles , sic thoshte vete Aristidh P.Kolia, ishte:" -Te pershkruajme
    e te ruajme te dhenat gjuhesore, ti studiojme ne menyre shkencore
    dhe te bindim popullin grek, pavaresisht se ka apo jo zanafille
    arvanitase, se e ka per detyre qe te ruaje "gjuhen e Perendive"dhe te
    heronjeve te Greqise, d.m.th. te arvanitasve. Dhe ne pergjithesi ti
    bindim arvanitasit se eshte nder e krenari te ruajne e te flasin ate
    gjuhe qe u a lane trashegim paraardhesit e tyre.
    Ne vitin1985 eshte organizator i te parit Festival te Kengeve
    Arvanitese ne bashkpunim me Dhimiter Leken, Thanas Moraitin,
    Fotula Sofu dhe Meri Hronopulo. Kenget e paraqitura ishin krijime
    qe nga shelulli i XV dhe deri ne ate te XX dhe qarkulluan te incizuara
    ne dy disqe nga eteria"Julianos"e Miki Teodorakis.
    Aristidh P.Kolia shume shpejt do te behej personaliteti rreth te
    cilit do te mblidheshin shkrimtaret dhe artistet te shumte ne Greqi
    por qe deri me tash qene te harruar per origjinen e tyre arvanite.
    Dhe ata ishin te shumte, dhe ata ishin te shquar. Tek Aristidh
    P.Kolia ata do gjenin njeriun plot vullnet e temperament me aftesine
    qe tu ngjallte krenarine e te qenurit arvanitas, sepse shumica e
    arvanitasve prej vitesh ishin mesuar ta mohonin prejardhjen e tyre,
    apo aq me keq ta perjetonin me turp, kur , sic thote Kolia, greket
    edhe sot e kesaj dite mburren me kenget, veshjet dhe kulturen
    arvanitase e duke i quajtur thjeshte greke.
    Zgjimi i ndergjegjes se arvanitasve, sikur vetem kjo te ishte puna e
    kryer e Aristidh P.Kolias, do te mjaftonte qe emri i tij te ruhej me
    nderim nga breza te tere arvanitas te rinj. Por per vec punes per shume
    vite si veprimtar dhe President i Lidhjes se Arvanitasve te Greqise, ai
    ishte ne te njejten kohe drejtuesi i Qendres se Studimeve Arvanitase,
    botues revistash, dhe autor i shume e shume artikujve.
    Ne vitin 1989 lexuesit kane ne dore librin e tij te ri "Glossa ton
    Theon", - Gjuha e perendive,e cila shkon larg ne kohet e lashta,
    mbeshtetet ne vepren e Homerit dhe ne mitologjine e perendive te
    Olimpit, dhe nepermjet gjuhes arvanitase ben spjegimin e shume
    termave te lashtesise greke madje deri tek emrat e perendive.
    "Gjuha e Perendive" nga greqishtja eshte perkthyer edhe ne
    anglisht dhe ka qene nje deshire e zjarrte e autorit qe ta shohe
    botimin e tij ne Angli dhe ne SHBA, cfare do te ndikonte ne
    terheqjen e vemendjes se qarqeve intelektuale boterore rreth
    problemit arvanitas dhe atyre te drejtave qe shteti grek me
    fanatizem u a mohon.
    Edhe deshira e tij e shprehur ne intervisten e botuar ne gazeten
    "Illyria" 1996 per te vizituar komunitetin Shqiptar ne SHBA, nuk
    u realizua per mungesen e interesit te shoqatave shqiptare.
    Edhe perpjekja e studenteve te Boston University qe nepermjet
    Universitetit te sigurohen nje ftese, u miratua por mbeti per me vone
    per mungese fondesh. Tashme qe vdekja e rrembeu kete kollos
    arvanitas,mund te pendohemi per kopracine tone si komunitet apo shoqata
    te shumta qe gelojne, por Aristidh P. Kolian nuk kemi ku
    ta gjejme me...
    Te pakten Komuniteti Shqiptar ne Amerike, shoqatat apo dhe
    intelektualet e shumte te ndermarrin nje nisme per te krijuar nje fond
    per botimin e vepres se Aristidh P.Kolias ne anglisht, cka ishte dhe
    mbeti deshira tij e zjarrte deri sa mbylli syte ne keto dite te
    trishtueshme te Tetori 2000.
    Le ta mbyllim kete shkrim per mikun e te gjithe shqiptareve
    Aristidh P.Kolia me nje citat te nxjerre nga arvanitas tjeter i madh
    Anastas Kullurioti, shkruar nje shekull me pare, se ndoshta mund
    te na vleje si nje mesim atdhedashurie: "Kombet nuk janë insekte
    që mund të heqin dorë dhe të braktisin aq kollaj kombësinë, gjuhën
    zakonet dhe traditat e tyre si gjarpërinjtë që ndërrojnë lëkurën, të
    mohojnë etërit, mëmëdheun dhe fisnikërinë e tij, traditat e
    trimërisë së vet. Është anakronizëm dhe e padëgjuar që në
    historinë e kombeve të gjejmë një popull aq haram dhe indiferent
    ndaj vetvetes".

    Shkruar ne Boston 13 Tetor 2000


    Ju pershendes,

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kjo eshte nje ide shume e mire Anton!

    Eshte konkrete dhe e ka nje qellim te qarte.
    Mendoj se duhet diskutar vertet per kete.


    Por duhet te behet nje paraqitje e vepres se zotit Aristidh, qofte edhe para nje perkthimi te plote. Emri i tij nuk eshte dhe aq i njohur per ata qe jetojne ne nje mjedis jashte atij te gjuhes shqipe.
    Nje paraqitje e veprimtarise patriotike te zotit Aristidh do te plotesonte kuadron dhe do te terhiqte vemendjen e opinionit publik.
    Me kete do te mund te nxiteshin shqiptaret te financonin.


    Pasi te jete bere kjo gje dhe te jene perkthyer ne menyre vullnetare ekstrakte nga vepra e tij, atehere do te mund te shtrohej per publikun ideja e nje shoqate qe ka per qellim publikimin e vepres se tij.

    Do te mund te hapej nje fond ne te cilin jam e sigurte se do te financonin shume njerez dhe me te me pas do te mund te publikohej vepra.


    Per fondin duhet te kete qartesi te plote se ku, si dhe ne nga kush eshte vene ne perdorim. Eksperiencat nuk jane te mira ne Shqiperi.

    E rendesishme ne kete mes eshte qe shuma qe kerkohet nuk do te jete katastrofike dhe kjo do t'i beje njerezit te jene me pak dyshues. Kjo eshte nje pike plus per perfundimin pozitiv te projektit.

    Une personalisht, qofte edhe ne nje shume modeste, do ta financoja nje projekt te tille.


    Per ta mbyllur
    Rendesi ka gjetja e nje perkthyesi te pershtatshem dhe paraqitja e kesaj ideje ne opinionin publik shqiptar.


    Pershendetje!
    Dita

  14. #34
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ok,

    per kete pune duhen vetem pak persona per te organizuar punen.
    Do e diskutoj sa me pare.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    16
    Me fal Anton , kisha nje pyetje .
    Ti a e ke lexuar librin e Aristidh Koles.
    A eshte ai problematik?
    Per Shqiperine Etnike !

  16. #36
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Me fal si te te kuptoj?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Pershendetje te gjitheve!
    Nga diskutimet kuptova qe ulja e ndikimit grek behet duke hequr qeverine filogreke e Tiranes qe eshte koka e qelbur e peshkut. Mund te me thote dikush si?????
    Rrofte Shqiperia Rrofte populli shqiptar
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    16
    Nuk e di perse pyetja ime nuk ishte e qarte.
    Desheroj te mbeshtese iniciativen tende per botimin e librit te Koles,prandaj po pyes , e ke lexuar ate ?
    Per Shqiperine Etnike !

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    16
    Rrezimi i qeverise se tiranes per uljen e ndikimit grek ne shqiperi eshte i domosdoshem por jo e vetmja menyre.Ai duhet shoqeruar edhe me forma te tjera.
    Si:
    Krijimi i organizatave sidomos ne jug te shqiperise qe do te ndihmonin nder te tjera per ndergjegjesimin e popullit per rrezikun qe i kanoset shqiperise nga pushtimi grek. Keshtu qe propozoj lidhjen me patriot shqiptare qe ndodhen ne shqiperi (vetem atje mund te behet dicka konkrete), ngritja e nje platforme te qarte ne kete drejtim, qendrimi ne kontakt te vazhdueshem me ta si dhe ndihma financiare qe i duhet ofruar ketyre organizatave(kete mund ta benim ne).
    Keto organizata duhent te kishin lidhje midis tyre dhe mundesishte nje kryesi, brenda ose jashte vendit.
    Pra te funksiononin pak a shume si shoqatat vorioepirote ne shqiperi.

    Vdekje tradhetareve !
    Per Shqiperine Etnike !

  20. #40
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Lightbulb

    Propozimi i Amantit me duket shume i gjetur dhe praktikisht i realizueshem
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •