Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 86
  1. #21
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ahhhh Drini ne LA, na paske shpetuar perfundimisht ne shqipetareve me librin e famshem te Aristidh Koles.
    Pra sipas teje ne jemi greke apo na pelqen te behemi si greket kur nuk jemi te tille?
    Pra ashtu sic thote mister Kadareja qe nderron lekuren ashtu sikur e nderrojne "gjarperinjte", greket na ishin dhe jane jashteqitja e shqipetareve apo ne u beme jashteqitja e tyre?
    Cilin opsion me duhet te besoj i dashśr?
    Mos valle na duhet te ndjekim teorine "darviniane nga Athina" per te mesuar me te vertete se ne jemi greke ose e kunderta saj, jemi shqipetare?
    Mos valle na duhet te legjitimojme theniet darviniane athinase?
    Nuk te ben te mendosh se kjo esse e viteve te fund shekullit te kaluar, ka dicka qe le per te deshiruar?
    Megjithate te jesh i sigurte se patetizmi as nuk ka munguar dhe ne ditet e ardhshme nuk do te mungoje.
    Rendesi ka ashtu sic ka shkruajtur shoku Enver, nga dy popuj miq, na duhet te kthehemi ne dy popuj vellezer.
    Une nenshkruaj i pari ne nje peticion qe mund ti dergohet Bashkimit Evropian per te ralizuar nje emision te famshem dhe te dhimshem dhe te njohur ne bote vitet e fundit, me titull "Missing".
    Nuk do te qaje nje familje, nuk do te qajne dhe ngasherohen dy ose tre vete por kesaj rradhe do te jene dy popuj, njeri me popullsi 10 milione banore dhe tjetri me popullsi 3 milione banore.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #22
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585


    Dodon, tė falemnderit pėr korrigjimin qė mė bėre Vdekja, dhe helmimi i tė ndjerit Kola mė tė vėrtetė qė lė shtegje pėr dyshime tek qarqet shoviniste greke, dhe padyshim qė ka qėnė dora e tyre pėr tė ndaluar sjelljen nė dritė tė sė vėrtetės, dhe tė lidhjeve tė shqiptarėve me helenėt e lashtė.

    Qafir, Aristidhi vėrtetė nuk ėshtė gjuhėtar i mirėnjohur, por nė anėn tjetėr ėshtė avokat nė profesion, dhe di sesi tė kėrkoj pėr faktet dhe tė vėrtetoj tė vėrtetėn. Nė librin e tij ai analizon historian, gjuhėtarė, anthropollog nga tė gjitha vėndet, dmth qė nga Greqia (pasi ėshtė vėndi i tij) nga Shqipėria, kronistėt Bizantinė, Anglezė, Gjermanė, dhe se ēfarė kanė thėnė ata nė lidhje mė ēėshtjen qė shqyrton libri. Duhet ta lexosh tė gjithė librin qė ta kuptosh nėse ai ėshtė gabim apo jo.

    Por e thjeshtė shumė ėshtė t'i paragjykojmė njėrzit dhe gjėrat... kur mund tė ndodh qė ai qė i paragjykon mbase ka edhe mė pak njohuri se i paragjykuari...

    Qafir, po Fredi ėshtė vllai im

    Laerta tė falemnderit pėr librin qė na ke kėshilluar. Nėse e gjej do ta lexoj me shumė kėnaqėsi.

    Lis mos u ngatarro me titullin e librit "Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve." Aristidhi mundohet tė vėrtetoj, dhe nė fakt harrinė tė vėrtetoj se shqiptarėt janė pasardhėsit e atij fisi ku bėnte pjesė edhe fisi helen.

    Duhet tė veēojmė helenėt me grekėt. Nuk janė e njėjta gjė drejt-pėrsėdrejti. Helenėt ishin njė fis pellazgė, pjesė e kėtij fisi tė madh ku bėjnė pjesė edhe ilirėt, dardanėt, etj etj, ku mė pas do tė kemi arbėreshė, dhe mė vonė nga arbėresh nė shqiptarė.

    Tani lidhja e shqiptarėve me grekėt ka pėr urė fisin helen. Ky fis u shkėput nga malet veripėrndimore tė Ilirisė dhe Epirit, dhe u ēvendos nė jug, nė atė krahinė qė shqiptarėt e quanin More (dmth Greqi).

    Me uljen dhe normalizimin e tyre, kėta helen filluan tė zhvillojnė edhe jetėn e tyre, ndėrtuan institucione, dhe si rrjedhim gjuha e tyre filloj tė ndryshoj. Ju nevojiteshin terma tė reja nė pėrdorim, si psh "demokraci", etj etj qė kishin tė bėmin me jetėn qytetėrore. Kjo bėri edhe shkėputojen e gjuhės sė tyre, dhe ndryshimin e saj nė njė tė re. Pra grekėt ishin njė fis qė evoloj mė vete, dhe krijoj njė gjuhė tė re. Por, mė parė se ta merrnin nė pėrdorim kėtė gjuhė, gjyshėrit e tyre flisnin helenisht, ēka ėshtė njė gjuhė pellazgje, dmth shqipe.

    Vėrtetė do pyesėsh, nga e njeh ti, ose ku bazohet Aristidhi tek gjuha pellzage. Shumė e thjeshtė! Gjuha shqipe sot pėrmban njė shumicė fjalėsh tė gjuhės sė Homerit, dhe gjithashtu s'ka mynyrė tjetėr sesi tė shpjegohet fakti qė emrat e perėndive helene, shpjegohen vetėm nga shqipja, dhe pėr mė tepėr me shqipen kėto emra pėrputhen edhe me veēorinė e secilės prej kėtyre perėndive. Psh:

    Afėrdita = ylli i mėgjesit, ky rruzull qė duket vetėm nė agim
    Zeus = Zojsi, dmth Zoti nė djalektin ēam
    Hera = Era, perėndesha e stuhive dhe e qiellit
    Athina = E thėna, ishte fjala qė doli nga koka e Zojsit, etj etj.

    Faltojra mė e vjetėr e Zojsit ish nė Dodonė, shumė pranė Janinės, ky vėnd qė ndodhet nė Epir. Pati edhe njė etapė tjetėr, dhe ajo u ēvendos nė malin e Tomorrit. Sot e kėsaj dite rituali i saj jeton i gjallė ēdo vitė me njėrzit qė shkojnė tek ai mal pėr t'iu lutur Zotit. Pra, duket qartė se kėto perėndi lindėn nga populli pellazg, ku pasardhėsit mė tė pastėr janė shqiptarėt qė akoma i ruajnė ato, dhe se kėto besime shtegėtuan nė jug ngaqė vetė shqiptarėt u ēvendosėn atje.

    Kėto lėvizje kanė qėnė gjithnjė tė vazhdueshme, nga Shqipėria pėr nė More (Greqi), qė me dorėt, me arvanitasit, dhe sot para syve tonė me shqiptarėt. Ashtu shkoj edhe Athina, nga faltorja e Dodonės nė Epir, tek ai vėnd ku morri edhe emrin e saj Athinė.

    Aristidhi mundohet t'i japi vlerat qė u takojnė shqiptarve natyrshmi, dhe mundohet tė hedhi poshtė shtrėmbėrimet e historianėve grekė ku kėta duan t'i fshinė shqiptarėt nga ēdo fjalar dhe nga ēdo hartė.

    Si pėrfundim, sot (dy shekujt e fundit) mund tė shikojmė njė ripėrsėritje tė historisė nė lidhje me helenėt:

    Helenėt duke qėnė njė fis pellazg qė u zvendos mė nė jug, u shkėput dhe krijoj njė gjuhė tė re qė ish greqishtja e vjetėr, ndėrsa sot, arvanitasit nė 1822 ishin ai popull qė popullonte Greqinė, kish zbritur nga veriu (Shqipėria) dhe formojė greqinė e re. Pak e nga pak, tė ndikuar nga kisha orthodokse greke, atyre filloj t'i hyjė nė pėrdorim greqishtja e re, qė s'ka gati fare tė bėj me greqishten e vjetėr. Kėshtu kėta arvanitas me origjinė filluan tė krijojnė greqinė e re, pra neohelenizimin.

    Sa pėr fjalėn Hellas, qė sot e quajnė vetė grekėt vėndin e tyre, vjen nga fjala arbėreshe "e lartė." Ilir, Ellas, etj etj kanė tė njėjtėn rrėnjė nga fjala "e la" Kjo fjalė ėshtė e njėjta me "e lartė," por ėshtė mynyra arvanitase e tė thėnit. Ilirėt, pra ishin i lia, dmth i lartė, dmth veriorė. Ndėrsa akropoli nė athinė ėshtė e lia, dmth e lartė, mbi kodėr, dmth Ellas.

    Me dy fjalė nga njohuria ime

    Drini.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37

    Re: Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve

    Postuar mė parė nga drini_nė_L.A.
    Nė kėto ēaste kam fatin tė kem nė dorė njė nga librat mė tė vyer, dhe mė kuptimplotė qė analizojnė prejardhjen tonė shqiptare, tė historisė tonė, folkorit, gjuhės, politikės, dokeve dhe zakoneve tona. Autori i kėtij libri “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve”, i ndjeri Aristidh P. Kola, la profesionin e tij si avokat nė Athinė, pėr t’iu dedikuar intensivisht ēėshtjes arvanitase nė Greqi, dhe pėr t’i dhėnė dritė prejardhjes tonė si shqiptarė dhe grekė. Ėshtė themeluesi i shoqatės arvanitase nė Greqi, dhe kryetari i parė i saj. Ka qėnė gjithashtu njė mbrojtės i denjė i shqiptarėve emigrantė nė Greqi. Sot i falem nderit tė tij qė iu pėrball me guxim trumbetimeve falsifikore qė kanė propaganduar dhe qė edhe sot e kėsaj dite ndjellin politikat e Shqipėrisė dhe ato tė Greqisė. I ndjeri A. Kola vdiq i helmuar nė rrethana akoma tė dyshimta tre vjetė mė parė nė spitalin “Vangjelismo” tė Athinės.

    Drini Nosi

    Po citoj njė pjesė nga libri i tij (fq 118-119), tė pėrkthyer nga greqishtja nė shqip nga Aldior Agora:

    EPILOGU I PJESĖS SĖ PARĖ

    E konsiderova tė domosdoshme tė zgjeroj ēėshtjen e pellazgjėve dhe tė lidhjes sė helenėve tė lashtė me Ilirinė si dhe tė prejardhjes sė pėrbashkėt tė tyre, duke pėrballuar nė mynyrė sa mė tė pėrmbledhur idetė e atyre qė pohojnė tė kundėrtėn dhe kryesisht tė Kordatit qė i konsideron helenėt veēse njė fis semit, si dhe tė Paparigopulos qė i quan ata autoktonė dhe nuk e pėrmėnd veēse njėherė nė tė gjithė veprėn e tij se helenėn dhe ilirėt i pėrkasin tė njėjtit grup fisnor, ndėrsa nė tė gjithė pjesėn tjetėr ka tendencė tė vendosė kufij midis helenėve, ilirėve, dhe pasardhėsve tė tyre, arbėreshve.
    Shtoj, se mė duhet tė pėrballoj dhe mendimet e atyre qė pohojnė se pellazgėt nuk bėjnė pjesė nė fisin helen, nuk janė helenė, dhe qė kėta i quajnė parahelenė, ashtu si Kordati qė me semitollogjinė e tij kėmbėngulėse hedh hipotezėn tė jenė edhe ata semitė.
    Duke u bazuar nė shkrimet e lashta helene, Homerin, por dhe legjendat, traditat e popullit tė lashtė helen dhe gėrmimet arkeologjike qė vėrtetojnė kėto thėnie tė lashta, nėse vijojmė t’i studiojmė me kujdes do tė konstatojmė nė thelb se, burimi dhe origjina e helenizimit ėshtė Ballkani Veriperėndimor, qė dikur u quajt Iliri, dhe qė parardhėsit e helenėve ishin pellazgėt.
    Pamė akoma se nga gjuha fillimisht e varfėr pellazge, u zhvillua mė pas greqishja dhe vėzhguam akoma se trupin themelor tė kėsaj gjuhe e raun nė ditėt e sotme shqipja. Kėto konstatime nuk janė pa lidhje me ngjarjen historike tė zbritjes sė arbėreshve nė Greqi, nė shekullin e XIV dhe tė lidhjes sė drejtpėrdrejtė tė kėtyre njėrve me kryengritjen e shtetit tė ri grek mė 1821.
    Shohim pra, se ky popull qė u quajt helen, sa nė epokėn e vjetėr aq nė tė renė, u nis nga Ballkani Veripėrėndimor dhe kjo zonė, ėshtė burimi i helenizimit tė vjetėr dhe tė ri. Kėtė tė vėrtetė, shumė njerėz u pėrpoqėn ta mbajnė tė fshehtė dhe ta shtrembėrojnė. U pėrpoqėn ta varrosin. Por kjo e vėrtetė ka rrėnjė tė fortė dhe herėt a vonė do tė hedh shtat. Asnjė qėllim nuk mund ta ndaloj kėtė proces. Erdhi tani momenti qė tė hedhim njė sy nė kėtė zonė qė duket tė jetė zanafilla e helenizimit tė lashtė dhe tė ri, qė pas dorėve, helenėt e quajtėn Iliri dhe popujt e saj ilirė. Tė shohim nė vazhdim sesi kjo zonė morri emrin Arbėri dhe banorėt e saj u quajtėn arbėreshė, dhe sė fundi Shqipėri dhe shqiptarė. Dmth ndodhi e njėjta gjė si me Greqinė dhe me popullin e saj, qė ndėrroj jo vetėm kaq, por akoma edhe mė shumė emėrtime, deri sa pėrfundoj nė Hellas-helenė, edhe pse mbetet gjithnjė i njėjti popull.

    SHTESĖ: Teoria pellazge qė zhvillova, tė ēon nė pėrfundimet e mėposhtme:

    Fisi heleno-pellazg u shpėtua midis shekujsh dhe mijėvjeēarėsh, falė mundėsisė sė pafundme tė rezervave qė pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroj. Dmth, burimi i madh i popullit tonė ndodhej nė malet shkėmborė tė Epirit dhe Shqipėrisė sė sotme, dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohė pas kohe zbriste nė Greqi, Itali, dhe Azi tė Vogėl. Nė kėto vėnde, si shkak tė kushteve pakrahasimsht mė tė mira, zhvillohej qytetėrimi i saj dhe u ndryshua nga njėri vėnd nė tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Nė ēdo rast qė popullsia nė zonat e reja dobėsohej pėr ēfarėdo arsye, kishim njė zbribtje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit ėshtė ajo e arbėreshėve tė shekullit XIV. Tjetėr nuk do tė ketė mė...*

    -------------
    *Faktikisht (apo ndoshta fatmirėsisht) historia na pėrgėnjeshtroj, dhe drejtėsoj plotėsisht teorinė time pellazge. Patė njė zbritje tjetėr ditėve tona! Por nga ngjarjet tragjike tė kėsaj zbritjeje, historia nuk e ka thėnė akoma fjalėn e saj tė fundit. Megjithatė shiko artikujt e mi nė revistėn “Besa” nr. 16-17 dhe veprėn time “1991-1994.”

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Vito Corleone
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    New York City
    Postime
    73
    Pershendetje te gjitheve,
    Kur isha ne Korce kete vere, ishte periudha kur ky liber kishte arritur shitjen maksimale, po lexohej shume nga te gjithe, ishte botuar dy tre here dhe do ribotohej prape. Babai im po e lexonte dhe ishte ai qe me foli i pari per te, une isha i zene me librat e mij dhe fatkeqsisht nuk kisha kohe ta lexoja, tani jam bere pishman. Duke e shfletuar me bene pershtypje fjalet shqip - greqishte e vjeter qe kishin rrenje te perbashket dhe shume e shume fakte te tjera historike qe nuk i dija me perpara. Gjithsesi per ta blere (nuk e di se sa e mundshme dhe e leverdisshme eshte) mund te shkoni tek ky link(dyqani virtual):
    http://www.shqiperia.com/shitorja/ca...products_id/99

    Me respekt, Vito Corleone
    "You should keep learning as long as you are ignorant."
    "As long as you live, keep learning how to live."

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Vito Corleone
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    New York City
    Postime
    73
    Nje shkrim interesant per jeten e Aristidh Koles e gjeni tek:
    http://www.traboini.com/al/public_01.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vito Corleone : 16-10-2003 mė 06:05
    "You should keep learning as long as you are ignorant."
    "As long as you live, keep learning how to live."

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Vito Corleone
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    New York City
    Postime
    73
    Albanian Telegraphic Agency


    [05] WHICH IS THE PLACE OF ARVANITAS IN THE NEW GREEK HISTORY?

    TIRANA, DEC 23 (ATA) - Although Arvanitas, as the arberesh of Greece are called, have made a very important contribution to the new history of Greece, the topic of arvanitas is not treated to the necessary degree by the local historiography.

    This is the opinion of a Greek scholar of Arvanitas origin Aristidh Kola, who told BBC that "the reason for such a position towards this topic is related with the opinion which has dominated in Greece for arvanitas and for Albania."


    Some days ago, the third edition of the book "Arvanitas, the horsemen of new Hellenism" with the author one of the greatest scholars and urbanists of this century in Greece, arvanitas Kosta Biri, is on sale in many bookshops of Athens these days.


    Biri died in 1980 but the book is still considered as a symbol in the Greek historical literature and ethnography.


    The new edition of the book was also accompanied with positive comments from the critique and confirms a truth: the publications on the Arvanitas topic have been few and evident vacuums have been noticed from one decade to another.


    "The vacuum created is related with the opinion which has dominated in Greece for Arvanitas and for Albania. For whole decades, the topic of arvanitas has been considered a taboo and no one dared deal with it and throw light on to it," said Kola.


    He added that 'as is known, arvanitas are the creators of the new Greek state. Through fight and sacrifices they carried out the revolution in 1821, they spoke Albanian, but the official language was Greek."


    Kola says that theoreticians of the revolution were not Arvanitas.


    "Later followed the events of the so-called problem of 'North-Epirus, ' the law of war with Albania, an absurdity which continued for half a century until the beginning of the 90s with the anti-albanian policy of Mitsotakis," Kola continued.


    All these had a negative influence on the possible treatment of the topic of Arvanitas.


    Kola voiced the conviction that with the normalization of the Greek- Albanian relations in the last months, there are very good conditions existing for the topic of arvaniotas to come to the fore. ag/kei/xh/Z/
    "You should keep learning as long as you are ignorant."
    "As long as you live, keep learning how to live."

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    helenet jane zhdukur nuk ata ekzistojne me por ata jane zevendesuar nga grekerit qe ne ngjyren e lekures ata e kane te erret ashtu si egjyptjanet, pra ata kane ardhur nga Egjypti i ka sjellur Aleksandri i madh.
    Fjala "Athine" emri i kryeqytetit grek eshte quajtur dhe shqiptuar me para "Ethene" pra vjen nga shqipja por me kalimin e kohes ajo u ndryshua dhe filloi te shqiptohej "Athina"
    Heroi kombetar grek "KOLOKOTRONI" eshte arvanitas ka qene shqiptar dhe ai ka folur SHQIP ai nuk ka ditur te flas greqisht.
    Emri "Serb" eshte emri i gjarprit "Serp" ose "Serpian" por me kalimin e kohes ata e zbuten ate emer duke e bere nje ndryshim te vogel duke e kthyer ate ne "serb" sepse ata erdhen ne Iliri ne gadishullin e Ilirise gjate rruges duke vrare dhe duke prere ata kerkonin dalje ne det, pra ata e simbolizuan veten e tyre me emrin e gjarprit te keq "Serp" ata ishin te derguar nga perandoria e atehershme Ruse, dhe ata ishin nje grup te denuar me vdekje nga ajo qeveri e atehershme por si demshperblim atyre ju ngarkua me detyre qe te gjenin dalje ne det.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Jo moreee, qe kur keshtu?
    Ti o "Qafir Turk" ty nuk te takon te flasesh per ceshtje qe jane shqiptare sepse ti e konsideron veten tuaj turk dhe ty nuk te takon te besh kritika per historine shqiptare ne kete forum shqiptar, ti ben mire te zgjedhesh ndonje forum Turk ose Grek ose serb apo maqedonas ok ti nuk e ke kapacitet te mjaftueshem te ballafaqohesh me historine shqiptare dhe me te ardhmen shqiptare, sepse sic e keni permendur dhe ju vete ti nuk ke lexuar...

  9. #29
    Loli Maska e DJ KOSMONOVA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    www.alb-club.com
    Postime
    43
    E dini se me vjen mire kur shikoj qe te pakten ne te rinjte mundohemi te mbrojme me cdo menyre historine e popullit tone qe fatkeqesisht e them kete nuk e mesova kurre ne shkolle se nuk kisha mendjen te lexoja sepse me dukeshin gjera prej koti.

    Mendoj se duhet te respektojme historine e cdo populli dhe duam apo nuk duam ne grekerit njihen shume me perpara neve.Kam patur rastin te bej shoqeri me njerez te mire greke dhe jo raciste dhe kur i kam pyetur per nje gje te tille e dini se si me thonin ???
    << Ku ta dime ne >>.D.m.th historine e kane shkruar vete njerezit dhe kane shkruar ate qe kane dashur ata dhe nuk ne kane pyetur neve se duhet te benin Shqiperine me te lashte apo Greqine apo dhe cdo lloj vendi tjeter ne bote.Tek e fundit secili nga ne mundohemi te ngrijme sa me lart vlerat e nje populli me tradite sikur eshte vendi yne por me keqardhje them se nje burgaxhi FANTOC NANO dhe nje bari derrash SALI BARISHTJA po na hedhin cdo dite e me shume drejt asaj qe ne e quajme << FERR >>.Dhe sa ne te kemi ata te dy ne pushtet nuk do behemi njerez.E vetmja gje qe ne mund ta themi me plot gojem eshte nje fjali e vetme qe i thote te gjitha mendoj.
    VDEKJE DY KRIMINELEVE.
    alba-club.blogspot.com
    Linke nga Rapidshare.Muzike,filma,lojera,tutoriale.

  10. #30
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Po iu vė njė link tė njė teme tė hapur tek forumi i Folklorit Shqiptarė qė flet pėr Malin e shenjtė tė Tomorrit. Si info tek ajo temė do tė gjeni edhe mė shumė lidhje tė helenėve me pellazgėt, dhe rrjedhimisht me shqiptarėt. Mund ta hapni me linkun mė poshtė:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...332#post428332

    Drini.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Grekėt ishin krejtėsisht tė orientalizuar; religjioni kristian ishte e vetmja barrierė e fundit qė i ndante nga otomanėt, por edhe ajo ishte e ka mbetur orientale (lindore), njėsoj si ortodoksia e qindra drejtimeve tjera nė Lindjen e Mesme.

    Pėr ta realizuar projektin pėr ndėrtim tė njė kombi grek tė dallueshėm prej orientalėve tjerė, grekėt vodhėn me shumicė prej shqiptarėve (mendoj qė ėshtė koha tė pushojmė sė pėrdoruri shpifjen "arvanitas"). Veshjet (fustanella), vallet (arvanitikos, Osman Taka), polifonia, tė gjitha doket e traditat e Toskėrisė ēame, fillimisht u prezentuan drejtpėdrejt si greke, e mė vonė u kopjuan nė verzione greqisht.

    Mu pėr kėtė arsye drejtohet kundėr shqiptarėve ajo valė pėrvėluese e urrejtjes: sepse shqiptarėt, me vet ekzistencėn e vet lakuriqe, i shpartallojnė mitet kombėtare tė Greqisė.

  12. #32
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Njė fjalor i shkurtėr qė ėshtė paraqitur tek libri i A. Kolės qė paraqet lidhjen e dukshme dhe jo tė rastėsishme tė gjuhės sė Homerit me atė tė shqipes. Mund ta lexoni fjalorin duke shkuar me kėtė lidhje nė njė temė qė ndodhet tek forumi i gjuhės shqipe.

    Drini.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    29
    Nuk eshte e sakte te thuash se gjuha e Homerit ishte shqipja. ndoshta shprehja me e sakte do te ishte: Gjuha e Homerit ishte paraardhesja e gjuhes se sotme shqipe.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    me te gjitha perpjekjet per nje SHQIPERI TE BASHKUAR

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar DRIN FIERI pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  16. #35
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Postuar mė parė nga drini_nė_L.A.
    Njė fjalor i shkurtėr qė ėshtė paraqitur tek libri i A. Kolės qė paraqet lidhjen e dukshme dhe jo tė rastėsishme tė gjuhės sė Homerit me atė tė shqipes. Mund ta lexoni fjalorin duke shkuar me kėtė lidhje nė njė temė qė ndodhet tek forumi i gjuhės shqipe.

    Drini.
    Pershendetje Drini.
    Nuk do rri te pranoj apo jo vertetesine e versioneve te shtruara nga A.Kola pasi nuk kam shfletuar dhe lexuar librin e tij.
    Sa per Homerin vihet ne dyshim akoma ekzistenca e tij dhe si rrjedhoje edhe lufta e tij imagjinare e Trojes.
    Mos te flasim me siguri per gjera qe kane ndodhur mijera vjet me pare per fjale apo ndodhira te shkruara ne gure apo papiruse,se eshte si te kerkosh per uje ne mesin e nje shkretetire.

    Me vjen cudi mania jone te bejme shqiptare gjysmen e njerezimit.Kam degjuar ketu ne Amerike se dhe vete Lincolmi,kishte prejardhje shqiptare.Dhje kjo nxjerre nga nje liber i dikujt ,ndoshta nga ndonje A.Kola ,shqiptaro -Amerikan.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  17. #36
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Kolombi, ėshtė e thjeshtė tė jesh skeptik, shumė e thjeshtė, dhe akoma mė e thjeshtė t'i mohosh gjėrat, sidomos kur flitet pėr popuj e pėr kombe, sepse nė fund tė fundit unė kam ftyrėn time dhe ti ke ftyrėn tėnde, dhe ndaj sipas kėsaj llogjike unė e ti nuk jemi nga i njėjti komb...

    Gjėrat janė mė tė thella Kolomb, dhe veēse kur i shkon nė brėndėsi atėherė mund t'i kuptosh. Dhe qė tė shkosh nė brėndėsi duhet tė shikosh nga tė gjitha anėt, dhe tė pyesėsh edhe gjėnė mė tė zakontė, qė nė rastin e temės nė fjalė ėshtė: po grekėt nga erdhėn?

    Ti po thua tė kundėrtėn e tezave tė A. Kolės, dhe unė atėherė po tė them urdhėro ma vėrteto mendimin tėnd duke hedhur posht idetė e tij dhe faktet qė:
    • grekėt dhe shqiptarėt kanė tradita shumė tė ngjashme
    • grekėt dhe shqiptarėt kanė tė njėjtat valle tradicionale
    • grekėt dhe shqiptarėt kanė gati tė njėjtat zakone
    • grekėt dhe shqiptarėt kanė gati tė njėjtat veshje kombėtare
    • Zotėt e lashtė grekė pėrkthehen vetėm nė saj tė shqipes
    • Jetoj apo s'jetoj, gjuha e Homerit pėrmbanė mė shumė fjalė qė gjehen nė shqipen e sotme sesa nė greqishten e sotme
    • Thėniet e Fan Nolit se Greqia e shek. tė XIX ishte e populluar nga arvanitasit ose shqiptarėt
    • faktin qė nė ēlirimin e Greqisė, 95% e heronjve ishin arvanitas, me nė krye Marko Boēarin
    • faktin se faltorja e parė e Zeusit ndodhet nė Ēamėri dhe nė Toskėri, pra besimi i Helenėve nuk erdhi nga tjetėr tokė pėrveēse ajo shqiptare.
    • gojdhėnat qė u shkruan duke bėrė "mitollogjia helene" nė fakt janė gojdhėna shqiptare
    • faktin se "tiparet" e personazheve nė Iliad dhe Odise janė mė tė pėrafėrta me ato tė shqiptarėve
    • faktin se edhe sot edhe kėsaj dite, besimi helen ėshtė i gjallė vetėm tek shqiptarėt, pra me kėtė dua tė them rituali pagan qė bėhet ēdo vit nė malin e Tomorrit, i cili ėshtė edhe faltorja e dytė e Dodonės, pra e Zeusit.
    • faktin qė Shqipėria ishte i pari, i vetmi dhe i fundit qė shpalli me kushtetutė njė republikė ateiste! Kush tjetėr komb do ta bėnte, nėse nuk do tė kishte rrėnjėt mė tė thella pagane nė vetvete?...
    • faktin qė vetėm nė Shqipėri dhe tek trojet shqiptaret tre fe jetojnė paqėsisht, ndryshe nga ēdo komb tjetėr nė botė...
    • faktin qė etimollogjitė e emrave tė vėndbanimeve helene, trojane, dorjane, etj etj pėrkthehen vetėm nė saj tė shqipes, duke pėrmėndur kėtu edhe fjalėn Ellas, tė cilėn sot e quajnė Greqinė grekėt (Ellas = E la = E lartė sepse kryeqytetu Athina gjėndet nė kodėr)
    • faktin qė grekėt ishin "tė vetmit" qė shkruan nė lashtėsi pėr shqiptarėt, dmth ilirėt, duke pėrshkruar edhe emėrtimet e tyre etj etj. Si mendon ti se ua mėsuan emrat e fiseve tė ilirėve grekėt?
    • tė parėt e mi arvanitas nga Athina flisnin shqip nė rrethinat e tyre, si edhe tė gjithė fshatrat pėrreth.
    • etj etj.

    Pra para se tė arish nė njė pėrfundim, tė lutem gjej fakte qė t'i hedhėsh poshtė pikat qė tė lartpėrmėnda.

    Mos vallė ėshtė njė rastėsi qė shqiptarėt dhe grekėt tė kenė kaq shumė gjėra tė ngjashme?...

    Kolomb, mos harro se A. Kola u helmua dhe la jetėn e tij vetėm pse po i risillte nė dritė kėto tė vėrteta, ashtu siē ndodhi edhe me dy kryetarėt parardhės sė lidhjes arvanitase nė Greqi. Grekėt nuk duan qė bota t'i di kėto gjėra, dhe ėshtė akoma mė e trishtueshme kur dalin edhe shqiptarit dhe flasin kundėr tyre...

    Drini.

  18. #37
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    SHQIPTARO GREKET NE BOTEN E LASHT DHE SOT
    Nga gjithshkakemi thene deri ketu lidhur me popullsine pellazge ose shqipetare , mund te nxiret perfundimi se ato kane mbetur po ata gjate mijeravjecareve dhe shekujve;ky eshte fakt.
    Perandorija romakedhe pasardhesit e saj:Perandoria bisantine ne te vertete kane qene perandori me shqipen si gjuhe te perditeshmedhe.Kjo gjendje shoqerore ,qe eshte trasheguar e pa prekur nga antikiteti permes perjudhes Bizantine e osmane, ka nisur ne te vertete te ndryshoj vetem ne zgjerimin e arsimit publik fillor nga patriarkati ekumenik ne shekullin XVIII dhe kjo , vetem per nje pjese te popullsise se disa qyteteve te medha si KOSTANTINOPOLI SMIRNA DHE SELANIKU .Pjesa tjeter e popullsive te qyteteve te tjera , si dhe popullsite fshatare e ruajten gjendjen e tyre shoqerore pothuajse te paprekur deri ne epoken bashke kohese te luftes se madhe te viteve 1914 - 1918 . Ka qene vetem shkembimi i popullsive te Turqise se MUSTAFA QEMALIT dhe te Greqise se VENIZELOSIT qe u dha goditjen e fundit popullsive te te shumta te krishtera shqipfolese te Azise se Vogel ,duke i bere te zhdukeshin ne gjirin e popullsive shqipfolese ose jo , te shtetit te sote grek ,pasi u zevendesua nga popullsi po ashtu shqipfolese , po myslimane , qofte te debuara nga shqiperia qe iu dha serbise qofte te ardhurra nga maqedonija dhe Epiri , si te shpergulura .

  19. #38
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    per te te kuptuar gjendjen shoqerore te grekerva te lashte duhet te nisemi nga parimi qe fjala "HELENE"kure nuk ka shenuar racen , se ciles i perkiste nje person , por me teper gjuhen ne te cilen ai ishte arsimuar dhe edukuar .Keshtu gjate lashtesise , ashtu si edhe sot,cilesohej helen cdo person , qofte me prejardhje me te madhe me prejardhje pellazgjike , qofte gjithashtu te huaj :egjiptjane, fenikase, cifute, persiane, arabe, etj....... i cili ishte arsimuar ne gjuhen greke dhe qe mund te fliste dhe te shkruante kete gjuhe, duke u bere keshtu dy gjuhesh . Njeriu ishte i detyruar te behej dy gjuhesh , sepse nuk kishte se si te perdorej greqishtja e lashte si gjuhe e ametare dhe si gjuhe e vatres , pasi greqishtjae vjeter ishte nje gjuhe artificiale konvencinale dhe ditore.

  20. #39
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Pershendetje serisht Drini.
    Po te futem dhe te nxjerr ndryshimet tona dhe te grekeve do te na duheshin nete te tera dimri per te diskutuar.
    Nuk mohova asgje nga A.Kola ,bile thashe se nuk e kam shffletuar librin e tij.Thjesht vura ne dyshim ,si gjysma e botes historine e shkruar.Dhe sidomos tendencen tone si epiqendra e botes edhe ne ditet e sotme.
    Ne 20 pyetjet e shtruara,vetem kater a pese me gjejne te te njejtit mendim.

    Miqesisht kolombi.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  21. #40
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Me demek, A.Kola e paska fajin per gjithe ato dokrra qe degjojme per etimologjine e fjaleve greke dhe lidhjet e saj me shqipen. Po te lexoni gjuhetare si A.Vehbiu, e A.Klosi mund te dalloni lehte se ata jane teper te pezmatuar nga tendencat e Shqiptareve per te pervetesuar tezat amatore te A.Koles. Personalisht, i besoj me teper ekspertizes te ketyre dy zotnive se sa romantizmit te tepruar te A. Koles.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Qafir Arnaut pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prejardhja e fjales Albania?
    Nga s0ni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 06:37
  2. Prejardhja e fjales Krisht ?
    Nga dardajan nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 28-04-2013, 05:57
  3. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55
  4. Prejardhja e Vitit tė Ri
    Nga Arpos nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 12:38
  5. Beteja e Kaeroneas midis Shqipeve dhe Grekeve
    Nga Labarnas nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 14:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •