Close
Faqja 12 prej 49 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 488
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    pėrgjigje

    HARMONIES!
    Paske haqe pėr tė marrė! O burra jepi, se ke gjetur personin adapt! Por MOS U HAKMERR dhe mos PENGO NISMĖN ATDHETARE qė kanė ndėrmarrė SHQIPTARĖT! Zotėrinjt e nderuar Anton Ashta, Lekė Rezniqi, Pellasgiani, Iliriani, Dita apo plot e plot tė tjerė, nuk e kanė konsideruar Orėn e Shqypnisė me fat ose pa fat, nėse ekziston Ti ose unė! Apo mė saktė: Nėse ekzistojnė ATA qė tė kanė edukuar me shvleftėsimin e aktivitetit tė tė tjerėve! Tė kujtoj vetėm faktin qė luftėtarė tė nderuar dhe trima tė UCK-sė, mijėra e mijėra tė tjerė prej vitesh e dhjetvjeēarėsh mbajnė nė buzė ato "bejtet" e mija, or fyes i vockėl i ARMIQĖSISĖ dhe i PĖRCARJES KOMĖTARE! Nuk mė shqetson dhe nuk mė emocionon pozicioni yt, se je dhe "anėtar i ri", por mė shqetson se ka rėnė shumė niveli i dashakeqėsve! Rrite! Rrite nivelin tėnd se dėmton radhet e shternguara tuaja! Ky FORUM I NDERUAR DHE FISNIK ka nevojė edhe pėr ty!
    Agim Doēi

  2. #112
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Zoteri te nderuar, pershendetje, dhe falemderime per kontributin e dhanun deri tash.

    Ne si popull gjendemi sot ne nje udhekryq te madh, qe pak a shum eshte nje produkt i rrethanave politike aktuale qe e kaplojn europen.

    Europa sot eshte e liberalizume, perdja e hekurt tash me mbi nje dekade ka ra, gjermania socialiste dhe ajo federale u bashkuan, ceket e slovaket u ndane, u nda edhe jugoslavia, por pak ne menyre me primitive, dhe fatkeqesisht shum ne dem material e fianciar te shqiptareve.

    Shtete europjane te bashkimit sowjetik jane thuajse krejt ne nje shkalle me te perparuar se vendi jone, mjafton te permendim shtetet baltike, mjafton te permendim polanden, hungarine, cekine e slovakine.

    Dhe sa te leshohemi nga jugu, aq ma shume dobesohen edhe meritat e shteteve aritun viteve te 90-ta. Perse, ndoshta pershkak te klimes me te nxehte?

    Sidoqofte, shume transparent jane dallimet mes shteteve te lartpermendura me shtetet ku jetojn shqiptaret. Ku qendron ketu problemi?

    Nje shtet mund te prosperoj vetem nese ka investime te huaja, kjo eshte pika e pare. Ne vendin tne nuk investohet, per arsye te politikes se luhatshme. Por, nese shtete e ish jugoslavise kan arsyetim, ku eshte aryetimi i shqiperise?, perse nuk mundet shqiperia te kete politike stabile?

    Shqiptaret kane nje shtet ame, dhe defakto e kemi edhe shtetin e dyte shqiptar, kosoven, prandaj nuk ka nevoje te formojm loby te ndryshme, per ti direktuar interesat ne menyre me efikase, dhe turpi me i madh qendron aty, se ne VETVETEN mundohena ta edhezojm ne kete menyre, politikanet tone, udheheqesit tone. Gjendja e shqiptareve nuk eshte e krahasueshme me ate cifute.“

    Cfare shqiptareve u mungon, eshte nje platforme politike, e cila do ta kete per detyre kete ceshtje themelore per ardhmerine e ballkanit juglindor, e cila do te punoje me kembengulesi dhe seriozitet ne skenen politike europjane.

    Neve na mungon nje institucion qe perfaqeson interesat kombetare ne europe. Shih te serbet, edhe pse pa legjitimitet, ata kane korrdinatorin e tyre per kosoven (nebojsha covic)!, pse mos te kemi ne koordinatorin tane per ceshtjen shqiptare ne ballkan?

    Metevertet, ekziston ceshtja shqiptare ne ballkan, kete europa e din, dhe europa din edhe nje gje, SIGURI ajo nuk ka, pa mos u zgjidh ceshtja e shqiptareve, kete FAKT e deshmon dhembshem per neve e kaluara e aferme.

    Kerkesa jone per bashkimi kombetare eshte nje e drejte demokratike, per arsye se bazohet ne vullnetin e popullit qe jeton ne keto troje, perkundrazi, kerkesat e fqinjeve tane nuk kane legitimitet politik, pasiqe ata bazohen ne historine, por sa vlen, dhe cfare rendeie ka historia kur behet fjale per realitetin, e dijm shume mire, ZERO. Por, poashtu edhe ne kemi, nese vjen puna deri te ajo, qe edhe legjimitetet historike te meren ne pyetje, mundesi qe te kundershtojm CDO hap te fqinjeve tane.

    Fatkeqesisht ne trojet tona sundon korupsioni, shkaku kryesore per politiken joefikase te shqiperise. Poashtu korupsioni e demton zhvillimin ekonomik (ne kosove menjehere u zbuluan shtremberimet, si psh. ne sektorin e energjise), dhe e fut krejt rjedhjen e nje shteti ne nje "rreth" te mallkuar. Keto dukuri i kemi edhe ne bosnje, serbi, mal te zi, rumani, bullgari, maqedoni etj.

    Dhe mu keta shtete jane ata me te prapambeturit ne europe, ma te varfunit, dhe shtetet me ma potencial te madh pasigurie per shtetaset, dhe per rajonin vet.

    Dmth. pa nje kontrole te sakte ne shqiperi NUK mund te ndryshoje gjendja, dhe kjo duhet te behet nga mbikqyres nderkombetare, si psh. ne maqedoni, eshte pak rende, por mendoj se rrugdalje tjeter nuk ka. Nuk mjafton qe vetem votimet te mbikqyren, ketu duhet thjesht edhe rendi publik te kontrollohet. Sa e shoh une ekonomia shqiptare eshte ne stagnacion, infrstruktura nuk eshte duke u rindertua dhe modernizua, e cka doni o shqiptare?, petlla me mjalt?

    Une fatkeqesisht nuk kam njohuri te thelle mbi perzonalitetet politike te shqiperise, por sipas puneve qe jane punuar deri tash mendoj se jane kariersit e biznismena, si ne maqedoni, perzona qe NUK KANE interesa kombetare, por thjesht u intereson jeta dhe familja e tyre perzonale, edhe kjo eshte dicka e mire, por per njerez me kesish mendimesh qendron ekonomia PRIVATE, e jo kariket e shtetit ku perfaqesohen interesat e popullit.

    Keto dukuri te shemtuara duhet te luftohen ne menyre demokratike, duke kritikuar, duke zbuluar gabimet, duke sjellur shembuj, si do te ishte me mire, dhe fundi i fundit, duke formuar partija te reja, duke angazhuar te rinj me energji e vullnet e duke punuar.

    Dhe lajmet me te fundit, marun nga kosova.com: kosovareve nuk u duhen dokumente udhetimi per ne shqiperi. Ky eshte nje hap i mire, apo?, dalengadale, por vec mos ndalemi.

    Flm
    albanish by nature

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Paske haqe pėr tė marrė! Por MOS U HAKMERR ...
    po e pranoj keshillen por do te doja te dija se per cfare po hakmerrem?

    plot tė tjerė, nuk e kanė konsideruar Orėn e Shqypnisė me fat ose pa fat
    Une fola vetem per oren tuaj personale dhe nuk e dija qe qenka ne te njejten kohe edhe ora e Shqiperise.

    ATA qė tė kanė edukuar me shvleftėsimin e aktivitetit tė tė tjerėve!
    fola per aktivitin tuaj dhe jo per ate te te tjereve.gjithashtu nuk mendoj qe fjala -cvleftesim- eshte e njetjte me -vleresim real-

    mijėra tė tjerė prej vitesh e dhjetvjeēarėsh mbajnė nė buzė ato "bejtet" e mija,
    nuk na tregove si i mbajne, keshtu qe une po supozoj qe i mbajne si leter cigareje.

    or fyes i vockėl i ARMIQĖSISĖ dhe i PĖRCARJES KOMĖTARE!
    nje fjali me mend.

    por mė shqetson se ka rėnė shumė niveli i dashakeqėsve!
    kjo eshte fryma e vertete demokratike dhe atdhetare qe ju karakterizon.

    Ky FORUM I NDERUAR DHE FISNIK ka nevojė edhe pėr ty!
    sigurisht.

  4. #114
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Pershendetje,

    Pervoja historike e deshmon te verteten: se njeriu nuk do te arrinte te mundshmen sikur te mos i shtrinte duart edhe drejt te pamundshmes. M. VEBER

    Ne qofte se duam te realizojme te drejten e popullit te ndare te kete shtetin e vet te pavarur ne kufijte etnike, Ne duhet te bejme per veten shume me teper se ē'kemi bere deri sot apo ē'po bejme sot.
    Nuk mund te shpresojme se do te na degjoje kush ne qofte se vazhdojme te qajme fatin tone tragjik.
    Per tragjedine tone kombetare nuk jane fajtore vetem te tjeret, por jemi fajtore edhe vete.
    Jo rralle s'kemi bere ē'eshte dashur te behet.
    Jo rralle jemi vonuar qe ta kuptojme ēastin dhe te bejme ēka duhet ne ēastin e duhur.

    Ne qofte se duam ta bejme realitet Idealin tone kombetar, Ne s'duhet te ndalemi ne perpjekje per realizimin e tije.
    Kur te nisesh njehere, thuhet ne librat e shejte, qofte edhe ne drejtim te majave me te larta, eshte e sigurte se do ta gjeshe rrugen. Po mos gabo te ndalosh dhe mos harro ti marresh edhe vellezerit me vete. Se, po nuk ndalove ti, snadolejne dhe ata qe duan te ta zene rrugen dhe po te mberrish vetem, si te mos kishe mberrijtur.

    Dihet, bashkimi ben fuqine ne te gjitha drejtimet.
    Prandaj, te bashkuar per bashkimin e popullit shqiptar.

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Pėrshėndetje

    Number 1
    Urime, krejt nė regull. Nuk e kuptova cili ėshtė mendimi i juaj!? Vetėm se morra vesht qė nė rrugėn e nisur nga Antoni, Leka, e plot tė tjerė, duhet tė zgjasim duart e tė marrim tė tjerėt me vehte!
    Ndėrsa zotri Nuhu, apo Nuhi, le tė dalė mė qartė! Pra, duam tė shkojmė drejt BASHKIMITKOMBĖTAR! Atėherė zotri Anton Ashta pyet :- Si vjen Bashkimi Kombėtar? Ne tė pakten tė marrim mundimin tė japim mendimin tonė, idenė, variantin apo sugjerimin!
    Pra a vjen me llafe, a vjen me me karrocė, a vjen nė kambė, a vjen duke u zvarritur, a vjen vetė, apo do tė na e dhurojnė tė tjerėt etj.etj.
    Nuk e di, por tė humbasin kohė me disa "teoricienė" ēajtoresh apo "lundėrtarė" internetesh qė futen e dalin nė kėtė Temė Madhore, Tragjike dhe Kombėtare qė ėshtė shtruar pėr ZGJIDHJE, DUKE U MARRĖ kotsėkoti "veza pula apo pula veza", nuk mė duket me vend!
    Anton!
    Qėndro pak mė pranė temės! Ju stafi i Forumit besoj se e ndiqni diskutimin, apo jo? Pra si thoni? Nėse duhet organizuar Grupi i Punės pėr Kėshillin Mbarėkombėtar qė tė paktėn tė mendojmė pėr dy pikat e para:
    1. Arsimin!
    2. Monedhėn Euro!
    Nėse do tė vazhdojmė tė "tjerrim" pambarim, hajt mirėupafshim po vijmė tė festojmė bashkimin kur t'a bashkojnė "harmonies" me zhganin e tij, apo ndonji tjetėr. Nėse futet turli farė askaride nė forumin shqiptar, do tė vjellim tėrė jetėn gjak, qelb, vnerė dhe urrjetje pėr njėri tjetrin, siē bėmė 50 vjet me rradhė nėn diktatin e PPSH-sė, Sigurimit tė Shtetit, UDB-sė, KGB-sė, ASFALI-as etj,et,
    "Njerėz ju dua jini vigjilentė!"
    Julius Fuēik

    Komunistė, ishigurimsa, klysh bllokmenėsh ju urrej, kini mėndjen!
    Agim Doēi

  6. #116
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pershendetje

    Eshte kenaqesi per mua te bashkebisedoj me ju Zoti Agim.

    Mendimin tim e kam shprehur tek nentema: Cila eshte ajo zgjidhje e drejte e ēeshtjes shqiptare?

    Shpresoj te keshe kohe ta vezhgosh.

    Mirulexofshim, dhe si thote populli: te degjofsha te miren.

    Me respekt
    Redi T.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Number 1

    Number 1
    E gjeta temėn e hapur prej jush, dhe me pėrgjigje e diskutime edhe prej baobabit fisnik! Bukur! Por mos mė keqkupto bre mik! Unė e kam fjalėn nė Lėvizje Konkrete! Po tė bėj njė krahasim konkret: Djali i Artistit tė Popullit Kristaq Rama quhet Edi Rama - Kryebashkiak i Tiranės! Edi Rama ka gjetur Lėvizjen Konkrete pėr regullimin urbanistik e rugor tė Tiranės qė pėr mua ėshtė "lesh harapi" si thonė andej nga anėt tona! Mirėpo do ti qė atė qė ka bėrė Edi rama, askush nuk e ka arritur deri mė tani! Disa llafazanė thonė: - ka vjedhur fondet! Edi thotė: - tė dalė njė bir ku..ve e tė thotė qė mė ka dhėnė para!....
    Tani unė po them Edi e gjeti mėnyrėn pėr ti ndrruar faqen Tiranės!
    Tani le tė dalė ndonji Bir Ku..ve e tė thotė qė Antoni, Leka Rezniqi, Number 1, Baobabi apo A.Doēi nuk kanė tė drejtė dhe se po vjedhin teritoret ballkanike!!!!
    Unė do vazhdoj mė tej me atė Lėvizje qė e kam shkruar e sqaruar nė faqet 3 e mė tej tė kėsaj teme qė ka hapur ANTON ASHTA! Do futem dhe tek TEMA e juaj i dashur vėllaēko! Mirėpo ngulmoj: - HAJT TĖ DISKUTOJMĖ PĖR VARIANTIN MĖ TĖ MIRĖ TĖ REALIZIMIT TĖ KĖSAJ ĖNDRRE DHE DETYRE NR.1!
    i YTI SINQERISHT aGIM dOēI

  8. #118
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I dashur Agim, mos perto dhe me trego per radion Kontakt.

    Sa per temen:

    Si mendoni per organizmin e demostratave paqesore , te festave ne ato qytetet qe kam shkruar?

    Kete duhet ta organizojne te gjitha shoqatat. Te mos rrine e te presin.

    E keqja eshte se si gjithmone ne fillojme e diskutojme teorikisht.

    Nuk kam gje kunder diskutimit teorik te zgjidhjes se Ceshtjes, por ne kete pike le te diskutojme per ide konkrete.

    Une per vete me disa te tjere po perpiqem te bej dy gjera:

    1. Te krijojme fondin apo fondacionin "Ardhmeria"

    Per me shume :

    http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=23

    2. Te botojme vepren e Kolise

    Per ata qe nuk e njofin :

    http://www.edsh.org/arvanitas.html

    Adresa e pare.

    KAQ

    Por te dashur keto pune nuk behen as me anonime as me llafe, do pune.

    Anton

    PS

    Rruga Durres-Kukes

    Eshte projekt i madh mbi 200 milion $ aty hyjne ne loje ujqerit e politikes.
    Une e ju vetem nje gje mund te bejme, te kursejme para dhe te paguajme.

    Nje propozim i im do te ishte:

    Ti kerkojme deputeteve dhe ministrave dhe zevendesministrave

    ne te dy anet


    qe 10% te rroges 5 vjetet e ardhshem ta derdhin per Rrugen.



    Me shume nuk do te mund te bejme.

    Euro une i kam dhene mendimet e mija dhe mua me duket absolutisht triviale perse do te na ndihmonte euro drejt Bashkimit.
    Ka qe jane kundra.
    Konkretisht , une nuk jam minister i Financave te RSH ( eshte ai qe do te thyente kafkat e demokrateve, qe ne fakt nuk ja thyeu por shoket e shoqet e tij ja pine gjakun oficereve shqiptare)

    Permbi euron me shume se te shkruaj nuk mund te bej as mund te bejme nga jashte.

    Tani dhe nje here

    le te diskutojme per ide konkrete qe duhet ti realizoje politika dhe per ide konkrete qe mund ti realizojme ne.



    Ju pershendes,

    Anton

    anton@edsh.org
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #119
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrbmrm!

    Me falni pak per shkrimet e mia, se pari nuk e zoteroj mire drejtshkrimin, dhe se dyti mundohem me pak fjale (pershkak te kohes) te them shume.

    Edhe une po e leshoj nje fjale te urte (gjermane) : Wer zu spät kommt, den bestraft das Leben", ne shqip dmth. "kush vjen me vonese, ate e denon jeta"

    Shqiptaret e kane kaluar ne gjum qindervjeteshin e fundit, sidomos shqiperia, qe ka patur SHUM ME SHUM MUNDESI TE INTERVENOJ NE FATIN E SHQIPTAREVE TE ISH PSEUDOSLLAVISE.

    Mendimin tim e shpreha ne tekstin e pare, dhe aty thash, qe shqiptareve u duhen platforma politike per bashkimin kombetare, dhe kete rradhe MOS TE VONOHEMI. Sadoqofte e rrende kjo detyre, KJO KA PRIORITET. Shqiptaret neqofte se nuk bashkohen, nuk do te kene ardhmeri, si hap i pare se paku nje bashkim ekonomik (psh. rruga durres-prishtine).

    Nje shembull:

    Fakt eshte se ekonomia e maqedoniese (sado qoft ajo e vogel)mbahet nga shqiptaret, slavomaqedonasit NUK kane njerez, nuk kane vullnet, dhe jane thjesht komunist te qelbur dmth "jopunetore", te cilet ne shpine te shqiptareve po jetojn si gogla ne yndyre. POR, shqiptaret jan te mvarun nga ata qelbesira (se e kane administraten ne duar), kush ka qene ne kosove, ndoshta ka pa konkurencen e shqiptareve te maqedonise me ate kosovare, dhe kjo eshte thjesht dicka qe te ben te gezohesh, po ku do te ishim ne, neqofte se mos te paguanim gati gjysmen e fitimeve policeve te korruptuar slavomaqedon e doganave shteterore, te holla qe perdoren per te blere tanksa kunder shqiptareve?

    Edhe njehere e them qarte, dhe shpresoj se do te me kuptoni, ne duhet te insistojm, qe qeverite shqiptare te hapin zyre te posacme, ne te cilat do te punohet per INTERESAT kombetare, ne aspektin politik ky hap NUK MUND TE KUNDERSHTOHET, pasiqe nuk ka baze. Interesat tona duhet ne menyre ZYRTARE tu behen me dije fqinjeve, shokeve, armiqve, e nese ka nevoje edhe jashttokesoreve. Poashtu duhet ne parlamentin europjan te hapen tema te tilla, e te diskutohet HAPTAZI.

    Une deri sot nuk kam hasur ne politikan shqiptare, qe me fjale te matuna e te mprehuna te shprehet ne kete drejtim, ASNJEHER!, dhe kjo eshte turp, dhe PAAFTESI per te mrojtur interesat e popullit.

    Ta dijme fort mire, se nepermjet te pushkes nuk mund ta realizojm kete domosdoshmeri kohore. Koha tash ka ndryshuar dhe eshte ne favor tonin, dhe duhet te shpejtojm, se sic thash me larte "ai qe vjen me vonese, ate e denon jeta".

    Ta shfritezojm rrastin historik, ta shfritezojm desorientimin e rusise, dobesimin e komunsteve, dhe bonus-pikat qe i kemi te shtetet perendimore.

    JO, vetem DREJT per se DREJTI ti shprehim interesat tona, dhe sa me heret, aq me mire. Une nuk shoh ketu probleme, si shqiperia, si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e kane ne mundesite te tyre te ngrejne zyra te posacme dhe te gjejne perzona te afte.

    Dy shtete sovrane vellezer, ketu nuk kerkojn Kurdet te drejta, por DY SHTETE SOVRANE, dhe nje shtet ku shqiptaret jane ne konfederate. Nuk ka mbare ne politik, dhe per te fale nuk kemi asgje.

    Demokraci = Regjim a sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejteperdrejt ose nepermjet organeve te zgjedhura, .......

    Bashkimi kombetare eshte VULLNETI i popullit, nese ata te zgjedhurit nga populli nuk dijn ta shprehin vullnetin e popullit, atehere, le te lene tjere, qe jane te AFTE te punojn ne favor te interesave te popullit.

    Europa eshte liberalizue, europa bashkohet, europa DON siguri, dhe europa pa shypni, ska siguri, kete e din fort mire. Hajt ta shfritezojm rastin, ti leme epshet PRIMITIVE anesh.

    Vellezer te ndershem, TUA MBYLLIM ARMIQEVE GOJEN, ME PUNE!!!

    Flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 26-06-2002 mė 16:35
    albanish by nature

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Komunistė, ishigurimsa, klysh bllokmenėsh ju urrej, kini mėndjen!

    tash po bre, na i ke trem tane.

    Ju lutem jo jashte teme e komente personale.

    Fshije vete kete mesazh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 26-06-2002 mė 18:13

Faqja 12 prej 49 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •