Close
Faqja 30 prej 49 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 488
  1. #291
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Leke eshte shume e drejte ajo cfare thua.
    Si mund te vihet kryeminister ne Shqiperi nje njeri qe jetoi burgjeve 4 vjet dhe e perdori kete denim ne shenje hakmarrjeje ndaj vendit te tij.
    Vetem ky mendim nuk me le te arsyetoj ashtu sikur duhet.
    Pa llogaritur te keqija te tjera qe kane ardhur si pasoje e ideologjise nanoiste dhe qeverise se saj.

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen Bashkimi Kombėtar

    Po pse atėherė votohen njerėz tė tillė pėr pushtetarė?
    Unė mendoj se shumica mė e madhe (pra shumė pak njerėz "tė cilėt do kishim mundur t'i numėrojmė nė gishtėrinj") janė ende tė njė fryme komuniste enveriane janė nė pushtet, dhe nėse jo enveriane janė njerėz qė mundohen tė pasurohen duke u sjellur sikurse tė jetė shteti njė kopsht - pronė e tyre. Pse po ndodhė kjo?

    Ju kisha lutur tė mos mė keqkuptoni, nuk jam duke e shfrytėzuar kėtė Forum pėr kritika dhe sulme kundėr qeverisė nė pozitė, por vetėm dua tė theksoj se me kėta njerėz nė fuqi nuk mundemi kurrė tė arrijmė Bashkimin Kombėtar.
    Ja fakti mė i thjeshtė.
    Tė gjithė jemi pajtuar kėtu nė Forum se rruga Durrės - Prishtinė do tė jetė ura mė e fortė drejt qėllimit tonė, apo jo?
    Por edhe jashtė Forumit nė pėrgjithėsi tė gjithė pajtohen me ndėrtimin sa mė tė shpejtė ndoshta edhe vetėm pėr nga ana ekonomike, duke pasur parasysh se Maqedonia mbyll kufirin me Kosovėn shumė shpesh dhe rruga e tanishme Durrės - Prishtinė, i pėrmbushė fare pak nevojat tona nė "Territorin e administruar nga Prishtina zyrtare" siē mė pėlqen ta quaj Kosovėn pėr tė mos e ndajmė si shtet nga Shqipėria. Se tė dyja do tė duhej dhe do tė jenė njė shtet, t'i lemi tani kėto. Pra, qė Maqedonia tė mos mund tė shkaktojė ndonjė "embargo ekonomike" ndja Kosovės, mendoj se jon nuk ka tė drejtė Maqedonia qė tė ftohė marrėdhėniet me Kosovėn, por qė kjo tė mos ndikojė nė ekonominė e Kosovės.
    Mendoj pėr ne shqiptarėt kėndej "kufirit". Por edhe pėr ata andej, mund tė kenė shumė afarizėm tė suksesshėm nė Kosovė. Tani ata janė tė pakėt qė kanė zhvillojnė afarizėm nė Kosovė, duke pėrmendurnsig, Radio Plus, kafeneja Boom Boom Room apo Irish Pub, e shumė tė tjerė, me degė tė kompanive tė tyre.
    Dhe dua tė theksoj edhe se bashkėpunimi i thellė dhe intenziv ekonomik do na lidhė shumė dhe do na afrojė shumė drejt qėllimit tonė.

    Por ne pėrveq se diskutojmė duhet edhe tė veprojmė nė kėtė drejtim.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  3. #293
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    eksploreri

    LEGO KOSOVA E ZOTIT RUGOVA

    Migjen Kelmendi

    Tue e pėrmbyllė fushatėn e sivjeme pėr zgjedhjet lokale 2002 nė Prishtinė, Presidenti Rugova prezentoi para stadiumit tė qytetit tė mbushun plot e pėrplot me simpatizantė tė LDKs, propozimin e tij pėr himnin e Kosovės. Na e kujtoi nji kangė tė moēme kryengritėsish tė Kosovės qė kishin nis luftėn pėr ēlirim qysh me 1910. Kanga titullohej: “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovė”. Nė stadium u kėndue nga Xeni Jetishi. Kangė e hatashme! Tue u bazue n’ovacionet e publikut, duel se ata e pranojnė dhe e pėlqejnė propozimin e zotit Rugova, si gjithēka deri sot qė u propozue e kėrkue tij.

    Me himnin e propozuem dhe me flamurin e tij, Flamurin e Dardanisė, qė ishte nde e shtre mbrapa tij nė binė, Presidenti Rugova po pėrfundonte mobilimin dhe ikonografimin e nji utopie, nji vizioni tė tij, qė ai e quen – Kosova e Pamvarun.

    Me propozimin pėr flamur tė Kosovės, me propozimin pėr himn tė Kosovės, me programin e partisės sė tij LDK, Ibrahim Rugova asht i pari shqiptar prej Kosove, i cili ēeltas dhe me za merr guximin qė ende s’asht kah e gjen kush n’Kosovė, me thanė se: ideja e nji Shqipnie Etnike asht e dekun: Rrnoftė Kosova, Zoti e bekoftė Kosovėn. Tė tjerėt ndoshta e thonė Rrnoftė Kosova, por se ideja pėr nji Bashkim Kombėtar ka vdekė, kėte nuk e kanė guximin me e thanė. Prandaj, ndoshta edhe po i hupin zgjedhjet.

    Zoti Rugova asht i bindun se nuk asht kah ban kurrfarė gabimi sepse, realisht, historikisht, ideja dhe koncepti i nji Bashkimi Kombėtar asht i dekun qėmoti, e ma sė shumti asht vdekė kjo ide nė vetė Shqipninė shtet, gjatė atij eksperimenti historik me komunizėm.

    Nga hini i kėtij koncepti tė dekun Rugova nxuer idenė e nji Kosove tė re, tė pamvarun dhe tė hapun ndaj tė gjithėve. Nuk mundemi me thanė se asht Rugova ideatori i vetėm i nji Kosove tė pamvarun, por ajo qė mundet me u thanė me siguri asht se Rugova asht politikani kosovar i vetėm i cili sinqerisht i beson kėsaj ideje pėr Kosovėn si tė ndame prej Andrrės pėr Bashkimin dhe asht i vetmi qė po e merr guximin me e thanė hapun se - Shqipnia Etnike ka dekė. Argumente pėr kėtė konstatim tė tijin janė propozimet qė zoti Rugova i ban pėr me e vesh e me e mobilue kėte Utopi tė re shqiptare me simbole e me pėrfaqėsime, me prodhime speciale, me festa kombėtare si Darka e Lamės, me flamur e me himn, me kerrin Lincoln, me Zojėn e Parė… Ka mbet vetėm edhe Shpija e Bardhė dhe gjithēka ka pėrfundue. Zoti Rugova asht i bindun se ma nė fund, mbas nji rruge tė gjatė e tė mundimshme, mbėrritėm…qe Kosova e Pamvarun….si n’ate thanien popullore ‘qe Skivijani, qe xhamija…’

    Kur e ke parasysh lehtėsinė e padurueshme me tė cilėn zoti Rugova ia jep vedi tė drejtėn pėr me i propozue e me i shpallė simbolet e nji vendi si tė qena, pa debat publik, pa konsenzus politik, pa pėlqimin ndėrkombėtar, pa pėlqimin e etniteteve tjera tė Kosovės, e kupton se sa i shituem utopie asht zoti Rugova.

    Por, cila asht Utopia e zotit Rugova? Dhe, pse ai i thotė Kosovė?

    Le tė ndalemi shkurt e ta analizojmė vizionin qė e ka shitue zotin Rugova.

    Edhe pse u qesh e u pėrqesh, u tall e u stėrtall programi i LDK dhe disa propozime tė zotit Rugova gjatė fushatės presidenciale 2000, ku ai flitte pėr “tambėl me borė”, pėr “dardha turshi”, pėr “kultivimin e qenit tė sharrit”, pėr “Darkėn e Lamės”… tana ato propozime dhe kėto pėr flamur dhe himn vėrtetojnė se zoti Rugova ndoshta s’asht kah e kupton mirė kontekstin politik tė Kosovės por, asht plotėsisht koshient pėr nevojėn e hetimit dhe artikulimit tė nji identiteti specifik kosovar. Po u shikuen vetėm nė kontekstin e nji pragmatizmi apo nėse doni edhe bizantinizmi politik kėto propozime tė zotit Rugova, ndoshta edhe mundet me u mendue se ai s’asht koshientė pėr peshėn e konsekuencave qė munden me i shkaktue kėto propozime atij vetė po edhe partisė sė tij. Mirėpo, kur tana kėto propozime i kupton dhe i percepton nė dritėn e nji nevoje pėr identifikimin e veēantive kosovare, pėr nevojėn e nji identitet tė veēantė shtetnor, pėr nevojėn imanente tė Kosovės pėr nji identitet specifik kulturor, e kupton se sa afėr tė vėrtetės dhe nevojės po aq pragmatike e politike tė Kosovės sot asht zoti Rugova.

    Shumėēka zotit Rugova asht kah i ikė e shumėēka asht tue huq, por nji gja e di dhe e kupton mirė zoti Rugova: Kosova e udhėhequn nga ndonji Qeveri nė Hije prej Shqipnije s’asht e mundun ma. Kosova i ka njerėzit dhe pėrfaqėsuesit e saj legjitimė, ka identitetin e saj tė veēantė edhe kulturor edhe territorial, ndėrkaq ate shtetnor edhe mos e pastė, asht Rugova qė ka nis me e dizajnue e me e reklamue si tė veēantė: Identitet shtetnor i Kosovės: me himn e me flamur; me President e me Zojė t’Parė; me Shpi t’Bardhė e me Lincoln. Ai asht tue e ndėrtue Lego Kosovėn e tij. Mos ju pėlqeftė, jepeni propozimin tuej.

    E keqja e kėsaj pune asht se zoti Rugova kėtė Lego Kosovė nuk po e kupton vetėm si nji propozim tė mundshėm pėr nji Kosovė tė nesėrme. Ai asht i bindun se kjo Kosovė, kjo Lego Kosovė e tij, ka fitue dhe asht ba realitet. Zgjedhjet nė Kosovė e bindin pėrfundimisht se Kosova, si po e sheh e jeton ai vetė, nuk asht Utopi po asht Pėrnime.

    Kur merr dhe e dekonstrukton kėte Lego Kosovė tė zotit Rugova e kupton se vizioni i tij asht nji vizion bukolik, asht nji vizion baritor, i mobiluem me kafshė shtėpiake, me qen, me tambėl, me oriz, me darka t’Lamės…asht nji vizion naiv i nji njeriu dashamirės i cili ia don dhe ia mendon tė mirėn Kosovės. Aq sa din e mundet.

    Por, sado bukolike e baritore qė munden me u dokė kėto propozime, a mos po mendoni se Kosova ka shans me diēka tjetėr me konkurue nė tregun e pėrbashkėt tė nesėrm evropian? Mos ndoshta po mendoni se Kosova ka me prodhue naj Space Shuttle apo far chip’ash kompjuteri. Asnji nga kėto propozime nuk janė pėr mos me u shqyrtue me seriozitetin ma tė madh nga ndonji biznismen me inicijativė e me ambicie participimi nė tregun evropian. As kultivimi i qenit tė Sharrit, as prodhimi i nji pekmezi tė veēantė kosovar, as dardhat turshi, as xehet e Kosovės…Kuptojini kėto vetėm si ide. Asht tregu i lirė sovrani qė ka me vendos pėr utilitaritetin e kėtyne ideve. Natyrisht, me kaq nuk pėrfundojnė as idetė e as inicijativat. Por, ajo qė duhet ekstraktue e mbajt mend nga ky vizion bukolik i zotit Rugova asht ideja se vetėm koshient pėr veēantitė tona, pėr identitetin tonė specifik na e ēel rrugėn drejt integrimeve ma sė pari shqiptare, e mandej edhe atyne evropiane.

    Ndoshta kjo Lego Kosovė e zotit Rugova duket naļve, por hiē ma pak naļve s’asht as Kosova e kuptueme si nji provincė edhe kulturore edhe territoriale e Shqipnisė (sic!). Ata qė s’kanė vizione pėr Kosovėn e Pamvarun, qė nuk munden me e imagjinue Kosovėn me identitet tė sajin tė veēantė edhe kulturor edhe shtetnor edhe territorial, qė nuk kanė ide se me ēka mundet Kosova me konkurue nė tregun evropian e me qenė ekonomikisht e pamvarun, mendoj se janė shumė ma larg tė vėrtetės se zoti Rugova dhe shumė ma larg shanseve qė ka Kosova me i nxanė standardet evropiane e me qenė kompatibile me to.

    E nė nji ndamje tė pėrgjithshme tė punėve n’Evropė kemi me mujt me marr pjesė vetėm atėhere kur kemi me u mėsue me i diktue e me i hetue pasunitė dhe pėrvojėn qė sot ka Kosova dhe njerėzit e saj dhe natyrisht, kur kemi me i mėsue e me i zaptue standardet dhe etalonet e kėtij civilizimi qė po dojmė me i takue.

  4. #294
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    Edhe rugova me ate Flamurin e vet thote se po punoj ne at drejtim, pra per bashkim kombetar!


    shiqone edhe ju:


    http://www.gazetajava.com/23ballina.html

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen Bashkimi Kombėtar?

    E nderuara Malsore, dhe tė gjithė ju tė nderuar miq, anėtarė tė Forumit Shqiptar,

    Malėsore nuk e di se nga je, por z.Migjen Kelmendi nuk ka ndonjė respekt aq tė madh nė popull sado qė mediat i bėjnė marketing.
    Nuk pajtohem fare me mendimet e z.Kelmendi. Ai bėn njė propagandė duke dėshiruar ta zyrtarizojė gegėnishten, ku mund ta dalloni edhe nė fjalorin qė ai pėrdorė pėr tė shkruar.
    Madje para rreth njė viti, i nderuari Migjen Kelmedi ka patur njė "kacafytjte" me babain e tij z.Ramiz Kelmendin njė gjuhėtar dhe drejtor i Shkollės sė Lartė tė Gazetarisė "Faik Konica" nė Prishtinė, nė njė emision televiziv nė lidhje me gjuhėn.

    Prandaj duke folur nė emėr tė shumicės absolute tė popullit tė Kosovės, ju lus tė mos merreni edhe aq shumė me shkrimet e tij.

    Pėrsėris edhe njė herė.Nuk dua ta sulmoj, por kini pak vėmendjen.
    E nderuar Malsore tė lutem shumė mos mė keqkupto, tek e fundit ēdonjėri nė botė demokratike gėzon tė drejtėn e lirsisė sė tė folurit dhe tė shprehurit.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen Bashkimi Kombėtar?

    Edhe njė gjė se harrova.

    Edhe unė mendoj se Rugova me ato gjėra qė ka nė dorė mundohet tė ndihmojė nė arritjen e Bashkimit Kombėtar.
    Tek e fundit, thellė nė zemrėn e ēdo shqiptari gjendet dėshira e zjarrtė pėr Bashkim Kombėtar.

    Pėrsėri,
    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e plumbi
    Anėtarėsuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    Iliridė
    Postime
    74
    po, ne zemren e cdo shqiptari eshte bashkimi kombetar, por Rugova nuk eshte shqiptar, te pakten une dyshoj...duke e ditur te kaluaren e tije...o bur i dheut, si mund ta quash shqiptar dhe si mund te thuash se punon per bashkim kombetar kur ai luftetaret e lirise, ata qe deshen bashkimin kombetar Rugova i quajti teroriste???????????
    Liria nuk dhurohet, ajo me gjak fitohet.

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen Bashkimi Kombėtar

    I nderuar Plumbi,

    Unė nuk e di se ku jeton, por dua menjėherė ta demantoj kėtė.
    Tė lutem. Gjatė luftės nė Kosovė, drejtuesit tanė qenė ndarė nė dy grupe, "Krahu i Luftės" dhe ai "i Paqes", ku nė tė parin bėnin pjesė partitė e sotme tė dala nga lufta dhe nė tė dytin mbesin Presidenti, Kuvendi dhe Qeveria nė ekzil.Kam fjalėn pėr periudhėn pas 1990 deri mė '99.
    Dua tė theksoj njė gjė.
    Gjatė atyre 9-10 vjetėve kėta tė krahut tė luftės gjendeshin nė mėrgim, dhe atė jo me funksione qeveritare nė ekzil, por duke "punuar" dhe duka vrapuar pas plakave gjermane pėr dokumente, si dhe mbaheshin duke vjedhur xhinse e duke i shitur nė rrugėt e Gjermanisė.
    Emrat i di por nuk do i tregoj. Ju betohem se i di, por pėr shkak tė mosbesmit tim nė identitetin e disa prej anėtarė tė Forumit nuk po e tregoj.
    - Pėrderisa, Rugova e shumė tė tjerė jetonin e vepronin, e tė gjithė e dimė se si ishte jeta e tyre qė ishin fuknsionarė tė lartė qė luftonin pėr liri e pavarėsi tė Kosovės."DHE ATĖ PA ARMĖ".
    Ka edhe njerėz qė kanė luftuar "PĖR LIRINĖ E KOSOVĖ DHE SHQIPTARĖVE DHE ASSESI PĖR FRONE E UZURPIME TĖ PRONAVE TĖ HUAJA". Tė lutem Plumbi i nderuar.
    Krah Rugovės gjendet komandanti i madh Tahir Zemaj.
    Neve na ka mbajtur dhe na ka ngritur moralin, po ky Ibrahim Rugova.
    Pėr tė kaluarėn e tij, ai ėshtė bir shqiptari e shqiptareje nga Rrethi i Istogut, nė verilindje tė Pejės e nė verijug tė Mitrovicės.
    "Shqiptar me rrėnjė" siē thotė populli.
    E sa pėr quajtjen e Luftėtarėve tė Lirisė terroristė, mund tė them se ka qenė i detyruar ta thotė kėtė gjė. Poqese e shikon nė kėtė mėnyrė si tradhtar Kombi, atėherė mė famėkeq ishte takimi i tij me Milosheviqin nė mes tė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s kundėr caqeve ushtarake serbe.
    Por populli e di se ka qenė i detyruar tė shkojė nė Beograd.
    Ai gjatė po kėsaj fushate nė rezidencėn e tij nė lagjen Velania nė Prishtinė, qėndronte me familjen e tij dhe me shefin e protokolit presidencial z. Adnan Merovci, tani drejtor i suspuenduar i Postės sė Kosovės, si dhe me njė gazetare gjermane nė bodrumin e rezidencės, dhe nė tre katet e sipėrme qėndronin paramilitarėt ēetnikė serbė.
    Madje, njė fqi i Rugovės, kishte provuar ta ndihmonte tė dilte nga rezodenca por nė fillim tė rrugėzės ku gjendet rezidenca e kanė vrarė nė vend.
    Ashtu ka qėndrau deri nė evakuimin e tij nė Romė.
    Pėrderisa tė tjerėt tė cilėt tregoheshin si mė patriotė, fshiheshin nė bodrumet e fqinjėve duke ikur shtėpi mė shtėpi.
    Dua ta theksoj edhe njė gjė.
    I njohuri Rexhep Qosja pak para fillit tė fushatės sė NATO-s, nė njė bisedė telefonike me RTSH lajmet nė orėn 18:35 qė kryesisht i kushtoheshin Kosovės, kur pėrmendte Rugovėn ose Kosovėn thoshte si tė ishte njė serb-shkja me fjalėt:"I ashtuquajtiri kryetar i Republikės sė Kosovė Ibrahim Rugova" apo edhe kur fliste pėr Kosovėn thoshte "E ashtuquajtura Republikė e Kosovės". Dhe gjatė luftės ka ikur i maskuar si njė grua duke hequr mjekrrėn e mustaqet. Poashtu edhe Fehmi Agani, por kur ka parė se serbėt po donin tė pushkatonin-ekzekutonin shumė tė rinjė, ishte zbuluar dhe kishte thėnė: "Ja mė merrni mua, por lėshoni kėta.", dhe policėt serbė ashtu kishin vepruar, dhe e kanė ekzekutuar atė. Dhe Fehmi Agani ishte nė LDK e poshtu edhe anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn pėr Kosovė nė Rambouillet tė Francės.
    Mė ka rėnė rasti tė bisedoj edhe me komandantė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.Tė cilėt pėrkrahin Rugovėn shumė.
    Tek e fundit i nderuar Plumbi, po tė mos diheshin kėto gjėra nga populli, pse fitoi pėrsėri votat LDK-ja, parti kjo e drejtuar nga Dr. Ibrahim Rugova? Dhe atė jo vetėm kėto, por tė tri palė votimet e mbajtura pas luftės nė Kosovė. Dua tė tė them se nuk jam vetėm unė qė i di kėto gjėra.Madje gjatė fushtave parazgjedhore partitė opozitare shpėrndanin pamlete e posterė, ku ishin tė shtypura fotografi nga takimi i Rugovės me Milosheviqin.
    Prandaj tė lutem t'i zgjedhėsh fjalėt pėr disa personalitete.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  9. #299
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    ketu ne prage postohet nje e perditshme kosovare te cilen kur e pashe e bleva pa e pare cmimin,pasi ishte nje gazete mbi fletet e te ciles shkruhej shqip. e shfletova ta lexoj plot kenaqesi ne metro dhe e ngrija lart qe ta shikonin edhe ceket dhe te pysnin "cgazete po lexon?" e une te pergjigjesha plot qejf "eshte gazete shqiptare".por 30 sekonda pasi e hapa me bezdisi,me bezdisi aq shume sa ska ku shkon me dhe kjo per te vetmen arsye se ne cdo interviste shkruhej"armiqte tane te asaj partie trathteret e kesaj partie"fjalori ishte teper skandaloz dhe te mendosh qe ketu ne prage kosovaret qe njof une bejne muhabet per shtat pale qejfe me serbet dhe sgjejne dot fjalen me veten e tyre(?!)
    dikur shkrimtari i madh kadare ka thene ne nje shkrim qe "shqiptaret kane luftuar tere jeten ju jane kundervu gjithmon shtetit keshtu qe jane kthyer ne "njerez lufte" gje te cilen kemi per ta vuajt shume pasi te njejten perjudhe e kaloi dhe shqiperia nuk duroi dot ne liri,nje liri qe e mbajti per mese 6 vjet dhe pastaj ja plasi nje lufte te mire sa per ta mbajt mend per tere jeten.
    por une mendoj se ne shqiperi njerzit po ndryshojne dhe kete e tregoi mospjesmarja dhe mosshkatrrimi i shtetit ne shtator te 98 dhe shpresoj se nje dite do ta kuptojne dhe kosovaret dhe skane per tja hapur deren luftes nqs kjo e fundit troket ne dere.
    PAUCA SED MATURA

  10. #300
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    por une mendoj se ne shqiperi njerzit po ndryshojne dhe kete e tregoi mospjesmarja dhe mosshkatrrimi i shtetit ne shtator te 98

    Maringlen nuk eshte vendi tek kjo teme, po a na e shpjegon pak ate qe ke shkruar me lart.
    Cilet paskan pasur ndermend te shkaterrojne shtetin shqiptar ne shtator te 98, si u zhvilluan ngjarjet qe bekan te quhet perpjekje per shkaterrim.

Faqja 30 prej 49 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •