Close
Faqja 29 prej 49 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 488
  1. #281
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Me ne fund nje shkrim realist dhe i zhveshur nga praragjykimet....pergezimet e mia Leke.

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e ermali
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    irlande e jugut
    Postime
    6
    Z. Leke ai futbollisti nga shkupi mund te luaj per cfar klubi te doj por ne asnjemenyre per cfar flamuri te doje per sa kohe qe te kete emrin SHQIPTAR. ti je nga Kosova dhe me mire se kushdo tjeter mund te dish per fatkeqesit qe u jan shkaktuar shqiptareve nga sllavet.
    ti e quan normale por kjo eshte fyerje qe i ben shqiptari flamurit te vet. dhe nje gje tjeter, dihet boterisht per nene TEREZEN, ALEKSANDRIN E MADH, sipas teje tua falim ato historise se paqene maqedone?
    me vjen keq zoti Leke por je shume gabim....!

  3. #283
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Si vjen Bashkim Kombetar?
    Eshte nje pyetje sa e lehte aq dhe e veshtire per pergjigje.
    Dikush thote qe diskutimi i kesaj teme mos te perzihet me politike, e dikush tjeter permend fonde per te e dikush tjeter nxjerr ne pah dicka tjeter

    Per mua ose thjeshte mendimi im do te ishte ky:
    Bashkimi kombetar vjen duke mbledhur Ajken e Mendjeve shqiptare si hap i pare, duke krijuar mundesi per sensibilizimin e popullit shqiptar mbi veprimtarine e kesaj Ajke ose kesaj levizjeje.
    E dyta mbas miratimit qe populli do i beje kesaj levizjeje me ne krye njerez te zgjuar, nacionaliste, punetore dhe ceshte me e rendesishmja duhen te jene te ndergjegjshem ne nje kohe qe sot korrupsioni eshte bere si buka qe hame ne cdo vakt, duhet te fillojne levizje te tjera si kjo me poshte
    E treta do te ishte nje sensibilizim i diaspores mbi zhvillimin e ngjarjeve ne Shqiperi dhe Kosove dhe me pas Diaspora si si fuqi e jashtme dhe e pavarur nga asnje lloj ndikimi do te ndihmonte ne rindertimin e Shqiperise , kryesisht ne infrastrukture dhe telekomunikacion, gje qe do hapte me qindra mijera variante ne lidhje me Kosoven dhe fqinjet tane Italine, Maqedonine, e Malin e Zi.
    E katerta mbas rregullimit minimalisht te ketyre gjerave qe thashe me lart, do fillonin negociatat per ceshtjen e bashkimit te trojeve shqiptare te ndara nga realiteti i hidhur i Historise.
    Keto jane te lidhura me njera tjetren dhe jane hallkat kryesore te nje mbarvajtje te rregullt dhe pa komplikacione te Bashkimit Shqiptar.
    Faleminderit Gjethi.

  4. #284
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Leke te falenderoj qe merr pjese ne forumet shqiptare te Shqiperise jo se ato jane te ndara porse ju ne Kosove keni ato te tuajat dhe replikoni ne menyrat tuaja dhe sipas llogjikes kosovare qe njokohesisht eshte edhe e jona pra shqiptare.
    Ju beni mire qe merrni pjese sepse keshtu do sensibiloni nje popull shqiptar qe jeton ne jug te Kosoves dhe qe eshte nena e te tereve dhe qe quhet Shqiperi, sepse gjate rregjimit te eger komunist ne Shqiperi eshte bere propagande antiatdhetare ndaj jush dhe qe eshte e vertete dhe le te dale po te doje ndonjeri e te thote jo.
    Gjate atij sistemi ne i dashur Leke vetem ke mesuar fjalen Kosove dhe kaq, gjithashtu na eshte thene qe ata jane shqiptare te pandreqshem duke krijuar nje boomerang ndaj jush.
    Une e respektoj Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves sepse ata jane pjesa jone e shkeputur padrejtesisht nga ngjarjet historike te ndodhura nder shekuj dhe per mua do jete enderr deri diten qe do bashkohemi, enderr qe do behet realitet ndoshta se shpejti ose te pakten para se te vdes.
    Pa Shqiperi nuk ka Kosove dhe pa Kosove nuk ka Shqiperi.
    Kjo eshte nje shprehje e imja e nxjerre tashme se fundi por qe jam i sigurt qe kete fjale e kane thene te tjeret shume kohe me pare.
    Te bashkuar nuk ka gje na shkaterron me.
    Kete duhet ta dine shqiptaret e Shqiperise dhe shqiptaret e Kosoves dhe te Camerise e te Maqedonise dhe te Malit te Zi.
    Vazhdo sensibilizimin tend Leke dhe te vellezerve te tjere kosovare ndaj nesh vellezerve tuaj shqiptare te Shqiperise, ne menyre qe te informohemi sa me mire dhe me sakte se kush jemi ne te vertete.
    Pershendetje Gjethi

  5. #285
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    Letėr e njė luftėtari tė UĒK-sė nga Shqipėria

    VARRI IM ĖSHTĖ NĖ SLLUPĒAN, NĖ TANUSHĖ, NĖ KALANĖ E TETOVĖS

    Bija ime!
    Aq e kisha dashur qė tė jem afėr teje, tė shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqė na ndajnė dy botėra, unė e ndjej veten krenar dhe shumė afėr teje, kur e di se pėr cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet tė jesh shumė krenare, gjithmonė tė ecėsh me kokė tė ngritur lart, tė mos dorėzohesh edhe pse disa tė mendojnė pėr jetime.

    Unė jam larg, thash sa dy botėra, por shpirti im cdo mbrėmje vie nė natė, nė dhomėn tėnde ti pėrkdhel flokėt e arta, flokėt e gjata, qė aq shumė i desha. Pas ca kohėsh me anė tė kėsaj letre, nuk dėshiroj qė tė tė arsyetohem pėr ikjen time pa fjalė, pa gjurmė, por tė tė them se edhe pse unė vdiqa, kėtij populli tė pėrvuajtur duhej t'i dalė dikush nė krah. Unė isha i fundit qė mora kėtė guxim, sepse shokėt e vėllezėrit e mi, mu atėherė kur u paraqita pėr nė luftė, ata vetėm se kishin ujitur tokėn me gjakun e tyre, e lulet e lirisė sa vijnė e rriten. Bija ime! Ngre kokėn lart, se nuk dėshiroj tė tė shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nėnėn, e cila ishte frymėzimi im pėr tė shkuar nė luftė, zemra e cila gjakoi pėr mua, qė juve t'ju shoh tė lirė, tė kėnaqur nė atdheun tonė tė shkelur nga cizma e fėlliqur. Ajo prej tani do tė jetė udhėzimi yt, por tė pėrkujtoj, kujdesu shumė pėr tė.

    Bija ime!
    Letrėn qė po e lexon, ėshtė shkruar mu nė front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisė, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnė, e as shitjet e patriotėve nuk bėjnė para, nėse nuk je nė front tė luftės, e tė shikohesh me armikun nėpėrmjet shėnjestrės. Kjo ėshtė kėnaqėsia e vetme, qė mund ta pėrjetojė secili qė dėshiron tė vdesė e jo tė luftojė me shpresė qė tė kthehet nė familje. Tė lutem bija ime! Mos ma kėrko varrin se nuk do tė ma gjeshė. Dije edhe mbaje mend se varri im ėshtė nė Sllupcan, nė Tanushė, nė Kalanė e Tetvės. Kėtu prehen eshtrat e mia. Tė lutem mos ngurro, dhe thuaju tė gjithėve qė mos tė ngurrojnė qė tė mė ngrisin pėrmendore, sepse nuk dhashė jetėn pėr pėrmendore e pėr strofa kėngėsh, por vetėm e vetėm qė tė fitoj kėnaqėsinė e Zotit qė e falėnderoj shumė qė mė gatoi aq mirė. E di se tash duke i lexuar kėto rreshta tė pikojnė lotėt, por mė vie shumė e qartė se ato janė lotėt e krenarisė, e jo lotėt e dhimbjes pėr babanė e vdekur, pėr babanė i cili flijoi veten sikur shumė baballarė tjerė.


    Bija ime!
    Janė kėto fjalėt e mia tė fundit, sepse pas kėsaj nisem nė njė betejė nė tė cilėn nuk ka mbrapa. Bėhu vajzė e mirė, e ndershme, e dėgjueshme ndaj nėnės, bėhu vajzė e diturisė, e sinqertė. Mos lejo qė kjo botė mashtruese tė tė kapė me thonjtė e saj tė fėlliqur e tė tė cojė ku janė shumė vajza tė mbetura rrugėve tė Italisė e Evropės. Nėse bija ime nuk pėrfundon kjo luftė e ti rritesh, do tė kisha dashur qė edhe ti tė jesh nė rradhėt e ushtrisė sė popullit, sepse vdekja nuk ėshtė asgjė pėr ata qė i ofrohen vullnetarisht. Ajo ėshtė fazė qė kėrkon haracin e saj, por qė shpėrblehet me njė botė, me njė jetė tjetėr pėr tė cilėn po ta dinte mirė bota, do tė ngarendnin tė gjithė qė ta marrin me shpatė. Tė lutem bija ime, pėrshėndeti tė gjithė njerėzit qė mė kanė njohur, tė gjithė miqtė. Pėrshėndete nėnė tėnde dhe ruaje si sytė e ballit, sepse shumė e respektova dhe mė respektoi. Mirė u pafshim nė botėn e amshuar, nė botėn ku nuk ka mė brenga. Dhashtė Zoti qė tė jemi tė gjithė bashkė, nė njėrin kopsht tė Xhenetit. P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrėn cupės tonė deri sa tė rritet e deri sa t'i mėsojė shkronjat. Ju dua shumė.
    -----------------------------------------------------------------------------------

  6. #286
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Obobo me malsore, c'na i mblodhe nje kotke ne fyt... Shume prekese! Po nga e ke gjetur?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #287
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Testamentet e Lirise

    Bukur Malesore!

    por, dikush nuk mund as ta perjetoje dhe mund t'i mbetet ne fyt
    edhe liria... testamentet e lirise jane dhembje e bukur edhe liria eshte nje dhembje e bukur! kemi liridashesit, liripruresit dhe lirishperdoruesit... qe te trete jetojne bashke!!!

    Lumkush e ndjene shpirterisht nje testament te tille lirie dhe e njeh vetiu vetveten te lire!

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e ermali
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    irlande e jugut
    Postime
    6
    Te lumte malesore.
    kte leter meka rastisur ta lexoj para disa muajsh eshte vertete prekse, te tille burra si ai luftetari qe me sa di une eshte nga Kavaja i duhen sot Shqiptarise

  9. #289
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Njeri me karakter paska qene ky trim sepse nuk diti vetem te perdore pushken por dhe fjalen.
    Eshte dhe pak prekese sepse kur e lexojme ate leter duket qe ai do te sakrifikohet i teri per atdhe, por ceshte me e keqja nuk do te respektohet ashtu sikur i ka hije cdo luftetari dhe trimi qe do atdheun e tij.
    Atdhetaret vriten, persekutohen, internohen per atdhe, por fatkeqesisht ata qe drejtojne nje komb jo aq te madh por jo dhe aq te vogel, nuk marrin parasysh shume gjera me te cilat cdo njeri i zgjuar atdhetar i shkolluar mund te bente aq gjera te mira saqe nuk do te ishte nevoja me te sakrifikoheshim ne kete menyre.
    Historia e mbrapshte na ndjek nga mbrapa (kur flas e mbrapshte kam parasysh te keqijat qe na kane ndodhur pergjate historise) dhe kemi pasur aq mundesi qe ti eliminojme keto te keqija saqe sot mund te ishim te bashkuar te zhvilluar si e gjithe bota e zhvilluar.
    Tjetri flijohet per atdhe, dhe tjetri qe i eshte vene detyre qe te drejtoje nje shtet nuk pyet per te vraret qe u martirizuan per kete komb, duke shkelur me kembe gjakun e ketyre martireve.
    Ne saje te ketyre trimave, ne saje te ketyre njerezve te penes kemi mundur te arrijme deri ketu ku jemi sot dhe te mos kujtoje ndonjeri qe eshte shume.
    Jo jo vellezer nuk eshte shume ne krahasim me ata qe jane me te miret
    Bota punoi me mend jo sepse ne nuk i kishim ato mend, por sepse nuk ishim te organizuar sepse nuk ishim te bashkuar ne nje fjale dhe ne nje mendje per ardhmerine e vendit tone dhe si pasoje e kesaj shqiptaret akoma vuajne per nje kafshate buke, vuajne per shtet, vuajne per ligje, vuajne per respekt, vuajne per dashuri, vuajne per civilizim bashkohor, vuajne per gjithshka.
    Sot te gjithe po e shohim realitetin shqiptar se si po ecen.
    Nuk jemi te zote te bejme dicka ne si emigrante sepse nuk na pyesin, sepse nuk duan te na njohin, sepse bejne shyqyr qe u larguam e shume sepse te tjera.
    Se cfare e mundon Shqiperine dhe Kosoven tashme e dime shume mire dhe te jeni te sigurte qe tashme kjo nuk ka te beje me fqinjet tane dhe spiunazhin e tyre apo te tjera te tjera.
    Sot Shqiperia vuan nga njerez qe nuk dine te drejtojne kete vend qe as 3.000.000 njerez nuk i kalon ku nje pjese e tyre jane emigrante neper bote.
    Cfare te lexoj ne ate leter vellezer ja me thoni?
    Ne vitin 1999 ne kulmin e shekullit te civilizimit boteror akoma lufta eshte prezente, njerezit luftojne me arme si shume kohe me pare per te pare nje atdhe te lire dhe te zhvilluar si gjithe popujt e botes qe kane vuajtur me pare dhe kur lexon per keta heronj formulohet pyetja se per ke duhet luftuar?
    Mos valle per Sali Berishen, per Fatos Nanon, Per Ata qe ndjekin keta lidera te konsumuar apo liderat e Kosoves ku nje pjese te tyre nuk fryhet me gjak shqiptari.
    Te gjithe herojnte duhen respektuar, nderuar ashtu sikur heronjte nderohen, por keqardhja behet me e madhe kur edhe sot flijohen heronj gje e cila i perkiste nje shekulli te kaluar dhe pak te larget.

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen Bashkimi Kombėtar

    Tė nderuar miq, ju anėtarė tė Forumit Shqiptar,

    Sė pari Malsore tė lumtė. Me tė vėrtetė prekėse dhe pėr mua shumė domethėnėse, disi mė zgjoi kurreshtjen tė di mė shumė pėr kėtė ushtar, apo thėnė mė mirė kėtė njeri heroik e madhėshtor.

    Sė dyti desha tė shkruaj diēka pėr kėta politikanėt qė pėrmendi Gjethi. Me tė vėrtetė pushtetarėt janė fare jashtė vetėdijes patriotike. Shikoni vetėm Nanosin, si mundohet t'u shesė Shqipėrinė Greqisė dhe Italisė, vende kėto jo dhe aq tė mirėsjellshme me ne Shqipėtarėt. Njėra, Italia nxjerr gjithė ato probleme me emigrantėt Shqiptarė legalė apo ilegalė, dhe tjetra, Greqia e cila pėrpos problemeve me emigrantė, Ēamėrinė e ka lėnė fare pas dore pėr gjėra tė mira, dhe gjithmonė ushtron represion ndaj ēamėve tė mjerė. E si mund tė arsyetohej kjo nga ana e Nanosit? Vetėm edhe tė theksoj, se ndoshta nga njėra anė Shqipėria mundohet tė krijojė paqe me fqinjėt, por jo ndoshta nė kėtė mėnyrė.Unė nuk mund tė kuptoj se si mund tė jenė nė gjendje aq kritike marrėdhėniet Shqiptaro-Greke, kur Greqia pothuaj ka pushtuar tėrė tregun dhe ekonominė Shqiptare, e poashtu edhe nė sferat tjera, qofshin ato shoqėrore apo politike.
    Dhe, si mos tė mendoj se Greqia dhe Italia mundohen ta pushtojnė Shqipėrinė, kur qė prej vizitės sė Brluskonit nė Shqipėri, filluan kundėrthėniet nga ana e Greqisė.

    Dhe si ta paramendojmė njė Bashkim Kombėtar me kėta njerėz, "shitėsi shteti" nė fuqi?
    Pa mė thuani!

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

Faqja 29 prej 49 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •