Close
Faqja 27 prej 49 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 488
  1. #261
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Edhe nje gje se kam te qarte : Ti thua se patriotizmi i Shqiperise duhet te jete arritja e nje niveli ekonomik, kurse i Kosoves ruajtja e intergritetit territorial.

    Kjo i bie sic thone tek ne ne Kosove: "Hyp se te vrava, zhdryp se te vrava!" .

    Qe ne "perkthim" do thoshte : " Ngjitu se te vrava, Zbrit se te vrava!".

    Kendej thua (jo vetem ti) se Kosova eshte vetem krahine e Shqiperise, andej thua se ajo "duhet ta ruaj intergritetin territorial".

    S'po e kuptoj se kush e ruan intergritetin e krahines se vet, Ushtria e Shtetit qe e proklamon krahinen si te veten, apo katundaret qe me kallashnikove te stervjetuar dalin majeve?

    Interesante...

    StarCraft.

    P.S. Dialektin geg se ke mesuar deri tash, sepse per pjesen e popullit te Shqiperise, ai ka qene "i mjere" dhe Gjergj Fishta, i nominuar per Nobel, ka qene degraduar dhe shpallur anti-revolucionar, disident, blla blla blla... vetem e vetem se ka shkruajtur ne ate dialekt! E dije qe ate dialekt e ka folur e tere Shqiperia para se keta "trima me rryme" te hipnin ne fron.

  2. #262
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Star Carft,

    Me duket se je pergjigjur ne menyre mjaft te revoltuar me lart.


    Andelgust,

    Ne nderhyrjen tende te fundit nuk jam dakord vetem me sa me poshte (duke cituar)

    Shqiperia e ka kaluar fazen kur i duhej te ishte patriote per mbrojtje te trojeve shume kohe me perpara, tani ajo qe do t'ju ktheje patriotizmin shqiptareve eshte vetem arritja e nje niveli ekonomik te denje per nje shtet te mirefillte evropian.

    Qe nje shtet te eci perpara mendoj une, duhet qe patriotizmi te jete ne brendine e njerezve, nuk besoj se atdhedashuria kthehet duke rritur nivelin ekonomik te vendit tend. Ajo duhet te jete edhe sikur vendi te jete krejtesisht i varfer. Duhet se pari te ekzistoje kjo dashuri e deshire e brendshme qe vendi te ngrihet ne rrugen e zhvillimit. E rritja e nivelit ekonomik eshte vetem nje pasoje e ketij procesi dhe jo shkas per fillimin e tij.



    Me pas per Kosoven

    Kurse kosovaret jane prej shume kohesh ende ne fazen kur ju duhet te jene patriote per te mbrojtur integritetin territorial,

    Patriotizmi i kosovareve ka pasur kohe te shprehet per dekada me radhe Angelgust. Se kane qene e jane patriote kosovaret, pa ekziston akoma Kosova si njesi me vete, me gjuhe e zakone teresisht shqiptare, me nje popullsi vitale, ku me shume se gjysma i perkasin moshes nen 30 vjec.
    Dhe atdhedashurine ata nuk e kane lidhur me faktin eshte Kosova e zhvilluar ekonomikisht apo jo. Ata kane emigruar e kane punuar ne perendim, e koken e kane mbajtur te kthyer drejt familjeve ne Kosove. Kane krijuar familjet aty, kane ngritur shtepite e i kane rregulluar pak e nga pak me punen e tyre ne emigracion e dikur jane rikthyer aty e nuk kane qene me te rinj. Te tjere, brezi i ri i tanishem emigrojne e prape bejne c'bejne andej nga shkojne, kthehen dhe familjet e krijojne ne Kosove. Shkollimin ne shqip e financuan dhjete vjet me radhe ne kushtet me mizerabel, te kerrusur nxenesit, te ulur perdhe, e prape diplome e vlefshme apo jo ata shqip mesuan e nuk shkuan ne shkollat serbe. Ndaj Andelgust, nese ka njerez brenda kombit shqiptar qe e kane deshmuar patriotizmin te paret fare jane kosovaret, dhe kete mos e ver ne dyshim.


    Nese e ben, atehere do te ndeshesh ne reagime si ato te mesipermet prej Star Craft, Taulant Dardani e mitrovica 13.



    Gjuha shqipe eshte ashtu sic eshte sot, se ashtu e deshen te paret e partise komuniste qe e kreu me nder detyren qe i kishte caktuar ideologjia me e ndyre e vene ne shfrytezim ne shekullin XX.
    Nese do te kishte drejtesi, do te duhej qe te organizohej nje kogres i ri i gjuhes shqipe, e ajo te kishte karakter gjithperfshires, e mos te kenaqte vetem dialektalizmat e jugut. GJuha e veriut eshte shume e pasur dhe ka forma shume te bukura te te shprehurit. Une nuk jam gjuhetare, por mjaftojne leximet per ta kuptuar pasurine gjuhesore te kesaj pjese te trevave shqiptare.
    Zona gjermanofolese ne Evrope e ka gjuhen e njetrajtesuar, Hochdeutsch e quajne ate gjuhe qe mesohet ne shkollat gjermane, austriake, zvicerane. Ne baze te saj ndertohen fjaloret e gjermanishtes e pergatiten dhe librat e mesimit te gjuhes gjermane, por besoj (megjithese prape hamendesoj ketu) ne kongresin percaktues kane marre pjese gjuhetare-perfaqesues nga te gjithe zonat gjermanofolese e jo vetem ta zeme nga veriu i Gjermanise, apo jugu i Austrise.

    Ne lemin gjuhesor ky do te ishte nje hap qe do te ndikonte ne afrimin e dy kraheve te kufirit, do te ishte nje "shlyerje borxhi" per veprimtarine gjuhesore te patrioteve te veriut te Shqiperise, mes te cileve une do te vecoja At GJergj Fishten.


    Me pikat e tjera ne shkrimin tend Andelgust jam dakord dhe argumentimi me duket mjaft i mire.



    Kosova duhet te behet shtet njehere. Ky duhet te mbetet qellimi i pare i shqiptareve ne Kosove qe mund te bejne konkretisht per te. Per ne shqiptaret e Shqiperise flet shteti shqiptar ne menyren me te ndritshme te mundur, qe shkon e mbyll perfaqesine e Kosoves ne Tirane dhe rihap ambasaden jugosllave. Pra qe na e mbylli gojen mire, mua dhe ty qe po mundohemi te flasim se e duam bashkimin.
    Ata shqiptare qe tashme jane integruar ne perendim e mbajne pozicione te rendesishme ne fusha te ndryshme aq sa mund te ndikojne edhe ne opinionin pubik dhe vendimmarres te vendeve ku jetojne, mund t'i ndihmojne Kosoves e pavaresise se saj, ashtu sic ben lobi serb per ta penguar pavaresine e saj, apo ashtu sic lobi grek per te propoganduar politiken greke ndaj Vorio-Epirit.
    Veprimtaria e secilit prej nesh, njerez te thjeshte, studente, apo dhe jo studente, eshte qe minimumi te mos i shmanget kontaktit me njerezit e anes tjeter te kufirit, te propogandoje qofte edhe me ata pak njerez qe njeh, e te flase ne te mire te Kosoves, te mos fyeje e te ule me fjalet, malok, lab, kosovar i trashe, cam i poshter, spiun ti, jo spiun je ti tjetri. Me qetesi e me ngadale, se keshtu behen punet me mire, jo me dhune e jo me urdhra.


    Nderime!

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Babeloki82
    Anėtarėsuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    ...pertej reke ne ANgli!!
    Postime
    50
    Si vjen a... ??


    Pai tybe pa ra kejt shqipecat me ni gojė kurr nuk do te jem te bashkum...

    edhe sa i perket bashkimit komebetar e sene e sene...
    Jo balit jo... ajo kohe s'asht ma me zapu e m'u bashku!!!

    Europa ma se pari nuk e lejon... po nejse!!!


    tung niher se po duhet me ik
    "Fikė se fikė bile me muzikė"

  4. #264
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Angeldust:
    Une jam Kosovar, Prishtinali, me floke perpjete sikur gjembac. Jam shume simpatik sa qe kur e shikoj veten ne pasqyre, dashurohem menjehere. Love at first sight.

    Me sa duket ti nuk ke ra ne dore te ndonje prishtinalije se nuk kish folur kaq negativisht per ne. Na jemi djeme Cara(krala, mbreta). Jemi frajera e gjyse, apo sic po i quajshin tash ne Prishitne, ne jemi Kullera.

    A eshte ashtu StateCraft? E di se eshte, ske nevoje te me pergjigjesh.

    Angeldust, wipe ur dust off ur wings and see the reality.

    Hajt Shnet
    tuki i ulipanes
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  5. #265
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Dita,

    besom se ajo qe e pe me lart eshte pak, teper pak nese krahasohet me ate qe e ndiej thelle ne zemren time. Sepse, atje shtjellohen ndienjat me te verteta te miat, qofshin ato dahuri, urretje, kenaqesi, pikellim etj.

    Kjo e paraqet vetem reagimin e nje gjenerate te ciles iu mohua e drejta e vete-quajtjes shqiptar. Per ate ta dish e dashur, Une jam shtetas i Kosoves dhe gjithe do jem!

    Rrofte Skenderbeu, rrofte Kadareja, por rrofte edhe Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Shkreli, Ali Podrimja, e shume e shume te tjere...

    E me se shumti, rrofshim te gjithe ne; kudo qe jemi, ckado qe jemi. Shqiptaret i dua shume, por me shume e dua te drejten e mendimit te lire e te shendoshe. E kjo me thote : Cdo gje eshte politike...


    StarCraft.

    P.S. Nese eshte e nevojes te dihet, jam i lindur ne Prishtine. Pranine e Shqiperise e kam ndier vetem neper librat e Historise, dhe neper festimet (e fshehura) te 28 Nentorit, e ndonjehere neper titujt e lajmeve te agjencioneve nderkombetare. Per te keq, kuptohet. Une nuk do e mohoj nje gje qe se kam pasur kurre. Une Shqiperine nene se kam pasur kurre, per ate as qe kam arsye te them se do ta kem. Eshte zgjidhje personale.

  6. #266
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Nuk kuptoj pse thua "rrofte Kadareja"Ai ka shkruar nje thes me vepra e nuk ka permendur as edhe nje here fjalen Kosove
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  7. #267
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Per Kosoven e Shqiperine

    1) S'ka taksa per te gjithe qytetaret e Dardanise, per hyrjen ne Shqiperi.
    2) Ne ndertim e siper aksi rrugor Tirane - Dardani (Kosove)
    3) Hyrje pa viza
    4) Tregeti e lire

    Ne disa gjera do ti drejtohesha Starcraft ne se me kupton, e para e mbi te gjitha ler jasht politiken, ler jasht shkrimtaret e gazetaret, por populli shqiptar eshte dukur ne mitingje, ne kohen e luftes ne kosove se si i hapi dyert per mijera kosovar sidomos Kukesi nje nga qytetet me me pak shtepi se si mijera shqiptar hyne neper vatrat e shqiptareve dhe ndanin buken si 100 vjet me pare.

    Ne se ti je kundra bashkimit, atehere pse merr pjes ne kete forum ne se nuk te pelqen ateher kjo sdo te thot ti dalesh kundra cdo personi qe e ndihen veten patriot ne zemer

    Diku lexova qe ti se ke njohur asnjehere shqiperin se ke ndier ate afer apo ste eshte dukur afer. Dmth se njeh kur se njeh nje vend si mund te flasesh per te???

    A e di ti qe ne vitin 1942 kur gjermani largohej nga teritoret shqiptare ne Dardani (kosove) partizanet i kan ndjekur kemb pas kembe gjermanet, dhe kane cliruar edhe Kosoven!!! Qe qindra nacionalista kane ngelur te vrare...

    Historia e Shqiperise ka qene e deformuar per vite, Shqiperia ka qene e izoluar.

    Por do ta mbyllja vetem me kaq a ka qene ndonjehere afer kosoves politika shqiptare jo. A ka qene populli shqiptar ndonjehere afer kosoves, do te thoja gjithmon.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  8. #268
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Une nuk e di, por me duket sikur me kini nxjerre sikur nuk i pelqekam kosovaret, pasi patem nje debat te nxehur ketu. Une kosovaret i kam qejf, edhe shume biles, kam shoqeri me disa prej tyre... Edhe rrep kosovar degjoj dhe me pelqen, dhe them qe kosovaret jane me te mire ne rrep se shqiptaret e tjere, kurse te Shqiperise jane me te mire ne tekno.

    Gjithashtu s'kam perse te shkund krahet, se me veten time dhe te tjeret e di qe jam ne rregull. Ne kete forum une shpreh bindjet e mia personale dhe s'besoj se mund te ma ndaloje njeri kete gje.

    Sa per faktin qe them se kosovaret jane patriote sepse vete gjendja e tyre nen kercenim territorial per kaq dekada me rradhe e ka mbajtur shpirtin e tyre te tille, une me kete deklarate pohoj qe ata jane me patriote se shqiptaret e Shqiperise. Por patriotizmi s'eshte i shkrojtur ne gene qe kur lind, ai zhvillohet nga situatat ne te cilat e gjen veten. C'ka kam bere une kur kam bere nje deklarate te tille, eshte vetem nje analize e arsyeve se pse kosovaret jane me patriotike se shqiptaret e Shqiperise, dhe pse keta te fundit nuk jane aq sa duhet. Pra ne vetvete une e kam pohuar se kosovaret jane patriotike dhe kete s'e luan topi.

    Taulant-Dardani, goxha reklame po i ben vetes... Me vjen keq qe te ka ndodhur ashtu me ate te pizerise, por une s'kam c'bej se ka injorante ne kete bote.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #269
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    S'besoj qe Gjegj Fishta eshte shpallur disident se ka shkruajtur ne dialektin geg, por sepse ka qene prift katolik, dhe shume prej tyre u persekutuan nga komunistat. Megjithate, une e kam studiuar Fishten ne shkolle, (me tekstet e rinovuara te kohes te Saliut), dhe me pelqen shume, bile poeti shqiptar im i preferuar eshte Migjeni, geg... Babai im eshte rritur ne Shkoder dhe flet gegnishte te kulluar po te doje... Une s'kam gje kunder gegnishtes, se s'kam luajtur nga mendte akoma, vetem jam per nje gjuhe te standardizuar me te cilen te edukohen gjithe shqiptaret ne te gjitha trojet ku jetojne. Se cila do te jete kjo gjuhe, le ta zgjidhin ekspertet dhe te bihen dakord ne menyre qe te lejojne edhe toskerishten, edhe gegerishten, te shprehen bukur ne shqip te standardizuar. Por ama une s'kam si hesht kur Mitrovica thote e folura e Shqiperise eshte pa karakter... ashtu si Taulant-Dardani nuk heshti kur i thane ate qe i thane... me vjen keq.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #270
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    The Dardha,

    Eshte interesant se si njerezit e paraqesin dashurine e tyre mes mitingjeve dhe fjaleimeve. Po ne ato mitingje eshte perkdhelur edhe ideja e Shqiperise si Nene e vetme. Une nuk e pranoj.

    Gjer ne vdekje nuk do e pranoj.

    E sa per Kukesin, ta dish se edhe ana tjeter - pra ajo qe gjindet sot ne Maqedoni ka bere shume me shume se Kukesi e gjithe Shqiperia. Atje se paku nuk ka pasur banesa me qira, nuk jane vjredhur vajzat e reja dhe prona, e aq me shume nuk jane shitur (!!!) armet me te cilat clirohej atdheu. Nese nuk e di ta tregoj une ty cmimin :nje granate dore = 2DM, nje Kallashnikov = 10DM. etj etj.

    Kjo e tregon mentalitetin e semure te disave. Mua s'me prish fort pune.

    S'kam qene kurre ne Shqiperi, por me shqiptar te atij shteti kam pasur kontakt. Disa mendonin se jam sllav, femija e disave me thoshin 'torollak" e disa te tjere "fol shqip, se une s'te kuptoj". Pse une Frengjisht flisja?!

    Disa madje me thoshin "Ju jeni gjysme te sllavizuar, gjysme te turqizuar. Ju nuk jeni shqiptar. Ju duhet te pastroheni." E une mirfilli e dija per cka eshte puna miku im i rastesishem. Ne nje mbreteri , s'ka vend per dy mbreter. Ose sic thote nje fjale e vjeter Kosovare "Dy atllar, ne nje mullar nuk shkojne".

    Tash dije se cka dua te them. Mua nuk me duhet te shkoj atje e ta di se cka mendon populli shqiptar. Une ate shume mire e shoh nga perfaqesuesit e tyre, grekofili Nano & Co. Dhe gabim e ke, asnje rruge Tirane-Prishtine nuk po ndertohet, keto jane vetem apoteoza dhe enderra.

    Sot historia e bashkimit kombetar duhet ti lidhet bishtit se nje maceje.

    StarCraft.

Faqja 27 prej 49 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •