Close
Faqja 24 prej 49 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 488
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e R[]NI
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Italia
    Postime
    2

    Per ata qe nuk dine...

    Nuk mund te besh nje pyetje te tille, duke pretenduar pergjigje te sakta, pa bere te qarte ne fillim cfare qellimi praktik ka kjo shoqate, si punon, nga kush perbehet dhe cfare synimi ka!

    Duke qene qe ēeshtjen ēame e njoh, sepse jam nga jugu, ju keshilloj te jepni me shume informacio perpara se te beni pyetje kaq serioze dhe te kerkoni pergjigje qe sigurisht nuk duhet te jepen kot, sigurisht nqse kjo pyetje nuk eshte thjesht sa per te kaluar kohen!

    Me respekt

  2. #232
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Keni absolutisht te drejte!

    Une ne fakt pyetjen e kam bere pak "provokative" per vete faktin se nuk ke ku te gjesh asnje informacion per shoqaten Cameria.

    Dhe une nuk di me shume sesa disa artikuj gazetash.

    Une me kete pyetje ne fakt desha t“ju kujtoj kete fakt:

    Ne flasim shume per Bashkimin , por kur vjen puna per te bere mbesim ne klase.

    Megjithate kjo pyetje mund te kuptohet dhe keshtu:

    Po une jam i gatshem, qe megjithese nuk jam CAM ne kuptimin real, te behem anetar i kesaj shoqate ne kuptimin ti ndihmoj asaj dhe pa e ditur programin, vetem duke e marre me mend se cfare mund te jete.

    Ju falenderoj per mendimet kritike,

    Anton

    PS

    nuk do te ishte mire ti ndihmonim asaj shoqate te kishte faqen e saj ne internet ne disa gjuhe?

    kush ka kontakt me te?

    Jam absolutisht dakort qe te merremi me projekte sa me te thjeshta, te arritshme, konkrete!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #233
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Keni absolutisht te drejte!

    Une ne fakt pyetjen e kam bere pak "provokative" per vete faktin se nuk ke ku te gjesh asnje informacion per shoqaten Cameria.

    Dhe une nuk di me shume sesa disa informacione te mbledhura pak a shume rastesisht te cilat i kemi permbledhur ne kete faqe:

    http://www.edsh.org/cameria.html

    Une me kete pyetje ne fakt desha t“ju kujtoj kete fakt:

    Ne flasim shume per Bashkimin , por kur vjen puna per te bere mbesim ne klase.

    Megjithate kjo pyetje mund te kuptohet dhe keshtu:

    Po une jam i gatshem, qe megjithese nuk jam CAM ne kuptimin real, te behem anetar i kesaj shoqate ne kuptimin ti ndihmoj asaj dhe pa e ditur programin, vetem duke e marre me mend se cfare mund te jete.

    Ju falenderoj per mendimet kritike,

    Anton

    PS

    nuk do te ishte mire ti ndihmonim asaj shoqate te kishte faqen e saj ne internet ne disa gjuhe?

    kush ka kontakt me te?

    Jam absolutisht dakort qe te merremi me projekte sa me te thjeshta, te arritshme, konkrete!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #234
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    ME BERI PERSHTYPJE SHUME

    NE LIDHJE ME CESHTJEN TONE KOMBETARE:

    Ceshtja shqiptare me gjithe specifikat e saj "ndonese ne forme te shkrurtuar " e gjeta te permbledhur ne nje leter derguar Sekretarit Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Bashkimit Evropian Z .Javier Solana nga dy politikane te nderuar shqiptare edhe mendova qe ta vendosja ne seksionin e Ceshtjes Kombetare

    Leter per Solanen !

    nga politikanet shqiptare.... Eqerem Mete, Petrit Kasemi


    Shkėlqesisė sė tij Z. Javier Solana
    Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Bashkimit Evropian
    Pėrfaqėsues i Lartė pėr Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurimit
    Bruksel

    I nderuar Shkėlqesi,

    Ngjarjet e fundit nė Ballkan, konkretisht nė Republikėn ish Jugosllave tė Maqedonisė (RIJM), qė po ndiqen me shqetėsim jo vetėm nga opinioni shqiptar, na imponojnė ne, dy ish diplomatėve shqiptarė qė kemi punuar me ēėshtjet ballkanike, t`Ju drejtohemi Juve, duke shprehur pikėpamjen tonė rreth krizės e gjendjes se shqiptarėve nė Ballkan.

    Kemi bindjen se ngjarjet e tanishme nė Ballkan janė produkt i politikave tė ndjekura deri sot nga Evropa ndaj ēėshtjes shqiptare, qė ėshtė thelbi i problemit ballkanik. Eshtė gjithashtu pėrshtypja jonė se nė projektet pėr ardhmėrinė e Ballkanit pėr fat tė keq shqiptarėt janė paragjykuar pėrsėri e konceptuar si pjesė pėrbėrėse dhe mbushėse e shteteve tė tjerė ballkanikė. Pėr kėtė arsye, vendimmarrėsit evropianė sot kanė mbajtur qendrim tejet kritik dhe i shikojnė shtrėmbėr pėrpjekjet e shqiptarėve pėr barazi dhe liri. Pėr pasojė, ata etiketohen me emėrtime tė ndryshme qė nuk i shėrbejnė zgjidhjes reale tė ēėshtjes, duke i detyruar tė reagojnė nė mėnyrė radikale dhe pastaj duke i quajtur elementė turbullues tė Ballkanit.
    Pėr afro 80 vjet Kosova u la nėn administrimin e Serbisė, e cila dėshmoi se ishte kundėr zhvillimit dhe prosperitetit tė shqiptarėve. Politika e saj dritėshkurtėr nga pozitat e nacionalizmit agresiv ēoi nė ngjarjet nė tė cilat ju Shkėlqesi luajtėt rol konstruktiv dhe tė pėrgėzueshem.

    Shqiptarėt kanė provuar pothuajse tė njėjtėn situatė nė Republikėn ish Jugosllave tė Maqedonisė, megjithėse ata e pranuan shtetin maqedon si tė tyren me shpresė se fati i tyre do tė pėrmirėsohej. Gjatė ekzistencės sė shtetit maqedon, shqiptarėt kanė dhėnė prova se kanė qenė faktor kyē pėr stabilitetin e tij. Qėndrimi i tyre si dhe i shtetit shqiptar kanė qenė nė kundėrshtim me qėndrimin e fqinjėve tė tjerė ndaj kėtij vendi. Edhe sot, sipas deklaratave tė tyre tė qarta, tė ashtuquajturit radikalė dhe terroristė, si edhe tė moderuarit duan qė shqiptarėt tė jenė tė barabartė me pjesėn tjetėr tė popullsisė; ata nuk synojnė ta shpėrbėjnė shtetin maqedon. Konflikti i tanishėm nuk ėshtė luftė civile nė gjirin e shqiptarėve apo midis shqioptarėve dhe maqedonėve. Ai ėshtė luftė e armatosur dhe njėkohėsisht politike midis kryengritėsve dhe subjekteve politike shqiptare nga njėra anė dhe qeverisė maqedone nga ana tjetėr.

    Sot u kėrkohet shqiptarėve qė nė rrugė paqėsore e me mjete politike tė pėrpiqen tė realizojnė tė drejtat e tyre megjithėse dihet botėrisht se ata kanė mė se 10 vjet qė po bėjnė tė njėjtėn gjė por pa sukses. Numri i tyre real falsifikohet pėr t’i mbajtur tė nėnshtruar, ndėrsa qarqet zyrtare evropiane pranojnė ēka shpall me tė madhe qeveria maqedone si tė vėrtetė. Shqiptarėt kėrkojnė tė ruajne vlerat e tyre kulturore, nė fakt u imponohet gjuha sllave. Kanė kėrkuar njė unversitet qė tė financohet nga shteti kurse qeveria dhe, pėr tė ardhur keq, edhe Evropa u imponojnė njė universitet privat. Qėndrimet anti-shqiptare tė qeverive maqedone kanė penetruar edhe nė radhėt e njerėzve tė thjeshtė. Popullsia e indoktrinuar maqedone, duke pasur edhe inkurajim indirekt zyrtar, del nė rrugė pėr tė protestuar kundėr shkollimit tė shqiptarėve nė gjuhen shqipe, akt i paprecedent ky racizmi nė historinė bashkėkohėse. Shqiptarėt duan tė kenė tė drejta tė barabarta me maqedonėt. Ata duan qė vendi tė deklarohet shtet i dy popujve shtetformues meqė pėrbėjnė rreth 40 pėrqind tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė sė vendit. Edhe Komisioni Parlamentar Maqedon pėr Marrėdhėnie me Jashtė e pranon gjendjen e vajtueshme tė shqiptarėve nė RIJM. Sipas raportit qė Komisioni shpalli nė maj 2000, fuqia punėtore nė kėtė shtet ėshtė 84.5% maqedone dhe 9.4% shqiptare, kurse nė polici dhe ushtri shqiptarėt pėrbėjnė 3.1% tė nėpunėsve, ndėrsa maqedonėt 93.9%. Nė universitetet e Shkupit (Skopje) dhe tė Manastirit (Bitola), shqiptarėt pėrbėjnė 1.5-2% tė tė gjithė studentėve.

    Nuk ėshtė e drejtė tė anashkalohen dobėsitė kushtetuese tė ketij shteti apo madje tė reklamohen ato si arritje demokratike. Kushtetuta e re maqedone nuk realizoi ēka shpresonin shqiptarėt. Kushtetuta e regjimit tė mėparshėm komunist ishte njė hap para saj pėr sa i pėrket pėrkufizimit tė RIJM. Ajo e pėrcaktonte republikėn si shtet i maqedonėve, shqiptarėve dhe pakicave tė tjera kombėtare, kurse preambula e kushtetutės sė sotme e pėrcakton RIJM si shtet tė maqedonėve, duke interpretuar nė mėnyrė spekulative termin "maqedon" sikur ai u referohet maqedonėve dhe shqiptarėve sė bashku dhe pakicave kombėtare. Nuk mund tė ketė shtetas tė barabartė nė njė vend ku njė pjesė e popullsisė diskriminohet nė institucionet politike, organet shtetėrore, nė organet lokale tė qeverisjes, nė shkencė, kulturė dhe media. Mohimi i tė drejtave bazė i bėn shqiptarėt tė lenė vendin, qė flet pėr njė farė spastrimi etnik megjithėse askush nuk e ka quajtur tė tillė, i kryer nė mėnyrė shume tė rafinuar. Kjo praktikė tė kujton fushatat greke dhe serbe tė spastrimit etnik tė shqiptarėve. Koalicionet qė krijohen me parti shqiptare, marifet pėr tė mbuluar kėtė realitet, nuk mund tė kompensojnė mungesat kushtetuese pėr sa u pėrket tė drejtave tė popullsisė shqiptare. Anėtarėt shqiptarė tė kabinetit qeveritar nuk luajnė ndonjė rol dhe mendimi i tyre injorohet. Ngjarjet e fundit e provuan mė sė miri kėtė fakt.

    RIJM, qė u krijua thjesht si entitet artificial politik, mbart dobėsi inherente. Pra, nuk janė fajtorė shqiptarėt qė kjo krijesė nuk ėshtė e qėndrueshme. Pėr ekzistencėn e saj ajo u detyrohet faktorit ndėrkombėtar, qėndrimit tė shqiptarėve dhe koniunkturave rajonale.

    Pse ky vesh i shurdhėr ndaj shqiptarėve nga pushtetmbajtėsit e vendeve ku ata jetojnė dhe nga fuqitė evropiane? A nuk kanė mbi 80 vjet dhe sidomos kėto 50 vitet e fundit shqiptarėt e camėrisė, krahinė shqiptare nė veri-perėndim tė shtetit tė sotėm grek, qė kėrkojnė tė drejtat e tyre legjitime dhe askush nuk i pėrfill? Ju mund tė mos keni dėgjuar pėr njė problem tė tillė shqiptar nė Greqi. eshtė mėse e natyrshme sepse nė Evropė arrin vetėm zėri i Greqisė. Greqia kreu gjenocid, spastrim tė pėrgjakshėm etnik tė shqiptarėve, nė prag tė mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Rreth 150 mijė njerėz kėrkojnė tė kthehen nė vatrat e tyre nė Greqi. Ata kėrkojnė tė drejtat e tyre sipas ligjit ndėrkombėtar.

    Cila ėshtė zgjidhja qė Evropa u ofron kėtyre njerėzve qė vuajnė dhe qė shteti grek i ka poshtėruar duke i quajtur "kolaboracionistė dhe kriminelė? Ata nuk mund tė shohin shtėpitė e tyre edhe si turistė sepse shteti grek "demokratik," anėtar i Bashkimit Evropian, nuk i lejon tė futen nė Greqi. Mos vallė heshtja pėr kėrkesat e tyre tė drejta u imponon atyre radikalizimin si rrugėdalje? Nė qoftė se ndonjė ditė kėta njerėz tė mjeruar, tė poshtėruar dhe tė ofenduar, kėto qėnie njerėzore qė injorohen dhe janė braktisur nė fatin e tyre tragjik nga komuniteti ndėrkombėtar, ngrihen pėr tė fituar tė drejtat e tyre dhe luftojnė si pjesėtarė tė UCC-sė [Ushtria Clirimtare e Camėrisė] kundėr njė anėtareje tė BE-sė dhe NATO-s, cilat do tė ishin epitetet qė do t’u ngjiste atyre komuniteti ndėrkombėtar? Sigurisht, termat pėr t’i cilėsuar ata do tė ishin po aq denigruese sa edhe ato qė pėrdoren pėr shqiptarėt nė Kosovėn Lindore dhe nė Republikėn ish-Jugosllave tė Maqedonisė. Cka na shqetėson janė pasojat e kėtij qėndrimi dhe neglizhenca ndaj ēėshtjes, megjithėse na duket e pabesueshme se Evropa e sotme, qė nuk ėshtė mė Evropa e sė kaluarės, qė i shpėrndau shqiptarėt nė Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mal tė Zi, do tė bėjė sehir duke pritur qė gota tė mbushet e tė derdhet.

    Pse heshtet pėr kapriēiot nacionaliste greke apo pėr mohimin qė ajo i bėn ekzistencės sė pakicave kombėtare, pėr tolerancėn e autoriteteve greke ndaj terrorizmit apo pėr ēėshtje tė tjera tė brendshme nė Greqi? Pse i duron Evropa demokratike leksionet greke pėr demokracinė dhe zgjidhjen paqėsore tė krizave? Trajtimi grek i pakicės kombėtare turke, mohimi i pranisė sė popullsisė sė lashtė shqiptare dhe i popullsisė maqedone atje janė prova tė qarta se si Greqia i ka zgjidhur problemet e saj tė brendshme.Cuditėrisht, Evropa nuk i sheh fakte tė tillė, tė qartė dhe tė thjeshtė, qė kanė tė bėjnė me njė nga anėtaret e saj.

    Rruga qė u kėrkohet shqiptarėve tė ndjekin dėshmon se realizimi i tė drejtave tė tyre ėshtė shtyrė nė kalendat greke. Ata sot nė Ballkan gjenden nė mes tė korrenteve tė vjetra evro-ballkanike, qė veprojnė me gjithė forcat kundėr tyre. Pothuajse asgjė nuk ka ndryshuar nė qėndrimin e tė tjerėve ndaj shqiptarėve.

    Eshtė pėr tė ardhur keq qė diplomacia ruse ende lejohet tė pėrzihet nė punėt e Ballkanit ndėrkohė qė organizmat euro-atlantike politike dhe ushtarake mund tė pėrballojnė dhe zgjidhin krizat jo vetėm ne Ballkan. Si mund tė pajtohet Evropa dhe bota tjetėr e qytetėruar me deklaratat raciste dhe diskriminuese ndaj njė populli tė tėrė tė ministrit tė Jashtėm rus? Sipas tij, "kudo ku shqiptarėt janė shumicė lulėzon ekstremizmi dhe krimi i organizuar." Sipas pikėpamjes sė tij, shqiptarėt tė rinė atje ku janė siē kanė qenė deri sot, tė ndarė, tė copėtuar, tė dobėt e pa tė drejta nė shtetet sllave sepse vetėm kėshtu forcohet ndikimi rus nė Ballkan. Njė element i fortė shqiptar i thotė Ndal fundamentalizmit fetar orodoks, si dhe racizmit e ndikimit mbytės sllavist, qė ka krijuar aq probleme dhe u ka shkaktuar aq tragjedi popujve tė rajonit tonė dhe qytetėrimit nė pėrgjithėsi.

    Shkėlqesi,

    Kur shikon lajmet nė ekranet televizive kushdo mund tė konstatojė se pėrtej kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė gjenden territore tė banuara nga shqiptarė. Cili popull ndodhet nė tė njėjtėn situatė si shqiptarėt nė Ballkan? Fqinjėt e shqiptarėve janė shqiptarė, njerėz qė flasin tė njėjtėn gjuhė dhe kanė tė njėjtėn kulturė dhe gjak. Tė ndarė, trojet ku ata jetojnė janė Shqipėria autentike. Tė bashkuar, kėto troje nuk do tė pėrbėnin Shqipėrinė e Madhe sepse brenda kufijve tė saj nuk do tė kishte territore qė u pėrkasin popujve tė tjerė. Megjithatė, orientimi proevropian i shqiptarėve ėshtė mėse i qartė. Synimi i tyre pėr t’u futur nė Evropė hedh poshtė tezėn sllave se ata janė nacionalistė ekstremistė. Lufta e armatosur dhe politike e shqiptarėve drejtohet kundėr nacionalizmit agresiv sllav, qe gjakosi kaq shumė njerėz nė Ballkan gjatė dhjetė viteve tė fundit. Deklaratat pėr shqiptarė tė moderuar dhe ekstrmistė kanė si qėllim tė errėsojnė kėtė orientim tė shqiptarėve; ato nuk flasin pėr qėndrim serioz. Ato e keqėsojnė situatėn dhe fshehin tė vėrtetėn, atė qė shqiptarėt kanė kėrkuar dhe kėrkojnė, hapėsirė demokratike ku tė gėzojnė tė drejta legjitime si komb nė familjen evropiane. Ata nuk duan tė margjinalizohen si deri sot.

    Shkėlqesi, na lejoni tė bėjmė disa sugjerime pėr krizėn nė Republikėn ish-Jugosllave tė Maqedonisė:

    Eshtė e nevojshme tė merren masa urgjente preventivuese ndaj influencave dhe ndėrhyrjeve ruse, serbe, bullgare dhe greke, qė mund tė bėhen shkak pėr konflikt mė tė gjerė. Ato nuk mund tė jutifikohen mbasi shteti maqedon nuk rrezikohet nga jashtė. Konflikti ėshtė i brendshėm.
    Ndjehet gjithmonė e mė shumė nevoja pėr njė angazhim mė tė madh tė Bashkimit Evropian. Ngjarjet treguan se gjendja nuk do tė kishte arritur nė kėtė pikė nė qoftė se do tė ishin marrė masa parandaluese dhe t’u ishte bėrė presion nė kohėn e duhur qeverive maqedone nė mėnyrė qė ato tė trajtonin seriozisht shqetėsimet e shqiptarėve, shkaku i situatės qė po jetojmė aktualisht. Forcat e NATO-s nė kufi dhe ushtria maqedone, e cila po mundohet tė shtypė njė lėvizje me bazė brenda vendit, po merren vetėm me pasojat. Janė humbur rreth dhjetė vjet duke zbukuruar regjimin hibrid maqedon.
    Kriza duhet tė zgjidhet me dialog dypalėsh, shqiptaro-maqedon, nėn kujdesin tuaj pa i ndarė shqiptarėt nė pjesė tė moderuar e ekstremistė. Shqiptarėt janė kundėr bisedimeve sa pėr sy e faqe. Pėr tė pasur sukses, ato duhet tė organizohen seriozisht. Ato nuk duhet tė pėrdoren si perde tymi pėr tė mashtruar shqiptarėt dhe bashkėsinė ndėrkombėtare. I ashtuquajturi reagim i popullsisė maqedonėve ėshtė pretekst i maskuar keq.
    Sipas shembullit tė raportit tė OKB-sė, pėrpiluar nga juristė tė njohur, pėr ēėshtjen e Kosovės, tė cilėt konkludojnė se Kosovės i takon pavarėsia dhe tė qėnit shtet nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare, BE dhe organizma tė tjera tė bėjnė diagnostikimin e ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi, nė Kosovė, nė Kosovėn Lindore, Maqedoni, nė Mal tė Zi, dhe Greqi dhe tė parashtrojnė zgjidhjet e duhura, tė cilat qeveritė e vendeve pėrkatėse e kanė pėr detyrė t’i zbatojnė. Nė qoftė se kemi nxjerrė mėsime nga historia, fshehja e problemeve dhe favorizimi i njė pale kundėr njė tjetre ēojnė nė radikalizėm dhe nė dhunė, qė askush nuk e dėshiron.

    Duke pėrfituar nga rasti, na lejoni Shkėlqesi tė shprehim konsideratėn tonė mė tė lartė pėr Ju personalisht dhe organizmin qė ju pėrfaqėsoni.

    Sinqerisht,

    Eqerem Mete (ish Drejtor i Drejtorisė pėr Ballkanin dhe Lindjen e Mesme nė MPJ tė Shqipėrisė nė vitet 1992-1996)
    Boston, MA, SHBA

    Petrit Kasemi (ish diplomat nė Drejtorinė e Ballkanit dhe tė Lindjes sė Mesme nė MPJ tė Shqipėrisė nė vitet 1992-1996)
    Graz, Austri

    P.S. Eshte nje artikull ne arkivat e kombit keto gjera per mendimin tim sduhen anash kaluar, duhet te mesojme te ndjekim nje politike kombetare per te ecur perpara.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen Bashkimi Kombėtar?

    Tė nderuar miq, ju anėtarė tė Forumit Shqiptar,

    A do tė kishit mundur tė mė tregoni opinionin tuaj lidhur me gjendjen e ēamėve nė trojet e tyre tė administruara nga Greqia?

    Anton i nderuar, edhe unė jam i gatshėm tė anėtarėsohem nė Shoqatėn "Ēamėria", pa asnjė hezitim, edhe pse nuk di asgjė mbi programin e saj. Por, mendoj se ne jemi ata qė e pėrpilojmė kėtė program.

    Kam edhe njė pyetje, qė ndoshta ka pak karakterin personal.
    A mendoni se nė Shqipėri duhen zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare?

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  6. #236
    Mistrec_Berati Maska e BUJAR
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Detroit Mi
    Postime
    54

    Re: ANTON!

    Bashkimi kombetar do te vije nga ne brezi i ri dhe nga askush tjeter.

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen Bashkimi Kombėtar

    Po pra.
    Nga brezi i ri, me mentalitet plotėsisht tė pastėr nga idetė komuniste e socialiste.

    Ju kisha prpozuar kthehuni ca faqe prapa dhe pėrkujtoni tėrė atė debat qė ėshtė zhvilluar, dhe tani ėshtė ndalur pothuajse ėshtė arritur Bashkimi Kombėtar.

    Ju lutem. Ku mbetėt?
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  8. #238
    Mistrec_Berati Maska e BUJAR
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Detroit Mi
    Postime
    54
    Rinia e paster pa mentaalitete komunist dhe ide bolshevike si ato te Nonos dhe ilir metes eshte e vetmja qe do te realizij bashkimin kombetar.Sa per largimin te me falesh po kame qene me pushime dhe nuk kame pasur mundesi ta perdor komjuterin.
    Like Sand Through the huors Glass so Are the Days of Our Life

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    URIME NXANSVE TE HASIT !

    gsh
    --------
    Nga Hasi 20 nxėnės nė shkollėn e Gjakovės


    --------------------------------------------------------------------------------

    HAS

    20 nxėnės tė fshatit Dobrunė, nė rrethin e Hasit, kanė nisur vitin e ri shkollor nė fshatin Goden, tė komunės sė Gjakovės (Kosovė). Drejtues tė policisė kufitare tė kėtij rrethi, pasi kanė vėrejtur se ditėt e fundit fėmijė tė kėtij fshati kalonin ēdo ditė ilegalisht kufirin pėr tė vijuar mėsimet nė fshatin Goden tė komunės sė Gjakovės, rreth 2 kilometėr larg kėtij fshati, kanė informuar pėr kėtė fenomen tė ri. Bėhet e ditur se fėmijėt e moshės 10-14 vjeē, tė shoqėruar edhe nga prindėrit e tyre, janė pritur me ngrohtėsi nga trupa mėsimore e shkollės sė Godenit, banorėt dhe bashkėmoshatarėt e fshatit. Ndėrkohė drejtues tė policisė kufitare tė rrethit tė Hasit kanė marrė kontakt me drejtues tė drejtorisė arsimore tė kėtij rrethi, duke u kėrkuar atyre, informimin e strukturave shtetėrore pėr situatėn e krijuar, pasi kalimi i kėtyre fėmijėve nė fshatin Goden konsiderohet ilegal, ndonėse deri tani ky kalim nuk ėshtė penguar as nga strukturat e policisė sė UNMIK-ut.

    ------------
    Shume bukur!

    Me unmikun merresh vesh..
    Po te ishin Serbet ne kufi i kishin vrare keta nxenes te mrekullushem.
    RRofte Nato !

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Deli SMAKA


    BIJĖT E ARBĖRIT KANĖ MENDJE E ZEMĖR


    Qeshtja madhore e kombit tonė, bashkimi i trungut me degėt e tij, ka qenė, momentalisht ėshtė dhe do te mbetet njė ndėr problemet me madhore kombėtare.

    Lidhur me kėtė qeshtje madhore mbarkombėtare, bashkimin e trojeve shqipėtare nė njė, njė punė qė ka filluar qe moti, qė ėshtė rrahur dhe trajtuar thukt edhe nga Rilindasit tanė dhe shumė patriot, atdhetarė dhe poet tanė deri nė ditet e sotme.

    Nese ne vetėm pak ndalemi dhe shfletojme baticat dhe zbaticat historike tė popullit tonė nė kėta shekuj do te shohim se ky ėshtė njė realitet i hidhur pėr ne, por populli ynė kėtė edhe sot ėshtė duke e pėrjetuar nė lekurėn e tij :"Dyftyrėsin e tė fuqishmeve" vendosjen nė dam tė qeshtjės sonė madhore.

    Kėtė qeshtje mjaft bukur e pat trajtuar D.N.Mjeda duke thėnė:

    "Gege e toske , malsi , jallia
    jane njė komb mu da s`duron;
    fund e majė njė a Shqipnia
    e nji gjuhė t`gjithė na bashkon.


    Trungut i janė ndarė degėt, ka mbetur trungu i xhveshur. Bie pyetja: A mund tė zhvillohet trungu pa degė ose degėt pa trungun?
    Duhet kuptuar ēdo kush se kjo ėshtė historikisht dhe biologjikisht e pamundur, e kjo po shihet edhe sot nė realitet nė jetėn e pėrditshme.
    Por bie pyetja: Athua a ka shqiptaria mendje e zemer qė trungut tia bashkangjisė degėt e kėputura padrejtėsisht me shekuj?
    Une kujtoj se po.

    Sė pari ne duhet tė nxjerrim mėsim nga e kaluara. Secili nga ne duhet tė kontribuoj qė ne si popull dhe si komb tė ngritemi dhe tė qojmė qeshtjėn tonė madhore pėrpara , se kjo kohė ėshtė ndėr mė tė vėshtirat qė njė popull tė jetoj i ndarė nė trojet e veta etnike. Tani ėshtė koha qė ne si popull tė veprojmė e jo vetėm tė konstatojmė, qė trungut ti bashkangjitėn degėt. Konsiderojė se ėshtė koha qė nė interesat kombėtare, mu tani ti vėm mbi ato vetiake dhe partiake. Ėshtė koha qė me marrveshje kombėtare tė arrihet njė unitet gjithshqipėtar pėr tė bėrė veprime tė mėdha nė realizimin e synimeve shekullore, realizimin e ides sė Rilindasve pėr bashkimin e trojeve jetike shqipėtare.

    Ėshte koha qė e gjithė qenja kombėtare tė unifikohet dhe angazhohet nė ndėrtimin e ardhmerisė sė popullit e kombit. Ėshtė koha qė gjendja nė tė cilėn jemi si popull dhe komb tė ndryshojė nė tė mirė e jo tė merremi me vetvehtėn sepse kjo ėshtė njė logjikė e gabuar dhe njė shmangie nga rruga pėr realizimin e ėndrrės shekullore ēlirimit dhe bashkimit tė kombit tė sunduar, me trungun amė.

    Tė gjitha forcat politike shqipėtare nė atdhe dhe jashta tij duhet bashkuar rreth njė programi kombėtar pėr realizimin e kėtij ideali. Njė platformė tė tillė e kemi tė parashtruar nė programin e Komitetit Kombėtar pėr Ēlirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare. Konsiderojė se rreth kėtij programi ėshtė e nevojshme tė rreshtohen sė pari tė gjitha forcat politike mbarshqipėtare sepse mu tani ėshtė koha mėse e volitshme pėr realizimin nė jetė tė tij.

    Domosdoshmerinė e njė uniteti e shtrojnė skenarėt famkeqe qė pėr ēdo ditė pėrgatitėn dhe servohen nė kuzhinat e shkelsve tanė tė deri djeshėm dhe tė sotėm nė disa pjesė tė vendit tonė.

    Me ne janė luajtur lojėra tė shumta diplomatike qė me kohė. Diplomacia e tė fortėve duke parė se diplomacia shqipėtare nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė dhe lexojė skenarėt e pėrgatitura ka realizuar interesat e veta nė dam tė qeshtjės sonė kombėtare, nė dam tė popullit dhe qenjės sonė kombėtare, prandaj ėshtė koha qė ne si popull tė mėsojmė nga e kaluar e jonė e hidhurė, tė mėsojmė nga pėsimėt tona dhe jo nga pėsimėt e tė tjerėve.

    Me ne si popull janė luajtur skenare tė rrezikshme, stuhit ballkanike janė pėrplasur gjithėherė pėr ne edhe sot jemi prezent dhe dėshmitarė se edhe tani po luhen skenare tė tilla por edhe me tė rrezikshme nė dam tė interesave tona kombėtare nga tė mėdhenjėt.

    Ndasit tona , plasaritjet , sharjet dhe pėrēarjet tona, me dinakri i shfrytėzojnė kundėrshtarėt tanė. Kėto plasaritje e ēarje populli ynė gjithmonė i ka paguar shtrenjėt. Ne historia nuk na ka faj pse ajo pėrsėritet pėr ne. Ne po i pėrsėrisim tė njėtat gabime ēka ėshtė fatale dhe shumė rėndė pėr ne.

    Ėshtė koha qė tė shiqohet se athua ka pishtar qė qeshtjėn shqipėtare ta ngre pėrpara?
    E konsideroje se po ! Njė platformė e qartė KKĒMTSH-sė e cila synon unifikimin e faktorit shqipėtar nė vend e mė gjėrė konsiderojė se do tė jetė njė fanar pėr njė unitet dhe punė mė tė madhe nė kėtė drejtim.

    Vetėm tė kthehemi pakėz prapa dhe tė shohim se ēka kėshillon i madhi Naim lidhur me qeshtjėn kombėtare shqipėtarėt:

    Ne behi shokė me mua
    Ne mė doni si ju dua
    Njani tjetrin ne e doni
    Tq pa udhe mos punoni.
    O zemėr fluturake
    Qasju pak kėsaj flake
    Mbase krahėt ti pėrvėlon.

    Trualli i Arbėrit i coptuar kėshtu prej kohėsh, e si duket tani ka ardhur koha tė jetė njė, ti bashhkangjitėn trungut degėt e tij, qė ky trung tė thirrėt me njė emėr, me emrin qė e thėrriste i madhi Skėnderbe, me emrin e ėmbėl Arbėri.

    A ka kėnaqėsi mė tė madhe nė jetėn e shqipėtarit se njė ditė tė gjithė krerėt shqipėtar nga mbarė Arbėria ti shohėsh ulur nė njė sofėr, nė sofrėn shqiptare. A ka kėnaqėsi mė tė madhe pėr ne se nė kėtė sofėr shqipėtare tė bisedohet shtruar pėr ēeshtjėn madhore mbarshqiptare. A ka kėnaqėsi mė tė madhe pėr bijėt e Arbėrit kur ata shohin zhdukjen e ndasive dhe plasaritjet shqipėtare e ndėrtimin e shtetit tė Arbėrit nga tė gjithė sė bashku, pa dallim partie.

    E konsiderojė dhe e them me plotė arsye se me njė platformė ēfarė ka parashtruar KKĒMTSH-ja dhe unitetin mbarkombėtar do tė ndėrtojmė shtetin e pėrbashkėt shqipėtar.


    Rroftė Shqipėria e bashkuar!
    Rroftė populli shqiptar!


    Autori ėshtė intelektual, publicist dhe letrar i shquar i qeshtjės madhore: ēlirimit dhe bashkimit tė trojeve shqiptare.

    ---------------------------------------------------------
    ---------------------------------------

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 24 prej 49 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •