Close
Faqja 6 prej 49 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 488
  1. #51
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Tema eshte :

    Si vjen Bashkimi i yne?

    (tani sa per te verteten, ajo me te vertet nuk fshihet, por fyerjet e tua apo propoganda per enverin e atij tjetrit nuk kane vend ne kete forum. Ne rast se mendon se ti ke monopolin e te vertetes pune per ty)

    Dhe ky mesazh i imi do te fshihet mbas nje dite.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #52
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ide tjeter konkrete:

    Anuk do ti sherbente Bashkimit shpirteror qe ne nga diaspora te ndihmonim psh

    te gjitha universitetet shqiptare qe kishin faqet e tyre ne internet?

    Ku studentet nga do te dali elita e ardhme e Kombit te mund te komunikojne me njeri-tjetrin!!!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #53
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ide tjeter konkrete:

    A nuk do ti sherbente Bashkimit, puna e jone per te krijuar nje fond apo fondacion, une e pata quajtur "E Ardhmja" me te vetmin qellim :

    Te ndihmoje shkollat shqip ne trojet etnike

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 06-06-2002 mė 07:19
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen bashkimi Kombėtar?

    Sipas mendimit tim bashkimi Kombėtar do tė vinte sė pari me ndėrlidhje sa mė tė ngushtė ndėrmjet njerėzve, qytetarėve nė pėrgjithėsi, e gradualisht deri tek instancat mė tė larta shtetėrore e ndėrkombėtare.
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen bashkimi Kombėtar

    Sa i pėrket ideve konkrete kisha patur t'i them ca prej tyre tė cilat mendoj se do tė duhej tė ishin fillestaret.

    1. Sė pari nė shkolla fillore dhe tė mesme, tė ngritet vetėdija kombėtare dhe atdhedashuria, sikurse mund tė them se ndodh nė Shkollėn e Mesme tė Mjekėsisė "Dr. Ali Sokoli" nė Prishtinė, nga profesori i historisė.
    E dini pėrse e mora shembull shkollėn time?
    Sepse unė isha prej tyre qė fliste pėr Shqipėrinė si njė vend maskash e mafiozėsh, e kur e pėrfundova vitin e dytė tė shkollės sė mesme, vėrejta se si tėrėsisht kishte ndryshuar thelbėsisht mendimin dhe bindjen time pėr Shqipėrinė.Kjo ka ndoshur tek shumica e nxėnėsve qė ky profesor u ka ligjėruar, them tek shumica sepse disa prej tyre tė cilėt e fusnin veten nė rangun e coolerave apo tė qytetarėve modernė tė Prishtinės nuk kishte mundėsi tė ndryshohej bindja mbi Shqipėrinė dhe Shqipėtarėt.

    Pėr mua kjo do tė ishte nisma e parė, pra nė qė nė fillet jetės sė fėmijėve, e duke vazhduar deri tek arsimimi mė i lartė (natyrisht varėsisht nga drejtimi).

    dhe

    2. Sė dyti do tė kisha thėnė semediat luajnė njė rol tė madh

    Si p.sh. emisioni special qė ishte nė Radio Televizionin e Kosovės pėr nder tė festės sė 28 Nėntorit ku gjatė gjithė ditės pandėrprerė kishte emision tė drejtėpėrdrejtė nga mbarė Kosova.
    E sidomos mbi shtatoren e Skėnderbeut qė pritej tė mbėrrinte e tė zinte vendin e pėrgatitur enkas pėr tė nė sheshin Skenderbeu.
    Ky televizion shfaqi edhe njė dokumentar pėr jetėn e tė madhit Ismail Qemailit ku shumė tė panjohura, po flas pėr vete, shumė risi kam mėsuar, pėr tė cilat nuk kam patur as ndonjė njohuri tė vetme, mendoj kam ditur legjenda e tė vėrtetėn mbi ngritjen e flamurit Kombėtar, etj. por ca tė tjera shėtitjet e tij nėpėr Rumani e vende tė tjera nuk kam ditur as gjė prej gjėje.

    Nėse do t'i kishit shtuar diēka kėsaj liste mos nurroni ta bėni.
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Letėr BASHKĖFORUMASVE

    FRIKA apo PENGU,…DĖSHIRA apo ANDRRA,…MUNDĖSIA dhe SITUATAT nė favor dhe nė disfavor tė mėnyrave ma tė mėnēura dhe ma tė zhdėrvjellta pėr tė arritur qėllimin dhe zgjidhjen e ENIGMĖS sė BASHKIMIT KOMBĖTARĖ.


    Tė gjithė BASHKĖFORUMASVE kudoqofshin ata!

    Jemi nė hall tė madh dhe nė hall tė vėrtetė! Asht traditė njerzore qė kur njė BASHKĖSI ka njė hall, tė mblidhen tė Urtėt e tė Dijtunit e asaj bashkėsie, pėr me i dhanė zgjidhje hallit!
    Nėse fjala peshon, nėse fjala del me vend duke rrahur mendimet dhe propozimet e sejcilit pjesmarrės, bahet kuvend dhe merret vendim! Vendimi qė del bahet Ligj. Ligja zbatohet kur ka njė organ qė e udhėheq, kur ka njė organ qė e ekzekuton, njė organ qė e kontrollon dhe njė organ qė mban pėrgjgjegjėsi pėr zbatimin e kėtij Ligji.
    Le t‘a shtjerrim lamshin e hallit tonė tė pėrbashkėt, duke dhanė gjithsejcili mendimin e vet, pa ofendue askend, pa u nxehur gjakrat dhe pa luajtur rrolin e tė dijtunit, tė urtit dhe tė „kryeplakut tė katundit“!
    Halli ynė pra asht: – Si vjen Bashkimi Kombėtar?!
    E thanė ma shqyp: - Si arrihet deri tek Bashkimi Kombėtar!?
    Nėse do tė kini sadopak durim qė tė lexoni kėto mendime tė mija PA PARAGJYKIME dhe pa KLASIFIKIME (fatkeqėsi qė rrjedh nga psiqika e dėmtuar e jona si frut i presionit qė ka ushtruar ndėr né komunizmi dhe internacionalizmi, duke nxitur egėrsisht LUFTĖN E KLASAVE nė tė gjitha ishvendet e Lindjes, e ma randė dhe ma keq deri nė krime monstruoze qė ngjanė pėr 50 vite si askund nė Shqipėri) besoj se do tė diskutonim fisnikėrisht me njėri tjetrin!
    Megjithatė po e provoj tė futem nė Odėn e Diskutimeve.
    Tė Urtėt e tė Diturit padyshim janė Elita Intelektuale e Kombit, tė cilėt janė zgjedhur nė bazė tė meritave dhe dobisė qė ata i kanė sjellė Kombit, Njerėzimit dhe Paqes – nė mėnyrė krijuese!
    Kush asht sipas jush AI qė do ndėrmerrte njė hap tė tillė pėr tė mbledhur tė Urtėt dhe tė Diturit e kombit tonė pėr tė diskutuar mbi kėtė krye-hall!?
    Akademitė dhe Akademikėt tanė, pėr vite me radhė kanė qenė TĖ FRIKSUAR dhe tė mbajtur PENG nga politika internacionaliste e regjimeve tė Beogradit – Shkupit – Titogradit – Moskės – Pekinit – Prishtinės dhe Tiranės!
    „Klima ishte e helmuar nė Ballkan, kur i krijuan kėto 2 akademi, ajo e Tiranės dhe ajo e Prishtinės, - deklaron i madhi Ismail Kadarč, me rastin e pranimit tė tij si Anėtar i Akademisė sė Kosovės(maj 2002),- bile nė vend qė tė merreshin me probleme akademike, janė marrė me vėrtetimin se pse populli shqiptar s‘duhet tė shpėrngulet, sepse ėshtė kėtu mė herėt, dhe tė dėshmonte se pse populli ynė nuk duhet tė vdesė(!)…“
    Nėse tė Urtėt dhe tė Diturit nuk mblidhen, pėrse humbasin kohė duke diskutuar nč tė tjerėt?
    Po vazhdoj mė tutje!
    Supozojmė se u gjet Thirrėsi! Pra u gjet AI qė kur t‘u ēojė fjalė tė Urtėve dhe tė Dijturve, ata do mblidhen!
    Ku do tė mblidhen?!
    Padyshim nė Prizren! Prizreni asht kryeqytet i Shqyptarėve! Nėse dikush asht kundra – ju garantoj qė kėtu merr cak dėshira antishqiptare e atij dikujt pėr mosbashkim!
    Kush do t‘a drejtoj mbledhjen e tė Urtėve dhe tė Dijturve!?
    Kėshilli Mbarėkombėtar i BASHKIMIT qė sipas meje duhet tė pėrbahet nga 1 pėrfaqsues pėr ēdo krahinė dhe assesi nga partitė politike duhet tė zgjedhė njė KRYESI!
    Kjo KRYESI duhet patjetėr tė pėrbahet nga Pėrfaqsuesit mė tė Nderuar tė Besimeve fetare Shqyptare!(patjetėr me personalitete shqyptare si rangu i Dom Lush Gjergjit, prof. Rexhep Boja, Babė Reshat Dedej, At Marku i Elbasanit, dhe jo Janullatosi apo te tjeret me origjinė nga vendet fqinj qė kanė varrosur AUTOQEFALINĖ – MĖVETĖSINĖ e Kishės Ortodokse Shqyptare!)
    Patjetėr duhet tė jetė njė Mbikqyrės qė nė rastin tonė duhet tė pėrbėhet nga USA, OKB-ja, dhe NATO! (le tė detyrohet dhe anėtari i ri Rusia tė ndikojė mbi vėllezėrit e vegjėl sllavė, qė tė mos bėzajnė)!
    Kush e detyron Rusinė!?
    Padyshim STATUSI i saj si anėtare e NATO-s!
    Mbledhja hapet nėn pėrkujdesjen e Mbikqyrėsit qė nė kėtė rast thamė se do tė jenė 3 personalitete: amerikani, ay i OKB-sė dhe i NATO-s.
    Do tė rilexohen 10 pikat e Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878, duke zėvendsuar Turqinė me Mbikqyrėsin!
    Do miratohet piksėpari pėrkufizimi: - kush quhet shqyptar?!
    Do jepen statistika tė sakta sesa janė tė tillė nė Shqipėri, nė Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni, Greqi(ēamėt), Diasporė.(mbi bazėn e njė regjistrimi ekzakt tė tė gjithė atyre qė e pranojnė vehten pėr shqyptarė, aksion qė e udhėheq Organizata e Kombeve tė Bashkuara dhe ODHIR-i apo OSBE-ja).
    Do tė merren 5 VENDIME UNIFIKIMI dhe INTEGRIMI me fuqi ekzekutive tė menjėherėshme:
    1. Unifikimi i Gjuhės –mbi bazat reale tė Gjuhės Letrare dhe jo asaj Standart!
    2. Unifikimi arsimor – tė tė gjithė niveleve tė shkollave shqype nė tė gjitha trevat ku banojnė ata qė e plotėsojnė kushtin qė janė shqyptar!
    3. Unifikimi monetar – qė ka tė bėjė me pranimin e Euros si monedhė e vetme!
    4. Unifikimi i Flamurit Kombėtar – qė ėshtė vetėm ay i Gjergj Kastriotit!
    5. Unifikimi i Hymnit Kombėtar – jo aktuali i thurur nga Ciprian Porumbescu (nga Rumania me pėrshtatje nga Aleksandėr Stavre Drenova – arumun), por ai Hymn qė do fitojė KONKURSIN MBARĖKOMBĖTAR.
    Pastaj do tė miratohet KONSTITUCIONI SHQYPTAR ku do jenė tė shprehura qartė juridikisht, administrativisht dhe teknikisht tė gjitha Paketat Ligjore Mbarėkombüetare dhe sidomos problemet e mė poshtėme qė kanė tė bėjnė direkt me frymėn e BASHKIMIT dhe tė INTEGRIMIT midis shqyptarve kudo qofshin ata:
     Forma e sistemit, regjimit apo e qeverisjes (Republikė Parlamentare, Presidenciale, Monarki, apo Federative me Qeveri Krahinore)
     Uniforma e Gardės Kombėtare, Ushtrisė, Policisė, Forcave Detare, Toksore, Ujore, Shėrbimeve Publike (Zjarrfikės, Doganė, Tatimore, Ekologjike, Komunale, etj.)
     Uniforma e Kolegjeve Ushtarake, Shkollave Profesionale, Shkollave tė tė gjitha Niveleve Arsimore, Kolegjeve para Universitare dhe Universitare, Akademive tė Larta tė Shtatmadhorisė Shqyptare.
    Mbasi mbyllen me sukses tė gjitha kėto „vrima“ unė besoj se arrihet realizimi I endrrės shumėshekullore BASHKIMI KOMBĖTAR!
    Situatat janė nė favor tonin nėse bėhemi vėrtetė FAKTOR STABILITETI nė gadishullin Ballkanik, (i cili deri nė vitin 1821 quhej gadishulli ilirik, dhe mė pas morri emrin „ball kan – male inatesh“ NGA TURQISHTJA!) – shihni studimet historike dhe shkencore tė Weithem Peackoc (akademik englez) dhe tė Alfred Zeune (akademik gjerman) si dhe Fletoret e kėtyre dy akademive tė Europės. Njė herė tjetėr do ia prezantoj atij qė nuk beson!
    Kjo ėshtė vetėm sa pėr fillim! Do punoj me mish e me tė gjitha energjitė e mija pėr tė realizuar dhe zgjidhur ENIGMĖN SHQYPTARE – Bashkimin Kombėtar!
    Nder dhe Lavdi kush pėrpiqet pėr kėtė qėllim!

    Sa janė kombe pėrmbi dhč
    Me BASHKIMIN nė dritė kanė dalė!
    Ka qit dreqi pushkė ndėr nč.
    Mos me u bą dy vetė n‘nji fjalė!
    …..(At Gjergj Fishta)

    Me respekt Agim Doēi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 12-06-2002 mė 06:47

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen bashkimi Kombėtar?

    I nderuari z. Agim Doēi,

    Unė plotėsisht e pėrkrah mendimin tuaj. Nė ēdo fjalė pajtohem me ju.
    Por, do tė kisha vetėm njė pyetje.
    Si do t'i kishit realizuar tė gjitha kėto?
    Natyrisht, jo tė gjitha menjėherė, por me njė rend, dhe si do tė kishit vepruar ju po tė ishte ky plan nė duart tuaja pė t'u zbatuar?
    (Ju lutem mos e merrni kėtė si njė kritikė, por si njė lėvdatė).
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Lekė!

    Zotri Lekė
    Lexojini edhe njė herė, se ndoshta do t'a ken ma tė lehtė me e kuptue, se nė dorė tė kujt janė kėto!
    E si mund tė mė drejtohet mua pyetja: "Po ta kishe nė dorė ti si do e baje?"
    Ore Zotri, unė kam dhanė Formulėn time, dhe besoj qė nuk asht e vetmja! Nėse ka ma tė menēėm, le tė shkruajn! Kur unė jap me anė tė kėsaj qė ke lexuar Variantin ma tė Mundshėm pėr zgjidhje, Ju kujtoni se unė kam hapur njė vrimė nė tru dhe prej andej ka dalė FORMULA!?
    Jo more zotri, unė kam prej vitit 1971 e deri mė sot, qė lexoj, pėrpiqem, bile dhe e rrah kėtė HALL TĖ MADH pėr BASHKIMIN E KOMBIT, e mbasi kam studjuar dhe ARKIVAT BOTĖRORE, mbas njė pune mbi 30 vjeēare po jap FORMULĖN TIME!
    Nėse ju me njė tė lexuar shkel e shko, pa kaluar as 2 orė nga leximi mė bani pyetjen:"Si do vepronit ju po ta kishit nė dorė!?"...kjo do tė thotė as ma shumė dhe as ma pak qė unė tė jem AI - AI qė thėrret KOESHILLIN KOMBĖTAR, AI qė thėrret KRYESINĖ, AI

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82

    Bashkimi kombetare

    Une mendoj se midis shume gjerave te rendesishme qe duhet te ndjekim per bashkimin kombetare nje gje me rendesio te vecante eshte ajo e arsimimit dhe kultures.
    Nje popull i arsimuar dhe me nje kulture do ti beje balle kohes dhe globalizimit amerikano-perendimore.
    Politika e shteteve te perendimit dhe e fqinjeve tone ka qene gjithmone me qellim diskretitimin dhe percarjen e kombit tone.
    Si e kuptoj une arsimimn dhe kulturen,jo cdo kush qe shpenzon nje kohe te konsiderueshme ne shkolle e shte i arsimuar dhe i kulturuar,ka shume menura dhe faktore qe njeriu te arsimohet dh te kulturohet ne nje demokraci.
    Kur njeriu e shte me kulture demokratike ,kur nje komb eshte i vetedishem se cdo te thote te kesh nje shtetin tend kur dihet se sa gjake dhe vite eshte derdhur per tu ngritur FLAMURI KOMBETARE kurre nuk do te kishte dodhur ajo qe ndodhi ne vendin tone me udheqesin tone te dashur SALINANO.
    Nga ana ime do ti shtoja puetjen shfare kulture ka nje kryetar partie si puna ezotit Berisha ku kur ishte ne pushtet trumpetoj me te madhe kulturn perndimore(shka te le te mendosh se ky njeri e njeh kete kulture) .Po mire pse tani nuk jep doreheqjen dhe lere PARTINE DEMOKRATIKE ne nje antare tjeter te partise
    sepse duke ju bazuar kultures perendimore dhe asaj demokratike ju duhet te shkoni.
    Ne Angli kur ishin zgjedhjet para nje viti kruetari i opozites kur e mori vesh rezultatin nuk shkoj ne zure fare te nesermen ne mengjes por gjene e pare qe beri ishte dhenja e doreheqjes si kryetar partie.
    Ne France kryeministri kanditoj per per president dhe nuk u kualifikua per turin e dyte ,automatikisht dha doreheqjen,
    A jeni ne gjendje ta mbani mend sa kohe qe ka Saliu qe bertete per zgjedhje te lira po nuk eshte ndakorte qe te kete zgjedhje te lira ne partine e vete.
    KUR FLASIM PER KULTURE jam me pikepamje konservatore po ku te con kjo politike qe te majtet jane armiqe dhe tradhetare dhe te djathtet patriote,kultura eshte qe te respektojme te majten shqiptare,qe ne Shqiperi te kete demokraci duhe te ekziztoje spektri politik .
    Keto jane arsyet kur thashe se duhet qe te fitojme sa me shume kulture dhe arsim demokratik.
    ATDHEU fillon nda shpia jote ne kete thenje qe se di se ku e kam degjuar une bashkom ne ide qe dua te shpreh ate qe thashe me siper kur ti ben nje te mire pervete ke bere per shpine tende ke bere per atdheun tend.
    JAM SHQIPTQRE DHE NUK DUA QE TE NGELEM ANONIM.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Si vjen bashkimi Kombėtar?

    I nderuari z. Doēi.

    Mė falni pėr nxitimin tim mbi mendimin-planin tuaj.
    E lexova dhe mė ėshtė dukur shumė i favorshėm.
    Unė jam 17 vjeēar dhe sado tė mundohem nuk do tė kisha mundur tė arrij ta pėrpiloj njė mendim-ide kaq tė detajuar.
    Ju uroj pėr kėtė mendim dhe ju siguroj se poqese do fillojė tė realizohet ndonjė formė e kėtij mendimi do ta ketė pėrkrahjen time.

    Edhe njėherė kėrkoj falje nga ju pėr pėrgjigjen time tė nxituar.

    Leka
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

Faqja 6 prej 49 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •