Pse nuk po punon askush per te realizuar nje faqe ne internet:
Universitetet shqiptare?
Pse nuk po punon askush per te realizuar nje faqe ne internet:
Universitetet shqiptare?
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Tė nderuar,
Tė jem mė i qartė nė disa gjėra.
I nderuar Iliriani01,
unė kur kam postuar fjalėt "aty ėshtė i tėrė qėllimi..." ku kam pėrmendur trimat dhe armėt, me kėto fjalė figurativisht kam shprehur se si do tė duhehj (sipas mendimit tim) tė angazhohemi pėr Bashkim Kombėtar. Kam dashur tė them se na duhen njerėz tė punėtorė dhe nė radhė tė parė atdhetarė. Dhe assesi tė formojmė ndonjė ushtri, siē ishin UĒ e Kosovės, e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės, Kombėtare, dhe tani Armata Kombėtare Shqiptare (e cila ka edhe web-faqen www.shqiperiabashkuar.cjb.net ) e cila paraqet se do luftojė pėr Bashkimin definitiv Kombėtar Shqiptar.
Sė dyti
edhe unė mendoj si Puhiza, pėr emėrtimin tonė. Pse tė quhemi Shqiptarė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo nga Kosova Lindore?
Duhet tė gjithė tė quhemi Shqiptarė "SOT MĖ SHUMĖ SE KURRĖ", dhe duhet tė mbizotrojė i njėjti respekt. Jo p.sh. kur nė ndonjė shitore nė Prishtinė tė hyjė njė bashkatdhetar nga Tirana tė injorohet apo tė mos respektohet, pėrkundrazi do tė duhej tė gėzojė respekt mė tė madh, ashtu si i ka hije njė Shqiptari tė vėrtetė, tė jemi Krenarė dhe Mikpritės.
Sė treti,
Nė lidhje me postimin e Anotnit ku pyet pėr pasaportat e RSH.
Edhe unė kėto ditė mendoja se pse duhen kėto vėshtirėsi.
Pėrsėris "SOT MĖ SHUMĖ SE KURRĖ" duhet tė kemi lehtėsime ne Shqiptarėt nga Tirana zyrtare. Se dihet qė Ballkani (nė turqishte Male Inatesh) gjithmonė do tė ketė trazira jo nga Shqiptarėt, por sepse Shqipėtarėt janė tė ndarė. pėr nga ana emergjente humanitare nėse "larg qoftė" tė ketė trazira tė tjera nė Ballkan, tė gjithė Shqiptarėt duhet tė kemi dyert e hapura nė tė gjitha Trojet Shqiptare. Dhe jo vetė atėherė por gjithmonė.
Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.
Ej Anton,Postuar mė parė nga Anton
psh
Pse duhet qe kosovaret apo shqiptaret e tjere te kene veshteresi te marrin pasaportat e RSH?
Dicka absurde.
Te gjithe atyre qe e kerkojne kete duhet tia japim menjehere e jo ti torturojme.
Drejtuar atyre qe kerkojne arme:
Pse te mos bejme me perpara Universitetin e Tetoves , universitetin me te mire ne Ballkan?
Ti e di shume mire qe para shume pak kohesh ministrja e puneve te jashtme znj. Dade deshi te lidhte nje marreveshje me perfaqesuesin legjitim ne Kosove. E pe dhe reagimin e nderkombetareve, i pe dhe shfajesimet e mepasme. Nuk eshte se nuk duan keta ketu te japin pashaporta. Imagjino vetem se cfare reagimi nga jashte mund te kishte nje fakt i tille. Ky eshte nje hap shume i madh qe per momentin nuk mendoj se ia "mban b***" ta ndermarre ndonje politikani apo shtetari.
Ne nuk kemi qene te zotet e vetes dhe as sot nuk jemi. Jemi te varur vlla, fatkeqesisht, dhe nuk dihet se deri kur.
Jam dakord me ty kur thua se duhen bere hapa konkrete, madje kjo rruga e arsimimit me pelqen tej mase. Kjo eshte pashaporta me e vlefshme per ne shqiptaret. Aty duhet ta veme theksin, tek dija e cila normalisht ka per te na servirur zgjidhjet. Tjeter gje qe do thoja eshte dhe heqja dore nga paragjykimet dhe ndarjet absurde brenda shqiptareve. Nuk ka arsye te arsyeshme qe mund te motivoje kete.
Bashkimi kombetar nuk eshte buke dhe djathe. Te pakten per nje gje duhet te ndergjegjesohemi te gjithe: Do vije nje dite, e bardha dite, kur do jemi te bashkuar. Bindja per kete duhet te mbizoteroje ne cdo shpirt shqiptari. Nuk ka kuptim qe ne shqiptaret te ngelemi kaq te copetuar. Shqiptare ketu, shqiptare atje.
Nejse,
Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
perplasen nė detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
Per te qene te sakte nuk ishte Dade, por Meksi qe e pati nenshkruar marreveshjen e Dade kerkoi qe te prishej sepse ishte gjoja ne kompetencen e saj.
Jam shume dakort qe ne jemi te varur nga Greket
Ky eshte nje problem i madh, per kete une kam hapur nje teme te vecante.
E ke me poshte.
Si mund te ulet ndikimi greke?
Por dhe ne keto kushte nacionalistet shqiptare mund te bejne shume me shume sesa bejne.
Duhen mendime e ide konkrete.
Cfare mund te bejme ne keto kushte?
Ide konkrete deri tani jane hedhur, por duhet te realizohen, le ti diskutojme tek pikat perkatese.
Ketu le te hedhim ide te tjera.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Pershendetje te gjitheve,
Kam lexuar shpesh ne kete teme por kam hezituar te marr pjese pasi ne te kane marre pjese anetare te nderuar qe jane ne moshe me te pjekur se une. Ju pergezoj te gjitheve qe keni marre pjese ne kete teme pasi eshte e rendesishme qe te pakten shqiptaret te sensibilizohet ne lidhje me ceshtjen tone kombetare. Duke qene se une i perkas nje brezi tjeter te ri me shumicen e parafolesve, mendimi im do te vije ne nje prizem tjeter.
1. Kushdo mund te shprehe mendim, por jo kushdo mund te marri inisiativa kombetare
Sic u shpreha edhe me siper, ju kam lexuar ne heshtje shume prej shkrimeve tuaja dhe kam hezituar te jap mendim. Arsyeja per kete ka te beje me faktin se te diskutosh per nje teme te tille do te thote mbi te gjitha te kesh nje njohje te thelle te ceshtjes sone kombetare, dhe une fatkeqesisht nuk besoj se kam nje njohje te plote te saj. Gjithashtu, pavaresisht se shume nga ne mund te shprehen ne kete teme, kjo nuk do te thote qe mendimi i secilit nga ne mbart peshe. Jane te paket, fatkeqesisht shume te paket ata njerez qe kane formuluar dhe ngritur lart zerin e ceshtjes sone kombetare, dhe keto figura kane qene figura me njohje mbarekombetare, ne cdo pellembe toke shqiptare dhe ne cdo kend te botes ku ka shqiptare. Ne kohen qe jetojme, ka vetem 2 emra qe njihen dhe respektohen nga te gjithe shqiptaret patriote, dhe qe i kane dhene kontribut ceshtjes sone kombetare: keta jane akademiku Ismail Kadare dhe ish-presidenti i RSH-se dhe lideri aktual i opozites Berisha. Keta i kane bere vend vetes dhe kane qene te vetmit qe kane ngritur zerin per ceshtjen kombetare shqiptare, dhe kjo u fal ketyre te dyve te drejten per te gjykuar dhe vene ne krye te cdo inisiative mbarekombetare. Une mendoj se po aq te rendesishme sa idete, jane edhe njerezit qe vihen ne krye te ketyre levizjeve.
2. Si ta kuptojme "Bashkimin" Kombetar?
E kam theksuar pak si shume fjalen Bashkim pasi eshte edhe kryefjala e cdo fjalie qe eshte shkruajtur ne kete teme. Fjala Bashkim te kenaq kur e degjon, eshte e njejta ndjenje qe te lind kur te thone qe ka ardhur per te takuar nje shok femijerie qe ke vite pa e pare. Me kete fjale shume nga ju ne kete teme kane abuzuar rendshem duke mos patur nje vizion te qarte kombetar. Bashkimi eshte si puna e dasmes, qe te gjithe te ftuarit nga jane e nga s'jane i mbledh nje sofer qe i gezon pa mase. Mirepo perpara se te martohesh, duhet te fejohesh me pare. Ata qe preferojne ta anashkalojne fejesen dhe te martohen, keta jane ata qe e "rrembejne" nusen nga shtepia e saj. Shume nga ju kane bere te njejten gje me siper.
Ceshtja jone kombetare gjate gjithe historise sone moderne ka patur nje bosht, ka patur patriote te nderuar qe kane sakrifikuar gjithcka per te sjelle ndryshim shume te vogel per mire. Megjithate, asnjehere ceshtja jone kombetare nuk eshte braktisur, edhe atehere kur RSH ishte nen rregjimin e Hoxhes. Nga leximet e shkrimeve tuaja me siper, mu krijua pershtypja se ju po perpiqeni te ri-shpikni rroten, kur te gjithe e dime qe rrota eshte shpikur me kohe. Ceshtja jone kombetare nuk eshte ne shitje, nuk eshte as jetime, por eshte nje stafete qe brezat ua lene brezave pasi bashkimi i shqiptareve ne nje komb eshte amaneti i te pareve tane.
Perpara se te flasim per bashkim, duhet te kemi nje njohje te histogramit te ceshtjes sone kombetare, ne ca etapa ka bere perpara, ne ca etapa ka bere mbrapa, ku ka arritur ne momentin qe flasim, cilat jane realitetet shqiptare ne te dy anet e kufirit? Cfare eshte realizuar me sukses dhe cfare eshte lene mbrapa dore? Fatkeqesisht secili nga ju diskutimin e ka filluar nga 0 duke mos e bere aspak lidhjen me kontributin qe kane dhene shqiptare te shquar ne brezat e meparshme.
Emertimet gjithashtu behen qesharake per aq kohe sa nuk ka nje vizion te perqafuar nga shumica e shqiptareve. "Beselidhja Shqiptare 2002", apo "Keshilli Kombetar", etj etj. Nuk mund te behet fjale per bashkim te shqiptareve, kur shqiptaret kane me shume se 60 vjet qe nuk e kane pare vellau vellaun ne sy pasi i ndante nje kufi e dy rregjime komuniste diktatoriale. Nuk mund te behet fjale per bashkim kur krahanizimet nuk jane shuar dhe dallimet e trasha gjuhesore nuk jane afruar disi. Nuk mund te behet fjale per bashkim te shqiptareve kur dallimet ideologjike qe ju mbroni e trashegoni behen te dukshme edhe ne kete teme. Nuk mund te kete bashkim te shqiptareve per aq kohe sa shqiptaret nuk njohin historine e tyre te vertete. Nuk mund te kete bashkim te shqiptareve per aq kohe sa nuk eshte vene drejtesi per te gjitha krimet vellavraseve qe jane kryer mbi token shqiptare ! Ju zoterinj mbase mund ti harroni te gjitha keto e te mos u vini rendesi, por per nje komb te mocem si ai shqiptar cdo sekonde e historise te lene ne erresire rendon si plumbi.
Perpara se shqiptaret te bashkohen, ata duhet te NJIHEN - AFROHEN - BASHKEPUNOJNE. Bashkimi eshte nje fjale qe shqiptohet kollaj, por qe nuk ka per tu bere realitet as ne nje muaj, nje vit apo 10 vjet. Bile une do te thosha qe nuk ka fare rendesi data e bashkimit, e rendesishme eshte VIZIONI I PERBASHKET qe ne shqiptaret duhet te kemi per te ardhmen tone te perbashket, te ardhmen e Kombit Shqiptar.
3. Vizioni im per Kombin Shqiptar
1. Mbreteri e Bashkuar e dy shteteve, Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Dardanise. Duhet te ndiqet modeli britanik dhe ai amerikan. Flamuri i Skenderbeut dhe Flamuri i Ismail Qemalit do te ngrihet ne nendorin e trete, qe do te jete edhe nedori i venies ne vend te amanetit te te pareve, bashkimit te trojeve shqiptare.
2. Nje kushtetute e perbashket, nje figure kombetare qe ushqen unitet si eshte ajo e mbretit (ose presidentit megjithese dote preferoja monarkine), dhe dy sisteme administrativisht te ndara por qe bashkepunojne ngushtesisht ne te gjitha fushat.
3. Nje ushtri e perbashket qe Komandat te Pergjithshem ka Mbretin e Shqiperise, i cili pushtet te vetem ka pikerisht dikasterin e mbrojtjes.
4. Mbajtja e zgjedhjeve njehere ne 4 vjet per zgjedhjen e Kuvendit Kombetar. Ky kuvend do te gezoje dhe perfaqesoje pushtetin legjislativ si ne Shqiperi e Kosove. Autoriteti i tij do te njihet nga te dy deget e ekzekutivit.
5. Nje abetare te perbashket, nje sistem arsimor te perbashket qe do te thote ai student qe mbaron shkollen e mesme ne Tirane ka marre po ato njohuri qe ka marre edhe ai ne Prishtine.
5. Shkrirja e kufirit ndares me Kosoven duke lejuar levizjen e lire te njerezve nga veriu ne jug e jugu ne veri. Ndertimet ne infrastrukture do te mundesojne qe labin dhe malesorin ti mbledhi nje sofer. Kjo do te beje qe te mos jemi me te huaj per njeri-tjetrin pasi ne arteriet tona rrjedh i njejti gjak shqiptari.
6. Shqiperia per te huaj do te jete "Mbreteri e Bashkuar" territori i se ciles perfshin territorin aktual te RSH-se dhe Kosoves. Kosova dhe RSH do te jene vecse njesi administrative te mbreterise.
7. Sistemi financiar do te jete gjithashtu i ndare por me nje banke federale sipas sistemit amerikan. Taksat lokale shkojne per te financuar buxhetin lokal, kurse taksa federale shkon per te mbuluar shpenzimet per sherbimet publike dhe zhvillimin e rajoneve me pak te zhvilluara. Ne kete menyre nuk do te kete diferencime ekonomike veri jug sic na pane syte per 50 vjet komunizem. Cdo inisiative ekonomike duhet te marri aprovimin ne kuvend.
Ky eshte ne vija te trasha ai qe une do te doja ta quaja Shqiperi. Vizioni ne shumicen e rasteve eshte ideal, por kjo nuk do te thote qe eshte shume larg reales. Realitetin e punojme dhe ndertojme ne, shqiptaret, per aq kohe sa ndajme te njejtin vizion.
4. Rruga drejt realizimit te ketij vizioni
Me duhet te theksoj, para se te filloj te shtroj planin tim per realizimin e ketij vizioni, se keto jane mendimet e mia qe nuk do te thote aspak se jane mendimet e duhura apo se jane perfekte. Jane vetem mendime dhe ide se si une mendoj se ai vizion mund te realizohet.
Ne menyre qe vizioni te realizohet me sukses, ka nevoje per keto komponente:
A - NISMETARE
B - KUVEND KOMBETAR
C - PLATFORME KOMBETARE
D - MAREVESHJE POLITIKE KOMBETARE
E - AKTIVIZEM POLITIK KOMBETAR
F - MBESHTETJE PERENDIMORE
A. NISMETARET
Qe te marresh nje inisiative te tille, nuk eshte aspak sipermarrje e lehte pasi eshte nje projekt qe si synim ka te bashkoje nje komb me 7 milion njerez. Pengesa e pare kryesore qe cdo inisiative e te tilla permasave has eshte kredibiliteti i saj. Ne mendjet e njerezve lind pyetja: eshte kjo nje inisiative serioze apo nje inisiative manipuluese? A ja vlen te njihem me te, apo duhet ta injoroj? A eshte i mundshem bashkimi i shqiptareve? Dhe njerezit gjithmone natyrshem do te bejne pyetjen: Kush eshte ai qe e ka marre nje inisiative te tille?
Pra, po e perseris ate qe thashe ne krye te ketij mesazhi, qe jo kushdo mund te marri nje inisiative te tilla permasave. Kredibiliteti publik eshte imperativ dhe te vetmit figura qe mund ta avanconin me sukses nje inisiative te tille do te ishin vetem dy (sipas meje), gjeniu i letrave shqipe dhe akademiku europian Ismail Kadare, dhe ish-presidenti i vendit dhe aktualisht lideri i opozites Prof. Dr. Sali Berisha. Keta te dy kane ate qe shume nga ne nuk kane:
1. Njohjen mbarekombetare qe gezojne ne publik.
2. Njohjen nderkombetare qe gezojne ne Perendim.
3. Kontribut direkt ne mbrojtje te ceshtjes sone Kombetare ne keto 12 vjetet e fundit.
Nese une apo ndonjeri prej jush do te merrnim nje inisiative te tille, pavaresisht se sa te drejta do te ishin mendimet tona, ato nuk do te mund te gjenin vemendjen e duhur nese nuk shqiptoheshin nga goja e figurave te ketij kalibri. Nese Kadare dhe Berisha do te uleshin te dy ne nje tavoline, dhe do te vendosnin te viheshin ne krye te kesaj inisiative, ata shume kollaj mund te mblidhnin rreth vetes gjithe eliten kombetare shqiptare. Keta te dy vetem sa do te nisnin nje inisiative te tille dhe do te mundesonin thirrjen e nje kuvendi kombetar shqiptar ne te cilin do te merrnin pjese te gjithe patriotet shqiptare nga rradhet e elites intelektuale shqiptare. Kadare dhe Berisha vetem sa do te perpilonin listat e pjesmarresve dhe do te caktonin nje date ku te gjithe keta do te ftoheshin te merrnin pjese. Vemendja qe shtypi dhe Perendimi do ti caktonte ketij evenimenti historik do te qe madheshtor.
B. KUVENDI KOMBETAR
Ku kuvend do te perbeje nje eveniment madheshtor historik: ne te do te hidhen themelet e nje kombi te bashkuar shqiptar. Vendodhja se ku do te mbahet, duhet te kete nje domethenie historike dhe duhet te zgjidhet nga nismetaret e kuvendit. Ne kete kuvend do te mblidhet gjithe elita kombetare shqiptare qe perfshin intelektuale dhe patriote nga fusha te ndryshme te jetes qe kane nje gje te perbashket: jane te perkushtuar ndaj ceshtjes sone kombetare perkushtim te cilin nuk e kane shprehur vetem me fjale por edhe me vepra. Keta intelektuale do te vijen nga te gjitha trojet shqiptare, do te jene te te gjitha besimeve fetare dhe do te kene nje axhende te perbashket: Bashkimin e shqiptareve ne nje komb.
Axhenda e diskutimeve ne kete kuvend do te jene pikerisht tezat dhe vizionet e ndryshme se si mund te realizohet ky bashkim. Kuvendi do te sherbeje si nje tribune ku hidhen teza te perpiluara me pare nga pjesmaresit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dhe perzgjedhjen e tyre. Te gjitha tezat do te diskutohen me imtesi dhe te gjithe pjesmarresit do te kene mundesi te japin mendime dhe vleresime per tezat e ndryshme. Nga kjo perplasje idesh dhe mendimesh do te dali edhe nje draft i menduar mire, qe do te jete Platforma Kombetare.
C. PLATFORMA KOMBETARE
Platforma kombetare perben nje dokument te shenjte, do te jete Testament per shqiptaret. Ne kete testament do te hidhen aspiratat kombetare te shqiptareve dhe rruga e realizimit te tyre. Ne kete dokument, do te jene shprehur qarte hapat qe duhen ndermarre per te bere realitet aspiratat e shqiptareve.
Dokumenti nuk do te kete nje perdorim teorik, por edhe nje perdorim praktik. Ai do te nise per te gjithe shqiptaret nje proces komb-formues qe ka nje etape nisjeje dhe nje destinacion. Per te arritur ne destinacion duhen permbushur me sukses te gjitha hapat qe do te nenvizohen ne ate dokument. Ne te do te ndahen edhe pergjegjesite e personave apo institucioneve qe do te merren me permbushjen e ketyre etapave.
Dokumenti do te kete nje rendesi unikale dhe do te jete produkt i shkembimit te mendimeve te inteligjences shqiptare. Ideja eshte qe kushdo qe do te kete fatin te lexoje ate dokument, te krijoje nje njohje te plote te procesit komb-formues. Ne kete menyre, shqiptaret e thjeshte do te kene mundesi te njihen me kete nisme dhe te japin kontributin e tyre ne te. Principi i gjitheperfshirjes do te jete edhe esenca e platformes sone kombetare.
MAREVESHJE POLITIKE MBAREKOMBETARE
(..vijon)
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
(tash eshte vertet bisede konstruktive, qe premton)
1. si e shoh shkrimin e Albos (apo nje shkrim nga disa persona te kombinuar ne nje) dhe
2. si e shoh une bashkimin e shqiptareve?
Pikerisht nga ndjenja, se edhe ketu kemi disa te rinj, qe premtojne dhe mund te shihet ndonje veprim (o veper e ardhshme), me synim
te mos degjenerohet me shume rinia jone nga politizimet qe ia moren frymen e shpirtin asaj tok me ate popull te copetuar ne atdhe edhe kjo rini jona e diegur e pjekur ne mergim, larg atdheut
larg ndjenjes rinore per ta gezuar vrullin e jetes arberore, larg ndjenjes se vetedijes kombetare (qe ne vend te saj, u edukua ne fryme te internacionalizmit proletar). - Kjo rini jona ende eshte e copetuar neper ideologjizma politike (dikush me mbretin, dikush me hoxhen, dikush me priftin, dikush me popin) dhe pakkush eshte ne vijen e vertete te bashkimit te vertete shqiptar, e pak ne
rrjedhen e ndjenjes kombetare, qe sapo te paraqitet, injorohet me nje terbim e nencmim - pikerisht, nga udheheqesit e forumit, duke perdore edhe vegla tjera e mjete diskredituese (qe mund ta degjenerojne te riun tone, e jo ate te sterviturin neper flake jete)!
a) Idete: dikush don mbretin (RSH e Dardani-Kosove, ne nje 'mbreteri te bashkuar', shkon aq larg edhe me shume se sa nje inisiative kombetare - por jep edhe Konkluzione Kombetare, cakton edhe simbolet kombetare flamujt: te Skenderbeut e Ismail Qemalit, percakton edhe kufinj administrative, percakton edhe kushtetute te perbashket (e ku a kushtetute te perbashket ne aspektin juridik shteteror?), percakton Kadaren e Berishen per inisiativa kombetare (i merr ne qafe te shkretet per politike), dikton edhe konfederate ekzekutive, dikton edhe pushtet finansiar te ndare - deri tek buxheti lokal....tash, a eshte kjo nje inisiative (qe mund ta filloj cdokush qe e ndjene veten te afte organizativisht), apo DEKRET KOMBETAR qe askush nuk guxon te hyje ne ate pune individualisht? (Une personalisht e pranoj nje ide te tille, kur e vendos kombi shqiptar)! A me e madhe eshte nje inisiative Beselidhja shqiptare, apo Keshilli Kombetar, si nje fillese veprimi kombetar - apo nje kesi DEKRETI LIGJOR KUSHTETUES PA LIGJ AS SHTET - KONKLUZIONE KOMBETARE? Tash, shtrohet pyetja: kush e shpiku e ri-shpiku ate rrote, qe ta ka zene bishtin e trupin dhe kujton se 'nusja' qenka e 'pafejuar' apo qenka e gatshme, e fejuar dhe nuk paska nevoje per 'rrembim'? Po, djale - nusja e lirise duhet te rrembehet, sepse askush nuk ta fejon as ta fale! Miqet e 'fejeses se nuses se lirise' jane krushqit e zjarrit te 'dasmes' se pergjakshme! Perderisa, pa nje dasme te pergjakshme, nuk arriti as Kosova te clirohet - si mendon se do te behet Bashkimi Kombetar? Me 'fejese'? Me dialog? Me lutje? Me dashuri? Po - me dashuri edhe moren inisiativa (u martuan me krajlica e mbretica e imperatorica dhe moren prej te treve te gjatin) - liri e roberuar derisot! Liri qe ta dikton tjeterkush, e te mbane si zogun ne grusht, e te fluturosh - vetem kur te doje ai qe e ka ne dore! Zogu eshte ne Grusht!
b)pse e kush tmerrohet nga inisiativa (ata qe duan me cdo kusht te domonoj ideja e tyre politike mbi idealin kombetar, cka eshte absurde). Cka eshte inisiativa(nisma)
fillesa e bashkimit?
As Skenderbeu nuk e kishte inisiativen per kuvendin e Lezhes (po dikush tjeter -Topia, Muzaka...), as Zogu nuk e kishte inisiativen (po dikush tjeter...), as e.Hoxha nuk e kishte inisiativen (po dikush tjeter, Q.Stafa, po e vrau), as Tito nuk e kishte inisiativen, po Gj.Gjakoviqi dhe e vrau),as Berisha nuk e kishte inisiativen (po dikush tjeter - A.Hajdari), as Nano nuk e kishte inisiativen(po dikush tjeter)... edhe u rishpik rrota, qe po e dijtkem te gjithe... Po pra, e dijme, po pyetja eshte - CKA TE BEJME?
c) nese RSH behet mbreteri - edhe une do te shkoj me nje tufe lule per mbretin! Pse jo, kur eshte e vendosur nga ai popull! Por, nuk do te shkoj per ate qe mbane Shqiperine Peng - te ndare trung pa koke, si pula pa krye!
Tash, si e mendoj une bashkimin? Pergjegja: gjithkush qe e ndjene veten te afte sa me komplet me njohuri universale, i paster kombetarisht, me biografi personale te paster - ka te drejte ne cdo inisiative kombetare! E te gjithe ata qe e injorojne ate person, ata jane vetem armiq dashakeqinj te kombit dhe njerez te politizuar - pa koke!
Sikur te kishja qene zogist, do te me perkrahte albo &co, ballist ai tjetri&co, enverist - ai tjetri &co, titist & ai tjetri &co...e cka jam une tash? Pergjegja: nje shqiptar, me biografi te paster, me njefare njohje universale historike e kombetare, i pa-politizuar ne asnje rryme a ish-rryme politike (e te gjitha ato rryma qe punuan e vepruan per te miren kombetare shqiptare - i DUA - por, sot secila krijon nje rreth teper te ngusht politik dhe ndane e percane kombin)! Populli vertet ishte i ndare politikisht - por atdhetaret e vertete jane te bashkuar dhe ishin te bashkuar ne nje IDEAL KOMBETAR!
Ndermora nje inisiative Beselidhje shqiptare (aksion ne rrugen Durres_Pishtine, bile si fuqi bashkimi) e cka te duket ty qesharake
ne vend se ta perkrahesh - kur dihen qellimet e armiqve e veglave te tyre haptazi edhe ketu ne forum? Mos po frigohet dikush se do te ia marr fronin mbretit a presidentit te vijes se tij politike? Kjo eshte me qesharake! Edhe cohet shqiptari, e flet pa dijte se me kend po flet (as pa e njofte, degradon e nencmon njeriun personalisht se)!
Qellimi im: te clirohet forumi nga politizimet qorre, sepse nuk jane te gjithe as me zogun, as me berishen, as me nanon as me tjetrin...por, e mira eshte, qe rinia jone shqiptare, te kthjellohet nga turbullirat politike edhe mos te degradohet boterisht me pesimizem, inferioritet, pakenaqesi per te biseduar si vllau me vllane, por - te jep secili mendimet e veta te lira dhe mos te bllokohen atdhetaret edhe ketu ne forum me centralizma, idiotizma, xhelozi, bajraktarizma, fshija mesazhet atij qe nuk e don, lejoja atij qe e don verberisht politikisht etj. por, te mesoj dikush dicka te re, si duhet te bashkohemi - si duhet ta duam njeritjetrin si vllazer e motra shqiptare, qe edhe larg atdheut te jemi BASHKE!
Kjo eshte fitorja e ketij forumi!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 21-07-2002 mė 20:18
Albo,
a nuk te duket pak shume ideal ndertimi i nje "mbreterie te bashkuar"?
Une mendoj keshtu:
Ne te mbetemi republike parlamentare dhe Kosova te behet republike parlamentare per arsyen e thjeshte se nder ne nuk besoj se eshte e dobishme qe nje njeri te kete shume pushtet.
Ne kushtet e sotme mendoj se eshte me e realizueshme:
1. Brenda dy deri ne 5 vjetesh te sigurohet pavaresia e Kosoves
2. Brenda 10 vjetesh te arrihet bashkimi RSH- Kosove.
Kur te jete arritur ky Bashkim dhe shteti i ardhshem shqiptar te kete 10 milione banore e te kete ushtri normale atehere mendojme per dicka tjeter.
Per te arritur keto qellime Ne si Komb nuk kemi nevoje te derdhim me asnje pike gjaku.
Por gjendja sot eshte me se e mjerueshme.
RSH eshte koloni greke dhe Kosova po shkon drejt shtetit mafioz.
Pra pa luftuar socialistet dmth greket dhe mafien ne RSH dhe Thacin e kriminelet ne Kosove BASHKIM nuk ka.
Gjate kesaj kohe ne duhet qe ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi te ndihmojme shqiptaret atje qe respektivisht te kene te shumten nga dy parti shqiptare e jo 100 dhe
te ndihmojme shkollat shqip.
Universiteti i Tetoves duhet te behet universiteti me i mire ne Ballkan.
Ne Mal te Zi duhet qe te gjithe shqiptaret te shkojne ne shkolla shqip dhe universitett ti mbarojne ose ne Prishtine ose ne Shkoder.
Ne rast se arrijme keto kjo mjafton per 10 vjetet e ardhshme.
(Ne mjaftojme te mesojme nga Rilindasit)
Per Camerine e Arvanitasit.
Duhet te forcohet shoqata Cameria patjeter.
Mos presim nga shteti shqiptar sot , ne asnje menyre.
Kush i thote vetes nacionalist duhet te behet anetar i shoqates Cameria.
Mendoni nje shoqate me 500 000 anetare cfare force ka.
Permbi Arvanitasit.
Duhen ndihmuar kulturisht.
Tek pika perkatese kam sjelle nje leter te ne arvanitasi te drejtuar arberesheve te italise per ndihme.
Duhen shfrytezuar te gjitha mundesite per te mbajtur gjalle kulturen arvanitese.
Duhet patjeter te botohet Kolia ne shqip dhe ne aglisht ,por i plote ama.
Ai duhet te futet ne programet e shkollave shqip ne te gjithe trevat.
Problemi eshte se po citoj nje anetar te nderuar te forumit por qe ne shprehjen e pare te mendimit u fye dhe si duket u largua nga ky forum:
"ahmetajs
Anetar i ri
Regjistruar: 25-04-2002
Vendndodhja: Kosovė
Poste: 6
Pamja: Kryesore
Vleresimi:
(no Vota)
Postimi #34
Zoteri Iliriani01
Edhepse une nuk e kam fyer askend, une jam fyer nga ti. Po nuk ka problem. Une mbetem pas fjaleve qe kam thene. Se cka kam bere une dhe familja ime nuk eshte vendi te flas ketu, sepse do te ishte jokorrekte te flas ketu i fshehur pas monitorit te kompjutorit se cka kam bere dhe a kam bere dicka. Ne fund te fundit vepra ime ketu eshte e parendesishme.
Une po mundohem te flas globalisht. E di une e di ti dhe e dine te gjithe shqiptaret se ne kemi shume fjale (sa qe mund te themi se kemi INFLACIO TE FJALEVE - dmth fjale pa kurrefare vlere), ndersa vlerat jane aq te pakta sa qe mund te permblidheshin me disa faqe shkrimi - natyrisht po t'i shikonim realisht.
Ne fund te fundit shiko gjendjen ne te cilen eshte populli yne dhe do ta kuptosh fare leht se sa "te zote", se sa "trima", se sa "vigjilente", se sa "patriot", se sa "bujare", se sa "mikprites", se sa "te menqur", se sa "stratege", se sa "te bashkuar', se sa "e duam kombin tone', se sa "atdhetare", se sa "kombetare", se sa..., jemi.
Une po them se ne kemi diskutuar me shekuj per keto gjera te cilat te ne mund t'i gjesh vetem ne libra romantike shqiptare, ndersa ne vepra shume pak, per se tepermi pak.
E nese po diskutojme per keto gjera me shekuj te tere, ndersa zgjidhje nuk ka, atehere duhet bere dicka:
1. Duhet te vihet te perfundimi se kemi diskutuar mjaft dhe duhet kaluar ne vepra konkrete, sepse historia na ka vertetuar se keto diskutime ishin te kota. Sa me shume diskutonim aq me shume trungu yne kombetar coptohej e cungohej dhe kombi yne sakatosej (JU LUTEM MOS ME THUANI SE PER KETE KISHIN FAJ TE HUAJTE-se edhe kesaj thenie i ka dalur boja)."
Pra sot na duhen vepra konkrete e jo sipas modelit te PPSH.
Zoti Ahmetaj ka plotesisht te drejte.
Pyetja shtrohet:
Cfare mund te bejme ne konkretisht per Bashkimin sot?
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Tė nderuar miq,
Antoni i nderuar mendon se Bashkimi do tė mund tė vinte edhe pas vetėm 10 vjetėsh.
Unė nuk kam ide se sa do tė mund tė zgjaste ky proces Kombėtar.
A do tė kishit mundur tė tregoni ju (Albo dhe Iliriani01 si mė aktualėt me ide konkrete)se sa sipas jush do tė kishte mundur tė zgjaste ky Bashkim?
Edhepse e keni cekur se nuk ka rėndėsi data e Bashkimit.
Leka
Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.
[
Qellimi im: te clirohet forumi nga politizimet qorre, sepse nuk jane te gjithe as me zogun, as me berishen, as me nanon as me tjetrin...por, e mira eshte, qe rinia jone shqiptare, te kthjellohet nga turbullirat politike edhe mos te degradohet boterisht me pesimizem, inferioritet, pakenaqesi per te biseduar si vllau me vllane, por - te jep secili mendimet e veta te lira dhe mos te bllokohen atdhetaret edhe ketu ne forum me centralizma, idiotizma, xhelozi, bajraktarizma, fshija mesazhet atij qe nuk e don, lejoja atij qe e don verberisht politikisht etj. por, te mesoj dikush dicka te re, si duhet te bashkohemi - si duhet ta duam njeritjetrin si vllazer e motra shqiptare, qe edhe larg atdheut te jemi BASHKE!
Kjo eshte fitorja e ketij forumi! [/B][/QUOTE]
Te pershendes per kete ide qe dhe.
Nuk ka rendesi cfare ideje politike perkrah, e rendesishme eshte te ndihesh dhe te veprosh si shqiptar. Vertet qe duhet nje udheheqes, por ne fillim duhet liria, dhe te jesh i lire nuk do te thote te jesh i varur nga ideologjira qe ndoshta as nuk ia vlen te quhen te tilla.
Shqiptare per Shqiperine si fillim, pastaj te tjerat!!!!!!
Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
perplasen nė detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
Te me falni qe po dukem si mesues, por
TE NDERUAR
NACIONALIZMI
ESHTE IDEOLOGJI.
Cdo retorike se jam nacionalist dhe gjithashtu internacionalist eshte e demshme.
Merrni shembullin e RSH .
Kryeministri shqiptar Nano ka deklaruar "Kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi"
A mund te punoje ai per Bashkimin?
Por ju lutem nuk dua te futem ne diskutime teorike.
Cfare mund te bejme ne konkretisht per Bashkimin?
A jeni dakort qe ne te gjithe te behemi anetare te shoqates "Cameria"?
A nuk i sherben kjo BASHKIMIT?
A jeni dakort qe te botohet vepra e Kolise?
A jeni dakort qe te hapet Fondi "Rruga e Ardhmerise"?
A jeni dakort qe te bejme nje leter te hapur ku ti kerkojme qeverise se RSH qe te fusi euron si monedhe?
A jeni dakort te me ndihmoni per ngritjen e nje faqeje ne internet:
Universitetet Shqiptare?
A jeni dakort qe te me ndihmoni per te ngritur fondacionin " E Ardhmja"
A keni ide te tjera konkrete permbi Bashkimi?
Anton
PS
Teorite le tia leme marksit, enverit apo dikujt tjeter.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Krijoni Kontakt