Close
Faqja 19 prej 49 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 488
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Sikur u mbyll ky diskutim...

    Megjithatė u dashka rifilluar...
    Ja ēfarė shkruan Pelasgian :
    Qellimi eshte qe te kemi mbeshtetjen nga ideologet e te gjitha viseve, ku emri i tyre do te qonte pesh.
    Perndyshe do ta kemi shume veshtire.
    Kush janė ideologėt e tė gjitha viseve. Kur kombi apo shteti tė cilit i pėrkasim ka nevojė, ata qė i pėrgjigjen janė ideologėt e atij kombi. Ideologėt (mbase ju doni tė thoni intelektualėt !!!!) nuk zgjohen me pahirė. Nuk di por ky forum ka ideolog nga tė gjitha krahinat bile edhe qė kanė dhėnė prova. Sigurisht askush nuk do tė donte tė jepte jo 200 e 2000 EURO por asnjė Euro pa ditur se kujt ja jep. Jemi djegur ne shqiptarėt me tė dhėnė pa adresė. Por eja tė fillojmė. Eja ta krijojmė kėtė adresė. Dhe kjo adresė mund tė ketė nė krye njė emėr qė shumė mirė mund tė jetė njė "IDEOLOG" i kėtij forumi. Dhe pėt tė qenė konkret ē'farė i mungon zotit Ashta tė jetė njė ideolog ? Si mendon ti? Tu lutemi ideologėve qė e kalojnė jetėn plazheve tė Greqisė apo Kroacisė. Ata mbase nuk dėgjojnė nga ai vesh. Por ideologėt shqiptarė janė ata qė dinė tė kalojnė nga fjalėt tek veprat. Unė jam me ta.
    Rycki

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Po

    Ricky,

    Ne te gjithe e kemi te njejtin qellim, por menyra e mberritjes se ketij qellimi ndryshon.

    Ideologet, intelektualet, profesoret qkado qe ne i quajme zakonishte perkrahen nga populli. Te mire apo jo ata jane MAZA e popullit.


    Por Ricky me trego ti qka mendon per METODEN E HIJES, te cilen do tia paraqesim popullit tone permese disa gazetareve. Une personalishte shpresoj qe kjo metode te perdoret ne shume vende, e cila do te jete nje alternative e "ndershmerise".

    Per shkake te kesaj "ndershmerie" kemi vujte shume deri me tash. Eshte koha te bejme ate qe qdo populle nga perendimi e bene.

    Une jam i pari te fillojme. Te behemi nje shembulle i suksesit.

  3. #183
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Ka kohe qe kam nuk kam shkruare ketu edhe pse po lexoj cdo dite ne forum, sot rastesishte i nderuari Ricky2001 me shtyri te jap mendimin tim:

    Ricky2001 shkruan:
    Dhe pėt tė qenė konkret ē'farė i mungon zotit Ashta tė jetė njė ideolog ?
    Karakterin e tij nje njeri e tregon me bashkebiseduesin duke e treguar ne te njejten kohe edhe edukaten dhe qellimet e tij. Antoni duke cuni i mire, por idet e tij i nderuari i shfrytezon per propagande, e shfrytezon forumin per propagande dhe asgje me shume. E djathta e Majta. Kjo eshte e drejta e tij por njekosishte eshte edhe e drejta ime te jap mendimin tim mbi nje "ideloge" siq pretendon te jete z. Ashta.

    Mos harroni Bashkimi nuk arrihet me fjale. Koha ishe ajo qe na ndau por do te jete edhe ajo qe do te na bashkoj. Nje rol te rendesishem per bashkimin tone kombetare luan mentaliteti jone. Ne, shqiptaret ne pergjithesi jemi vetjaka, mendojme vetem per veten dhe familjen tone, per oborin tone. Ne nuk ja dim vleren shtetit.

    Nje rol te rendesishem ne bashkimin tone do te kishte mujtur te luante shtresa e pasure shqiptare por per fat te keq nje perqindje e madhe e kesaj shtrese jane qobana me plot kuptimin e fjales dhe i shikojne interesate e veta personale gjithashtu edhe shtresa e politikanteve te sotshem apo pushtetareve jane duke i shikuar interesate e tyre per perfitim materiale.

    Mos harroni, Shqiperia dhe Kosova jane vendet me te varfera ne Evrope qe kane nje kapacitet te larte si intelektual edhe fizike. Po flas per Kosoven ku UNMIK-u eshte duke bere presion ekonomik mbi popullaten e Kosoves per disa qellime, si psh: kthimi i serbeve etj.

    Prespektiven dhe Bashkimin tone e shoh ne gjeneraten e rre qe kane studiuar ne Evrope, perkatesishte SHBA, sepse te gjithe e din se cka te thote puna dhe edukimi cilesore dhe njekohesishte e din demethenjen e demokracise ne praktike. Por, kjo gjenerate, keta te rrinje te diplomuare ne Universitetet Amerikane dhe Evropiane nuk do te kthene ne Shqiperi per disa arsyje te palogjikeshme per nje atdhetare si psh: "C'ben Shqiperia per mua, apo cka bere Shqiperia per mua". Keto fjale i kam lexuar ne forum dhe i kam ndegjuar edhe ne jeten e perditeshme, dhe te gjithe ne nje moment e harrojne fjalet e John Kennedy-it ne 20 janarin e ftohte te 1961 i cila ka thene: Don’t ask what your country can do for you, ask what you can do for your country apo Mos pyet se cfare ben atdheu per ju por pyet se c'beni ju per atdhun.
    Kjo eshte njera nder qindrat arsyje qe me bene te ndihem se ne shqiptaret jemi vetjaka, nuk ja dim vleren shtetit dhe i shikojme vetem familjen tone, oborin tone, interesin personale dhe jo te komunitetit.

    Pune Pune Nate e Dite qe te shohim pakez drite.
    -----------------------------------------------------------

    Ricky2001 ka kohe qe nuk jemi ndegjuar ne private. A jeni ju ai i Forumi te vjeter me kete nickname?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ILovePejaa : 05-07-2002 mė 07:37
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Tė nderuarit ILovePejaa

    I nderuar ILovePejaa !
    Ndonėse si tė gjithė shqiptarėt mbase kemi ndonjė ndryshim nė mendime por ēuditėrisht nė ato qė ti shpeh mė lart shikoj qė ne kemi mendim tė njėjtė nė shumė gjėra. Duke ditur se ju njohė, kjo ėshtė dhe arsyeja pėr tė cilėn ju shkruaj. Tani le tė vijmė tek argumentat. Ajo qė unė shpreha pėr Antonin nuk qe njė rastėsi. Ti je lindur dhe rritur nė Kosovė por dhe moshėn nuk e ke pėr tė njohur formacionet politike tė Shqipėrisė. Si pėrfundim as nuk e di as s'ke si ta dishė se pėr gjendjen e sotme tė Shqipėrisė dhe atė kombėtare nė pėrgjithėsi janė komunistėt qė po e drejtojnė Shqipėrinė tash 60 vjetė. Ti nuk e di miku im i vjetėr se edhe nė kėtė forum njė pjesė vazhdojnė ti bien po asaj melodie qė kanė mėsuar nė shkollat e Enverit. E pra Antoni ka meritėn qė u ka vėnė emrin (jo vetėm ai....) kėtyre gjėrave. Po tė kujtoj se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ekzistonin krahėt politik si dhe sot por tė djathtėt at'herė quheshin NACIONALISTA ndėrsa e majta TĖ KUQTĖ Nuk dua tė zgjatem mė sepse kėto mund ti diskutojmė nė forumet e tjera por njė gjė duhet tė dish : Gjithė sa pretendojnė se nuk shikojnė as majtas e as djathtas por kombin etj etj. bėjnė njė farsė Edhe unė si dhe ju e shohė daljen nga situata nga brezi i ri i edukuar nė Perėndim dhe nga lindja e nacionalizmit tė pastėr shqiptar.
    PS Ashtu si ju jeni po ai i vjetri dhe unė ngelem po ai. Kam dhe njė adresė elektronike rycki2001@hotmail.com

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    IlovePeja!

    Tungjat'Jeta!
    "E dua Pejėn! Por ma shumė Shqypninė!"

    Po ju ndiqja me vėmėndje dhe me respekt! Keni nėpėr mendimet tuaj si ti si dhe Rycki 2001, si Pelasgiani dhe ndonji tjetėr shqyptar i Kosovės! "Si vjen Bashkimi Kombėtar" - e hapur bukur dhe hijshėm nga Anton Ashta, dhe e pasuar me mendime e gjykime nga shumė anėtarė tė nderuar, miq, sehirxhinj dhe qyfyrexhinj tė kombit tonė, po KONSTATOJ se Fjala e urtė shkodrane:"Hidhu e pėrdridhu - e bjer nė kunj e lidhu!" ka vend plotėsisht!
    Kėtu po hapni shumė probleme, "jo kthehen, jo nuk kthehen tė rinjtė",...."jo tė gjindet IDEOLOGU jo po nga tė jetė, jo po si do tė jetė, etj.etj.
    Dėgjoni: A po shkoni pak ju kosovarėt deri tek Akademik Rexhep Qosja - se ai asht dhe dekoruar NDERI I KOMBIT pėr kėsi punėsh! Shkoni pas hatrin e Zotit e mos na lodhni me teorina HIJESH, LIDHJESH, ZGJIDHJESH e ku ta di unė! ME SA E KUPTOJ AJO RRUGA DURRĖS - PRISHTINĖ, nuk bahet me e pėrēa kombin, por me e BASHKUE!
    JANĖ PRA RĖ QARTA ATO QĖ KĖRKON ANTONI (nė fakt i kėrkon BASHKIMI KOMBĖTAR)! Pra ju luani apostafat rrolin e kokėfortit, apo tė moskuptuarit se ēfarė kėrkohet, apo doni Oda Muhabeti!?
    Ju lutem bjerini ma shkurt! Janė tre probleme:
    1. Botimi i Kolisė
    2. Fondi i autostradės Durrės -Prishtinė "Rruga e Bashkimit
    3..FONDACIONI "E Ardhmja"
    Hajt mirė u lexofshim!
    Agimi

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Si vjen Bashkimi Kombetar??

    KJo teme, apo te them ky problem, qe i ka preokupuar para-ardhesit tane me qindra vite me pare. Menidmi im eshte se Secila gjenerate, duke filluar nga ajo e viteve te hereshme te shekullit 20 dhe deri me Sot, eshte preokupuar me kete teme. Shumica e aktivisteve Shqiptare, qe nga Pavaresia e Shqiperise por dhe me heret, eshte munduar te beje Bashkimin kombetar. O nje popull jemi, O shok. Nuk ka rendesi se une jam nga Kosova, apo tjetri eshte nga Shqiperia. Kjo ka qene edhe synimi i Armikut tone, Serbeve, pasi qe ata inkuadruan Kosoven si pjese e Serbise, e me vone si te Jugoslavise. Qellimi ka qene qe ti krijoj dy identitete te veqanta, ata Shqipetar dhe ate Kosovar.


    Nje postim qe ma terhjeku vemendjen eshte ai i Kosovarit. Kosovari ka dhene nje analize te mire lidhur me kete pyetje. Rruga e bashkimit eshte e gjate. Se pari, Kosova duhet ta fitoje pavaresine. Se dyti, ne te dy territoret, ate te Kosoves dhe te Shqiperise, duhet te vjen nje gjenerate e re e politikaneve. Kjo gjenerate do te jete imune nga ideologjite e vjetra---socializmi.
    Mendimi im eshte se po ne qofte se e arrijme qellimin te bejme nje bashkim, ekonomik, arsimor, kulturor dhe shoqeror, rruga e bashkimit eshte e perfunduar. Mund te jemi nje popull i bashkuar edhe pse kemi dy presidenta, dy kryeqytete e dy kufij. Nuk na duhet bashkim absolut politik.


    Ne qofte se dalim zyrtarisht me deklarate apo me akcione se ne deshirojme bashkim kombetare, atehere te gjitha kombet fqinje do te protestojne. Qellimi i ketij protestimi do te jete siguria shtetetore. Vendet fqinjet do te kontestojne se per shkak te rrezikut te sigurise se tyre nacionale, ata nuk do ta lene qe nje gje e tille te ndodh. Kundershtare me te medhenj te ketij mendimi do te jene Maqedonia, Serbia, Greqia, Rusia..po ashtu edhe Franca.


    Jam i mendimit se te githe Shqiptaret ku do qe gjenden te punojne per Pavaresine e Kosoves. Atehere dhe vetem atehere, ne do ta arrijm qellimin e stergjyqeshrve tane. Mund te jem se bashku edhe sikur dy shtete. Le te punojme drejte Pavaresise se Kosoves sikur se Ise Boletin dhe Ismajl Qemajli kane punuar drejte pavaresise se Shqiperise. Nuk duhet qe te fajsojm njeri-tjetrin per gjerat qe kane ndodhur 2, 3 apo 50 vjet me heret. C'ka ka ndodhur ka ndodhur. Nuk duhet qe ta gjykojme njeri-tjetrin lidhur me mendimet tona te ketij forumi. Dakord, perhere do te kemi mendime te ndryshme. Mirepo, ne duhet qe njehere e pergjithmone te jemi i nje medimi per qeshtjen kombetare. Gjate Akcionit te Nato's kunder Serbise, te gjithe serbet paveresisht perkatesie politke apo shoqerore, ishin nje popull i vetem. Keshtu duhett qe edhe ne te veprojme. Problemi eshte se nuk e kemi te njetin armik.


    Me ne fund i'a arritem qellmit te jemi te pavarur nga Serbi, tash duhet qe ta shfrytezojme kete rast dhe t'i arrijme qellmit. Mendimi imm eshte se KOsova eshte duke shkuar ne ate drejtim. Ndoshta jo ne drejtim te bashkesise kombetare, por megjithate, Kosova eshte duke punuar drejte pavaresise. Dakord, se aty do te gjenden ata persona te cilet do te mundohen ta bllokojne kete proces, mirepo kjo eshte gje normale. Secili shtet e ka kete fenomen. Per kete arsye ne duhet qe te punojme me shume. Duhet te jemi me kembengules kur shohim se disa individe apo disa shtete tjera mundohen te na dalin ne rruge.
    Ndale-ngadale, me hapa inkrementale, bashkimi kombetar mund te arrihet. Dimrin e kaluar isha ne Prishtine. Per here te pare qe nga perfundimi i Luftes. Prishtina kishte ndryshuar shume. Ishte e mbushur me simbole patrotike. Statuja e Skenderbeut ne Prishtine eshte njen hap drejt Bashkimit Kombetar.


    Nje gje qe duhet ta kemi ne vemendje eshte se Shume shtete te Bashkimit Evropian jane kunder bashkimit kombetar te Shqiptareve. Pra pyetja eshte se si te arrijme kete qellim pa i trazuar keto vende Evropiane? E dijme se keto vende Evropiane shume here na kane nda trojet tona etnike...Konferenca e Londres dhe Kongresi i Berlinit per shembull. Prandaj, jam i mendimit se nje gjenerate e re e Politikaneve te edukuar ne vende perendimore, sidomos ata ne Amerike, do te jene ne gjende te arrijne kete qellim.


    Every Man Dies.....No one Truly lives the Life of The Intimidator

    KB Prishtina
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 05-07-2002 mė 22:22

  7. #187
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te nderuar,

    sot me erdhi nje leter nga Kuvendi Popullor i RSH e nenshkruar nga z.Pjeter Arbnori.

    Pra letra e hapur dhe nenshkrimet tona nuk shkuan kot.

    Ju pershendes e ju kerkoj falje per daljen nga tema.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Shqiptaret dhe Korridoret Ballkanike

    http://www.shekulli.com.al/ekonomia/...rridoret.shtml
    Ndryshuar: E Hėnė, 8 Korrik, 2002 | Viti i VI Nr. 185 (1485)

    Korridoret Ballkanike dhe Shqiperia

    Harta e mėposhtme tregon cilat janė korridoret strategjike, pjesė e njė nisme projektesh pėr tė ndihmuar zhvillimin e vendeve "ish-anėtare tė bllokut komunist sovjetik". Projektet e zhvillimit nė kontinentin europian tė programuara pėr 20 vitet e ardhshme varen tėrėsisht nga ndėrtimi i korridoreve qė kalojnė pėrmes Ballkanit. Nė hartė dallohet se nyja qendrore ose kyēi i kėsaj nisme strategjike paneuropiane qėndron midis korridoreve VIII, IX and X nė trekėndėshin e formuar midis Nishit (Serbi), Shkupit (Maqedoni) dhe Sofies (Bullgari), dhe njė pjesė e madhe e kėtij trekėndėshi pėrfshihet nė Kosovė, pėrfshi zonat e Preshevės dhe Bujanovcit, aktualisht nėn juridiksionin e Serbisė. Harta evidenton se Shqipėria ėshtė praktikisht e pėrjashtuar nga kontakti i drejtpėrdrejtė me rrjetin e korridoreve rajonale dhe paneuropiane, dhe megjithė pozitėn e saj strategjike ndodhet nė njė degėzim tė kėtij networku falė pėrfshirjes sė saj pėr momentin vetėm nė korridorin e 8-tė.

    (i) Vetė ndėrtimi i korridorit do tė shkurtojė ndjeshėm kohėn e udhėtimit dhe do tė rrisė konsiderushėm fitimet nga reduktimi i humbjeve nė kohė dhe nga mirėmbajtja e makinave. Fitimet nė kėtė rast nga eksperiencat botėrore llogariten me miliona nė vit pėr ekonominė shqiptare, por kėtė mund t'a kuptojnė e shpjegojnė fare mirė specialistėt e mirėfilltė dhe jo politikanėt arkaikė.
    (ii) Ky korridor do tė pėrmirėsojė ndjeshėm aksesin e zonės Verilindore tė vendit, qė ėshtė zona mė e prapambetur dhe e pazhvilluar e tij. Rruga do krijojė mundėsi pėr gjallėrimin ekonomik dhe tė industrisė nė kėtė rajon duke pėrmirėsuar aksesin me ekonominė ė Kosoves. Kjo e fundit do te pėrmiresojė ndjeshėm shanset dhe mundėsitė per ekspozim ndaj njė tregu mė tė gjerė dhe si pasojė do tė stimulojė zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin social e kulturor tė rajonit Verilindor. Me tej rruga do tė nxisė interesin e investitorėve sidomos pėr industrinė minerare dhe atė energjitike. Nė shkėmbim kjo do tė rrise punėsimin dhe nivelin ekonomik tė banorėve tė zonės, te cilėt vetėm nė kėtė menyrė mund tė bėhen tė interesuar tė qėndrojnė nė kėto rajone, nė vend qė tė dynden nė periferitė e paligjshme dhe kaotike tė Tiranės. Kjo do t'i sherbejė mė mirė edhe zhvillimit tė balancuar rajonal, per tė cilin ka nevojė dėshpėrimisht ky vend.
    (iii) Rruga do tė lidhė jo vetėm Veriun e Shqipėrisė por do tė garantojė njė akses me tė shpejtė tė ekonomisė, mallrave, njerėzve dhe bizneseve tė gjithė Shqipėrisė dhe Kosovės. Kjo do t'i shėrbejė zhvillimit dhe integrimit mė tė mirė tė dy vendeve, si e vetmja rrugė moderne dhe realiste e pranuar nga fqinjet dhe komuniteti ndėrkombėtar, perkundrejt tendencave konfliktuale nacionaliste pėr ndryshime tė kufijve. Integrimi ekonomik dhe social tashme ėshtė integrimi mė i mirė pėr tė cilėt kanė nevojė me shumė se cdo gjė shqiptarėt kudo qe jetojnė nė Ballkan pėr tė mos u parė mė si delja e zezė.
    (iv) Korridori Durrės-Prishtinė, falė lidhjes ekzituese (pėr momentin tė bllokuar nė Mitrovicė) do t'i sigurojė mė tej Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė njė Ballkan mė paqėsor njė akses rrugor mė tė shpejtė nė disa rajone tė Veriut dhe Lindjes sė rajonit dhe tė Europės, duke krijuar edhe njė alternativė tė dytė qė shmang rrezikun e bllokimeve nga nje monopol i mundshėm i taksave gjatė e kalimit tė detyruar nė segmentin maqedonas tė Korridorit tė 10-tė. Kjo behet edhe me jetike nė rastin e konflikteve tė mundshme nė rajon.
    (v) Korridori Durrės-Prishtinė ėshtė njė nismė e vėshtirė por qė do sjellė ndryshim rrenjėsor tė mentalitetit tė manaxhimit te financave publike dhe privatė pėr qėllime publike. Nė kėtė drejtim Shqipėria ėshtė ende prapa, ndėrkohė qė kjo ėshtė e vetmja rrugė qė i ka nxjerrė nga halli edhe mjaft kombe dhe rajone tė tjerė. Sidoqoftė, fillimi dhe realizimi ketij korridori nuk duhet tė sfumojė ndėrtimin e korridorit Veri-Jug si segment i rėndėsishėm e Korridorit "Dalmatian" qė bashkė me rrugėn Durrės-Prishtinė janė jetik pėr t'a bėrė Shqipėrinė sa mė atraktive dhe konkurruese nė rajon dhė pėr t'a integruar perfundimisht ate nė qėnder tė korridoreve tė interesave ekomike rajonale dhe europiane dhe jo ne zonat periferike ku ndodhet sot, falė politikave tona dritėshkurtera dhe pėrformances mė tė mirė tė fqinjeve tanė.
    Ark. Besnik Aliaj

    Legjenda:

    1. Korridori 8-tė lidh portin shqiptar tė Durrėsit me atė tė Varnės (Bullgari) pėrmes Tiranės, Qafė -Thanės, Shkupit (Maqedoni), Deve Bairit, Sofies, Plovdivit dhe Burgasit (Bullgari).
    2. Korridori 9-tė lidh Dresdenin (Gjermani) me Stambollin (Turqi) permes Pragės (Ceki), Bratislavės (Sllovaki), Gjorit, Budapestit (Hungari), Aradit, Krajovės (Rumani), Sofies dhe Plovdivit (Bullgari). Ky korridor degėzohet duke siguruar lidhje edhe pėr Nurembergun (Gjermani), Vienėn (Austri), Bukureshtin dhe Konstancėn (Rumani).
    3. Korridori 10-tė kalon pėrmes Salzburgut (Austri), Ljubljanės (Slloveni), Zagreb (Kroaci), Beograd, Nish (Serbi), Shkup, Velės (Maqedoni) dhe Selanik (Greqi). Korridori lidhet edhe me Gracin (Austri), Mariborin (Slloveni), Sofien (Bullgari), Bitolen (Maqedoni), Florinen and Igumenicėn (Greqi).
    4. Kėtyre korridoreve duhet t'i shtohet edhe projekti grek i ashtuquajtur Korridori "Dalmatian" (ose "Via Dalmatica" ose "Balcanica" ose "Adriatica"), njė projekt i propozuar nė mesin e vitit 1998 me njė vlerė rreth 3 bilionė dollarė, qe lidh portin italian te Triestes me qytetin grek tė Igumenicės, pėrmes bregdetit shqiptar, Malit tė Zi, Bosnjės, Kroacisė dhe Sllovenisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pelasgian!
    Kanė vdekur kollosė tė rilindjes kombėtare me andrrėn e madhe tė BASHKIMIT! Mos vajto personat, se ata janėpika uji nė oqean! Nuk besoj tė ketė ndonji shqiptar Kosove qė asht kundėr BASHKIMIT! Por e keqja asht se unė shoh njė lidhje tė fortė midis tė djeshmėve tė "koregjueshėm" dhe tė sotėshmve tė "pakoregjueshėm"!
    Nėse njė shqiptar Tirane apo Durrėsi shan e pėrgojon Bacin Adem Demaēi - Mandela e Kosovės, besoj qė do fitojė urrejtjen e tė gjithė Shqiptarėve, po unė qė jam autori i kangės sė tij ēfarė duhet tė bėj?
    Pra nėse unė kam shkruar pė atė Pėrfaqsues Dinjitoz tė Qėndresės Shqiptare nė burgjet e sėrbit:
    Ban gjaret Adem Demaēi
    Se pėr ne do jesh pishtarė!
    Pasha Besėn, s'mund t'a vrasi
    Askėrkush Kosovėn mbarė!

    Se nuk shterret ujėt e Drinit
    Nuk rrafshohet ēyēavica!
    Kosovari sapo tė lindet
    Thotė unė jam Azem Galica!
    Pėrse autori i vargjeve pėrēarėse dhe fyese iliriani01 i drejtohet Pėrfaqsuesit Martir kundėr Diktaturės sė Enverit Deputetit Pjetėr Arbnorit si mė poshtė:....(nuki po i shkruaj pėr faktin se mė vjen turp me i pėrsėritė!)
    Ilirianit 01 do ti vijnė mendt sado vonė! Por duhet tė paguaj "haraēin e fyerjeve"!
    Dėgjo kėtu ti Pelasgian! Nėse dikush fyen Pjetėr Arbnorin ka fyer tė gjithė martirėt dhe denmokratėt shqiptarė!
    Nėse dikush fyen Anton Ashtėn. ban mėkat!
    Nėse dikush fyen mua, pra Agim Doēin, e pėson siē e "pėsoi" Dritėro Agolli qė socialistėt deshėn ta nxisin e ta ndėrsejnė kundra meje, por Dritėroi u tregua i mėnēur dhe rrufjan!! Ai tha publikisht:
    ME Agim Doēin nuk futem nė betejė, sepse e kam TĖ HUMBUR pa e filluar atė!
    E para se Agimi ėshtė poet si unė, por qė mė vret me armėt e mija!
    E dyta ėshtė malcor dhe kokėfortė e nuk tėrhiqet kurrė!
    E treta ėshtė nja 20 vjet mė i ri nga unė, kėshtu qė e vazhdon luftėn edhe pas vdekjes time!(tė Driteroit pra)
    NDĖRSA unė Pelaafian them:
    DRITEROI SI POET ėshtė i pavdekshėm!
    DRITEROI si politikan ka lindur i vdekur!
    Mė kuptove?? Pelasgian! Nėse gabimisht shkon e fyen emrin tim nė Kosovė, tėhypin nė dru jo vetėm djemt e ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, por edhe tė gjithė vėllezrit, motrat, djemt e familjet e dėshmorėve dhe heronjve tė Kosovės Martire!
    Kėshtu qė ai iliriani 01 ia bėri vehtes!
    Mos mė prek Monumentet! Pjetėr Arbnori ėshtė monument! Adem Jashari ėshtė monument! Zahir Pajaziti ėshtė Monument! Isuf Gėrvalla ėshtė Monument!
    Nėse fatkeqsisht vjen ndonji Pėrmbytje e madhe, merr me vehte e pėrlan bagėti, mullarė, kasolle, shtėpia, Agim Doēin, Nezir Myrten (fallso), por JO MONUMENTET!!!!
    Pra pelasgian BASHKIMI KOMBĖTAR ASHT MONUMENT DHE APEL I KOHĖS QĖ KA ARDHĖ! KEMI SHANSE QĖ TA ARRIJMĖ KĖTĖ! KOSOVA ANDRRA JONĖ SHEKULLORE ASHT E LIRĖ!!!!!!!!!KEMI DO PUNĖ ANDEJ NGA MAQEDONIA! PO PRET EDHE MALI I ZI SHENJĖN E LIRISĖ! Pra mos u brengos shumė se dikujt i hiqet maska!
    Randsi ka qė BASHKIMI KOMBĖTAR me vuajtje, me sakrifica, me viktima dhe me pėrpjekje madhore VJEN!POR DO TĖ VIJĖ AMA! Rruga asht shumė e gjatė dhe e lodhėshme! Por i lumi ai qė nuk do ti priten gjunjt deri nė mbrritjen e qėllimit!
    Agim Doēi

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Ai! Sa large temes keni shkuar!!!

    ME sa di une, titulli kesaj teme eshte, "Si vjen Bashkimi Kombetar?" Disa diskutime te fundit ne mes te z. Agim Doci, poeti i madh..dhe Pellasgian, nuk kane asgje te bejne me kete teme. C'ka ka rendesi se cfare "Q-C" ne perdorim ne kete forum? Me rendesi eshte se po kuvendojme. C'ka rendesi se dikush eshte poet, e tjetri eshte ne boten e filmit, apo c'ka ka rendesi nese ne te tjeret jemi vetem student? Une them se nuk ka rendesi fare. Me sa di une, ne nuk kemi ardhe ketu te hapim beteja. Nuk kemi ardhe ketu qe ta ofendojme njeri-tjetrin lidhur me aftesite e tyre gjuhesore.
    Ai qe ofendon dikend tjeter eshte i liget. Njeriu i edukuar respekton mendimet dhe shprehjet e dikujt qe eshte me pak i edukuar.
    Edhe njehere, mos dilni jashte temes, ju lutem.


    Socrates:" Just for the simple fact that I know that I do not know everything, makes me smarter than those who think that they know everything."

    Ariani.....student pergjithmone

Faqja 19 prej 49 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •