Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214

    poezi dhe mentalitete

    Ne lidhje me temen "Vajza prej qelqi" te Skender Rusit dhe arsyetimin 'brilant' te mbylljes se saj :

    Poezia prandaj eshte,qe,vec te tjerash,te thyeje mentalitete.

    Nese ka mentalitete qe nuk e pranojne ate poezi (Teper vone) atehere aq me keq per ato mentalitete .
    Nuk mund te censurohet nje poezi vertete e bukur per hir te ndonje apo disa mentaliteteve arkaike.Ne djall,pra, 'mentalitetet' !


    Ps - ne c'paragraf te rregullores se forumit mbeshtetet veprimi per te mbyllur temen e permendur ? Mos valle ne shijet e censorit?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  2. #2
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Poezia kurresesi nuk thyen mentalitete, nuk eshte qellimi i saj. Jane mentalitet, cfaredo lloji qofshin, qe thyen kur ndeshin, sfidojne, poezine. Pse? Sepse poezia i permbahet atij proverbit : "Ti biesh fyellit ne nje vrime." Dhe poezia gjate gjithe jetegjatesise se saj ne nje vrime i ka rene dhe do ti bjere fyellit.
    Shkurt muhabeti nuk hahesh dot me poezine, eshte thike me dy prerese... Poezia eshte vetem per soditur!

    P.S. Shpjegonai pak si qe puna e mbylljes.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    fior, ke kaq kohe qe shkruan poezi e akoma nuk ke mesuar t'i vleresosh. te keshilloj te lexosh loliten e nabakovit. skenderi hallall.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    "P.S. Shpjegonai pak si qe puna e mbylljes."???(!!!)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 21-09-2003 mė 03:07
    Liridona

  5. #5
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    E lexova dhe une poezine e skenderit.
    Kjo poezi tregon per nje raport idlik (uroj, se ndryshe muhabeti behej teper serioz ) te autorit me nje vjaze te vogel qe po te gjykosh nga poezia duhet te jete minorene (te pakten me e vogel nga 14 vjec . raport ky i stilit mashkull-femer qe patjeter kalon ne ate te pelqimit seksual.
    Ne poezi nuk ka aspak tregues te ndonje lloj lidhjeje ta zeme shpirterore, miqesore etj. pra ky raport ne thelb ka karakter seksual.
    Mentaliteti eshte nje gje e mire. Pse qenkeni te gjithe kunder mentalietit juve vellezer e motra. Pse u dashka thyer e bere cope mentaliteti?
    Lolita e Nabokovit tij eshte nje liber qe kur im ate e lexoi u tmerrua. Edhe une jam tmerruar kur e kam lexuar. Megjithate bota nuk eshte sic e duam une dhe im ate, por ka plot njerez qe gjejne dicka te bukur ne raportet e pelqimit seksual me nje minorene, raporte te cilat Vladua pa pike turpi u ben piedestal nje liber te tere.Si juve ketu qe thoni se e pelqeni. Por kjo nuk do te thote qe keta njerez qe pelqejne letersi te tille jane te shendetshem, aspak.

    Mbyllja e asaj teme per mua qe mese normale, jo duke marre parasysh mentalitetin, por duke marre parasysh ligjet baze fiziologjike dhe psikologjike te njeriut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 21-09-2003 mė 01:15

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Nuk e kuptoj pse diēka kundra "mentaliteteve" vazhdon tė qėndrojė nė faqet e forumit. O lėreni temėn hapur ose hiqeni fare, mbyllja e saj nuk ka asnjė dobi.

    Edhe pse ndalohen komentet, publikimi i poezisė vazhdon tė thyejė mentalitetet, apo jo?
    Edi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Teper enigmatike se si ka konkluduar Armandovranari qe 'vajza eshte nje minorene jo me teper se 14 vjec' ?? Vec ne ja paste thene vete autori dhe ne kete rast une terhiqem.

    Por nga vete poezia del ndryshe.Ne strofen e trete thuhet :

    ke ardhur vone .teper vone.
    kur dimri krejt me ka pushtuar
    kur vdekja firmen me kerkon....

    Pra eshte krejt e qarte se ky njeri eshte ne moshe te thyer ( dimri krejt me ka pushtuar) , bile prane vdekjes ( vdekja firmen me kerkon). Sa vjec eshte ? 70 ?( mesatarja e jetegjatesise se burrave ne Shqiperi); apo 60? ta ulim ne 50? Atehere sa duhet te jete vajza e tij? Normalisht 25-20 nese eshte 50 vjec dhe eshte martuar sipas zakonit 25-30 vjec .Sipas poezise,strofa e pare, kaq duhet te jete dhe "vajza" e poezise. Qe ta kete vajzen jo me shume se 14 vjec i bie qe te jete martuar jo me pare se 36 vjec ose te kete shume vajza dhe vogla te jete 14.Ose qe gruaja nuk i lindte dot dhe pas shume perpjekjesh me ne fund....etj,etj... Dhe keto shifra jane nese pranojme se pragu i vdekjes eshte 50 vjec, se per 60 apo 70 keto perllogaritje marrin sens humori..
    U zgjata pak po desha te them se ta konsiderosh minorene 'vajzen' e poezise eshte teper e kerkuar .Dhe nese nuk eshte minorene atehere dhe konkluzionet mbeten ne ere .
    Per mendimin tim mesazhi i poezise eshte ne dy strofat e fundit qe nuk ka te beje aspak as me pedofili , as me incest, as me turpe te tjera .

    Megjithate, gjithe sa me lart eshte vetem nje nderhyrje teknike.
    Ceshtja eshte se me c'te drejte kerkojne te na tregojne se c'duhet te lexojme, se c'eshte e mire e c'eshte e keqe.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  8. #8
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    pelin, duke mos dashur ta shnderroj temen ne debat po sjell vetem keto dy vargje te tijat nga Teper Vone

    Ti gjysma-hene je kur zhvishesh
    Dhe gjysma tjeter Perendi.

    Une e shikoj keshtu: kjo gjysma tjeter perendi, dthm engjellore, hyjnore etj, ne gjuhen e poezise. Pra gjysma tjeter eshte akoma dicka e hyjnore-une e kuptoj feminore.
    Mbase mund te jete thjesht prodhim i gabuar i imagjinates sime, por mesa duket edhe lexuesit e tjere kane perftuar te njejtin imazh, shiko lidhjet qe jane bere me Loliten.
    I kerkoj falje autorit per banalizimin qe po i bej me keto analiza, uroj qe te jem keqkuptuar une.

  9. #9
    Dhe mua me ka ardhur jashtezakonisht keq kur eshte mbyllur si teme, aq me teper qe mbyllja nuk ka nuk ka pike logjike. Njerzit do te vazhdojne t'a lexojne. Kjo o eshte kulmi i trashesive ose hipokrizi me brire.

    Per mendimin tim debati rreth asaj poezie demton vete poezine me shume se c'do gje tjeter. Nese doni te debatoni, debatoni mbi veprimet, vlerat... por jo te beni perkthime naive te vargjeve te cilat bazohen vec ne imagjinaten qe ka mundur te fitoje secili prej nesh.

    Per mua ajo poezi eshte aq e cilter sa qe t'a quash jashte normave s'tregon gje tjeter vecse pisllekun personal.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sa kurioze qe jeni medet! Po te jete puna per llafe e per kundershtime e nxjerrin koken disa ketu, po kur vjen puna per ndonje krijim a ndonje fjale te mire, a ha nuk ju shkon buka ne gryke.

    Ne lidhje me poezine e Rusit, kam marre mesazhe ne privat per heqjen e poezise. Personi ne fjale (autori dmth) ka pas qene drejtor i Pallatit te Kultures Korce, ku shume femije moshat 10-14 vjec vinin studionin (piano kryesisht) gjate muajve te veres. Tani duke qene se asnjeri nga ju nuk ka qene ndonjera nga ato vajzat 10-14 vjece une nuk mund tju shpjegoj juve as mentalitet e as "moralin" e poezise ne fjale.

    Mund te them se njerez te tille ne gjithe boten denohen me heqje lirie, ndersa ne Shqiperi edhe sot e kesaj dite vazhdojne tu ngrejne lapidare, ose me mire ti vendosin drejtora.

    Une nuk e njoh personalisht Skenderin ndaj dhe nuk e hoqa komplet poezine, por per shkak te asaj cfare kam lexuar e degjuar per te nuk mund te lija mesazhe "lavderimi" te vazhdonin ne drejtim te asaj teme.

    Njerzve ju ka ndryshuar jeta (pa dashjen e tyre) per hir te tipave te tille Kulla, mos me trego Loliten.


    pelin, ahahah dashke dhe rregullore ne forum ti per keto gjera huh. Shko shiko motren tende te ta duan shoket e babit ne ate menyre dhe pastaj flasim bashke per rregullore.


    Njerez per se prapi.....

  11. #11

    Nje sekonde

    Tani e lexova me vemendje:
    Poezia "vajza prej qelqi" eshte e ndjekur nga poezia "teper vone" dhe ato shkojne bashke mor trima moralisto-sofiste. Meqe xhandarka e taposi temen (gojes s'di t'i veje tape) po detyrohem te shkruaj ketu. Bashkojini temat po deshet apo edhe cojini ne pa-dogane. Autori nuk i ka vene kot njera - pas tjetres e te merresh vec me nje copez e shtremberon komplet gjithcka.
    Poezia "teper vone" eshte teper e cilter dhe e perseris qe t'a gjykosh aq fshatce nuk tregon vec pisllekun personal.
    Plus qe shume gjykates ketu mbase as qe nuk e kane idene se cfare mund te kete dashur te shprehe autori.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 21-09-2003 mė 12:58
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  12. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tema mbyllet ketu sepse nuk ka cfare te diskutohet me teper. Une nuk kam kohe te lexoj ne forum rregullisht dhe as kete teme nuk e kisha vene re, ne te njejten menyre as tema e Rusit nuk do me kishte rene ne sy nq se nuk do ma kishin kerkuar ta lexoja. Me shume shpjegime nuk po jap se pak me intereson sa ju mbushet mendja disave nese eshte e drejte apo jo.

    Te drejta te tilla kerkojauni prinderve ne shtepi!

  13. #13
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Po c'krijim i frikshem paska qene ky i Skenderit qe ju paska bere te mbyllni temen? Pastaj, tere kjo polemike per c'fare?

    Ne lidhje me arsyen e mbylljes, me teper se "pisllek personal" do ta kisha quajtur naivitet femijnor...vetem ne "kopshtinshqiptar" u kushtohet rendesi thirrjeve te llojit: "Oh kjo eshte e pamoralshme....lajmeroni policine!" (padogana "me dogane" e verteton me se miri kete fakt!)

    Qesharake! Vogelushet do benin mire te rriteshin ca, se per tu pjekur mire nuk do u dilte koha.
    Summertime, and the livin' is easy...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    fiori,

    ti mund te mos marresh pjese ne diskutim por temen s'ke asnje arsye per ta mbyllur pervecse nuk e perballon dot.

    te pakten prit te te japim nje pergjigje per ato " ahahah"-te dhe "huhuhu"-te qe na ke adresuar.

    se c'thashetheme degjon ti lart e poshte ne nuk dijme gje ; ne lexojme poezine; eja ta komentojme .Eshte e vetmja rruge e ndershme.Une kam kurajo te te them me fal nese e drejta eshte me ty.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    fiori,

    ti mund te mos marresh pjese ne diskutim por temen s'ke asnje arsye per ta mbyllur pervecse nuk e perballon dot.

    te pakten prit te te japim nje pergjigje per ato " ahahah"-te dhe "huhuhu"-te qe na ke adresuar.

    se c'thashetheme degjon ti lart e poshte ne nuk dijme gje ; ne lexojme poezine; eja ta komentojme .Eshte e vetmja rruge e ndershme.Une kam kurajo te te them me fal nese e drejta eshte me ty.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  16. #16
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pelin mua me vjen keq sepse ju hidheni drejt ne kercenim kur as nuk e dini cfare ndodh. Dhe eshte e forte se jane te njejtet tipa qe e bejne kete gje vazhdimisht (tani tufes ju shtua dhe cupka te ciles nuk ju qendrua pa thene nje gje, edhe pse Zoti e di cfare donte te thosh e cfare tha).

    Une e shpjegova ne pergjigjen e pare. Krijuesin nuk e njoh dhe duke qene se eshte vetem me "fjale nga te tjere", nuk ja hoqa temen, por thjesht e mbylla qe mos kish diskutime mbi te, pikerisht keto diskutime ku ca mendojne se ai ka te drejte e ca jo, sepse perderisa asnjeri nga ne nuk e njeh nuk eshte e drejta jona ta gjykoje.

    Nuk jane aq thashetheme perderisa ato me vijne me mesazh ne adresen time. Cdo vizitor qe kerkon dicka jam munduar ti pergjigjem sa me drejtesisht, e me beso te gjitheve u ka ardhur rradha te pyesin nganjehere per ndryshime te vecanta brenda ketij forumi.

    Une thashe temen e mbylla sepse nuk kam ndermend te shkruaj me vete ne te, po perderisa te tjere pas meje e paten mundesine e te shkruarit tek kjo teme, tregoi se ju te tjeret mund te vazhdoni te diskutoni mbi kete subjekt sa te doni, une bera ate qe mu duk me e mira dhe nuk e ndryshoj opinionin tani.


    Pershendetje!

  17. #17
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Fiorushe moj Fiorushe...

    Nese ti s'me ke kuptuar mua, aq me pak te kam kuptuar une ty!

    Me falni zonjusha administratore, a nuk me thoni se c'fare gjykohet ne kete forum, nje krijim artistik apo jeta private e nje artisti? Nese eshte kjo e dyta, me c'te drejte behet? Kush jua jep nje pushtet te tille?

    Ca me objektive ne gjykimin e gjerave!

    PS. Nuk pres nga administratoret/moderatoret nje pune perfekte...e kam fort te qarte qe eshte e pamundur. Megjithate, kritikat jane mese te nevojshme kur behet fjale per mbarevajtjen dhe reputacionin e forumit.

    miqesisht,
    Summertime, and the livin' is easy...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    ..............
    Poezite jane te bukura...
    Sikur te ishin postuar nga nje anonim..besoj qe asnje diskutim as "mbyllje teme" nuk do ndodhte..(mendimi im ky)
    Tani nese Fiori e sheh te arsyeshme te ndaloje" vazhdimin e kesaj teme, ajo diku bazohet keshtu qe nuk perben shkelje te drejtash te njeriut.. Por edhe nese ne nuk shohim te drejte mbylljen e temes dhe kerkojme qe te mos ndodhi , ketu duhet te kete nje fare sqarimi bindes. Nese autori eshte gjykuar ose thjesht akuzuar si "pedofil: nuk besoj qe asnjerit nga ne nuk do i pelqente te lexonte ndjenjat e nje "pedofili" Uroj te mos jete asgje e sakte.
    Pas te gjithash ne akoma jemi shqiptar.
    Me respekt per te gjithe.
    Dreri
    Pershedetje Pelin
    muzg i heshtur

  19. #19
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    O Fiori

    Me bere aq shume kurioze sa e lexova ate temen e Skenderit nga e para. E kisha lexuar njehere, por meazallah se kisha pare ndonje gabim ideologjik. Fale teje kuptova sa i verber behet njeriu kur harron kohen e Qoftelargut.

    O Skender

    Po ti e ke fajin vete o vella! Ē'e ke ate mbiemer aman? RUSI? Ik o vlla, ndrroje, beje Skender Amerikoni apo Kanadezi, se ku i dihet, mbase te marrin me sy te mire keta te Partise. Amerikoneve u lejohet cdo gje ketu, po RUSEVE kurre. Boll me, na lane mbrapa 1000 vjet

    Pelin!

    E di vete ti si jane keto punet e moralit: Nje burre rrihte gruan per vdekje cdo dite, ama e shqepte, po te them, kjo e shkreta hic, stoike dhe e bindur deri ne fund te ruante unitetin ne familje. Dhe Bota gezohej
    Nje familje tjeter , shume simpatike ne harmoni, sic thote my best freind Wegas, nje dite ndahet. Bota cuditet.... Besoj e kupton tani..

    Nje propozim

    Meqe ia kena marre doren propozimeve, perfshi ketu dhe ato dashuroret , propozoj:
    -Nje rubrike ketu: Letersi pa mure

    Ok, than

    Ars, kulle, dita, kolja, skender etjetj takohena atje ke pamuret....

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Me duket se ka te drejte Cupka, e gjithe kjo histori ngjan si pune kalamajsh dhe s'ja vlen te zgjatemi me.

    Por,...por megjithate :

    Fiori do te kishte te drejte pjeserisht vetem nese autori i poezise do te ishte gjendur fajtor per c'pandehet nga nje gjykate. Deri atehere c'thuhet per te nuk mund te quhen vecse thashetheme sipas mentalitetit te pranuar ne Shqiperi, jashte saj dhe edhe ne kete forum. Vete Fiori shprehet se "meqe jane fjale nga te tjere" dhe se " nuk jane aq thashetheme meqenese ato vijne me mesazh ne adresen time"...E cfare pastaj? Sikur une psh te dergoja nje mesazh ne adresen tende e te thoja ta zeme se " Ihti nga NY eshte terrorist" ti cfare do beje ? Do prisje flete arrestin ?!
    Per me teper autori i poezise eshte anetar i ketij forumi dhe eshte me teper se skandal te preket jeta e tij personale.Jo vetem per te por per kedo.Imagjino sikur te merreshim ketu me jeten tende private si do ndjeheshe.. Prandaj duhen ato "paragrafet e rregullores" (ahahah) qe te na mbrojne te gjitheve nga zelli i tepruar i nepunesit te devotshem,nga interpretimet personale dhe tekat e atij qe ka ne dore,nga paaftesia apo arroganca etj .Te jesh edhe ti e mbrojtur Fiori dhe te jemi te barabarte dhe te respektuar reciprokisht..

    Por ishte fjala per nje poezi, qe per shijen time eshte nga me te bukurat e lexuara ne kete forum.Megjithese e respektoj mjaft pergjigjen e kulturuar te Armandos nuk bie dot dakord me te per interpretimin; per mendimin tim i kendohet pasionit qe pulson atje nen hirin e ftohur,ne nje skaj te zemres deri ne ditet e fundit te jetes.Me te drejte Dreri thote se po te ishte anonime s'do kishte diskutime , pra ne fakt po merremi me autorin dhe jo poezine : 'autori ka bere gabime, i mohohet vepra !'-si qemoti. (Jam teresisht me ty Pentesilea) .Nuk ka as ligj as moral per kete, ka vetem mentalitete me te cilat une per hesapin tim nuk jam dakord.

    Ju falenderoj me respekt te gjitheve per pjesemarrjen.

    ps-tema nuk konsiderohet e mbyllur.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •