Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    Ke ka marre malli per Colin, te lexoj ket artikullin me poshte

    Marre nga gazeta shqiptare:

    Mėsova gėrmat duke shkruar parullat"
    "Shkruaja me thėngjij pėr Nanon e Berishėn"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Banoj nė Bregun e Lumit dhe nuk kam asnjė klasė shkollė, por kam mėsuar shkrim e kėndim duke shkruar parulla nėpėr muret e Tiranės. Kėshtu u shpreh dje 19-vjeēari Ilirjan Rrepaj, i cili banon nė njė kasolle pėrdhese nė periferinė e kryeqytetit, ku gjatė stinės sė dimrit shiu futet i gjithi deri nė krevat. Ilirjani ka lindur nė vitin 1985 nė Tiranė dhe prindėrit e tij janė divorcuar herėt duke krijuar secili familjen e vet. Kėshtu Ilirjani ka dy vėllezėr dhe njė motėr nga nėna e tre vėllezėr nga babai, por ai mbeti pa shkollė dhe pa ndihma ekonomike duke u endur rrugėve pėr tė gjetur diēka tė ushqyeshme. Por nė vetvete Ilirjani ka zbuluar prirjen pėr tė mėsuar, prandaj pasionin e tij e ka ushtruar duke lexuar dhe shkruar parullat e mureve tė Tiranės.

    Pėrse nuk ke shkuar nė shkollė?
    Unė nuk kam qenė asnjėherė nė shkollė. Nuk kam para pėr libra dhe fletore. Gjithmonė dal nė Tiranė dhe gjej ndonjė gjė pėr tė ngrėnė. Ndihmoj njerėzit pėr ndonjė punė, por nuk lyp. Vetėm kur mė japin vetė.

    Ke provuar ndonjėherė tė regjistrohesh nė ndonjė shkollė pranė lagjes tėnde?
    Qė tė shkosh nė shkollė duhet tė kesh rroba. Por mua nuk ka kush mė ndihmon. Pa rroba dhe pa kėpucė si mund tė hysh mes shokėve. Pastaj edhe librat. Unė nuk kam asgjė. Por gjatė kėtyre viteve kam mėsuar shkrim e kėndim nga parullat qė shkruanin shokėt nėpėr mure. Pastaj mora njė thėngjill dhe mėsova tė shkruaj vetė. Kjo punė mė pėlqente shumė dhe shikoja se tė nesėrmen edhe njerėzit qė i lexonin ato kėnaqeshin. Shkurt, unė e mėsova abetaren duke lexuar e shkruar gėrmat nėpėr mure.

    I di tė gjitha gėrmat e alfabetit?
    Po. Vetėm gėrmėn "XH" e ngatėrroja me gėrmėn "GJ". Por s'prish punė, tani i di tė gjitha.

    Cilat janė parullat qė ke lexuar pėr herė tė parė nėpėr mure?
    Atėherė isha 8 vjeē dhe shokėt shkonin nė shkollė. Kur linin ndonjėherė mėsimin dilnim bashkė e m'i tregonin gėrmat njė pėr njė. Parulla e parė qė kam lexuar ishte nė fillim fare kur nisėn demonstratat. Sapo e shkruante njė mesoburrė. Unė isha kalama. Aty shkruhej: "Komunistėt nė litar, pensionistėt nė hanxhar". Pastaj, mė tutje "Poshtė diktatura", e plot tė tjera. Kjo mė pėlqeu shumė dhe mora thėngjillin e shkrova edhe unė poshtė saj tė njėjtat fjalė. Pastaj fillova vetė ēdo mbrėmje nėpėr mure. Ishte punė e bukur.

    Si vazhdove me shkrimin e parullave nėpėr mure?
    Dilja vetė ose me shokė. Filluam tė mėsojmė tė gjitha gėrmat. "Nė fillim shkruajta te muri pranė Selvisė: Rroftė Berisha. Por tė nesėrmen doja tė mėsoja edhe gėrmėn "N" dhe vajta tė shruaja "Rroftė Nano". Pėr tė mėsuar mė shumė bėra provė edhe: "Rroftė Gjinushi", por e lashė pėrgjysėm se nuk mė dilte mirė gėrma "Gj". Mė vonė, (viti '85) njė natė mė pa njė shofer i lagjes qė merret pak me politikė (ėshtė me PS-nė) dhe mė dha bojė pėr tė shkruar "Poshtė Kushtetuta". Por tė nesėrmen mė spiunuan te njė burrė qė ishte me PD-nė dhe ai mė detyroi ta fshija parullėn e tė shkruaja, "Kushtetuta ėshtė e ardhmja jonė". Kėshtu u miqėsova me tė dyja palėt dhe ata mė merrnin ndonjėherė gjatė natės pėr punėt e tyre. Unė i kam shokė edhe demokratėt edhe socialistėt. Edhe ata mė dun shumė.

    Sa tė paguanin pėr parullat qė shkruaje?
    Asgjė or burrė. Mė jepnin ndonjė misėr, ose cigare sa pėr muhabet. Unė s'i bėja pėr lekė, po pėr tė mėsuar shkrim e kėndim.

    Cila ėshtė parulla mė e gjatė qė ke shkruar?
    Parulla mė e gjatė ėshtė kjo: "Rruga pėr nė Europė kalon nėpėrmjet Partisė Socialiste". Por tė nesėrmen njė djalė i vogėl e fshiu pjesėn e dytė tė parullės dhe shkroi: "Rruga pėr nė Europė kalon nga Bregu i Lumit". Kjo mė ndodhi edhe me parullėn tjetėr: "Mirėqenien tuaj do ta sjellin vetėm deputetėt e PD-sė". Edhe kėtė ma ndryshuan dhe e bėnė: "Mirėqenien tuaj do ta sjellin vetėm gabelėt e Lanės". Mirėpo unė me kėtė punė mėsova mirė shkrim e kėndim.

    A ke shkruar ndonjė parullė pėr Ramėn ose Ngjelėn?
    Jo, tani do filloj. I kam tė dy si shpirt dhe i du fort.

    Cila ėshtė parulla qė e ke shkruar mė me qejf?
    Para zgjedhjeve tė kaluara pėr deputetėt, ishte njė parullė: "Na jepni votėn, t'ju japim gjithė botėn". Por atė ia lanė ta shkruante njė shoku im qė ėshtė antik dhe na bėn pėr tė qeshur. Pasi e shkroi: "Na jepni votėn, t'ju japim botėn", vajti prapė nė darkė dhe e fiku pjesėn e dytė duke shtuar: "Na jepni votėn, t'ju japin rrotėn". Unė e shava, se nuk i kam qejf llafet e pista, po atij s'i merr vesh koka.


    "Nė Bibliotekė nuk mė pranojnė sepse nuk kam rroba e kėpucė"

    Nė Biblotekėn Kombėtare nuk mė pranojnė brenda sepse mė shohin tė veshur keq, prandaj kėrkoj ndonjė libėr nga shokėt dhe rri e lexoj deri vonė me qiri nė barrakėn time". Kėshtu shprehet 19-vjeēari Ilirjan Rrepaj, i cili, megjithėse jeton nė kushte tė vėshtira, nuk di tė ankohet pėr fatin e tij. "Ky ishte kismeti im or burrė, por unė dua tė lexoj shumė libra sepse mė pėlqejnė historitė e njerėzve", vijon ai. Duke treguar zellin e tij tė fshehur prej vitesh pėr lexime, Ilirjani thotė se "shkolla ėshtė njė gjė shumė e mirė, por atė nuk kanė mundėsi ta vazhdojnė tė gjithė fėmijėt e Shqipėrisė". Dhe ndryshe nga shumė njerėz tė tjerė tė kėsaj bote, Ilirjani nuk del nė rrugė pėr tė lypur dhe nuk kėrkon mėshirė. Megjithėse ai nuk e ka lexuar ende vargun e Migjenit, "Mjerimi nuk kėrkon mėshirė, por vetėm tė drejtė", Ilirjani kėrkon vetėm ta lenė tė hyjė pėr tė marrė ndonjė libėr nė Biblotekė. Dhe prapė ai nuk ėshtė ankues, por tolerant pėr fatin e tij. "Ndofta kur tė blej kėpucė dhe rroba mund tė mė pranojnė ndonjė ditė", pėrfundon ai filozofinė e tij tė dhimshme.

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Gjithe fajin e ka parajsa.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    ...Por engjejt e vertete jane mbi toke!

    Nuk ka perfaqesues me dinjotoz te njerezimit (ne kuptimin e saj si moral i perditshem). Po ta kisha perballe kete djale jam une ai qe do i jepja me qindra, dhe nuk ekzagjeroj, libra. Po mbase me keto libra ai do te humbiste shpirtbukurine e tij...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #4
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Qė tė shkosh nė shkollė duhet tė kesh rroba. Por mua nuk ka kush mė ndihmon. Pa rroba dhe pa kėpucė si mund tė hysh mes shokėve.

    Nė Biblotekėn Kombėtare nuk mė pranojnė brenda sepse mė shohin tė veshur keq, prandaj kėrkoj ndonjė libėr nga shokėt dhe rri e lexoj deri vonė me qiri nė barrakėn time


    Paska shume idhull per te lexuar. Do doja me gjithe shpirt ta ndihmoja, pasi qenka njeri shume i zgjuar. Kete nuk e kuptoj, perse duhet ta bej biblioteka nje gje te tille, kur ai ka qejf te lexoj, nuk ka rendesi se cfare vesh ai...
    Po prinderit, kur e dinin qe nuk do kishin mundesi ti rrisnin femijet e tyre, me mire mos ti kishin sjell fare ne kete bote, sesa ti linin te vuanin...
    Cuteness !

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli
    Nga Sokoli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 30-10-2022, 19:57
  2. "rrofte Importi, Poshte Eksporti"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 17:27
  3. Siguria dhe shpresa.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 01:09
  4. Gjykata hedh poshte siglen e PDr-se
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-12-2002, 07:58
  5. xhaja dhe coca-cola ...
    Nga San_Valentino nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 07:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •