Gjuhės shqype
Gjuh' e ambėl, gjuh' amtare,
Je ambla gjuh' shqyptare!
Gjuh' e nalt' pėr Perėndi,*
T'cilt ndėr koh't qė kahmot shkuene
Mbi Tomorr tė pėrdoruene;
Gjuh' e ambėl, plot dashtni!
Gjuh' e shejt' e kaq e moēme.
Gjuh' sakole**der n'dit t'soēme,
Shoqen tande kund s'e gjenė!
Zoti ty kėtu t'ka ēuemun:
T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;***
Kshtu gjithmon' ti ke me qenė.
Gjuh' qė t'foli Skendėrbegu,
Dhe ndėr t'par' qe Naim Begu,
Qė me shkrim t'pat lartėsue.
Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
Burra t'rrebt si t'ishin zana;
Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!
Gjuh' e bukur si pranvera,
Ti s'do t'quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t'rritė.
Bashk' me t'tjerat shoqe tueja,
Se ma s'dona zhele t'hueja
Veē duem ty me t'pa nė dritė.
Wien (Vjenė) 14.I.1907
(*) poeti imagjinon sikur me gjuhėn tonė folėn perėnditė e orakujve tė lashtė tė Dodonės etj.
(**) pėr: gjuhė trimėreshė;
(***) tre veti qė ka gjuha jonė.
Krijoni Kontakt