Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Festivali i Pare Nderkombetar i Filmit ne Tirane

    Kete dhjetor ne Tirane do te zhvillohet per here te pare Festivali Nderkombetar i Filmit me metrazh te shkurter, Filmave Vizatimore dhe Dokumentareve.

    Festivali do te shfaqe per shtate dite me rradhe filmat me te mire nga Ballkani, Europa dhe pjesa tjeter e botes.

    Fushat e Konkurimit:

    Festivali kerkon pranime te filmave me te pelqyeshem - me metrazh maksimumi 30min - ne zhanret e meposhtem:

    Krijues, eksperimental, dokumentar, dhe vizatimor.

    Filmat qe do te dergohen per t'u zgjedhur duhet te shoqerohen nga nje shkrese pranimi, dhe duhet te dergohen ne kaseta VHS (vetem ne sistemin PAL) ose DVD.

    Filmat qe do te zgjidhen per t'u shfaqur ne nje nga netet e festivalit mund te jene ne format 35mm, BetaSP dhe digital (data)

    Njoftimi i perzgjedhjeve:

    Kineasteve, filmat e te cileve do te zgjidhen si pjesemarres te Festivalit do t'u komunikohet perzgjedhja nga fundi i Shtatorit, rreth 8 jave para fillimit te Festivalit.

    Kineastet qe nuk do te jene pjesemarres ne Festival do te njoftohen ne fillim te Nentorit.

    Çmimet e Festivalit:

    Festivali ofron nje shumë prej 3000 EURO ne te mira monetare dhe materiale.

    Shpenzimet:

    Shpenzimet gjate qendrimit ne Shqiperi do te mbulohen nga Organizuesit e Festivalit. (Ushqim, Hotel per 7 dite)

    Ky Festival organizohet nga FAMA (Foundation Art Media Albania)

    Shenim: Festivali gjithashtu mirepret percjellien e informacionit tek cilido kineast/rregjizor qe mund te mendoni se eshte i interesuar te marre pjese.

    Nese dikush do te ishte i interesuar te kete adresat perkatese te festivalit, ju lutem me dergoni nje mesazh ne adresen henri@digitalfilmgroup.net

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Dergoji fjale Robert Qafezezit , se besoj deshiron te marre pjese!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Te dhena te metejshme mbi konkurimin mund te gjenden ketu
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ne lidhje me temen, me behet shume qejfi qe Shqiperia po i kushton kohe dhe lek artit dhe sidomos filmit. "Ju" desh ti largoheshin njerzit e zote qe te kujtohej per ta...

    R2T mire do ishte qe informacionet e sjella ne forum te ishin ne gjuhen shqipe, pasi ne anglisht eshte e lehte ti gjesh faqet qe nga google.


    Pershendetje!

  5. #5
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Si thote populli " Me mire vone sesa kurre"

    Dhe ne arritem te bejme diçka.
    " not yet "

  6. #6
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga plaku-i-detit
    Si thote populli " Me mire vone sesa kurre"
    Dhe ne arritem te bejme diçka.
    O Plako po ne e kena bo dicka me kohe biles akoma me te madhe.
    Miss Europa ne 96'.
    timeo Danaos et dona ferentes

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Ne Shqiperi ska korent dhe uje, keta e kane mendjen te festivalet...
    Reality is wrong, dream is for real

  8. #8
    Ku jane temat e qejfit eshte dhe Henri

    Lindja e ketij festivali internacjonal te filmit qe ne te ardhmen do mbahet per cdo Dhjetor ne Tirane eshte lajm mese i embel. Mesa lexova une nga faqa e zyrtare e festivalit afati i fundit per te marre pjese eshte 30 Shtatori, ndersa njoftimet pjesmaresve do t'ju kumtohen nga fillimi i Nentorit, tre jave para fillimi te festivalit . Festivali do mbahet nga 1 deri ne 7 dhjetor ku 5 dite do shfaqen filmat ndersa 2 ditet perzgjedhja e filmave me te mire dhe ndarja e cmimeve.

    Nese ne forum ka te interesuar per pjesemarrje mund te kontaktoni ne:

    adresa e e-mailit: info@tiranafilmfest.com
    fax: + 355 4 256118
    adresa:
    FAMA
    Tirana Film Festival,
    P.O. Box 8331
    Tirana, Albania

  9. #9
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Ne Prizren para ca ditesh u mbajt per here te dyte Festivali i filmit dokumentar - "DOKUFEST", ku jane prezantuar autore nga shume vende. Per me teper mund te lexoni këtu

  10. #10
    Histori

    Tirana Film Festival nga organizatoret konsiderohet si mundesi per te demostuar punen tuaj dhe shkembime informacjonesh ne aspektin artistik dhe profesjonal te kinomatografise nga shtete te ndryshme, qe u perkasin grupeve te ndryshme etno-kulturore.

    Per me teper ky aktivitet eshte nje rast ideal per te kenaqur kuriozitetin tuaj (per te jashtmit) ne lidhje em hisotrine e Shqiperise dhe kinomatografise se saj.

    Pas 50 vjet izolim, ky shtet jep mundesine per te pa nje fenomen te rralle qe nje menaxhimi te centralizuar te kinomatografise nga shteti, i kryer me qellime komplet propagandistike.

    Produksjoni i filmit gjate kesaj periudhe arrin nivelin qe mund te konsiderohet si rekord ne varesi nga numri i popullsise se Shqiperise. 15 filam te metrazhit te gjate, 20 dokumentare, 16 filma vizatimor brenda vitit, te gjitha keto te realizuara ne nje nga insitucjonet me te medhaja te shtetit me participimin e prezenatuesve me te mire te kinos Shqiptare.

    Gjate periudhes rutinore dhe te kontrolluar te produksjonit, shume punonjes tentuan te thyejne kornizat e cenzures, duke sjellur ne jete filma te lehte me kualitet te larte dhe identitetin e vertete nacjonal. Keto jane dhe nje kontribut per rregullimin e kinomatografise shqiptare.

    Kinostudioja "Shqiperia e Re" ishte i vetmi institut qe posedonte licence produksjone filmash, qe me vone ju dha dhe Televizjonit Shqiptar (TVSH), qe ishte nen kontroll te shtetit gjithashtu.

    Me nje zhvillim te ri politik dhe ndrrim sistemesh gjate viteve te 90-ta, kinomatograrfia shqiptare gjendet para nje udhekryq te lire te shkembimeve.

    Ajo qe dikur perfaqsonte fabriken gjigante te kinomatografise, sot ngelet si nje fosil i heshtur i nje dinosaurusi.

    Organizuesit e festivalit jane te hapur per te interesuarit per vizita ne keto insitute, gjithashtu dhe te njoftojne per problemet e produksjonit te filmit te socem.

    Anallogjia e fatit te produksjonit te filmit ne keto institute u ndoq nga nje rrjedhim edhe me tragjik. 7 nga gjithseit 8 salla te produksjonit qe egzistonin ne vitet e 90-ta, pas procesit te privatizimit u mbyllet, dhe sot s'egzistojne fare. .

    Vetem ne vitin 2000 me insistimin e Ministrit te Kultures ne ate kohe, sot kryetar i Tiranes, z. Edi Rama, qyteti i Tiranes arriti te kete prap nje kinema.

    Kinema "Millenium" rekonfirmon ne Tirane, kryeqytetin e Shqiperise, privilegjin e te qenurit kryqyteti i kinomatografise shqiptare gjithashtu.

    Nga historia e mesiperme, Tirana konsiderohet si vendi me proprocjonal per te organizuar Festivalin Internacjonal te Filmit te Shkurter.





    E perktheva nga anglishtja kete material marre nga faqa zyrtare e festivalit

    StterollA

  11. #11
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dicka vertet e bukur per ne njerzit e apasionuar pas artit.
    Shpresoj aktivitete te tilla te shohim edhe ne te ardhmen.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •