Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 62
  1. #1
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Post Bota e drejtuar prej femrave



    Bota e drejtuar prej femrave

    Kohė mė parė , njė mike(studente nė specializim pas-universitar) , nė njė diskutim mė tha :
    " Mė mundėso qė ta udhėheqi botėn pėr 30 ditė , dhe do tė tregoj se si duhet udhėhqur botėn" !

    Nėse shikojmė nė histori , ne do tė vėrejmė se femrat qė i drejtuan shtetet e tyre si udhėheqėse , e bėn atė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme qė mund tė bėhej , dhe nė tė njejtėn kohė patėn njė ndikim tė fuqishėm nė rrjedhat e kohės nė mbarė botėn.

    Le tė marrim vetėm disa shembuj : Cleopatra, Mbretėresha Elizabetha e Parė , Margaret Thatcher, Indira Ghandi etc.

    Cleopatra (69-30 BC), Mbretėreshė e Egjiptit.
    Ajo ishte njė sundimtare ambicioze e Egjiptit tė Vjetėr.Nė mėnyrė qė tė mbante vendin e saje tė lirė , ajo kėrkoi ndihmė nga Julius Cesari , nė fund edhe duke i lindur njė djalė.


    Mbretėresha Elizabetha e Parė (1533 - 1603) ishte njė Mbretėreshė e guximshme e Anglise prej vitit 1558 e deri nė vdekje. Ajo diti se si tė pėrdorte retorikėn dhe kishte komandėn dramatike nė raste tė ndryshme publike , dhe ajo mundi tė pėrdorte aftėsite luftarake tė mashkujve nė avantazhe tė sajė.
    Suksesi mė i madhė i sajė ishte fitorja ndaj Armatės Spanjolle me 1588 nė ujrat e bregut perendimor tė Anglisė.


    Margaret Thatcher (1925 - ),Kryeministreshė e Anglisė .
    Margaret Thatcher ishte femra e parė , Kryeministre e Anglisė , dhe ajo ishte shumė e suksesshme, duke fituar zgjedhjet , nė tri mandate rradhazi.
    Ajo e fitoi nofkėn "The Iron Lady" - Zonja e Hekurt, pėr arsye tė linjės sė ashpėr qe kishte ndaj okupimit tė Avganistanit nga ana e Bashkimit Sovjetik(USSR) dhe kur Argjentina e sfidoj tė drejtėn e Britanisė ndaj Ishujve Falkland.



    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 10-09-2003 mė 23:00

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nėse shikojmė nė histori , ne do tė vėrejmė se femrat qė i drejtuan shtetet e tyre si udhėheqėse , e bėn atė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme qė mund tė bėhej , dhe nė tė njejtėn kohė patėn njė ndikim tė fuqishėm nė rrjedhat e kohės nė mbarė botėn.

    Le tė marrim vetėm disa shembuj : Cleopatra, Mbretėresha Elizabetha e Parė , Margaret Thatcher, Indira Ghandi etc.
    Shume e vertet. Por sa burra jane feminista? (sidomos nga shqiperia)

  3. #3
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Bota e drejtuar prej femrave

    Indira Gandhi (1917-1984),Kryeministreshė e Indisė. Ajo ishe e suksesshme nė reformat e tokės dhe nė nacionalizimin e bankave.
    .....

    Nė ditėt e sotme femrat po fillojnė biznese dy(2) herė mė shumė se meshkujt dhe po bėhen forcė kryesore si nė tregun tradicional ashtu edhe nė tregun e ri tė e-biznesit botėror .
    Qėndrimi i tye i qetė e mėshirues si dhe vullneti i mirė miqėsor , bėn qė ato tė drejtojnė bizneset anė e mbanė botės.
    Femrat qė drejtojnė bizneset botėrore janė kreative , intuitive , lozonjare dhe tė dashura.
    Femrat janė mė tė kujdesshme dhe ndihmuese ndaj tė tjerėve.
    Femrat mundohen qė t'i "lexojnė" sjelljet e njerėzve dhe tė bėjne gjykimet e duhura.
    Supozoj se meshkujt nuk e vėrejne atė pėrherė.
    Femrat disi e zhvilluan atė instinkt tė leximit tė shpejtė nė cdo lloj situate dhe tė veprimit nė pėrputhje me rrethanat.
    Femrat gjithėashtu kan njė durim tė madh dhe aftėsine pėr falje.
    Femrat janė gjithėashtu joshėse dhe tė kėndshme nė shoqėri.
    Nė bizneset e ditėve tė sotme , njė buzėqeshje nė fytyrė , nė takime me partnerėt nė biznes , ėshtė e njė rėndėsie tė madhe.

    Femrat sot janė tė njohura nė kėrkesat e tyre pėr pozita tė larta nė administrimin e bizneseve dhe ato janė ambicioze qė tė depėrtojnė nė vende edhe mė tė larta nė biznes , qeveri etj .
    Nė mėnyrė qė tė jenė atje ku ato dėshirojnė , atyre iu nevojit qė tė bėheshin kompetente , kreative dhe te shkathta , qė nė fakt e bėjnė personin njė afarist tė shkėlqyeshėm.

    Tani dėshiroj tė vazhdoj bisedėn me miken time , sepse nga perspektiva e sajė ne do tė kemi mė shumė informacione rreth kėsaj qėshtje.
    Pėrgjigja e saj finale nė pyejten time , nėse bota do tė ishte vend mė i mirė , nėse do tė drejtohej prej femrave , ishte :
    " JO " .
    Ajo vazhdon nė kėtė mėnyrė :
    " Bota duhet qė tė drejtohet sė bėshku , prej meshkujve dhe femrave, nė mėnyrė qė tė kemi prosperitet nė botė " .

    Plotėsisht pajtohem me te.

    PrInCiPiEl

  4. #4
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Principei.....
    Pikenisja jote jane 4 shembuj ne historine mijeravjecare te njerezimit, te cilat besoj se nuk jane te vetmet por me te spikaturat pasi kane qene te sukseshme, dhe arrin ne nje konkluzion i cili le shume per te deshiruar.
    Plus qe faktet qe ke sjelle, sidomos ai i pari, jane te parashtruara keq. P.Sh femrat sot hapin biznese dy here me shume se meshkujt pasi tani u eshte dhene mundesia kurse mashkulli e ka pasur ate me kohe dhe ata qe kishin per ti hapur bizneset i kane hapur me kohe.
    Femra nuk mund te udheheqi thjesht nga natyra e saj, pasi drejtohet nga ndjenjat kur merr vendime ndersa mashkulli nga arsyeja dhe ky eshte dhe ndryshimi themelor ndaj tyre qe e ben te pamundur rolin e femres ne udheheqje.
    Tani nuk duhen perjashtuar fare femrat nga drejtimi pasi sjellin shume pozitive, por ndoshta harrojme edhe negativitetet e femrave ne kete ekuacion.
    populli thote femra e fut djallin ne shishe dhe mos te harrojme qe urrejtja tek nje femer i kalon caqet e arsyes.
    femrat kane dhe dicka tjeter qe i nxjerr pengesa ne drejtim: si shohin dot me sy femrat e tjera

    Z...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 11-09-2003 mė 22:08
    timeo Danaos et dona ferentes

  5. #5
    i/e larguar Maska e DINA
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    I ♥ New York
    Postime
    103
    Femra ben fuqine ne bote !!!!
    Jeta pa ne eshte e kote .

    ==============me respekt Dina=============

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Dina lol me shkrive
    Mua me kujtohet kur ishim te vegjel kur ishin akoma brenda natyres sone origjinale.Ne djemte luanim lojra me lufte kurse ju vajzat luanit me kukulla.
    Nese hyn thelle tek keto veprime do te zbulosh se lufta ka brenda saj me shume drejtim dhe organizim kurse kukullat tregojne natyren femerore qe merret me ceshtjen e familjes edukimin e femijve etj. Sepse femra ndryshon nga burri ne shume aspekte ne ato emocionale te karakterit etj.Edhe vete psikologet dhe sociloget jane dakort me te prandaj e quajne "seksi i dobet". Por duhet te theksoj qe ajo eshte qe i edukon keto burra Qeverises dhe Drejtuesa.Dhe shumica e shkencetareve dhe ato qe drejtojne sot shtetet jane burra pa dashur te dukem si maskilist por kjo eshte realiteti sepse femra eshte shume e kufizuar ne kohen e saj me problemet familjare dhe prinderore. Pra ka nje lidhje shume te bukur.Burrat qeverisin femrat edukojne burrat lol.

  7. #7
    aluando
    i/e ftuar
    Mbarojne femrat per pushtet dhe te behen pak drejtuese .Por se imagjinoj dot kur te ngelin shtatzene si do te jene drejtuese.doja te dija pak me shume mendime djemsh ne kete teme dhe mendimet e femrave se a kane mundesi ato te udheheqin nje shtet duke ,marreparasysh detyrat shtepiake dhe karakterin e tyre.

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga aluando
    Mbarojne femrat per pushtet dhe te behen pak drejtuese .Por se imagjinoj dot kur te ngelin shtatzene si do te jene drejtuese.doja te dija pak me shume mendime djemsh ne kete teme dhe mendimet e femrave se a kane mundesi ato te udheheqin nje shtet duke ,marreparasysh detyrat shtepiake dhe karakterin e tyre.
    Kush te mbese shtatzene ???
    Femra po qe e zonja te marre pushtetin ne dore nuk quhet me femer , por mashkull !!!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Aluando si burrat dhe grate ne pushtet nq se behen me femije u shtohen te njejtat pergjegjesi familjare. Nena e mban ne bark bebin, babai qe eshte baba duhet te kujdeset per te dy ne kete periudhe. Pra sipas llogjikes tende del qe as burri nuk mund te jete pushtetar nq se eshte dhe prind apo prind ne "pergatitje".

    Vazhdimi i ketij dikutimi pastaj me duket pak i dale mode, sepse bota ka kohe qe e ka provuar se si burrat dhe grate mund te jene ne pushtet dhe mund te perballojne te njejtat pergjegjesi. Kush nuk e pranon kete fakt pak rendesi ka, pasi jo pa qellim ky *kush* eshte askush dhe nuk po drejton ndonje shtet.

    ...

  10. #10
    aluando
    i/e ftuar
    kam bere nje dialog te gjate me nje pedagogen time ne lidhje me kete teme kur ajoi me beri drejtor imagjinar ne lenden burimet njerzore me teme seleksionimi dhe rekrutimi i punonjesve.Mbasi i bera disa pyetjesh per ti bere nje test gjendjen civile kohen qe do qendronte ne pune etj si keto me tha ke do marresh ne pune nese jane tre persona qe kane fituar.Une i thashe nese jane dy burra dhe nje grua ..........................
    ajo kujtoi gruan kurse une i thashe burrin sepse gruaj kur punesohet si drejtuese shoqerohet me nje kosto shtese ne momentin kur ajo ngel shtetzene do paguaj ate dhe zevendesuesen .Edhe e pyeta pedagogen po ti ke o merrje. me tha Vajzen. i thashe po kostoja shtese spo manaxhon me eficense.Me tha po do kisha shume deshire te paguaj me shume vetem qe te kisha nje shoqe. duke e pranuar ne heshtje qe vajzat nuk jane shumete pershtatshme si drejtuese sidomos kur jane te martuara ose te fejuara.Pastaj si te vjen ty kur komandon nje burre dhe i bertet me te madhe shko e beje kete shpejt.....lol
    Kurse me nje pedagogen tjeter po kjo teme por e kishim fjalen jo me tek pamundesia ose paftesite por tek aftesite dhe dallimet midis buurave dhe grave.pedagogja tha qe i kemi njesoj .une i thashe po mire njesoj e kemi karakterin gjendjen emocionale marrjen persiper rrezikut i cili eshte shume i domosdoshem ne marrjen e vendimeve jo tha ateher si thua jemi njesoj.Pra kur gruaja eshte shtazene une jam ne pune dhe kujdem per gjendjen ekonomike kurse ajo per ate shpiake dhe edukuese.Besoj se sdo me keqkuptosh megjithese dicka qe ste pelqen edhe sikur te jete e vertet veshtire eshte ta pranosh.

  11. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    supergoldenboy:

    Ne qoftese i nje vajze ka nje loder makin me te cilen mund te luaj edhe ajo do luaj ashtu si djali, ne qoftese do ti jipje vajzes nje kobure edhe ajo do luante me koburen ashtu si djali.

    Ne qoftese do i jipje nje djali nje kukull me flok te gjata edhe ai djal do krijonte nje natyre me te but....etj...

    Te tera keto jane influencat e ambientit, prandaj nuk mund te dihet natyra ne qoftese ne i influencojm ashtu si kemi deshire.

    Femra ndryshon nga mashkulli natyrisht. Por nuk mendoj se mund te quhet "seksi me i dobet" nga natyra. Kam pare meshkuj qe mund te jen shume here me te dobet se sa femrat. Pra pa influence nga ambienti, a mund te konkludosh se mashkulli eshte superior mbi femren? Se besoj.

    Une kam pare burra me te kujdesshem ndaj familjes se sa femrat, por kjo nuk do te thot se natyra e burrit eshte e tille. Kjo do te thot se ashtu eshte influencuar ai njeri. Cdo njeri eshte ndryshe, nuk mund te besh nje mashkull superior mbi nje femer vetem se eshte "mashkull". Duhet te japesh pervoj.

    Burrat qeverisin femrat edukojne burrat
    Kjo te ben te pyesesh se kush e ka kontrollin. Femra qe edukon burrin e ben ashtu si deshiron? Femra e cila marton burrin e drejton ashtu si deshiron? Kush eshte me i zgjuar?

    Shkathesia, aftesia, forca, inteligjenca, etj...varen te shume here me teper gjera se sa thjesht biologjia.

    aulando:

    Por se imagjinoj dot kur te ngelin shtatzene si do te jene drejtuese.
    Nje drejtues zakonisht drejton kur eshte me i moshuar, dhe kur ka eksperience ne jete. Kur nje femer eshte 40/50 vjece, atehere mund te kete rritur femijt deri sa nuk eshte nevoja ti rri mbrapa ore e sekond.

    Plus, ashtu si ka femra qe punojn, shkollohen, dhe mbajn dhe femij ne kete shekull, skam dyshim se ka femra qe mund te luajn rolin e nje presidenti.

    Faktikisht, femrat qe jan mesuar me teper responsabilitet duhet te jen ne disa ane me te pregatitura nga burrat.

    Shume bukur e ka then Fiori:

    Aluando si burrat dhe grate ne pushtet nq se behen me femije u shtohen te njejtat pergjegjesi familjare.

  12. #12
    Perjashtuar nga Mod. Maska e "ABI"
    Anėtarėsuar
    13-09-2003
    Vendndodhja
    PSE JO NE SHQIPERI
    Postime
    13
    Veshturese ne asnje mynyre femra dhe burri jane njesoj ne pergjithesi po flas te dy plotesojne njeri-tjetrin .Nese tek femra gjendet me shume emocione se tek mashkulli dhe tek mashkulli gjendet me shume karakteri i forte .Femra eshte me terheqese se mashkulli kurse mashkulli ka disa te tjera cilesi qe e dallojne nga femra ,fuqine aftesine per te kryer me shume pune sesa femra .Prandaj me gjithe se je femer sduhet ta barazosh veten tende me nje mashkull se ndryshimet jane te ditura per sa i perket intelektit do te flas njehere tjeter se kush eshte me i zgjuar me fakte .Por duhet te dish qe intelekti varet shume nga sasia e diturise dhe duhet te dish qe meshkujt kane me shume kohe per te mesuar pavarsisht qe ne shqiptaret nuk mesojme shume dhe femra gjate jetes se saj eshte e kufizuar nga ky aspekt i lirise per te mesuar shume se ka probleme familjare dhe edukuese etj
    Por mos harro te dy plotesojne njeri tjetrin ato qe njeri i ka me teprice tjetri i ka manget.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga "ABI" : 15-09-2003 mė 16:54

  13. #13
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Disa djem ne klasen time po thonin sot:

    "Vajzat ne klase i kemi me te zgjuara se djemte."
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  14. #14
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    PRINCIPE MUND TE KISHE HAPUR NJE TEME ME TITULL ME TE BUKUR PSH "kUALITETET E FEMRES "
    Megjithate si kuptoj disa vajza ketu qe duan se sben te bejne nje barazim midis femres dhe mashkullit megjithate pa iu futur historise po i bej nje analize te shkurter problemit.


    Njeriu eshte i perbere nga shpirti trupi .Tek shpirti do fusja ndjenjat emocionet etj , kurse tek trupi do fusja aftesine fizike dhe inetelektuale.Eshte e pamohueshme qe burri dhe gruaja jane qenie njerzore po keshtu eshte e pahomueshme qe te dy zoterojne vlera dhe veti te perbashketa njerzore.Por keto veti dhe vlera ndryshojne ne krijimin e femres dhe te mashkullit ne materie dhe cfare eshte pjese e saj dhe ne shpirtit dhe cfare eshte pjese e tij.Ateher per ti dalluar keto dallime i kthehemi kujt natyres se tyre.Dallimi trupor dhe shpirteror

    Dallimi trupor ------------------------- Dallimi shpirteror

    Dallimi gjinor ------------------------ Dallimi emocional
    Dallimi intelktual
    Dallimi ne aftesi

    [Dallimi trupor

    Do thoja dallimi gjinor i cili ka lidhje mjaft te forte me dallimin ne aftesi pse?
    Pra femra eshte ajo qe produktive dhe mbart shtatzanine.Femra ne kete kohe perballet me veshtirsi ne shendet dhe ka nevoje per pushim dhe c'lodhje dhe nga kjo del, pse Zoti i ka dhene mashkullit aftesi me te medha fizike trupore dhe intelektuale per te cilat do flasaim me poshte.
    Pra mashkulli nuk ka probleme fizike ne kohen e riprodhimit dhe ai eshte i afte per te mbajtur familjen e tij .Ketu del dicka shume e bukur qe vetem besimtaret e kane pare me syte e zemres duke u mallengjyer
    .Ngaqe femra gjate shtatzanise peson deme shendetsore dhe ka veshtirsi atehere veshtrojme nje bukuri tjeter te krijimit te Zotit i Cili e ka pajisur femren me disa aftesi shpirterore qe mashkulli nuk i ka sa femra ato jane ndjenjat dhe emocionet.Duke qene nene dhe vuajtjet qe ajo kaloi ne lindje shnderrohen ne ndjenja shume te forta dashurie meshire kujdesi etj .
    A i keni pare nenat tona si rrinin pa gjume kur ne ishim te vegjel dhe kujdeseshin per ne ne dem te shendetit te tyre duke ndjenjur pa gjume etj.Po kete dukuri do ta shikojme tek kafshet .kur luanesha eshte me barre ose dallendyshja ka bere vezet dhe kujdeset per to meshkujt luani dhe dallendyshja shkojne dhe kerkon ushqim nderkohe qe nena kujdeset per to.Po ky fenomen realizohet dhe ne boten njerzore.
    Pra per sa i perket ndjenjave qe egzistojne tek njeriu tek femra jane me te spikatura dhe me te theksuara keto ndjenja (dashuria frika kujdesi meshira dhembshuria etj) prandaj keto gjenden tek ajo dhe gjate jetes besoj se femrat duhet ta dine kete dhe skane pse ta kundershtojne sepse kjo i zbukuron natyren e tyre.Kurse tek mashkulli keto ndjenja jane pak me te dobeta prandaj Islami si fe e natyres njerzore ia ka hequr obligimin femres per te punuar por nese ka deshire ska problem por kete rol duhet ta marri burri i cili shquhet per aftesite e tij fizike mendore.
    Ti analizojme pak keto pa prekur aftesite e ndjenjave te femrave lol
    Nga dallimet e femres dhe mashkullit eshte dhe aftesite intelktuale per kete anatomistet kane theksuar dallimet midis femres dhe mashkullit ne qendren nervore ne pergjithsi truri i mashkullit eshte 100 gram me i madh se ai i femres.Gjithashtu pjesa e perparme e trurit te femres eshte 50 mm me i vogel se tek mashkulli kjo eshte n pergjithsi sepse mund te kete perjashtime te vecanta kur femra ia kalon mashkullit.Po keshtu dallimi intelktual ka lidhje dhe me procesin e te mesuarit dhe eksperiences ne jeten e perditshme.
    Atehere pse mashkulli ka me intelkt se femra.
    Zgjuarsi do te thote te vesh gjerat ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur.
    Pikerisht natyra emocionale e femres nuk e le qe te beje nje gje te tille e dyta ngaqe femra eshte me shume shtepiake dhe qendron me shume ne shtepi sesa mashkulli i cili haset me shume me problemet dhe ngjarjet jetesore jashte shtepise ben nje ekulibrim te diturise dhe pervojes e cila tek femra mungon disi pastaj ne momentin qe femra merret me perkujdesje ndaj femijve ose ne kohe n e shtatzanise mashkulli eshte me i lire per te mesuar ose studiuar kete do ta shikoni kur te beheni vete nena. Pra se sdua te zgjatem shume se mos dukem si maskilist i terbuar por dua te jem natyral sipas origjines njerzore ashtu si na kriju Zoti kush prej femrat nuk e pranon kete dallueshmeri ka ndjenja te theksuar mashkullore dhe ka dale nga nuacat e saj femerore dhe eshte burrerruar pak megjithese ne kohen tone burrat jane bere si grate dhe grate po behen si burrat kjo eshte nje prej shkaqeve te divorceve sepse ne nje moment kur burri kthehet ne origjine se pranon femren siper vetes dhe ndodh shkeputja .
    Tani meqe mashkulli ka mungese ndjenjash te forta kerkon te plotesoje keto duke gjetur plotesimin e tij tek femra kurse femra me keto cilesi dhe ndjenja te forta kerkon qe te gjeje mbeshtetje tek mashkulli per shka te karakterit te tij me te forte dhe me te perballueshem me kompleksitetin e jetes.Pikerisht keto ndjenja dhe emoicione qe ka femra e bejene ate te lekundur qe te marri vendime te guximshme ne jete prandaj Zoti e ka bere mashkullin si vendimarres dhe femren si konsultuese megjithese ndonjeher kjo gje mund te ndyshoje ne raste te vecanta ose situata te caktuara.


    Edhe dicka per motrat tona maskiliste lol

    jeni shume te mira kur jeni te urta me cilesite dhe ndjenjat qe iu ka krijuar Zoti pa i deformuar ato dhe te perpiqesh per te marre cilesi burri sepse do te humbi ai lezeti dhe brishtesia qe Zoti te ka dhene dhe do i dukesh meshkujve si burre dhe veshtire se do ......!! megjithate edhe dicak se e harrova jeni shume terheqese dhe te bukura kur jeni ne natyren tuaj pa dale nga orbita juaj feministe.

    me respekt per vajzat dhe femrat ne pergjithesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 17-09-2003 mė 09:47

  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Dicka qe ka shkruajtur Locke ne lidhje me nje nga grate me fame ne filozofi---Masham:

    "Zonja eshte aq e mire pregatitur ne studimet e teologjis dhe filozofis, dhe me nje mendje plot origjinalitet, sa qe nuk mund te gjesh shume burra me te cilet ajo s'eshte superiore ne dituri dhe nga mundesia te perfitoj nga ajo dituri. Gjykimi i saj eshte i shkelqyeshem, dhe njoh shume pak te cilet mund te sjellin aq qartesi ne mendime mbi disa nga ceshtjet me te thella, apo aq kapacitet per te kerkuar dhe zgjedhur veshtiresirat e pyetjeve tej gjeresive, nuk them ne krahesim me te shumtat e grave, por edhe ne krahesim me shume burra te edukuar..."

    John S. Mill (1806-1873) mendoj se eshte nje nga burrat qe mund te quhesh “feminist” dhe gjithashtu nje nga zhenit e historis moderne.

    Me poshte po shkruaj disa nga komentet e tij:

    "...ne histori, ashtu si ne udhetim, burrat zakonisht shohin vetem ate qe kan patur gjithmon ne mendjet e tyre; dhe pak mesojn shume nga historia, te cilet nuk sjellin shume me vete ne studimin e saj..."

    (Ne te njejten menyr arsyeton se eshte e pamundur qe ne statusin e shoqeris te sotme te marresh complet njohuri te sakt mbi natyren e femrave.)

    "Shume burra mendojn se i kuptojn mire femrat, sepse mund te ken patur relata amatore me shume, ndoshta me disa. Ne qoftese burri eshte nje observues i mire, dhe experienca e tij zgjat ne cilesi ashtu si dhe ne sasi, ai mund te ket mesuar dicka nga nje departament te ngushte te natyres se tyre..."

    "...te kuptosh nje grua [si psh. gruaja me te cilen mund te martohesh] nuk do te thot te kuptosh ndo nje grua tjeter"

    "...mund te themi se dituria e cila burrat mund te zoterojn mbi grat, ashtu si kan qen dhe jane, pa reference te cfare mund te jene, eshte shume imperfekte dhe siperfaqesore, dhe ashtu do te jete gjithmon, deri sa grat vete te ken then cdo gje qe kan per te then..."

    Nje nga komentet nga Mill qe eshte interesante per mua:

    ”Ne qoftese dicka konklusive mund te konkludohet nga eksperienca, pa analize psikologjike, do te ishte se gjerat te cilat grat nuk jan te lejuara te bejn jan pikerisht ato per te cilat grat jan me te kualifikuara

    Si mendoni ju ne lidhje me kete citimin e fundit?

    PS : Bisnesboy, jam plotesisht dakort qe gruaja dhe burri e plotesojn njeri tjetrin. Personalisht mendoj se ne cdo raste ku bashkohet nje grua me nje burre, se cili e ploteson njeri tjetrin ne menyr te ndryshme.

    Si shembull : Ka raste ku gruaja ka vullnetin dhe talentin per te punuar ndersa burri ka me teper sensin familjar per te pare femijt...etj....varet te tiparet e karakterit te njeriut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 17-09-2003 mė 09:55

  16. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    E si mund ta dish natyren e femres?

    Fjala bije per natyren e vertete. Sepse gjat historis gruaja eshte detyruar te rri ne shtepi per arsye se duhet te mbante femijt, nderkohe (flasim per kohet primitive) qe burri shkonte dhe mbildhte gjera te nevojshme (ku eshte zhvilluar me teper fizikisht) dhe qe eshte marre me luftra (ku gjithashtu eshte zhvilluar menderisht)...etj..

    Pra, si mund ta dish ne qoftese gruas i ishte dhen mundesia te dilte jashte ambientit familjar se si mund te ishte femra?

    Femra mund te kete karakteristika te cilat duken nga jashte femerore por mund te kete dhe intelektin mbi disa burra. A mund ta mohoni kete?

    Nuk eshte e then qe femra del jashte karakterit te saj vetem se mund te kete karakteristika drejtuese (te cilat ndoshta mund te krahesohen me burra).

    Kan nje shprehje te bukur ne anglisht: "Beauty and Brains" ....nje kombinim i shkelqyer per mendimin tim.

  17. #17
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    "SKAM C'TIU THEM ME JU FEMRAVE JENI SHUME TE MIRA " LOL

  18. #18
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Edhe dashuri edhe sinqeritet?!
    Nuk shkojne bashke!
    Te pakten une mendoj keshtu!
    Deri te Molla e Kuqe!

  19. #19
    Albanian princess
    Anėtarėsuar
    04-06-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    35
    Po ta drejtonit femrat boten do te ishte e njejte si e drejtojne meshkujt: rremuje, skandale dhe lufta. Leqe kush mendon qe meshkujt e drejtojne boten. Pse me Ameriken Klintoni e kishte ne dore per ato 8-vite apo Hillary?
    Si meshkujt edhe ne femrat bejme keq, bile edhe me keq. Une per vete po ta kisha ne dore, do isha diktatorja e pare ne bote.
    Te jesh udheheqes i mire apo i keq nuk ka te beje nese je femer apo mashkull, por nga vete individi dhe nga kushtet ne te cilat ai ose ajo udheheq. Por te them te drejten edhe pse jam femer nuk e besoj qe do kisha deshire te shikoja femrat duke drejtuar boten.
    I love, I play, I hurt, I blame, but when you are with me you'll never be the same.

  20. #20
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Kaosi i vitit 1997 nė Shqipėri
    Njė kaos total ...

    ...
    Rreziku i sulmit tė armatosur tė GreqisėShqipėri ... dhe ndėrhyrja e Turqisė pėr tė parandaluar njė sulm tė tillė !

    " Turqia nuk do te qendroje spektatore ndaj perpjekjeve per te perēare Shqiperine.
    Per ruajtjen e teresise territoriale te Shqiperise dhe zgjidhjen ne nje kohe sa me te shkurter te krizes Qeveria turke ka intensifikuar veprimtarine e saj ne interes te Shqiperise, ne NATO, OSBE dhe organizma te tjere nderkombetare. Turqia eshte gati te zere vendin e saj ne ēdo force nderkombetare apo ne ēdo projekt qe do te hartohet per kete qellim. Gabimi qe u be me Bosnjen nuk duhet te perseritet ne Shqiperi.
    Ne kete kuader Turqia do ti jape Shqiperise te gjitha ndihmat e nevojshme si ne planin politik, ekonomik ashtu edhe ushtarak ".
    Kryeministrja Znj. Tansu Ēiller , Ankara mė 17 Mars 1997



    .....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tė drejtat e gruas nė njė kėndvėshtrim global
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Pėr ‘inferioritetin’ e femrave
    Nga Jimmi_1978 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 09:46
  3. Kriza e botės bashkėkohore
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  5. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •