Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 62
  1. #41
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga Klevis2000 Lexo Postimin
    Dina lol me shkrive
    Mua me kujtohet kur ishim te vegjel kur ishin akoma brenda natyres sone origjinale.Ne djemte luanim lojra me lufte kurse ju vajzat luanit me kukulla.
    Nese hyn thelle tek keto veprime do te zbulosh se lufta ka brenda saj me shume drejtim dhe organizim kurse kukullat tregojne natyren femerore qe merret me ceshtjen e familjes edukimin e femijve etj. Sepse femra ndryshon nga burri ne shume aspekte ne ato emocionale te karakterit etj.Edhe vete psikologet dhe sociloget jane dakort me te prandaj e quajne "seksi i dobet". Por duhet te theksoj qe ajo eshte qe i edukon keto burra Qeverises dhe Drejtuesa.Dhe shumica e shkencetareve dhe ato qe drejtojne sot shtetet jane burra pa dashur te dukem si maskilist por kjo eshte realiteti sepse femra eshte shume e kufizuar ne kohen e saj me problemet familjare dhe prinderore. Pra ka nje lidhje shume te bukur.Burrat qeverisin femrat edukojne burrat lol.
    Eshte provuar dhe vertetuar qe "BEHIND EVERY SUCCESSFUL MAN, THERE IS A WOMAN" , por pyetja qendron "BEHIND EVERY SUCCESSFUL WOMAN IS THERE A MAN?! "
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    do te kishte me teper drejtesi..
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  3. #43
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar mė parė nga PrInCiPiEl Lexo Postimin


    Bota e drejtuar prej femrave

    Kohė mė parė , njė mike(studente nė specializim pas-universitar) , nė njė diskutim mė tha :
    " Mė mundėso qė ta udhėheqi botėn pėr 30 ditė , dhe do tė tregoj se si duhet udhėhqur botėn" !

    Nėse shikojmė nė histori , ne do tė vėrejmė se femrat qė i drejtuan shtetet e tyre si udhėheqėse , e bėn atė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme qė mund tė bėhej , dhe nė tė njejtėn kohė patėn njė ndikim tė fuqishėm nė rrjedhat e kohės nė mbarė botėn.

    Le tė marrim vetėm disa shembuj : Cleopatra, Mbretėresha Elizabetha e Parė , Margaret Thatcher, Indira Ghandi etc.

    Cleopatra (69-30 BC), Mbretėreshė e Egjiptit.
    Ajo ishte njė sundimtare ambicioze e Egjiptit tė Vjetėr.Nė mėnyrė qė tė mbante vendin e saje tė lirė , ajo kėrkoi ndihmė nga Julius Cesari , nė fund edhe duke i lindur njė djalė.


    Mbretėresha Elizabetha e Parė (1533 - 1603) ishte njė Mbretėreshė e guximshme e Anglise prej vitit 1558 e deri nė vdekje. Ajo diti se si tė pėrdorte retorikėn dhe kishte komandėn dramatike nė raste tė ndryshme publike , dhe ajo mundi tė pėrdorte aftėsite luftarake tė mashkujve nė avantazhe tė sajė.
    Suksesi mė i madhė i sajė ishte fitorja ndaj Armatės Spanjolle me 1588 nė ujrat e bregut perendimor tė Anglisė.


    Margaret Thatcher (1925 - ),Kryeministreshė e Anglisė .
    Margaret Thatcher ishte femra e parė , Kryeministre e Anglisė , dhe ajo ishte shumė e suksesshme, duke fituar zgjedhjet , nė tri mandate rradhazi.
    Ajo e fitoi nofkėn "The Iron Lady" - Zonja e Hekurt, pėr arsye tė linjės sė ashpėr qe kishte ndaj okupimit tė Avganistanit nga ana e Bashkimit Sovjetik(USSR) dhe kur Argjentina e sfidoj tė drejtėn e Britanisė ndaj Ishujve Falkland.



    ...
    Shume bukur grate sundimtare,po ato si kane drejtuar???
    Kane drejtuar sipas keshillave te marra nga keshilltare burra.
    Suksesin ne drejtim e kane nga burrat keshilltare,ne mbreteri/kabinetin qeveritar.
    Gruaja nuk arrin te manaxhoje dot pa burrin.
    Grate qe kane sukses ne jete e kane ate sukses nga burri qe e udheheq ate.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 03-07-2011 mė 16:49
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #44
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Shume bukur grate sundimtare,po ato si kane drejtuar???
    Kane drejtuar sipas keshillave te marra nga keshilltare burra.
    Suksesin ne drejtim e kane nga burrat keshilltare,ne mbreteri/kabinetin qeveritar.
    Gruaja nuk arrin te manaxhoje dot pa burrin.
    Grate qe kane sukses ne jete e kane ate sukses nga burri qe e udheheq ate.
    Jo jo , 7/11. Kjo nuk eshte dhe aq e vertete !
    Kam pasur une gjyshen qe ka qene Kryeplakė e gjithe krahines . Burri i saj , dmth gjyshi im dhe perfshire nje krahine te tere kane qene nen citjanet e saj . Fjalet qe ka nxjerre nga goja ishin shume te mencura dhe shume te arta .Te bardha si tymi i cibukut qe ajo pinte (cfare quhet ne shqip ajo llulla e gjate qe futet ne uje ?)
    Ka qene dhe Doctor of Naturopathic Medicine .Ka habitur edhe Dr Polenka , kirurgun me te madh te asaj kohe ( Doktori ne filmim "I 8-ti ne bronx" )
    Kur vinin dhe e merrnin qofte per ndihme mjekesore ose mbledhjen e krahines ( ka qene e re ne moshe kur eshte zgjedhur) , vinin me limuzine - Vetem Me Kale Te Bardhe !

    Per burrat duhet te votosh- se ka nje dyzine qe ofrojne sevices .

    Grate ju jepej ajo mundesi vetem nqs ishin THE CHOSEN ONE .

    E kupton diferencen ?
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  5. #45
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ok e kuptoj dakort ma ktheve mendjen.
    Po mbaj nje cibuk afer aty ti qe te fitosh
    famen si gjyshja ketu ne forum lol
    Ate filmin I 8 ne Allci nuk e mbaj mend,ta kem pare lol
    ..nejse
    Me pelqeu shume shkrimi,bravo.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Shume bukur grate sundimtare,po ato si kane drejtuar???
    Kane drejtuar sipas keshillave te marra nga keshilltare burra.
    Suksesin ne drejtim e kane nga burrat keshilltare,ne mbreteri/kabinetin qeveritar.
    Gruaja nuk arrin te manaxhoje dot pa burrin.
    Grate qe kane sukses ne jete e kane ate sukses nga burri qe e udheheq ate.
    Qė kishin kėshilltarė burra nuk diskutohet, por harrove mė kryesoren: harrove qė u vendosėn aty nga burrat. Ato janė vėnė aty nga baballarėt ose burrat, ndėrsa nė disa raste janė vėnė nė rolin e dordolecit, sepse nė tė vėrtetė bėnin ēfarė u thoshin ata qė i kishin vėnė. Gruaja nuk ėshtė pėr tė drejtuar, se ėshtė jashtė natyrės sė saj.

    Titulli i temės qenka bombastik! Mjafton tė shohėsh se ajo qė ka hapur temėn dhe ato qė e pėrkrahin, janė tė gjitha femra, pėr tė kuptuar mė tepėr.

    Meqė jemi nė kėtė temė, dua t'ju kujtoj njė bėmė tė famshme tė njė drejtueseje femėr, Katerinės sė Rusisė. Kjo vinte nga familje mbretėrore dhe fronin e trashėgoi, por vendimin do ta ketė marrė vetė, se thuhet qė ishte shumė mizore e tekanjoze dhe bėnte me kokėn e saj.

    Katerina ia shiti Alaskėn Amerikės pėr njė shumė tė vogėl dhe sot rusėt e kėrkojnė Alaskėn mbrapsht, por kush ua jep! Shitej Alaska?! Shitet territori i vendit?! Alaska jo vetėm qė ėshtė pika mė strategjike e botės, sepse lidh Azinė me Amerikėn, por ėshtė dhe njė tokė e pasur me ar dhe minerale.

    Akoma dhe sot qarkullojnė barcaleta mes rusėve kur thonė se Katerina e shiti Alaskėn pėr njė palė kėpucė.
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 03-07-2011 mė 20:04

  7. #47
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Qė kishin kėshilltarė burra nuk diskutohet, por harrove mė kryesoren: harrove qė u vendosėn aty nga burrat.

    Gruaja nuk ėshtė pėr tė drejtuar, se ėshtė jashtė natyrės sė saj.

    Titulli i temės qenka bombastik! Mjafton tė shohėsh se ajo qė ka hapur temėn dhe ato qė e pėrkrahin, janė tė gjitha femra, pėr tė kuptuar mė tepėr.

    Akoma dhe sot qarkullojnė barcaleta mes rusėve kur thonė se Katerina e shiti Alaskėn pėr njė palė kėpucė.
    .
    Oh , cfare burri tipik !
    Qe sa e pashe kete teme mendova- Si nuk e paska pare Bato ?! Sic duket te zuri lemza qe erdhe ne kete teme .

    Me pelqen nje shprehje ne anglisht : "I would start doing something , but I am still too busy doing nothing"

    Qe perkthehet : Pa grate juve burrat nuk do egzistonit sot ! Jo vetem ne ciftezim , jo vetem ne SUPOZIME , por edhe ne POWER .

    Katerina shiti nje pjese te vogel te nje RUSIE aq te madhe , Ahmet Zogu shiti TE TEREN , TE PLOTEN , CEP ME CEP te asaj Shqiperie aq te VOGEL .

    Now who is the winner or loser ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Viola.V : 03-07-2011 mė 20:43
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    drejtimi nuk eshte i nevojshem fare. nese dashuron, t'a tregon ndienja udhen...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #49
    Gjurmė nė Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Nė luginėn e dashurisė.
    Postime
    2,622
    Nėse do ta dish shkallėn e kulturės dhe tė arsimit tė njė populli, shihe nė ē`shkallė ėshtė e emancipuar femra.
    Gjithėsesi, s`ka botė tė humanizuar pa njerėz tė humanizuar.
    Love has no limits

  10. #50
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Po more ben te drejtohet Bota nga femrat, pse jo !

    Mirepo te drejtohet per hajgare a po pernjemend?
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  11. #51
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar mė parė nga Viola.V Lexo Postimin
    Oh , cfare burri tipik !
    Qe sa e pashe kete teme mendova- Si nuk e paska pare Bato ?! Sic duket te zuri lemza qe erdhe ne kete teme .

    Me pelqen nje shprehje ne anglisht : "I would start doing something , but I am still too busy doing nothing"

    Qe perkthehet : Pa grate juve burrat nuk do egzistonit sot ! Jo vetem ne ciftezim , jo vetem ne SUPOZIME , por edhe ne POWER .

    Katerina shiti nje pjese te vogel te nje RUSIE aq te madhe , Ahmet Zogu shiti TE TEREN , TE PLOTEN , CEP ME CEP te asaj Shqiperie aq te VOGEL .

    Now who is the winner or loser ?
    Sipas historise Ahmeti nuk e shiti Shqiperine.Ai nenshkroi marrveshje qe lejonte pushtimin,dmth futjen e ushtrise italiane ne Shqiperi.Kaq.
    Ahmeti mori 0 lireta nga italianet dhe nuk neshkroi ndonje marrveshje per shitje.
    Nqs ne ndonje tekst historie thuhet qe Ahmeti i shiti Shqiperine italianeve,
    eshte gabim,fjala shitje ne tekstin e historise eshte metafore dhe jo fakt historik.
    Italianet faktikisht nuk paguan Zogun,Zogu nuk mori ndonje lirete nga italianet.
    Me lejimin e pushtimit te Shqiperise nga Ahmeti,italianet sipas marreveshjes moren nje lloj garancie qe ushtria shqiptare e asaj kohe nuk do ti bente lufte italianeve.
    Italianet u futen me ushtri per te thyer cdo rezistence te mundshme me
    arme nga populli shqiptar,por jo ushtria shqiptare.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar mė parė nga Viola.V Lexo Postimin
    Oh , cfare burri tipik !
    Me pelqen nje shprehje ne anglisht : "I would start doing something , but I am still too busy doing nothing"
    Qe perkthehet : Pa grate juve burrat nuk do egzistonit sot ! Jo vetem ne ciftezim , jo vetem ne SUPOZIME , por edhe ne POWER .
    Sigurisht qė nuk bėjmė dot pa gjininė tjetėr. Pa tė s'kemi jetė, jo vetėm pėr t'u shumuar, po dhe nga ana e kėnaqėsisė dhe emocioneve. Ėshtė qesharake tė mendosh se ata qė ti i quan tipikė duan tė keqen e gjinisė tjetėr, por qė jeta tė funksionojė mirė dhe pėr tė mirėn e tė gjithėve, detyrat duhen tė jenė tė ndara, sipas rolit dhe cilėsive qė u ka dhėnė natyra.

    Ti mė ftove nė debat dhe mirė bėre, por unė jo gjithnjė jam nė qejf pėr debate tė gjata. Ndoshta diskutojmė herė tjetėr. Kalofsh mirė!

  13. #53
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Katerina ia shiti Alaskėn Amerikės pėr njė shumė tė vogėl dhe sot rusėt e kėrkojnė Alaskėn mbrapsht, por kush ua jep! Shitej Alaska?! Shitet territori i vendit?! Alaska jo vetėm qė ėshtė pika mė strategjike e botės, sepse lidh Azinė me Amerikėn, por ėshtė dhe njė tokė e pasur me ar dhe minerale.
    Alaska nuk u shit gjatė periudhės sė sundimit tė Katerinės por tė perandorit Aleksandėr II - periudhė qė korespondon afėrsisht njė shekull pas vdekjes sė Katerinės dhe pas luftės sė Krimesė. Arsyeja e shitjes ishte e thjeshtė: pėr tė rimėkėmbur arkėn e shtetit tė zeruar nga kostot kolosale tė humbjes sė luftės. Njė vend me shtrirje tė gjėrė si Rusia, detyra pėr tė rimėkėmbur shtetin dhe ekonominė ėshtė pėrherė mė koplekse se tek shtetet me territor tė koncentruar, ndaj pėr kohėn kur ndodhi kjo marrėveshje shitje, ēdo gjė ishte e justifikueshme nė rrethana tė jashtėzakonshme. Pas 200 vjetėsh apo dhe ndoshta pas 2000 vjetėsh do ekzistojnė dhe ngrihen alibira pėr tė pėrcaktuar se ēfarė ėshtė gabim dhe ēfarė jo. Gjithsesi e rėndėsishme pėr temėn ėshtė qė ky ''gabim'' nuk u krye gjatė sundimit tė njė gruaje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 04-07-2011 mė 17:51
    relata refero

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ndoshta ėshtė siē thua ti. Unė nuk e kam lexuar gjėkundi, por kėtė ma ka thėnė njė rus nė njė bisedė qė pata me tė.

    Do t'i bėj ca kėrkime tė mėsoj si ėshtė e vėrteta, por nuk ėshtė dhe ndonjė ēėshtje qė mė intereson shumė.

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Burrat mė dembelė se gratė
    04/07/2011 16:30

    Burrat mė dembelė se gratė
    Shqiptarėt harxhojnė mesatarisht vetėm 4 orė nė ditė pėr tė punuar, ndėrkohė qė flejnė mesatarisht 9 orė.

    Nė njė studim tė kryer nga INSTAT, ku janė marrė nė shqyrtim pėr njė vit 2250 familje ėshtė evidentuar se meshkujt jo vetėm harxhojnė mė shumė kohė pėr punė tė paguar ne krahasim femrat, por paguhen te pakten 35 % me shume se gjinia femerore, per te njejten kohe pune

    Ne kete studim tregohen se 95 % e grave dhe 39 % e burrave merren me pune shtepie, kujdesen per femijet, pergatisin ushqimin dhe bejne pazarin. Ekspertet kane analizuar diten e nje familjeje normale, ku rezulton mesatarisht se rreth ores 23 te mbremjes te pakten 40 % e burrave shkojne per te fjetur dhe 60% e grave jane duke bere pune ne shtepi.

    Meshkujt shqiptare kane me teper kohe te lire per t’u marre me veten apo per te pare televizor, ne krahasim me meshkujt ne Norvegji, ku puna ne familje ndahet njesoj mes dy partnereve. Nderkohe ne Itali burrat harxhojne me shume kohe per punet e shtepise sesa grate.
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bota e drejtuar prej femrave

    10 gjėra tė habitshme qė gratė bėjnė shumė herė mė mirė se burrat

    Zakonisht, gratė janė konsideruar si seksi mė i dobėt, por ka mijėra e mijėra gjėra tė ndryshme qė gratė bėjnė shumė herė mė mirė se meshkujt.


    #1: Aftėsitė intelektuale

    Debati mbi tė cilin se kush gjini ėshtė mė inteligjent ka vazhduar pėr shumė shekuj. Rezultati pėrfundimtar? Kjo nuk ėshtė ende e njohur dhe ndoshta kurrė nuk do tė jetė, por diēka qė ja vlen tė pėrmendet nė kėtė moment ... A e dini se dy rezultatet mė tė larta nga testet e standartizuara IQ(Intelligence quotient) i pėrkasin grave? A kemi nevojė tė shtojmė mė shumė?

    #2: Komunikimi

    A ju ēudit fakti se gratė janė shumė herė mė komunikues se meshkujt? Kjo sigurisht nuk i habit burrat e martuar nė kėtė botė! Gjithsesi, ėshtė e vėrtetė se gratė mesatarisht flasin shumė mė tepėr sesa meshkujt. Hulumtimet kanė treguar se burrat flasin rreth 7.000 fjalė nė ditė. Ndėrsa gratė? Rreth 20.000 fjalė nė ditė! Pra gratė janė afėrsisht tre herė mė komunikues se burrat. Vėrtetuar shkencėrisht!

    #3: Shmangia nga rreziku

    Hulumtimet shkencore kanė treguar se gratė janė mė pak tė ngjarė tė pėrfshihen nė njė aksident me makinė ose njė fatkeqėsisė nė punė.

    #4 :Arsimi

    A e dini se janė mė shumė femra se meshkuj qė arrijnė nivelet mė tė larta nė arsim, tė tilla si bachelor, MSc apo PhD.? Gratė gjithashtu pėrfundojnė arsimin e tyre mė shpejt se meshkujt. Duke qėnė se arsimi ėshtė e ardhmja e racės njerėzore, kėshtu qė duhet tė jenė femrat, apo jo?

    #5: Jetė tė gjatė

    Shumica e meshkujve vazhdojnė tė besojnė se gjinia e tyre ėshtė sunduese nė kėtė botė, por statistikat tregojnė tė kundėrtėn. Disa thonė se gjėja mė e rėndėsishme nė kėtė botė ėshtė vetė jeta dhe se femrat, definitivisht jetojnė mė gjatė se meshkujt. Hulumtimet kanė treguar se femrat jetojnė mesatarisht pesė vite mė shumė, por kjo nuk ėshtė e gjitha! 85 % e popullsisė qė jetojnė dhe janė pranė moshės 100 vjeē, janė femra!

    #6: Investimet

    Duke e ditur se, bota e biznesit ėshtė ende e drejtuar kryesisht nga burrat, ka ardhur koha qė tė gjithė pronarėt e bizneseve tė fillojnė promovimin e grave! A e dini se njė hulumtim i kohėve tė fundit ka treguar se gratė janė investitorė mė tė mirė se meshkujt? Nė rastin e femrave tė ardhurat mesatarisht, janė rritur me 18%, ndėrsa nė rastin e burrave kanė arritur vetėm 11 %. Numrat flasin vetė, apo jo?

    Nė rastin e femrave tė ardhurat mesatarisht, janė rritur me 18%, ndėrsa nė rastin e burrave kanė arritur vetėm 11 %. Numrat flasin vetė, apo jo?

    #7: Sistemi imunitar

    Besohet se meshkujt janė gjinia me fizikun mė tė fortė, apo jo? Po nė qoftė se ne ju themi se gratė, mesatarisht kanė njė sistem imunitar mė tė fortė se burrat? Kjo ėshtė pėr shkak se gratė pėrmbajnė estrogjen nė trup, ky i fundit ndihmon tė mundė tė gjitha llojet e infeksioneve.

    #8: Administrimi

    Studimet e fundit tė ekspertėve tregojnė se gratė janė menaxherė mė tė aftė se meshkujt, sidomos nė kėto kohė tė krizės ekonomike globale. Pėrse? Pėr shkak se nė kėto kohė tė vėshtira kėrkohet pėr njė lloj tė veēantė tė menaxherėve - menaxherė qė dinė; tė kryjnė disa detyra nė tė njėjtėn kohė, se si tė aktivizojnė dėshirėn pėr tė punuar dhe tė shtyjnė tė gjithė punonjėsit tė punojnė sė bashku drejt tė tė njėjtit drejtim(qėllim).

    #9: Puna

    Ėshtė e vėrtetė - disa statistika tregojnė se gratė janė gjithashtu shumė herė mė mirė se meshkujt nė disa situata tė lidhura me punėn. Hulumtimet kanė treguar se gratė janė zakonisht shumė mė tė suksesshme nė intervistat e punės, plus ato kanė mė pak gjasa pėr tė humbur njė punė nė momentin qė e fitojnė atė. Njė aftėsi shumė e dobishme, pėr nė kohėt moderne qė jetojmė ...

    #10: Evolucioni

    Ėshtė e ditur pėr njė kohė shumė tė gjatė qė gratė janė gjinia mė e bukur. Por studimet e fundit kanė treguar se femrat marrin njė look(pamje) mė tėrheqėse gjatė evolucionit, ndėrsa burrat nė pėrgjithėsi qėndrojnė tė njėjtė. A e dini se njerėzit e pashėm, kanė mė shumė gjasa pėr tė lindur njė vajzė, si fėmijėn e tyre tė parė? Kjo do tė thotė brezi i femrave tė bukura ...



    https://www.topshop.al/artikujt/10-g...mire-se-burrat

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bota e drejtuar prej femrave

    Obama: Nėse femrat do drejtonin, bota do tė ishte mė e mirė

    Nėse femrat do tė drejtonin ēdo vend nė botė do tė kishte njė pėrmirėsim tė pėrgjithshėm tė standarteve tė jetesės dhe rezultateve. Ky ėshtė tė paktėn mendimi i ish presidentit amerikan, Barak Obama. Duke folur nė Singapor, ai tha se femrat nuk janė perfekte por janė pa diskutim mė mirė se burrat.

    Ai tha se pjesa mė e madhe e problemeve nė botė vijnė nga tė moshuarit, kryesisht meshkuj qė mbajnė pozicione pushteti. Ai foli edhe pėr polarizimin politik dhe pėrdorimin e medias sociale pėr tė pėrhapur lajme tė rreme. Duke folur nė njė event privat mbi lidershipin, Obama tha se ndėrsa ishte nė detyrė ai ishte frymėzuar nga imagjinimi i njė bote tė drejtuar nga femrat.

    “Ju nuk jeni perfekte, por mund tė them me plot bindje se jeni mė mirė se ne, meshkujt”, tha ai. “Jam absolutisht i bindur se pėr dy vjet, nėse ēdo vend i tokės do tė drejtohej nga femrat, do tė kishte njė pėrmirėsim domethėnės tė gjithēkaje”. I pyetur nėse do tė kthehej ndonjėherė nė lidershipin politik ai tha se besonte tek liderėt qė mėnjanoheshin kur vinte koha e duhur.

    Barak Obama ka shėrbyer si president nga 2009 deri nė 2017. Qė nga largimi prej shtėpisė sė bardhė, ai dhe ish zonja e parė, Michelle Obama kanė ngritur njė fondacion pėr liderėt e rinj nė botė.


    Top Channel - Dhjetor 2019

    https://top-channel.tv/2019/12/16/ob...hte-me-e-mire/

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bota e drejtuar prej femrave

    Bilgen Aldan, CEO e ALBtelecom - E Para Grua nė krye tė Dhomės Ndėrkombėtare tė Tregtisė

    Bilgen Aldan, Drejtoresha e Pėrgjithshme e ALBtelecom ėshtė zgjedhur ditėn e djeshme, gjatė takimit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, Kryetare e Bordit Ekzekutiv tė Dhomės Ndėrkombėtare tė Tregtisė. Emėrimi i Znj. Aldan shėnon njė moment historik pėr ICC Albania, duke u bėrė gruaja e parė qė kryeson kėtė organizatė biznesi.

    Bilgen Aldan iu bashkua ALBtelecom nė muajin shkurt 2021, pas pėrvojės nė industri tė tilla si telekomunikacioni, sistemi bankar dhe mediat digjitale nė Turqi.

    Nė fjalėn e saj pas emėrimit Znj. Aldan u shpreh:

    “Jam shumė e nderuar dhe e kėnaqur dhe qė jam zgjedhur Kryetare e Bordit Ekzekutiv i ICC Albania. Sė bashku me Bordin do tė pėrdorim tė gjitha energjitė tona pėr tė promovuar dhe mbrojtur interesat e bizneseve, duke synuar pėrmirėsimin e mėtejshėm tė klimės sė biznesit dhe zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė.”

    Dhoma Ndėrkombėtare e Tregtisė ėshtė forumi mė i madh i kompanive tė biznesit dhe drejtuesve tė suksesshėm nė tregun shqiptar dhe kryesimi i tij nga njė grua shėnon njė tjetėr progres pėr vetė kontributin e gruas nė vendimarrje nė Shqipėri.


    *Tiranapost.al.

    https://tiranapost.al/aktualitet/bil...rkombe-i503696
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-09-2021 mė 10:36

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bota e drejtuar prej femrave

    Forbes: Ursula von der Leyen, gruaja mė e fuqishme nė botė pėr vitin 2022

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , u zgjodh gruaja mė e fuqishme nė botė nga revista amerikane "Forbes" nė vitin 2022. Udhėheqja e saj gjatė pandemisė Covid-19 dhe luftės nė Ukrainė ishte arsyeja kryesore qė revista amerikane zgjodhi nė vendin e parė nė listėn me 100 emra , tė publikuar kėtė tė mėrkurė.

    Vitin e kaluar, Von der Leyen u rendit e 8-ta nė tė njėjtėn listė tė Forbes.

    “Kėtė vit, ajo u ngjit nė numrin 1 si rezultat i mbėshtetjes sė saj tė fortė dhe vendimtare pėr Ukrainėn, si dhe udhėheqjes sė saj tė vazhdueshme nė drejtimin e Evropės pėrmes pandemisė sė koronavirusit”, shkroi gazetarja Maggie McGrath.

    Kamala Harris , Zėvendės Presidente e SHBA; Giorgia Meloni, kryeministre e Italisė dhe Melinda Gates, filantropiste dhe ish-bashkėshortja e Bill, janė nė listė. Nė mesin e tė famshmėve shfaqen edhe Taylor Swift , Oprah Winfrey , Beyoncé , Rihanna dhe Reese Witherspoon.

    Kush ėshtė Ursula von der Leyen?

    Ursula Gertrud von der Leyen ka lindur mė 8 tetor 1958. Ai ėshtė njė politikane gjermane e cila shėrben si presidente e Komisionit Evropian qė nga viti 2019. Ajo shėrbeu nė qeverinė federale gjermane midis 2005 dhe 2019, duke mbajtur poste tė njėpasnjėshme nė kabinetin e Angela Merkelit , sė fundmi si Ministre e Mbrojtjes.

    Von der Leyen ėshtė anėtare e Unionit Kristian Demokratik (CDU) tė qendrės sė djathtė dhe homologes tė saj nė BE, Partisė Popullore Evropiane (EPP).

    Ajo ka lindur dhe ėshtė rritur nė Bruksel nga prindėr gjermanė. Babai i saj, Ernst Albrecht , ishte njė nga nėpunėsit e parė civilė evropianė . Ajo u rrit nė dy gjuhė nė gjermanisht dhe frėngjisht. Ajo u zhvendos nė rajonin e Hanoverit nė vitin 1971 kur babai i saj hyri nė politikė pėr t'u bėrė ministėr-president i shtetit tė Saksonisė sė Poshtme nė 1976. Si studente e ekonomisė nė “Shkollėn Ekonomike tė Londrės” nė fund tė viteve 1970, ajo mbante mbiemrin Rose Ladson, mbiemrin e stėrgjyshes sė saj amerikane nga Charleston, Karolina e Jugut . Pas diplomimit si mjeke nė Shkollėn Mjekėsore tė Hanoveritnė vitin 1987, ajo u specializua nė shėndetin e grave . Nė vitin 1986 ajo u martua me mjekun Heiko von der Leyen tė familjes sė tregtarėve tė mėndafshit von der Leyen. Si nėnė e shtatė fėmijėve, ajo ishte njė amvise gjatė viteve 1990 dhe jetoi pėr katėr vjet nė Stanford, Kaliforni , ndėrsa burri i saj ishte nė fakultetin nė Universitetin Stanford , duke u kthyer nė Gjermani nė 1996.

    Nė fund tė viteve 1990, ajo u pėrfshi nė politikėn lokale nė rajonin e Hanoverit dhe shėrbeu si ministre e kabinetit nė qeverinė shtetėrore tė Saksonisė sė Ulėt nga viti 2003 deri nė 2005. Nė vitin 2005, ajo iu bashkua kabinetit federal, sė pari si ministre e ēėshtjeve tė familjes dhe rinisė nga viti 2005 deri nė vitin 2009, mė pas si ministre e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale nga viti 2009 nė 2013, dhe sė fundi si ministre e Mbrojtjes nga viti 2013 deri nė 2019, gruaja e parė qė shėrbeu si ministre gjermane e mbrojtjes. [] Kur u largua nga detyra, ajo ishte e vetmja ministre qė ka shėrbyer vazhdimisht nė kabinetin e Angela Merkelit qė kur Merkel u bė kancelare. Ajo shėrbeu si nėnkryetare e CDU nga viti 2010 deri nė vitin 2019 dhe u konsiderua si njė pretendente kryesore pėr tė pasuar Merkelin dhe si favorite pėr t'u bėrė sekretare e pėrgjithshme e NATO-s

    Mė 2 korrik 2019, von der Leyen u propozua nga Kėshilli Evropian si kandidat pėr president tė Komisionit Evropian. Mė pas ajo u zgjodh nga Parlamenti Evropian mė 16 korrik, ajo mori detyrėn mė 1 dhjetor, duke u bėrė gruaja e parė qė mban kėtė detyrė. Nė nėntor 2022, von der Leyen njoftoi se Komisioni i saj do tė punojė pėr tė krijuar njė Gjykatė Penale Ndėrkombėtare pėr Federatėn Ruse .

    Von der Leyen u pėrfshi nė 100 njerėzit mė me ndikim tė Time tė vitit 2020 dhe pėrsėri nė 2022.


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/forbes-u...-ne-vitin-2022

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bota e drejtuar prej femrave

    Merkel dekorohet me ēmimin mė tė lartė nė Gjermani, njė nder qė iu dha vetėm dy ish-liderėve tė tjerė para saj

    Ish-kancelarja Angela Merkel mori dekoratėn mė tė lartė federale tė Gjermanisė tė hėnėn, njė nder qė iu dha vetėm dy ish-liderėve tė tjerė para saj.

    Sipas mediave tė huaja, pėrcjell Telegrafi, Merkel, e cila udhėhoqi vendin pėr mė shumė se 16 vjet, mori dekoratėn pėr arritje tė veēanta nga presidenti Frank-Walter Steinmeier, ish-zėvendės kancelari dhe ministri i jashtėm i saj.

    Steinmeier e vlerėsoi Merkelin si njė “politikane tė paprecedentė” qė e drejtoi me sukses Gjermaninė nė kohė tė vėshtira, duke pėrfshirė krizėn financiare tė vitit 2008 dhe krizėn e refugjatėve tė vitit 2015.

    “Ju e keni ndihmuar vendin tonė tė arrijė sėrish sukses ekonomik nėn sfida tė paprecedentė…”, tha Steinmeier. “Nė njė kohė kur kontinenti ynė kėrcėnohej nga shpėrbėrja, ju mbajtėt sė bashku qendrėn dhe periferinė, veriun dhe jugun, lindjen dhe perėndimin”.

    Ndryshe, dy kancelarėt e tjerė qė morėn kėtė nder ishin Konrad Adenauer, kancelari i parė i Gjermanisė Perėndimore pas luftės dhe Helmut Kohl, i cili “mbikėqyri” fundin e Luftės sė Ftohtė, si dhe ribashkimin gjerman dhe krijimin e Bashkimit Evropian.


    / Telegrafi

    https://telegrafi.com/merkel-dekoroh...jere-para-saj/

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tė drejtat e gruas nė njė kėndvėshtrim global
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Pėr ‘inferioritetin’ e femrave
    Nga Jimmi_1978 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 09:46
  3. Kriza e botės bashkėkohore
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  5. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •