Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146

    Jepni Mendimin Tuaj

    Designed by
    Suad Barbullushi
    "Lironi babain qe vrau rrembyesit e vajzes"
    Gezim Ashimi Korce - I gjithe fshati Qatrom ne rrethin e Korces kerkon lirimin e Dilaver Kodres qe qelloi mbi te rinjte qe kekronin ti rrembenin vazen. Bashkefshataret e 57 vjecarit u solidarizuan ne ndihme te tij duke hartuar nje peticion me 120 firma drejtuar gjykates se rrethit por edhe te Apelit. Ne te ata kerkojne lirimin e tij pasi gjithcka ka qene per vetmbrojtje. Sipas tyre, Kodra nuk ka bere gje tjeter por ka mbrojtur femijen e vet nga nje rrembim dhe kushdo qe te ishte ne vend te tij ashtu duhet te kishte vepruar. Prandaj, per ta gjykata duhet te arsyetoje drejt dhe jo ta denoje si vrases. Behet fjale per ngjarjen e muajve me pare kur tre te rinj hyne ne familjen e tij dhe tentuan per ti rrembyer vajzen dhe ai ne kundershtim e siper qellon ndaj tyre duke vrare nje e plagosur dy te tjere. Jo vetem per Kodren por per te gjithe fshatin Qatrom, plumbat e derdhur ishin te justifikuar, pasi askush nuk do te lejonte rrembimin e femijes se vet. Por pa dobi, madje edhe perpjekja e avokatit mbrojtes per ta klasifikuar krimin e kryer nga klienti i tij si "vrasje e kryer ne kushtet e tronditjes se forte psikike" nuk u mor shume parasysh nga trupi gjykues. Qe nga banka e te akuzuarit, kodra degjoi njerin pas tjetres kater akuza: vrasje te thjeshte me dashje, plagosje e rende, plagosje e lehte dhe armembajtje pa leje. Prokurori Eduard Shehu kerkoi per te kater keto akuza denimin e te pandehurit Kodra me 20 vjet heqje lirie. Ndersa trupi gjykues, ne bashkim te denimeve vendosi 15 vjet burgim per 57 vjecarin, per te cilin nuk u mor parasysh shume rrethana lehtesuese. Vetem pak kohe me pare, ne Divjake te Lushnjes ndodhi nje rast i ngjashem, por me viktima ne familjen e vajzes. Dhe prindi nga fshati Qatrom qe mbrojti nderin e familjes se tij, ndaloi rrembimin e vajzes se vet dhe shitjen e saj per qellime prostitucioni u ndeshkua nga Gjykata e Korces jo pak por 15 vjet burg, ndersa dy te rinjt e mbetur gjalle nga kjo histori nuk u penalizuan qofte per dhunim banese apo per ate cka tentuan rrembimin e nje personi.

    JEPNI MENDIMIN TUAJ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ivetmuar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    7
    Mendimi im eshte se duhet ti kishte vrare edhe dy te tjeret. Sa per burgun nuk mund te them ndonje gje sepse edhe ketu ku jam une me shume mbrohet vrasesi sesa viktima.

    I lumte dora.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    RrofshoDilaver.

    Dilaveri meriton nji kenge nga Populli. Ky popull boll ka ngritur kenge hajdutve e diktatoreve. Le tja ngrene Ketij Heroi nji kenge se e meriton.

    Te solidarizohemi te gjithe ne mbrojtje te Dilaverit dhe aktit te tije Burreror..
    Banditet meritojne plumb ne goje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BORGJEZKA
    Anėtarėsuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    Ohio, USA
    Postime
    14

    pergjigje

    Denimi i Kodres me 15 vjet burg tregon se padrejtesia Shqiptare vazhdon te denoj njerez te pa fajshem. Ai ishte prind dhe nuk donte qe t'ia merrnin femijen, se dhe kafsha qe eshte kafshe mbron te vegjlit e vete nga grabiteqaret. Megjithese kushdo qe futet ne pronen time pa lejen time une do te mbrohem me cdo kusht. Mendimi im eshte se ata dy te tjeret qe u plagosen duhen te futen ne burg me vitet e Dilaverit (secili), dhe Kodra te lirohet nga denimi. Avokatet vetem duan leket.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Karatisti-Al
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Mėrgim
    Postime
    4
    Fatėkeqėsi e madhe!

    Me vjen keq se si Gjykata ka marr njė vendim tė tillė. Nderi i familjes por mė kryesorja anėtarėt e familjes duhet tė mbrohen nga kryezoti nė ēdo ēast, pa marr parasysh ēmimin qė duhet paguar mė vonė.

    Dilaveri ka bėrė njė gjė shumė tė mirė, sepse prinderit tjerė do bėjn tė njėjten gjė, nė rast se fėmija i tyre ėshtė nė rrezik. Kurse sa i pėrket rrėmbyesve; ata patjetėr se do tė dalin para drejtėsisė.

    Dilaveri ėshtė shėmbull, se si duhet tė mbrohet nderi dhe familja!

    Rrofsh Dilaver sa malet e Shqipėrisė!
    "Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
    Dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar" - Naim Frashėri.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Ku i gjejne keto prokurora kriminele qe 100% e bejne kete nen ndikimin e trafikanteve te vajzave. Mesazhi qe keta duan te cojne eshte "edhe ligji edhe Maliqi jane me ne".

    Ky eshte skandal.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Lezhjani
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    17
    Jam d'akord me ju. Eshte e papranueshme qe ne vendin tone kriminelet nuk jane te denueshem, dhe nje njeri qe per vetembrojtje vret, denohet!Sot me vjen turp qe jam shqiptar!

  8. #8
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621

    Unhappy Jepni mendimin tuaj.

    C'fare mendimi mund te japesh kur ne Shqiperi te jesh i ndershem te quajne budalla, kur mbron familjen te fusin ne burg, kur perpiqesh te besh dicka ne te mire te vendit te kthejne krahet, kur......... e mund te rrjeshtosh akoma me shume edhe gjera te tjera. Mendimi i vetem qe me vjen ne mend eshte qe jetojme ne nje shoqeri te degjeneruar qe drejtohet nga njerez te tille. TURP.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e dioni
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    15
    Mendimi im eshte qe i gjithe faji ne rradhe te pare i perket shtetit. Eshte e natyrshme qe cdonjeri prej nesh do te mbroje familjen e tij ne nje moment te tille, por nuk eshte e pranueshme qe secili prej nesh te realizoje nje vetdrejtesi nese ekzistojne strukturat perkatese per te bere nje gje te tille. Asnje person nuk ka te drejte te dhunoje pjesetaret e familjes se nje tjetri, por nga ana tjeter asnje person nuk ka te drejte ti marre jeten te tjereve. Ne kete rast nje gje e tille tingellon jo e drejte pasi cdonjeri prej nesh ndoshta do te kishte reaguar ne nje menyre te tille por une besoj se ne shqiptaret ne rradhe te pare duhet te respektojme ligjet dhe shtetin, por nje gje e tille mund te ndodhe vetem nese ekziston nje shtet i te gjitheve dhe jo i atyre qe kujdesen per xhepin e vet. Drejtesia duhet te jete e njejte per te gjithe, si per qytetarin e thjeshte ashtu edhe per pushtetarin. Pa shtet nuk ka as polici dhe as drejtesi dhe ligjet behen nga paraja dhe korrupsioni.
    Nderime

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Lezhjani
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    17
    Me vjen keq, por ne kete rast nuk kemi te bejme me vetegjyqesi.
    Nuk eshte hakmarrur, por ka reaguar me arme, naten ne pronen e vet, kur njerez te armatus dhe keqberes te njohur kane shkuar ti rrembejne femijen.

  11. #11
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. Figo po ata qe e kan denuar skan faje se ku Kodra ju ka vrare shoket.... Kodra te ishte me i sjelleshem tua jepte vajzen shokeve te qeverise e te ligjit se me cfare do ti mbushin ata xhepat, po familjen e tyre kush do ti ushqente.......
    I lumte dora ati Kodres, por ai duhet te dije se ka te beje me mafjne atje ne shqiperi...... ne asnje vend te botes nuk denohet vetembrojteja, se dimos ne shqiperi ku nuk ka ligje rregull, qeveria e mafjal jan nje pra qerveria=qeveritaret=mafja te gjitha jan nje fjale ne shqiperi nuk kan dryshim nga njera tjetera. Ne shqiperi cdo njeri ka ligjet e veta.... eshte me i fort femija se sa policia.... nuk kan arm qeveria se sa ka popullesia....... ligjet nuk behen nga qeveria po nga vet popullesia.... ne nje vend te till ku nuk te mbron dote e te dal per krah e te coje te drejten ne vend ligje e rregullat ateher do te dalesh vete perkrah, se nuk ka rrgue djeter. se po te ishte ligji qe te mbronte nuk kishin si te vinin ata hora ata benin ate rrembim se do te kishin frik ligjin, do te vinte policia ne minute nga ajo rremuje e ai qamet..... po policia e kujt??? ligji i kujt do te zbatohej???? ne shqiperi eshte si ne pylle te egezirave e kafsha me i fort e me shkathe e zgjuar e dinake do te mbijetoje....... ai i urti e ndershmi ka vdekur me kohe atje ne shqiperi se nuk e len uqerin e dhelperat.....
    ketu nuk ka po apo jo pergjigja dihet eshte vetem nje PO duhet liruar, vetembrojteja e sidomos ndaj femijes vajzes per rembim nuk mendoje se ka denim por vetem lavderim..... po prap flasim per shqiperine vendin qe po shkon drejt e uropes... por me keq me vjen qe eshte vet shqipetare qe i ben keto te keqija eshe vete shqipetari qe shet shqipetarin eshte vet shqipetari qe vret shqipetarin eshte vet shqipetari qe i ule nderin e krenarin e vetes vete, e asnje nje tjeter eshte nje TURP E NJE TURP I MADH per ne..... ku shqipetaret duhet te jen te bashkuar te gjithe si nje pike uje per nje njeri tjterin, vellai per vellan jemi shqipetare jemi te nje gjaku te nje zakoni e tradite te nje gjuhe e kjo na ben ne shqipetare........
    me shume respekt
    eda

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    DENIMI I KODRES

    Une si Shqipetare nga Kosova kur ndegjoj diqka te till me thahet zemra, asnje pike gjake nuk me mbete.

    Jetoj ne Londer dhe kam ndegjuar per shume raste te tilla. Kur ndegjova per rastin e pare, menjehere me shkonte mendja si te bejme diqka per ti ndalur keta. Asnje fjale ne gjuhen shqipe nuk eshte e shemtuar mjafte qe ti pershkruaj keta.

    Une personalishte mendoj qe duhet te vie deri te nje rezolute shteterore e cila parasheh denimin per grabitesit apo mbrojtjen ne kete rast te nderuarit Kodra. Ne kete menyre verzioni i jurise do te dihej para se te ndodhte rasti.


    Largohem i pikelluar,

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Kush jane Aleatet Strategjike te Shqiperise per mendimin tuaj?
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:46
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •