Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Qellimi i artit

    Do flas ndonje dite kur te kem kohe mbi te. Por isha me e interesuar te degjoja nga ata te cilet e kane studiuar artin me seriozisht se cili ka qene qellimi i artit ne kohera?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Qellimi.

    Shume kritike,filozofe,historike,sociologe,nga vendet me me pervoje,qe kane pasur nje histori kulturore dhe pasuri artistike te mahnitshme,na kane mbushur me informacione dhe na kane dhene alternativa te shumta;per te kuptuar fjalen Art,njerezit qe e praktikojne,e,ndjenjat qe ofrohen tek nje shoqeri kur Arti arrin te krijoje levizje,revolucione,kontraste dhe dyshime mbi ate qe quajme Jete.

    Mbreme,naten vone,po lexoja nje liber te Braudillard,sociolog i shkolles se famshme Franceze:aty flitej per zhdukjen e Artit.Ne nje sens qe ai e merrte si tematike te pershkruar dhe studjuar nga Baudelaire,kur fliste per kohen moderne.

    Zhdukja e artit?Shpjegohet me mos pasjen te asnje sensi qe te riprodhohet nje imazh identik me ane te piktures-Andy Warhol,perpunoi nje pikture te ftohte ,me te ftohet se vete fotot qe ai perdorte t'i riprodhonte me ane te serigrafise.Pop Arti bente nje pikture te ftohte,e manipuluar kjo,nga britma dhe trafiku i madh i mediave dhe televizorit.Arti Pop u kthye ne nje makine qe riprodhonte jeten ashtu sic ajo i servirej njerezimit,e ftohte,jo per koincidence,ishte dhe periudha e Luftes se Ftohte.Jeta qe shikohej nepermjet mediave dhe televizorit.
    PREJARDHJA e ketij lloj te beri Art,ishte teper e lidhur me pas- luften e dyte boterore,dhe me nje pikture te ngrohte qe,ne ato vite po fillonte te perdorej.Driping qe u lidh shume pas emrit te nje artisti J.Pollock,Ad Reinhard..etj,benin nje pikture teper abstrakte;kishte lidhje kjo me abstraksionismin e Kandinsky,Paul Klee,Mondrian?Ne te vertete jo.Shpjegon Braudillard,-sepse ai abstraksionisem i fillim shekulli ishte i lire dhe kishte nje ngrohtesi poetike,ku shenjat ishin metaforat dhe sintaksa depertonte ne cdo cep te telajos-;ndersa tek abstraksionismi i pas luftes,i percjellur magjishem edhe me nje thenie te Paul Valery :"Njerezimi pas luftes se 1 kuptoi se ishte i vdekshem"-"Njerezimi pas luftes se 2 ndjeu se ka vdekur",e pikerisht ketu fillon dhe eleminimi i shenjave,simboleve dhe piktura behet e thjeshte,teper e ngrohte per nje bote qe po ftohej dhe po kapte pikat me ta paparishikuara me perpara.1969 ngjitja e njeriut ne Hene:Gagarin.1950-55 shpikja e Tv...e shume e shume gjetje qe kane ndryshuar rugen dhe qelimin e te berit Art.Dhe,natyrisht,edhe perse-ne e nje veprimi te tille njerezor.

    Pse-ja eshte per tu gjetur tek mitet,tek ngritjet e perandorive dhe pushteteve te fuqishme qe kane nderruar ecjen e njerezimit.Arti ka qene gjithnje ne sherbim te njerezve dhe i ka mbrojtur ato,si moralisht por dhe fizikisht,nga nje egersire qe quhet:Injorance dhe Erresire(Mesjeta e erret,dhe shpikja me pas e perspektives nga Paolo Uccello).

    AP.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Miami Beach, Florida
    Postime
    41
    Qellimi i artit.

    Motivet e artit neper kohe per mendimin tim kane qene nga me te ndryshmet, dhe qe te dime qellimin e tij ne fillim duhet te zbulojme shkakun dhe percaktimin e kuptimin a fjales "ART". Per mua ky ka qene ekuacioni te cilin jam munduar ta zgjidh per ca kohe. C'na shtyne dhe frymezon ne si njerez te krijojme (art)? Eshte kurioziteti? Eshte loje? Eshte frymezim? Eshte zbulim? Apo thjesht nje akt instiktiv shprehes? Para ardhesit tane te lashte dokumentonin aktivitetet e tyre neper shpella. A eshte ky art? Ne qofte se kjo eshte nje form arti, atehere qellimi fillestar paska qene kerkimi i nje menyre per te shprehur dhe shpjeguar (gjuha). Me zhvillin e njeriut dhe kapacitetit te tij per te menduar dhe krijuar u zgjerua dhe horizonti kundrejt "Artit". Qellimi i tij kesaj rradhe nuk ishte thjesht nje pershkrim, por nje zbulim, nje zbulim dhe ekzekutim i ndjenjave dhe celebrimit te potencialit te shpirtit. Me evolucionin e njeriut, ne raport me te avancon dhe "Arti". Duke jetuar dhe zbuluar nuk mund ta mohosh faktin se jeta vete eshte "Art", qe nga menyra si ajo fillon e deri tek menyra se si mbaron. Eshte me te vertet nje cikel mahgjeptes; eshte kavaleti i piktorit, pentagrami i kompositorit, skena e aktorit, korja dhe thelbi i ekzistences me aq sa kuptojme.

    Qellimi?! A thua se gjthshka duhet te kete nje qellim?

    Po te flisja per vete do te thosha se qellimi duhet te jete rezultati i nje shkaku. Por ne pergjithesi qellimi duket se eshte i shumellojshem, kompleks dhe shpesh i marre.

    Ne menyre qe te zbulojme pergjigjen e kesaj pyetjeje, studimi i artistive te tjere dhe veprave te tyre, lidhuar kjo dhe me vete praktiken e cdo forme te artit, do te na sjelle akoma dhe nje hap me afer pergjigjes.

    Me shume rendesi per mendimin tim ka procesi dhe eksperienca sesa qellimi. Mund te shpenzojme nje jete te tere duke kerkuar qellimin dhe ne kete proces harrojme te shijojme te tanishmen.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Me shume rendesi per mendimin tim ka procesi dhe eksperienca sesa qellimi
    Procesi dhe eksperience sjellin pjekjen dhe persosjen e individit. Dmth qellimi i artit eshte procesi edhe eksperienca. Julian, si ka njeri qejf qellimet po ekzistojne. :)

    Qellimi i artit sipas meje eshte te tejcoj ke admiruesi dicka qe ai nje nje fare sensi e di, po qe se di akoma qe e di. Kur eshte para nje arti te tille admiruesi shokohet nga njohja, nga ideja qe duket ta kishte zbuluar vete, nga verbimi i realitetit/endrres. Edhe eshte i njejti reagim kundrejt piktures, skulptures, poezise, poemes, etc.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nimf : 20-06-2002 mė 20:49

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. Qellimi i jetes
    Nga skerdi nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-06-2008, 15:45
  3. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. QELLIMI final i jetes.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 00:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •