Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Cilat jane arritjet e presidentit Mejdani?

    Tani qe presidenti i Republikes se Shqiperise Mejdani perfundon mandatin e tij 5 vjecar, shtypi shqiptar po i dedikon nje vend te vecante Mejdanit. Marr shkas nga kjo, qe te hap kete teme per te gjithe ju ku edhe ju mund te shprehni mendimin tuaj mbi arritjet e presidentite Mejdani. Pyetjet jane:

    Cfare risi i solli Mejdani institucioneve shqiptare?
    Cfare inisiativash politike dhe kombetare mori ai?
    Cilat jane arritjet e tij me te dukshme?
    Cilat jane deshtimet e tij?
    A do te deshironit qe te votebesonit Mejdanin edhe me nje mandat te dyte?

    Jeni te lutur te shprehni mendimin tuaj brenda kesaj teme pa dale jashte saj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Presidencialet, zgjidhje tė pranueshme

    Nga Sotiraq Hroni / Ndėrkohė qė ditėt po afrojnė pėr legalizimin e kandidaturave presidenciale, loja politike duket se nuk ruan ndonjė surprizė. Deklaratat dhe kundėrdeklaratat politike kane veēse njė gjuhė tė tėrthortė, pak mė tė moderuar se herėt e tjera, por qė gjithsesi nuk kanė pėr tė prodhurar ndonjė risi tė jetės politike shqiptare. Kandidatura mė pak e konstestuar, duket ajo e Presidentit nė detyrė i cili gjatė mandatit tė parė duket se arriti t'i sjellė njė frymė ndryshe institucionit. Meidani u pėrpoq tė nxiste njė profil tė ri drejtues duke promovuar njė rol protagonist tė institucioneve, duke ruajtur me njė gjakftohtėsi tė admirueshme kompetencat institucionale, jo vetėm tė Presidencės, por edhe demostroi respekt ligjor pėr ēdo institucion tjetėr tė vendit, pėrfshirė partitė politike. Ndoshta, nė momente tė caktuara tė jetės politike gjatė mandatit tė tij, opinioni publik mund tė ketė pritur mė shumė protagonizėm individual apo institucional, mbėshtetur edhe nė forcėn qė tė jep autoriteti moral. Ndoshta edhe unė mendoj se Presidenti Meidani kishte forcėn e nevojshme pėr tė bėrė mė shumė nė pėrballimin e disa sfidave, (veēanerisht nė luftėn e vazhdueshme ndaj korrupsionit), ndoshta edhe me pak protagonizėm mbėshtetur edhe nė kėrkesat e opinionit publik. Por gjithsesi, pak kush sa ai i ka mėshuar linjės institucionale, rregullave tė lojės dhe ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme, prirjes pėr tė nxitur lėvizje pozitive nga poshtė, pra zhvillimit tė demokracisė nė bazėn e shoqėrisė. Po kėshtu, jo i gjithė faji i mbetet Meidanit pėr mosarritjet qė kanė tė bėjnė me raportet institucionale me forcat politike nė vend. Pjesa dėrrmuese e mandatit tė tij politik, u konsumua nėn njė raport jonormal tė sjelljes politike partiake.

    Ndėrsa, ndryshimet e evidentuara kohėt e fundit nė dialogun politik pozitė-opozitė qė po zhvillohet, e kanė pozicionuar Presidentin nė detyrė drejt rolit institucional kushtetues si simbol tė unitetit tė kombit. Kjo tė bėn mė tepėr optimist qė nė kushtet politike tė krijuara, tė cilat kanė nė sfond prirjen pėr konsensus sa mė tė gjėrė politik nė zgjedhjen e presidentit tė ri, njė mandat i dytė, pavarėsisht se nga votat e kujt do tė zgjidhej, do ta bėnte Meidanin tė pozicionohet pėrfundimisht jashtė lojės sė interesave partiake apo borxhit politik. Dhe integriteti i tij personal pėrbėn njė siguri pėr njė imazh dhe rol tė tille mbi-partiak.

    Shkeputur nga gazeta KJ dhe eshte shkruajtur nga nje keshilltar i Mejdanit


    Mua personalisht, kur e lexova kete artikull me erdhi nje buzeqeshje ne fytyre. Vete keshilltari i Mejdanit, i permbledh te gjitha "arritjet" e Mejdanit ne 2 paragrafe. No Comment !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Presidenti Meidani

    Presidenti Meiani e shtroi inisiativen - NJE KOMB - NJE QENDRIM
    por me kend se?

    Nga permbysja e komunizmit, ai president qe e meriton populli
    u zgjidhe dhe do te zgjidhet peseri!

    Si eshte brumi behet buka!

    Bota e pranoi president Meidanin, si prof. universiteti, e jo ndonje me shkolle nate - por, ja qe ai popull eshte mesuar me diktature
    dhe veshtire se mund te behet i vetdijshem per fjalen demokraci
    per edhe nja 30-40 vjet!

    Nje shtet pa kushtetute per 7-8 vjet me rradhe, nuk ka si te behet per kaq kohe shtet demokratik, me nje kushtetute kaq te vone - vetemsa iu kane shpifur demokracise vetem te marrur si fjale dhe ne mbrendi shpirti plot
    diktature, injorance, korrupcion, kriminalitet... Te flasesh per demokraci ne shqiperi - eshte sikur te beshe lojera me vet emrin demokraci!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Pas CerekFinales: Fluiditeti-Presidenti, Dushku-Strasburgu

    www.korrieri.com
    Faqja 12/13 - SPECIALE Qershor 18, 2002

    INTERVISTA

    Pak ditė para votimit pėr kreun e ri tė shtetit, Presidenti tregon pse shkarkoi Rakipin, ēfarė mendon pėr Katarsisin dhe u pėrgjigjet sulmeve tė Nanos dhe opozitės

    Meidani kėrkon votat e Berishės

    Presidenti: "Fluiditeti" mes partive sjell vetėm zhvillim dhe forcon institucionet"

    Ilir Babaramo

    Meidani lė qartė tė kuptohet se pėr t'u rizgjedhur president ėshtė nė favor tė njė aleance tė mundshme si ajo qė shkarkoi Prokurorin e Pėrgjithshėm pak kohė mė parė. "Ēdo 'fluiditet' pėr njė politikė normale, ndėrvepruese e institucionale ndėrmjet forcave tė ndryshme politike nė ndėrtimin e forcimin e institucioneve kryesore mendoj se do tė sjellė vetėm zhvillime", thotė Meidani nė njė interviste pėr Gazetėn. Pse e shkarkoi prokurorin e pėrgjithshėm, reagimi i tij pas sulmeve tė Berishės e Nanos, ēfarė mendon pėr lėvizjen pėr Katarsis, janė disa nga pėrgjigjet e kėsaj interviste tė presidentit qė synon tė rizgjidhet sėrish.

    Sipas tė gjitha sinjaleve qė vijnė nga Brukseli, Kėshilli i Ministrave tė BE-sė do tė shtyjė sėrish hapjen e negociatave me Shqipėrinė. Rezoluta e parlamentit Europian kėrkon njė president konsensual. Cfarė sinjalesh keni patur ju nė lidhje me kėtė ēėshtje, si dhe me rikandidimin tuaj nga Bashkėsia Ndėrkombėtare?

    "Ne pėrfundimisht duhet tė bindemi se plotėsimi sa mė i mirė i kushteve tė Marrėveshjes sė Asocijim-Stabilizimit ėshtė domosdoshmėri pėr hapjen e suksesshme tė negociatave. Natyrshėm ka dhe disa kushtėzime, qė mund tė mos jenė realiste, madje mund tė kenė dhe karakter relativisht artificial siē ishte, p.sh. ai pėr ligjin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, qė pėr hir tė kėtij kushtėzimi imponoi njė proces maratonė nė Kuvend, duke mos korrigjuar dhe disa nene tė ligjit, qė dilnin diēka nga korniza kushtetuese mbi konceptimin e vetė gjyqėsorit. E thashė kėtė pėr tė dėshmuar edhe njėherė, me modesti, konceptin tim mbi tė vėrtetėn, qė nė tė shumtėn e rasteve duhet trajtuar si konkrete e aspak abstrakte, si sugjeruese e bindjeformuese e aspak imponuese e urdhėrzbatuese; e qė pėr mė tepėr lidhet me relativitetin e jo absolutitetin e ēfarėdo pohimi, gjykimi e vlerėsimi, pėrfshirė kėtu dhe termat e "europianizuara" si konsensuale, tė pėrkthyera apo tė zbėrthyera, si konsensuale-konsensuale, si konsensuale-konstitucionale, ose, sė fundi, si konsensuale-koncensionale, apo dhe ato tė zhvilluara me "bollėk" nė mjedisin shqiptar si socialisto-socialist, demokrato-demokrat, socialisto-demokrat, demokrato-socialist, komunisto-socialist, demokrato-komunist, republikano-monarkist, etj.,etj.!...

    Ndėrsa pėrsa u pėrket tė ashtuquajturėve nga ana juaj sinjale, unė mund tė them se t'i quash ato sinjale ėshtė, ndoshta, pak, pasi mesazhet e transmetuara kanė qėnė qartėsisht pėr vazhdimėsinė institucionale e stabilitetin social e politiko-ekonomik. Kjo nė njėfarė mėnyre ėshtė dhe vlerėsimi mė i drejtėpėrdrejtė i modelit institucional, me tė cilin ėshtė realizuar drejtimi e ndėrveprimi. Megjithatė, pavarėsisht sinjaleve e pseudosinjaleve, mesazheve e pseudomesazheve, leximeve e pseudoleximeve, "mė tha, e i thashė", proces i zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės, ėshtė njė problem krejtėsisht shqiptar, dhe pėr mė tepėr i bazuar nė debatin, gjykimin, vendimin dhe votėn e pėrfaqėsuesėve tė popullit, nė Kuvendin e Shqipėrisė".

    Nė deklaratėn qė bėri zyra Juaj e shtypit menjėherė pas aprovimit tė Konventės sė partive tė opozitės lihet qartė tė kuptohet se ju do tė preferonit tė propozoheshit nė Parlament. Kjo lėvizje e juaj bėhet pėr tė shmangur pėrplasjen me Nanon nė KPD apo kėrkoni qė t'i jepni opozitės njė sinjal se qėndroni mbi palėt?

    "Eshtė njė qėndrim institucional konseguent i tė gjithė periudhės 5-vjeēare. Aq mė tepėr, qė sipas Kushtetutės sė Shqipėrisė pozicioni i presidentit nuk pajtohet me ndonjė rol udhėheqės partiak, madje ai nuk duhet tė jetė as anėtar partie. Prandaj nuk bėhet fjalė as pėr shmangie pėrplasjesh, as pėr lėshim sinjalesh, por pėr njė sjellje normale institucionale brėnda kėtij koncepti e pozicioni kushtetues. Mendoj, se ashtu si dhe ju, edhe tė tjerėt, po qe se kanė lexuar apo ndjekur deklaratat, fjalimet, shkrimet apo veprimtarinė time tė pėrditėshme, shpresoj, madje besoj, ta kenė konstatuar njė frymė tė tillė, qė sa kushtetuese ėshtė dhe njė bindje e ime e palėkundshme".

    Kandidati tjetėr pėr president, Fatos Nano, tha pak ditė mė parė se ju "nuk e kapėt ritmin qė kėrkon posti i kryetarit tė shtetit". Ndėrkohė disa tė tjerė ju kanė akuzuar se gjatė mandatit tuaj tė parė keni qenė inaktiv. Cila ėshtė pėrgjigja juaj?

    "Nuk mė ka pėlqyer asnjėherė polemika "pa bukė", aq mė shumė ajo me "mė tha e i thashė". Nė tė vėrtetė, ky stil tradicionalist i politikės shqiptare, siē shkruhet diku, mund tė vlejė brėnda "mureve tė shtėpisė, por pėson aventurat mė tė guditėshme nė fushėn e kėrkimit". Nga ana tjetėr, pa rėnė preh e kėtij tradicionalizmi e tranzicionalizmi mediatiko-politik, ajo qė unė mund tė them, ėshtė se disa tė pakėnaqur apo me prirje njėshi, duke folur pėr modelin tim, pa dashje i kanė bėrė shėrbimin mė tė mirė, madje dhe njė vlerėsim atij, sepse modeli i mirė apo i keq, mbetet pėrsėri model, dhe kėtė pretendim pėr tė krijuar ndonjė model, pėr mė tepėr, unė nuk e kam patur asnjėherė. Nė fund tė fundit, ajo qė nė mėnyrė tė thjeshtė e normale kam pretenduar, ėshtė qė kam tentuar vetėm tė jap edhe unė, ndoshta edhe nė heshtje, apo duke "shitur" punėn e tė tjerėve dhe aspak timen, njė kontribut modest nė pjesė tė ndryshme tė ngrehinės sė njė shteti realisht demokratik. Dhe e gjitha kjo, gjithnjė sipas mendimit tim, ėshtė bėrė me tolerancė e bindje, me korrektesė njerėzore e seriozitet qytetar, me njė ritėm pune e angazhim tė plotė, por dhe nė pėrgjigje tė detyrave kushtetuese tė kėtij pozicioni dhe tė ritmeve tė ndryshimeve e zhvillimeve demokratizuese e integruese vendore, rajonale e ndėrkombėtare. Dhe nuk mund tė jetė njė rastėsi, mrekulli apo ēudi, qė njė gjė e tillė, nuk ka mbetur jashtė vėmendjes, madje ėshtė vlerėsuar nga njerėz tė thjeshtė, nga bashkėkombasit tanė, por dhe nga shumica e kolegėve tė Bashkėsisė Demokratike Ndėrkombėtare, nga institucione ndėrkombėtare e qendra tė opinion- e politikė-bėrjes e vendim-marrjes, nga mjedise politike e akademike, etj...! Mos vallė fajin pėr kėtė e ka integriteti politiko-moral, apo, ndoshta, dhe CV-ja? Mos vallė ajo e ekspozuar nė "Home Page" ka ngjallur kėtė lloj "zbulimi" tė karakterit reaktiv? Apo duhet tė isha cdo ditė nė publik, pėr tė thėnė X apo unė kėshtu, e Meidani apo Y ashtu, ndėrkohė qė po tė shqyrtoni axhendėn dhe tė merrni vetėm takimet ditore dhe ēėshtjet e shtjelluara, ato rrokin pothuajse tė gjitha fushat dhe problemet qė ka vendi dhe qytetari?..."

    Cila do tė ishte mbrojtja e juaj pas deklaratės sė Berishės se ju "e humbėt shansin pėr t'u rizgjedhur pasi heshtėt pėr manipulimin e zgjedhjeve tė vitit tė kaluar"? A jeni i gatshėm tė dekretoni zgjedhje tė parakohėshme nėse opozita ju mbėshtet pėr t'u rizgjedhur president?

    "Kėsaj pyetjeje ja kam dhėnė disa herė pėrgjigjen. Natyrisht, edhe pse unė, po tė isha nė vendin e tij, do tė luaja politikisht ndryshe bazuar nė analizėn time mbi ngjarjet e njerėzit, megjithatė mund tė them se z.Berisha ėshtė brėnda lojės sė tij politike, duke orkestruar njė deklaratė tė tillė. Por sidoqoftė unė dėshiroj dhe shpresoj shumė qė dhe ai nė vetvete, duke mos shfaqur nė publik arėsyet e vėrteta, tė paktėn tė jetė i bindur, qė nga pikėpamja institucionale e kushtetuese, ky lloj neutraliteti duhet tė respektohet dhe nga presidentė tė tjerė, nė tė ardhmen e proceseve tona elektorale; aq mė tepėr qė aktualisht me proceset zgjedhore merren struktura permanente kushtetuese, pėrfaqėsuesit e tė cilave nuk janė mė "vullnetarė" por funksionarė tė trajtuar nė mėnyrė tė vegantė nga shteti. Them se kjo duhet tė jetė kuptuar, madje uroj sinqerisht qė tė jetė kuptuar...Pa pretenduar pėr tė rimarrė edhe njėherė vlerėsimin e analizėn time mbi kėtė gėshtje, nė pėrfundim, pėr ilustrim, po kujtoj edhe njėherė atė qė nėnvizova pak ditė mė parė pėr zgjedhjet presidenciale nė SHBA, pėr qėndrimin neutral, pa pėrfshirjen qoftė dhe mė minimale nė ndonjė gjykim, deklaratė publike apo koment zyrtar tė presidentit Klinton, lidhur me konfliktin paszgjedhor Bush-Al Gore.

    Pėrsa i pėrket pyetjes sė dytė, po ta lexoni kushtetutėn mund tė gjeni vetėm disa hapėsira tė pėrcaktuara ligjėrisht pėr shpallje zgjedhjesh tė parakohėshme. Dhe sig kuptohet prej neneve pėrkatėse kushtetuese ato hapėsira mund tė "hapen" mė shumė me njė vullnet tė pėrbashkėt politik se sa me atė ligjor".

    Pasuesit e dikurshėm tė Nanos janė shprehur nė mėnyrė kategorike kundėr rizgjedhjes suaj. Ata fillimisht propozuan se duhet njė kandidaturė grua, mė pas kėrkuan qė kryetari i ardhshėm i shtetit tė jetė njė akademik. Cili ėshtė opinioni juaj pėr kėto deklarata?

    "Sa pėr shaka, ylberin nuk e kapėrcej dot! Por nė fushėn akademike shkencore, veēanėrisht nė fushėn e shkencave natyrore, mund tė jenė shumė tė pakėt ata qė kanė patur mundėsinė, kontaktet e bashkėpunimin, qė kam pėrjetuar unė, pėr tė arritur nė kėto nivele tė kontributit shkencor, referues, botues e pedagogjik, brėnda dhe jashtė vėndit. Madje, po tė mos e klasifikoni si jomodesti, mund tė deklaroj se materialet qė kam botuar, nė Shqipėri apo jashtė saj, janė me mijėra nė gjuhėn shqipe apo nė gjuhė tė huaj. Ky ėshtė sqarimi akademiko-shkencor! Ndėrsa nė rrafshin politik e quaj fare normal ēdo lloj reagimi pozitiv apo negativ, ēdo lloj vlerėsimi individual apo kolektiv, tė hapur apo tė orientuar. Nė fund tė fundit, kjo ėshtė kostoja e mendimit, me ose pa elemente racionale apo emocionale, kjo ėshtė vetė liria e gjykimit dhe e pėrzgjedhjes apo vetė gjykimi dhe pėrzgjedhja e lirė".

    Ju nuk jeni shprehur ende pėr lėvizjen pėr Katarsis. Ndoshta, njė pėrgjigje mund tė ishte sekryetari i shtetit nuk ndėrhyn nė punėt e brėndshme tė partive. Por kjo lėvizje frenoi ritmin e reformave, ndėrkohė qė prej gati njė viti administrata ka ulur ritmin e punės. A mendoni se lufta mes dy palėve brėnda PS e ka kthyer nė fiktive mazhorancėn aktuale?

    "Pyetja e juaj i ka pėrfshirė pothuajse tė gjitha komentet, ndėrkohė qė normalisht pas tyre mund dhe tė mos ishte bėrė fare. Sidoqoftė, pėr shtesė, nė gjykimin tim, zhvillimet brėnda tė njėjtit sistem institucional kanė mė shumė karakter pėrmirėsues-evolucionar sesa pėrmbysės-revolucionar, mė tepėr natyrė ligjoro-strukturore e konsolidueso-institucionale sesa propagandistiko-partiake e deklarativo-populiste. Ndėrsa diēka krejt tjetėr ėshtė vetė ritmi sa mė i lartė i ndryshimit, reformimit e evolucionit. Ēdo mosprogramim i mirė e qartėsisht objektiv, keqpėrdorim ose abuzim subjektiv nė trajtimin e njė shqetėsimi shoqėror apo tė njė motivimi pėr ndryshim pozitiv konceptual e qeverisės shoqėrohet natyrshėm me vonesa, shkrehje e humbje kohe, madje mund dhe, normalisht, duhet tė sjellė pasoja, ndoshta jo drejtėpėrsėdrejti pėr mazhorancėn aktuale parlamentare, por nuk pėrjashtohet pėr tė ardhmen e saj tė afėrt politiko-qeverisėse.

    Disa deputetė socialistė ju kanė sulmuar se keni shkelur Kushtetutėn nė rastin e shkarkimit tė ish Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Pse firmosėt pėr largimin e z.Rakipi?

    "Ata, natyrshėm, mund tė shfaqin pakėnaqėsi pėr shkarkimin e prokurorit pėr arėsye nga mė tė ndryshmet, qoftė dhe normale njerėzore, miqėsore e shoqėrore, pėr mungesė njohjeje konkrete, etj., apo dhe pse akoma nė gjykimin politik, bazuar nga pėrvoja e kaluar, gabimisht vetė Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm vazhdon tė konsiderohet si strukturė institucionale e mazhorancės, por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pretendohet se nuk ėshtė respektuar neni pėrkatės i Kushtetutės, qė fatmirėsisht ėshtė krejtėsisht i qartė lidhur me marėdhėniet e ndėrsjellta tė Kuvendit dhe tė Presidentit pėr emėrimin apo lirimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Dhe pas njė jave shqyrtimi tepėr tė kujdesshėm tė ēdo detaji, krahas analizės sė veprimtarisė shumėvjeēare tė kėsaj Zyre, studimit tė imtėsishėm tė dosjes tepėr tė trashė, tė plotėsuar me tė gjitha materialet e zbardhura tė seancės sė Kuvendit e materiale tė tjera dhe ballafaqimit me z. Rakipi nė presidencė, pavarėsisht pėrdorimit, nė njė farė mase, nė mėnyrė abuzive kėtij takimi sa institucional, po aq dhe me shqetėsim njerėzor, unė krijova mė sė fundi bindjen pėr marrjen e vendimit pėrkatės, e drejtė kjo eskluzive kushtetuese e Presidentit tė Republikės".

    Ish-kryeministri Ilir Meta ka lėnė qartė tė kuptohet se mbėshtet zgjedhjen tuaj dhe jo atė tė Nanos. Ēfarė zhvillimesh politike mund tė sjellė nė parlament dhe nė tė gjithė jetėn politike njė lėvizje e tillė?

    "Kemi bashkėpunuar shumė mirė me z.Meta, brėnda kompetencave kushtetuese tė institucioneve qė pėrfaqėsonim. E vlerėsoj punėn dhe rezultatet e tij si Kryeministėr, konkretshmėrinė e intuitėn politike, respektueshmėrinė institucionale e bashkėpunimin me tė pa "lojėra" kėshilltarėsh, energjinė, vendosmėrinė dhe pragmatizmin e tij qeverisės. Ndoshta, ky respektim institucional, nė kuadėr tė kompetencave kushtetuese, ka mundėsuar "leximin" tuaj tė mėsipėrm, qė si realitet i pėrgjigjet pikėrisht reciprocitetit e frymės sė mėsipėrme. Pėrsa i pėrket klasifikimit lėvizje nuk kam ndonjė dijeni apo koment tė vegantė. Nė qoftė se e tillė konsiderohet ēdo pėrpjekje, ēdo "fluiditet" pėr njė politikė normale, ndėrvepruese e institucionale ndėrmjet forcave tė ndryshme politike nė ndėrtimin e konsolidimin e institucioneve kryesore, nė realizimin e objektivave tė qeverisjes e tė integrimit, mendoj se kjo do tė sjellė vetėm zhvillime pozitive pėr paqėsimin e emancipimin e shoqėrisė, politikės dhe tė demokracisė shqiptare".

    Nė PS ka filluar tė diskutohet mundėsia e tėrheqjes sė Nanos nga gara presidenciale dhe marrja e drejtimit tė qeverisė prej tij. Ju z.President si do ta konsideronit kėtė skemė?

    "Mė falni, por mua, me detyrėn qė ushtroj, pavarėsisht ēėshtjes sė kandidimit, nuk mė lejohet tė luajė as rolin e gazetarit qė diēka "manipulon"apo bėn diversion, nė kuptimin pozitiv, pėr tė njohur tė vėrtetėn; as tė njė analisti qė ia lejon vetes tė bėjė ēdo lloj analize e komenti, qoftė dhe pa e njohur fare problemin, skemėn dhe thelbin e tij, apo duke mos patur fakte tė mjaftueshme pėr gjykimin e tij; por as dhe tė njė politikani qė dėshiron tė "triumfojė" jo luajalisht me lloj lloj pėrgjigjesh, reagimesh e manovrash. Dhe nė respektim tė kėtij parimi politiko-mediatik, me spektėr sa shkencor, po aq njerėzor, qytetar e institucional, unė po e mbyll kėtu, me mirėkuptimin tuaj, pėrgjigjen time..."



    http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
    Faqja 2 - FAQE E PARE Qershor 18, 2002

    Berisha: Dosjen e zonės 60 e kemi ēuar nė Strasburg

    Partia Demokratike ēėshtjen e zgjedhjeve nė Zonėn 60, e njohur si "zona e Dushkut", e ka kaluar pėr gjykim nė Gjykatėn e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg. Kėtė fakt e bėri tė ditur kryetari i kėsaj partie, Sali Berisha, nė intervistėn qė dha dje pėr 'Zėrin e Amerikės'. Berisha shprehu besimin se vendimi qė do tė dalė nga kjo gjykatė, do tė jetė nė favor tė partisė qė ai drejton. Optimizmi i kryetarit tė opozitės buron nė faktin se, sipas tij, "kjo ēėshtje qė do tė gjykohet sipas sandarteve tė drejtėsisė europiane, do tė ndikojė nė formulėn e zgjedhjes sė presidentit tė ri tė vendit". Kjo formulė, sipas Berishės, do tė pėrkojė me atė tė opozitės, qė nėnkupton njė president tė partive tė djathta. Berisha e lidhi faktin e depozitimit tė dosjes sė "zonės sė Dushkut" nė Gjykatėn e Strasburgut me tėrheqjen e Nanos. Njė nga arsyet pėr tė cilat Berisha mendon se Nano do tė tėrhiqet, ėshtė fakti qė "ai e di se opozita e ka paraqitur kėtė dosje nė Strasburg dhe e di qė vendimi i kėsaj gjykate do tė prekė e formėn nė bazė tė sė cilės duhet tė zgjidhet presidenti i ri i vendit".
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  2. Skandal ne Albtelekom: $50 milion abuzimet vjetore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 23:09
  3. Pėrkthimi nė shqip - problemet dhe arritjet?
    Nga Eni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2004, 07:24
  4. Ish-presidenti Mejdani ne Partine Radikale te Paneles
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2002, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •