Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    12 Qershori Dita E Çlirimit Të Kosovës

    Tri vjet në Liri!
    Tre muaj me presidencë e qeveri të re!
    Kosova po kremton Trevjetorin e Clirimit!
    Kosova për këtë kohë trevjeçare, arriti me kompaktësinë e saj
    diplomatike, duke kunorëzuar edhe kompaktësinë politike, me formimin e pushtetit të saj, pas një rrëmuje mosmarrëveshtjesh
    ndërmjet partive politike prezente dhe rrëmujës së tendencave
    të jashtme për të formuar institucione paralele serbe, deri edhe të ndarja në dimenzione territoriale. Por, të gjitha ato të liga, që ia zunë udhën e lirisë derisot - do të zhduken dhe Kosova do të dijë edhe të mbajë pushtetin e vet, do të dijë të veprojë në çfarëdo situate - Kosova është e lirë!

    Sot më 12 Qërshor, 2002, në Ditën e Trevjetorit të çlirimit, kryeministri Bajram Rexhepi, vizitoi Vorret e Dëshmorëve në Prekaz dhe vuri lule mbi Vorrin e Komandantit legjendar Adem Jasharit - kurse, presidenti Rugova, vizitoi Prizrenin, komunën dhe Hamamin e Prizrenit, si dhe Lidhjen Shqiptare dhe vuri lule mbi bustat e Herojve të LSHP!

    Kosova në të ardhmën do të dijë edhe ta mbrojë lirinë e saj!
    Kosova ka kuadro të mjaftueshme nga të gjitha profilet, që do të dijnë të formojnë edhe shtetësinë e saj, që sot është një shtet i OKB-së dhe nesër shteti - Kosova - Republika Demokratike e Kosovës!

    Gëzuar Përvjetorin e Tretë në Liri - Kosova Jonë!

    12.Qërshor, 2002

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    12 QESHORI DITA E CLIRIMIT TE KOSOVES!

    edhenjehere

    Gezuar Dita e Clirimit te Kosoves - 12 Qershori, 1999!

    Kjo Date Historike, do te vehet ne Stemen e shtetit te Kosoves!

    Ne nje te ardhme te afert do t'i kemi Shtetet e Bashkuara Shqiptare (USA - United States of Albania)!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Ollbrajt: 'Kurrë nuk do ta harroj popullin e Kosovës'


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nju Jork, 8 qershor, 2002 / Isuf Hajrizi / "Zeri" Prishtinë
    Shqiptarët e Amerikës i kanë shprehur mirënjohjen e tyre ish Sekretarës amerikane të shtetit Medllin Ollbrajt (Madeleine Albright) më shpërblimin "Duart e Shpresës" për angazhimin e saj në dhënjën fund spastrimit etnik në Kosovë nga regjimi i Slobodan Milosehviqit.

    Gjatë një ceremonie të prëmtën në Nju Jork të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) morën pjesë qindra shqiptarë si dhe diplomatë dhe politikanë nga Uashingtoni dhe Ballkani duke përfshirë edhe senatorën Hillari Klinton dhe Miss Albania. Bashkë me ish sekretarën e shtetit u shpërblye edhe aktivisti i moshuar Antoni Atanasi për të "arriturat jetësore."

    Ollbrajt tha se ishte e lumtur që Atanas shpërblehej në këtë mënyrë nga komuniteti i tij sepse "ai vërtetë është një person i jashtëzakonshëm i cili e meriton dashurinë dhe admirimin e çdo personi këtu për të gjitha ato që ai ka bërë për komunitetit shqiptaro-amerikan."

    Mirëpo Atanas si çdo herë modest, i bëri të gjithë të qeshin kur ia ktheu Sekretarës së shteit duke thënë: "ato që kam arritur unë gjatë gjithë jetës, Medlin Ollbraj i ka arriur brenda dy javësh."

    Ollbrajt para se të fliste për të kaluarën dhë rolin e administratës amerikane në luftën për Kosovën e përgëzoi edhe një person tjetër, "një herotë vërtetë" që lidhet me atë luftë - ish ambasadorin amerikan Uilliam Uollker, atëherë udhëheqës i misionit vëzhgues të OSBE-sUolker e futi makinerinë e Amerikës dhe të NATO-s në lëvizje për t'i shpëtuar shqipëtarët duke "e treguar të vërtetën para pushtetit.për kauzën e të drejtës njerëzore," tha Ollbrajt pasi që Uolker e prezantoi ish sekretarën e shtetit dhe shefen e tij para të pranishmëve në Hotelin Pierre në Manhattan.

    Gjatë një fjalimi që u ndërpre disa herë me duartrokitje e thirrje admirimi, ish sekretarja amerikane e shtetit tërhoqi paralele midis jetës së saj dhe të shqiptarëve në SHBA. Sikurse shumica e shqiptarëve ajo nuk ka lindur në Amerikë, dhe familja e saj në Pragë, çekosllovaki, ngjashëm më shumë familje shqiptare ka vuajtur nën thundrën e komunizmit; më vonë familja e saj, si shumë familje shqiptare, ka strehim në Shtetet e Bashkuara.

    Një paralele tjetër: "Në vitet 1998-1999..atëherë kur isha sekretare e shtetit, Republikja çeke u pranua në NATO, kurse NATO mori qëndrim për mbrojtjen e shqipatrëve etnik në Kosovë."

    Ollbraj, e cila në Uashington tani ka themeluar një grup studijues për aferat ndërkombëtare "Albright Group" dhe po shkruan një libër për përvojen e saj në pushtet, llogaritet si një ndër qeveritarët kyç në angazhimin e Amerikës dhe të NATO-s në Ballkan. Një angazhim i tillë shpesh është ndeshur me rezistencë të fortë në Uashington dhe në kryeqendrat evropiane. Disa në këto kryeqendra e kanë quajtur luftën në ish Jugosllavi me qëllim jodashamirës, "lufta e Ollbrajtit."

    Mirëpo këto ditë Ollbrajt me kënaqësi thotë se ajo ka patur të drejtë në angazhimin e saj kundër regjimit të Slobodan Milosheviqit. Për këtë edhe bota tjetër është bindur më vonë dhe tani ish lideri serb gjykohet në Hagë për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

    Ollbrajt e njohur për politikën e "mbështetjes së diplomacisë me forcë" tha se ishte e bindur se "askush nuk kishte të drejtë që shqiptarëve t'ua mohonte ëndrrën" për liri. Në këtë drejtim, ajo tha se kishte mbështetje të fortë në ish Presidentin Klinton, "i cili shpesh nuk trajtohet ashtu siç e meriton."

    "Në fund të fundit parasegjithash, Bill Klinton veproi ashtu si duhet, në mënyrë të drejtë, për arsye të drejta, për kauzë të drejtë," tha Ollbraj për shefin e saj për të cilin ajo shtoi: "Përgjithmonë do të jam krenare që kam shërbyer në (administratën) e Presidentit Klinton."

    Shqipëtarët, siç tha edhe Ollbraj, kanë lënë kujtime të paharrueshme në memorjen e saj.

    "Kurrë nuk do ta harroj vizitën time në Prishtinë dhe bisedad me familjet shqiptare që kishin vuajtur aq shumë, aq padrejtësisht për një kohë aq të gjatë. Kurrë nuk do ta harroj kurrajon e popullit të Kosoës ndërsa po përgatiteshin që ta fillonin një jetë të re në liri. Dhe kurrë nuk do ta harroj momentin vitin e kaluar kur ndëgjova se Milosheviqi ishte nisur për në Hagë për t'u përgjigjur për veprimet e tij," tha Ollbrajt.

    Sipas saj, këtu e tutje, bota duhet që t'i izoloi ata "që mburren me urrejtjen ndaj të tjerëve." Ajo tha se populli i Kosovës duhet të jetë krenar me të arriturat që nga rënja e qeverisë shtypëse të Milosheviqit tre vjet më parë, duke theksuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike si dhe me formimin e qeverisë së re, e cila ka premtuar që ta luftoi korrupcionin dhe krimin si dhe kanë pranuar termin "demokraci multietnike."

    Por në të njejtën kohë, shtoi ajo, bota do ta përcjell për së afërmi për të parë nëse problemet aktuale në Kosova si Mitrovica dhe çështjet eminoriteteve etnike do të zgjidhen me sukses.
    ------------
    Që Kosova të mund të festojë 12 Qershorin na u nevot ndihma dhe fjala e kësaj Zonje. Falemnedit USA, falemnderit Zonja Allbriht!


    Durimi është më e madhja trimëri.


Tema të Ngjashme

  1. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  2. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •