Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 212
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze




    Të sillem në zbrazëtirë


    Ai ishte brun, çehre zeshkan
    Shikimin e ndrojtur, duart krejt të vrara
    Ai skaliste gure, bir i nje punëtori
    Ishte krenar për këtë, po pse ju vjen për të qeshur?
    Jo mos e gjykoni
    Ju që nuk njihni
    Marramendjet dhe rraskapitjen
    Ju jeni falsërisht të lumtur, ju shkëmbeni edhe vlerat

    Ai është gjithë bota ime e shumë më tepër se kaq
    Vetëm thërras emrin e tij kur vjen zhgënjimi
    E më pas gjithçka shembet kur ai nuk është më aty
    Do të doja aq shumë t’i thoja por nuk guxoj...
    Ai që më bën...

    [Refren]
    Të sillem në zbrazëtirë, tirë
    Të sillem në zbrazëtirë, tirë
    Të sillem në zbrazëtirë ai më bën të sillem në zbrazëtirë
    Tirë, tirë ai më bën të sillem në zbrazëtirë
    Të sillem në zbrazëtirë
    Ai më bën të sillem
    Të sillem në zbrazëtirë

    Kush do të më thotë, për atë që ka ndodhur?
    Që kur ai është i ikur, nuk kam mundur më të ngrihem
    Është vetëm një kujtim, një lot i së shkuarës
    I ngecur në sytë e mi, që nuk do më të ikë
    Oh jo mos qeshni ju që nuk njihni
    Marramendjet dhe dhimbjen
    Ata janë sipërfaqsorë, Ata injorojnë gjithçka të zemrës

    Ai ishte gjithë bota ime, e shumë më tepër se kaq
    Unë shpresoj që ta rishoh atje në të përtejmen
    Më ndihmoni gjithçka shembet përderisa ai nuk është më aty
    A e di ti dashuria ime e ëmbël, ushtari im i bukur ?
    Që ti më bën...

    [Refren]
    Të sillem në zbrazëtirë, tirë
    Të sillem në zbrazëtirë, tirë
    Të sillem në zbrazëtirë ai më bën të sillem në zbrazëtirë
    Tirë, tirë ai më bën të sillem në zbrazëtirë
    Të sillem në zbrazëtirë
    Ai më bën të sillem
    Të sillem në zbrazëtirë

    [Mbyllje]
    Ai më bën të sillem në zbrazëtirë
    Të sillem në zbrazëtirë, Të sillem në zbrazëtirë
    Ai më bën të sillem në zbrazëtirë
    Të sillem në zbrazëtirë, Të sillem në zbrazëtirë
    Të sillem në zbrazëtirë, ai më bën të sillem
    Të sillem në zbrazëtirë
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (04-09-2014)

  3. #162
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze





    Indila - S.O.S

    Është një S.O.S, unë jam lënduar, unë jam rrëzuar
    A e dëgjon ti dëshpërimin tim, a është dikush ?
    E ndjej që po humbem

    I lashë të gjitha, por mos më mbaj inat
    Duhej që të ikja, nuk isha më unë
    Jam e rënë aq poshtë
    Sa askush më nuk më sheh
    U shuajta në anonimitet
    Luftuar me boshllëkun e te ftohtin, të ftohtin
    Do të doja që të rikthehesha, nuk ja arrij dot
    Do të doja që të rikthehesha

    Unë jam një, nuk jam askush
    Kam gjithë vuajtjen time si mbretëri
    Një armë e vetme më burgos
    Të shoh dritën përmes hekurave
    E të vështroj sa i bukur është qielli
    A e dëgjon ti zërin tim që kumbon (që kumbon) ?

    Është një S.O.S, unë jam lënduar unë jam rrëzuar
    A e dëgjon ti dëshpërimin tim, a është dikush ?
    E ndjej që po humbem

    Heshtja vret vuajtja është ligj
    A e dëgjon ti ? A e sheh ti ?
    Ajo të premton, e bërë prej teje
    Një objekt pa shkëlqim
    Atëherë bërtita, mendova për ty
    E mbyta qiellin në dallgë, në dallgë
    Gjithë pendesat e mia, gjithë historinë time
    E risjell

    Unë jam një, nuk jam askush
    Kam gjithë vuajtjen time si mbretëri
    Një armë e vetme më burgos
    Të shoh dritën përmes hekurave
    E të vështroj sa i bukur është qielli
    A e dëgjon ti zërin tim që kumbon (që kumbon) ?

    Është një S.O.S, unë jam lënduar unë jam rrëzuar
    A e dëgjon ti dëshpërimin tim, a është dikush ?
    E ndjej që po humbem ... 3x
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  5. #163
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze



    Indila - Love story


    Me shpirtin që vret
    Ai jeton por mezi flet
    Ai pret
    Para asaj fotoje të dikurshme
    Ai, ai nuk është i marrë
    Ai i beson dhe kaq
    Ai e sheh ngado
    Ai e pret ne këmbë, në këmbë
    Një trendafil në dorë, jo
    Përveç saj ai nuk pret asgjë

    Asgjë përreth nuk ka sens
    Dhe ajri është i rëndë
    Me vështrimin e humbur
    Ai është vetëm, ai i flet shpesh
    Ai, ai nuk është i marrë
    Ai e do dhe kaq
    Ai e sheh ngado
    Ai e pret në këmbë, në këmbë
    Një trendafil në dorë, jo
    Përveç saj ai nuk pret asgjë


    Në love story-n e tij
    Në love story-n e tij
    Në love story-n e tij
    Love story-n e tij


    Mbaje dorën time
    Më premto që gjithçka do shkojë mirë
    Më shtrëngo fort
    Pranë teje unë ëndërroj akoma, po
    Po, dua të qëndroj, por
    Nuk di më të dashuroj
    Kam qenë shumë budallaçkë
    Të lutem ndalo, ndalo
    Sa keqardhje kam, jo
    Unë nuk doja gjithë këtë

    Po të isha unë e pasur
    Do të ofroja gjithë floririn tim
    Nëse nuk do t’ja dish, unë
    Unë do të prisja, në port
    Nëse ti më injoron,unë
    Do të ofroja frymën e fundit


    Në love story-n time
    Në love story-n time
    Në love story-n time
    Love story-n time


    Një qiri
    Mund të ndriçojë një errësirë
    Një buzëqeshje
    Mund të ndërtojë një perandori, e
    Je ti, e
    Jam unë, e
    Askush nuk i beson, por
    Dashuria bën me një të marrë një mbret
    Dhe nëse ti më mohon, unë
    Do të luftoj sërisht sërisht

    Është e jotja love story
    E jotja love story
    Është historia e një jete
    Love story x2

    Love story
    Love story
    Love story
    Love story...
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  7. #164
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Për: Këngët franceze

    Prsh kjo te qeteson

    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 04-09-2014 më 07:50
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #165
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze





    Unë të bëj ty esencialen time


    Për sa kohë ëndërrojmë akoma
    Kurrë askush mos të përgjumet
    E të mos ëndërrojë më
    Kurrë më


    E di dashurinë tënde
    E di ujin e derdhur mbi trupin tim
    Të ndjej rrjedhën e tij ditë pas dite
    Jam ngjitur mbi vërshimet
    Për tu afruar akoma më shumë
    Kam dëshirën tënde, të rrënjosur në timen
    Kam dëshirën tënde, të rrënjosur në ecejaket e mia
    Eja, asgjë, nuk mundet të na mbajë, asgjë
    Gjithçka varet nga ne

    Unë të bëj ty esencialen time
    Ti më bën të lind përmes njerëzve
    Unë të bëj ty esencialen time
    Atë që do të dua më shumë se askënd
    Nëse ti do që të njihemi,
    Nëse ti do që të njihemi

    Ti e di e dashura ime
    Ti i di fjalët nën heshtjet e mia
    Ato që pranojnë mbulojnë, e zbulojnë
    Kam për të të ofruar besime
    Për të larguar mungesën
    Kam të ardhmen, të shkruar në dorën tënde
    Kam të ardhmen,të vijëzuar ashtu si ti e shkruan
    Pa shih, asgjë, nuk na çon më larg
    Se sa një gjest që rivjen

    Unë të bëj ty esencialen time
    Ti më bën të lind përmes njerëzve
    Unë të bëj ty esencialen time
    Atë që do të dua më shumë se askënd

    Unë bëj me “ne” esencialen time
    Ti më bën të lind përmes njerëzve
    Unë të bëj ty esencialen time
    Atë që do të dua më shumë se askënd
    Nëse ti do që të njihemi
    Nëse ti do që të njihemi
    Nëse ti do të që të njihemi...

    Unë do të bëj ty esencialen time
    Esencialen time
    Nëse ti do që të njihemi
    Që t’i përkasim njëri tjetrit
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 06-09-2014 më 20:37
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  9. 2 antarët më poshtë falenderuan daniel00 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (07-09-2014),bili99 (13-09-2014)

  10. #166
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze





    Helene Segara - Zonja Xhons

    E dashur zonja Xhons
    Ju e dini që më mungon
    Ju më kuptoni, zonja Xhons
    Kam vënë në një cep per ta harruar
    Edhe vetë idenë që e dua


    Mendoja se asgjë nuk do mund të më ndodhte
    Por asgjë nuk fshihet
    Gjithçka rishkruhet
    E asgjë nuk ndodh
    Zonja Xhons
    Siç e imagjinojmë
    E kam provuar, por kjo ëndërr qëndron
    S´është e lehtë për të harruar
    Atë pse ekzistojmë

    Aty në sytë e mi
    Jam e sigurtë që ju mund të lexoni
    Këto fjalë lamtumire
    Që nuk kam ditur t´ia them

    Është e vërtetë zonja Xhons
    Mendoj shumë fort për të
    Por është zemra ime zonja Xhons
    Që udhëheq jetën time
    S´kam ç´të bëj
    Në brendësinë time ndjej
    Që humbem
    Megjithëse qënia ime mbrohet

    Aty në sytë e mi
    Nuk ju mbetet veç të zgjidhni
    Këto fjalë lamtumire
    Që nuk kam ditur t´ia them

    Ju lutem, zonja Xhons
    Më jepni të reja nga jeta e tij, zonja Xhons
    A flet akoma për mua ndonjëherë, zonja Xhons
    Më thoni që më do akoma edhe një herë
    E dashur zonja Xhons
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  12. #167
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Këngët franceze

    Ku eshte daniel00 kur na duhet.....falemnderit paraprakisht....jam rikethyer ketu shpesh,kam gjete kenaqesi...Me pelqen Gjuha Frenge dhe tekstet shume te mira te kengeve ...me pelqejne edhe me shume kur i perkethen daniel00....Falemnderit...E jona Elina...e mrekullueshme !

    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 25-10-2014 më 16:42
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  13. #168
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze

    Te falenderoj Bili99






    Më vjen keq

    [Strofa 1]
    Kam preferuar të iki e të rri veç
    Mama, si të ta them, më vjen keq
    Këshilluesja troç mendjen s’e vret
    E unë si toç kam thënë okej
    Dhe çdo ditë mendoj që të ndalem
    Njerëzit duan të më bëjnë një entitet*
    Nga gjithçka dorë do heq
    Jam veç një burrë, do marr fund duke vdek’

    [Refreni] x2
    E më ësht’ dash’ n’kalldrëm të prek
    Hap pas hapi, i them vetes s’është e vërtetë
    Baba, mama, djema: më vjen keq
    Ndiej si një dëshirë të rri veç

    [Strofa 2]
    Edhe unë, vëllezër, do kris e të ik’
    Të mbërrij gjithë të mitë, dingaritë**
    Parisi është Alkatraz
    Lodh’ nga gjoba e gjithë ato pirgje shkresa
    Zemra e tyre është e zezë dhe e hollë si një senegalez
    Duke i dëgjuar, do besohej se të gjakosej duhej
    Unë dua gruan, besimin , femijët e mi
    Për këtë, besomë do të përdor çdo fuqi

    [Refreni] x2
    E më ësht’ dash’ n’kalldrëm të prek
    Hap pas hapi, i them vetes s’është e vërtetë
    Baba, mama, djema: më vjen keq
    Ndiej si një dëshirë të rri veç

    [Strofa 3]
    Më fal, gjyshe, të lutem unë
    Do t’isha kthy’ të të takoj nëse do kisha para më shum’
    Por ta dish nuk është e lehtë as këtu
    Në Francë, telashet na këpusin dacka gjithashtu
    Më vjen keq o profesor i matematikës, i anglishtes e i frengjishtes
    Mos u bëni merak, im atë më ka rrahur me zell
    Më vjen keq zoti bankier
    Por nëse shkulem që këtu, për ju s’do ndiej munges’

    [Refreni] x2
    E më ësht’ dash’ n’kalldrëm të prek
    Hap pas hapi, i them vetes s’është e vërtetë
    Baba, mama, djema: më vjen keq
    Ndiej si një dëshirë të rri veç

    [Strofa 4]
    Mama, baba, ju them: "Në diarama" ***
    E di që në mendjen tuaj ju jeni tashmë atje larg
    Sado të them që e kam por s’e kam besimin
    Kam qenë budalla, e kam nisur fundin për fillimin
    Nuk duhej duke qenë i vogël muzikës t’i isha fut’
    Duhej duke qenë i vogël babain ta kisha dëgju’
    Ndihem me faj
    Kur shoh se ç’ju ka bërë ky vend jobesimtar

    Refren x2
    E më ësht’ dash’ n’kalldrëm të prek
    Hap pas hapi, i them vetes s’është e vërtetë
    Baba, mama, djema: më vjen keq
    Ndiej si një dëshirë të rri veç

    [Strofa 1]
    Kam preferuar të iki e të rri veç
    Mama, si të ta them, më vjen keq
    Këshilluesja troç mendjen s’e vret
    E unë si toç kam thënë okej
    Dhe çdo ditë mendoj që të ndalem
    Njerëzit duan të më bëjnë një entitet*
    Nga gjithçka dorë do heq
    Jam veç një burrë, do marr fund duke vdek’

    *Realitet abstrakt që kuptohet vetëm nga shpirti
    ** Banorë afrikanë
    *** Në falenderim
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 17-06-2015 më 05:52
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (16-11-2015)

  15. #169
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze





    "Kuti e argjendtë"

    Kam,unë kam ruajtur fshehtë
    Në një kuti të argjendtë
    Një botë të vogël për vete
    Ca yje, një oqean
    Pak përjetësi, një fyell
    Por nuk kam asgjë nga ty
    Ti që mungon aq shumë

    Jam atje ku ti më ke lënë
    Në rrugën e mosqenies
    Këtu hëna nuk ndriçon asnjëherë
    Me kohën ajo zverdhet
    Dhe nga reja në re
    Mbi krahët e një zogu të zbardhëllemë
    E kam lënë veten të kapem peng
    Meqë pa ty, asgjë nuk ka më rimë
    Asgjë nuk ka më rimë, rimë
    E unë i sjell vetes rrënim-ë, nimë
    Sjell vetes rrënim-ë, nimë

    Kam shkuar në fund të botës
    Kam kërkuar ndjesë
    Jam atje e ty të pres
    Nën yjet…
    E Orionit
    Kishte si një lloj kumbimi
    Të humbur në univers
    A mos ishe ti ?
    Oh sa shumë kam shpresë

    Jam atje ku ti më ke lënë
    Në rrugën e mosqenies
    Këtu hëna nuk ndriçon asnjëherë
    Me kohën ajo zverdhet
    Dhe nga reja në re
    Mbi krahët e një zogu të zbardhëllemë
    E kam lënë veten të kapem peng
    Meqë pa ty, asgjë nuk ka më rimë
    Asgjë nuk ka më rimë, rimë
    E unë i sjell vetes rrënim-ë, nimë
    Sjell vetes rrënim-ë, nimë

    Bëj sikur ti të më prisje
    Por koha duket e gjatë
    E nuk mundem veten ta ndal
    Të mendoj
    Si një kalama
    Çfarë t’i bëja unë sipas teje ?
    Asgjë nuk është më dehëse
    Sesa të kapem pas teje fort
    E të besoj në çdo kohë

    Jam atje ku ti më ke lënë
    Në rrugën e mosqenies
    Këtu hëna nuk ndriçon asnjëherë
    Me kohën ajo zverdhet
    Dhe nga reja në re
    Mbi krahët e një zogu të zbardhëllemë
    E kam lënë veten të kapem peng
    Meqë pa ty, asgjë nuk ka më rimë
    Asgjë nuk ka më rimë, rimë
    E unë i sjell vetes rrënim-ë, nimë
    Sjell vetes rrënim-ë, nimë
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (16-11-2015)

  17. #170
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze



    Largohem

    Largohem, mos më pyet pse kam ik pa motiv
    Ndonjëherë ndiej zemrën time në pandjeshmëri
    E hidhur për ta thënë por asgjë nuk është më e trisht’
    Më lër që këtu larg të ik’
    Për të ruajtur buzëqeshjen, i thosha vetes ka më pisk
    Nëse është kështu, atëherë në djall jeta e artistit
    E di që është klishe të thuash që je marrë si objektiv
    Por dua ta them vetëm sa për rimë

    Largohem në një vend ku nuk do të jem i dyshimtë
    Pastaj do ndryshoj emrin në Kasius Klei
    Një vend ku nuk do të kem nevojë të marr mikrofonin
    Një vend ku të gjithëve për jetën time s’do i plasi

    Largohem, mos më pyet pse kam ik pa motiv
    Ndonjëherë ndiej zemrën time në pandjeshmëri
    E hidhur për ta thënë por asgjë nuk është më e trisht’
    Më lër që këtu larg të ik’
    Për të ruajtur buzëqeshjen, i thosha vetes ka më pisk
    Nëse është kështu, atëherë në djall jeta e artistit
    E di që është klishe të thuash që je marrë si objektiv
    Por dua ta them vetëm sa për rimë

    Nëse rri, njerëzit do të më largohen si kolerë
    Intervistat tuaja më kanë dhënë dhimbje koke tepër
    E vërteta është që unë vetë-urrehem
    Duhet që të ruaj çdo gjë që më mbetet
    E gjithë njerëzit që do të donin nr e tel
    Shkoni thuajuni që s’jam për model
    Faleminderit atyre që thonë: Mëgi na pëlqen
    Megjithë ngjyrën tënde eben
    Largohem në një vend ku nuk do të jem i dyshimtë
    Pastaj do ndryshoj emrin në Kasius Klei
    Një vend ku nuk do të kem nevojë të marr mikrofonin
    Një vend ku të gjithëve për jetën time s’do i plasi

    Largohem, mos më pyet pse kam ik pa motiv
    Ndonjëherë ndiej zemrën time në pandjeshmëri
    E hidhur për ta thënë por asgjë nuk është më e trisht’
    Më lër që këtu larg të ik’
    Për të ruajtur buzëqeshjen, i thosha vetes ka më pisk
    Nëse është kështu, atëherë në djall jeta e artistit
    E di që është klishe të thuash që je marrë si objektiv
    Por dua ta them vetëm sa për rimë

    Kam ikur pa gënjyer, pa i thënë vetes
    "Po me mua çdo bëhet ?"
    Stop ! Mos mendo më, Mëgi
    Stop ! Mos mendo më, jepi !
    Ikur pa gënjyer, pa i thënë vetes
    "Po me mua çdo bëhet ?"
    Stop ! Mos mendo më, Mëgi
    Stop ! Mos mendo më, jepi !

    Largohem, mos më pyet pse kam ik pa motiv
    Ndonjëherë ndiej zemrën time në pandjeshmëri
    E hidhur për ta thënë por asgjë nuk është më e trisht’
    Më lër që këtu larg të ik’
    Për të ruajtur buzëqeshjen, i thosha vetes ka më pisk
    Nëse është kështu, atëherë në djall jeta e artistit
    E di që është klishe të thuash që je marrë si objektiv
    Por dua ta them vetëm sa për rimë
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (16-11-2015)

  19. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët franceze



    Lara Fabian & Serge Lama - Je t'aime


    Merveilleux ! MAGNIFIQUE ! BRAVO !

  20. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët franceze



    Amir feat. Indila - Carrousel
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-04-2021 më 19:07

  21. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët franceze



    Hélène Ségara, Joe Dassin - Et si tu n'existais pas (Clip officiel)

    Lyrics: Pierre Delanoë and Claude Lemesle - Music: Salvatore Cutugno and Pasquale Losito



    https://en.wikipedia.org/wiki/Et_si_tu_n%27existais_pas

  22. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët franceze



    Il y a trop de gens qui t'aiment - Erza Muqoli (Live TF1)

  23. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët franceze



    Kendji Girac - Bebeto (en duo avec Soolking) (Clip officiel)

  24. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët franceze



    Patricia Kaas - Et S'il Fallait Le Faire (France) LIVE 2009 Eurovision Song Contest

  25. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Për: Këngët franceze


  26. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Për: Këngët franceze


  27. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Për: Këngët franceze


  28. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Për: Këngët franceze


Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •