Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 212
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Natasha St-Pier - Ti do të gjesh

    Si të gjithë unë kam të metat e mia
    Nuk kam gjithmonë fjalët që duhen
    Por nëse lexon ti brenda rreshtave
    Ti do të gjesh në këngët e mia
    Gjithçka që nuk kam ditur të të them

    Ka gabime prej përshtypjesh
    Fjalë " të dua " pak të zbehta
    Megjithë akordet pa mjeshtëri
    Ti do të gjesh në këngët e mia
    Gjithçka që nuk kam guxuar të të them

    [Refren] :
    Ti do të gjesh
    Plagët e mia dhe dobësitë e mia
    Ato që pohoj veç me gjysëm zë
    Ti do të gjesh
    Hapat gabim, ngatërrimet e mia
    Dhe dashuri më shumë se sa duhet
    Kam kaq frikë se ti më lë
    Dije që nëse bëj gjithmonë tepër
    (Ti do të gjesh)
    Është që për pak ti të më mbetesh
    Të më mbetesh

    Ka të tjera që do të duash
    Shumë më të bukura, më të forta se unë
    Do t'u lija sigurisht vendin
    Kur të mos kem më në këngët e mia
    Më asgjë për të të thënë përballë
    Koha ngurtëson në të gjitha
    Prej iluzioneve, dhe prej rrëzimeve
    Nëse unë nuk kam ditur të të mbaj
    Dije që ka në këngët e mia
    Gjithçka që nuk kam pasur kohën të them


    [Refren]

    Ti do të gjesh
    Plagët e mia dhe dobësitë e mia
    (dobësitë e mia)
    Ato që pohoj veç me gjysëm zë
    (gjysëm zë)
    Ti do të gjesh
    Hapat gabim, ngatërrimet e mia
    (ngatërrimet e mia)
    Dhe dashuri më shumë se sa duhet
    (më shumë se sa duhet)
    Kam kaq frikë se ti më lë
    (se ti më lë)
    Dije që nëse bëj gjithmonë tepër
    (Mmmmh)
    Është që për pak ti të më mbetesh
    Ti të më mbetesh

    Ti të më mbetesh...
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan daniel00 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bili99 (31-10-2017),seida (22-11-2013)

  3. #142
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Jacques Brel - Demat

    Demat mërziten të dielën
    Kur është për të vrapuar për ne
    Pak rërë, diell dhe dërrasa
    Pak gjak për të bërë pak baltë
    Është ora kur bakallët e kujtojnë veten Don Zhuan
    Është ora kur Anglezet e kujtojnë veten Montherlant* (dramaturg)

    Ah!
    Kush do na thotë për kë mendon
    Një dem që rrotullohet e vallëzon
    Dhe kupton papritur që është lakuriq
    Ah!
    Kush do na thotë për çfarë ëndërron
    Një dem që syri lart i shkon
    Dhe që zbulon brirët e atyre që ua dredh e shoqja

    Demat mërziten të dielën
    Kur bëhet fjalë për të vuajtur për ne
    Ja pikadoret* (kalorës me ushtë) dhe turma hakmerret
    Ja toreadorët dhe turma është në gjunjë
    Është ora kur bakallët e kujtojnë veten Garsia Lorka
    Është ora kur Anglezet e kujtojnë veten Karmensita* (kërcimtare spanjolle)

    Demat mërziten të dielën
    Kur bëhet fjalë për të vdekur për ne
    Por shpata do të bjerë dhe turma përkulet
    Po shpata u ngul dhe turma është në këmbë
    Është çasti i triumfit kur bakallët e kujtojnë veten për Neron
    Është çasti i triumfit kur Anglezet e kujtojnë veten Wellington* (Duka anglez që mundi Napoleonin në Vaterlo)

    Ah!
    A mos duke rënë në tokë
    Demat ëndërrojnë për ferr
    Ku do të digjeshin njerëz e toreador të vdekur
    Ah!
    Apo në orën e vdekjes
    A nuk do të na falnin
    Duke menduar për Kartagjenën Vaterlonë dhe Verdun*
    Verdun

    (vende ku janë zhvilluar beteja nga më të përgjakshmet)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  5. #143
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Para se t'i shkojmë gjërave në fund

    Do shkoj të bëj pjatalërsin për ty
    Lypësin për ty
    Të kërkoj pasuri në minierë për ty
    Nëse nuk është dashuri, duhet pranuar kështu
    Para se t'i shkojmë gjërave në fund

    Do shkoj të bëj punën më të ndyrë
    Nëse ty të teket, do shkoj në zyrë
    Nëse nuk është dashuri, duhet pranuar kështu
    Para se t'i shkojmë gjërave në fund

    Kam të gjitha fjalët në fjalorin tim
    Vetëm një gjë më ngacmon mua nervin
    Nuk i them të dua askujt përveç teje
    Është damari im, të më kuptosh nuk arrin
    Mund të qaj për ty
    Të psherëtij për ty
    Të bëj të bien shi kova me lot mbi ty
    Nëse nuk është dashuri, duhet pranuar kështu
    Para se t'i shkojmë gjërave në fund

    Do shkoj t'ia vesh një të djathtë kujt të duash ti
    Do shkoj deri tek Majk Tajson po pata mundësi
    Nëse nuk është dashuri, duhet pranuar kështu
    Para se t'i shkojmë gjërave në fund

    A ka ndonjë gjë tjetër që ke dëshirë
    Jepi, kërkoje, e për një jetë të tërë
    Ti do hënën apo ti do diellin
    Vetëm sa të ma thuash në rrëzën e veshit
    Mund të bëj gjithë gjithçka që do për ty
    Nëse jam unë problemi, të vdes për ty
    Nëse nuk është dashuri
    Nëse nuk është dashuri
    Nëse nuk është dashuri, duhet pranuar kështu
    Para se t'i shkojmë gjërave në fund.

    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan daniel00 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bili99 (31-10-2017),Etna Etna (05-12-2013)

  7. #144
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    I dashuri në Shën-Gjon - Patrick Bruel

    Nuk e di pse ajo shkonte të vallëzonte
    Në Shën-Gjon në mbrëmjen e nisur
    Po kur ai djalë i mori një puthje
    Ajo drithërohej, ishte e bastisur
    Si të mos e humbte mendjen
    E shtrënguar nga krahë të guximshëm
    Se i besohet në vazhdimësi
    Fjalëve të ëmbla në dashuri
    Kur ato janë shprehur me sy
    Ajo që e donte aq shumë
    I dukej më i bukuri i gjithë Shën-Gjonit,
    Ajo qëndronte e vrenjtur
    Pa vullnet të lirë
    Nën puthjet e tij.


    Pa u menduar më tej, ajo i jepte
    Më të mirën e kësaj ekzistence
    Lajkatar i afte çdo herë që ai gënjente,
    Ajo e dinte, por e dashuronte.
    Si të mos e humbte mendjen
    E shtrënguar nga krahë të guximshëm
    Se i besohet në vazhdimësi
    Fjalëve të ëmbla në dashuri
    Kur janë ato që thuhen me sy
    Ajo që e donte aq shumë
    I dukej më i bukuri i gjithë Shën-Gjonit,
    Ajo qëndronte e vrenjtur
    Pa vullnet të lirë
    Nën puthjet e tij.


    Por fatkeqsisht, në Shën-Gjon si kudo tjetër
    Një betim është veç një gënjeshtër
    Ajo ishte e çmendur që besonte lumturinë,
    E të dëshironte të ruante zemrën e tij.
    Si të mos e humbte mendjen
    E shtrënguar nga krahë të guximshëm
    Se i besohet në vazhdimësi
    Fjalëve të ëmbla në dashuri
    Kur janë ato që thuhen me sy
    Ajo që e donte aq shumë
    Dashurinë e saj të shtrenjtë, të dashurin në Shën-Gjon,
    Ai nuk e do më
    Është e kaluar
    Mos ta flasim më.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  9. #145
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Malli për ty - François Feldman


    Nuk ka më diell kur gjumi del
    Mëngjes me ters kur kam mall për ty.
    I dërrmuar natën, ditën po ashtu.
    Tashmë pa uri, as mirë kur kam mall për ty

    Kur kam mall për ty, tregoj ndonjë sajesë
    Që ti nuk më mungon, që nuk të pres
    Që jam me krahë, një jetë në fillesë
    Buzëqeshje përpara, vuajtje nga brenda.
    Mund të gënjej kështu kur kam mall për ty.

    Bluza jote e veshur më jep më pak ftohtë
    Parfum që rikthehet kur kam mall për ty.
    Të të shkruaj një letër, të nisem ndofta.
    Të vdes, s'është asgjë kur kam mall për ty.

    Po kur kam mall për ty, tregoj ndonjë sajesë
    Që ti nuk më mungon, që nuk të pres
    Që jam me krahë, një jetë në fillesë
    Buzëqeshje përpara, vuajtje nga brenda.
    Mund të gënjej kështu kur kam mall për ty.

    E më pas shpresa, jam i sigurtë që do të shoh, nesër, sonte apo ndonjë herë tjetër.
    Nuk dua të besoj më që ne po na ndajnë, kur kam mall për ty.
    Ja tek erdhe, dëgjoj zërin tënd, kam zemrën që rreh shpejt, ti vrapon drejt meje.
    Je në krahët e mi... Flas jerm kështu kur kam mall për ty.

    Po kur kam mall për ty, tregoj ndonjë sajesë
    Që ti nuk më mungon, që nuk të pres
    Që jam me krahë, një jetë në fillesë
    Buzëqeshje përpara, vuajtje nga brenda.
    Mund të gënjej kështu kur kam mall për ty.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan daniel00 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (07-09-2014),bili99 (16-11-2015)

  11. #146
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Léo Ferré - Të doja shumë, a e di

    Të shoh si një algë blu në autobuz
    Në zbaticën e mbrëmjes në stacionin Shën-Llazar
    E dashura ime
    Të shoh si një mjelmë të zezë mbi xhade
    Në zbaticën e mbrëmjes në stacionin Shën-Llazar
    Kur zbret drejt Botës së Tretë
    E dashura ime
    Të shoh me pamjen tënde elektronike
    Dhe tela që bashkohen si duar të humbura
    Të shoh në ballot e para luftës
    Me suing në flakërimën e natës
    Fare pak e tërhequr në cepin e buzëve të tua

    Të doja shumë, a e di
    Të doja shumë, a e di
    Deri në fund të dashurisë
    Në thellësinë tënde më të madhe
    E dashura ime
    Të doja shumë, a e di
    Të doja shumë, a e di
    Të di në krahët e një tjetri dhe llogaris
    Ardhjen e asaj vale, kubatura e mjegullave
    Që do të mbajnë zinë në shtratin tënd të rastit
    Të doja shumë
    Ti urdhëron qartësinë e bebeve të syve të tu
    Me vozitje të lehtë lopatash prej rimeli, ti tërhiqesh
    drejt vendeve të rëndomta në natën që arratiset

    Do të grimohem sonte nën harkun e ijeve të tua
    Një cigare gjithashtu... Më jep një
    Një cigare gjithashtu... Merre, frymën time, të fundit
    E dashura ime
    Ti më hyn në mushkëritë
    Bëhet krejtësisht blu në sfungjerët e mi
    Ti zhytesh, zhytesh
    Një cigare gjithashtu
    E dashura ime
    Fryma jote e blertë është shpresa ime që ndizet
    Si faret në brigjet e çelikta
    E dashura ime
    Këto shenja të jetës që mbajnë psherëtima
    Këto vraga të dashurisë që mbajnë dhëmbët e gjatë

    Të doja shumë, a e di
    Të doja shumë, a e di
    Deri në fund të dashurisë
    Në thellësinë tënde më të madhe
    E dashura ime
    Të doja shumë, a e di
    Të doja shumë, a e di
    Unë nuk kam më lidhje për t’u lidhur me ty
    Kapje me dhëmbë, jam i vdekur këtë vjeshtë
    Nën flokët e ty të kuqërremtë të shkuar me këna
    Isha prej bakri si në skaj të mërisë së burrave
    O Virgjëresha ime e shpikur O Virgjëresha ime e shpikur...
    Të doja shumë, a e di
    Të imagjinoj në mbrëmjet e Parisit
    Në qiellin e njollosur të grumbullueseve
    Grumbulloj jeshile prej frike se bëhem i gjymtuar
    Jeshilja e livadhit përgjatë skelës prej Lulesh
    E kam lënë mënjanë dimrin tjetër për të të marrë mendjen
    Figuranti yt me rrudhat e tij në mes të ditës më bën të vjell

    Të doja shumë, a e di
    Të doja...
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  13. #147
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Léo Ferré - Vetmia

    Jam nga një tjetër vend në krahasim me tuajin, nga një tjetër lagje, nga një tjetër vetmi.
    Une i shpik sot vetes udhë të shtrembëra. Nuk jam më nga vendi juaj. Pres mutantë.
    Biologjikisht, përshtatem me idenë që kam për biologjinë: urinoj, orgazmoj, qaj.
    Është e rëndësisë më të madhe që ne t’i përpunojmë idetë tona sikur të bëhej fjalë për objekte të prodhuara.
    Jam gati t’ju siguroj format. Por...

    Vetmia...

    Vetmia...

    Format janë të një strukture të re, po ju paralajmëroj. Ato kanë qenë hedhur në formë nesër në mëngjes.
    Nëse ju nuk keni, që nga kjo ditë, ndjenjën relative të kohëzgjatjes tuaj, është e kotë t’ju kumtoj, është e kotë të shikoni përpara jush sepse përpara është mbrapa, nata është dita. Dhe...

    Vetmia...

    Vetmia...

    Vetmia...

    Është e rëndësisë më të madhe që lavanteritë automatike, në qoshet e rrugëve, të jenë po aq të papenguara sa dritat e semaforit për të ndaluar apo për të kaluar.
    Policët e pluhurit larës do t’ju tregojnë kutinë ku do të jetë për ju e pëlqyeshme të lani atë që ju besoni së është ndërgjegjia juaj e që s’është gjë tjetër veçse një varësi e kompjuterit neurofil që ju shërbën për tru. E megjithatë...

    Vetmia...

    Vetmia!

    Dëshpërimi është një formë më e lartë e kritikës. Për momentin, do ta quajmë "lumturi", fjalët që ju përdorni duke mos qenë më "fjalët" por një lloj kanalizimi përmes së cilit analfabetët bëjnë një ndërgjegjie të pastër. Por...

    Vetmia...

    Vetmia...

    Vetmia, vetmia, vetmia...

    Vetmia!

    Kodi civil, do të flasim për të më vonë. Për momentin, do të doja të kodifikoja të pakodifikueshmen. Do të doja të matja demokracitë tuaja danaide*. Do të doja të futesha në boshllëkun absolut dhe të bëhesha e pathëna, e pandodhura, zhvirgjëria për mungesë vetëdije.
    Vetëdija qëndron në pantallonat e mia!

    *Janë pesëdhjetë vajzat e mbretit Danaos. Ato shoqërojnë babain e tyre në Argos kur ai ikën prej nipërve të tij, pesedhjetë bijtë e vëllait të tij Egjiptit. Pasi ato propozuan një pajtim, u martuan me kushërinjtë e tyre dhe i vranë natën e parë të martesës me urdhër të babait të tyre. Danaidet u dënuan, në Ferr, të mbushin me shtamba pafundësisht një fuçi të çarë që nuk e mban ujin.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  15. #148
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Parfaitement parfait!
    Danie00 tjeter sdi cfar te shtoj me shume, te lumt.<3
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  16. #149
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Flm Xhenet! I duhet bërë respekti kryeveprave.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  17. #150
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    A ka ndonjë gjë tjetër që ke dëshirë
    Jepi, kërkoje, e për një jetë të tërë
    Ti do hënën apo ti do diellin
    Vetëm sa të ma thuash në rrëzën e veshit
    Mund të bëj gjithë gjithçka që do për ty
    Nëse jam unë problemi, të vdes për ty
    Diellin dua tani,mundesh?
    Ps.Te bukura te gjitha
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  18. #151
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Mundem një rrëfim. Uroj që të sjelli pak ngrohtësi



    Hej... tregimtar
    na thuaj nje histori, ndoshta nje legjende
    na thuaj per njerezit e djeshem
    Të Lunxhës, vajzes se Ogresit dhe birit te sulltanit.
    fillo me na ishte njehere,
    na dhuro endrra
    fillo me na ishte njehere,
    ne te gjithe kemi nje histori ne thellesite e zemrave tona.
    Trego dhe harro qe jemi te rritur
    Ne mendjen tende ne jemi te njome
    na trego per ferrin dhe parajsen
    na trego per zogun qe asnjehere nuk fluturoi ne jeten e tij
    na bej te kuptojme boten
    oh tregimtar na e trego ashtu siç ta treguan ty
    mos shto asgje, mos hiq asgje
    Ne mund te shohim permes mendjes tende
    na trego qe ne te harrojme
    na ler tek.... na ishte njehere!

    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  20. #152
    ღ♥ aNtipatrea ♥ღ Maska e Albela
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    mEs iLuzionesh te hUmbura
    Postime
    2,718
    ke zgjedhur kenget me te bukura franceze
    Dhe te perkthyera absolutisht shum bukur , duke persjell ter forcen dhe ndjenjen
    e teksteve , Bravo per perkthimet e aritura dhe zgjedhjen e perkryer te kengve
    La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
    sur tout quand elle a
    le Diable au corps...
    ✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮

  21. 2 antarët më poshtë falenderuan Albela për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (07-09-2014),daniel00 (20-11-2013)

  22. #153
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Këngët franceze

    Shume e bukur si kenge


    Kompozuar dhe kenduar nga nje grek, qe sapo vdiq, homazhe
    Parole de chanson La philosophie - Batucada georges moustaki

    C'est une jolie bande de joyeux fêtards
    Qui se couchent à l'aurore et se lèvent très tard
    Ne pensant qu'à aimer ou jouer de la guitare
    Ils n'ont dans la vie que cette philosophie

    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer
    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer

    Ils ne font rien de plus que fêter chaque instant
    Saluer la pleine lune, célébrer le printemps
    Si bien qu'pour travailler ils n'ont plus guère le temps
    Ils n'ont dans la vie que cette philosophie

    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer
    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer

    Et je me reconnais en eux assez souvent
    Comme eux je gaspille ma vie à tous les vents
    Et je me dis qu'ils sont mes frères ou mes enfants
    Ils n'ont dans la vie que cette philosophie

    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer
    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer

    S'ils passent parmi vous, regardez-les bien vivre
    Et comme eux soyez fous, et comme eux soyez ivres
    Car leur seule folie, c'est vouloir être libres
    Ils n'ont dans la vie que cette philosophie

    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer
    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer

    Ils vieilliront aussi qu'ils restent ce qu'ils sont
    Des viveurs d'utopie aux étranges façons
    Des amants, des poètes, des faiseurs de chansons
    Ils n'ont dans la vie que cette philosophie

    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer
    Nous avons toute la vie pour nous amuser
    Nous avons toute la mort pour nous reposer...
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  23. #154
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  24. #155
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Për: Këngët franceze

    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  25. #156
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Këngët franceze

    Nje falenderim nga zemra per daniel00 per perkethimet e teksteve te gjitha kengeve kaq te bukura. Kjo teme u be nje projekt per mua qe ti ndegjoj te gjitha kenget tash me i kuptoj (fal perkethimit te daniel00). Arti i muzikes eshte univerzal dhe te rremben edhe vetem me muzike,interpretim por kur e kupton edhe tekstin eshte shijimi komplet eshte e magjishme .Rrofsh...rrofsh daniel00..........Rrofshi te gjithe qe keni sjelle kenge te bukura ne kete teme... jam mirenjohes per kenaqesine qe gjeta ketu ne kete teme.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar bili99 për postimin:

    2043 (07-09-2014)

  27. #157
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze

    Falenderimi im Bili është me vazhdimin e kësaj teme

    Të rrallë janë njerezit që kanë shprehur një mirënjohje të tillë, jam i nderuar nga vlerësimet


    Jacques Brel - L´enfance



    Fëmijëria


    Fëmijëria
    Kush mund të na thotë kur ka mbaruar
    Kush mund të na thotë se kur fillon
    Është asgjë, me pakujdesi
    Është gjithçka që nuk është shkruar

    Fëmijëria
    Kush na pengon për ta jetuar
    Për ta jetuar sërisht pafund
    Për të jetuar duke kthyer kohën
    Për t’i grisur librit fundin

    Fëmijëria
    Që vendoset mbi rrudhat tona
    Për të na bërë fëmijë të vjetër
    Dha ja ku jemi të rinj, dashnorë
    Zemra është plot, koka është bosh
    Fëmijëria
    Fëmijëria

    Fëmijëria
    Është përsëri e drejta për të ëndërruar
    Dhe e drejta për të ëndërruar përsëri
    Im atë ishte një kërkues ari
    E keqja është se ai gjeti

    Fëmijëria
    Është mesditë çdo çerek ore
    Është e enjtja çdo mëngjes
    Të rriturit janë dezertorë
    Gjithë borgjezët janë indianë
    Fëmijëria
    Fëmijëria
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 14-06-2013 më 05:21
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  28. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  29. #158
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Këngët franceze

    Rrofsh daniel00 ! Cdo falenderim e meriton per mundin ne kete teme muzike ,per perkethimet shume besnike ne shqip ,me kuptimin dhe rimen .Rrofsh edhe per kete kenge te bukur te J.Brel( me pelqen shume Brel.Gjuha Frenge me pelqen , e kam mesuar ne shkolle te mesme dhe nje kohe edhe kam mundur ti dal ne skaj nje komunikimi relativisht te mire por qe e ka mbuluar pluhuri i harreses i mosperdorimit mbi 25 vjecar... Me perkethimet e kengeve ketu disa fjale i ringjalla nga kujtesa dhe plot te tjera mesova dhe prape duke tu falenderuar ty)
    Shpresoj qe kjo teme te vazhdoje...falemnderit!
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar bili99 për postimin:

    daniel00 (20-11-2013)

  31. #159
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze



    Jacque Brel - Kenga e të dashuruarve të vjetër

    Sigurisht, ne patëm stuhi
    Njëzet vjet dashuri, është dashuri e çmendur
    Një mijë herë ti more valixhet
    Një mijë herë mora fluturimin
    Dhe çdo mobilje e mban mend
    Në këtë dhomë pa djep
    Buçima shtrëngatash të vjetra
    Asgjë nuk i ngjante më asgjëje
    Ti kishe humbur shijen e ujit
    Dhe unë shijen që të kisha fituar

    Por e dashura ime
    E ëmbla, e ndjeshmja, e mrekullueshmja ime dashuri
    Që nga agimi i kthjellët deri në fund të ditës
    Akoma të dua, ti e di, të dua

    Unë, i di të gjitha magjitë e tua
    Ti i di gjithë magjepsjet e mia
    Ti më ke ruajtur nga kurthi në kurth
    Unë të kam humbur herë pas here
    Sigurisht ti zure ca të dashur
    Duhej kaluar në njëfarë mënyre koha
    Duhet sigurisht që trupi të ngazëllojë
    Përfundimisht, përfundimisht
    Na u desh aq shumë talent
    Për të qenë të vjetër pa qenë të rritur

    Oh, e dashura ime
    E ëmbla, e ndjeshmja, e mrekullueshmja ime dashuri
    Që nga agimi i kthjellët deri në fund të ditës
    Akoma të dua, ti e di, të dua

    E më shumë koha na bën kortezh
    E më shumë koha na bën sfilitje
    Por a nuk është kurthi më i keq
    Që të jetosh në paqe për të dashuruarit
    Sigurisht ti tani qan jo aq shpejt
    Unë përlotem paksa më vonë
    Ne i mbrojmë më pak misteret tona
    E lëmë më pak rastësinë të jetë
    Nuk i besojmë as rrjedhës së ujit
    Por është gjithmonë lufta e dhembshur

    Oh, e dashura ime
    E ëmbla, e ndjeshmja, e mrekullueshmja ime dashuri
    Që nga agimi i kthjellët deri në fund të ditës
    Akoma të dua, ti e di, të dua
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  32. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (13-09-2014)

  33. #160
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Këngët franceze



    Vallëzim i fundit


    Oh e ëmbla vuajtja ime
    Përse këmbëngul e rifillon
    Jam vetëm një qënie pa rëndësi
    Pa të, jam pak paranojake
    Vërdallosem vetëm, në metro
    Një vallëzim të fundit
    Për të harruar vuajtjen time pafund
    Dua të arratisem por gjithçka rifillon
    Oh e ëmbla vuajtja ime


    Shkund qiellin, ditën, natën
    Vallëzoj me erën e shiun
    Pak dashuri, një pikë mjalt
    Dhe unë vallëzoj, oj, oj, oj, oj, oj, oj
    E në zhurmë, vrapoj e kam frikë
    A është rradha ime?
    Vjen dhimbja...
    Në gjithë Parisin, braktisem
    Dhe unë fluturoj, oj, oj, oj, oj, oj
    Veçse shpresë
    Në këtë udhë në mungesën tënde
    Sado të rraskapitem, pa ty jeta është veç një dekor që shkëlqen, bosh nga kuptimi


    Shkund qiellin, ditën, natën
    Vallëzoj me erën e shiun
    Pak dashuri, një pikë mjalt
    Dhe unë vallëzoj, oj, oj, oj, oj, oj, oj
    E në zhurmë, vrapoj e kam frikë
    A është rradha ime?
    Vjen dhimbja...
    Në gjithë Parisin, braktisem
    Dhe unë fluturoj, oj, oj, oj, oj, oj



    Në këtë vuajtje të ëmbël
    Pra kam paguar gjithë fyerjet
    Dëgjo sa fort rreh zemra ime
    Jam një fëmijë e botës

    Shkund qiellin, ditën, natën
    Vallëzoj me erën e shiun
    Pak dashuri, një pikë mjalt
    Dhe unë vallëzoj, oj, oj, oj, oj, oj, oj
    E në zhurmë, vrapoj e kam frikë

    A është rradha ime?

    Vjen dhimbja...

    Në gjithë Parisin, braktisem

    Dhe unë fluturoj, oj, oj, oj, oj, oj, oj
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 29-11-2013 më 12:37
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  34. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (16-11-2015)

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •