Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 212
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Flm Marya




    Pierre Bachelet - Është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka nga ato shkëlqime thellë ne sytë shkruar
    Që të bëjnë të verbër apo të dashuruar
    Ajo ka sjellje me aromë parfumi
    Që të bëjnë të marrë apo të bëjnë qen
    Por aq e largët në zemrën e saj
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka nga ato mënyra për të mos thënë asgjë
    Që flasin derisa kujtime nuk ka më
    Atë mënyrë për të hedhur hapin
    Kur ajo shkon për tek kasapi
    Kur e ndjej praninë e saj
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    [Refreni]
    Dhe unë kam rënë në skllavëri
    Nga ajo buzeqeshje, nga ajo fizionomi
    Dhe unë i them të më marrë me vete
    Dhe unë jam gati për çdo rrugëtim
    Drejt viseve te tjera , te tjera brigje
    Por ajo kalon dhe s'ka përgjigje
    Fjalët pa vlerë janë në sytë e saj
    Për mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka duar të gjata për dantellë
    Për ta mallkuar shpirtin e një Verner
    Atë siluetë veneciane
    Kur ajo përkulet nga grilat e saj persiane
    Atë gjest une e di pa e parë
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    [Refreni]
    Dhe unë kam rënë në skllavëri
    Nga ajo buzeqeshje, nga ajo fizionomi
    Dhe unë i them të më marrë me vete
    Dhe unë jam gati për çdo rrugëtim
    Drejt viseve te tjera , te tjera brigje
    Por ajo kalon dhe s'ka përgjigje
    Fjalët pa vlerë janë në sytë e saj
    Për mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 09-12-2012 më 00:01
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  3. #122
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Flm Xhenet.M.S.




    Mario Pelchat - Kjo eshte jeta


    Kjo eshte jeta
    Kur vera ne vjeshte shnderrohet
    Gjethet dimrit i jepen
    Kjo eshte jeta
    Dashuria jote
    Qe e pergjoj ne te kater ererat
    Eshte fshehur pas nje copez nate
    Kjo eshte jeta


    {Refren:}

    Oh Oh kjo eshte jeta{2x}
    Kush e di , kush me do keshtu
    Shkon jeta

    {instrumentale}


    Ti fshihesh
    Dhe ti fsheh nje zjarr dashurie
    Nen hirin e fundit te dites
    E me pas
    Ashtu si deti
    Ti gropos lulen e opalit
    Deri ne zemer te nje katedraleje ... te pergjumur

    {Refren, muzike}

    Oh Oh kjo eshte jeta{2x}
    Kush e di , kush me do keshtu
    Shkon jeta


    Kenga ime
    Te ka kerkuar ne çdo rrjesht
    Ne çdo fjale dhe si nje rime
    Per jeten time
    E me pas emri yt
    U mbyt nga dita ne dite
    Ne zhubravitjet e kenges time te dashurise
    Kjo eshte jeta


    Oh Oh kjo eshte jeta{3x}

    Une e di , ti me do
    Aq me keq
    Kjo eshte jeta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 09-12-2012 më 00:02
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  5. #123
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Jacques Brel - Ata njerez

    Ne fillim , ne fillim , eshte i madhi
    Ai qe eshte si nje pjeper
    Ai qe ka nje hunde te madhe
    Ai qe nuk di me çfare ka si emer .. Zoteri
    Aq shume sa pi
    Ose aq shume sa ka pire
    Qe s'ben asgje me gishtat e tij
    Por eshte ai qe me nuk mund
    Ai qe eshte krejt i marre fund
    Dhe qe e mban veten mbret
    Qe dehet neper nete
    Me nje vere te keqe
    Por qe e gjejne mengjesit
    Ne kishe ku dremit
    I ngurte si nje granit
    I bardhe si nje qiri Pashke
    E me pas qe belbezon
    Qe ka syrin perçart
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk mendojme , Zoteri
    Nuk mendojme , lutemi

    E me pas , eshte tjetri
    Karrota neper floke
    Qe nuk ka pare kurre nje krëhër
    Qe eshte i keq si zeher
    Madje qe do t'i jepte kemishen e tij
    Njerezve te shkrete te lumtur
    Qe martoi Denisen
    Nje vajze te qytetit
    Domethene te nje qyteti tjeter
    E qe nuk mbaroi
    Qe ben punet e tij vogelsira
    Me kapelen e tij te vogel
    Me pallton e tij te vogel
    Me makinen e tij te vogel
    Qe do t'i pelqente shume te dukej
    Por qe nuk ka pamjen fare ashtu
    S'duhet bere roli i te kamurit
    Kur nuk kemi as nje dyshke
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk jetojme , Zoteri
    Nuk jetojme , bejme hile


    E me pas , jane te tjeret
    Mamaja qe nuk thote asgje
    Ose fare pa llogjik
    Dhe qe nga mbremja ne mengjes
    Nen surratin e bukur prej apostulli
    Dhe ne kornizen e drunjte
    Eshte mustaqja e babait
    Qe ka vdekur nga nje rreshqitje
    E qe veshtron kopene e tij
    Te kullufise supen bajate
    Dhe degjohen shume flshss
    Dhe degjohen shume flshss
    E pastaj eshte me e moshuara
    Qe nuk mbaron me te dridhura
    E qe presim qe ajo te ngordhë
    Meqenese eshte ajo qe ka pasurinë
    Dhe qe as e degjojme fare
    Çfare thone duart e saj te shkreta
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk llafosemi , Zoteri
    Nuk llafosemi , numerojme


    E me pas , e me pas
    E me pas eshte Frida
    Qe eshte e bukur si nje diell
    E qe me do po aq shume
    Sa une dua Friden
    Megjithese themi shpesh
    Qe do te kemi nje shtepi
    Me gjithe ato dritare
    Gati edhe pa mure
    E qe do te jetojme aty
    E qe do te jete kendshem te jesh
    E qe nese nuk dihet ende
    Eshte mbase nje shprese
    Sepse te tjeret nuk duan
    Sepse te tjeret nuk duan
    Te tjeret thone keshtu
    Qe ajo eshte shume e bukur per mua
    Qe jam vetem i afte
    per te therur mace
    Nuk kam vrare kurre mace
    Ose atehere ka shume kohe
    Ose kam harruar
    Ose ato vinin ere te rende
    Gjithesesi ata nuk duan
    Gjithesesi ata nuk duan

    Ndonjehere kur takohemi
    Duke bere sikur ishte rastesia
    Me syte e saj te lagur
    Ajo me thote qe do te niset
    Ajo thote qe do te me ndjeke
    Atehere per nje çast
    Per nje çast te vetem , Zoteri
    Per nje çast te pakten
    Une e besoj
    Per nje çast te vetem
    Sepse tek ata njerez , Zoteri
    Nuk ikim prej tyre ndonjehere
    Nuk ikim prej tyre ndonjehere , Zoteri
    Nuk ikim ndonjehere
    Por eshte vone , Zoteri
    Duhet qe te kthehem ... ne shtepi.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  7. #124
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Flm Mi Corazon



    Ajo ka sy qe shikojne detin
    Permes shiut qe zbret
    Ajo sheh endrra ku humbet
    Nder re te medha te bardha
    Ajo nuk di me as diten as oren
    Ajo ka lot ne thellesi te zemres
    Qe i fusin friken

    Oh ! Dashuria ime , me degjo
    Tashme jeta te pret atje tej
    Jo mos ki frike , duhet te me besosh
    Jeta eshte e bukur edhe pa kujtese
    A e di , do te te tregoja
    Me kohen , ti do te kuptosh

    Ajo nuk degjon ate qe them
    Dhe dora e saj ne timen fle
    Do te doja te isha ai vend
    Ku ajo shkon per te kerkuar akoma
    Ne pasqyren e te kaluares se saj
    Ate enderr qe ishte thyer
    Nje mbremje vere .


    Oh ! Dashuria ime , me degjo
    Nje bote tjeter te pret atje tej
    Jo mos ki frike , duhet te me besosh
    Jeta eshte e bukur dhe historia jone
    Mund te vazhdoje kur te duash ti
    Dhe gjithçka do jete si dikur


    Oh ! E dashura ime hape zemren tende
    Ti do me degjosh
    Me fal te keqen qe te kam bere
    Nuk do te te le me kurre
    Po , vendose doren tende ne floket e mi
    Shoh diej ne syte e tu


    Oh ! Dashuria ime
    Nje jete tjeter te pret atje tej
    Une te dua shume , duhet te me besosh
    Bota eshte e bukur dhe historia jone
    Mund te vazhdoje kur te duash ti
    Dhe gjithçka do jete si dikur
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 09-12-2012 më 00:07
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  9. #125
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Claude Barzotti - Kujdesu mirë për të

    Ajo perfundoi duke u lodhur
    Nga kjo jete nga ky zanat
    Nga te perjetshmet vajtje ardhje
    Ndermjet punes dhe dashurise


    Meqe ajo kthehet drejt teje
    Provo ta duash me mire se une
    Une nuk kam ditur ta kuptoj
    Nuk kam ditur kurre te jem i dhembshur


    Ajo ishte historia ime me e bukur
    Une nuk kam ditur ta tregoj
    Me mbeten endrrat e mia te lavdise
    Por nuk kam me deshire per te kenduar


    Mbroje ate ajo eshte delikate
    Ruaju qe mos ta besh te qaje
    Ajo me le , keshtu u befte
    Provo te pakten ta duash fort


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik


    Kujdesu mire per te
    C'rendesi ka ke do ajo , por vetem ta duan ne kthim
    Nese e dua megjithate do te jem i fshehte
    C'rendesi ka nese ajo shkon do te humb me nder
    Do te kem shume me pak dhimbje nese ti e do vertete

    Bej kujdes ajo ftohet
    Qe ne ngricat e para te dimrit
    Ajo ka frike flladin dhe mjegullen
    Mbroje ate nga ererat qe e vijne perkunder


    Ruaju mire qe te mos e humbesh
    Qe kurre mos te ndodhe qe ta zhgenjesh
    Ajo nuk eshte nga ato qe qendron
    Duke u permbajtur pas shamise se tyre


    Ajo ishte historia ime me e bukur
    Une nuk kam ditur ta tregoj
    Me mbetet endrrat e mia te lavdise
    Por nuk kam me deshire per te kenduar


    Mbroje ate ajo eshte delikate
    Ruaju qe mos ta besh te qaje
    Ajo me le , keshtu u befte
    Provo te pakten ta duash fort


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik


    Kujdesu mire per te
    C'rendesi ka ke do ajo , por vetem ta duan ne kthim
    Nese e dua megjithate do te jem i fshehte
    C'rendesi ka nese ajo shkon , do te humb me nder
    Do te kem shume me pak dhimbje nese ti e do vertete


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  11. #126
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por ndalo se qari
    Keshtu perpara te gjitheve
    Se nje gjysem plake
    Se nje bjonde fallco
    Te ka braktisur prape
    Je , Xhef ,ti nuk je vetem
    Por a e di qe me ben me turp
    Duke u ngasheryer keshtu
    Si i marre perpara gjithe botes
    Sepse nje tre çerek putane
    te avulloi nga duart
    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por eshte turp me te pare
    Njerezit tallen me ne
    Le t'ja mbathim nga ky trotuar
    Hajde eja , Xhef , hajde , hajde , hajde !

    {Refreni:}

    Hajde , me ngelen tre qindarka
    Do te shkojme t'i pime
    Tek nene Fronsuaza
    Hajde, Xhef , hajde
    Hajde , me ngelen tre qindarka
    Dhe nese nuk jane mjaft
    Epo do te me ngelet borxh
    E pastaj do te shkojme te hame
    Midhje dhe me pas frita ( patate te skuqura )
    Frita e me pas midhje
    Dhe vere te Mozelles
    Dhe nese je akoma i trishte
    Do te shkojme te shohim vajzat
    Tek zonja Andre
    Mesa duket ka te reja
    Do te jemi mire qe te dy
    Do kendojme serisht si me pare
    Ashtu si kur ishim te rinj
    Ashtu si kur ishte koha qe
    Une kisha para


    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por leri ngerdheshjet
    Ngreji njeqind kilet e tua
    Beje te levize karakatinen
    E di qe e ke zemren e madhe
    Por , duhet ta ngresh , Xhef
    Jo Xhef , ti nuk je vetem
    Por ndaloji dënesat
    Ndalo se ankuari
    Ndalo se perserituri
    Qe je i mire per tu mbytur ne uje
    Qe je i mire veç per tu varur
    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por nuk eshte me nje trotuar
    Po shnderrohet ne kinema
    Ku njerezit vijne per te te pare
    Hajde , Xhef , he pra hajde , hajde !

    {Refreni:}

    Hajde , me mbetet kitara ime
    Do ta ndez per ty
    Dhe do te jemi spanjolle
    Xhef , hajde , hajde
    Ashtu si kur ishim kalamaj
    Megjithese nuk me pelqente
    Ti do te imitosh bilbilin
    Pastaj do te gjejme nje stol
    Do te flasim per Amerike
    Ku do te jete atje qe do shkojme , ti e di
    Kur te kemi para
    Xhef ,
    Dhe nese je akoma i trishte
    Ose edhe sikur vetem pak te dukesh
    Do te te tregoj se si
    Ti do te behesh Rokfeler
    Do te jemi mire qe te dy
    Do te kendojme prape si me pare
    Si atehere kur ishim te bukur
    Xhef ,
    Si atehere kur ishte koha qe
    Nuk ishim pijanece

    He pra hajde Xhef , hajde
    Po! Po , he pra hajde Xhef!
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  13. #127
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Zhak Brel - Borgjezët

    Me gjithe trupin nxehur
    Me syte ne birre
    Tek e shendosha Adriene e Montalon
    Me mikun Zhozho
    Dhe me mikun Pier
    Ne shkonim pinim rinine tone
    Zhozho mbahej per Volter
    Dhe Pier per Kasanova
    Dhe une , une , une qe isha me krenari
    Une , une , une mbahesha per veten time

    Dhe kur rreth mesnates kalonin noteret
    Qe dilnin nga hoteli "Tre fazanet"
    Ne u tregonim menderen edhe edukaten tone
    Duke ju kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume plaken , aq me shume ...

    Me gjithe trupin nxehur
    Me syte ne birre
    Tek e shendosha Adriene e Montalon
    Me mikun Zhozho
    Dhe me mikun Pier
    Ne shkonim digjnim rinine tone

    Volteri kercente si nje prift
    Dhe Kazanova nuk guxonte
    Dhe une , une qe mbetesha me krenari
    Une isha gati aq i dehur sa une
    Dhe kur rreth mesnates kalonin noteret
    Qe dilnin nga hoteli i "Tre fazanet"
    Ju tregonim menderen dhe edukaten tone
    Duke ju kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume plaken , aq me shume ...

    Me gjithe trupin shplodhur
    Me syte ngulitur ne toke
    Ne barin e hotelit "Tre fazanet"
    Me avokatin e nderuar Zhozho
    Me avokatin e nderuar Pier
    Ndermjet noteresh ne kalojme kohen
    Zhozho flet per Volter
    Dhe Pier per Kazanoven
    Dhe une , une , une qe kam mbetur me krenari
    Une , une flas akoma per mua
    Dhe duke dale rreth mesnates , zoti Komisar
    Qe çdo mbremje , tek Montalon
    Te rinj qe krehin mendere na tregojne prapanicen
    Duke na kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Thone ata , zoti Komisar
    Borgjezet , Sa me shume plaken , aq me shume ...
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  15. #128
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ndersa ky eshte portreti i ri qe u ben kengetari Renaud sot :




    I quajme borgjezet-boheme
    Ose bobo per njerezit intime
    Ne kenget e Vinsent Delerm
    Aty i gjejme ne çdo rime
    Ata jane nje klase e re
    Pas borgjezeve te vjeter e proletareve
    Jo shume larg qeve , paksa me klas
    Do t’ju paraqis tabllone
    Jane pak artiste te pakten aq
    Por pasioni i tyre eshte puna e tyre
    Ne informatike , apo ne media
    Jane krenare qe paguajne shume taksa


    Bobo-te , Bobo-te ( shkurtim i : borgjezet , borgjezet )
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata jetojne ne lagjet e mira
    Ose ne periferi por ne nje vile
    Atelie artistesh te modes ,
    Shume me te kohes se Rruga Fok
    Kane femije te rritur mire
    Qe e kane lexuar Princin e Vogel qe 6 vjeç
    Qe shkojne neper shkollat private
    Te privuara nga halabake , jam i qarte
    Ata pijne hashash here pas here
    Bejne pazarin neper tregjet bio
    Ngasin 4x4 , por me shpesh
    Preferojne te levizin me biçiklete

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata lexojne Hulebek ose Filip Xhio
    (Michel Houellebecq, Philippe Djian )
    Inroket dhe Telerama ( revista kulturore )
    Libri per te fjetur eshte Sirano (dramaturg francez )
    Qe eshte prane katalogut te Ikeas
    Ata pelqejne restorantet japonez si dhe kinemane koreane
    Kalojne pushimet ne bregun Ferret
    ( Vend turistik klas)
    Cote D’Azur , vertete ta shpif
    Ata shikojne sidomos Arte
    ( Kanalin tv )
    Kanal Plus* eshte per budallenjte (kanal me abonim)
    Perveç se per ndeshjet e PSG ( futboll )
    Dhe here pas here per ndonje porno

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata degjojne neper kanale radiosh
    France-Info gjithe diten e dites
    Alen Bashung
    ( kengetar eksentrik ) Fransuaze Hardi ( kengetare ikone mode )
    Dhe patjeter Zherar Monse ( Gerard Manset , autor , kompozitor , kengetar , fotograf piktor shkrimtar )
    Ata e duan Deprozhin* madje dhe pa e ditur ( Pierre Desproges , humorist antikonformist me humor te zi )
    Qe Deprozhi i urrente
    Bedos dhe Zhan-Mari Bigar
    ( Guy Bedos - satirist i politikes se perditshme )
    ( Jean-Marie Bigard , komedian dhe aktor me nje humor te ashper )
    Dhe megjithese kane turp qe ta pranojne
    Ata pelqejne Zhak Long dhe Sarkozi
    ( politikan i pari i majte dhe i dyte i djathte )
    Por votojne gjithmone Ekologjistet
    Ata e adhurojne kryebashkiakun e Parisit
    Ardison dhe shokun e tij MarkO

    ( Thierry Ardisson , prezantues i emisionit origjinal - Tout le monde on parle , E gjithe bota flet , Arian Çani eshte nje kopjac i tij ne gjithçka me emisionin Zone e lire )
    ( Marc Olivier Fogel – prezantues emisionesh ironik dhe antipatik )

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te


    Gruaja blen rroba tek Diezel
    Dhe burri ka çmime te mira tek Kenzo
    Per kashmirin e tyre gjithmone qe shnderrin
    Zadig & Voltaire* une them bravo
    ( dyqan rrobash mondan )
    Ata frekuentojne shume muzete
    Galerite e artit , restorantet e vjetra
    Pijne manzana te akullt
    ( pije alkolike molle jeshile )
    Duke degjuar Manu Çao

    Penda ime eshte pak vrasese
    Per keta njerez qe nuk i dua shume
    Per disa ane , imagjinoj ...
    Qe bej pjese edhe une te ai lloj

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te




    Dhe ne fund nje koment i lene ne kete video ne youtube :

    Te jesh i varfer nuk eshte me keq se sa nje i pasur qe qaravitet perpara kamerave duke folur per mjerimin ne bote dhe qe pikerisht vete mban veshje me çmime stratosferike dhe i dhuron vetes tabllo dhe vetura qindra mijera eurosh .
    Personalisht , preferoj te diskutoj me dike qe eshte krenar , se sa nje hipokrit , genjeshtar , manipulator e te tjera me teper ...


    E sa per ndjenjat eshte nje thenie qe me pelqen :

    Dashuria reale nuk është e bazuar në romancë, darka e qirinj apo shëtitje nëper bregdet ... ajo është e bazuar në respekt,përkujdes dhe besim të ndërsjelltë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 09-12-2012 më 00:19
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  17. #129
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Charles Aznavour La Bohème

    Une ju flas per nje kohe
    Qe me pak se 20 vjet moshe
    Nuk munden ta njohin
    Monmartre ne ato kohe
    I varte jargavanet
    Deri nen dritaret tona
    Dhe streha mobiluar thjeshte
    Qe e kishim si fole
    Nuk kishte as pamje
    Atje ku ne u njohem
    Une qe bertisja uri
    Dhe ti qe pozoje lakuriq


    Bohema , bohema
    Do te thoshte qe jemi te lumtur
    Bohema , bohema
    Ne hanim veç nje dite ne dy


    Ne kafenete ngjitur
    Ne ishim disa
    Qe e prisnim famen
    Dhe megjithese te mjeruar
    Me barkun boshatisur
    Ne nuk ndalnim se besuari
    Dhe kur ndonje lokal
    Per nje te vakt te ngrohte
    Na merrte nje pikture
    Ne recitonim vargje
    Te mbledhur rreth tiganit
    Duke harruar dimrin

    Bohema, bohema
    Do te thoshte qe ti je e bukur
    Bohema , bohema
    Dhe ne kemi te gjithe diçka gjeniu


    Shpesh me ndodhte
    Perpara kembalecit tim
    Te kaloja nete te bardha
    Duke ripunuar skicen
    E linjes se nje gjoksi
    E lakimit te nje ije
    Dhe vetem ne mengjes
    Qe uleshim me ne fund
    Perpara nje kafeje me krem
    Te keputur por te ngazellyer
    Na ngelej qe te duheshim
    Dhe qe te donim jeten


    Bohema , bohema
    Do te thoshte qe ishim 20
    Bohema , Bohema
    Dhe ne jetonim nga çasti i kohes

    Kur ne rastesine e diteve
    Une shkoj te bej nje shetitje
    Ne adresen time te vjeter
    Nuk e njoh me
    As muret , as rruget
    Qe kane pare rinine time
    Ne fund te nje shkalle
    Une kerkoj atelien
    Prej te ciles asgje s’mbetet
    Ne dekorin e saj te ri
    Monmartre ngjan e trishte
    Dhe jargavanet kane vdekur

    Bohema , bohema
    Ishim te rinj , ishim te çmendur
    Bohema , bohema
    Kjo nuk do te thote me asgje.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  19. #130
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Georges Pasquier, i quajtur Zhozho , ishte shoferi i Brelit ‚ ndihmesi dhe njeriu i besuar, por gjithashtu dhe miku i tij me i mire ...





    Zhozho
    Ja pra disa qeshje
    Ca verera , ca bjonde
    Kam kenaqsine te te them
    Se nata do te jete e gjate
    Aq sa te behet neser

    Zhozho
    Une te degjoj te vrumbullish
    Disa kenge detare
    Ku Bretonet hamendesojne
    Se Saint–Cast* duhet te jete i fjetur ( qytet bregdetar)
    Mu ne thellesi te mjegulles


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti kendon akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdekur


    Zhozho
    Sonte si çdo mbremje
    Ne rinisim lufterat tona
    Ti rimerr per Saint-Nazaire* ( qytet bregdetar me port )
    Une serisht ne Olimpia* ( Salle e famshme koncertesh )
    Ne fund te varrezes

    Zhozho
    Ne flasim ne heshtje
    Per nje rini te vjeter
    Ne e dime qe te dy
    Se bota pergjumet
    Nga mungesa e shkujdesjes


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti shpreson akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdekur


    Zhozho
    Ti me jep duke qeshur
    Te reja nga poshte
    Une te them : "Vdekje budallenjve!"
    Shume me budallenj se ty
    Por qe mbahen me mire

    Zhozho
    Ti di emrin e luleve
    Ti sheh qe duart e mia dridhen
    Dhe une e di kush qan
    Per te mbytur me turp
    Vendet tona ku rrinim


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti vellazerohesh akoma
    Gjashte kembe nen toke
    Ti nuk ke vdeku


    Zhozho
    Po te le ne mengjes
    Per pune te kota
    Ndermjet ca pijanecesh
    Te gjymtuar nga zemra
    Qe kane hapur duart shume

    Zhozho
    Nuk do te shkoj me askund
    Une do te vishem me endrrat tona
    Jetim deri ne buze
    Por te lumtur qe e dime
    Qe jam tashme ne ardhje


    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Ti nuk ke vdekur
    Gjashte kembe nen toke
    Zhozho
    Te dua prape.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  21. #131
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Joe Dassin - E nëse ti nuk ekzistoje

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Më thuaj pse unë do ekzistoja ?
    Per tu zvarritur në një botë pa ty,
    Pa shpresë dhe pa pendesë.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Do të mundohesha te shpikja dashurinë,
    Si nje piktor që shikon ne gishtat e tij
    Te lindin ngjyrat e ditës.
    Dhe që nuk i besohet.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Më thuaj për kë unë do ekzistoja ?
    Kalimtare te përgjumura ne krahët e mi
    Që nuk do t’i dashuroja kurrë.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Nuk do të isha veç një pikë më shumë
    Në këtë botë që shkon e që vjen,
    Do të ndjehesha i humbur,
    Do të kisha nevojë për ty.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Më thuaj si unë do ekzistoja ?
    Unë do të mund te hiqesha si vetja,
    Por nuk do të isha i vërtetë.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Besoj se do e kisha gjetur,
    Sekretin e jetës , përsenë,
    Thjesht për të të krijuar
    Dhe për të të vështruar.

    E nëse ti nuk ekzistoje,
    Më thuaj pse unë do ekzistoja ?
    Per tu zvarritur në një botë pa ty,
    Pa shpresë dhe pa pendesë.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  23. #132
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Zangra ~ Jacques Brel

    Une quhem Zangra dhe jam lietnant
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere .
    Atehere , shkoj ne qyteze , te shoh vajzat ne tufa ,
    Por ato enderrojne per dashuri dhe une … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra dhe tashme kapiten
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me bere hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere .
    Atehere , shkoj ne qyteze te shoh te rene , Konsuelo ,
    Por ajo flet per dashuri dhe une … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra , tani komandant
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere
    Atehere , shkoj ne qyteze , te pi me Don Pedron .
    Ai ngre dolli per dashurite e mia dhe une … per kuajt e tij .

    Une quhem Zangra , jam kolonel i vjeter
    Ne fortesen e Belonzios , qe dominon fushen
    Nga ku armiku do te vije qe do te me beje hero !

    Duke pritur ate dite , une merzitem ndonjehere
    Atehere , shkoj ne qyteze , te shoh vejushen e Pedros ,
    Une flas me ne fund per dashurine por ajo … per kuajt e mi .

    Une quhem Zangra , dje nje gjeneral shume i vjeter.
    U largova nga Belonzio , qe dominon fushen
    Dhe armiku eshte atje … une nuk do te jem hero .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  24. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  25. #133
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Jacques Brel - Te druajturit


    Te druajturit
    Ndersa perdridhen
    E mbeshtillen
    kercejne vendit
    E marrin vrull
    Mblidhen serisht kruspull
    Dhe enderrojne te jene nje lepur
    Pak rendesi
    Se nga dalin
    Fletet e mia te vyshkura
    Kur era i dergon
    Para dyerve tona
    Ngjan sikur ata mbajne
    Nje valixhe ne secilen dore

    Te druajturit
    Ndjekin hijen
    Hijen e erret
    Te hijes se tyre
    Vetem gjysemhija
    E di numrin
    E turperimeve te tyre prej Levantinesh [/B]( te krishtere te merguar )
    [B]Ata palosen
    Ata zbehen
    Ata zverdhen
    Ata behen te trendafilte
    Ata skuqen flake
    Terhiqen ne mbrojtje
    Me nje valixhe ne secilen dore

    Por te druajturit
    Nje mbremje guximi
    Perpara pasqyres se tyre
    Duke enderruar per hapesire
    Vene koracen e tyre
    Dhe atehere hapuni
    E pra Paris
    Mbahu fort
    E rrofte stacioni i trenit
    Shen Llazar
    Por ja ku humben
    Ja tek shastisen
    Si çoroditen
    Dhe si rinisin
    Me nje valixhe ne secilen dore

    Te druajturit
    Kur ata tronditen
    Per nje Elvirë
    Kane psheretima
    Kane deshira
    Qe ata deshirojne te thone
    Por nuk guxojne shume ,
    Dhe gruaja e shtepise
    Me shume priftereshe
    Ne dehje e siper
    Se sa ne dhembshuri
    Nje nate i lënë
    Ne fundshpine
    Me nje valixhe ne secilen dore

    Te druajturit
    Atehere plaken
    Atehere perfundojne
    Zvogelohen
    Dhe kur rreshkasin
    Ne abise
    Dua te them
    Kur ata vdesin,
    S'guxojne te flasin
    Te mallkojne gje prej gjeje
    S’guxojne te dritherijne
    S’guxojne te buzeqeshin
    Veç nje psheretime
    Dhe ata vdesin
    Me nje valixhe brenda ne zemer
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  27. #134
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Kur kemi veç dashurinë
    Për ta ofruar duke e ndarë
    Ditën e udhëtimit të madh
    Që është dashuria jonë e madhe

    Kur kemi veç dashurinë
    Dashuria ime ti dhe unë
    Që të buçasë nga gëzimi
    Në çdo orë e çdo ditë

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të jetuar premtimet tona
    Pa asnjë pasuri tjetër
    Sesa t'i besojmë asaj përherë

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të mobiluar me mrekulli
    Dhe për të mbuluar me diell
    Shemtinë e periferive

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të vetmen arsye
    Për të vetmen këngë
    Dhe për të vetmen ndihmë

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të veshur mëngjesit
    Të varfër e grabitës
    Me pallto mëndafshi

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të ofruar në lutje
    Për të këqijat e tokës
    Si rapsodë të thjeshtë

    Kur kemi veç dashurinë
    Për tua ofruar atyre
    Që luftimi i vetëm
    Është të gjejnë ditën

    Kur kemi veç dashurinë
    Për të hapur një udhë
    Dhe për të nënshtruar fatin
    Në çdo kryqëzim

    Kur kemi veç dashurinë
    Për tu folur topave
    Dhe asgjë më shumë se një kengë
    Për të bindur një tambur

    Atëherë pa pasur asgjë
    Veç forcës për të dashur
    Ne do të kemi në duar tona
    Miq , botën e tërë.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  28. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  29. #135
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Jacques Brel - Djalli

    Një ditë
    Një ditë djalli erdhi mbi Tokë
    Një ditë djalli erdhi mbi Tokë
    Për të përgjuar interesat e tij
    Ai ka parë çdo gjë djalli , ai ka dëgjuar gjithçka
    Dhe pasi ka parë gjithçka
    Dhe pasi ka degjuar gjithçka
    Ai është kthyer tek të tijtë , atje.
    Dhe atje , kishin bërë një gosti të madhe
    Në fund të gostisë , ai u ngrit , djalli
    Dhe ai mbajti një fjalim :

    Është mirë
    Ka gjithmonë gjithandej
    Zjarre që ndriçojnë Tokën
    Është mirë
    Njerëzit argëtohen si të çmendur
    Me lojën e rrezikshme të luftës
    Është mirë
    Trenat dalin nga shinat me zhurmë të madhe
    Sepse ca tipa plot ideale
    Vendosin bomba nëpër trase
    Bëjnë të vdekur origjinal
    Bëjnë të vdekur pa fe
    Fe që janë pa mëshirë
    Është mirë

    Asgjë nuk shitet por gjithçka blihet
    Nderi madje dhe shenjtëria
    Është mirë
    Shtetet që ndryshojnë fshehtë
    Në shoqëri anonime
    Është mirë
    Të mëdhenjtë me thasë dollarët
    Të ardhur nga vendet e femijëve
    Evropa përsërit kurnacërinë
    Në një dekor një mijë e nëntëqinde
    Bën të vdekur urie
    Është mirë

    Njerëzit , kanë parë kaq shumë
    Sa sytë e tyre janë bërë gri
    Është mirë
    Dhe madje nuk këndohet më fare
    Në gjithë rrugët e Parisit
    Është mirë
    Trajtohen të drejtët për të çmendur
    Dhe poetët për kaqol
    Por në gazetat gjithandej
    Të gjithë ndyrësirat kanë fotot
    Kjo i lëndon njerëzit e ndershëm
    Dhe të qeshin njerëzit e pandershëm
    Është mirë , është mirë , është mirë !
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  31. #136
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Zhak Brel - Dhembshuria


    Për pak dhembshuri
    Do të jepja diamantet
    Që djalli përkëdhel
    në sëndukët e mi të pasurisë
    Pse beson ti, bukuroshe
    Që marinarët në port
    Boshatisin kuletat e tyre
    Për t'u ofruar visare
    Princeshave të rreme
    Për pak dhembshuri...

    Për pak dhembshuri
    Do të ndryshoja fytyrë
    Do të ndryshoja prej dehjes
    Do të ndryshoja gjuhë
    Pse beson ti, bukuroshe
    Që në kulm të himneve të tyre
    Perandorë dhe poetë
    Braktisin shpesh
    Pushtetet dhe pasuritë
    Për pak dhembshuri...

    Për pak dhembshuri
    Do të të ofroja kohën
    Që t'i mbetet gjallëri
    Stinës së verës në të mbaruar
    Pse beson ti, bukuroshe
    Që shkon kënga ime
    Drejt dantellës tënde plot dritë
    Që vallëzon në ballin tënd
    Afruar ndaj dëshpërimit tim
    Për pak dhembshuri...
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  32. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  33. #137
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Vendi i sheshtë - Zhak Brel

    Me detin e Veriut per të fundit tokë të vagullt
    Dhe valë dunash për të ndaluar valët
    Dhe shkëmbinj me shkulm që baticat kalojnë
    E që përngaherë në zbaticë kanë zemrën
    Me pafundësi mjegullash që do të vijnë
    Me erën e lindjes dëgjojeni të përfshijë
    Vendin e sheshtë që është i imi

    Me ca katedrale për të vetmet male
    dhe kambanore të zeza si shtylla me trofe
    Ku djaj të gurtë fitojnë retë
    Me rrjedhën e ditëve për udhëtim të vetëm
    Dhe udhë me shi për të vetmen mirëmbrëma
    Me erën e perëndimit dëgjojeni të dëshirojë
    Vendin e sheshtë që është i imi

    Me një qiell kaq poshtë sa një kanal nuk duket
    Me një qiell kaq poshtë sa bën përulje
    Me një qiell kaq gri sa një kanal është mbytur
    Me një qiell kaq gri sa i duhet falur
    Me erën e veriut që vjen për t'u shqyer
    Me erën e veriut degjojeni të krakëllijë
    Vendin e sheshtë që është i imi

    Me ca Itali që do të zbriste Eskonë (lum)
    Me Fridën Bjonde kur ajo kthehet në Margo
    Kur bijtë e nëntorit na rikthehen në maj*
    Kur fusha është me avuj e dridhet nën korrik
    Kur era është në të qeshura kur era është në grurë
    Kur era është në jug dëgjojeni të këndojë
    Vendin e sheshtë që është i imi.



    *Në vitet 60 djemtë niseshin në nëntor për në ushtri dhe ktheheshin pas një viti e gjysëm.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  34. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  35. #138
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Zhan-Zhak Goldman - Atje

    Atje
    Gjithçka është e re dhe gjithçka është e egër
    Kontinent i lirë pa hekura
    Këtu, ëndrrat tona janë ngushtë
    Për këtë do të shkoj atje

    Atje
    Duhet zemër dhe duhet kurajo
    Por gjithçka është e mundur në moshën time
    Nëse ke forcën dhe besimin
    Arin mund ta kesh në duar
    Për këtë do të shkoj atje

    Mos shko
    Ka stuhi dhe mbytje
    Zjarr, djaj dhe mirazhe
    Unë e di që je aq i brishtë ndonjëherë
    Qëndro këtu pranë meje
    Kemi aq shumë dashuri për të bërë
    Aq shumë lumturi që do të vijë
    Të dua burrë dhe baba
    E ti, ëndërron të ikësh

    Këtu, gjithçka është e caktuar që më parë
    E nuk mundemi ta ndryshojmë në asgjë
    Gjithçka varet se ku ke lindur
    Dhe unë, unë nuk kam lindur ku duhet

    Atje
    Larg nga jetët tona, nga fshatrat tonë
    Do të harroj zërin tënd, fytyrën tënde
    Megjithëse të mbaj të shtrenguar në krahë
    Ti më humbesh tashmë, atje


    Do të kem mundësinë time , do të kem të drejtat e mia
    Mos shko
    Dhe krenarinë që këtu nuk kam
    Atje
    Gjithçka çfarë meriton është e jotja
    Mos shko
    Këtu, të tjerët imponojnë ligjin e tyre
    Atje
    Do të të humb mbase atje
    Mos shko
    Por unë po humb veten nëse rri këtej
    Atje
    Jeta nuk më ka lënë zgjedhje
    Mos shko
    Ti dhe unë, do të jetë atje ose jo
    Atje
    Gjithçka është e re dhe gjithçka është e egër
    Mos shko
    Kontinent i lirë pa hekura
    Atje
    Bukur sa nuk e imagjinojmë dot
    Mos shko
    Këtu, edhe ëndrrat tona janë ngushtë
    Atje
    Për këtë do të shkoj atje
    Mos shko
    Nuk më kanë lënë zgjedhje
    Atje
    Do humb veten nëse rri këtej
    Mos shko
    Për këtë do të shkoj atje
    Mos shko ...
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  36. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  37. #139
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Pijaneci - Zhak Brel

    Mik ma mbush gotën
    Edhe një e do shkojë
    Edhe një e do shkoj
    Jo une nuk qaj
    Këndoj e jam i gëzuar
    Por kam dhimbje të jem vetja
    Mik ma mbush gotën
    Mik ma mbush gotën


    Le të pijmë për shëndetin tënd
    Ti që di të thuash aq mirë
    Që gjithçka mund të ndreqet
    Që ajo do të rikthehet
    S'ka gjë nëse je gënjeshtar
    Barist pa keqardhje
    Do të jem i dehur në një orë
    Do të jem pa trishtim

    Le të pijmë për shëndetin
    E miqve dhe të qeshurave
    Që unë do të rigjej
    Që do të më kthehen përsëri
    S'ka gjë nëse këta zotërinj
    Më lënë të shtrirë përtokë
    Do të jem i dehur në një orë
    Do të jem pa zemërim

    ref.
    Mik ma mbush gotën
    Edhe një e do shkojë
    Edhe një e do shkoj
    Jo une nuk qaj
    Këndoj e jam i gëzuar
    Por kam dhimbje të jem vetja
    Mik ma mbush gotën
    Mik ma mbush gotën


    Le të pijmë për shëndetin tim
    Të pijmë bashkë me mua
    Të vijmë të kërcejmë
    Të ndajmë gëzimin tim
    S'ka gjë nëse ata që kërcejnë
    Më lënë nën dritën e hënës
    Do të jem i dehur në një orë
    Do të jem pa zemërim

    Le të pijmë për vajzat e reja
    Që më mbeten për të dashur
    Le të pijmë që tani për vajzat
    Që do të bëj të qajnë
    E s'ka gjë për lulet
    Që ato do të më refuzojnë
    Do të jem i dehur në një orë
    Do të jem pa pasion

    ref.
    Mik ma mbush gotën
    Edhe një e do shkojë
    Edhe një e do shkoj
    Jo une nuk qaj
    Këndoj e jam i gëzuar
    Por kam dhimbje të jem vetja
    Mik ma mbush gotën
    Mik ma mbush gotën


    Le të pijmë për atë të përdalë
    Që më ka thyer zemrën
    Të pijmë me gjithë hidhërim
    Të pijmë me gjithë të qarë
    E s'ka gjë për të qarat
    Që më bien rrebesh këtë mbrëmje
    Do të jem i dehur në një orë
    Do të jem pa memorje

    Të pijmë natë pas nate
    Meqë do të jem shumë i shëmtuar
    Për as edhe një Silvë
    Për as edhe një pendesë
    Të pijmë meqë është koha
    Të pijmë thjesht për të pirë
    Do të jem mirë në një orë
    Do të jem i pashpresë

    Ref.
    Mik ma mbush gotën
    Edhe një e do shkojë
    Edhe një e do shkoj
    Jo une nuk qaj
    Këndoj e jam i gëzuar
    Gjithçka po rregullohet
    Mik ma mbush gotën
    Mik ma mbush gotën
    Mik ma mbush gotën.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  38. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  39. #140
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    I agonizuari - Zhak Brel


    Lamtumirë Emil të desha shumë
    Lamtumirmë Emil të desha shumë, a e di
    Kemi kënduar me të njëjtën verë
    Kemi kënduar për të njëjtat vajza
    Kemi kënduar të njëjtat brenga

    Lamtumirë Emil unë do të vdes
    Është e rëndë të vdesësh në pranverë, a e di
    Por nisem për lule me paqen në shpirt
    Se meqë je i mirë si buka e bardhë
    E di që do të kujdesesh për gruan time

    ref.
    Dua të qeshet
    Dua të kërcehet
    Dua të argëtohen si të çmendur
    Dua të qeshet
    Dua të kërcehet
    Kur të jetë koha që do të më fusin në dhe


    Lamtumirë Prift të desha shumë
    Lamtumirë Prift të desha shumë, a e di
    Ne nuk ishim nga e njëjta anë
    Ne nuk ishim nga e njëjta udhë
    Por kërkonim të njëjtin port

    Lamtumirë Prift unë do të vdes
    Është e rëndë për të vdekur në pranverë, a e di
    Por nisem për lule me paqen në shpirt
    Se meqë ti ishe i besuari i saj
    E di që do të kujdesesh për gruan time

    ref.
    Dua të qeshet
    Dua të kërcehet
    Dua të argëtohen si të çmendur
    Dua të qeshet
    Dua të kërcehet
    Kur të jetë koha që do të më fusin në dhe


    Lamtumirë Antuan, nuk të doja shumë
    Lamtumirë Antuan, nuk të doja shumë, a e di
    Ngordh merzie që po ngordh tani
    Ndërsa ti je fort i gjallë
    Mbahesh më i fortë edhe sesa mërzia

    Lamtumirë Antuan unë do të vdes
    Është e rëndë për të vdekur në pranverë, a e di
    Por nisem për lule me paqen në shpirt
    Se meqë ti ishe i dashnori i saj
    E di se do kujdesesh për gruan time

    ref.
    Dua të qeshet
    Dua të kërcehet
    Dua të argëtohen si të çmendur
    Dua të qeshet
    Dua të kërcehet
    Kur të jetë koha që do të më fusin në dhe


    Lamtumirë gruaja ime të desha shumë
    Lamtumirë gruaja ime të desha shumë, a e di
    Por unë po marr trenin drejt Zotit të mirë
    Po marr trenin që është para tëndit
    Por marrim të gjithë trenin që mundemi

    Lamtumirë gruaja ime, unë do të vdes
    Është e rëndë të vdesësh në pranverë, a e di
    Por po nisem për lule me sytë mbyllur, gruaja ime
    Se meqë i kam mbyllur shpesh
    E di që do të lutesh për shpirtin tim

    ref.
    Dua të qeshet
    Dua të kërcehet
    Dua të argëtohen si të çmendur
    Dua të qeshet
    Dua të kërcehet
    Kur të jetë koha që do të më fusin në dhe
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  40. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •