Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 212
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Bravo daniel ke gjetur fjale qe rimojne, me pelqen

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Flm Marya


    Citim Postuar më parë nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Daniel te pershendes me kete keng qe do doja edhe ta perkthesh per antaret
    http://www.youtube.com/watch?v=2GnlfQHjaP4
    Mbase te pelqen Xhenet . Flm per kengen e bukur qe solle .

    Mario Pelchat - Kjo eshte jeta


    Kjo eshte jeta
    Kur vera ne vjeshte shnderrohet
    Gjethet dimrit i jepen
    Kjo eshte jeta
    Dashuria jote
    Qe e pergjoj ne te kater ererat
    Eshte fshehur pas nje copez nate
    Kjo eshte jeta


    {Refren:}

    Oh Oh kjo eshte jeta{2x}
    Kush e di , kush me do keshtu
    Shkon jeta

    {instrumentale}


    Ti fshihesh
    Dhe ti fsheh nje zjarr dashurie
    Nen hirin e fundit te dites
    E me pas
    Ashtu si deti
    Ti gropos lulen e opalit
    Deri ne zemer te nje katedraleje ... te pergjumur

    {Refren, muzike}

    Oh Oh kjo eshte jeta{2x}
    Kush e di , kush me do keshtu
    Shkon jeta


    Kenga ime
    Te ka kerkuar ne çdo rrjesht
    Ne çdo fjale dhe si nje rime
    Per jeten time
    E me pas emri yt
    U mbyt nga dita ne dite
    Ne zhubravitjet e kenges time te dashurise
    Kjo eshte jeta


    Oh Oh kjo eshte jeta{3x}

    Une e di , ti me do
    Aq me keq
    Kjo eshte jeta
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (04-09-2014)

  4. #63
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Pa Brel nuk degjoj muzike



    Jacques Brel - Ata njerez

    Ne fillim , ne fillim , eshte i madhi
    Ai qe eshte si nje pjeper
    Ai qe ka nje hunde te madhe
    Ai qe nuk di me çfare ka si emer .. Zoteri
    Aq shume sa pi
    Ose aq shume sa ka pire
    Qe s'ben asgje me gishtat e tij
    Por eshte ai qe me nuk mund
    Ai qe eshte krejt i marre fund
    Dhe qe e mban veten mbret
    Qe dehet neper nete
    Me nje vere te keqe
    Por qe e gjejne mengjesit
    Ne kishe ku dremit
    I ngurte si nje granit
    I bardhe si nje qiri Pashke
    E me pas qe belbezon
    Qe ka syrin perçart
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk mendojme , Zoteri
    Nuk mendojme , lutemi

    E me pas , eshte tjetri
    Karrota neper floke
    Qe nuk ka pare kurre nje krëhër
    Qe eshte i keq si zeher
    Madje qe do t'i jepte kemishen e tij
    Njerezve te shkrete te lumtur
    Qe martoi Denisen
    Nje vajze te qytetit
    Domethene te nje qyteti tjeter
    E qe nuk mbaroi
    Qe ben punet e tij vogelsira
    Me kapelen e tij te vogel
    Me pallton e tij te vogel
    Me makinen e tij te vogel
    Qe do t'i pelqente shume te dukej
    Por qe nuk ka pamjen fare ashtu
    S'duhet bere roli i te kamurit
    Kur nuk kemi as nje dyshke
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk jetojme , Zoteri
    Nuk jetojme , bejme hile


    E me pas , jane te tjeret
    Mamaja qe nuk thote asgje
    Ose fare pa llogjik
    Dhe qe nga mbremja ne mengjes
    Nen surratin e bukur prej apostulli
    Dhe ne kornizen e drunjte
    Eshte mustaqja e babait
    Qe ka vdekur nga nje rreshqitje
    E qe veshtron kopene e tij
    Te kullufise supen bajate
    Dhe degjohen shume flshss
    Dhe degjohen shume flshss
    E pastaj eshte me e moshuara
    Qe nuk mbaron me te dridhura
    E qe presim qe ajo te ngordhë
    Meqenese eshte ajo qe ka pasurinë
    Dhe qe as e degjojme fare
    Çfare thone duart e saj te shkreta
    Duhet t'ju them , Zoteri
    Qe tek ata njerez
    Nuk llafosemi , Zoteri
    Nuk llafosemi , numerojme


    E me pas , e me pas
    E me pas eshte Frida
    Qe eshte e bukur si nje diell
    E qe me do po aq shume
    Sa une dua Friden
    Megjithese themi shpesh
    Qe do te kemi nje shtepi
    Me gjithe ato dritare
    Gati edhe pa mure
    E qe do te jetojme aty
    E qe do te jete kendshem te jesh
    E qe nese nuk dihet ende
    Eshte mbase nje shprese
    Sepse te tjeret nuk duan
    Sepse te tjeret nuk duan
    Te tjeret thone keshtu
    Qe ajo eshte shume e bukur per mua
    Qe jam vetem i afte
    per te therur mace
    Nuk kam vrare kurre mace
    Ose atehere ka shume kohe
    Ose kam harruar
    Ose ato vinin ere te rende
    Gjithesesi ata nuk duan
    Gjithesesi ata nuk duan

    Ndonjehere kur takohemi
    Duke bere sikur ishte rastesia
    Me syte e saj te lagur
    Ajo me thote qe do te niset
    Ajo thote qe do te me ndjeke
    Atehere per nje çast
    Per nje çast te vetem , Zoteri
    Per nje çast te pakten
    Une e besoj
    Per nje çast te vetem
    Sepse tek ata njerez , Zoteri
    Nuk ikim prej tyre ndonjehere
    Nuk ikim prej tyre ndonjehere , Zoteri
    Nuk ikim ndonjehere
    Por eshte vone , Zoteri
    Duhet qe te kthehem ... ne shtepi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 29-03-2012 më 00:48
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  6. #64
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    do doja ti perktheja keto kenget po kam frike se do qeshe me te madhe danieli





  7. #65
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #66
    i/e regjistruar Maska e iEngineerINSA
    Anëtarësuar
    27-03-2012
    Vendndodhja
    Strasbourg <-> Paris
    Postime
    16
    kush di ndonje karaoke shqiptare ne Fr. Une di vetem qe ka 3 disko ne Kehl afer me Strasbourgun ku tek njera luhet muzik shqiptare me raste. Se sa i perket asaj franceze mi ka çar veshet. Ma do mendja se ne Paris duhet te kete ndonje gje. Kush ka ndonje informacion per ne Paris eshte i mirepritur

  9. #67
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485


    Cfare fjalesh i kendon o Daniel, se na copetoi zemren e vetme.

    (na thuaj dicka, ne vija te pergjithshme)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar MI CORAZON për postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  11. #68
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    E vini re si kane ndryshuar koherat qe nga 2003 kur eshte hapur kjo teme...ne 2006, 2009 dhe sot 2012

    Mezi gjenim nga nje perkthim per ide rreth kengeve qe pelqenim, fale forumisteve qe kuptojne frengjisht (tani egziston google, e cila edhe pse jo e perkryer, te ndihmon disi)... me pas vjen njeri/a qe thote pse s'shtoni muziken?! Normale per brezat e rinj kjo pyetje, por tema eshte hapur ne 2003 dhe youtube u be publike ne 2005 ne mos gabohem...muzika, tekstet, perkthimet nuk gjendeshin kaq lehte atehere. Qe te kini nje ide, une isha akoma femije ne ate kohe, tani kam femijen tim haha...

    Gjithsesi qe nga 2003 e diri sot disa nga te preferuarat e mia:







    Je vais t'aimer
    Comme on ne t'a jamais aimée.
    Je vais t'aimer
    Plus loin que tes rêves ont imaginé.
    Je vais t'aimer. Je vais t'aimer.



    Kenget e Helene Segara me pelqejne ne pergjithsi, gjithashtu.

  12. #69
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Dy nga te preferuarat e mia:





  13. #70
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin

    Cfare fjalesh i kendon o Daniel, se na copetoi zemren e vetme.

    (na thuaj dicka, ne vija te pergjithshme)
    http://www.youtube.com/watch?v=tHdV0Dxhcxg



    Nje perkthim i shpejte MI CORAZON , kenge shume e bukur , flm .


    Ajo ka sy qe shikojne detin
    Permes shiut qe zbret
    Ajo sheh endrra ku humbet
    Nder re te medha te bardha
    Ajo nuk di me as diten as oren
    Ajo ka lot ne thellesi te zemres
    Qe i fusin friken

    Oh ! Dashuria ime , me degjo
    Tashme jeta te pret atje tej
    Jo mos ki frike , duhet te me besosh
    Jeta eshte e bukur edhe pa kujtese
    A e di , do te te tregoja
    Me kohen , ti do te kuptosh

    Ajo nuk degjon ate qe them
    Dhe dora e saj ne timen fle
    Do te doja te isha ai vend
    Ku ajo shkon per te kerkuar akoma
    Ne pasqyren e te kaluares se saj
    Ate enderr qe ishte thyer
    Nje mbremje vere .


    Oh ! Dashuria ime , me degjo
    Nje bote tjeter te pret atje tej
    Jo mos ki frike , duhet te me besosh
    Jeta eshte e bukur dhe historia jone
    Mund te vazhdoje kur te duash ti
    Dhe gjithçka do jete si dikur


    Oh ! E dashura ime hape zemren tende
    Ti do me degjosh
    Me fal te keqen qe te kam bere
    Nuk do te te le me kurre
    Po , vendose doren tende ne floket e mi
    Shoh diej ne syte e tu


    Oh ! Dashuria ime
    Nje jete tjeter te pret atje tej
    Une te dua shume , duhet te me besosh
    Bota eshte e bukur dhe historia jone
    Mund te vazhdoje kur te duash ti
    Dhe gjithçka do jete si dikur
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 04-04-2012 më 22:41
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  15. #71
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Faleminderit Daniel.

    E cuditshme, qe te gjitha kenget e postuara , pa perjashtim, jane shume te bukura. Une per vete, s'di ke te vecoj per nga romanticiteti. I degjoj e i degjoj dhe me duket sikur jetoj ne nje bote tjeter, ose mund te jete hena e plote keto dite, kush e di. Prit te shoh nje here tek dera.



    Kete mos e perktheni, se kuptohet nga titulli.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar MI CORAZON për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  17. #72
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Te mrekullueshme jane MI Corazon

    Arsyeja qe marr pjese ne kete teme per mua tani eshte Breli .

    Keto kenget e tjera i zbuloj prej jush por tekstet e Brelit me pelqejne se jane shume aktuale per çdo kohe dhe pa shume sheqer , ashtu si edhe jeta

    Marya , perkthe pa frike , te njejtat fjale si ti do perdorja . Permbajtja e teksteve eshte shume e bukur sepse eshte poezi e kulluar .




    Ajo perfundoi duke u lodhur
    Nga kjo jete nga ky zanat
    Nga te perjetshmet vajtje ardhje
    Ndermjet punes dhe dashurise


    Meqe ajo kthehet drejt teje
    Provo ta duash me mire se une
    Une nuk kam ditur ta kuptoj
    Nuk kam ditur kurre te jem i dhembshur


    Ajo ishte historia ime me e bukur
    Une nuk kam ditur ta tregoj
    Me mbeten endrrat e mia te lavdise
    Por nuk kam me deshire per te kenduar


    Mbroje ate ajo eshte delikate
    Ruaju qe mos ta besh te qaje
    Ajo me le , keshtu u befte
    Provo te pakten ta duash fort


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik


    Kujdesu mire per te
    C'rendesi ka ke do ajo , por vetem ta duan ne kthim
    Nese e dua megjithate do te jem i fshehte
    C'rendesi ka nese ajo shkon do te humb me nder
    Do te kem shume me pak dhimbje nese ti e do vertete

    Bej kujdes ajo ftohet
    Qe ne ngricat e para te dimrit
    Ajo ka frike flladin dhe mjegullen
    Mbroje ate nga ererat qe e vijne perkunder


    Ruaju mire qe te mos e humbesh
    Qe kurre mos te ndodhe qe ta zhgenjesh
    Ajo nuk eshte nga ato qe qendron
    Duke u permbajtur pas shamise se tyre


    Ajo ishte historia ime me e bukur
    Une nuk kam ditur ta tregoj
    Me mbetet endrrat e mia te lavdise
    Por nuk kam me deshire per te kenduar


    Mbroje ate ajo eshte delikate
    Ruaju qe mos ta besh te qaje
    Ajo me le , keshtu u befte
    Provo te pakten ta duash fort


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik


    Kujdesu mire per te
    C'rendesi ka ke do ajo , por vetem ta duan ne kthim
    Nese e dua megjithate do te jem i fshehte
    C'rendesi ka nese ajo shkon , do te humb me nder
    Do te kem shume me pak dhimbje nese ti e do vertete


    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Kujdesu mire per te
    Qendroji besnik
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 05-04-2012 më 00:52
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  19. #73
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Brel





    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por ndalo se qari
    Keshtu perpara te gjitheve
    Se nje gjysem plake
    Se nje bjonde fallco
    Te ka braktisur prape
    Je , Xhef ,ti nuk je vetem
    Por a e di qe me ben me turp
    Duke u ngasheryer keshtu
    Si i marre perpara gjithe botes
    Sepse nje tre çerek putane
    te avulloi nga duart
    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por eshte turp me te pare
    Njerezit tallen me ne
    Le t'ja mbathim nga ky trotuar
    Hajde eja , Xhef , hajde , hajde , hajde !

    {Refreni:}

    Hajde , me ngelen tre qindarka
    Do te shkojme t'i pime
    Tek nene Fronsuaza
    Hajde, Xhef , hajde
    Hajde , me ngelen tre qindarka
    Dhe nese nuk jane mjaft
    Epo do te me ngelet borxh
    E pastaj do te shkojme te hame
    Midhje dhe me pas frita ( patate te skuqura )
    Frita e me pas midhje
    Dhe vere te Mozelles
    Dhe nese je akoma i trishte
    Do te shkojme te shohim vajzat
    Tek zonja Andre
    Mesa duket ka te reja
    Do te jemi mire qe te dy
    Do kendojme serisht si me pare
    Ashtu si kur ishim te rinj
    Ashtu si kur ishte koha qe
    Une kisha para


    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por leri ngerdheshjet
    Ngreji njeqind kilet e tua
    Beje te levize karakatinen
    E di qe e ke zemren e madhe
    Por , duhet ta ngresh , Xhef
    Jo Xhef , ti nuk je vetem
    Por ndaloji dënesat
    Ndalo se ankuari
    Ndalo se perserituri
    Qe je i mire per tu mbytur ne uje
    Qe je i mire veç per tu varur
    Jo , Xhef , ti nuk je vetem
    Por nuk eshte me nje trotuar
    Po shnderrohet ne kinema
    Ku njerezit vijne per te te pare
    Hajde , Xhef , he pra hajde , hajde !

    {Refreni:}

    Hajde , me mbetet kitara ime
    Do ta ndez per ty
    Dhe do te jemi spanjolle
    Xhef , hajde , hajde
    Ashtu si kur ishim kalamaj
    Megjithese nuk me pelqente
    Ti do te imitosh bilbilin
    Pastaj do te gjejme nje stol
    Do te flasim per Amerike
    Ku do te jete atje qe do shkojme , ti e di
    Kur te kemi para
    Xhef ,
    Dhe nese je akoma i trishte
    Ose edhe sikur vetem pak te dukesh
    Do te te tregoj se si
    Ti do te behesh Rokfeler
    Do te jemi mire qe te dy
    Do te kendojme prape si me pare
    Si atehere kur ishim te bukur
    Xhef ,
    Si atehere kur ishte koha qe
    Nuk ishim pijanece

    He pra hajde Xhef , hajde
    Po! Po , he pra hajde Xhef!
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  21. #74
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Bukur, bukur, por shume te trishtueshme kenget e brelit

  22. #75
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Dan, po ndonje Charles Aznavour ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  23. #76
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Eshte per tu cuditur me muziken franceze te diteve te sotme, nuk kane me ate romantismin, sensibilitetin e meparshem, mbase ngaqe shumica e artisteve franceze te diteve te sotme jane homoseksuale????

  24. #77
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Eshte per tu cuditur me muziken franceze te diteve te sotme, nuk kane me ate romantismin, sensibilitetin e meparshem, mbase ngaqe shumica e artisteve franceze te diteve te sotme jane homoseksuale????
    Po c'thua o marya? C lidhje ka homoseksualiteti? Njeriu nuk kompozon me......(lol).
    Ke degjuar ndonjehere per Cajkovskin dhe muziken e tij?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  25. #78
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Mos, dhe Cajkovski ishte ashtu lol?

  26. #79
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Bukur, bukur, por shume te trishtueshme kenget e brelit
    T'i kendosh gjithe qenieve njerezore nuk eshte aftesi e çdo lloj kengetari , perveç se e nje gjeniu per mendimin tim . Po e pastaj se jane te trishtueshme ? Rruget e gjithe botes jane te mbushura me enderrimtare edhe pse te demoralizuar e te shkaterruar nga jeta por mbeten njerez me historine e tyre e cila edhe pse e trishte eshte me fisnike se sa nje histori borgjezesh qe hane njeri tjetrin .
    Ne deshperimin e tyre njerezit jane te sinqerte , te vertete edhe pse te keputur e ne nevoje , por mbeten njerez .

    Kurse ata qe ne kamjen dhe pasurine e tyre kthehen ne gej , siç thua ti per ditet e sotme . Une do thosha hipokrite , mendjemedhenj , bosh perbrenda dhe gjithe vese .

    Nje kenge e Brelit per ta .




    Me gjithe trupin nxehur
    Me syte ne birre
    Tek e shendosha Adriene e Montalon
    Me mikun Zhozho
    Dhe me mikun Pier
    Ne shkonim pinim rinine tone
    Zhozho mbahej per Volter
    Dhe Pier per Kasanova
    Dhe une , une , une qe isha me krenari
    Une , une , une mbahesha per veten time

    Dhe kur rreth mesnates kalonin noteret
    Qe dilnin nga hoteli "Tre fazanet"
    Ne u tregonim menderen edhe edukaten tone
    Duke ju kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume plaken , aq me shume ...

    Me gjithe trupin nxehur
    Me syte ne birre
    Tek e shendosha Adriene e Montalon
    Me mikun Zhozho
    Dhe me mikun Pier
    Ne shkonim digjnim rinine tone

    Volteri kercente si nje prift
    Dhe Kazanova nuk guxonte
    Dhe une , une qe mbetesha me krenari
    Une isha gati aq i dehur sa une
    Dhe kur rreth mesnates kalonin noteret
    Qe dilnin nga hoteli i "Tre fazanet"
    Ju tregonim menderen dhe edukaten tone
    Duke ju kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume plaken , aq me shume ...

    Me gjithe trupin shplodhur
    Me syte ngulitur ne toke
    Ne barin e hotelit "Tre fazanet"
    Me avokatin e nderuar Zhozho
    Me avokatin e nderuar Pier
    Ndermjet noteresh ne kalojme kohen
    Zhozho flet per Volter
    Dhe Pier per Kazanoven
    Dhe une , une , une qe kam mbetur me krenari
    Une , une flas akoma per mua
    Dhe duke dale rreth mesnates , zoti Komisar
    Qe çdo mbremje , tek Montalon
    Te rinj qe krehin mendere na tregojne prapanicen
    Duke na kenduar :

    Borgjezet , jane si derrat
    Sa me shume te plaken , aq me shume trashen
    Thone ata , zoti Komisar
    Borgjezet , Sa me shume plaken , aq me shume ...


    Ndersa ky eshte portreti i ri qe u ben kengetari Renaud sot :




    I quajme borgjezet-boheme
    Ose bobo per njerezit intime
    Ne kenget e Vinsent Delerm
    Aty i gjejme ne çdo rime
    Ata jane nje klase e re
    Pas borgjezeve te vjeter e proletareve
    Jo shume larg qeve , paksa me klas
    Do t’ju paraqis tabllone
    Jane pak artiste te pakten aq
    Por pasioni i tyre eshte puna e tyre
    Ne informatike , apo ne media
    Jane krenare qe paguajne shume taksa


    Bobo-te , Bobo-te ( shkurtim i : borgjezet , borgjezet )
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata jetojne ne lagjet e mira
    Ose ne periferi por ne nje vile
    Atelie artistesh te modes ,
    Shume me te kohes se Rruga Fok
    Kane femije te rritur mire
    Qe e kane lexuar Princin e Vogel qe 6 vjeç
    Qe shkojne neper shkollat private
    Te privuara nga halabake , jam i qarte
    Ata pijne hashash here pas here
    Bejne pazarin neper tregjet bio
    Ngasin 4x4 , por me shpesh
    Preferojne te levizin me biçiklete

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata lexojne Hulebek ose Filip Xhio
    (Michel Houellebecq, Philippe Djian )
    Inroket dhe Telerama ( revista kulturore )
    Libri per te fjetur eshte Sirano (dramaturg francez )
    Qe eshte prane katalogut te Ikeas
    Ata pelqejne restorantet japonez si dhe kinemane koreane
    Kalojne pushimet ne bregun Ferret
    ( Vend turistik klas)
    Cote D’Azur , vertete ta shpif
    Ata shikojne sidomos Arte
    ( Kanalin tv )
    Kanal Plus* eshte per budallenjte (kanal me abonim)
    Perveç se per ndeshjet e PSG ( futboll )
    Dhe here pas here per ndonje porno

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te

    Ata degjojne neper kanale radiosh
    France-Info gjithe diten e dites
    Alen Bashung
    ( kengetar eksentrik ) Fransuaze Hardi ( kengetare ikone mode )
    Dhe patjeter Zherar Monse ( Gerard Manset , autor , kompozitor , kengetar , fotograf piktor shkrimtar )
    Ata e duan Deprozhin* madje dhe pa e ditur ( Pierre Desproges , humorist antikonformist me humor te zi )
    Qe Deprozhi i urrente
    Bedos dhe Zhan-Mari Bigar
    ( Guy Bedos - satirist i politikes se perditshme )
    ( Jean-Marie Bigard , komedian dhe aktor me nje humor te ashper )
    Dhe megjithese kane turp qe ta pranojne
    Ata pelqejne Zhak Long dhe Sarkozi
    ( politikan i pari i majte dhe i dyte i djathte )
    Por votojne gjithmone Ekologjistet
    Ata e adhurojne kryebashkiakun e Parisit
    Ardison dhe shokun e tij MarkO

    ( Thierry Ardisson , prezantues i emisionit origjinal - Tout le monde on parle , E gjithe bota flet , Arian Çani eshte nje kopjac i tij ne gjithçka me emisionin Zone e lire )
    ( Marc Olivier Fogel – prezantues emisionesh ironik dhe antipatik )

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te


    Gruaja blen rroba tek Diezel
    Dhe burri ka çmime te mira tek Kenzo
    Per kashmirin e tyre gjithmone qe shnderrin
    Zadig & Voltaire* une them bravo
    ( dyqan rrobash mondan )
    Ata frekuentojne shume muzete
    Galerite e artit , restorantet e vjetra
    Pijne manzana te akullt
    ( pije alkolike molle jeshile )
    Duke degjuar Manu Çao

    Penda ime eshte pak vrasese
    Per keta njerez qe nuk i dua shume
    Per disa ane , imagjinoj ...
    Qe bej pjese edhe une te ai lloj

    Bobo-te , Bobo-te
    Bobo-te , Bobo-te



    Teksti frengjisht

    On les appelle bourgeois-bohêmes
    Ou bien bobos pour les intimes
    Dans les chansons d’Vincent Delerm
    On les retrouve à chaque rime
    Ils sont une nouvelle classe
    Après les bourges et les prolos
    Pas loin des beaufs, quoique plus classes
    Je vais vous en dresser le tableau
    Sont un peu artistes c’est déjà ça
    Mais leur passion c’est leur boulot
    Dans l’informatique, les médias
    Sont fiers d’payer beaucoup d’impôts

    Les bobos, les bobos
    Les bobos, les bobos

    Ils vivent dans les beaux quartiers
    Ou en banlieue mais dans un loft
    Ateliers d’artistes branchés,
    Bien plus tendance que l’avenue Foch
    Ont des enfants bien élevés,
    Qui ont lu le Petit Prince à 6 ans
    Qui vont dans des écoles privées
    Privées de racaille, je me comprends

    Ils fument un joint de temps en temps,
    Font leurs courses dans les marchés bios
    Roulent en 4 x 4, mais l’plus souvent,
    Préfèrent s’déplacer à vélo

    Les bobos, les bobos
    Les bobos, les bobos

    Ils lisent Houellebecq ou Philippe Djian,
    Les Inrocks et Télérama,
    Leur livre de chevet c’est Cioran
    Près du catalogue Ikea.
    Ils aiment les restos japonais et le cinéma coréen
    Passent leurs vacances au cap Ferret
    La Côte d’Azur, franchement ça craint
    Ils regardent surtout ARTE
    Canal plus, c’est pour les blaireaux
    Sauf pour les matchs du PSG
    Et d’temps en temps un p’tit porno

    Les bobos, les bobos
    Les bobos, les bobos

    Ils écoutent sur leur chaîne hi-fi
    France-Info toute la journée
    Alain Bashung Françoise Hardy
    Et forcément Gérard Manset
    Ils aiment Desproges sans même savoir
    Que Desproges les détestait
    Bedos et Jean-Marie Bigard,
    Même s’ils ont honte de l’avouer
    Ils aiment Jack Lang et Sarkozy
    Mais votent toujours Ecolo
    Ils adorent le maire de Paris,
    Ardisson et son pote Marc-O


    Les bobos, les bobos
    Les bobos, les bobos

    La femme se fringue chez Diesel
    Et l’homme a des prix chez Kenzo
    Pour leur cachemire toujours nickel
    Zadig & Voltaire je dis bravo
    Ils fréquentent beaucoup les musées,
    Les galeries d’art, les vieux bistrots
    Boivent de la manzana glacée
    En écoutant Manu Chao
    Ma plume est un peu assassine
    Pour ces gens que je n’aime pas trop
    Par certains côtés, j’imagine...
    Que j’fais aussi partie du lot

    Les bobos, les bobos
    Les bobos, les bobos



    Dhe ne fund nje koment i lene ne kete video ne youtube :

    Te jesh i varfer nuk eshte me keq se sa nje i pasur qe qaravitet perpara kamerave duke folur per mjerimin ne bote dhe qe pikerisht vete mban veshje me çmime stratosferike dhe i dhuron vetes tabllo dhe vetura qindra mijera eurosh .
    Personalisht , preferoj te diskutoj me dike qe eshte krenar , se sa nje hipokrit , genjeshtar , manipulator e te tjera me teper ...


    E sa per ndjenjat eshte nje thenie qe me pelqen :

    Dashuria reale nuk është e bazuar në romancë, darka e qirinj apo shëtitje nëper bregdet ... ajo është e bazuar në respekt,përkujdes dhe besim të ndërsjelltë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 05-04-2012 më 11:56
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (22-09-2013)

  28. #80
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ..................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 06-04-2012 më 03:13

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •