Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 212
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Takime

    Ishte ne nje rruge te madhe , ecja atje prej qe prej ditesh
    Mbase jave apo muaj , ecja prej gjithmone
    Nje rruge plot me kthesa , me drejtime qe devijojne
    Nje udhe pak e çuditshme , pak e shtrember si jeta
    Sigurisht qe nuk isha vetem , kisha deshire te beja njohje
    Kishte plot njerez por askush nuk ecte ne te njejtin kah
    Atehere vazhdova drejperdrejt por nje dyshim lindi
    Nuk e dija çfare beja atje , e akoma me pak ku duhej te shkoja
    Por ne udhe pergjate kohes bera takime te pabesueshme
    Gjera qe te lene pershtypje , duhet qe t'jua them patjeter
    Keto personazhe qe rastisa nuk jane tamam qenie njerezore
    Mund te flasesh me to por kurre t'ja u shtrengosh doren
    Ne fillim fare ne rrugen time takova pafajsine
    Nje qenie e embel , shume e sjellshme por qe i mungon pak eksperienca
    Ecem nje moment te shkurter , me pak se sa do te kisha besuar
    Takova elemente te tjera dhe pafajsia u zhduk
    Nje moment ne rrugen time , takova sportin
    Nje tip fizik , ca talles por prane tij behesh i forte
    Per çeshtje teknike u desh te ndaheshim ishte e veshtire
    Po me ne fund eshte mire keshtu , per me shume sporti te jep shtremberime
    Takova poezine , ajo kishte nje pamje shume mburravece
    Ajo pretendonte se me fjale mundesh te kapercesh qiejt
    I thashe te kam takuar dhe sinqerisht nuk ja vlen
    Me folen per ty ne shkolle po kishe pamje vertete te merzitshme
    Por poezia insistoi dhe me arriti ne forma te tjera
    Kuptova se ajo ishte e lezetshme dhe mundeshim t'ja thyenim normat
    E pyeta a mendon se mund te jetojme bashke ? Besoj se jam nen vartesi
    Ajo me tha mos u merakos bota i perket atyre qe enderrojne shume
    Pastaj takova deshperimin dhe vertete ai me lodhi
    Diskutuam shpejt e shpejt por menjehere e perzura
    Ai eshte gjithe sigurira me tangerllekun e tij gjithe tension
    Por e dini çfare ? Deshperimi nuk ka muhabet
    Nje moment ne rrugen time takova dashurine
    I thashe qellove mire , dua te te flas qe perhere
    Ne absolut je nje ide e mire por ne fakte je pak si bosh
    Ti merr kot nje here ne dy duhet qe ta riperpunosh formulen
    Dashuria me tha : - Degjo vogelush , u bene shekuj qe bej punen time
    Atehere me flit me nje ton tjeter nese nuk do te hash shpulla
    Une dua te jem e mire por duhet qe secili te beje te veten
    Njerezit nuk bejne asnje perpjekje dhe une nuk jam magjistare
    U ngaterruam per pak kohe dhe aty i rashe ne te
    Qe dashuria ishte simpatike por megjithate shet mend
    Pastaj me tha se duhej te shkonte , kishte takime me qindra
    Se sonte do hante darke tek gjysem motra e vet : urrejtja
    Perpara se te ikte nuk e kuptova mire , ajo me keshilloi qe te besoja gjithmone
    Me pas u largua pa e kthyer koken , ishin fjalet e mia te fundit te dashurise
    Jam i kenaqur qe e kam njohur , kete e kuptova mire
    Dhe e di qe nje nga keto dite do te perfundojme qe te shihemi prape
    Pak me vone ne rrugen time takova butesine
    Ajo qe mbetet prej dashurise mbrapa pengesave qe koha nxjerr
    Pak me vone ne rrugen time takova nostalgjine
    E fejuara e kujtimeve te bukura qe i kerkojme me qiri
    Mjaft shpejt ne te ecuren time kisha takuar miqesine
    Dhe qe prej asaj dite ajo ecen gjithmone prane meje
    Me te bejme gallata e nuk e njohim rutinen
    Tani eshte e sigurt , miqesia , eshte vertete mikja ime me e mire
    Takova te ardhmen por ajo ndejti shume misterioze
    Kishte zerin e deformuar dhe nje maske ne fytyre
    S'kishte mundesi per ta njohur me mire , nuk me la asnje gjurme
    Nuk e di se si ngjan por te pakten e di qe ekziston
    Kam takuar ca vuajtje , kam takuar shume gezime
    Eshte nganjehere çeshtje fati , shpesh nje çeshtje zgjedhjeje
    Nuk jam ne fund te surprizave te mia , per kete nuk ka dyshim
    Dhe çdo dite vazhdoj te mesoj rregullat e rruges time

    Ishte ne nje rruge te madhe , ecja atje prej qe prej ditesh
    Mbase jave apo muaj , ecja prej gjithmone
    Nje rruge plot me kthesa , me drejtime qe devijojne
    Nje udhe pak e çuditshme , pak e shtrember , pak si jeta.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Margerita

    Mbi te gjitha mos ma merrni per keq
    Nese sonte kthehem ne shtepi
    Kam kaq shume gjera per te bere
    Perpara se dita te zbardhe

    Dhe nderkohe qe ajo do te flere
    Une do t'i thur endrra
    Qe kurre me ne zgjim
    Mos te ngrihet me syte duke qare

    Dhe qe kjo nate e gjate
    Mos te jete me kurre e zeze dhe e thelle
    Do t'i kerkoja henes
    Qe te mbushte qiellin te gjithin

    Dhe qe te mundem akoma ta shoh
    Te me buzeqeshe si me pare
    Do t'i kerkoja diellit
    Te digjte edhe ne mes te dimrit

    Dhe qe ajo te mundet akoma te kendoje
    Kenget e historise tone
    Do te ndertoja nje qetesi
    Me te madhe se e katedraleve

    Do te shkoja te zgjoja te dashuruarit
    Do te flisja me ore te tera
    Dhe e di qe do te me ndjekin
    Per aq sa do te mbetemi te dashuruar

    Atehere do te shetisim
    Te gjithe bashke do te vallezojme
    Valle te pabesueshme ( sarabanda )
    Dhe ajo do te harroje vuajtjen e saj

    Dhe qe qyteti te vallezoje
    Dhe qe qyteti te kendoje
    Do te shpikim ngjyra
    Dhe ajo do te harroje lotet e saj

    Ne do te shkojme neper fshatra
    Per te mbledhur lulet e fushave
    Per te bere nje shtrat te madh te bardhe
    Ku te duhemi butesisht

    Dhe me pas ne do te shkojme ne thellesite e qiellit
    Qe t'i zgjedhim nje yll
    Sepse Margerita eshte e mire
    Sepse Margerita eshte e bukur
    Sepse Margerita eshte e vertete
    Sepse Margerita eshte e embel
    Sepse Margerita me dashuron
    Une , jetoj vetem per te

    Margerita eshte arsyeja ime
    E nesermja ime , ideali im
    Margerita qe eshte era
    Nuk e di qe ajo mundet
    te me beje ... keq

    Sepse Margerita eshte ajo
    Qe dua gjithmone prane meje
    Margerita eshte Margerita
    Margerita eshte gjithçka per mua .

    Margerita eshte gjithçka per mua ...
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  4. #43
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Zhak Brel - Mos me ler

    Mos me ler
    Duhet harruar
    Gjithçka mund te harrohet
    Qe largohet tashme
    Te harrohet koha
    E keqkuptimeve
    Dhe koha e humbur
    Kushedi se si
    Te harrohen ato ore
    Qe vrisnin ndonjehere
    me goditje pse-shë
    Zemren e lumturise
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler

    Une do te ofroja
    Perla shiu
    Te ardhura nga vendet
    Ku nuk bie shi
    Do te germoja token
    Deri pas vdekjes time
    Per te mbuluar trupin tend
    Me ar dhe drite
    Do te beja nje mbreteri
    Ku dashuria te jete mbret
    Ku dashuria te jete ligj
    Ku ti te jesh mbretereshe
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler

    Une do te te shpikja
    Fjale te pakuptimta
    Qe ti do t'i kuptoje
    Do te te flisja
    Per ata te dashur
    Qe kane pare dy here
    Zemrat e tyre te behen prush.
    Do te te tregoja
    Historine e atij mbreti
    Qe vdiq se nuk mundi
    Ty te te takonte.
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler

    Kemi pare pare shpesh
    rindezjen e zjarrit
    te vullkanit te moçem
    Qe e besonim shume te vjeter.
    Me sa duket ka
    Toka te djegura
    Qe nuk japin me grure
    Se sa prilli me i mire.

    Dhe kur vjen nata
    Qe nje qiell te flakeroje
    E kuqja dhe e zeza
    A nuk bashkohen ?
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler

    Mos me ler
    Nuk do te qaj me
    Nuk do te flas me
    Do te fshihem aty
    Per te te pare
    Te vallezosh e buzeqeshesh
    Dhe per te degjuar
    Te kendosh e me pas te qeshesh
    Me ler te shnderrohem
    Hija e hijes tende
    Hija e dores tende
    Hija e qenit tend
    Por
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler
    Mos me ler.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  6. #44
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Boja e syve te tu - Francis Cabrel

    Meqe nuk do te jetojme kurre qe te dy
    Meqe jemi te çmendur , meqe jemi te vetem
    Meqe ata jane aq te shumte
    Edhe morali flet per ta
    Do te doja megjithate te te them
    Gjithçka qe kam mundur te shkuaj
    E kam ngjyer nga boja e syve te tu


    Nuk e kisha pare qe ti ishe e mberthyer ne zinxhire
    Duke dashur te te shoh shume
    Harroja te mite
    Enderronim per Venecia dhe per liri
    Do te doja megjithate te te them
    Gjithçka qe kam mundur te shkuaj
    Eshte buzeqeshja jote qe ma ka diktuar .


    Ti do te vish per shume kohe , te ecesh ne endrrat e mia
    Ti do te vish gjithmone nga ana
    Prej nga dielli lind
    Dhe nese megjithe kete arrij te te harroj
    Do te doja gjithesesi te te them
    Gjithçka qe kam munduar te shkruaj
    Do te kete gjate , parfumin e pendimeve

    Por meqe nuk do te jetojme kurre qe te dy
    Meqe jemi te çmendur , meqe jemi te vetem
    Meqe ata jane aq te shumte
    Edhe morali flet per ta
    Do te doja megjithate te te them
    Gjithçka qe kam mundur te shkuaj
    E kam ngjyer nga boja e syve te tu .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  8. #45
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Vera Indiane - Joe Dassin


    E di , nuk kam qene kurre aq i lumtur sa ate mengjes
    Ne ecnim ne nje plazh pak si ky
    Ishte vjeshte , nje vjeshte me kohe te bukur
    Nje stine qe ekziston vetem ne Ameriken e Veriut .
    Atje e quajne , vera indiane
    Por ishte thjesht e jona
    Me fustanin tend te gjate ti ngjaje
    Me nje akuarele te Mari Loroncinit
    Dhe me kujtohet , me kujtohet shume mire
    Per ate qe te thashe ate mengjes
    Ka nje vit , nje shekull , ka nje perjetesi


    [Refreni]

    Ne do te shkojme , ku te duash ti , kur te duash ti
    Dhe ne do te duhemi akoma , kur dashuria te jete e vdekur
    Gjithe jeta do te jete e ngjashme me kete mengjes
    Me ngjyrat e veres indiane


    Sot une jam shume larg nga ai mengjes vjeshte
    Por eshte sikur te ndodhesha atje . Mendoj per ty .
    Ku je ti ? Cfare ben ti ? A ekzistoj akoma per ty ?
    Shikoj kete dallge qe nuk do te arrije kurre dunen
    E sheh , si ajo une rikthehem mbrapa
    Si ajo une shtrihem mbi reren
    Dhe kujtohem , kujtohem per baticat
    Per diellin dhe per lumturine qe kalonte mbi det
    Ka nje perjetesi , nje shekull , ka nje vit

    [Refreni]

    Ne do te shkojme , ku te duash ti , kur te duash ti
    Dhe ne do te duhemi akoma , kur dashuria te jete e vdekur
    Gjithe jeta do te jete e ngjashme me kete mengjes
    Me ngjyrat e veres indiane
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 16-03-2012 më 03:56
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  10. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    http://www.youtube.com/watch?v=1x3mn...ature=youtu.be





    Kjo është nje histori dashurie
    Ankesa nuk eshte imja, por e dy zemrave
    Një roman si të tjerët asgje me shumë
    Ky mund të jetë edhe fati juaj
    Porse sot e vuaj une
    Është nje flake që ndez pa djegur
    Eshtë ëndrra që ëndërrojmë pa gjumë
    Ashtu si një pemë që qëndron drejt
    Pa pyetur tallazet qe rrahin me shkulm
    Kjo është nje histori dashurie
    Qe Zoti me banalitet
    Ofron çdo ditë
    Të gjitha, të mirën, të keqen
    Me një kohë e ne nje përqafim
    Mbrëmjeve me ankth
    Kur themi lamtumirë
    Mëngjeseve te mrekullueshme
    Kur puthim lumturine
    Historia ime është historia qe ne dimë
    Ata që e luajten te njëjtën melodi
    Nga e dhimbshmja tragjedi
    E dine...
    Kjo është kënga e vetme në botë
    Që kurrë nuk do kete mbarim.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  11. #47
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Po e plotesoj pak tekstin me ca rrjeshta se kenga eshte shume e bukur .

    Historia ime eshte historia e nje dashurie
    Ankesa ime eshte vajtimi i dy zemrave
    Nje roman si shume te tjere
    Qe mund te ishte i juaji
    Njerez prej ketu apo prej vendi tjeter

    Eshte flaka qe flakeron pa djegur
    Eshte endrra qe enderrojme pa fjetur
    Si nje peme e madhe qe qendron drejt
    Plot me force dhe butesi
    Drejt dites qe do te vije

    [Refren] 2x
    Eshte historia e nje dashurie te perjetshme dhe banale
    Qe sjell çdo dite gjithe te miren , gjithe te keqen
    Me oren ne te cilen perqafohemi , ate ne te cilen themi lamtumire
    Me mbremjet e ankthit dhe mengjeset e mrekullueshme

    Historia ime eshte historia qe e njohim
    Ata qe duhen luajne te njejten , une e di
    Por naive apo shume e thelle
    Eshte e vetmja kenge e botes
    Qe nuk do te perfundoje kurre
    Eshte historia e nje dashurie
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  13. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Po e plotesoj pak tekstin me ca rrjeshta se kenga eshte shume e bukur .

    Historia ime eshte historia e nje dashurie
    Ankesa ime eshte vajtimi i dy zemrave
    Nje roman si shume te tjere
    Qe mund te ishte i juaji
    Njerez prej ketu apo prej vendi tjeter

    Eshte flaka qe flakeron pa djegur
    Eshte endrra qe enderrojme pa fjetur
    Si nje peme e madhe qe qendron drejt
    Plot me force dhe butesi
    Drejt dites qe do te vije

    [Refren] 2x
    Eshte historia e nje dashurie te perjetshme dhe banale
    Qe sjell çdo dite gjithe te miren , gjithe te keqen
    Me oren ne te cilen perqafohemi , ate ne te cilen themi lamtumire
    Me mbremjet e ankthit dhe mengjeset e mrekullueshme

    Historia ime eshte historia qe e njohim
    Ata qe duhen luajne te njejten , une e di
    Por naive apo shume e thelle
    Eshte e vetmja kenge e botes
    Qe nuk do te perfundoje kurre
    Eshte historia e nje dashurie

    Eshte tjeter gje te perkthesh e tjeter gje te shqiperosh (te pershtasesh ne shqip me rime e me ndjenje qe vargu te godase sa me afer me forcen e orgjinalit)
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  14. #49
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Une mendoj se frengjishtja eshte gjuhe shume e afert me shqipen per nga menyra se si ndertohen frazat dhe do te me duket sakrilegj te interpretoja per se dyti tekste te shkruara nga dikush me pare sepse ato u pelqyen pikerisht se ishin ashtu me ato detaje te vogla , poezie dhe melodie qe i bejne te gjalla , jam dakort qe te shqiperohen perkthimet por duke i qendruar sa me afer origjinalit kur eshte e mundur sepse besoj ne mundesite e shqipes qe gjenden forma shume te peraferta me frengjishten pa qene nevoja per ndryshime drastike apo krasitje se s'ka asgje teper ( ne frengjisht ) . Madje ky eshte qellimi kryesor qe me pelqen mua te perkthej , sepse gjej forma te reja shprehjeje nga frengjishtja per te cilat mendoj se shqipja ka nevoje dhe une patjeter qe po e po per kulture personale .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  15. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Une mendoj se frengjishtja eshte gjuhe shume e afert me shqipen per nga menyra se si ndertohen frazat dhe do te me duket sakrilegj te interpretoja per se dyti tekste te shkruara nga dikush me pare sepse ato u pelqyen pikerisht se ishin ashtu me ato detaje te vogla , poezie dhe melodie qe i bejne te gjalla , jam dakort qe te shqiperohen perkthimet por duke i qendruar sa me afer origjinalit kur eshte e mundur sepse besoj ne mundesite e shqipes qe gjenden forma shume te peraferta me frengjishten pa qene nevoja per ndryshime drastike apo krasitje se s'ka asgje teper ( ne frengjisht ) . Madje ky eshte qellimi kryesor qe me pelqen mua te perkthej , sepse gjej forma te reja shprehjeje nga frengjishtja per te cilat mendoj se shqipja ka nevoje dhe une patjeter qe po e po per kulture personale .
    Une personalisht te falenderoj per gjithe perkthimet e kengeve qe sjell. E kam deklaruar qe muziken me pelqen ta degjoj ne frengjisht.
    Gjithsesi kur nje poezi vjen e perkthyer duke humbur rimen dhe rritmin, ka nevoje per ndonje pershtatje
    Respektin tim daniel 00
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  16. #51
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Daniel00, a ka mundesi t'i postosh ketu fjalet ne frengjisht te kesaj kenge?
    Se gjithmone kur e kendoj, kur vjen pjesa ne french, ngaqe s'di asnje fjale ne kete gjuhe, i kendoj me hamendje, ashtu si mi degjon veshi.
    Por po e more mundimin t'i shkruash , shkruaji si shqiptohen. (lol)




    The falling leaves
    Drift by the window
    The autumn leaves
    All red and gold
    I see your lips
    The summer kisses
    The sunburned hands
    I used to hold.

    Since you went away
    The days grow long...
    And soon I'll hear
    Old winter songs
    But I miss you most of all
    My darling, when autumn leaves start to fall...

    C'est un chanson
    Qui nous ressemble
    Toi qui m'aimais
    Et je t'aimais
    Nous vivions tous les deux ensemble
    Tou qui m'aimais
    Moi qui t'aimais
    Mais la vie sépare
    Ceux qui s'aiment
    Tout doucement
    Sans faire de bruit
    Et la mer efface sur le sable
    Les pas des amants désunis.


    Since you went away
    The days grow long...
    And soon I'll hear
    Old winter songs
    But I miss you most of all
    My darling, when autumn leaves start to fall...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  17. #52
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    C'est une chanson
    Qui nous ressemble
    Toi qui m'aimais
    Et je t'aimais
    Nous vivions tout les deux ensemble
    Tou qui m'aimais
    Moi qui t'aimais
    Mais la vie sépare
    Ceux qui s'aiment
    Tout doucement
    Sans faire de bruit
    Et la mer efface sur le sable
    Les pas des amants désunis.

    Set yn shonso
    Ki nu rësomblë
    Tua ki m'eme
    E zhë t'eme
    Nu vivio tu le dëz onsomblë
    Tua ki m'eme
    Mua ki t'eme
    Me la vi separ
    Se ki s'em
    Tu dusemo
    Son fer de bryi
    E la mer efas syr lë sablë
    Le pa dez amo dezyni

    Ja edhe kuptimi i fjalëve


    Është një këngë
    Që na bashkon
    Ti që më doje
    Dhe unë të doja
    Ne jetonim gjithçka , të dy sëbashku
    Ti që më doje
    Unë që te doja
    Por jeta ndan
    Ata që duhen
    Shumë ëmbelsisht
    Pa bërë zhurmë
    Dhe deti fshin mbi rërë
    Hapat e te dashurve të ndarë


    Edhe pse pjese e shkurter e permbledh gjithçka , shume poetik teksti
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  19. #53
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Daniel po pate mundesi te lutem te na perkthesh kengen C'est sur Elle est d'ailleurs kenduar nga Pierre Bachelet. Me pelqen aq shume dhe nuk di ti gjej fjalet e pershtatshme ne shqip. Merci
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 25-03-2012 më 10:40

  20. #54
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Mu m'pelqe "Chanter pour ceux" et Michel Berger. Kenge refugjatsh hesapi lol



    Celui-là passe toute la nuit
    A regarder les étoiles
    En pensant qu'au bout du monde
    Y a quelqu'un qui pense à lui
    Et cette petite fille qui joue
    Qui ne veut plus jamais sourire
    Et qui voit son père partout
    Qui s'est construit un empire
    Où qu'ils aillent
    Ils sont tristes à la fête
    Où qu'ils aillent
    Ils sont seuls dans leur tête

    {Refrain:}
    Je veux chanter pour ceux
    Qui sont loin de chez eux
    Et qui ont dans leurs yeux
    Quelque chose qui fait mal
    Qui fait mal
    Je veux chanter pour ceux
    Qu'on oublie peu à peu
    Et qui gardent au fond d'eux
    Quelque chose qui fait mal
    Qui fait mal

    Qui a volé leur histoire
    Qui a volé leur mémoire
    Qui a piétiné leur vie
    Comme on marche sur un miroir
    Celui-là voudra des bombes
    Celui-là comptera les jours
    En alignant des bâtons
    Comme les barreaux d'une prison
    Où qu'ils aillent
    Ils sont tristes à la fête
    Où qu'ils aillent
    Ils sont seuls dans leur tête
    {au Refrain}

    Quand je pense à eux
    Ça fait mal ça fait mal
    Quand je pense à eux
    Ça fait mal ça fait mal
    D'Oh!

  21. #55
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Daniel po pate mundesi te lutem te na perkthesh kengen C'est sur Elle est d'ailleurs kenduar nga Pierre Bachelet. Me pelqen aq shume dhe nuk di ti gjej fjalet e pershtatshme ne shqip. Merci

    Tekst i veshtire por faleminderit qe me bere te zbuloj nje perle



    Pierre Bachelet- C'est sur , elle est d'ailleurs

    Elle a de ces lumières au fond des yeux
    Qui rendent aveugles ou amoureux
    Elle a des gestes de parfum
    Qui rendent bête ou rendent chien
    Mais si lointaine dans son cœur
    Pour moi c'est sûr, elle est d'ailleurs

    Elle a de ces manières de ne rien dire
    Qui parlent au bout des souvenirs
    Cette manière de traverser
    Quand elle s'en va chez le boucher
    Quand elle arrive à ma hauteur
    Pour moi c'est sûr, elle est d'ailleurs

    [Refrain] :
    Et moi je suis tombé en esclavage
    De ce sourire, de ce visage
    Et je lui dis emmène moi
    Et moi je suis prêt à tous les sillages
    Vers d'autres lieux, d'autres rivages
    Mais elle passe et ne répond pas
    Les mots pour elle sont sans valeur
    Pour moi c'est sûr, elle est d'ailleurs

    Elle a ces longues mains de dentellière
    A damner l'âme d'un Werner
    Cette silhouette vénitienne
    Quand elle se penche à ses persiennes
    Ce geste je le sais par cœur
    Pour moi c'est sûr, elle est d'ailleurs

    [Refrain]

    Et moi je suis tombé en esclavage
    De ce sourire, de ce visage
    Et je lui dis emmène moi
    Et moi je suis prêt à tous les sillages
    Vers d'autres lieux, d'autres rivages
    Mais elle passe et ne répond pas



    Pierre Bachelet - Është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka nga ato shkëlqime thellë ne sytë shkruar
    Që të bëjnë të verbër apo të dashuruar
    Ajo ka sjellje me aromë parfumi
    Që të bëjnë të marrë apo të bëjnë qen
    Por aq e largët në zemrën e saj
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka nga ato mënyra për të mos thënë asgjë
    Që flasin derisa kujtime nuk ka më
    Atë mënyrë për të hedhur hapin
    Kur ajo shkon për tek kasapi
    Kur e ndjej praninë e saj
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    [Refreni]
    Dhe unë kam rënë në skllavëri
    Nga ajo buzeqeshje, nga ajo fizionomi
    Dhe unë i them të më marrë me vete
    Dhe unë jam gati për çdo rrugëtim
    Drejt viseve te tjera , te tjera brigje
    Por ajo kalon dhe s'ka përgjigje
    Fjalët pa vlerë janë në sytë e saj
    Për mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    Ajo ka duar të gjata për dantellë
    Për ta mallkuar shpirtin e një Verner
    Atë siluetë veneciane
    Kur ajo përkulet nga grilat e saj persiane
    Atë gjest une e di pa e parë
    Per mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

    [Refreni]
    Dhe unë kam rënë në skllavëri
    Nga ajo buzeqeshje, nga ajo fizionomi
    Dhe unë i them të më marrë me vete
    Dhe unë jam gati për çdo rrugëtim
    Drejt viseve te tjera , te tjera brigje
    Por ajo kalon dhe s'ka përgjigje
    Fjalët pa vlerë janë në sytë e saj
    Për mua është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 25-03-2012 më 23:45
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bili99 (04-09-2014)

  23. #56
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    C'est une chanson
    Qui nous ressemble
    Toi qui m'aimais
    Et je t'aimais
    Nous vivions tout les deux ensemble
    Tou qui m'aimais
    Moi qui t'aimais
    Mais la vie sépare
    Ceux qui s'aiment
    Tout doucement
    Sans faire de bruit
    Et la mer efface sur le sable
    Les pas des amants désunis.

    Set yn shonso
    Ki nu rësomblë
    Tua ki m'eme
    E zhë t'eme
    Nu vivio tu le dëz onsomblë
    Tua ki m'eme
    Mua ki t'eme
    Me la vi separ
    Se ki s'em
    Tu dusemo
    Son fer de bryi
    E la mer efas syr lë sablë
    Le pa dez amo dezyni

    Ja edhe kuptimi i fjalëve


    Është një këngë
    Që na bashkon Qe na ngjane)
    Ti që më doje
    Dhe unë të doja
    Ne jetonim gjithçka , të dy sëbashku
    Ti që më doje
    Unë që te doja
    Por jeta ndan
    Ata që duhen
    Shumë ëmbelsishtShume ngadal)
    Pa bërë zhurmë
    Dhe deti fshin mbi rërë
    Hapat e te dashurve të ndarë


    Edhe pse pjese e shkurter e permbledh gjithçka , shume poetik teksti
    Te lumt Daniel00
    Nje korigjim nga ana ime
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  24. #57
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Daniel te pershendes me kete keng qe do doja edhe ta perkthesh per antaret
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  25. #58
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Te lumt Daniel00
    Nje korigjim nga ana ime
    Flm per korrigjimet Xhenet , do me jete dukur me i bukur teksti me ato gabime , falje ,

    Do e perkthej kengen qe postove , flm per pershendetjen
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  26. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    shoke dhe shoqe ndihme ju lutem
    me ka pershendet njera me kete kengen sous le vent
    qe e kendon celine dion
    du me dit a me ka sha?
    ju flm
    JO SEKS PARA MARTESE

  27. #60
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Goldi eshte kenge e bukur pa kritika
    Ja disa fjal po ti perkthej e tjerat po i lej per daniel00.

    Nese medon se kam frik,
    gabim e ke.
    vetem pak pushim per zemren time
    pak qllodhje.

    Nese mendon se kam gabuar.
    Prit
    Mer pak frym nga ajri art
    qe me shtyri perpara...
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •