-
Poezi
Letrės sė bardhė
Ajo qė mbeti gjithė jetėn e virgjėr
Mė ra nė dorė krejt rastėsisht
dhe unė rrugaēi i poezive
e zhvirgjėrova.....pėrfundimisht
-
-
i/e regjistruar
Ketyre vargjeve do u duhet edhe ndonje note; me duket se nuk rrine pa nota muzikore...ka ndonje kompozitor ketu?
Urime!
-
-
pėrgjigje mikut tim deti_bajri
I dashur deti_bajri
Tė jam mirėnjohės pėr ēka shkruan por dua tė tė jap njė pėrgjigje me disa vargje tė tjera:
ĒMENDURI NJERZORE
Sa tė ēmendur janė njerzit!...
Dashurohen gjithmonė pas tė pamundurės.
Dhe pastaj ankohen se janė fatkeqė.
Ndoshta do ishte mė mirė tė bėnin zap
Ēmendurinė e tyre.
Ndoshta...po paskėtaj
Ēfarė mund tė mbesė!?
Pėrqafime mik!
-
-
O mirse na erdhe Poeti
Agim Docit.
I dashur, i qeshur, i embel gjithmon
Afrohesh mes njerzve me zhurme
Karrike, filxhana levizin per ty
Humori derdhet si Lume.
-
-
i/e regjistruar
I Dashur Agim Doci
Ato qe te shkrova ishin shume miqsore, besoj se kjo merret vesh lehte. Ka kohe qe ti ke shkruar per shume kengetar dhe kompozitor. Sigurisht ke fituar edhe shume cmime. Dhe vertet jam kenaqur me ato qe ke shkruar.
Po te dergoj nje nga poezite e mia, megjithse nuk do te doja qe kjo poezi te rrinte ketu, te kjo teme qe ke hapur ti. Ka kohe qe e kam shkruar. Lexoje.
GURET
Gurėt janė tė errėt nė kontur
Dhe fjalėpakė si mumje egjyptiane
Rrokullisen, digjen, bėhen shkrumb
Nuk rrėfejnė mėkate kurtizane.
Vdekur bien tė shkretėt nė njė gropė
Zhytur thellė pa fare bukuri
Pėr themele ama janė tė fortė
Gurėt janė tė heshtur dhe tė zi.
Gurėt nuk rėnkojnė si burracakė
Pėr ca vite burg nė tokė tė thellė
Janė tė ftohtė dhe kur hapin plagė
Nė njė zemėr - bukurosh tė mjerė.
Gurėt rrokullisen se do Zoti
Thyejnė qafėn atje nė greminė
Unė si SIZIFI ngre qėmoti
Gurė tė palatuar dhe tė zinj..
Miqsisht,
Deti Bajri
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deti_bajri : 23-05-2002 mė 15:06
Shtepia e vjeter
-
-
i/e regjistruar
Mire se vjen ne Forum Agim,
''Ajo qė mbeti gjithė jetėn e virgjėr
Mė ra nė dorė krejt rastėsisht
dhe unė rrugaēi i poezive
e zhvirgjėrova.....pėrfundimisht ''
Edhe ty do te te punesojme me zhvirgjerimet e poezive te antareve, e paske kuptuar edhe vete, jo me kot je bere antar.
-
-
EDUKATOR SHPIRTĖRASH
per poetin e shquar Agim Doci
po ku je o poet
e di se sa te kam kerkuar qe ti lexoj poezite tuaja
qe nga ajo dite kur ishe i ftuar ne emisionin e Enver Petrovcit
"pa politike" qe ju nuk ndejtet urte dhe e perziet me pak politike
hehehehehe
po per mua a do te beni nje kenge
po nuk i dua ato fjale qe je keni thene Hamze Jasharit dikur
une dua qe te ngel i gjalle ende
hehehehehehhe
po mbi te gjitha pershendetje te perzemerta prano nga che guevara (jo komunist)
-
-
Tė dashur Anėtarė tė Forumit!
Sapo e hapa Postėn Elektronike, ua sa qejfė! Mė keni dėrguar mesazhe, urime, krijime, vlersime, kėrkesa dhe ftesa! Ju falėnderoj tė gjithėve! Ju dua shumė tė gjithėve! Por dua tė pėrqafoj fort deti_bajri-in, Che Guevarren dhe nėse nuk mė keqkupton PUTH PUBLIKISHT Estella-n!
deti_bajri - je kaq i kthjellėt nė poezinė tėnde GURĖT, kaq filozofi mban brenda bashkėsia 4 strofike, saqė mė vjen shumė inatė qė nuk jam unė autori! Tė lumtė dhe t'a kam borxh kėnaqėsinė qė mė krijove! Po tė dėrgoj njė strofė pėr "kompensim", apo "shlyerje borxhi", ndonse vargu im nė krahasim me tėndin! ėshtė si guraleci pėrballė shkėmbit!
Nė udhėkryq tė jetės rri ulur jeta dhe vdekja,
luajnė kumar tė dyja.
Mė tej u bėn tifozllėk herė njėrės e herė tjetrės
vehtja ime... vetmija!
Tė trejave u bėn sfidė pavdeksija.
Dy fjalė pėr Ty Estella!
USA - a mos do tė thotė United States of Albania?!
Veē mos ardhsha nė USA - se tė dytėn do tė kėrkoj tė takohem me Ty! (Mos pyet se kė do tė takoj tė parėn! Megjithatė po t'a them: ėshtė femėr, ėshtė e pėrjetsuar nė mes tė sheshit gjigand dhe quhet Statuja e Lirisė! Po tė nis dhe ty njė poezi pėr dedikim:
Erdha nga legjendat
Kam ndalur para Statujės sė Lirisė
dhe mė ngjan se Ajo ēuditet sa mė sheh.
-"Ej! Shqiptar je ti?" - sikur mė thotė.
-"Po o Zonjė e Rėndė" - i pėrgjigjem.
Nė mes meje dhe Asaj WCT - gropa e zezė e 11 shtatorit
lagur me lotė.....
Unė hesht dhe i lutem Zotit:
"Zot i madhėrishėm mos m'a kthe shpinėn!
se do prish legjendat!
Do kthej mbrapsht Doruntinėn!
Ajo nuk vjen mė nė Shqipėri se ndjen ftoht
vėllezėrit ia vranė,
Dornutina s'ka mė lot
Motėr me vėllezėr-tradhėtuar...
Unė Konstandini modern
do e hą Fjalėn e Dhėnė!
Shqipėria nuk ėshtė mė Nėnė!
Rri atje, mė mirė mėrguar,
7 dete kaptuar!!
Sesa nė Shqipėri...,
besėprerė dhe e pėrdhunuar!"
....Statuja e Lirisė me poetin e ēmenduar
kurrė nuk kishte flirtuar!
Pėr ty Che Guevarra!
Tė pafsha tė lirė atje ku Vajza e Legjendės Shtrunga (Struga) i dashurua plot zjarr me djalin ilirid (Ohridin) por familjet nuk u dhanė bekimin tė martohen! Ohridin e bėnė liqen, Shtrungė e shtrinė buzė tij tė lagė buzėt ēdo mėngjez, dhe vellon e bardhė tė dasmės sė Strugės (Shtrungės) Fatėthėnat e Legjendės Desarete thonė se Perėnditė e baba Tomorrit i dėrguan mjegullėn e pėrhershme qė bije mbi Strugėn e bukur sa vjen Stina e Dasmave. Liqeni i Ohrit puthet me Strugėn ēdo buzėmbrėmje, duke shuar prushin e dashurisė sė pėrjetshme!
Shkruamė nė adresėn time jashtė forumit "komandant" Cč Guevara dhe tė premtoj se do tė bėj njė kėngė mė tė bukur sesa tė Miranda Hashanit, e cila me vargjet e mija, si p.sh:
Nuk jam Prometheu
qė zjarrin e ndeza!
Mos digjni ato djepa
Ku lindi Nėnė Tereza! etj. etj.
Ka arritur sukses tė merituar.
Tė pėrqafoj me dashuri vėllazėrore
Poeti
Agim Doēi
-
-
i/e regjistruar
Agim Doēi,
Te falenderoj per fjalet e mira. Ne te vertet besoj se te gjithe te kane mirepritur ketu. Ndersa une jam gezuar. E di pse? E njoh nga larg karakterin tend ekspresiv, dhe sigurisht do jete shume gje e mire te ndjejme furine fjaleve te tua ketu. Besoj se je me i madhi ne moshe, por edhe me me shume pervoje.
Edhe nje here te falenderoj,
-
-
i/e larguar
Z. Agim-Poetit
Ketu ne Forum vihen re shume gabime ortografike, sepse shumica kane ikur te rinj nga Shqiperia dhe nuk kane bere shume Gjuhe Shqipe, disa kane probleme me tastieren pa llogaritur te tjere me mungesa informacioni.
Ndersa...juve nuk ju falet mbi te gjitha jeni poet
Z. Doci, me modestine dhe guximin e anonimit ju them se nuk shkruhet: qejfe por qejf
nuk shkruhet: inate por inat
Krispi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt