Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Filloj zbatimi i Marrveshjes se Ohrit ne Maqedoni

    MAQEDONI, Operacion ushtarak nė dy fshatra, evakuohet popullsia



    SHKUP (1 Shtator) - Ushtria maqedonase nis nje operacion te gjere ne zonen e Kumanoves kunder forcave te Armates Kombetare Shqiptare. Operacioni ushtarak e policor eshte perqendruar ne fshatin e Vaksinces dhe Lojanė ku ka nisur edhe evakuimi i banoreve nga frika e nje konflikti te mundshem mes forcave maqedonasve e serbe.Pjesa mė e madhe e banorėve qė po evakuohen janė gra dhe fėmijė. Menjehere pas zhvendosjes se popullsise ka reaguar Shtabi i Pergjithshem i Armates Kombetare Shqiptare e cila e ka quajtur kete 'nje akt barbar genocidist sllavbomaqedonas'. Shtabi i Armates ka nxjerre menjehere nje ultimatum sipas te cilit i jepet nje dite afat ushtrise maqedonase te terhiqet nga trojet e banuara kryesisht nga shqiptare. dxh/dxh

    ..........................
    mani

  2. #2
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Cfar po bene (ai) Ali Ahmeti ?
    Nga partija e tije sikur eshte dhe -zvendes ministri i rendit te Maqedonise!!!!!
    Hajde politik qe po bejne ....hajde?!
    Siduket, ketyre politikanve shqiptare te Maqedonise, kane filluar ti shijojne te mirat e te qenit ne pushtet.

  3. #3
    plaē te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Karrikja Eshte e embel po arrite t a mbushesh ate
    pastaj ngaqe jane t e etur per karrike humbasin otoritetin kollaj .

    Politikanet Shumica njesoj jane mos them te gjithe.
    " not yet "

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    DEKLARATĖ E GJENERAL VIGAN GRADICĖS: Konstatojmė se qeveria gangestere e Cervenkovskit ka marrė "bekimin" e nje pjese tė faktorit ndėrkombėtar dhe tė pushtetareve shqiptare. Po rishqyrtojme situatėn dhe t'i japim mėsimin historik terrorizmit shtetrore sllavomaqedon.
    Ju bėjmė thirrje atyre pak shqiptarėve qe kanė veshur uniformėn e turpit tė policise dhe ushtrisė sllavomaqedone dhe qė u prijnė ekspeditave gjenocidale tė kėtij pushteti kolonizator tė hedhin posht kėtė uniformė dhe tė largohen menjehere nė shtėpite e tyre. Ndryshe nėse shkojnė "si qeni nė vresht" fajtorė janė ata vet dhe familjet e tyre.

    Shtabi i Pėrgjithshėm i AKSH mori nė konsideratė Vendimin e Sekretariatit Vendimarrės te FBKSH pėr tė apilkuar nje detant post ultimatum pėr t'i lenė kohė politikės dhe faktoreve nderkombetar tė marrin masat pėrkatėse pėr ēmilitarizimin e Kumanoves dhe zonave tė tjera shqiptare rreth saj nga ekspeditat ndeshkuese etnike qe ka ndermarre pushteti kolonialist sllavomaqedon.

    Egersia e sllavomaqedoneve lidhet me konfliktin e vitit 2001. Ata e kane ndjere dhe e ndjejne veten te poshteruar nga sa ju ndodhi me shqiptaret e armatosur ate vit, dhe mllefin kane kohe qe e akumulojne dhe duan ta zbrazin. Menduan se ju erdhi momenti per te vepruar, ndaj ju drejtuan me egersi Kumanoves, Likoves, Vaksinces dhe fshatrave te tjera shqiptare per t'u hakmarrur me mjete barbare.

    Ne nuk e kemi hequr gjendjen e gatishmerise se jashtzakonshme dhe po ndjekim me kujdes zhvillimin e situates ne zonen e krizes. I kemi urdheruar forcat tona te AKSH qe i kane vene ne mes te dy zjarreve forcat sllavomaqedone qe te tregohen maksimalisht te kujdeseshme sepse brenda zones se krizes jane edhe njerezit tane. Nėse do tė shohim qė forcat militare sllavomaqedone do tė kryejne qoftė edhe njė veprim tė vogėl ndėshkues ndaj popullsise dhe forcave tona, do t'u japim mesimin e duhur historik.

    Gjejme rastin t'u drejtojme nje apel forcave nderkombetare, posaēerisht zedhenesit te NATO-s nė IRJM zotit Lejt, qe tė bėjnė rolin e diplomatit dhe te mos bjere nė nivelin e qeverise gangestere gjenocidiste sllavomaqedonase dhe te fyje me zhargone rruge Luftetaret e Lirise te AKSH. Nė se dėshirojnė tė na njohė keta te huaj le tė vijnė dhe tė bisedojnė me ne. Ju kujtojmė vetem nje fakt: 70 pėrqind e atyre qe jane ne radhėt e AKSH janė me arsim tė lartė ose studentė tė viteve tė fundit. Asnjė person i denuar pėr krime nga gjykatat nuk eshte rekrutuar dhe nuk do te rekrutohet ne AKSH. Ndaj jemi te detyruar t'u themi tė ndalin gjuhen e helmatisur nga idologjia gjenocidiste serbo-sllavomaqedone dhe te mos na provokojne mė. Ndryshe do t'u japim mėsimin e duhur qė tė na njohin mire.

    Apelojmė para disa politikaneve shqiptare, deputet apo ish-luftetare te UĒK qė tė mos bashkohen padashur nė "korin" antishqiptar tė sllavomaqedonėve duke u munduar ta zvogėlojnė padrejtėsisht forcėn reale tė AKSH. Ish-UĒK u shperbe qysh kur u firmos "Marreveshja famekeqe e Ohrit". Ata Luftetare te Lirise qė nuk hodhen armėn krahėve pėr tė drejta njeriu dhe pėr tė shkuar nė Parlamentin e sllavomaqeonasve, apo pėr ta "bekuar" me armė kėtė shtet artificial, i jane bashkuar AKSH, i janė bashkuar Platformes sė FBKSH dhe njohin vetem kėtė Front si strukture politike udhėheqėse, pėr tė ēliruar trojet e okupuara shqiptare, pėr tė dekolonizuar popullin nga pushteti gjenocidist i IRJM si dhe pėr t'i ribashkuar ato me shtetin amė, Shqipėrinė. Pashallėqet, bajraqet, principatat dhe fundullėku "kėtu jam unė", duhet t'i kaperxejmė nėse dėshirojmė tė mos na denoje historia , nėse duam tė hedhim tej zgjedhen koloniale qe perjetojme. Ju bejme thirrje gjithe forcave te paorjentuara te armatosura shqiptare qe t'i bashkohen formacionit te vetem luftarak qe vepron ne terren, AKSH-sė, kesaj ushtrie qe e lindi populli, e mbane populli dhe e frymzone populli per te kryer vepren historike.

    Luftėtarėt e Lirisė tė AKSH nuk janė "kriminel", nuk jane "terroriste" dhe as tė lidhur me ndonjė llojė trafiku, sikurse na konsiderojne shovenogllaberuesit e Beogradit, nxenesi i tyre Cervenkovski, me gjithe qeverine e tij gangestere dhe disa tė papėrgjegjshėm zėdhėnėsa rrogėtare tė faktorit nderkombėtar. Nėse tė kėrkosh ēlirimin dhe ribashkimin kombetare, tė kėrkosh hedhjen tutje te zgjedhes koloniale serbo-sllavomaqedone, nėse tė mbrosh truallin tėnd nga spastrimi etnik, gjenocidi, krimet dhe dhuna etnike qėnkėrkan "krime", ne do tė bėjmė ēdo ditė "krime" tė tilla deri sa ta ēlirohemi dhe ribashkohemi.

    Shtabi i Pėrgjithshėm i AKSH priste njė reagim tė shpejt tė faktorit nderkombėtar, veprues ne IRJM. Konstatojmė me dhimbje se ky faktor me sa duket u ka dhėnė "bekimin" pėr terrorizėm shtetror dhe krime etnike pushtetit militare sllavomaqedon. Kėtė "bekim" pėr fatin e keq, e kanė dhėnė edhe pushtetarėt e BDI. Kjo situatė po shqyrtohet me pėrgjegjesi nga Sekretariati Vendimarrės i FBKSH dhe shumė shpejt ne do tė veprojmė nė pėrputhje me situatat e krijuara.

    Ju bėjmė thirrje atyre pak shqiptarėve qe kanė veshur uniformėn e turpit tė policise dhe ushtrisė sllavomaqedone dhe qė u prijnė ekspeditave gjenocidale tė kėtij pushteti kolonizator tė hedhin poshtė uniformėn e turpit dhe tė largohen menjehere nė shtėpite e tyre. Ndryshe nėse shkojnė "si qeni nė vresht" fajtorė janė ata vet dhe familjet e tyre.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin keta do e zbulojne kush e vrau kriminelin e Beogradit se u mbet keq kjo pune.Kuku per ne e mozamakeq.Po a ka ma zi se me u marre me pune te fliqta si me Gjingjiqin,kriminelin ordinar kunder ne shqipetareve ne ballkan
    po kur je komandant eshte lehte e kalle ku te dush.


    MAQEDONI, Avdil Jakupi "Ēakalla" kėrcėnon me fillimin e luftės


    SOFJE (4 Shtator) - Avdil Jakupi, i cili konsiderohet si komandant i Armatės Kombėtare Shqiptare, kėrcėnoi sot nė njė intervistė pėr televizionin bullgar "BTV" se do tė fillonte njė luftė pėr shpėrbėrjen e Maqedonisė. "Maqedonia nuk mund tė jetė njė shtet, pasi kryeministri Branko Crvenkovski ėshtė njė kriminel i implikuar nė atentatin kundėr Zoran Gjingjiē", ish-shefit tė qeverisė serbe, i vrarė nė mars nė Beograd. "Prandaj ne jemi tė revoltuar dhe do tė fillojmė njė luftė", deklaroi Avdil Jakupi, nė njė intervistė telefonike. "Maqedonia duhet tė bėhet njė protektorat nėn kujdesin e Europės dhe Shteteve tė Bashkuara", vlerėsoi udhėheqėsi, i cili kėrkohet nga policia maqedonase. Nga ana tjetėr, Jakupi vlerėsoi se "nuk ka vend" pėr politikanė nė Armatėn Kombėtare Shqiptare dhe se "Ali Ahmeti ka degraduar". "Jam unė komandanti i ushtrisė qė vepron nė territorin maqedonas", konfirmoi Avdil Jakupi. ro/ro (BalkanWeb)
    --------------------------
    mani

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin dikush me kritikoj nje dite se jam fetar,por per kunder do them pra se prap jo more bur nuk jam saj udhe por po me pelcet zemra kur po nie e shohe lloj lloj marrie nga politkajt,lideret dhe patriotet tan.Qe edhe nje deshmi se sllavi nuk eshte fajtor,qe edhe jej deshmi se ne jemi shtriga e vet vetes,qe edhe nje deshmi e do behen nje mij.
    A ka ma zi dje Ostreni armatoste fukaran e shkret me parat e tyre e sot ai ua grumbullon atoi arme qe ai i detyroi ti blenin.
    Po te njejt Cakalla,Ozdreni Ahmeti e shume e shume slabvomaqedonas shqipetar.
    Ku do mbesim“neser,cka do na ziejne neser keta lider e patriota???


    Rajon: Nė IRJM filloi fushata pėr dorėzimin e armėve


    Sipas agjencive maqedonase tė lajmeve, prej sot zyrtarisht fillon fushata pėr ngritjen e vetėdijes publike pėr realizimin e Programit kombėtar pėr rritjen e sigurisė pėrmes dorėzimit vullnetar tė armėve tė zjarrit, tė municionit dhe tė lėndėve shpėrthyese. Kėtė e bėri tė ditur nė njė konferencė pėr shtyp kryetari i Trupit bashkėrendues pėr grumbullimin e armėve Gėzim Ostreni.
    ---------------------------
    mani

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •