Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 137
  1. #121
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pra sic e thashe edhe me siper, ne rastin e zbritjes se pellumbit si shenja e prezences se Frymes se Shenjte, kemi drejtpersedrejti nje lidhje midis historise se Noahut qe nxorri pellumbin per te pare nese kohe e paqes kishte mberritur edhe per te gjetur vendin se ku, po ashtu edhe ne Ungjill, Noahu qe simbolizon Israelin edhe te gjithe njerezit qe do marrin Shpetimin gjejne kohen e paqes edhe vendin (personin) qe e sjell ne Krishtin....



    Sidoqofte, le te shohim se cfare thote Shen Joan Gojarti i shekullit te IV pas. K, edhe sa bie dakort ai me kete mendim qe une dhashe:


    Nga komentari i ketij shenjti ndaj Ungjillit te Matheut, Homilia e 12


    Edhe kur Jisui u pagezua, doli prej ujit edhe ja tek qiejte u hapen para tij"


    Perse u hapen qiejte? Qe te te informojne ty se edhe ne pagezimin tend ngjet e njejta gje, Zoti qe po te therret ty nga lartesite, edhe qe te te binde qe te mos kesh me gje te besh me gjerat tokesore. Edhe nese nuk e sheh, mos dysho per kete. Pasi, per me teper, ne fillimet e gjerave te mrekullueshme edhe frymore, shfaqen edhe shenja vizive, edhe keto shenja behen per hir te atyre qe nuk kuptojne mire, edhe qe kane nevoje per gjera te dukshme, edhe te cilet as qe mund ta konceptojne fare natyren e ndonje gjeje te padukshme, por qe ngazellehen vetem prej gjerave qe shihen. Edhe pse keshtu pas kesaj gjera te tilla nuk perseriten me, ajo qe eshte shpallur nje here e mire prej tyre le te merret prej teje me bese.


    Pasi ne rastin e Apostojve, u be nje "zhrume stuhie te fuqishme" edhe vizione jguhesh te zjarrta e shfaqen, por jo per hir te Apostojve, por per shkak te Judenjve te pranishem. Sidoqofte, edhe pse nuk shohim shenja te dukshme, ne serish i marrim gjerat qe u jane manifsetuar atyre. Keshtu qe pellumbi vete u shfaq ne ate kohe, qe ishte si nje gishtregues, si te thuash, qe tu tregonte atyre te pranishmeve edhe Joanit Birin e Perendise. Edhe jo vetem per kaq, por qe edhe te te tregoje ty, se edhe ty ne pagezimin tend Fryma zbret. Por meqe neve nuk kemi nevoje per shenja te dukshme, per gjithshka na mjafton besimi. Pasi shenjat nuk jane per ata qe besojne, por per ata qe nuk besojne


    Por perse ne formen e nje pellumbi? E bute eshte ajo krijese edhe e paster, ashtu sikunder edhe Fryma, po ashtu, eshte Fryme e butesise, prandaj edhe Ai shfaqet ne ate forme. Vec kesaj, Ai po na rikujton historine e hershme. Pasi po keshtu nje here e nje kohe nje varke e zakonshme po pershkonte mbare boten, ndersa gjinia jone ishte ne rrezik zhdukjeje, u shfaq kjo krijese, edhe tregoi per clirimin nga rreziku, me te mbajtur nje dege ulliri, dha lajmin e mire e paqes se te gjithe botes, qe e gjitha ishte vecse tipi i asaj qe do te vinte me vone. Pasi ne fakt gjendja e njeriut ne ate kohe ishte me e keqe, edhe ata meritonin denim me te madh. Qe te te ndale ty se deshperuari, Ai te kujton ty ate histori. Pasi atehere po ashtu, kur gjerat ishin ne deshperim, pati nje lloj clirimi edhe riformimi. Por atehere me ane te ndeshkimit, ndersa tashti, ne te kunderten, me ane te hrit edhe Dhurates se papershkurarshme. Prandaj edhe pellumbi shfaqet, jo duke mbajtur nje dege ulliri, por duke na treguar neve Clirimtarin nga te gjitha te ligat, edhe duke parathene shpresat plote hir. Pasi jo vetem qe nxjerr nje njeri te vetem nga nje arke, por te gjithe boten e drejton drejt qiellit, edhe ne vend te deges se paqes prej ullirit, ai (pellumbi) shpall pranveren e te gjithe botes sone.

    Reflekto pra ne madheshtine e dhurates...




    ps: Shen Joan Gojarti ne kete Predikim u drejtohet atyre qe po pagezohen, te cileve u drejtohet me "ty" gjate shkrimit!

  2. #122
    Postuar mė parė nga Seminarist
    sinqerisht qe me vjen keq qe po ndodh me te njejtin person ky kuotim, por ju siguroj se nuk eshte asgje personale.

    Vetem desha te them se vetem nga keto pergjigje e perkufizime ruhuni, se jane teper te gabuara, ne mos ne fakt perbejne herezi, si ajo dokeiste.


    Te krahasosh Misherimin e Krishtit, me shfaqjen e Shpirtit te Shenjte ne trajen e nje pellumbi, eshte pikerisht herezia per te cilen une bera fjale me siper.

    Kisha e vertete e Krishtit, ajo ortodokse, beson se Krishti, Vete e dyte e Trinise, u be me te vertete njeri edhe jo thjesht ne dukje te trajtes se njeriut, ndersa po ashtu nuk njeh ndonje forme te caktuar fizike te Atit apo Frymes se Shenjte.

    Pellumbi per te cilen behet fjale aty eshte vetem nje shenje e jashteme fizike e prezences se Frymes se Shenjte, por jo se ishte vete Fryma!!!!

    Shembuj ku Perendia na i ben te njohur prezencen e Tij me ane gjerash vizive si ere, zjarr, re ka plot ne historine e Isrealit ne dhiaten e vjeter e ne te rene, por kjo nuk do te thote se Perendia mori trajta reje, zjarri apo ere (stuhie)!
    Mua me duket se ne disa raste, si ne kete tani, ti thjesht perserit ate qe them une, vetem se nga qe nuk e kupton se c'kam shkruar e rishkruan ne nje forme qe e kupton ti vete. Nuk ka problem, rendesi ka qe shkruan dicka per te cilen jemi dakrod dhe e kuptojme me ne fund.

    Une nuk e krahasoj misherimin e Krishtit me shfaqen e Frymes se Shenjte. Dhe sa per ate shprehjen qe e permend gjithmone:
    "Kisha e vertete e Krishtit, ajo ortodokse" ate nuk ka nevoje ta perserisesh me, sepse jo vetem qe fyen gjithe ata qe jane te krishtere, por fyen dhe vete kishen ortodokse qe njeh jo vetem veten e saj por dhe vellezrit dhe motrat e tjere ne kishat e tjera. Nese je thjesht nje fetar me nje kendveshtrim te ngushte te krishterimit atehere te kerkoj te falur.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #123
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga Manulaki
    [B]Jo, Zoti nuk behet pellumb, por vjen ne formen e nje pellumbi, ashtu sic erdhi ne mish, ne formen e Jezu Krishtit.

    I/e nderuar Manulaki,

    juve mund te jeni nje person pozitiv edhe i mire a zgjuar, gje qe nuk eshte as objekti i pergjigjeve te mia, as kritikave. sidoqofte shih me siper kuotimin, se une nuk kam se si te gjykoj dicka vecse me ane te atyre fjaleve qe shprehen.

    Juve thoni se Zoti vjen ne formen e nje pellumbi, duke e krahasuar ashtu sikunder erdhi ne Krishtin.

    A e kupton dot rezultat e ketij lloj te shprehuri?

    Kete kritikova une, e asgje me shume, edhe do ish mire qe te krishteret te kene modestine e te pranuarit te te qenit gabim.



    Perendia shfaqet ne forma te ndryshme qe t'iu beje te njohur njerezve planin dhe deshirat e tij.

    Pershendetje

    Perendia nuk shfaqet ne forma te ndryshme, Manulaki. Shfaqja e Perendise eshte unike edhe vetem nje, ajo e misherimit te Krishtit, prandaj, qe ta lidh me ikonat, tashti edhe mund ta pershkruajme Ate, pasi Ai u shfaq, edhe kjo nuk eshte e njejte me manifestimet apo me vizionet qe kane patur profetet ne DHV, te cilet edhe pse pane manifestime apo vizione te Perendise, serish, meqe nuk ishte shafqja e Perendise ne vetvete, as nuk u lejuan ta paraqesin Ate ne imazhe ikonash.


    Persa i perket krishterimit, mos valle me mohohet mua e drejta te besoj se krishterimi ortodoks eshte ai qe une besoj si i vetmi i vertete? Perse u dashka te censurohet mendimi im pasi kjo mund te lendoje dikend? Kjo nuk eshte as menyre e krishtere e te menduarit, por kompromentim i se vertetes. Se fundi une as nuk hodha poshte te krishteret e tjere.


    ps: a mendon se te pranosh gabimin edhe modestia nuk jane kurre gabim?

  4. #124
    Te me falesh qe ne nxitimin tim kam thene ate qe ke nenkuptuar ti ne shkrimin tned.

    Gjithashtu, kush eshte ketu ai qe shkruan gjihmone per gabimet e te tjereve dhe nuk pushon se korrigjuari.!

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #125
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ej po me thoni se cfare ehste Krishti per ju.
    Zot, bir i Tij, apo shpit i shenjte. apo te gjitha bashke?
    Kjo per fillim.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #126
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    indrit - mund te pyes ku e ke marr kete frymezime fetar qe te ka bere te besosh kaq thellesisht???
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

  7. #127
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Hahahaha!

    Tere kete frymezim po ma jepni ju patriote te dashur.
    Une kerkoj te besoj ne teorite tuaja dhe ne ribotimet e reja te bibles por fatkeqesisht nuk mi pranon mendja tete ato legjenda qe thoni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 22-10-2003 mė 10:27
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #128
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    Indrit......me ke keqkuptuar.......une nuk i besoj ato legjendad per te cilat fliten ketu do te jen nga bibla apo nga kurani.........
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

  9. #129
    Postuar mė parė nga IsiNYC
    Indrit......me ke keqkuptuar.......une nuk i besoj ato legjendad per te cilat fliten ketu do te jen nga bibla apo nga kurani.........
    Cfare mendimi ke ti atehere mbi islamin apo krishterimit pavaresisht qe te duken se flasin per legjenda, ose ne menyre me vulgare, cila legjende te pelqen me shume...
    pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  10. #130
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    Manulaki,

    pyetje e veshtire kjo e jotja..... perpara se ti pergjigjem dua te deklaroj edhe nje here qe BESOJ NE ZOT.....por nuk besoj se librat fetar jane 'fjalet' apo deshira e 'Tij' nqs mund ti referohemi ashtu.

    Si Tregim:

    per mua - jeta e muhamedid eshte me interesante se sa e jezusit - por si tregim dhe jo me teper se kaq

    Si Besim:

    Llogjikisht.....duke mar persiper qe kemi nje plotkuptim standard midis nesh qe Zoti eshte i pavarur, pa fund dhe pa kuptim ne syt tona --- e kam SHUME te veshtire te besoj tregimet per Jezus Krishtin lindjen e te virgjires dhe Krishti si Zot edhe njeri ne te njejten koh por.....qe i referojm me titullin 'biri i Zotit'. Me jep nje ndjenj qe fillimtaret e fes Krishtere donin ti mublonin gjithe vrimat qe mund te lenin ndonje dyshim ne mendimin e njerzve.

    Kurse mendimi Islam qe Zoti nuk ka fillim apo fund dhe eshte nje qenie supernatyrale qe ne nuk mund ta kuptojm apo ta imagjinojm dote eshte me e pranueshme se ideja Krishtere.

    Si Praktik:

    E di qe nuk ka qene e vertet gjithmone por sot.....feja Krishtere eshte bere me paqesore se feja Myslimane. Kjo mund te shpjegohet edhe mund te justifikohet me shume menyra nga ana Myslimane por e verteta prap qendron.

    Kisha Krishtere ka qendruar ne anen e gabuar te shume vertetimeve shkencore........por......perfundimisht e ka pranuar ndryshimin dhe evolucionin tone njerzor...... E kam parasysh qe kjo qendron si turp per Krishteret por prap......Koha ndryshon --- dhe ato kan ndryshuar me kohen.

    Nuk mund te them te njejten gje per Myslimanet. Javes qe kaloj Presidenti Malsias kerkoj dhe therriti per perparimin modernizimin e Islamit neper bote. Si fe Islami ka mbetur i izoluar. Problemi filloj kur kjo fe filloj te politikanizohej per perfitim nga disa.

    Myslimanet ne boten Krishtere kan mundesi te perparojn dhe te jetojn nje jete normale. Krishteret ne boten Myslimane jan te persekutuar. Nuk e di nqs fajtor esthe feja Islame apo interpretimi i saj.......por e verteta prap qendron.
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  3. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •