Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Parlamenti i Serbisė dhe Kosova

    E kujtova shprehjen popullore "Ujku qimen ndėrron, por zakonin s'e harron" kur dėgjova nė lajmet e Radio-Kosovės kėtu nė internet se Parlamenti i Beogradit paska deklaruar se Kosova qenka "pjesė e pandarė e Serbisė." Lajmi mė mbushi me neveri.

    Kėta zotėrinj nuk duan tė mėsojnė kurrgjė dhe po vazhdojnė me avazin e vjetėr. Mospėrfillja e kėrkesave legjitime demokratike tė majorancės sė popullit tė Kosovės ėshtė totale nė kėta qarqe.

    Suedia pėr 650 vite nė radhė kishte pushtetin nė Finlandė, deri nė vitin 1809. Pastaj deri nė vitin 1917 Finlanda ishte nėn sundimin e Rusisė. Shpalli pavarėsinė e vet po nė atė vit.

    Dua tė pyes deputetėt e Beogradit: A duket e arsyeshme tė fillojmė ne nė Suedi tė bėrtasim dhe tė qajmė: "Nė Finlandė kemi njė pjesė shumė tė cmuar tė kulturės sonė.... kemi kishat suedeze, Akademinė e Abos, kėshtjellat nga tė cilat luftuam kundėr rusėve - Sveaborg, Nyslott etj. Dhe pakica suedeze nė Finlandė, 300 000 veta (8% prej popullsisė) ka nevojė pėr pėrkrahjen tonė!!!"

    Flisni nė kėtė mėnyrė nė Suedi, zotėrinj, dhe pas pak do tė shtriheni nė njė institucion psikiatrik. Sepse asnjė suedez me mend flet nė kėtė mėnyrė.

    Por ju, zotėrinj, s'keni turp tė flisni nė atė mėnyrė pėr Kosovėn! E pabesueshme n'Evropė nė vitin 2003.

    A jeni n'Evropė, zotėrinj? Mund tė dyshohet!

    Shumė i revoltuar miku suedez i shqiptarėve:
    Ullmar Qvick

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50

    Re: Parlamenti i Serbisė dhe Kosova

    Postuar mė parė nga Ullmar Qvick
    E kujtova shprehjen popullore "Ujku qimen ndėrron, por zakonin s'e harron" kur dėgjova nė lajmet e Radio-Kosovės kėtu nė internet se Parlamenti i Beogradit paska deklaruar se Kosova qenka "pjesė e pandarė e Serbisė." Lajmi mė mbushi me neveri.

    Kėta zotėrinj nuk duan tė mėsojnė kurrgjė dhe po vazhdojnė me avazin e vjetėr. Mospėrfillja e kėrkesave legjitime demokratike tė majorancės sė popullit tė Kosovės ėshtė totale nė kėta qarqe.

    Suedia pėr 650 vite nė radhė kishte pushtetin nė Finlandė, deri nė vitin 1809. Pastaj deri nė vitin 1917 Finlanda ishte nėn sundimin e Rusisė. Shpalli pavarėsinė e vet po nė atė vit.

    Dua tė pyes deputetėt e Beogradit: A duket e arsyeshme tė fillojmė ne nė Suedi tė bėrtasim dhe tė qajmė: "Nė Finlandė kemi njė pjesė shumė tė cmuar tė kulturės sonė.... kemi kishat suedeze, Akademinė e Abos, kėshtjellat nga tė cilat luftuam kundėr rusėve - Sveaborg, Nyslott etj. Dhe pakica suedeze nė Finlandė, 300 000 veta (8% prej popullsisė) ka nevojė pėr pėrkrahjen tonė!!!"

    Flisni nė kėtė mėnyrė nė Suedi, zotėrinj, dhe pas pak do tė shtriheni nė njė institucion psikiatrik. Sepse asnjė suedez me mend flet nė kėtė mėnyrė.

    Por ju, zotėrinj, s'keni turp tė flisni nė atė mėnyrė pėr Kosovėn! E pabesueshme n'Evropė nė vitin 2003.

    A jeni n'Evropė, zotėrinj? Mund tė dyshohet!

    Shumė i revoltuar miku suedez i shqiptarėve:
    -----------------------------

    Zotri i nderuar

    Keni marre nje shembull te shkelqyer per te ilustrur cmendurine serbe.

    Shpresoj se te njejten gje do ta beni edhe ne ndonje forum serb. Apo me mire do te ishte qe kete gje t'ua thoni politikaneve e intelektualeve serbe permes institucioneve relevante suedeze.

    Do te kete peshe shume te madhe kur nje gje te ketille iu thuhet direkt serbeve qofte ne Beograd qofte kur ata vine per vizita te shpeshta ne Suedi.

    Mendoj se do te ishte shume me vend qe e njejta gje t'i thuhet edhe Shefit te UNMIK-ut Harri Holkeri (ani pse ai e di kete), i cili ne vend qe te reagonte kunder asaj cmendurie, deklaroi se "nuk pajtohem me mendimin e shqiptareve se serbet nuk kane ndryshuar".

    Me respekt

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ullmar eshte vertete kenaqesi te lexosh hapjen e kesaj teme prej teje dhe per me teper ta lexosh ate ne shqipe te paster.

    Deklaratat apo votimet e parlamentit serb gjate dekadave te shkuara kane sherbyer per t'i dhene jete e forme ligjore zhdukjes fizike, historike e politike, te identitetit shqiptar ne Kosove. Heqja e autonomise, masakrat sistematike, genocidi, ligjet per te ndaluar lindjet e femijeve deri dhe helmimi i tyre neper shkolla kane qene te mbeshtetura direkt ose indirekt nga ai institucion.

    Deklaratat e sotme tregojne se ai institucion nuk ka ndryshuar ... por fatmiresisht realiteti eshte krejt tjeter. Britmes se parlamentit serb, sot nuk i pergjigjet dot me armata jugosllave, cetat e paramilitareve apo segmentet e UDB ..... ajo britme konsumon energjite e atij qe e leshon si dhe vazhdon ta izoloje me tej Serbine ne planin nderkombetar.

    Deklarata te tilla si dhe vrasja e Gjingjicit tregojne se rruga e serbeve per demokratizim dhe integrim nuk pengohet vetem nga kriminele mercenare te ngelur jetime, por mbi te gjitha nga mentaliteti i ndryshkur i ultranacionalizmit serb qe eshte kthyer ne gjuhe institucionale.

    Per sa me lart ne shqiptaret nuk duhet te shqetesohemi per te tilla deklarata, perkudrazi, fale impotences se tyre ato i sherbejne Kosoves shume me teper se sa heshtja.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Ulli nje teme mjaft e qelluar,por ma merr mendja se krahasim jo adekuat me ata far suedezet tu sepse para pak ditesh me ra te lxoje ketu ne nenje gazete te jashtme tek ne ne Kosove se atje paska kerkśar te vuaj denimin nje nga kriminelet dhe bashkpunetoret e kriminelit te Ballkanit Pllavshicka,e ajo atje u prit mer tufa lulesh dhe me torte per ditelindjen e saj.Kjo na jep me kuptue se nuk ashte ne regulle dic me ata njerz dhe njeriun qe erdhi ne krye te administrates se Kosoves.
    Na skjaro me gjere lidhur me kete.

    ------------------
    mani

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Karpenter: Uashingtoni mund t'ia lėrė BE-sė ēėshtjen e Kosovės
    Lajmi i ores 9:10 AM


    LONDĖR (29 Gusht) - Drejtori i Institutit Kejto nė Uashington Ted Karpenter deklaroi pėr BBC se SHBA do ta mbėshtesin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinės, por nė tė nuk do tė marrin pjesė nė ndonjė mėnyrė serioze, meqenėse Kosova tani me siguri pėr to, sipas rėndėsisė, ėshtė e dorės sė dytė nė politikėn e jashtme amerikane. Ai tha se Uashingtoni ēėshtjen e zgjidhjes sė Kosovės do tė mund t'ia linte Bashkimit Evropian, duke vlerėsuar se kjo ndoshta nuk do tė jetė mirė pėr interesat e Serbisė, sepse e ka krijuar bindjen se BE do tė pėrpiqet pėr ndonjė Kosovė tė pavarur, nė kuadėr tė planit afatgjatė qė Ballkani tė bėhet pjesė e BE. ro/ro (B92/BalkanWeb)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Disa komente

    Sė pari dua tė falėnderoj Drinin, Orkun dhe Manin pėr komente dhe fjalė pozitive. Do tė pėrpiqem tė pėrhap mesazhin tim, me pėrmbajtje pak mė tė zgjeruar, qė tė lexohet edhe nė qarqet pėrkatėse serbe dhe suedeze.

    Mani, disa komente. Duhet tė bėsh dallim midis politikės globale tė vendeve nordike dhe ngjarjeve individuale. Nė pėrgjithėsi politika nordike ėshtė shumė pozitive. Pėr gati 200 vite nuk kemi qenė nė luftė midis nesh. Suedia kishte union personal (njė mbret, dy parlamente) me Norvegjinė deri nė vitin 1905. Norvegjezėt donin tė shkėputėshin dhe kjo u bė pa luftė. Finlanda fitoi pavarėsinė nė vitin 1917 - pa kundėrshtime nga ana e vendeve nordike. Disa padrejtėsi etnike ekzistojnė edhe tani por nuk shkaktojnė konflikte me armė.
    Nė shekujt XV, XVI, XVII dhe XVIII ne ishim nė luftė vazhdimisht me Danimarkėn, Norvegjia, Islanda dhe Finlanda nuk ishin shtete tė pavarura. Por para 200 vitesh filloi koha e pajtimit dhe bashkė-punimit. Nė kėtė proces studentėt nordik ishin nė krye.

    Nė lidhje me problemet ballkanike nordikėt janė shumė tė paditur. Mendimi para 20-30 vitesh ka qenė: Nė Jugosllavi jetojnė jugosllavėt, kanė njė sistem socialist mė tė mirė se nė bllokun sovjetik. Delegacionėt socialdemokratė dhe tė sindikatave kanė bėrė shumė vizita nė Jugosllavi. Ish-konsulli jugosllav nė qytetin suedez Malmö Gösta Nydahl nė librin e vet "Landet som inte är" (Shteti qė nuk ėshtė) shkruan pėr takimin e tij me disa intelektualė nga Kosova. Pastaj, shkruan ai, kuptova pse institucionet qė mė kishin ftuar mė kishin dėrguar nė gati cdo pjesė tė Jugosllavisė - me pėrjashtim tė Kosovės! Gjendja atje nuk ishte aspak reklamė pėr regjimin....

    Kėtu nė vitet e fundit dy parlamentarė socialdemokratė kanė qenė pėrkrahės fanatikė tė politikės serbe. Janė pritur me indinjatė nga politikanėt e tjerė, por propaganda e tyre proserbe vazhdon. Me ta janė bashkuar disa ekstremistė majtist, tė cilėt kanė si idhull shkrimtarin amerikan Naom Chomsky, i vetmi amerikan qė pėrkėdhelet nga Beogradi...

    Nė Jugosllavi jetojnė jugosllavėt..... Mė kujtohet rrėfimi i arsimtarit shqiptar Sadulla Zendeli, i cili erdhi pėr vizitė nė njė shkollė nė Suedi, ku drejtoria kishte organizuar arsim pėr fėmijėt mėrgimtar "jugosllav". Bashkė me drejtorin Sadullai erdhi nė klasė. Ai u habit: fėmijėt ishin tė gjithė shqiptarė, por mėsimin e kishin serbokroatisht. Sadullai u revoltua dhe bėri vėrejtje drejtorit. Kur ky i bėri njė pyetje tė rreptė arsimtarit serb, ky u zbeh dhe filloi tė llomotiste. Kur Sadullai filloi tė fliste shqip me fėmijėt drejtori hoqi menjėherė arsimtarin serb nga puna, dhe ai u zėvendėsua nga Sadullai.

    Duhet tė shikosh nė kėtė dritė lajmin pėr kriminelen serbe qė festoi ditėlindjen nė Suedi me tortė. Suedezėt e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė problemet ballkanike. Shumė prej tyre edhe sot mendojnė se ju tė gjithė jeni mė shumė apo mė pak tė cmendur dhe se ju do tė luftoni njeritjetrin deri nė asgjėsim.... Me njerėz aq tė egėr nuk duan tė mbajnė kontakte. Po shkruaj sinqerisht.

    Besoj se tė gjithė njerėzit tė matur nė vendet ballkanike duhet tė informojnė me mend dhe logjikė Evropėn pėr problemet qė ekzistojnė. Dhe tė gjithė duhet tė punojnė pėr tė eliminuar traditat e kėqia. Nga ana tjetėr kur cdo pėrparim, cdo iniciativė e mirė pengohet nga njerėz arrogantė, egoistė dhe koruptuar nga jashtė, tė cilėt do tė punonin pėr OKB-nė dhe UNMIK-un por vetėm veprojnė pėr tu pasuruar, pėr tė shfrytėzuar situatėn - si do tė dėgjojė kjo Evropė zėrin e sė vėrtetės?

    Ndoshta teprova nė kritikėn time - sė paku shpresoj se po.
    Ullmar Qvick

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėrshėndetje mikut suedez tė Shqiptarėve zotit Ullmar Qvick

    Mė vjen shumė mirė qė tani tė gjithė kanė kuptuar mentalitetin serb, mentalitet i cili sė pari u njoht nga vet serbėt e ndershėm nga bėmat e bashkėkombasve nė popujt tjerė tė rajonit. Nė fillim tė shekullit tė kaluar shkrimtari i njohur serb Dimitrije Tucoviq shkruante "Ushtria serbe kudo qė kalon vetėm hi lė pas", shkrimtari tjetėr serb Bogdan Bogdanoviq para disa viteve (para luftės) ju kėrkonte falje nėnave shqiptare pėr krimet e bashkėkombasve tė tij nė fėmijtė e tyre. Kurse tani qė tė gjithė e kanė kuptuar kėtė mentalitet tė paktėn ashtu duket.
    Shpresojmė qė ky mentalitet tė ndėrroj nė tė ardhmen sė pari sepse ne fqinjėt e tyre jemi ata qė do tė pėrfitojmė mė shumė nga kjo e pastaj edhe gjithė Europa e edhe gjithė bota, dhe nė kėtė mendoj se qė tė gjithė duhet punuar.


    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    I mbyturi perpelitet me shume, ne momentet e fundit kur e ndjen se po shkon ne fund te oqeanit. Ai mundohet te kapet edhe pas nje fije kashte qe noton mbi uje, me shprese se ajo fije kashte do ta shpetoje nga mbytja.

    E njejta gje, mund te thuhet edhe per palen serbe, qe edhe pse nga dita ne dite po u behet me e qarte nga te gjitha palet ne Perendim se ata e kane humbur Kosoven, keta me mentalitetin e tyre komunist qe ende e shtrengojne fort, kembengulin tek e tyrja duke sfiduar gjithe komunitetin nderkombetar.

    Kjo eshte nje beteje e humbur per ta pasi Kosova eshte de-fakto e pavarur.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK: Deklarata e Beogradit-agresion kushtetues ndaj Kosovės


    Prishtinė, 29 gusht - Kryesia e Partisė Demokratike tė Kosovės vlerėsoi se "Deklarata pėr Kosovėn", e miratuar nė Kuvendin e Serbisė, ėshtė agresion kundėr Kosovės dhe qytetarėve tė saj qė gjeneron konflikt. Prandaj, ajo vlerėson se nė Parlamentin e Kosovės duhet tė ndėrmerren hapa adekuatė kushtetues kundėr kėtij agresioni. Nė deklaratėn e Kresisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės, tė lėshuar pas mbledhjes sė sotme, thuhet se me kėtė agresion, qeveria dhe parlamenti i Serbisė e kanė hequr nga rendi i ditės ēėshtjen e bisedimve midis Prishtinės e Beogradit, duke vepruar nė kundėrshtim me kėrkesat e bashkėsisė ndėrkombėtare. Partia Demokratike e Kosovės kėrkon qė pėrfaqėsuesit e saj nė Parlament dhe nė Qeveri t'i kryejnė detyrat e tyre nė raport me interesat vitale tė vendit dhe nė pėrputhje me vullnetin e qytetarėve qė pėrfaqėsojnė. Ajo i kėrkon Qeverisė qė ta shqyrtojė situatėn e krijuar, kurse Kuvendit i propozon tė miratojė masat adekuate pėr veprim tė mėtejmė. Kryesia e Partisė Demokratike tė Kosovės u bėri ftesė partive politike qė t'i fillojnė bisedimet pėr ta arritur sa mė parė koncensusin politik pėr tė gjitha sfidat me tė cilat po pėrballet Kosova.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e dyla
    Anėtarėsuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    surrey, england
    Postime
    12
    Edith Durham nje mike e vjeter shqiptare thote se keta njerez jane ne gjendje te bejne qdo qe ta realizojne endrren e tyre per serbine e madhe, e sot pas 90 viteve kurrgjo nuk ka ndryshu tek keta njerez, edhe pas gjithe asaj qe kane bere ne kosove viteve te fundit nuk heqin dore - bile as qe do heqin, vetem po presin per momentin e duhur qe ndoshta do jete pas dhjetra viteve per ta realizuar endrren e tyre - ne gjithe e dime se me 1913 evropa ishte ajo qe ia dha kosoven serbise - dhe kjo fare autonomie speciale qe keta po e gatojne per neve - padyshim ka pearferishte qellim te njejte - shkurte shqip te mjeret ne qe i kemi kojshi se kurre nuk kemi me pase rehati me ta - kisha pase deshire me ia bo mire vetit - po spo mundem e e genjy veten , vetem po me dhimben gjeneratat e reja qe duhet te shkojne te njejtes rruge qe ne kemi shkuar.
    don't worry be happy

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dyla, ai moment nuk do tiu vij kurrė mė, si dhe Kosova po shkon drejt pavarėsisė apo mė mirė tė them bashkimit me Shqipėrinė aty ku edhe e ka vendin. Brezat e ri tanė do tė jetojnė tė lumtur e nė rehati si gjithė njerėzit tjerė, kurse serbėt gjithė ēka mund tė bėjnė ėshtė "sill e biri vetit" siē thotė njė fjalė e jona popullore, por e mira ėshtė qė edhe ata tė bėhen si gjithė bota sepse pėr neve por edhe pėr ata vet e gjithė botėn ėshtė mė mirė qė tė njerėzohen mė dikur, sikur thonė "mė mirė vonė se kurrė".

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    e cfare mund te beje tjeter "parlamenti" i beogradit? ai ben max e asaj qe mund te beje! nuk e kuptoj se pse irritohen shqipetaret per kete?cfare ka nderruar ne beograd per shqipetaret 10 vjete e fundit? asgje!
    e mira e gjithe kesaj eshte se tani max i asaj qe mund te beje beogradi eshte te flase pallavra qe s'i besjne as serbet vete. provoni te pyesni nje serb per te ardhemen e kosoves, degjoni se cfare ju thote.
    ne te semes edhe "parlamenti i beogradit"!
    per dodonin!
    kosova nuk po bashkohet me shqiperine, jo.
    eshte shqiperia qe po ribashkohet!
    edhe nuk po na bajne noj nder. thjesht kurva evrope po kerkon te laje vetedijen e perlyer me gjakun tone qe 120 vjet rresht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga troptit : 02-09-2003 mė 11:55
    JO NEGOCIATA! VETĖVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Parlamenti i Shqiperise aprovoi deklaraten e cila i kundervihet deklarates se miratuar para pak ditesh nga parlamenti serb.

    I
    U DĖRGUA NOTA E PROTESTĖS AMBASADĖS SHQIPTARE NĖ BEOGRAD | 23:11 | B92, Beta

    Beograd -- – MPJ e SMZ i dėrgoi tė marten Ambasadės sė Shqipėrisė nė SMZ notė proteste lidhur me aprovimin e djeshėm tė Deklaratės sė Parlamentit tė Shqipėrisė. Siē pohohet nė kumtesėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė SMZ, aprovimi i deklaratės ėshtė "shkelje e vrazhdė e punėve tė brendshme tė shtetit sovran", dhe pėrmbajtja e deklaratės sė aprouvar "nuk ėshtė nė pajtim me dėshirėn e shprehur pėr zhvillimin e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore dhe pėrforcimin e stabilitetit nė rajon". Nė kumtesė pohohet se SMZ pėrpiqet pėr zbatimin e Rezolutės 1244 tė KS pėr Kosovėn" me tė cilėn qartė ėshtė konfirmuar sovrantieti dhe tėrėsia territoriale e SMZ", si edhe qė aprovimi i Deklaratės pėr Kosovėn nė Kuvendin e Serbisė", ka pėr qėllim t'i kontribuojė kėrkimit tė zgjidhjeve gjithpėrfshirėse, duke i respektuar interesat legjitime tė Republikės sė Serbisė nė atė hapėsirė". Nė notėn e SMZ pohohet edhe se "kjo mėnyrė e parlamentit tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė nė kundėrshtim me politikėn e tyre tė deklaruar pėr forcimin e stabilitetit dhe bashkėpunimit dhe pėr integrimin e rajonit nė struktura evroatlantike".
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: Edhe ēka duhet tė ndodh nė Kosovė qė ata tė jenė tė pėrgatitur?!







    Shkruan Jakup Krasniqi, Prishtinė, 4 shtator

    Sot nė Kuvendin e Kosovės, deputetėt e zgjedhur nga votat e lira tė qytetarėve ėshtė dashur domosdoshmėrisht tė zhvillojnė njė debat tė gjėrė e pėrmbajtėsor, pėr situatėn politike e tė sigurisė, dhe ēėshtjet tjera qė u ngritėn nga kryetari i GP tė PDK-sė. Kjo nuk ndodhi. Mė kėtė edhe njė herė u dėshmua pėr qyqarllakun dhe autoritarizmin primitiv qė sundon nė jetėn politike dhe institucionale nė Kosovė.

    Nėse parlamentarėt nuk kanė qenė tė pėrgatitur pėr ngjarje tepėr tė prekshme qė ndodhin qe sa kohė rreth tyre, atėherė ėshtė dashur tė udhėhiqen nga deklarata politike e Kryesisė sė PDK-sė, e lėshuar para 4-5 dite dhe ajo e Qeverisė sė Kosovės, qė sot ėshtė dhėnė nga tė gjitha gazetat shqipe nė Kosovė, e mbrėmė edhe nė tė gjitha televizionet tona.

    Kuvendi nuk ėshtė dashur mos tė fut nė rend tė ditės kėrkesėn e GP tė PDK-sė me arsyetimin se deputetėt nuk janė tė pėrgatitur. Edhe ēka duhet tė ndodh nė Kosovė qė ata tė jenė tė pėrgatitur?! Grupet Parlamentare, sot kanė qenė tė obliguar me vete tė sjellin nė Kuvendin e Kosovės qėndrimet politike tė marrura nė organet vendimmarrėse tė partive politike qė pėrfaqėsojnė, nėse ato kanė organe vendimmarrėse.

    Nėse deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk kanė pasur mendimin e tyre politik, ėshtė dashur ta nxjerrin njė Rezolutė nė mbėshtetje tė tekstit tė Deklaratės sė Qeverisė sė Kosovės, tė tre shtatorit 2003. Nuk jam prej atyre politikanėve qė kėrkoj, Deklaratės sė Kuvendit tė Sėrbisė t’i pėrgjigjem me Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės. Jam i bindur se Deklaratės serbe dhe atyre qė e mbėshtesin atė deklaratė, ėshtė dashur t’iu ipej njė pėrgjegje adekuate. Nė kėto momente, ndoshta pėrgjegjja mė adekuate e Kuvendit tė Kosovės do tė ishte; Pėr Kuvendin e Kosovės, tė zgjedhur nga votat e lira tė qytetarėve tė saj, tė pranuara edhe ndėrkombėtarisht si zgjedhje tė lira e tė drejta, Deklarata e Kuvendit tė Sėrbisė, pėrfshirja e Kosovės nė preambula apo Kushtetuta tė huaja, apo tė cilitdo organ tė jashtėm, do tė jenė tė pavlefshme dhe tė papranuara, pėrderisa nuk respektojnė vullnetin e qytetarėve tė Kosovės, pėr vetėvendosje.

    Njė veprim i tillė nuk do tė mund tė konsiderohej as emocional e as i papjekur politikisht, pėrkundrazi do tė vlerėsohej si veprim i urtė politik dhe nė pėrputhje tė plotė me interesat e Kosovės dhe tė qytetarėve qė pėrfaqėsojnė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Serbia i ka borxh Kosovės territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 14:16
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •