Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 55
  1. #41
    Comes With Attitude
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Leeds
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Nevoja per dije...?!!!
    Shikoj se njerezit nuk ndryshojne hiç. Dhe relativiteti me i madh eshte dogmatizmi.

    Nejse po a ka mundesi te jepet nje shpjegim se pse ka nevoje per dije? Ku eshte eshte gjithe kjo nevoje per dije? Thjesht vetem nje arsye...
    Ai qe do i pergjigjet kesaj pyetje, do tregoje injorancen e tij edhe me shume se sa po e tregon ti tenden.

  2. #42
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Jo mo! A thua?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #43

    E forte kjo:

    Citim Postuar më parë nga korçar
    Nejse po a ka mundesi te jepet nje shpjegim se pse ka nevoje per dije? Ku eshte eshte gjithe kjo nevoje per dije?
    Korcari po kerkon te dije perse u dashka te dije.
    E ndihmon dot kush?

    Korcaro, degjo lalin, lere ate muhabet e shko na thuj ndonje llaf andej nga tema e Nices se e kane lene thate.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  4. #44
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Kur behet deklarata "c'do njeri ka nevoje per dije"...duhet te perkufizohet "dija" se edhe ajo mund te jete relative dhe po ishte, atehere del edhe kjo deklarate relative.
    Per qenjet e gjalla dihet qe element esencial per mbijetese eshte ndjekja e instinkteve te cilat jane sjellje te modelizuara ne te kaluaren dhe qe kthehen dore pas dore deri ne origjinen e jetes.
    Eshte dija ose kerkimi i dijes instinkt? Po nuk ishte atehere fjala "nevoje" zbutet menjehere.
    Egziston dija e ndergjegjshme dhe ajo instinktuale apo ka vetem 1 lloj dije?
    Kafshet s'kane pasur nevoje te perdorin dije te fituar prandaj s'kane zhvilluar ndergjegje.
    Kurse njerezve te pare do i kete munguar dicka perderisa nuk i kane mjaftuar instinktet dhe kane kerkuar per dije te jashtme.
    Ne ket pike po me kujtohet ajo fraza fetare per Adamin dhe Even te cilet pasi dolen nga kopshti i Edenit e pane qe ishin lakuriq dhe e fshehen me turp lakuriqesine e tyre...pasi hengren mollen e dijes.
    Dmth ne gjendjen perfekte ne te cilen ishin, nuk ishin koshient per lakuriqesine e tyre (si kafshet), por pasi fituan dijen ai perfeksion u prish.
    Dhe per tu rregulluar u kerkua dija e metejshme e cila ishte te vinin gjethe fiku per te mbuluar lakuriqesine.
    Dmth dija nuk del si dicka qe vetem fitohet dhe fitohet, po del si rregullim i nje ekuilibri. Kur mungon dicka kerkohet dija...gje qe e nxjerr edhe kerkimin e dijes relativ.

  5. #45
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    E forte sa te iken truri!

    O Sokol djali, sa te thuash ti rrush une kam ngrene nje kosh (megjithese ste ben mire, se dehesh). Po ta kam llafin e "dija" ate kurthin e pyetjes tende.

    Kini folur shume per relativitetin por asnjeri nuk e ka percaktuar... dhe mire kini bere (megjithese jo ndergjegjshem) qe se kini percaktuar sepse relativiteti eshte i papercaktueshem.

    Megjithate po i kthehem pyetjes tende ne lidhje me nevojen per dije! Megjithese cdo kush mund te kete nevoje per dije, nevoja e marre ne veçanti eshte relative. Une e ti psh skemi te njejten nevoje per dije apo jo? Dinakeria jote qendron aty ku ti ke vene krahas dy terma, pra nevojen dhe dijen. Pa dashur te hyj ne semiotike (por sipas principeve tashme shekullore te Descartes) neqofte se zberthen pohimin tend del se nevoja eshte relative per çdo kend, ashtu si dhe dija eshte relative sipas asaj qe "mendimi" i dy personave per te njejten gje nuk eshte i njejte. Do thuash ti po pse ta ndash shprehjen nevoje per dije? Mire atehere me thuaj neqofte se GURRI ka nevoje per dije?Po ja lejoj vetes parafrazimin, sepse me duket se pyetja ska asnje alternative : pergjigjia e vetme e mundshme eshte jo. Dhe neqofte se eshte keshtu i bie qe njeriu eshte i vetmi qe s'eshte relativ (ne baze te asaj qe ka nevoje per dije) por se gjithçka tjeter qe e rrethon, e inerte dhe pashpirt, eshte relative... Me korrigjo neqofte se gaboj, por pa hyre ne sofizmellek.

    N.B. E vetmja gje jorelative ne boten filozofike permbledh te ashtuquajturat MONADE te Leibniz. Dhe akoma duhet provuar qe egzistojne vertet, a skemi te bejme me nje perçartje imagjinare te Leibniz ne kete rast... Une te dija pak filozof o Sokol djali te keqen lali, por qe te jesh filozofi i pare qe te kesh gjetur kaq shpejt nje prove te pakundershtueshme kunder relativitetit... ku di une jam skeptik.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #46

    Ad Hoc

    Eshte e pamundur qe te provosh se nuk ke nevoje per dije. Do te ishte si te bertisje me te madhe qe fjalet nuk egzistojne.

    Injorant nuk eshte nje person qe nduk di, qe eshte budalla e ku di une se ne c'menyre mund te jeni mesuar ta perdorni ne jeten e perditshme. Injorant eshte ai qe injoron dicka dhe kur e ka mu perpara syve.

    Persona qe nuk shohin dot me larg se hunda e tyre e lidhin me "Une" e "Ti", nderkohe qe vlera reale e ideve qe mund te jene prezantuar nuk ka te beje me vlerat e atij qe i ka shfaqur por se sa hyjne ne jeten e perditshme te secilit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 26-04-2004 më 11:34
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  7. #47
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Injorant eshte ai qe injoron dicka dhe kur e ka mu perpara syve.
    Ky nuk mendoj qe quhet "injorant" , Sokolo!
    Ky quhet injorues...

  8. #48
    Pikerisht ate po them Deus. Injoruesi eshte injorant.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  9. #49
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    O Koli, ma perkthen dot ate qe the se si injorant qe jam, me kuptimin qe e kam perpara syve dhe nuk e kuptoj (percaktimi jot), nuk te morra vesh gje... Ja ke futur me sofizmellek te rangut te ulet kesaj radhe mer daje.

    A jemi ketu ne temen e relativitetit apo?!...
    Une po mundohem te te tregoj se gjithçka eshte relative. Shembulli i fundit qe ke dhene "Eshte e pamundur qe te provosh se nuk ke nevoje per dije. Do te ishte si te bertisje me te madhe qe fjalet nuk egzistojne. " : e pra vertet fjalet egzistojne per mua dhe ty e per ndonje tjeter, por ja qe nuk egzistojne per nje shurdh-memec te verber! E pra ja pse çdo gje eshte relative. Te gjesh nje kundershembull per gjithçka te percaktuar si absolute, provon qe gjithçka eshte relative.
    Por ama kur dikush thote se diçka eshte absolute, kjo absolutja duhet te permbledhe gjithçkane, universin dhe jo vetem racen njerezore apo ku di une.
    Pra relativiteti s'eshte gje tjeter veçse ndarja e absolutes ne "egzistenca" apo "jete" te ndryshme, te veçanta. (Une them qe relativitetin ta pagezojme ne shqip me emrin "shumepikepamja" ose "shumeqenia", si thoni?)

    N.B. Je larg me nevojen per dije o Sokol. Po kerko se egziston vertet diçka absolute. Por duke thene se ka diçka absolute midis shume gjerash relative, jep proven (apo jam i vetmi qe e jap!) se absolutja dhe relativja egzistojne, domethene qe gjithçka eshte relative. Ta perkthej gje?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #50
    Lexoje temen korcar, flas per natyre njerzore. Te gjithe njerzit kane te njejten natyre njerzore. Dhe nevoja per dije, ushqim, dashuri, riprodhim, akumulim, shprehje etj. etj... prej saj rodhen. Lloji i tyre ndryshon sipas vendit, kohes, kultures etj, por lloji ama. Dikujt qe rron ne Sahara mbase nuk i vlejne shume dijet mbi boten detare (dhe e anasjellta), por qe te dy nuk bejne dot pa dije pra.



    p.s
    Ad hoc = kur zgjatesh e paraqet argumenta pa fund ne mbeshtetje te njeri-tjetrit, ne menyre rendore, ne varesi te argumentit fillestar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 28-04-2004 më 06:27
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pa Ty, asgjë!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 17:47
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2005, 12:21
  3. Vrasës të lindur, gjithçka programohet tek nëna
    Nga [xeni] në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2005, 15:58
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. Drejtësia është gjithçka që na mungon.
    Nga drini_në_TR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 02:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •