Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    natyre njerzore vs ............?
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  2. #22
    Pse duhet doemos VS?
    Ca thone qe cdo gje eshte relative ca thone qe jo cdo gje eshte relative.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  3. #23
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    liliella,

    Me duket se me ke keqkuptuar. Une permenda "llogjiken" ndersa ti po flet per "inteligjencen". Ku eshte ndryshimi?

    Llogjika per mua eshte aftesia per te analizuar inteligjencen dhe per te bere nje zgjedhje. Ashtu si thua dhe ti, inteligjenca varet nga realiteti ku ne jetojme, por llogjika mund te themi se eshte absolute. Inteligjenca fitohet ndersa llogjika eshte e lindur. Nje njeri ne maje te malit fiton tjeter inteligjence nga njeriu ne mes te qytetit por qe te dy kane llogjike te pamohueshme.

    Njeriut primitiv i mungonte inteligjenca per shume gjera, por dhe ai dinte te fshihej nga kafshet e egra, ose dinte te flinte neper shpella, dhe me vone dinte te ndizte edhe zjarrin. Nga eksperienca e tij ai fitoi inteligjence dhe kjo e ndihmoi te llogjikonte me mire. Ketu eshte dhe ndryshimi midis njeriut dhe kafsheve. Njeriu ka llogjike, eshte i afte te zgjedhe te miren nga e liga ndersa kafshet pervec instikteve, jane ne doren e fatit.

    Cila eshte e mira dhe cila eshte e liga?
    Per shumicen e rasteve pergjigja e kesaj pyetjeje eshte relative.

    ps: Klasa e sociologjise trajtonte vetem pasurine dhe fuqine prandaj nuk kam njohuri per hipotezen qe ke permendur me lart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 04-03-2004 më 12:20
    Edi

  4. #24
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postuar më parë nga Sokoli

    Lumturia eshte nje dhe vetem nje, per ty, per mua, per ne.
    Ju po ngaterroni kenaqsine me lumturine me duket. Kenaqsia eshte qefi, shija, ty te pelqen kjo gjelle apo kjo muzike mua me pelqen ai filem e kjo pije. Lumturia eshte nje dhe vetem nje per cdo njeri se te gjithe njerzit kane te njejten natyre njerzore. Lumturia eshte plotesimi i nevojave te natyres njerzore!
    Si e verteton ti qe lumturia eshte absolute? Si ndjenje eshte absolute apo cfare? Nuk ndryshon , ekziston gjithmone ...


    Gjithsesi per te rrezuar shprehjen "gjithcka eshte relative" mjafton te gjesh dicka absolute, qofte dhe nje te vetme.
    Duke marre parasysh dhe ate qe the me siper, nqs lumturia eshte absolute duhet te perjetohet nje soj nga te gjithe ne... mirepo a eshte ashtu?

    Perseri duke marre paraysh car thua me siper, me duket se po ben nje kalim nga ky lloj koncepti pak sa abstrakt(ndjenjat absolute) tek natyra njerezore(qe me ngjan me shume si psikologji).
    -------------------------------------

    Them se tema gjithshka eshte relative i referohet botes reale ku ne jetojn, dhe fakti qe aplikimi i koncepteve absolute ngelet vetem si pike referimi por nuk gjen aplikim real. Prandaj kundershembullin absolut duhet te gjendet ndryshe.

    Dikur kam pasur nje argument te gjate me nje shok per punen e matematikes, dhe se si dhe ajo nuk eshte absolute, pasi teoremen e pitagores un e vertetoj me algjerber lineare, ndersa ai tjetri me formulime te tjera(dihet qe ka me mijera "proof" per kete teoreme). Pra argumenti qe qe edhe pse kjo mund te duket dicka absolute, eshte vetem ne sensin qe nuk mund te kundershtohet, por perderisa arrihet ndryshe nga ne te gjithe atehere dhe "perjetohet" ndryshe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #25
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Postuar më parë nga Sokoli
    Ku e gjetet ju qe nuk ka dy njerez njesoj?
    Njihni ju ndonje njeri me 173 zemra e 64 koke? Po ndonje njeri qe nuk ka nevoje te haje? Po ndonje njeri qe nuk eshte prej mishi?

    Lumturia eshte nje dhe vetem nje, per ty, per mua, per ne.
    Ju po ngaterroni kenaqsine me lumturine me duket. Kenaqsia eshte qefi, shija, ty te pelqen kjo gjelle apo kjo muzike mua me pelqen ai filem e kjo pije. Lumturia eshte nje dhe vetem nje per cdo njeri se te gjithe njerzit kane te njejten natyre njerzore. Lumturia eshte plotesimi i nevojave te natyres njerzore!

    Na dhe nje te vertete tjeter e behen 2 deri tani:

    Te gjithe njerezit kane te njejten natyre njerzore!!!

    Doni me?

    Te gjithe njerzit kane nevoje per dije.
    Njihni ndonje qe nuk ka nevoje per dije? Ja ju vete psh. e pranoni qe kjo eshte relative e ju s'keni nevoje per dije?

    Sa u bene deri tani 3?

    Gjithsesi per te rrezuar shprehjen "gjithcka eshte relative" mjafton te gjesh dicka absolute, qofte dhe nje te vetme.

    Per mendimin tim ata qe thone sa hap e mbyll syte "gjithcka eshte relative" fokusohen tek diferencat qe s'jane vecse nuanca ne tablone e kesaj dynjaje.
    Sokol, pershendetje,

    Per pyetjen e pare, kur thua qe "keni pare dy njerez qe nuk jane njesoj," sigurisht kam pare. Kam pare njerez me 7 gishterinj; kam pare njerez me zemer ne anen e majte; kam pare njerez qe lindin pa gjymtyre. Madje dhe brenda meje apo teje, s'ke dy gjera njesoj. Gjysmen e fytyres s'e ke njesoj me tjetren. Bashkoi te dy duart dhe do vesh re qe dhe ato s'jane njesoj. Etj.etj.

    Persa i perket LUMTURISE, ajo ndryshon tek cdo njeri. Ky eshte ideali qe secili i ka vene plan vetes te arrije dhe s'eshte i njejte sepse po te ishte ashtu, bota do behej nje vend me i lehte per te jetuar. Une di njerez me shkolle (avokate dhe mjeke) qe s'u intereson jeta luksoze dhe kane hequr dore prej profesionit duke shkuar dhe punuar si arkeologe ne Indi apo Tailande sepse kjo i sjell lumturine e vertete. Por ama, arkeologjia e garantuar qe s'eshte lumturia per mua.

    Nga ana tjeter? Eshte gjithcka relative? JO. Puna eshte se ne ngaterrojme dy koncepte: boten e krijuar brenda cdo njeriu me ane te perceptimit dhe boten absolute. Kam pare nje emision shume interesant qe fliste mbi boten tone relative te krijuar nga shqisat: shikimi, degjimi, prekja, ndjeshmeri (receptoret e temperatures), nuhatja, etj ne bashkepunim me trurin. Ishte interesante se si e trajtonin problemin e ndertimit te nje objekti ne trurin tone duke u bazuar ne keto shqisa. Dhe jipte nje shembull qe nese shqisat do na zhdukeshin; psh shikimi, atehere nje zog apo nje peme nuk egziston per ty, pamvaresisht se ato egzistojne ne realitet. Ose po ta vesh re, nje objekt mund te jete shume i bukur ne syte e tu por jo ne syte e mi; prandaj dhe ajo shprehja, merri syte e mi dhe shiko ndryshimin. Futesh ne det dhe ti thua "sa i ftohte qenka uji" kurse shoku ta kthen "jo mo, vale eshte." Dhe kjo eshte BOTA RELATIVE qe ndryshon nga njeriu ne njeri.

    BOTA E JASHTME e krijuar nga Zoti eshte absolute, duke na perfshire dhe neve si qenie ne te. Dmth, eshte absolut fakti qe ne egzistojme(I think, therefore I am); qe dielli lind nga lindja dhe perendon nga perendimi; qe dita ndjek naten dhe nata ndjek diten.
    Pra, eshte absolut fakti qe kjo bote egziston, pamvaresisht nese ne marrim pjese ne te apo jo; pamvaresisht se ne e perceptojme apo jo (ie. nese nuk shikon.)

    Nje e vertete absolute? VDEKJA! Ajo eshte e pashmangeshme!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  6. #26
    Congeniality, ai gishti i shtate quhet mutacion, devijim i vogel nga natyra jone njerzore, E CILA ESHTE E NJEJTE PER TE GJITHE!


    Cyclo, Lumturia eshte nje gjendje.
    Lumturia nuk arrihet kurre.
    Eshte e gabuar te thuash "ndjehem i lumtur".
    E drejte eshte te thuash vetem qe "po i afrohem me shume lumturise".

    Njeriu nuk mund te ndjehet i lumtur por i kenaqur dhe kjo eshte pika ku shumica ngaterrohen.
    Per shkak se e tille eshte natyra jone njerzore, kenaqsia eshte nje gjendje jo permanente.
    Perfytyrojeni lumturine si nje tavan i larte ku ne kercejme por nuk e kapim dot kurre, thjesht personi qe i afrohet me shume lumturise kercen gjithmone e me lart (kenaqsia?) per te rene perseri "poshte".
    Rruga drejt lumturise arrihet duke plotesuar nevojat e natyres njerzore, e cila eshte e njejte per te gjithe ne.
    E thene ne menyre paksa romantike:
    Njeriu ne jete i ka te treja me vete: trupin, mendjen dhe shpirtin.
    Qe njeriu te jete ne rrugen drejt lumturise, duke iu afruar asaj gjithmone e me shume, njeriu ka nevoje ti ushqeje te treja. Ushqim per trupin, ushqim per mendjen e per ushqim per shpirtin. Buke e uje, dije dhe art.


    Provoni te eleminoni njeren prej tyre dhe do ndergjegjesoheni per absolutizmin e natyres njerzore. Provoni te privoni qeniet njerzore prej tyre dhe ato s'kane per ta kryer dot egzistencen e tyre, kudo ne bote, pasi kane TE NJEJTEN NATRYE NJEREZORE.

    Relativja hyn ne skene TANI dhe eshte DYTESORE.
    Pra lloji i ushqimeve (per trupin, mendjen dhe shpirtin) eshte disi relativ(jo krejtesisht), por jo fakti i te ushqyerit. Ne Afrike hane banane ne Kine hane Oriz se e tille eshte kultura e ndikuar rrenjesisht prej ambjentit POR QE TE GJITHE HANE AMA. Po ushqimi per mendjen? Ka njeri qe e kompleton dot qenien e tij pa dije? Eshte ne natyren njerzore te kerkojme dije, per gjithcka, ambjentin qe na rrethon...veten. Ky eshte nje nga kulmet e absolutizmit. Pastaj, nese ti jeton ne nje vend bregdetar e shoqeria ku jeton ti e siguron jetesen me peshkim ti si individ perberes i asaj shoqerie, i ndikuar nga kultura e ambjenti normalisht do kerkosh me shume dije mbi detin, boten detare, si te lundrossh me mire. Nese ti je pjese e nje shoqerie qe rron ne mes te xhungles do kerkosh dije si te gjuash kafshe te egra e te mbijetosh ne ate ambjent. Pra kjo eshte relative, lloji i dijes, por jo vete fakti qe ti kerkon dije se ne kemi TE NJEJTEN NATYRE NJERZORE. E njejta gje dhe me preferencat artistike, ne themel te te cilave qendron nevoja per te akumuluar e per t'u shprehur ne nje menyre a ne tjetren....

    Te gjithe njerzit kane nevoje te besojne, dhe ata qe nuk besojne kategorikisht askund, besojne tek mosbesimi.

    Ky eshte celsi i jorelativizmit. Te perqendrohesh neper nuancat relatve qe qendrojne ne themel te kultures Eshte dytesoooore , nuk lodhem duke e perseritur. Eshte dytesore ne rendin e vlerave.

    Me kuptoni, nuk po dua t'u bind, nuk eshte nevoja, kjo lloj bindje egziston ne subkoshiencen tone, ne thelbin me te thelle te qenies tone njerzore, une thjesht dua t'ua u paraqis. As qe kam nevoje ta debatoj per t'u bindur me shume personalisht mbi vertetesine e saj, sic bej mbase me tema te tjera.

    Desha vec t'ju falenderoj qe me dhate rastin te them dicka kaq te bukur, se e bukura eshte e mira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 04-03-2004 më 16:52

  7. #27
    Edhe dicka teper te rendesishme qe s'po dua ta le pa permendur se eshte nje nga pikat kryesore ku natyra njerzore lidhet me relativitetin.

    Duke ditur qe natyra njerzore eshte e njejte per te gjithe dhe cilat jane nevojat e saj, eshte me e lehte (por jo krejtesisht e lehte per ... arsye) te thuhet se elemente te caktuara te kulturave te caktuara te cilat sado relative qofshin mund te jene te demshme per njeriun.

    Dmth meqenese njeriu per nga natyra e tij kerkon ushqim per trupin, ushqim per mendjen e ushqim per shpirtin, nese nje kulture e caktuar e privon individin nga nje prej ketyre ai element i asaj kulture eshte i demshem. (Nese hyjme ne shembuj do dalim nga tema ama).
    Ky arsyetim mban gjalle "te miren" dhe "te keqen".
    Ky arsyetim mban gjalle luftrat.
    Pikerisht ky arsyetim eshte dhe difekti i absolutizmit qe i shtyn shume njerez t'i drejtohen relativizmit.

    The kind man does something,
    yet something remains undone.
    The just man does something,
    and leaves many things to be done.
    The moral man does something,
    and when no one responds
    he rolls up his sleeves and uses force.



    Kjo eshte ajo qe shtyn shume njerez me mend ne koke e zemer ne gji te rezervohen pak e te moss udhehiqen totalisht nga absolutizmi, por kurresesi jo shtatgishterinjshat apo arsyetime te sterholluara abstrakte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 04-03-2004 më 16:48

  8. #28
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Sokol, ti me te vertete ne teori flet per relativitetin (dhe kendveshtrim mjaft interesant) por ama, me duket si mendim absolut, teper i zellshem duke mos lene rruge per mendime te tjera kur thua dhe vete qe mos me mbushni mendjen apo dhe kur flet me kaq pasion dhe deklaron qe "Kjo eshte ajo qe shtyn shume njerez me mend ne koke e zemer ne gji te rezervohen pak e te moss udhehiqen totalisht nga absolutizmi, por kurresesi jo shtatgishterinjshat apo arsyetime te sterholluara abstrakte.. Prandaj me tolerant ne bisede, okkk?

    E sa per shtatgishterinjte, ajo ishte per te kundershtuar deklaraten tende te pare ku me shume potence thua qe keni pare njerez keshtu e ashtu.Sigurisht kam pare, prandaj para se te flasesh, mendohu mire. Gjithashtu, ishte per te te shpjeguar ne nje ton miqesor qe s'ka dy gjera njesoj ne kete bote, duke arritur deri tek dy syte e tu qe s'jane simetrike ne perfeksion (lexo literature shkencore per kete, ok?) Dhe nese ti s'e kupton kete dhe e konsideron si absolutizm, atehere me vjen keq per ty!

    and oh, thnx per shpjegimin qe nje njeri me 7 gishta eshte mutacion(per te qene e sakte eshte lack of apoptosis) se dhe pse kam jetuar per me shume se 7 vjet mbi kete fushe, prape nuk e dija! Por po te kishe lexuar pak me shume, do ta dije qe ne te gjithe kemi mutations, ok, pamvaresisht se ne shumicen e rasteve jane silent. Dhe jane pikerisht keto mutations (ne bashkepunim me gjallerine e kodit gjenetik qe ndryshon nga brezi ne brez) qe na bejne unike. Po nejse....si te thuash ti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga MisCongeniality : 04-03-2004 më 17:56
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  9. #29
    Mutacionet te cilat permend nuk ndryshojne dot natyren e qenies njerzore, por preferencat.
    Pergjigja jote me gezon ne fakt se tregon qe paska pasur impakt.

    Sidoqofte, e deklaroj qysh tani se nese dikush prej jush pranon qe nuk ka nevoje per dije une i terheq ato qe kam thene. Ne te kundert kam te drejte pasi e kam mbeshtetur me fakte qe te pakten nje gje absolute egziston (nevoja per dije) dhe rrjedhimisht shprehja "gjithcka eshte relative" eshte e pavertete.

  10. #30
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postuar më parë nga Sokoli
    Mutacionet te cilat permend nuk ndryshojne dot natyren e qenies njerzore, por preferencat.
    Pergjigja jote me gezon ne fakt se tregon qe paska pasur impakt.

    Sidoqofte, e deklaroj qysh tani se nese dikush prej jush pranon qe nuk ka nevoje per dije une i terheq ato qe kam thene. Ne te kundert kam te drejte pasi e kam mbeshtetur me fakte qe te pakten nje gje absolute egziston (nevoja per dije) dhe rrjedhimisht shprehja "gjithcka eshte relative" eshte e pavertete.
    Kush eshte natyra njerezore qe eshte e njejte? Kemi lindur te gjithe mekatar?
    Car kupton me preferenca, kur nje person qe eshte i verbuar i eksperiencon gjerat ndryshe nga te gjithe te tjeret qe ka rreth e rrotull... p
    Po nje person qe eshte i semure(skicofreni etc ....)? Edhe ky te njejten natyre njerezore ka dhe madje gezon te drejten per keto preferenca?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pa Ty, asgjë!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 17:47
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2005, 12:21
  3. Vrasës të lindur, gjithçka programohet tek nëna
    Nga [xeni] në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2005, 15:58
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. Drejtësia është gjithçka që na mungon.
    Nga drini_në_TR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 02:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •