Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    SHBA: 1.5 milione shqiptare, te varfer

    "Eshte tronditese qe nje vend ne Europe te kete pothuajse gjysmen e popullsise qe jeton me me pak se 2 USD ne dite dhe 17% me me pak se 1 USD ne dite". Ka qene ky konstatimi i Toni Hall, Ambasadorit te SHBA per Agjensine e OKB per Ushqimin, ne Shqiperi. Shifra qe e bejne vendin tone, me te varferin e Europes Lindore, duke e renditur te 95-tin, mes 175 shteteve te Botes, me shkalle papunesie deri ne 40%

    "Eshte tronditese qe nje vend ne Europe te kete pothuajse gjysmen e popullsise qe jeton me me pak se 2 USD ne dite (230 leke), dhe 17% qe merr me pak se nje USD ne dite (115 leke)". Keshtu eshte shprehur Toni Hall, Ambasadori i SHBA ne Agjensite e Kombeve te Bashkuara per Ushqimin e Bujqesine gjate vizites ne Shqiperi nga fundjava kaluar e deri dje. Mjafton kjo deklarate me shifra kokeforta, per te kuptuar gjendjen ne te cilen ndpdhen shqiptaret, pas 12-13 vjetesh te rrezimit te komunizmit. Kohe gjate se ciles, klasa politike qe ka qeverisur vendin, eshte munduar ta paraqese situaten e veshtire, nepermjet deklaratave roze dhe me premtime boshe. Duke harruar se krizat permanente politike, brenda mazhorances, apo mes saj dhe opozites, ne vend te progresit, kane thelluar krizen politike poshte, ne shtresat me te pambrojtura te popullsise. Qe sic dela edhe nga keto shifra, e kane mbajtur gjysmen e saj ende ne varferi dhe me shume se 1\6 e saj, ne nivelet e varferise ekstreme, me vetem 150 leke te ardhura ne dite.

    Megjithate, Ambasadori Hall, me diplomacine e tij shprehet se "eshte e mahnitshme te shohesh kete vend dikur te mbyllur qe po fillon t'i hapet botes. Jam i ngazellyer nga perparimet e bera ne vitet e fundit, por une nuk e kisha kuptuar shtrirjen e varferise ne zonat e vendit".

    Nje rajon i trazuar

    Ambasadori ishte deri dje ne Shqiperi, me ftese te Parlamentit dhe zyres rajonale europiane te Programit Boteror te Ushqimit, ai mori pjese ne mbledhjen e Pare te Ballkanit. Nje aktivitet me pjesemarrjen edhe te Presidentit shqiptar Alfred Moisiu, atij maqedonas Boris Trajkovski dhe politikane te tjere nga rajoni yne i trazuar.

    Ambasadori Hall vizitoi nderkohe disa nga te varferit e uritur te cilet perfitojne nga projektet e Programit Boteror te Ushqimit dhe nihmes ushqimore.

    Sipas nje komunikate te Ambasades se SHBA ne Tirane, "qe nga renia e shoqerise dhe ekonomise ne vitin 1997, Programi Boteror i Ushqimit (WFP) ka shpenzuar 470 milione USD per te ushqyer shqiptaret dhe fqinjet e tyre te shkaterruar nga lufta". Per shume njerez ne Amerike dhe Europe, Ballkani eshte simbol i "pastrimit etnik", konfliktit dhe intolerances etnike. Komuniteti boteror iu pergjigj me indinjate atyre qe kryen krime kunder njerezimit dhe me dhembshuri viktimave. Fatkeqesisht, plaget e shekujve nuk mund te sherohen brenda pak vjeteve.

    Nje mbledhje e shqiptareve, maqedonasve, boshnjakeve, kosovareve, malazezeve, serbeve dhe kroateve- duke perfshire udheheqesit e tanishem dhe te ardhshem te qeverise, akademike, dhe biznesmene- do te kishte qene e paimagjinueshme deri para nje dekade, ne kulmin e luftes ne Bosnje. Kjo i jep shprese rajonit dhe botes se paqtimi dhe falja ka filluar midis popujve qe per nje kohe e gjate kane qene te ndare nga urrejtja.

    Me te varferit

    "Jam i ngazellyer nga ajo qe kam pare gjate fundjaves qe shkoi, me armiq te dikurshem qe i drejtohen njeri tjetrit me fjalet vella e moter. U inkurajova nga ata qe u bashkuan ne frymen e miqesise", u shpreh Ambasadori Hall. Shqiperia eshte vendi me i varfer i Europes Lindore, duke zene vendin e 95 nga 175 vende te Indeksit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara. Ne terma relative, 29.6% e gjithe shqiptareve jane te varfer, nga te cilet gjysma jetojne ne varferi te skajshme. Papunesia zyrtare ne vitin 2001 ishte 14.4 %, ndersa perllogaritjet jozyrtare jane afer 30- 40%.

    Ambasadori Hall, se bashku me Kongresmenin Amerikan Frank Wolf, drejtorin rajonal te WFP per Shqiperine, Saeed Malik dhe drejtorin per vendin, Mushtaq Qureshi vizituan programe qe ofrojne ushqim per grate pa mbrojtje ne Tirane dhe Lac, ushqim per pune, duke ndertuar rruge ne Milot dhe Postribe dhe nje projekt komunal pyjesh ne Kallmet. Keto projekte jane zbatuar nga nje sere organizatash joqeveritare kombetare dhe nderkombetare (OJQ), duke perfshire Sherbimet e Refugjateve dhe Emigranteve, Shoqaten Shqiptare te Grave Kryefamiljare dhe Lehtesimin Boteror Islamik, si dhe qeverine vendore permes Shoqates se Pyjeve dhe Blegtorise Komunale.

    Ushqim per femijet

    "Nje grua qe po ndertonte nje rruge me tha: "ne nuk jemi thjesht te varfer, ne jemi shume, shume te varfer", dhe nje zyrtar lokal me tha: "jeta po keqesohet e nuk po permiresohet' permendi diplomati amerikan. "Fatmiresisht, te gjithe sektoret e vendit- sidomos shoqeria civile jane te perkushtuar ne ballafaqimin e sfidave te urise dhe varferise, pavaresisht nga pengesat e shumta."

    Ambasadori Hall deklaroi se "Amerika po e vazhdon traditen tone duke demonstruar dhembshuri per njerezit nevojtare duke ofruar nje grant prej deri 4.2 milion USD qe do te perdoret per te ushqyer femijet e shkollave shqiptare permes nje OJQ amerikane, Mercy- USA per Ndihme dhe Zhvillim". Ky financim do te jepet nga Departamenti i Bujqesise permes Programit Nderkombetar te Ushqimit per Arsimim dhe Ushqimit te Femijeve, ne formen e ushqimit dhe financimit te mbeshtetjes. Ky grant eshte nje nga 21 programet qe duhen aprovuar ne mbare boten. Ne varesi te resurseve te tjera dhe mbarevajtjes, ky financim mund te aprovohet per deri edhe 7 vjet te tjere.

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    S'kan faj, dhea to pare qe kishin i humben neper piramada, megjithese i kishin"te sigurta"
    Eshte fatkeqesi, po dhe reaksion zinxhir.
    Se te varfer njerezit, dmth nuk ka shume te ardhura ne taksa, biznesit le qe po i bihet kokes, po po ti biesh me teper, ja merr frymen, dhe nuk ka me as vende pune asgje.
    Dileme e poshter.
    Si gjithmone, do jemi ne te ikurit, qe do na duhet ti mbajme ata qe kemi ne Shqiperi, sa ti fusi dhe Nano versionin e vet te piramidave si Berisha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 27-08-2003 mė 11:22
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    ehhhhhhh shqiptaret , te varfer te varfer po lluksin ne kulm e kane , edhe lokalet i kane fiksim , njoh shume familje te varfra dmth nuk kane te ardhura te shumta por ama veshjen nuk e lene , se si ja bejne nuk e di fare ....
    Megjithate nuk e mohoj faktin qe ka edhe nga fukarenjte e keputur qe vuajne per nje kafshate buk .
    Fundja si te mos kete aq varferi kur pune ska , cmimet jane shume lart ...........etj

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Manciste te keqen te mendjes se bukur qe me ke.

    Piramidat u hapen plot 6 vjet me pare dhe u mbyllen po ate vit. Ca tu bejme atij shtetit piramide qe kane ndertuar socialistet ne keto 6 vjet ku Nano shetit Mesdheun me varka sheikesh, dhe shqiptaret bejne vetvrasje se nuk e perballojne dot jeten e veshtire ne vend.

    Te jesh i varfer nuk eshte mekat, mekat eshte te tallesh me varferine e tjetrit.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Albo, nuk po ta justifiko njeri Nanon, po dhe te thuash qe piramidat nuk kane asgje te bejne me varferine eshte cmenduri.
    Nuk e di per ty, po njoh shume njerez qe humben shtepine e katandine se i futen paret ne piramida.
    Do thuash ti, fajin vete e paten, se investiuan me rrezik, that's arguable, po qe qendron si argument, qendron.
    Nano e thelloi I guess, nuk po ta justifikon njeri, po mos me kalo jo mekati jo leshi jo persheshi.
    Varferia!
    Pse?
    Nje nga shume faktoret qe ndikojne eshte dhe mungesa e fuqise blerese, dac nga humbja ne piramida, dac nga papunesia.
    Kto si mohon dot.
    Nje plage tjeter eshte korrupsioni.
    Kur filloi korrupsioni me permasa te medha?
    Kur filluan skafet?
    Kur filloi kontrabanda, dac e naftes dac e njerezve?
    Kur filluan rryshfetet, diplomat e passaportat e fallcifikuara, mashtrimet ne dogana etj.
    Nuk ma merr mendja te jesh kaq naiv sa te mendosh se filluan ne 98.
    Prandaj te gjitha jane shkallezime, se ai stan o Albo, ate bulmet ka.
    Nano dhe Berisha, te dy duhen varur ne mes te pazarit, se ja moren shpirtin atij vendi te shkrete.
    Njeri se eshte idiot, tjetri se eshte mafjoz.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  6. #6
    i/e larguar Maska e <shiki-java>
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    Pritni te pyes pak ku jam!
    Postime
    4
    Hajde logjike hajde!?!Prandaj jemi te varfer neve se pikesepari jemi te varfer per mend!Mjafton te lexosh mendimet si te mancistes ta kuptosh shkakun!Zoti na ndihmofte!

  7. #7
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga <shiki-java>
    Hajde logjike hajde!?!Prandaj jemi te varfer neve se pikesepari jemi te varfer per mend!Mjafton te lexosh mendimet si te mancistes ta kuptosh shkakun!Zoti na ndihmofte!
    Shiki java, si fillim faleminderit qe na sqarove per ceshtjen, mendimi yt ishte shume me vlere.
    Se dyti ke nai argument per te hedhur poshte ato qe them une?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 05-09-2003 mė 11:40
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Njerezit vertet humben te ardhurat e tyre neper piramida por nese do te besh nje krahasim te nivelit te tyre ekonomik ne 98 dhe sot do ta shohesh se gjendja ekonomike ka qene me e mire nje vit pas renies se piramidave sesa sot.

    Varferia e sotme nuk lidhet me piramidat por me mungesen e vendeve te punes, me mungesen e rritjes ekonomike, me shkaterrimin e biznesit te vogel per shkak te monopoleve te krijuara nga kontrabanda, me korrupsionin i cili vertet nuk lindi sot por qe sot ka arritur kreun e klasifikimit duke lene pas edhe Uganden, me vjedhjet e qeveritareve qe shpenzojne me qindra mijera dollare per pushime nderkohe qe shqiptaret e shuajne urine me fotoksine, litar apo plumb.

    Sot pjesa me e madhe e shoqerise jeton nen minimumin jetik dhe ky eshte nje rekord qe nuk ekzistonte ne 98 por eshte arritur permes faktoreve qe jane permendur me lart brenda mandatit socialist. Sikunder po brenda ketij mandati jane thyer te gjitha rekordet per trafiqe, prostitucion dhe droge.

    Ne asnje vend te botes kur diskutohet lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe kontrabandes nuk ushqehet iluzioni se keto plage mund te zhduken plotesisht. Pra kontributi i nje qeverie ne luften apo rritjen e korrupsionit nuk mbulohet dot me gjethen e fikut se ai nuk lindi nen qeverisjen e saj .... perkundrazi krahasimi eshte forma me e mire per te nxjerre pergjegjesite e gjithesecilit.

    Shqiperia ne keto 4-5 vjet renditet vendi i pare ne Europe persa i perket korrupsionit. Maqedonia e sapodale nga lufta per te njejtin volum mallrash, zhdoganon 2/3 me shume se sasia qe zhdoganojne doganat shqiptare. Me thuaj a ka ndonje rast analog ne historine e Shqiperise qe nje minister 3 ore para se te jape doreheqjen nenshkruan tre tendera me vlere 15 milione dollare ? Ja pra keto jane aresyet perse gjendja sa vjen e perkeqesohet dhe kjo nuk justifikohet as me piramidat e as me faktin se vjedhja ekziston qe nga epoka e gurit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 06-09-2003 mė 17:52

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •