Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 51
  1. #1
    Perjashtuar Maska e xhenisi
    Anëtarësuar
    15-07-2003
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    12

    KEshilla per guzhinen

    Këshilla të rëndësishme për kuzhinën tuaj

    1.Në mënyrë që të heqesh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirë me limon.

    2.Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hurdhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të pregatitjes së ushqimit.

    3.Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo cdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në syrtare mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.

    4.Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.

    5.Mos e lër orizin apo thjerrëzat apo cdo lloj ushqimi tjetër që futet në këtë grup në qese plasmasi në guzhinë, futi në qese basme në mënyrë që të mos zënë krimba apo të meken.

    6.Mundohu që të mos blesh perime të ndënjura apo të vyshkura sepse ato e kanë humbur një pjesë të madhe të vlerave të tyre ushqimore.

    7.Mos i lër perimet një kohë të gjatë në ujë në larjen e tyre është më mirë që ato të lahen në ujë të rrjedhshëm e pastaj të vihen në kullesë në mënyrë që të thahen.

    8.Përdor thikë të mprehtë në prerjen e perimeve në mënyrë që të shmangësh dëmtimet e lekurës apo të gjetheve të tyre.

    9.Griji perimet me lëkurën e tyre në mënyrë që të mbrojnë vlerat e tyre ushqimore.

    10.Erëzat: majdanozi, kopër etj. ruhen mirë për disa ditë nëse futen në qese plasmasi e mblidhen mirë, e më pas vendosen në frigorifer apo në vende të freskëta.

    11.Majdanozi, kopër etj nga erëzat e gjelbërta nuk grihen me makinë sepse u humbet lëngu është mirë që të grihen me thikë.

    12.Sa më të mëdhaja të priten perimet aq më pak e humbasin vlerën e tyre ushqimore.

    13.Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.

    14.Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.

    15.Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.

    16.Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.

    17.Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.

    18.Mbas qërimit të patateve, karrotave, e perimeve të tjera duarve ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni ose limontos.

    19.Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështuqë gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.

    20.Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier por të ftohur.

    21.Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.

    22.Vezët e freskëta kur futen në ujë me kripë bien në fund ndërsa ato që s'janë të freskëta notojnë.

    23.Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për cdo kokërr vezë i shtohet një gjysëm luge gjelle ujë.

    24.Lakra turshi nuk shpërlahet me ujë të nxehtë sepse i ulen vlerat ushqimore.

    25.Gjatë zierjes së lakrës në mënyrë që të mos vijë erë e keqe, në tenxhere hidhet një fetë buke e lyer me uthull.

    26.Kur lulelakra ruhet në dritë nxihet dhe i keqësohet shija.

    27.Për të zier një kg. fasule duhen 2-3 litra ujë.

    28.Për të përmirësuar shijen e fasuleve gjatë zierjes hidhen majdanoz dhe karota.

    29.Gjatë gatimit të gjellëve të nxehta mos i mbani fëmijët pranë.

    30.Mos përdorni mjetet elektrike kur duart i keni të lagura, si dhe kur dyshoni se kanë difekte teknike.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    boyalbania Maska e indrit
    Anëtarësuar
    30-05-2002
    Vendndodhja
    Itali Como
    Postime
    13

    RE: keshilla per guzhinen

    shum i dashur xhenis lexome keshillat e tua me shum entuziasme, dhe jam aq mas i gezuar qe edhe ne shqiperi perdoret kuzhina me shum ambicion.
    Une qe po te pergigjem quhem Indrit, kam 20 vjeç, jetoj ne Itali dhe studioj per guzhine.
    Ne rradhe te pare te beje komplimente per sa i perket guzhines!
    Ato qe ke shkruajtur jan keshilla te vlerta por aman ki kujdes...!
    nese peshkut i vine ere deri sa te lash duart me limon, atehere ai peshk nuk eshte i mire per tia dhen klientit, per sa i perket verdurave qe i shtihet krip, jam me ty, por aman kripa ben qe te ruhet me gjat por humb cilesite ushqimore, pastaj kur te gatuhet? rizulton e kripur gjella.
    Mardanosi/kopra? ben vetem dem por ta skuqesh ose te vesh ne gjiell dhe te zihet te paktem 10 minuta. Ne guzhinen Italiane Mardanosi perdoret vetem per dekorim pjatash dhe nuk futet tek gjella por e heq siper te pjata per ti dhene pamje, pastaj perse prihet me thike? sepse po ta grish me makine behet leng dhe nuk mund e perdor me per dekormi sepse mardanosi duhet te jete i thate qe te shprendaet mire? ta dishe mire se mardanosi nuk eshte per ciliesi ushqimore por vetem per gusto dhe dekorim.
    Bla bla bla etj.
    Me fal por te kritikova ndo pak, ki besim tek mua eshte keshtu!
    me gjith respekt Indriti

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    xhenisi bravo ke ber nje pun te madhe complimentti.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596

    Ja disa Keshilla te tjera....

    1. Kur ne frigorifer mbetet 1/2 kokre qepe e qeruar, qe te ruaj shijen dhe aromen, lyhet vendi i prere me margarine.

    2. N. q. s supes i eshte hedhur shume kripe, nuk duhet shtuar uje,por merret nje gote miell ose 1/2 gote oriz,vendoset ne nje nape dhe futet ne supe te zieje per 5--10 minuta.

    3. Gjate zierjes se patateve te vjetra ,qe te mos krijohen njolla te zeza,u hidhet pak uthull.

    4. Mishi i pjekur ose i skuqur do te jete me i bute, n. q. s pasi te pergatitet mbahet per 5 min mbi nje tenxhere me uje qe valon.

    5. N. q. s salca e pergatitur nuk shtrohet menjehere ne tryeze, duhet te lyhet ne siperface me gjalp,keshtu qe shtresa e holle e gjalpit nuk e le salcen te thahet e te zere kore.

    6. Per te pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame,grihen me pare 2--3 kokrra patate,pastaj lahet.

    7. Mishi i ngrire nuk keshillohet te shkrihet ne uje te ftohte,por duhet te vendoset ne tenxhere me kapak te mbyllur rreth 2--3 ore.Lengu qe del nga shkrirja duhet te perdoret,sepse eshte i pasur me proteina,kripra minerale dhe vlera te tjera ushqimore.

    8. Gjat skuqjes se mishit ne copa,keshillohet qe ena te mbulohet me kapak,pasi ne kete menyre avulli nuk del,por mbetet ne mish duke i dhete atij shijen e mishit te stufuar dhe jo te skuqur.

    9.Trute para se te perpunohen duhet te vendosen per 1--2 ore ne uje te ftohte qe tu hiqet cipa.

    10. Trute para se te skuqen duhet te zihen

  5. #5
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Te dashur forumista

    Kur shkruhet nje recete kuzhine shkruhet keshtu :

    Titulli i gjelles;

    PERBERSIT ; ( me saktesi ) dhe menyre se si pritet qepa , domatja apo perbersit e tjere se ka shume menyra prerjesh psh.( FINELYCHOP, SHRED ,DICE, SLICE ,HALVE ,IN CUBE ,STRIPS ONE JULIENNE, dhe shume menyra te tjera prerjesh

    dhe me se fundi PERGETITJA ok

    shendet
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Komplimente xhenisi , gjallica & Fjorin !


    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  7. #7
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar më parë nga ^^Gjalica^^
    4. Mishi i pjekur ose i skuqur do te jete me i bute, n. q. s pasi te pergatitet mbahet per 5 min mbi nje tenxhere me uje qe valon.
    Gjallica sa lexova me siper nje nuse si ty duhet ne shtepi...dhe nuk hedh asgje..

    Kurse per mishin e pjekur se kuptova pasi te pergatitet te skuqet ta fusim te ziet prape del i zier ai...

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    1.Vezet eshte me mire te mos ruhen ne frigorifer.

    2.Gjate zierjes se plancit shtohet uthull,se perndryshe nuk mund te pritet ne thela me vone.

    3.Enet eshte me mire te lahen menjehere mbas vaktit, sepse me vone eshte me veshtire .

    4.Erezat me te thjeshta jane qepa dhe hudhra.

    5.Nese mishi eshte ziere apo jo duhet provuar ne dhemb cdo nje cerek ore (mbasi ka ziere nje cope kohe)dhe vetem kur jemi te sigurte se ka ziere shtojme edhe perimet.

    6.Peshkut duhet qe ti pritet koka dhe ti vihet kripe.

    7.Nje metode per kriposjen perfekte te peshkut ,eshte qe te lihet 2-3 ore ne uje me kripe para gatimit.

    8.Nese mendoni se gjella me leng eshte shume e kripur ,shtoni 1-2 patate.

    9.Eshte mire qe gjella e ndenjur ne frigorifer para se te konsumohet,te lihet jashte per gjysem ore ne vend qe ta veme per tu ngohur.(vecanerisht kur eshte vere)

    10.Nese me te vertete doni te kenaqeni me peshk, gatuani me shume lloje peshku ne nje vakt.

    11.Djema, kur gatuani per nje vajze dhe jeni fillestare, perpiquni te beni dicka te thjeshte dhe te sigurte dhe mos u komplikoni me receta, se nuk del mire.

    12.MOS HARRONI ! Qe nje gatim te dale i mire ,ka nevoje per dashuri.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Pergezime . Keshillat jane shume te vlefshme, sidomos per ne fillestaret

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Te dashur forumista

    Kur shkruhet nje recete kuzhine shkruhet keshtu :

    Titulli i gjelles;

    PERBERSIT ; ( me saktesi ) dhe menyre se si pritet qepa , domatja apo perbersit e tjere se ka shume menyra prerjesh psh.( FINELYCHOP, SHRED ,DICE, SLICE ,HALVE ,IN CUBE ,STRIPS ONE JULIENNE, dhe shume menyra te tjera prerjesh

    dhe me se fundi PERGETITJA ok

    shendet



    Po jap nje recete, qe mendoj se di ta gatuaj ne menyre te perkryer:

    Berxolla vici me vere te bardhe

    Perberes: berxolla vici te fresketa te prera, nje koke hudher, majdanoz, piper i zi kripe, nje shishe vere e bardhe.

    Pergatitja: Merret nje tigan me kapak ose nje kusi e thelle, por qe te jete me kapak, hidhet ne fundin e saj pak vaj dhe shtrohen berxollat, te cilat lihen ne zjarr te forte derisa te skuqen, por jo shume. Pasi te skuqen, u hidhet vera e bardhe derisa te mbulohen dhe vihen te ziejne ne zjarr te paket deri sa vera te shteroje dhe ne fund te krijohet nje leng viskoz. Provohen berxollat me pirun derisa te shkeputet lehte kocka me tulin dhe 10 minutat e fundit hidhen hudhrat e qeruara dhe te grira dhe kur serviren u shtohet mandanozi i pastruar nga kercejte.

    Po ne te njejten menyre gatuhen edhe ngjalat, por ne skuqje perdoret gjalpi dhe jo vaji.

    Per te pire zakonisht pihet........cfare t`ju vije per mbare se shkojne me te gjitha

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Ia dhe disa Keshilla praktike

    -Nese brumin e gatuar per qofte dhe ne copat e prera te mishit per berxolle qitet nje cope e akullit mishi do te behet i bute
    -Qe mishi gjate skuqjes te krijon kore te bukur ne siperfaqe gjithmon para se t pjekum duhet ta fshijm me pecet
    -Nese do te dish se a jane peshqit e fresket psi qe te blesh mbush nje ene me uje dhe futi peshqit,ata qe fundosen jane te fresket,te pa freskit rrin mbi uje.
    -Qe djathi te mos therrmohet gjate prerjes duhet te vohet ne uje te vaket per disa minuat
    -Qe limonit ti del i gjithe lengu pa shtrydhjes duhet te rri ne uje te vaket per disa minuta
    -Sa ne te nedha qe priten perimet aq me te medha kan vleren e ushqimit-vitaminat


    Pesha e gjerave pa peshore

    Nje filxhan kafe peshon 1dcl
    Gota e madhesis mesatare(gota e ujit)perafersishte permban 2 dcl leng ose 1/5 e Litres
    Nje cope e gjalpit ne madhesin e arres peshon perafersishte 20 gr
    *Nje luge gjelle permban:
    Oriz 20 gr
    gjalp 10gr
    miell 12 gr
    sheqer pluhur 15 gr
    vaj 16gr
    *Nje luge vogel ato luget per caj permbajn peafesishte:
    Krip 5 gr
    sheqer pluhur 6 gr


    Respek pet te gjithe

    Ne se njerezit flasin keq per mua: Ta dinin c'kam thene une per ata: Do te flisnin edhe me keq.---JM

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2005
    Postime
    177
    Mire se ju gjej te gjitheve!me falni nga nik nami qe me ka dal femror ,por jam djale ...lol nejse ju pergezoj te gjitheve per idete,un do kshilloja qe perveq vendit ku jetoj dhe jane shume baze rregullat....kishte qene mire qe ne vendin tone kushtet igjenike ne ristoracion te ishin pak me te mira e jo me metoda te vjetra!!!un jam 30 vjec dhe kam 10 vjet qe punoj ne guzhine italiane me mire ne ate te toskanes....flm pervojes mbrrita te kem titullin cheff,dhe te fitoj ne restorantin ku punoja nje PIRU' te guides MICHELIN....sepse si hotelet me yje edhe kjo guide me fame te mate me pirunj ku maksimumi eshte 3 pirunj.....nejse desha te ndalem ne disa gjera te voglaopa e qymyrit nuk ka apsolutisht vend ne guzhine e ka te soba,te vendi i punes taglieret qe jane te bere me gome peshku nuk duhet te pritni cdo gje mbi to,tek ai i mishit vetem mishin...te ai i peshkut vetem peshkun....e me rradhe,kur beni nje salce te ngrohte hiqeni menjeher nga ena dhe vendosnje ne nji kontenitor plastik,por smund ta futni brenda deri sa ti kete rene temperatura ne 30 grade sepse damtohen te dyja si frigoja si sugoja(salca)atehere merrni nji kontenitor te sheshte dhe te gjere e mbushni me uje te ftohte ,akull dhe e lini kontenitorin me sugo brenda ktij me akull qe te ftohet!!shume keshilla u treguan por sipas meje nje me shume rendesi nuk u tregua ktuishi ne zgare apo tigan antiaderent apo bisteka fiorentine apo te gjitha mishrat krypen dhe biberosen gjithmone ne anen qe e ka marre ngrohtesine pra kur ta sillni mishin nga ana tjeter atehere e beni kte gje!!!bisteka me koc qe eshte e madhe dhe shkon deri ne 1,8 kg per prerje krypet gjithmone me grype me te madhe ne diameter dmth italisht thirret sale grosso,te ne me duket se eshte grypa e gurit !!!booooh se di.....lol ,mos harroni se per mishin zgara dhe tiganet duhen te lihen pak te ngrohen mire e mire,mua me pelqejne kur e bej al sangue dhe me vaj tartufato......nejse.edhe nji te fundit per kete here:kur shkrini ndonje mish ...si toket ashtu edhe detit...gjithmone ne nje ene me uje te rrjedhshem te ftohet ose here pas here ndrrojini ujin.....nqse jo provojeni vete rezultatin!!!a la prossima .ciaoo!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-10-2006
    Postime
    2
    kto keshillat te lezecme po un bej be se ikam lexuar te 1 liber kuzhine shqiptar qe ne 1976 qe e kam shpi.noj gje te koheve te fundit po pate shkruana se ne gjith diten kuzhine e kalojm.kush do receta skandinave te me beje 1 cerr se e ndihmoj une.hangshi vedin hangshi

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    24
    flm shum per kto receta.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Shrek
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    18
    po keshilla te tjera a dini me na dhen sepse shum te varfer e keni si rubrik nuk keni mundesi ta pasuroni me eteper

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anëtarësuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Nje prej keshillave qe ka funksionuar tek kuzhina ime, eshte ajo qe mishi i vicit per zgare 3-4 ore para pergaditjes te marinohet (ose te lyhet) me senf dhe vaj, plus edhe t'i hudhen melmesat e nevojshme, dhe pastaj pergaditja eshte shume e shpejte, mishi shume shpejt piqet dhe ka nje butesi optimale, ndersa stekun e pules e marinoj me vaj ulliri, senf dhe soja sos (apo salce), dhe me melmesat e nevojshme, dhe pas 3-4 oreve steku i pjekur ne kete menyre ka shije krejtesisht te vecante prej asaj normales, dhe eshte me te vertete shume i bute.

  17. #17
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    -kur te beni spagheti ne momentin qe e hidhni ne uje vale hidheni nje luge vaj ulliri qe mos te ngjiten
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    pa na thoni nje menyre te shishme qe te bej speca te mbushura (dua te shkoj mish te grir) e di qe duhet hedhur salce domate, qepe, udher, etje...por do ishte mire te degjoja proceduren e te tjerve
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  19. #19
    Ushqimi i shendetshem per jete te gjate :

    Hani shume peme dhe perime te fresketa ;
    Pak mish ;
    1-2 gota vere në ditë

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Akulli_ch
    Anëtarësuar
    19-06-2010
    Vendndodhja
    Zürich / CH
    Postime
    188
    Per asrye kohe qe kam shume te kufizuar ne kete teme shume peqyer

    jap vetem nje kshille
    para te gjithave higienes
    duhet te kete nje plan javor apo mujone ne shtepi
    ç'fare te gatuhet nga e hena deri te diellen shume ekonomiste eshte
    dhe nuk gjuam ne berllok asgje nese pregaditet plani (Menu)javor ne shtepi .

    ndegjohemi ne teme

    vazhdim te mire
    Mbi te gjitha Atdheu

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 05-02-2015, 13:50
  2. Keshilla rreth Islamit* Video (English)
    Nga La_Lune në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 04:07
  3. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  4. Këshilla për femrat!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:14
  5. Këshilla për meshkujt!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •