kush na thote nje menyre me qeru/gri qepen e mos me qajt?
kush na thote nje menyre me qeru/gri qepen e mos me qajt?
- Që të mos thyhen vezët gjatë zierjes, hidhni brenda në ujin ku ziejnë, dy fije shkrepëse të djegura.
- Një tjetër mënyrë është që të hidhni disa pika uthull apo pak kripë në ujin që valon dhe vezët nuk do të thyhen.
- Për t’i qëruar më lehtë vezët e ziera, pasi t’i kemi zier, i vendosim në ujë të ftohtë dhe aty i qërojmë. Ose, hedhim kripë të trashë në tenxheren me ujë ku ziejnë.
- Që të mos na mbajë erë shtëpia kur ziejmë vezë, vendosni në ujin e ftohtë të tenxheres ku hodhët vezët një fetë bukë dhe pasi t’i hiqni gjithë tulin, le të ziejë bashkë me vezët. Kështu mund të veproni edhe kur zieni brokol apo lulelakër. Kuptohet që bukën e hidhni poshtë më vonë.
- Për të dalluar nëse një vezë është e zier apo jo, vendoseni në një tryezë dhe rrotullojeni. Veza e zier do rrotullohet më shumë nga ajo e paziera.
- Nëse doni të prisni në feta një vezë të zier, pa i prishur formën, duhet që më parë të keni nxehur thikën që do të përdorni.
Nëse pjatat apo pirunët mbajnë erë veze edhe pse i keni larë, për t’i ikur era, lyejini me uthull dhe shpëlajini disa minuta më vonë.
Krijoni Kontakt