Nè kètè faqe hasa disa pjesè tè shkèputura nga Fausti i Skènder Luarasit qè janè shtypur me gabime po tè krahasohet me botimin e saktè tè tij, Infbotues, 2004. Pèr kènaqèsinè e lexuesit po jap dy krahasime midis pèrkthimeve tè Skènder Luarasit dhe tè Shpètim Çuçkès
Skènder Luarasi:
ARIELI (Këndon i përcjellë prej harpës eoliane)
Kur me fërfërima shiu
I lag gonxhet në pranverë,
Kur ndër ara dhe ndër vreshta
U fal njerëzve bukë e verë,
Rendin shpejt ku ka nevojë;
Elfët e vegjël zemërgjerë;
Qoftë i mirë a qoftë i keq
Përdëllejnë çdo fatmjerë.
Shpètim Çuçka:
Arieli këndon i shoqëruar me harpë eoliane
Kur si shi pranverës lulet
Zën’ vesojnë fush’ e mal,
Kur blerimi ngado ulet
E gëzim gjithkujt i fal
Elfët, shpirtrat e dlirë,
Rendin, ndihin çdo fatzi;
Qoft’ i keq a qoft’ i mirë,
I ka pranë kur s’e di.
Ruaj Lidhjet