Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Jona
    Anėtarėsuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    10
    Imigracjoni ka ekzistuar dhe do ekzistoj, jo vetem ne shqiperi ku kushtet e jeteses jane nder me te dobtat ne te gjithe boten, po edhe ne vende me kushte ekonomike shume te mira, dhe kete e verteton pergjindja e larte e imigranteve nga te gjtha vendet e botes ne U.S.A. Une nuk e di se sa ankohen popujt e tjere nga vendet e tyre persa i perket qeverisjes dhe kushteve e jeteses, por shqipetaret ne pergjithsi te gjithe jane te pakenaqur nga imigrimi dhe i vene fajin vendit te tyre qe i coj ne imigrim.
    Per mendimin tim, nuk eshte vendi yne ai qe na beri te imigrojme, por vete padituria jone, ose e prinderve tane. Ne ishim ato qe menduam "ne Amerike jeta do jete me te mire".
    Kur jam larguar nga shqiperia kam qene 18 vjece, dhe e mbaj mend si tani qe kam ikur me nje deshire shume te madhe, pasi nuk e dija cme priste ne Amerike. Une isha ajo qe percmova cdo aspekt te jetes time ne shqiperi, si shkollen, shoqerine, diturine, rrethin familjar etj. Tani pas 8 vjetesh jame shume e penduar, jo per imigrimin pasi luxi na pelqen te gjitheve, po per percmin e jetes time ne shqiperi. Me te vertet ne shqiperi nuk do arrija kurr te bleja shtepi qe kushton $450,000 dollars, por besoj se do kisha nje jete me te lumtur mes njerzeve te mi ku do te kontriboja te gjthe qenjen time.
    Ndoshta tani flas edhe kot, pasi une skam vajtur ne shqiperi per 8 vjet, por ne kete forum une hyj te shpreh mendimin tim, dhe jo te konkuroj me njerez te tjere kush shkruan/kritikon me bukur.
    IF YOU KNOW BETTER....... BETTER YOU DO!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Te them te drejten tema jote me preku sepse dhe une e pyes veten shpesh here a do kthehem ndonjehere apo vdekja do me vi dalengadale ketyre rrugeve te botes ketej por nuk kam ndermend te shkruaj shume sepse ky 450.000 dollarshi ketu lart meje me preku
    IMIGRACION - levizje njerzish me drejtim brenda vendit ku ti jeton
    EMIGRACION- levizje njerzish me drejtim jashte vendit ku ti jeton
    dhe ky i fundit na shqeteson ne.
    Sado shtepi 450.000 dollareshe te blesh emigracioni eshte dhe shpirt e shpirti ka ngelur i lidhur atje ku more fryme per here te pare dhe ku besoj se shume nga ne duan te marrin fryme dhe per here te fundit (edhe pse eshte shpejt akoma per kete ), aty ku shkelem toke me kembe per here te pare e ku duam te shkelim per here te fundit, sa shume gjera kemi bere per here te pare andej nga kemi ardhur saqe shpesh mua me duket se shpirtin ma terheq diēka qe eshte tamam si forca e gravitetit qe eshte ne qender te tokes dhe ēdo gje e terheqe drejt saj po keshtu mendoj se eshte dhe Shqiperia per ne QENDRA E GRAVITETIT edhe pse e varfer , me korrupsion , e piste , e vjeter , me balte , me minoritet por mbi te gjitha me shpirtrat tane.
    Me prindrit tane qe plaken perhere e me shume qe ēdo dite per ta mund te jete e fundit.
    Ju them me shpirt qe ne ēdo mengjes qe zgjohem falenderoj Zotin qe mi la prindrit dhe nje dite gjalle.
    Oh ika se nuk shkruaj dot me.
    Edhe nuk dua te hy ne debat e thashe ate te dollareve jo se dua te bej debat me ate qe e shkruajti por sepse kjo teme me duket se eshte hapur me shume per ate qe ndiejme se per ate qe prekim .
    Kalofshi mire te gjithe kudo ku jeni

  3. #23
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Kisha menduar se ky fluks njerezish (ata qe largohen), nje dite do te shuhet por ai sa vjen dhe shtohet. Ka nga ata qe bejne durim dhe mendojne se do te behet me mire por nje dite te bukur, vendosin te braktisin Atdheun bashke me mendimin se ketu kurre nuk do te stabilizohen. Kjo eshte e vertete sado e hidhur. Me vjen keq per te gjithe te ikurit por kjo eshte e vetmja alternative e tyre. Na mbetet vetem t'i bekojme dhe t'i urojme per nje jete me te mire por gjithsesi brenga e tyre kurre nuk do te shuhet. Syte e tyre jane nga vendlindja. Qofshi bekuar dhe Zoti befte mrekulli qe te riktheheni serish
    prane nenave qe ju qajne per se gjalli,
    prane motrave qe u dogjen nga malli!
    Mina me ke nxjerre lote nga syte me shkrimin tend. Te falenderoj per sinqeritetin tend dhe per bekimin tend!
    Manulaki
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 20-12-2004 mė 19:29
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Jona
    Anėtarėsuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    10
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Te them te drejten tema jote me preku sepse dhe une e pyes veten shpesh here a do kthehem ndonjehere apo vdekja do me vi dalengadale ketyre rrugeve te botes ketej por nuk kam ndermend te shkruaj shume sepse ky 450.000 dollarshi ketu lart meje me preku
    E Dashur Era,

    Nuk jam e sigurte perse te preku mesazhi im. Une thjeshte shpreha pakenaqsine time te emigracjonit ( faleminderit per sqarimin e fjales, emigracjoni nuk kontribon ne pasurimin e fjalorit te gjuhes tende), ashtu si ti e dashur, por ndoshta ti me fjale me te bukura e me prekese. Megjithate te falenderoj per mesazhin edhe pse me ke keqkuptuar plotesisht.


    Ju pershendes
    Jona
    IF YOU KNOW BETTER....... BETTER YOU DO!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    JOna me ke keqkuptuar ti mua.
    E kam shkruajtur qe nuk e kam per ty por, e mora vetem si shifer sepse ka shume qe e perdorin materien si mjet per te treguar qe s'kemi ē'bejme me ne Shqiperi.
    Kurse sa per fjalen imigrim- emigrim e shkruajta sepse shume veta e perdorin gabim dhe dukemi sikur nuk e perdorim per Shqiperine po per vendet ku tani jetojme.
    Nuk te jam kunderven ty lexoje fundin qe nuk doja te bej debat me ty por r mora thjesht si fakt.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Une jam kunder atyre dhe kunder mendimit qe e "duan" te kalojne mergimin si nje ndeshkim per ate qe kemi bere.
    Mergimi per shume nga ne ishte treni i fundit,ose me mire treni i vetem.
    Ai tren qe kalon vetem nje here e nuk kthehet me kurre.Por nuk eshte per te dobetit dhe ata qe vuajne nga zemra.
    Kaq shume lot dhe dhimbje vlen vendi yne?Kush vend,ai qe ju la pa buke apo ai qe ju burgosi prinder e te aferm per nje ide?
    Jetoni njerez e mos shikoni nga mbrapa sepse vetem ata qe jane te destinuar te humbin e bejne nje gje te tille.Bota eshte plot me vende,zgjidhni nje dhe beni ne menyre qe te jete i juaji.
    Duke pare natyren falimentare te njeriut po mendojme qe tani ku do te shkojme kur te arrijne ditet e fundit te jetes tone.
    Po keto kohe ne mes ēfare mendoni te beni?Do qani me lot per te shkuaren?
    Jepi ti 450.000 $ e mos degjo boten.Se po varrosni njerez per se gjalli.Gezoni jeten se vetem nje here do kaloje ne personin tuaj.
    Nuk me mungojne ato kafshata buke qe mezi me kane rritur,me mungon kur nuk mund te shkel sedilen e BMW time.
    Keto fraza jane te leci 2 dhe mos i merrni seriozisht.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Bashkohem plotesisht me lecin. Dikush ka thene dikur:
    Ne jete ka dy lloje njerezish: 1. Ata qe e kapin me dy duar timonin e jetes, dhe me veshtiresi e drejtojne nga duan ata dhe 2. Ata qe ja lene ne duar timonin fatit.

    Emigrantet (por jo vetem ata), bejne pjese tek grupi i pare. Vertet jeta e tyre eshte me e mundimshme, me e lodhshme dhe me plot te papritura, por njekohesisht eshte dhe me e lumtura, me interesantja dhe me e bukura. Kur u hapen ambasadad, kishte Shqiptare qe kthyen timonin nga duhej e u futen ne to, kurse ne te tjeret ja lame timonin fatit e pritem. Leci tha qe ka vetem nje tren, po une mendoj se trena ka shume, ai qe mungon eshte vullneti, apo me mire besimi se ky tren do te te coje aty ku do ti. E shume rrine tek stacioni akoma duke pritur ate tren qe do i hypi me zor.

    Te zhgenjyerit nga emigracioni jane ata qe prisnin rruge te shtruara me flori, jo ata qe prisnin ti shtronin keto rruge. Zhgenjimi vjen si pasoje e besimit ne dicka sureale. Bota e sotme eshte globale pa kufij e limite, kombesite e nacionalitetet humbasin nen vlerat qe kane mare humanizmi e suksesi. E ne kete bote ndihesh i huaj e emigrant vetem nese beson se je i tille. Inkuadrimi ne nje shoqeri te tille globale, sjell rjedhimisht rritjen e shpejtesisse te trenit tend, qe si pasoje garanton dhe me teper arritjen tek ai destinacion qe synon ti.

    $450K eshte shume qesharake. Nuk ka vlere monetare te kufizoje aftesite e njeriut. Ai qe eshte i afte dhe largpames, ne emigracion, i ka te gjithe mundesite per te arritur shifra me 7 e 8 zero nga pas. Mundesite te rrethojne kudo, por te vetmit qe i shofin, jane ata qe i kane duart te mbeshteura fort pas timonit. Jane ata qe marrin rreziqe, sakrifikojne cfare kane, per te arritur cfare synojne, vendosin te ardhmen para te tashmes, nuk presin trenin e rradhes.

    Jeta ne mergim? Jeta eshte cfare e ben ti. I lumturi e gjen lumturine dhe ne ferr, i deshperuari e kerkon deshperimin dhe ne parajse. Mergimi ndryshon karakterin por jo shpirtin.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nuk besoj se eshte deshperim te duash ata qe ke lene ne Shqiperi dhe nga dashuria per ata njerez nuk del ne je i deshtuar apo jo.
    Kur hipen ne tren nuk besoj ndjenjat vdesin a nqse juve ju kane vdekur ndjenjat dhe mendoni se po hipe ne tren shiko vetem stacionin ku mbrrin e mos kujto nga u nise eshte puna juaj.
    NUK DO TE THOTE QE JEMI TE DESHTUAR PSE DUAM NJERZIT TANE QE KEMI NE SHQIPERI.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Nuk besoj se eshte deshperim te duash ata qe ke lene ne Shqiperi dhe nga dashuria per ata njerez nuk del ne je i deshtuar apo jo.
    Kur hipen ne tren nuk besoj ndjenjat vdesin a nqse juve ju kane vdekur ndjenjat dhe mendoni se po hipe ne tren shiko vetem stacionin ku mbrrin e mos kujto nga u nise eshte puna juaj.
    NUK DO TE THOTE QE JEMI TE DESHTUAR PSE DUAM NJERZIT TANE QE KEMI NE SHQIPERI.

    Era mos e humb fillin e mendimit, neper fjalet qe nuk egzistojne midis reshtave. Ajo per te cilen po flet ti quhet mall, ajo per te cilen po flas une eshte zhgenjim me emigrimin.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga R2T
    Era mos e humb fillin e mendimit, neper fjalet qe nuk egzistojne midis reshtave. Ajo per te cilen po flet ti quhet mall, ajo per te cilen po flas une eshte zhgenjim me emigrimin.
    OK po e leme keshtu si thua ti se nuk me pelqen hiē debati.

  11. #31
    Citim Postuar mė parė nga Seshat
    Emigracioni eshte dhimbje qe cdo shqiptar e njeh, dhe nese ju nuk e ndjeni atehere beni dicka qe mos ta ndjejne brezat e tjere. Ndihmoi ato, por mos ja shto dhimbjen dhe acarimin.

    Tan te mirat
    ketu ne greqi jane nje rrace me origjine shqiptare qe quhen arvanitas, e pra kto , qe kane me shume se 600 vjet qe kane ardhur, perseri shpesh here i konsiderojne si shqiptare , ne forme dhe jo nderimi -- natyrisht!! atehere imagjinojeni se kur do integrohen femijte e mi , ose ne kete shoqeri, e pakte 600 vjet , ose me shume ,,,,!!
    ajo qe po kuptoj une eshte se shume shqiptare nuk po e kuptojne se kthimi ne shqiperi eshte obligim moral i yni , eshte detyre e secilit prej nesh te mendoje dite dhe nate per t'u kthyer atje ku na takon, per t'i kthyer atij vendi dinjitetin , per te hequr qafe ate percmim, perbuzje .
    une , nuk besoj qe periudha qe po kalojme eshte normale, dua te besoj se eshte nje kohe ku kemi humbur shume , por kemi fituar dhe shume , jemi ne tranzicion dhe shume prej nesh kane humbur ate , te qenurit shqiptar , Leonidha Sabani u hodh ne gjyq nga prokuroria greke , ai ka humbur me kohe shtetesine shqiptare , porse ai tani fatkeqesisht ose po humb gjithcka , merreni kete shembull po te doni dhe mos harroni se jemi nje popul me histori , dhe kjo qe po kalojme tani , do te jete histori me vone per < brezat e ardhshem>,
    patjer qe ne nuk jemi luan shabani mund te thote dikush , keshtu qe nuk mund te humbasim aq sa humbi ai, une them se po , nga ana shpirterore te pakten
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41
    bani nė njėrėn anė ankohesh se si tė mungon atdheu, kurse nė anėn tjetėr thua se nuk janė plotėsuar kushtet qė tė jetohet nė Shqipėri, atėherė a e ke pyetur vetėn se qfarė dėshiron?pajtohem me ju se emigrimi ėshtė i vėshtirė por kjo ėshtė zgjidhja e jonė me vetdėshirė pa imponime,unė pėr veten time ka 10-te qė nuk kam qenė nė Kosovė por prapė po e ceki se kjo ėshtė zgjidhja e jonė!!!

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ne jemi brezi i humbur , por me punen vuajtjet edhe gezimet tona po mbajme familjet ne shqiperi , dhe duke mbajtur familjet , po ndihmojme nje popull qe eshte i yni, dhe duke ndihmuar nje popull po ndihmojme Shqiperine te dale nga balta ku ka rene dhe brezat e tjere pas nesh ta kene me te lehte per te krijuar nje familje duke punuar dhe argetuar ne vendin e tyre.


    Megjithate cdonjeri prej nesh ketu ka me shum mundesi per te realizuar edhe disa nga endrat dhe qellimet e jetes, une per vette jam i kenaqur me ato qe kam arritur dhe cdo vit mendoj te realizoj endrra te tjera.

  14. #34
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Ne jemi brezi i humbur.
    Jam plotesisht me shpirt edhe me mendje Kunder kesaj shprehje!!!
    Llogjika qe vijon thenien e mesiperme eshte e vendosur shume bukur ne fjale, dhe bie totalisht ne kundershtim me mendimin fillestar. NUk mund te mendosh veten "Te humbur" dhe ne te njejten kohe "Promete".

    Refuzoj te quaj veten te tille!

    Nuk ju gjykoj ju, sepse nuk ju njoh dhe nuk kam te drejte, por nuk mund te mendoni "nxirrni Shqiperine nga balta"(ne baze te argumentave qe keni thene me siper) dhe te quash veten pjese e "nje brezi te humbur".

    C'fare do te behet me "ne" emigrantet?-Ate e vendos gjithsecili!

    Nqs ka akoma nga ata qe vazhdojne tu vije keq per veten edhe per familjen e tyre ne Shqiperi, atehere nuk kane pse te rrine me larg, duhet te "shkunden" njehere, nje shuplake vetes dhe "Perballu me pasojat e veprime". Te gjithe, jam e sigurt, kane kaluar traumen qe pason nga: malli, mungesa e familjes, prinderve, femijeve, motrave-vellezerve, pasi te gjithe kane shpirt, kane ndjenja. Te gjithe kane lene "vite jete" mbrapa dhe ju eshte dashur te fillojne cdo gje nga e para. Per shume madje ka qene akoma me e veshtire nqs kane ardhur ilegale dhe ju ehste kerkuar te luftojne per dokumenta, te punojne "si qeni", te shpenzojne per avokate e per te mabjtur familjen e tyre ne Shqiperi (ku njerezit jane aq egoiste sa blene Malboron, dredhin zinxhirin, dhe blejne placka "firmato", nderkohe qe per ne ketu "Walmart, K-Mart dhe PayLess" ishin shpenzime te matura mire)...por perseri njeriu nuk mund te dorezohet. Slogani i hershem thote: "Shpresa vdes e fundit", dhe personalisht, ndjej shume me shume keq-ardhje per njerezit ne Shqiperi ( qe i konsideroj Brez-i-humbur-kot) dhe aspkt per veten. Ardhja ketu ishte vendim i imi, dhe "Shtepi per mua eshte ajo qe ndertoj vete, dhe jo ajo qe kam lindur!"
    My whores left me no time to get married.

  15. #35
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar mė parė nga bani
    kete teme e hapa per ,refugjatet shqipetare qe jane te shperndare neper gjithe boten,e qe per nga hallet qe po kalojme cdo dite ,(po behemi per psikollog).Jane disa pyetje qe per mendimin tim eshte veshtire qe tu pergjigjesh.Si do i behet me ne? keshtu do te vazhdoje jeta jone,ne integrim,e them ne integrim se po te jesh ne nje vend te huaj,duhet te integrohesh ne te,si gjuhe,kulture.sjellje etj,se perndryshe, veten.Por problemi eshte dhe me i thelle,shume shqipetare emigrimi i ka lene ne pritje te nje martese,duke mos gjetur ate qe kerkojne aty ku ndodhen,apo shume te tjere kane harruar fytyrat e te afervme,nga jeta e gjate ne emigrim,njoh njerez qe kane 5vjet pa i pare me sy, femine dhe gruan e ti.Te pa mbrojtur dhe pa nje vizion te qarte ,shqipetaret po mundohen te mbijetojne.Deri kur keshtu? Mund te me thote ndonjeri,kjo ishte?Keshtu do vazhdojme deri ne vdekje?,Apo mos po mbajme veten me iluzione te rreme se nje dite do te kthehemi ne atdhe,e kjo per arsye te ndryshme ,nuk do te ndodhe kurre?
    Tashi po hapet qielli edhe per ne Shqiptaret me viza dhe pashaporta, besoj qe tani per tani nuk flitet nese ke harruar te afermit tuaj nga pamundesi per te udhtuar, osht bo puna qen fare, ka shqiptare qe nuk kan qef ti shofin syte vellezerve te vet. E kam nje shok ktu ne Londer, ka 2 vellezerit e tij afer me shpi dhe asnjeri nuk shkojne tek njeri tjetri, nuk jetojne bashk por me shok, nuk punojn bashk kur kan mundesi.

    Me nje fjal or lum vellai, kshu sc thua ti ka qene perpara 3 apo 4 viteve por jo tani, tashi qendron problemi se po harrojme gjakun ton, me preteks qe po shnderrohem ne Europian dhe kemi jete individuale. Hajde rob bote hajde thuj ti!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Homza : 15-05-2006 mė 20:18

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ngrohja e planetit me sa duket ka sjelle ftohjen e njerzve
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  17. #37
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105

    Thumbs up Malli Na Bashkon Te Diskutojm

    Pershendetje Bani na zgjove mall lot dhe endrrat per vendin ku jemi rritur ....jeta eshte e veshtir dhe e dhimbshme,dhe kjo te duket edhe me e veshtire kur je larg njerzve me te aferm .... LETZOJ SHKRIMET TUAJA DHE NDIEJ MALL SEPSE DHE VET U NISA NE NJE RRUG PA MBARIM NE ATE QE QUHET MERGIM ....ne vendlindjen time kam pasur nje biznes te vogel ,puna atje sa vinte dhe keqesohej ,u detyrova me familjen time te emigroj.... rruga ishte e gjat pa mbarim me vuajtje 3 muaj prita per nje viz qe kushtoj te gjitha kursimet e mija te jetes se meparshme ....rruga e gjat ME FUCI ...lolnuk eshte per te qeshur por per te qar ..... 1 jav ne Itali..... 2 muaj ne Paris... 3 JAV NE SPANJ MADRID .... DHE NDALIMI I FUNDIT PAS SHUM PERIPECI NE AMERIKE ....Jetoj punoj kam kenaqsi por keto jan figurative jo shpirterisht ....sepse kam 4 vjet pa shkuar ne shqiperi pun dokumentash qe besoj eshte nje problem per te gjith emigrantet ... ndihem shum keq ndonjeher.... para 1viti me vdes babi dhe nuk munda te shkoja dot isha e rritur me kimet .....prindrit me kan dashur shum dhe un thosha kush eshte ai burr qe me jep haberin per babin ,por lajmi me erdhi zemra me theri .......lotet me kullojn zemren ma coptojn .......ketu ne kete mergim po digjem ne vetmi ......kjo eshte nje dhimbje qe nuk e mbn as toka as qielli e mban vetem emigrimi dhe shpina e shqiptarit te mjer ......eshte per te ardhur keq sepse shum para i kemi len neper trafikant tani po i lem neper avokat ...metevertet si punojm duart me kallo ndonjeher dhe na fyejn edhe me lot o zott ...do tregoj nje ngjarje qe me ka ndodhur kur kam shkuar ne pun per her te par ....me haej buk dhe porosita dicka ishin 5 minutat e fndit dhe mbaroja punen vin bosja dhe me thot qe sot e tutje buk nuk ke per te ngren ne orar te punes ,lotet e mij ishin si lum ku isha ku ja arrita un ....ku punoj jan shqiptar dhe shikoja se ishte nje diskriminim ne ditet ne vazhdim , amerikani hante si zotni ndersa tek shqiptari me shqiptarin e ruante si macia me mi eheeee ....Kemi mall dhe mendoj se do te jet nje dit ku te shkojm pran vendit ku jemi rritur .....KU prehen stergjyshrit tan atje ku tretet kockat e nenes e te babajit ......atje ku uji na embelson ..... atje ku buka that na eshte dukur si rrushi ..... sepse atje eshte metevertet nje parajs e vertet .....ajo tok ka rritur heronj legjendar dhe ajo tok vuan per nje hero tani ..... ku eshte ajo nene ku e ka ate djal te zvendesoj ato histori ti jap shqiperis begatin lulezimin e vertet te kethehen djemt tek preri i nenes shqiperi perseri .....

    Ne shqiperi kur isha e vogel gjithmon jam aktivizuar neeper aktivitete te ndryshme ....por fjalet e poetve tan asnjeher si kam perjetuar me ate ndjenjen e mallit e te liris dhe te nje mergimtarit ...por tani eshte metevertt ndjenj dhe mall .....
    urime gjith shqiptarve neper bot fat dhe kenaqsi ne jeten e perditshme ....


    ti moj vlor me jep nder
    me jep emrin vlonjat
    ti zemren ma gatove me dashuri dhe zjarr .....

    E DUA SHQIPERIN SI NENA FEMIJET JETIM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LOTI_NE_SY : 15-05-2006 mė 21:46

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. A jeni prekur nga rracizmi nė mėrgim?
    Nga riminum nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 14-11-2009, 18:41
  2. Vėshtrim analitik nga Mergim Korca
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 01:48
  3. Shqiptare te humbur ne mergim !
    Nga ALBA nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2004, 19:41
  4. Ne dhe jeta ne mergim.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-01-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •